Agllai Zoto rrėfen pėr Historinė

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. ARMANDA
     
    .

    User deleted



    Agllai Zoto

    Pandi Laēo

    “Kur regjimin e shkela nė kallo dhe fillova tė denoncoj dhunėn e tij, mė hoqėn nga detyra menjėherė dhe mė pėrplasėn nė ēmendinė. Madje nė psikiatrinė e Sofjes mė bėnė kaive eksperimentale!” Pėrtej kėtij momenti qė pėrcakton fillim e dramės tė ish prokurores sė Bullgarisė me kombėsi shqiptare, nė numrin e djeshėm gazeta publikoi kujtimet e Agllaia Zotos nga dit-netėt kur gjurmohej nga KGB-ja dhe shėrbimi sekret i Sofjes pėr tu ekzekutuar sipas vendimit tė Gjykatės Ushtarake Bullgare.
    Ndėrkaq, ajo ēfarė ndodhi me tė gjatė kohės kur jetonte nė Paris dhe mbėshtetja qė gjeti aty nga personalitetet mė nė zė tė Francės, pėrbėjnė pjesėn mė interesante tė retrospektivės sė panjohur nga opinioni shqiptar. Ndėrkaq, Zoto zbulon pėr herė tė parė mėnyrėn dhe rrethanat si ėshtė divorcuar me prokurorin Dhimtėr Zdravēevin, duke kujtuar misionin e Kadri Hazbiut nė Sofje, i cili i transmetoi urdhrin e Enverit pėr ndėrprerjen e kėsaj lidhje tė bekuar prej tij...Pėrveē mbėshtetjes nga Pjer Kaldor nėpėrmjet tė cilės siguroja njė rogė mujore, merresha edhe me pėrkthime, Fakti qė dija shtatė gjuhė tė huaja, mė jepte avantazh jo tė vogėl nė kėtė punė. Njė nga preokupimet e mija tė asaj periudhe ishte njohja e mėnyrės sė jetesės sė aristokracisė franceze. Shkova njė ditė te katedralja Madalena. Nė qendėr tė saj pashė nė tavolinė njė grua qė shkruante pa e ēuar kokėn. Rreth e qark saj ishin me dhjetėra gra tė tjera. Njė moment u bėra kurjoze dhe u afrova te gruaja qė shkruante nė bllok. E pyeta ēfarė bėnte dhe mu pėrgjigj aty pėr aty: Unė jam pėrgjegjėse e gjithė atyre grave qė kanė nevojė pėr njė kėshillė, pėr njė pėrkrahje, pėr ndihmė morale. Mblidhemi kėtu dhe pastaj shkojmė dhe pimė ndonjė ēaj. Po, ju mė pyeti ajo cila jeni. Sakaq i thashė diēka mbi personin tim, Ju qenkeni shumė interesante, mė tha dhe mė ftoi tė nesėrmen nė shtėpi. Shtėpinė e kishte nė Zhamizhel, afėr banesės time. I kėrkova tė mė ndihmonte pėr tė kontaktuar me gratė aristokrate dhe ajo mė premtoi pa hezituar. Do tė njohė unė, tha me disa mikesha tė mija, disa janė nga familja mbretėrore franceze dhe disa nga princeshat bjelloruse qė jetojnė nė Paris prej vitesh. Qė tė nesėrmen mė njohu me dy tė tilla. Unė e pata tė vėshtirė tė punoja pėr to, pasi vetėm procesin e hekurosjes mund tė bėja nė banesat e tyre dhe asgjė tjetėr...
    Megjithėse u morėt me krijimtari kundėr regjimeve totalitare tė Ballkanit, kundėr
    Shqipėrisė nuk shkruat asnjėherė. Pėrkundrazi me ambasadėn tonė nė Paris keni pasur raporte korrekte...

