~Historiku i burgut tė Tiranės

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. ARMANDA
     
    .

    User deleted



    Misteret e tij nė vitin 1945

    Xhemal Alimehmeti: "Kapitenit gjerman Helmut Mutte, Sigurimi shqiptar i mori njė deklaratė, ku ai depononte bashkėpunimin e anglo-amerikanėve me komandėn gjermane, tė cilėn sovjetikėt e jugosllavėt e pėrdorėn deri nė OKB"

    Aty nė burgun e vjetėr tė Tiranės tek Rruga "Mine Peza", kisha dhe Bahri Omarin e Kol Tromarėn qė tė dy personalitete dhe njerėz me reputacion tė madh nė politikėn shqiptare qė nga fillimi i viteve 1920. Mbaj mėnd se aty nga shkurti i vitit 1945, Bahriut i erdhi nė takim gruaja e tij qė ishte motra e Enver Hoxhės, tė cilėn e shoqėronte Nexhmija qė sapo ishte martuar me Enverin.

    Tek dhoma e takimeve, gruaja e Bariut i prezantoi atij Nexhmijen duke i thėnė se ishte nusja e Enverit dhe nga ēantat qė kishte me vete, nxorri disa peshqeshe tė vogla tė cilat ēifti i porsamartuar sipas zakoneve gjirokastrite ja kishte bėrė dhurata Bahriut. Bahriu nuk deshi qė t` i merrte ato, por shoku i tij Kolė Tromara insistoj qė ai nuk duhet t`jua kthente mbrapsht ato".

    Xhemal Alimehmeti njė nga ish tė burgosurit politik i cili u arrestua qė me ardhjen e komunistėve nė pushtet nė dhjetorin e vitit 1944 dhe qė vuajti pėr disa vjet dėnimin nė qelitė e burgut tė Tiranės, tashmė nė moshėn 77 vjeēare ndonėse i lodhur e i drobitur nga peripecitė e njė jete plotė vuajtje, me njė memorje
    brilante si rrallė kush nga bashkmoshatarėt e tij, dėshmon pėr "Gazetėn" misteret e atij burgu famėkeq ku regjimi komunist nė fuqi eleminoi shumė nga kundėrshtarėt e tij politik si ministra, deputetė, politikanė e ushtarakė tė lartė qė kishin shėrbyer nė qeveritė e ndryshme tė shtetit shqiptar qė nga koha e Ismail Qemalit e deri tek ajo e Kolonel Fiqėri Dines nėn pushtimin gjerman, si dhe shumė shtetas tė huaj gjermanė, italianė, hungarezė, polakė, rusė tė bardhė etj.

    Kush ėshtė Xhemal Alimehmeti?

    "Unė kam lindur nė qytetin e Tiranės nė vitin 1923, prej nga ėshtė dhe origjina e familjes sime. Babai im Hyseni ka qenė njė tregtar i njohur manifakture dhe kemi banuar aty ku rruga e "Barrikadave" bashkohet me unazėn e qytetit nė njė shtėpi qė mė pas na u sekuestrua nga regjimi komunist dhe u pėrdor si Befotrof deri nga viti 1990-tė. Kam mbaruar gjimnazin e Tiranės nė vitin 1943 dhe si shokė klase kam pasur disa nga emrat e njohur tė Luftės dhe mė pas tė shtetit komunist si Manush Alimanin, Siri Kodrėn, Ibrahim Uruēin, Skėnder Begejėn, Muhamer Spahiun, Prokop Murrėn dhe Ramiz Alinė qė u bė dhe President i Shqipėrisė. Qė nė bankat e gjimnazit simpatizoja idetė nacionaliste dhe mė pas mora pjesė aktive me rininė e Ballit Kombėtar duke u inkuadruar dhe me batalionin e rinisė "Besnik
    Ēano", nė pėrbėrje tė sė cilit nė verėn e vitit 1944 kam luftuar deri nė Kosovė".

    Nė ē`rrethana ndodhi arrestimi juaj dhe pėrse u akuzuat?

