Atlantida

Atlantologji

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. Mirroor
     
    .

    User deleted


    Atlantida, ėshtė njė histori e hershme, ndoshta mė e vjetra nė botė, duke ja kaluar edhe vet biblės qe erdhi tek ne nėpėrmjet Filozofit dhe nxėnėsit tė Sokratit, Platonit.

    Illustration by Lloyd K. Townsend Ironikisht tė dyja flasin pėr njė pėrmbytje globale. Kjo histori ėshtė pjesė e veprės sė tij, Timaeus dhe Kritias qe u shkruajt rreth viteve 400 p. e. Nė pėrshkrimin e tij ai flet pėr njė civilizim mjaft tė zhvilluar, pėr kohėn e saj, me njė ushtri aq te fuqishme sa mund tė pushtonte gjithė botėn e njohur. Sipas pėrshkrimit tė Platonit kjo histori u rrėfye pėr herė tė parė nė vitin 600 p. e. nga njė prift egjiptian tek ligjvėnėsi dhe paraardhėsi i Platonit, Soloni. Soloni ia kaloi atė Dropides dhe ky i fundit ia kaloi historinė Kritias, karakterit i cili e rrėfen atė nė veprėn e Platonit.

    Plot toka pjellore, pallate madhėshtore e tempuj mahnitės kushtuar kryezotit atlantas Posedonit qe mbushur kjo perandori misterioze dhe e humbur. Lagjet Atlantide zbukuroheshin me kopshte, faltore, pallate dhe me rrjete tė tera kanalizimesh e rrugėsh. Nė ketė qytetėrim arkitektura, ekonomia dhe fushat e tjera ishin shumė tė zhvilluara. Sipas historisė Poseidoni, zoti i deteve, e ndėrtoi Atlantidėn tė rrumbullakėt. Dy rrethe toke dhe tre uji njėra brenda tjetrės [koncetrike] i dhanė asaj njė forme te veēante dhe unike pėr te gjitha kohėrat. Kjo forme ėshtė bėrė dhe simboli i atij qytetėrimi tė hershėm.

    Gjithsesi kėto fakte na mahnitin dhe na shfaqin para syve tanė njė parajsė.

    Njė Oas nė njė det tė ashtuquajtur Deti Atlantik. Vendndodhja e kėtij deti nuk dihet me siguri. Disa mendojnė te jetė Oqeani Atlantik, por shumė tė tjerė debatojnė se nė kohėn e Platonit ai Oqean nuk ishte emėrtuar akoma si edhe nuk dihet a frekuentohej. Vėrtetėsia e kėsaj historie ėshtė njė debat akoma me i madh.

    Vendndodhja (hipotezat) e saj image

    Brenda Detit Mesdhe

    Santorini dhe Kretė
    Qė prej zbulimit tė njė prej civilizimeve mė tė hershme nė ishullin e Kretės dhe mė vonė nė Santorini, shumė arkeologe dhe hulumtues besojnė se duhet tė ketė qenė inspirimi pėr historinė e Atlantit. Ishulli i Santorinit ėshtė njė vullkan detar i cili shpėrtheu rreth 1.600 vjet para erės sonė. Pra, rreth 3.600 vjet mė parė. Megjithėse ky civilizim Minoan ėshtė shumė i hershėm nuk pėrmbush njėrin prej kushteve kryesore qė tė jetė kandidat pėr vendndodhjen e atlantit ; atė tė ekzistuarit rreth 11.600 vjet mė parė. Megjithatė, disa historian debatojnė se gjatė pėrkthimit tė historisė nga gjuha egjiptiane nė greqishten e vjetėr njė gabim bėri qė muajt tė lexohen vite.

    Maltė
    Malta ėshtė njė ishull i vogėl nė juglindje tė Sicilisė. Ėshtė vėrtetuar se ajo sot pėrmban Strukturat mė tė vjetra nė botė tė cilat pėr ēudi janė tempuj tė rrumbullakėt. Shumė hulumtues debatojnė se Malta i pėrmbush kushtet pėr tu quajtur kandidat pėr vendndodhjen e ishullit tė Atlantit.

    Anton Mifsud , Simon Mifsud, Chris Agius Sultana and Charles Savona Ventura nė veprėn e tyre tė titulluar Jehona e Ishullit tė Platonit japin detaje dhe deklarojnė se tempujt Malteze nuk janė gjė tjetėr por tempujt e Atlantit dhe vet Malta ėshtė Mali i famshėm ATLAS.