    Kisha 10 vjet qė kėrkoja tė vija nė Shqipėri. Komunikimin me njerėzit deri atėherė e mbaja vetėm me letra. Dita ditės kėmbėngulja si e si tė vija. Mirėpo Enveri megjithė pėrkrahjen e veēantė qė mė ka dhėnė pėr problemet jetike qė kam pasur, siē e kam shkruar nė librat e mi, nuk mė jepte vizė pėr tė parė nėnėn qė po shkonte 100 vjeēe. Madje as nėnė Uranisė nuk i jepte vizė pėr tė ardhur nė Paris. I kishte kapur frika e propagandės qė bėja unė nė perėndim kundėr regjimeve totalitare komuniste. Kishin frikė se do tė shkruaja dhe pėr Shqipėrinė. Po unė pėr Shqipėrinė ēdo gjė qė shkruaja e konsultoja me shkrimtarin mė tė madh francez tė asaj kohe Zhylbert Pyry, i cili ishte intelektual i spikatur i sė majtės. Ai mė thoshte se Shqipėrinė e njihte shumė mirė dhe ishte mik i ngushtė i Enver Hoxhės. Bile, thoshte se kur vinte nė Tiranė nuk flinte nė hotel por nė shtėpinė e Enverit nė bllok. Nė fakt unė kisha bindjen se i vetmi vend nė botė qė i qėndronte besnik idealeve dhe premtimeve tona tė kohės sė luftės nacionalēlirimtare ishte Shqipėria, kurse Shqipėria ishte burgu mė i madh, regjimi mė ēnjerėzor, mė i ashpėr, mė i egėr, mė i pamoralshėm...

    Mė nė fund e morėt vizėn dhe erdhėt...

    Kjo ishte njė histori mė vete qė mė ka bėrė tė vuaj pėr shumė kohė. Si ambasadori Dhimitėr Lamani dhe Javer Malua mė thoshin gjithmonė se ishin tė predispozuar pėr tė mė ndihmuar qė tė mė pajisnin me vizė, por sipas tyre, nuk dihej arsyeja e vėrtetė pse nuk miratohej kėrkesa e tyre nga zyrtarėt e Tiranės. Kur erdhi njė sekretar i ri nė Ambasadė, Nendret Hoxha e quanin, gjėrat filluan tė lėvizin pėr mirė. Njė ditė ai mė thirri dhe mė tha se kėrkesa ime ishte marrė parasysh. Bile mė shpjegoi se nuk do mė jepnin pasaportė tė thjeshtė por pasaportė diplomatike pėr tė qenė mė e sigurt nė lėvizjen time nė drejtim tė Shqipėrisė. Pastaj kur mė pėrcolli, diku afėr portės mė ndaloi dhe filloi tė mė porosis: Agllai, Shqipėria nuk ėshtė ajo qė mendon ti. Ta them kėtė nė kofidencė pėr ta pasur parasysh. Kur tė shkosh aty, duhet tė kesh kujdes qė mos tė mburrėsh asgjė nga Perėndimi. Nuk duhet tė tregosh asnjė konsideratė pozitive pėr Perėndimin. E para kjo. Tjetra: Nuk duhet tė kesh asnjė pretendim nė fillim as pėr botim librash, pėr asgjė. Le tė kalojė ca kohė dhe kur ata tė shikojnė qė t’i nuk je influencuar nga Perėndimi, po vazhdon tė jetosh ditėt e tua modeste si ish luftėtarja e dikurshme, pa shumė pretendime dhe jashtė tė gjitha influencave tė huaja, me siguri qė kanė pėr tė t’i ofruar tė gjitha mundėsitė e nevojshme. E dėgjova me shqetėsim dhe aty pėr aty i thashė se mos jeni provokator. “Ua, ē’thua moj Agllai, unė provokator?. Qėllimi im ėshtė krejt dashamirės nė mėnyrė qė kur tė jesh aty mos tė befasohesh me situatėn...”. Dhe ndodhi qė erdha, duke bėrė realitet ėndrrėn e shumė viteve, atė qė e kisha dėshiruar prej kohėsh. Pas gjithė atyre peripecive qė kisha kaluar, mendova se mund tė qetėsohesha por isha gabuar

    Pra, vendosėt tė vinit nė Shqipėri nė vitin 1978. Si u pritėn?