    "Qė akoma pa pėrfunduar lufta, nė ditėt e fundit tė tetorit dhe fillimin e nėntorit tė 1944-ės, komunistėt dhe brigadat e tyre partizane qė ishin vendosur nė lagjet periferike tė Tiranės, filluan arrestimet kundra kundėrshtarėve tė tyre politikė, tė cilėt ata i konsideronin si kriminelė, tradhėtarė dhe armiq tė popullit. Duke e parė situatėn nė Tiranė, ku komunistėt filluan arrestimet dhe pushkatimet pa gjygj, aty nga fundi i muajit nėntor 1944, unė u fsheha tek shtėpia e dajės tim Bim Keēit.
    Duke qenė se mė datėn 28 nėntor 1944, nė mitungin e madh qė u mbajt para hotel "Dajtit", ku partizanėt festuan ditėn e ēlirimit tė vendit, kryetari i qeverisė provizore Gjeneral-kolonel Enver Hoxha nė fjalimin e tij shpalli njė "amnisti" pėr tė gjithė ata qė nuk kishin lyer duart me gjak dhe nuk kishin bėrė krime, unė mendova qė tė dilja e tė mos rrija mė i fshehur. Duke e konsideruar veten si njė nga ata njerėz qė duhet tė fitonte nga ajo amnisti, bisedova me dajėn tim Bim Keēin i cili vajti pėr tė takuar Beqir Ballukun tė cilin e kishte mik tė ngushtė. Dajė Bimi shkoi tek Beqiri pėr ta pyetur nėse fitoja unė nga ajo amnisti dhe i tha: Xhemali ėshtė kėtė dhe nuk e ka kapėrcyer Adriatikun si shumė nga shokėt e vet. Beqiri i tha Bimit se ai nuk dinte gjė pėr amnistinė, pasi kishte qenė nė mal dhe pėrgjigjien pėr atė problem do t` ja jepte tė nesėrmen pasi tė shikonte dokumentat pėr ata qė konsideroheshin kriminelė lufte.
    Kur Dajė Bimi shkoi tė nesėrmen pėr tė marrė pėrgjigjien, Beqiri i tha: Xhemali duhet tė dalė e tė mos rrijė i fshehur, pse do t`ja marrin pėr keq e do ta kėrkojnė. Nisur nga kjo gjė, tė nesėrmen dola nė bulevard dhe teksa isha duke shėtitur me shokun tim Rexhep Spahiu, (mė pas futbollist i Kombėtares) mė doli
    pėrpara njė djalė i ri qė ishte aktivist i lagjes dhe mė tha se duhet tė shkoja pas tij nė Komandė, "ku mė kėrkonin pėr njė sqarim".

    Kur shkova atje gjeta Xhavit Qesen dhe Ismail Ēaushin tė cilėt i njihja e mė njihnin dhe mbas disa pyetjeve ata mė pėrcollėn pėr nė Drejtorinė e Mbrojtjes sė Popullit, (tek Selvija) ku komandonin Zija Kambo e kapiteni i parė Mihallaq Ziēishti".

    Ēfarė u bė mė pas me ju?

    "Nė Drejtorinė e Mbrojtjes sė Popullit (selvija) qė ishte njė vėnd i llahtarshėm pasi aty janė torturuar me qindra njerėz, shumė prej tė cilėve nuk dolėn mė tė gjallė prej andej, kapiten Mihallaq Ziēishti mė bėri presion duke mė drejtuar dy tre herė revolen nė kokė. Mbas tre ditėsh mė nxorrėn nė korridorin e bodrumeve dhe sė bashku me tre tė tjerė na lidhėn dy nga dy dhe nė errėsirė tė shoqėruar nga pesė roje tė armatosura na nisėn pėr nė burgun e vjetėr tė Tiranės. Mua mė lidhėn me Muhamer Liēon qė ishte avokat, kurse dy tė tjerėt ishin Zenel Bejko njė fashatar i
    moshuar nga Libohova dhe Nuredin Ēabej njė djalė i ri ngaGjirokastra. Ndėrsa ashtu tė lidhur po ecnim drejt rrugės qė sot quhet "Siri Kodra", avokat Liēo mė pyeti: Mos po na ēojnė nė Bregun e Lumit? Unė e kuptova nė ēast pyetjen e avokatit, se qė nė atė kohė Bregu i Lumit u bė vendi i pushkatimit tė qindra
    fatėkeqėve qė komunistėt i quanin tradhėtarė e kriminelė. Mė pas fatėkeqsisht atė fat pati dhe avokat Liēo, por jo aty, atė e dėrguan nė Korēė dhe e pushkatuan".