    Vitet e fundit kėsaj teorie i ėshtė bashkėngjitur dhe Hulumtuesi Shqiptar Albert s. Nika. i cili pretendon ta ketė lexuar Platonin nė greqishten e vjetėr dhe kėmbėngul me vendosmėri se Atlanti nuk ėshtė gjė tjetėr por njė ishull i mbytur ngjitur me Maltėn. Sipas Nikės ; fjala Atlas nuk ėshtė gjė tjetėr por vet fjala Maltė nė gjuhėn e vjetėr entruskiane.

    Qipro
    Irano-Amerikani Robert Sarmast, nė 2004-ėn dhe nė 2006-ėn ndėrmori ekspeditėn mė tė shtrenjtė dhe mė tė sofistikuar nga ana teknologjike qė ka pasur pėr kėrkimin e Atlantit. Vendi i qė ai mendon tė ketė gjetur Atlantin ėshtė nė jug perėndim tė ishullit te Qipros rreth 1.600 metra nėn nivelin e detit. Megjithėse nė ekspeditėn e fundit ai u zhgėnjye pėr arsye se muret qė ai pretendonte se ishin artificiale nuk dolėn gjė tjetėr veēse mbeturina vullkanike ai vazhdon tė mbrojė teorinė e tij dhe asaj i ka bashkangjitur edhe librin e njohur URANTIA.

    Sardenja
    Nė vitin 2002 Gazetari Italian Sergio Frau publikoi veprėn e titulluar Kolonat e Herkulit nė tė cilėn ai deklaron se pėrpara Eratosthenit tė gjithė Shkrimtarėt e kohės sė lashtė i vendosnin ato nė ngushticėn e Sicilisė dhe Tunizisė. Sipas tij Atlanti nuk ėshtė gjė tjetėr pėrvecse ishulli i Sardenjės. Nė prill tė 2005 teoria e Fra-ut u debatua nė njė konferencė tė posaēme e organizuar ne Paris.

    Shqipėri
    Ideja se Atlanti mund tė ishte nė brigjet e Durrėsit tė lashtė i ėshtė bashkangjitur listės sė pafundme tė teorive pėr gjetjen e Atlantit. Kjo teori ėshtė bazuar nė historinė e pasur qė ka pasur ky qytet antik dhe ngjashmėrisė qė forma e portit ka me pėrshkrimin e dhėnė nga Platoni.

    Sicili
    Njė ide tjetėr interesante ėshtė edhe ajo e Sicilisė. Njė Amator Gjerman me profesion programist ka hedhur idenė se Atlanti nuk ėshtė gjė tjetėr por historia e mbretit Italos.

    Spanjė
    Njė nga teoritė mė tė vjetra dhe mė popullore ėshtė edhe ajo e Spanjės. Shumė studiues nga fusha tė ndryshme e ilustrojnė me teoritė e tyre personale vendndodhjen e kėtij qytetit ishull antik. Mė hollėsisht ata deklarojnė se njė ishull, tashmė nėn nivelin e detit, ėshtė njė mbeturinė e Atlantit. Ishulli i Spartelit, qė ndodhet pėrballė ngushticės sė Gjibraltarit u propozua nga gjeologjisti Jacques Collina-Girard nė shtator tė 2001-ishit nė revistėn shkenca Akademike. Kėsaj ideje i ėshtė bashkangjitur edhe njė amator, Georgeos Dķaz-Montexano, i cili disa herė ka akuzuar gjeologun pėr vjedhjen e punės se tij. Secili prej tyre deklaron se tjetri ėshtė njė pseudo-shkencėtar.

    Izrael
    Jaime Manuschevich propozon se vendi i vėrtetė i Atlantit nuk ėshtė gjė tjetėr pervecėse Izraelit tė dikurshėm. Sipas tij nė kohėn e Atlantin kjo periferi ishte njė ishull luginėn e Jezreel-it nė veri si edhe me detin e vdekur nė lindje.

    Jashtė Detit Mesdhe

    Antarktikė
    Bahamas/Bimini
    Bolivi
    Greenland
    Indonezi
    Meksikė
    Peru
     
    .
0 replies since 22/2/2010, 12:51   77 views
  Share  
.