    Pritja ishte e bukur, e ngrohtė, me dhurata, me lule nga miqtė dhe familjarėt. Shkova te shtėpia ime nė lagjen “Ali Demi”, nė njė apartament tė mrekullueshėm ku jetonte nėna me njėrin nga vėllezėrit.. U kėnaqa qė konditat nė Shqipėri ishin tė mira, qė nuk ekzistonin mė ato shtėpitė e ulta e tė ngushta. Mė bėri pėrshtypje mobilimi i tyre me mobilie moderne si tė Parisit. Kėshtu kaluan ditėt e para, ku ndjehesha e lumtur nė ngrohtėsinė e miqve dhe familjarėve tė mi. Nė krye tė tre javėve mė thirrėn nė drejtorinė e Punėve tė Brendshme. Zyrtari qė mė priti ishte djali i Gogo Nushit me tė cilin bisedova lirisht. Duke mė folur ai mė komunikoi se sipas rregullit njerėzit qė vijnė nga jashtė pėr tu riatdhesuar,(si rasti im), duhej tė shkonin disa kohė jashtė Tiranės pėr tu ambientuar dhe pastaj tė ktheheshin nė kryeqytet. Mirė, i thashė, tė bėhet si ėshtė rregulli zyrtar. Mė tha se do tė shkoja nė Lushnjė. Mos mė ēoni aty, i thashė, pasi unė kur isha partizane kam qenė nė Lushnjė, ashtu siē kam qenė dhe nė Mesaplik, nė Fier e nė tė gjitha kėto zona. Do tu kėrkoja tė mė ēonit nė Krujė, qė ėshtė njė zonė malore dhe mė bėn mirė pėr shėndetin. Do ta bėnim me gjithė qejf, mė tha djali i Gogo Nushit, por pėr njerėzit qė riatdhesohen dhe duhet tė ambientohen, ėshtė pėrcaktuar zyrtarisht qyteti i Lushnjės. Desha nuk desha pranova. Pas njė muaj erdhi dhe dokumenti me vendimin e Komitetit tė Internim Dėbimeve. Si tani e mbaj mėnd tekstin e tij: “Vendim Numėr 11 janar 1979. Agllaia Zoto internohet nė Lushnjė me detyrimin e paraqitjes tre herė nė ditė nė Degėn e Punėve tė Brendshme, nė mėngjes ora 07, nė drekė ora 12 dhe nė darkė ora 21”.
    Motivacionin ma komunikuan me gojė dhe sipas tij bėhej fjalė se kisha shkruar libra dhe kisha bėrė propagandė nė perėndim kundra regjimit totalitar komunist. Nė datėn e caktuar shkova nė Lushnjė. Autoritetet mė sqaruan pėr gjithēka dhe mė caktuan banesėn, e cila ishte nė njė pallat nė qendėr tė qytetit. Nė pėrgjithėsi kushtet ishin tė mira. Po kėshtu dhe komshinjtė. Njė pjesė tė tyre, siē e mora vesh mė vonė, policia sekrete i kishte porositur qė tė bėnin kujdes pėr tė parė se ku shkoja, me kė flisja, kush mė hynte e mė delte nga shtėpia etj...
    Si e pritėt internimin ju intelektualja qė vinin nga Perėndimi?
    U befasova. U tmerrova. Mė dukej njė gjė e paimagjinueshme. Po gjithsesi u pajtova...

    U pajtuat ndėrkohė dhe me detyrimin pėr tu paraqitur tre herė nė ditė te sporteli i policisė...