    Mė lartė thatė se komunistėt filluan arrestimet dhe pushkatimet qė akoma pa u ēliruar Tirana. Mė konkretisht ēfarė dini pėr kėtė gjė "Po kjo ėshtė shumė e vėrtetė. Duke filluar nga fundi i tetorit dhe fillimin e nėntorit 1944, pėrveē qindra tė arrestuarėve, nė Tiranė komunistėt pushkatuan dhjetra vetė pa gjygje. Ndodhte qė shumė prej tyre u pushkatuan nė oborret e shtėpive, nė sytė familjarėve. Kėshtu pas mbarimit tė luftės, nė bodrumet e hotel "Bristolit", u gjet njė varr i pėrbashkėt ku ishin pushkatuar pa gjygj dhe nė mėnyrė barbare njė numėr i madh qytetarėsh.
    Shumica e tyre ishin intelektualė me prirje Perendimore si gazetari e publiēisti Nebil Ēika, Aleks Mavraqi, vėllezėrit Syrja e Vesim Kokalari, Ismail Petrela etj. Po kėshtu ato ditė janė pushkatuar dhe intelektualėt Ali Panariti, Anton Fekeēi, Jakup Deliallisi, Muntaz Kokalari, Profesor Ēoka, Akil Sakiqi, Lluka Xhumari e ushtarakėt Boris Beleski Nazmi Uruēi, Hamit Greblleshi, Abdulla Saraēi, Sybi Topalli, Muharrem Liku, Rakip Kalenja etj. Po kėshtu mbaj mėnd pushkatimin e kapiten Petraq
    Pekmezit nė oborrin e shtėpisė sė tij aty nė breg tė Lanės pranė lagjes "Ali Demi", i cili kishte shėrbyer si pėrkthyes pranė Gestapos gjermane. Nė tetorin e 1944-ės, Pekmezi kishte ndėrmjetsuar midis shtabit partizan tė Enver Hoxhės dhe
    gjermanėve pėr shkėmbimin e tre vajzave naziste (Elsa, Amri dhe Erna qė ishin kapur rob nga partizanėt) me dhjetė komunistė tė kampit tė Prishtinės. Pushkatimi i Pekmezit u bė sepse ai ishte i vetmi dėshmitar, i cli kishte dijeni pėr marveshjen qė prishi Enver Hoxha, gjė qė ēoi nė pushkatimin e 105 shqiptarėve tė internuar
    tė kampit tė Prishtinės. Desha tė them se burgu i parė qė komunistėt hapėn pėr kundėrshatėrt e tyre politikė, ka qenė njė kazermė ushtarake nė malin e Dajtit qė u hap nga partizanėt akoma pa mbaruar lufta. Di se aty nė atė burg nė mes dhjetra tė tjerėve ka qenė dhe Prokop Mima qė mė vonė u bė aktor i famshėm. Nga fillimi dhjetorit 1944, tė gjithė ata tė burgosur i transferuan pėr nė Burgun e Vjetėr tė Tiranės".

    Ēfarė kushtesh kishte ai burg dhe kush ishte komandant i tij?

    "Kuptohet, kushtet e jetesės tė atij burgu ishin tė mjerueshme, por pėr hir tė vėrtetės duhet tė thėnė se nė vitet e para tė pas luftės, neve na lejonin ēdo lloj ushqimi qė na sillte familja dhe takime me njerzit e afėrm. Ndoshta kjo gjė ishte dhe e kondicionuar me faktin se nė atė kohė nė Shqipėri ndodheshinende pėrfaqėsitė e disa shteteve Perendimore dhe qeveria shqiptare kėrkonte tė njihej nga ato shtete. Me sa mbaj mėnd fillimisht komandant i Burgut tė Vjetėr, ishte Aristidh Qėndro me origjinė nga Korēa. Ai ishte njė djalė i ri afėr tė 40-ve, e vinte i gjatė e pak si zeshkan. Atė njeri e njoha qė ditėn e parė kur mė ēuan nė atė burg, sepse sjellja njerzore e tij mė bėri shumė pėrshtypje.