    Nuk kisha si tė sillesha ndryshe. Kam qenė shumė korrekte me tė gjitha kėrkesat zyrtare. Komisari i degės, Shefqet Zerdelia, qysh ditėn e parė qė mė thirri nė zyrė dhe mu drejtua me njė ton brutal: Ti armikja e popullit, nė qoftė se do tė vonohesh qoftė dhe tre minuta nga orari i caktuar pėr tu paraqitur nė degė, do degdisesh nė fshatrat ku mushkonjat janė sa njė aeroplan. Fjala e tij ishte ligj. Ashtu dhe vetėm ashtu duhej bėrė patjetėr. Ky ritual pėrsėritej tre herė nė ditė. Madje unė shkoja 5-10 minuta pėrpara. Kur binte shi futesha brenda nė ndėrtesėn e policisė. Mė njihnin tė gjithė. Pesė vjet rresht jam paraqitur 10998 herė te sporteli i policisė. Gjatė verės dhe nė ditė me diell shkoja ose me motorin e vogėl ose me biēikletėn time. Mė problem kisha paraqitjen nė mbrėmje, sidomos nė dimėr kur errėsohej shpejt. Teksa kthehesha pėr tė shkuar nė shtėpi, mė merrnin qentė nga pas, mė grisnin pantallonat dhe mė kafshonin nga kofshėt. Ende kam nė kėmbė gjurmėt e dhėmbėve tė qenve tė Lushnjės...

    Si ka qenė jeta juaj gjatė viteve tė internimit?

    Shpirtėrisht e plagosur, aq sa zemra mė kullonte gjak nga marazi. Ata vetėm nga dyshimi se mos shkruaja libra kundra regjimit dhe Shqipėrisė, mė izoluan dhe mė gjurmonin gjithandej. Nuk bėhej fjalė fare pėr lirinė e shumė dėshiruar pėr tė cilėn kisha shkruar me mijra faqe gjatė viteve kur jetoja nė Paris. Njė jetė krejt tjetėr bėja nė Lushnjė. Aty pa frikė mund tė them se pėrjetova ferrin e vėrtetė...
    Ky ishte reagimi i shtetit, i regjimit ndaj jush. Po qytetarėt e thjeshtė si silleshin?
    Kam mbresat mė tė mira pėr banorėt e thjeshtė tė Lushnjės. Me aq sa kishin mundėsi ata e shprehnin hapur respektin dhe mirėsinė ndaj meje. Veēanėrisht fqinjėt kishin krijuar marrėdhėnie tė mrekullueshme. Sa herė mė shikonin nė radhė nė sportelet e dyqaneve(nė atė kohė radhėt e gjata dominonin nė tė gjitha objektet e shėrbimeve publike) tėrhiqeshin dhe i thoshin shitėses “Jepi jepi Agllaisė, se ne presim”. Kam pėrjetuar njė dashuri tė sinqertė nga gjithė qytetarėt qė mė njihnin. Mė donin aq shumė sikur tė isha deputetja e tyre...
    Ēfarė ndodhi kur mbaroi periudha pesė vjeēare e internimit?
    Sa mbaroi periudha pesė vjeēare e internimit qė ishte me ligj, mė thirri kryetari i Degės sė Punėve tė Brendshme. “Kemi urdhėr personal nga Ministri i Punėve tė Brendshme Hekuran Isai, mė tha, tė tė komunikojmė pėrfundimin e kohės sė izolimit dhe tė tė pėrgėzojmė pėr disiplinėn korrekte qė ke treguar. Pesė vjet nuk je vonuar asnjė minutė nė oraret e paraqitjes dhe nuk ke krijuar as mė tė voglin shqetėsim pėr autoritet zyrtare dhe qytetarėt e Lushnjės. Tani mund tė udhėtosh pa leje nėpėr Shqipėri...

    Prandaj lushnjarėt tė thoshin “Ora elektronike e qytetit”...

    Akoma nė vesh i kam fjalėt e tyre “Francezja, ora elektronike e Lushnjės”. Kjo pėr mua ishte sadisfaksion jo i vogėl...
    Gjatė internimit nė Lushnjė ju nuk punuat asnjė ditė, me se jetonit...
    Jetoja me dollarėt qė kisha sjellė nga Parisi. I kisha depozituar ato nė bankėn e shtetit dhe i merrja pjesė aq sa i lejonte rregulli i asaj kohe. Ndėrkaq, shteti shumė shpejt filloi tė mė jap edhe pensionin e luftės si ish partizane e lėvizjes antifashiste Nacionalēlirimtare qė arrinte 1000 lekė tė vjetra nė muaj. Kėtu ėshtė edhe kontradikta e madhe e sjelljes sė regjimit me mua: E dėnuar politike e sistemit socialist dhe njėherazi pėrfituese e statusit tė veteranes sė luftės!...
    Ndėrkohė kėrkuat tė takonit ndonjėherė Enver Hoxhėn, i cili nė momente tė caktuara tė jetės ju kishte mbėshtetur qoftė me bekimin e martesės, qoftė me studimet jashtė shtetit, qoftė me kurimin e nėnės nė Bullgari...
    Ėshtė njė kapitull mė vete sjellja e Enverit me mua. Gjatė pesė viteve tė izolimit i kam shkruar 2-3 letra me anėn e tė cilave i kėrkoja njė takim pėr ti sqaruar nga afėr ēėshtjen time. Nga Enver Hoxha nuk po mė vinte asnjė lloj reagimi, deri sa aty nga mezi i periudhės sė internimit mė erdhi nė banesė Leka Shkurti, njė kėshilltar i tij dhe mė shpjegoi pėr porosinė personale tė Enverit, i cili ishte interesuar pėr kushtet ku jetoja. Pa pritur t’i rrėfeja unė ēka mendoja, Leka Shkurti, nisi ligjėratėn e tij, nė formė monologu: Me sa konstatojmė, tha ai, konditat i ke tė mira, shtėpinė shumė tė mirė, statusin e luftės e merr, nėnė Urania pėrfiton pension nga Franca, koha e internimit po ikėn, sa ta mbarosh do vish nė Tiranė...” Kaq ishte i tėrė mesazhi qė me sa dukej vinte nga Enveri. Mė ngrohu paksa, por kjo kishte qenė thjesht njė demagogji sa pėr tė kaluar radhėn...

    U kthyet mė nė fund nė Tiranė...

    Peripecitė nuk paskėshin tė mbaruar. Edhe kur mbarova periudhėn pesė vjeēare tė internimit, pėrsėri mė kėrkonin nė Lushnjė. Dega e policisė sė qytetit nuk mė ndahej e nuk mė lejonte tė lėvizja pa lejen e saj. “ē’ėshtė kėshtu, u thosha, ēfarė ndodh me mua”
    “E do ligji, e do rregullorja”, mė sqaronin me ftohtėsi. “Ky ėshtė terrorizėm, ėshtė marrėzi”, ua ktheja unė e indinjuar. Po ata vazhdonin nė tė tyre:”Ti nuk do tė lėvizėsh nga Lushnja, po qe se nuk tė themi ne kėput qafėn!”...

    Dhe kjo deri nė vitin 1990...