    Habia e ime e madhe ishte se pas tre-katėr javėve dhe atė njeri e sollėn nė qelitė tona si tė arrestuar, pasi e kishin ēarmatosur mė parė. Aristidhi kishte qenė me grupin komunist tė Korēės dhe shokė i ngusht i Zai Fundos, nė atė fraksion qė
    Enver Hoxha i quante "trockistė".

    C`u bė mė pas me Aristidh Qėndron?

    "Mbaj mėnd se njė natė dimri tė vitit 1946, pėrgjegjėsi i rojeve tė burgut thėrriti me zė tė fortė nė korridor dy emra, Ndrekė Kodhelin (pėrkthyes i anglishtes nė kohėn e Monarkisė) e Aristidh Qėndron. Ai i lajmėroi ata qė tė bėheshin gati se do tė transferoheshin nė burgun e Burrelit qė po bėhej gati pėr tė pritur shumė nga tė burgosurit politikė qė kishin mbipopulluar burgjet e Tiranės. Nė atė burg, Ndreka me Aristidhin nuk arritėn kurrė, sepse siē mėsuam mė vonė nga disa ushtarakė tė lartė qė pėrfunduan nė qelitė tona si tė burgosur, me urdhėr direkt tė Enver Hoxhės, ata u pushkatuan rrugės me pretekstin se kishin dashur tė arratiseshin".

    Kush ishin njerzit qė e "popullonin" atė burg?

    "Asokohe burgu politik i Tiranės ishte njė mozaik kombesh dhe popujsh, ku kishte gjermanė, italianė, polakė, hungarezė, rusė tė bradhė etj. Nga gjermanėt binte nė sy njė kolonel qė gjatė luftės kishte shėrbyer si Guvernator i Korfuzit, tė cilėt partizanėt grekė e kishin kapur rob dhe jua kishin dorzuar atyre shqiptarė. Njėri nga kapitenėt gjerman quhej Helmut Mutte. Ai ishte njė burrė i gjatė dhe pak ezmer me moshė afėr tė 35-ve e me tipare tė theksuara orientale, i cili zotėronte disa gjuhė tė lindjes si turqisht, persisht, arabisht etj.
    Si agjent i special i Gestapos, ai gjatė luftės kishte shėrbyer nė prpavijat e aletatėve nė Iran. Kėtė njeri e thėrritnin shpesh nė zyrat e Ministrisė sė Brendėshme, por askush, as dhe shokėt e tij nuk e morėn vesh tė vėrtetėn pse e
    thėrrisnin aty. Mė vonė u mėsua se Sigurimi shqiptar e kishte pėrpunuar atė dhe i kishte marrė njė deklaratė nė tė cilėn ai depononte se Misionet Aletate anglo-amerikane qė kishin ardhur pėr tė ndihmuar luftėn partizane nė Shqipėri, kishin pasur takimentė fshehta me Komandėn gjermane. Kjo deklaratė u shfrytėzua deri nė OKB, nga pėrfaqsuesit e Bllokut Lindor, sidomos nga sovjetikėt e jugosllavėt.

    Po ashtu atė gjė e pėrmėndi dhe Enver Hoxha nė Kongresin e Parė tė PK. Shqiptare. Bashkė me kolonelin ishin dy tre kapitenė e tre ushtarė. Pėrveē tė huajve, pjesa tjetėr qė pėrbėnte dhe shumicėn e tė burgosurve qė ishin aty, ishin ish funksionarė tė lartė tė regjimeve tė kaluara, si ministra, deputetė, politikanė, prefetkė, e ish ushtarakė tė lartė qė kishin shėrbyer qė nga qevria e parė shqiptare e Ismail Qemalit e deri tek ajo e Fiqėri Dines nėn pushtimin gjerman.
    Kėshtu mund tė pėrmend:
    Fejzi Alizotin,
    Terenc Toēin,
    Aqif Pėrmetin,
    Gustav Mirdashin,
    Koēo Kotėn,
    Hilmi Lekėn,
    Reshit Mėrlikėn,
    Beqir Valterin,
    Javer Hurshitin,
    Dik Camin,
    Ismail Golemin,
    Zef Kadaren,
    Tahsim Bishqemin,
    Shyqėri Borshin,
    Daut Ēarēanin,
    Kolė Tromarėn,
    Bahri Omarin,
    Qemal Vrionin,
    Mihal Sherkon,
    Rrok Gerėn,
    Tefik Mborjen,
    Sokrat Dodėbibėn,
    Mihal Zallarin,
    Ndoc Naraēin

    e plot tė tjerė qeveritarė tė lartė numri i tė cilėve arrinte afro 100 veta".
     
    .
  2. ARMANDA
     
    .

    User deleted



    Eshtė thėnė se nė burgun e Tiranės asokohe kane qenė dhe disa kosovarė tė cilėt mė pas u ekstraduan pėr nė Jugosllavi. Si qėndron e vėrteta rreth kėsaj? "

    Po, kjo gjė ėshtė mė se e vėrtetė. Mbaj mėnd se asokohe nė burgun e Tiranės ishin tė arrestuar dhe disa persona tė cilėt gjatė kohės sė pushtimit kishin shėrbyer nė poste tė larta nė administratėn vendore tė Kosovės.

    Njė mbrėmje drejtori i burgut erdhi dhe me zė tė lartė
    lexoi njė listė emrash tė cilėt i porositi qė tė bėheshin
    gati, pasi tė nesėrmen do tė udhėtonin pėr nė Jugosllavi.
    Me sa mė kujtohet nė atė listė emrash mbaj mėnd se ishin:
    Bedri Pejani ish kryetari i Lidhjes sė Dytė tė Prizėrenit,
    Profesor Selman Riza,
    Qazim Bllaca,
    Muharrem Mitrovica
    ushtarakėt e lartė. Qazim Komani,
    Fuat Dibra (Xhaferri),
    Sitki Shkupi,
    Xhelal Preveza e disa tė tjerė qė nuk mė kujtohen.
    Tė nesėrmen e asaj nate ndodhi njė ngjarje tepėr e dhimbėshme. Ndėrsa kamioni me rimorikio qė do ti
    transportonte ata pėr nė Jugosllavi kishte ardhur, urdhėri pėr ti nxjerrė ata nė oborr po vononte. Mbas pak nė oborrin e burgut u duk njė ambulancė dhe nga pjesa e burgut Nr 2, dolėn katėr veta tė cilėt mbanin njė trup njeriu tė mbėshtjellė me njė batanije dhe e ngarkuan atė nė ambulancė.
    Ndėrsa tė tjerėt tė lidhur me pranga dy e nga dy i hypėn nė kamionin me rimorikio dhe i nisėn pėr nė Jugosllavi, nga ku siē kam mėsuar mė vonė shumė prej tyre nuk u kthyen mė tė gjallė. Tė nesėrmen e daljes tonė nė ajrim, mėsuam se ngjarjen qė kishte ndodhur nė burg. Njėri nga ata qė ishte caktuar pėr tė shkuar nė Jugosllavi, quhej
    Riza Ferri dhe ishte nipi i patriotit tė madh kosovar Jakup Ferrit. Rizai kishte helmuar veten dhe ishte ai qė e nxorrėn me batanie pėr nė ambulancė. Dua tė tregoj dialogun e Rizait nė ēastet e fundit tė jetės me Komandantin e Brigadės sė Mbrojtjes sė Popullit majorin Zija Kambo. Kur e lajmėruan nė telefon major Kambon, ai erdhi dhe e gjeti Rizanė akoma tė gjallė. Rizai qė ishte helmuar duke pirė njė grusht tė madh ilaēesh, ju drejtua atij duke i thėnė: A mor tė poshtėr, pse nuk na vrisni ju, por na dėrgoni qė tė na vrasi Tito".

    Nga tė burgosurit qė ishin shtetas tė huaj, kė ke pasur rastin tė njohėsh?

    " Siē thashė dhe mė lart nė atė burg asokohe kishte shumė shtetas tė huaj dhe me disa prej tyre ne shiheshim shpesh sepse atėhere dyert e brendėshme tė burgut nuk mbylleshin dhe ne komunikonim sa herė me ta. Nga kėta mbaj mėnd tre vajza gjermane tė cilat i sollėn nė burg aty nga fundi i dhjetorit tė vitit 1944.
    Siē thashė dhe mė lart ato quheshin Elsa, Amri dhe Erna dhe ishin kapur rob nga partizėnt teksa udhėtonin me njė autokollonė gjermane nė rrugėn Kukės-Prizėren Njėra prej tyre ishte sekretarja e
    Gjeneralit Fizztung kryekomandantit tė forcave gjermane nė Shqipėri. Ndėrsa dy tė tjerat kishin punuar mė duket nė shoqėrinė gjermane tė nxjerrjes sė naftės nė Kuēovė. Ne ishim nė kontakt tė pėrditshėm me to, sepse dhoma e grave ishte ngjitur me dhomėn tonė.
    Historinė e tyre e mėsuan tė gjithė tė burgosurit sepse kishte lidhje me masakrėn e ekzekutimit tė 104 shqiptarėve qė ishin tė internuar nė kampin e Prishtinės. Mbasi ato u kapėn rob, shtabi gjerman
    nėpėrmjet pėrkthyesit tė tyre kapitenit Petraq Pekmezi, ndėrhyri pranė shtabit partizan qė asokohe ishte i vendosur nė fshatin Priskė tė Tiranės, qė ti lironin duke i shkėmbyer me disa robėr qė ishin nė kampin e Prishtinės. Marėveshja u bė dhe gjermanėt sipas kėrkesės sė shtabit tė Enver Hoxhės i liruan dhjetė tė internuar qė ishin komunistė jugosllavė, por Enveri kėrkoi qė tė liroheshin tė gjithė shqiptarėt qė ishin atje. Pas kėsaj gjermanėt tė indinjuar pėr prishjen e marveshjes, pushkatuan 104 shqiptarėt e kampit tė Prishtinės. Ato tre vajza qėndruan nė burgjet e kampet e internimit nė Shqipėri, deri nga viti
    1956 kur u bė e mundur riatdhesimi i tyre mbas marveshjes Hrushov-Adenhauer.
    Kėtė ngjarje ma ka treguar hollėsisht profesori im i muzikės Luigj Filaj i cili kishte punuar si pėrkthyes pranė gjermanėve bashkė me kapiten Petraq Pekmezin tė cilin me urdhėr tė Enver Hoxhės, tre ditė para ēlirimit tė Tiranės njė grup partizanėsh shkuan dhe e ekzekutuan nė oborrin e shtėpisė tij aty nė bregun e Lanės".

    Kė keni njohur tjetėr aty nė burg nga eksponentėt kryesorė tė politikės shqiptare tė kohės sė Zogut dhe tė pushtimit?

    "Aty nė burg siē thashė dhe mė lart ishin njė numėr i madh prej tyre. Dua tė kujtoj Ibrahim Biēakun, djalin e
    patriotit tė madh Aqif Pashė Elbasanit qė kishte kryesuar Kongresin e Lushnjes, i cili kishte qenė Kryeministėr nė kohėn e pushtimit gjerman. Ibrahimi ishte i vetmi kryeministėr nga ata qė u quajtėn kuisling, nė tė gjithė Europėn Lindore qė nuk u pushkatua. Kjo gjė erdhi pasi nė gjygjin e tij i doli si dėshmitar Myslym Peza, qė nė atė kohė ishte zv / kryeministėr dhe figura kryesore pas Enver Hoxhės. Myslymi deklaroi nė gjygjė se gjatė kohės sė luftės
    kur Ibrahim Biēaku ishte kryeministėr, i kishte dėrguar
    atij nė Pezė dy kamionė me armatime, ushqime dhe
    veshmbathje, pėr partizanėt e Pezės.
    Po kėshtu aty nė burgkam pasur rastin tė njoh nga afėr dhe Bahri Omarin kunatin e Enver Hoxhės dhe shokun e tij tė ngushtė Kol Tromarėn tė cilėt qė nga viti 1920-tė, ishin bėrė tė njohur si personalitete dhe njerėz me reputacion tė madh nė jetėn politike shqiptare. Mbaj mėnd se aty nga shkurti i vitit 1945, Bahriut i erdhi nė takim gruaja e tij qė ishte e motra e Enver Hoxhės, sė bashku me Nexhmijen qė sapo ishte
    martuar me Enverin. Tek dhoma e takimeve, gruaja e Bariut e prezantoi burrin e saj me Nexhmijen duke i thėnė se ajo ishte nusja e Enverit dhe nga ēantat qė kishte me vete, nxorri disa peshqeshe tė vogla tė cilat ēifti i porsamartuar jua kishte bėrė peshqeshe sipas zakoneve gjirokastrite. Bahriu nuk deshi qė t` i merrte fare ato, por ju lut shoku i tij Kolė Tromara duke i thėnė se nuk ishte mirė qė tua kthente mbrapsht ato. Po kėshtu nė atė burg kam njohur dhe Osman Gazepin, njė oficer i vjetėr karriere qė nga koha e Turqisėi cili pėr shumė kohė kishte shėrbyer si adjutant i Mbretit Zog me gradėn e Kolonelit.

    Mbaj mėnd aty nga gushti i vitit 1945, kur nė radio po
    lexohej njė artikull pėrkujtimor pėr dy vjetorin e Luftės sė Barmashit kundėr forcave gjermane, Osmani mu lut tja lexoja artikullin sepse vetė nuk lexonte dot. Mbasi ja mbarova artikullin ai mė tha: Sa gėnjejnė. Mė pas ai mė shpjegoi se nė Luftėn e Barmashit, nė javėn e parė tė gushtit 1943, nuk kishin luftuar vetėm partizanėt, tė cilėt e braktisėn frontin, por aty kishin bėrė njė luftė tė madhe forcat e Ballit Kombėtar. Kjo gjė kishte ndodhur pas njė mbledhje nė Vithkuq tė Korēės ku kishin marrė pjesė eksponentėt e Ballit Kombėtar, Kolė Tromara, avokat Xhevdet Kapshtica dhe Faslli Frashėri. Pėr kėtė gjė kishte dijeni
    dhe kryetari i Misionit anglez majori Maklin i cili kishte
    ndjekur nga afėr luftimet e forcave tė Ballit Kombėtar qė komandoheshin nga Maliq Dushari, Safet Butka, Qemal Burimi dhe komandanti i operacionit kapitenit me akademi Jani Dilo, i biri i patriotit Ilia Dilo Sheperi".

    Po nga klerikėt a keni pasur nė atė burg?

    Nga klerikėt nė atė kohė ka pasur shumė nė atė burg, por unė do tė kujtoj disa prej tyre. I pari klerik qė u pėrplas nė burgun politik tė Tiranės, ishte Hafiz Sherif Langu i cili kishte qenė Kryetar i Komunitetit Myslyman nė Shqipėri, detyrė tė cilėn e kishte ushtruar dhe gjatė okupacionit. Ai rridhte nga njė familje e nderuar dibrane dhe kishte qenė pėr njė kohė tė gjatė Myfti nė Shkup ku kishte marrė pjesė nė shumė kuvende shqiptarėsh i njohur si antisllav, gjė e cila kishte ēuar dhe nė arrestimin e tij. Ai vuante shumė dhe mbas bėri pesė vjetė burg aty, e liruan pak para se tė vdiste. Nuk do tė mė harrohet kurrė njė natė e ftohtė dimri, kur u dėgjua hapja e derės kryesore tė burgut.
    Mbas pak pamė se nė korridor kishin hedhur dy qenije tė gjalla tė mbuluar me njė batanije. Njeri nga ata ishte i veshur me kostum Kombėtar dhe nė kokė mbante njė fesė tonuz, kurse tjetrin e kishin futur nė njė thes dhe vetėm koka i dukej jashtė. I pari ishte Sulēe beg Bushati, njė burrė i vjetėr afėr tė 90-ve, tė cilin e njohėn nipėrit e tij qė ishin tė burgosur aty, Shefkiu, Shyqėriu dhe Myfiti, kurse tjetri ishte shkrimtari dhe prifti katolik Dom Lazėr Shantoja. Nga torturat barbare qė ju kishin bėrė atyre, i kishin kthyer nė kufoma tė gjalla. Herė mbas here Dom Lazėr Shantoja me njė zė qė tė ngjallte keqardhje, ju
    lutej rojeve tė burgut duke ju thėnė: A mani bre burra, pėr hir tė zotit mė pushkatoni. Nga klerikėt e tjerė kam njohur dhe Padėr Mėshkallėn. Kujtoj se njė ditė ai po shėtiste nė ajrim me dy djem tė rinj.

    Nga penxherja e katit tė dytė ata i pa kapiten Muēo, oficer i Ministrisė sė Punėve tė Brendėshme qė shėrbente dhe si hetues nė burg. Mbasi mbaroi ajrosja, kapiten Muēo sė bashku me dy policė tė tjerė qė mbanin nga njė kėrbaē nė dorė erdhi, brenda nė qelinė e dy tė rinjėve qė ishin shoqėruar me Padėr Mėshkallėn. Ai ju kėrkoi atyre se ēfarė ju kishte thėnė prifti dhe urdhėroi qė ti rrihnin me kėrbaē. Pas pak thirri dhe Padėr Mėshkallėn duke i kėrkuar dhe atij se ēfarė po ju thoshte tė rinjėve nė oborr.
    Mbas pėrgjigjies sė tij, kapiten Muēua urdhėroi dy policėt qė ta rrihnin dhe Padren e shkretė. Ndėrsa ata e godisnin atė, Mėshkalla i thoshte kapiten Muēos: Si do tė mė kuptosh ti mor zotni qė ke 13 muaj qė mė torturon, unė do tė vdisja i lumtur si Jezu Krishti, po tė mė kryqėzoje si atė. Asokohe nė atė burg, klerikėt nuk torturoheshin dhe vriteshin vetėm fizikisht, por ata poshtėroheshin dhe moralisht., Mbaj mėnd se aty nga viti 1947, sollėn tė arrestuar dhe dy klerikėt e
    mirėnjohur qė shėrbenin nė Tiranė, Kryepeshkopin Irene Banushi dhe patriotin e poetin Ibrahim Hafiz Dalliu.
    Kapiten Muēua qė thashė mė lart, donte tė argėtohej me ta dhe ēallmėn e Hafiz Dalliut ja vuri nė kokė Kryepeshkopit Banushi dhe pastaj mblodhi tė burgosurit duke i pyetur se a`i shkonte ajo. Nuk e harroj pėrgjigjien e Banushit qė tha: Nuk e di mor zoti kapiten, a e meritoj unė qė tė vė nė kokėn tim ēallmėn e kėtij patrioti tė madh. Pas kėsaj, tėrbimi i kapitenit ishte i madh dhe mjafton tė them se Hafizit ja theu tė gjithė dhėmbėt".

    Gjatė asaj periudhe qė ju keni qenė nė atė burg, a ėshtė pushkatuar ndonjė i burgosur?

    " Po, vetėm gjatė vitit 1945 ishte e pamundur qė ēdo ditė tė mos pushkatoheshin pesė a gjashtė burra nė ditė dhe shpesh herė edhe gra. Kėshtu nė qershorin e atij viti janė pushkatuar nė njė ditė 13 veta. Ata i lidhėn dy e nga dy nė korridor dhe i trembėdhjeti prej tyre ishte njė djalė i ri qė nuk i kishte mbushur akoma tė 20-at, i cili quhej Mustafa Vrapi. Qėlloi qė atė ditė Mustafait i kishte ardhur nėna dhe e priste pėr takim tek porta e jashtėme. Ajo e pa djalin e saj tė vetėm teksa skuadra e pushkatimit po e ēonte nė Bregun e Lumit pėr ta ekzekutuar. Ajo u vu mbrapa makinės dhe qante e bėrtiste, por rojet e burgut e zbrapsėn
    me forcė. Tė gjitha kėto skena, ne tė burgosurit e tjerė i shikonim nga frengjitė e burgut.
    Nė atė grup qė po i ēonin pėr ti pushkatuar ishin:
    Major Murat Basha,
    Sure Ajazi,
    Hajredin Zogolli,
    Osman Taraku,
    Mersin Hasa,
    Xhelal Peza,
    Besim Pazari,
    Ibrahim Bodinaku,
    Avdulla Kusi etj.
    Mbasi i vunė nė rresht dy e nga dy sikur tė ishin ushtarė, ata i nisėn pėr ti pushkatuar nė Breg tė Lumit. Atė ēast ndodhi ajo qė unė nuk do ta harroj kurrė. Ata tė trembėdhjetė u mblodhėn kokė mė kokė dhe filluan tė kėndonin nė kor Himnin e Flamurit dhe zėrat e tyre u dėgjuan deri sa humbėn nga sytė tanė, nė drejtim tė vėndit tė ekzekutimit, i cili nuk ishte mė larg se 20 minuta qė aty dhe krismat e armėve
    dėgjoheshin fare qartė nga ne nė burg".
     
    .
1 replies since 23/1/2010, 22:40   288 views
  Share  
.