    Po, po deri nė vitin 90 vazhdoi e njėjta situatė. Kur filluan tė jepnin pasaportat, kėrkova dhe unė ta merrja. Po kush tė mė dėgjonte. Trokita disa herė nė degėn e policisė sė Lushnjės dhe fjala binte nė vesh tė shurdhėr. Atėherė i dhashė fund durimit dhe thashė tė sillem si rrugaēe. Pa pyetur pėr pasojat u nisa pa leje nė Tiranė. I hipa njė autostopi dhe u nisa. Vendosa tė takoja me ēdo kusht ministrin e Brendshėm, Hekuran Isain. Ishte e pa mundur t’i afrohesha zyrtarisht. Te hyrja e ministrisė policėt e shėrbimit as tė linin tė afroheshe pa le tė tė krijonin mundėsinė tė takoje Hekuran Isain. Bėra, ēbėra dhe ja dhashė britmės njė moment kur kaloi ai te porta. Me sa duket ai mė dėgjoi dhe pyeti rojet ēfarė ndodhte. Ata i raportuan pėrse bėhej fjalė dhe ministri i urdhėroi tė mė ēonin nė zyrėn e tij. Hekurani sa i tregova historinė, ngriti telefonin dhe kėrkoi kryetarin e policisė sė Lushnjės. Kryetar nė kėtė kohė ishte njė bukurosh nga Shkodra qė mė shikonte mua sikur tė isha njė terroriste botėrore. Nė prezencė time e urdhėroi tė mė jepte menjėherė pasaportėn dhe si mė pėrshėndeti u largova. Ndjeva njė lloj lehtėsimi dhe tė nesėrmen u paraqita nė zyrėn e kryetarit tė Lushnjės. Mendova se nuk do tė kishte mė vėshtirėsi, por nuk qenkej e thėnė. “Po ti moj bushtėr, pse e shqetėson udhėheqjen!.”, mė priti ai me njė zhargon tė pambarimtė fyerjesh e sharjesh. E pashė qė ishte e kot tė flisja me tė dhe e revoltuar dola jashtė duke bėrtitur se do tė shkoja prapė te ministri. Sakaq ai u ēua nė kėmbė dhe mė tha tė merrja pasaportėn qė ma kishte bėrė gati...
    Jeta juaj pati disa momente ekstreme. Ikėt mė nė fund nga Lushnja, ku kishit njė banesė dhe vendosėt tė shkonit nė Greqi...
    Ishte e vetmja mundėsi jetese. Shkova nė Greqi te daja, vėllai i nėnė Uranisė, i cili kishte emigruar aty qysh para luftės antifashiste nacionalēlirimtare. Pas 12 viteve internim e izolim qė ishin nė njė farė mėnyre njė lloj burgu, mund atė prek lirinė...

    Ēfarė ndodhi ndėrkohė me shtėpinė qė kishit nė Lushnjė?

    Kur kish kaluar njė muaj nga dita e largimit nga Lushnja, mė telefonoi njėra nga komshiet dhe mė njoftoi se nė shtėpinė time ishte futur komisari i policisė sė kuqe duke e pronėsuar forcėrisht. Ky lloj polici i tmerrshėm dhe antinjerėzor ishte konvertuar tashmė nga komunist nė demokrat. Miqėsitė e reja me zyrtarėt e postdiktaturės, i kishin dhėnė tė tjera privilegje. Sa mora informacionin, nxitova e shkova te Organizata e tė Pėrndjekurve Politikė. U ula shtruar me bashkėvuajtėsit dhe sqarova ēėshtjen qė mė shqetėsonte. Ata ndėrhynė nė rrugė institucionale dhe mė siguruan njė dokument zyrtar ku thuhej se shtėpia ishte marrė forcėrisht nga komisari i kuq i policisė. Ishte njė tjetėr telash ky i banesės qė mė brengosi jo pak. Duart e zeza kishin rrėmbyer gjithēka qė kisha nė shtėpi. Vetėm kolltukun kishin mbetur. Kisha kolltukė qė nuk i kishte as Ramiz Alia...

    Ēfarė ndodhi mė tej...

    U largova pėrfundimisht nė Greqi. Nė Shqipėri nuk kishte kush tė mė mbante. Nė Athinė jetoj nė hotelin e klosharėve ku mė ka sistemuar qeveria greke. Ėshtė njė hotel-azil i disponueshėm pėr endacak, ish narkomanė, ish alkoolik dhe ca pleq tė vetmuar qė kalojnė aty ditėt e fundit tė jetės. Doja shumė tė isha nė Atdheun tim. Kam dhėnė aq sa tė kem njė fole nė tokėn time ku tė kėndojė pėr Shqipėrinė...

    Edited by ARMANDA - 23/1/2010, 23:25
     
    .
  2. ARMANDA
     
    .

    User deleted



    “Kadri Hazbiu e Hysni Kapo morėn vendimin,Ramize Gjebrea u vra me plumb pas shpine”

    Rrėfimi i saj zbulon njė nga historitė mė absurde tė diktaturės komuniste qė zė fill nė ditėt e para tė lėvizjes antifashiste nacionalēlirimtare dhe pėrshkon tėrė periudhėn e regjimit totalitar, madje dhe mė tej.
    Agllaia Zoto, tetėdhjetė e katėr vjeēarja nga Himara, pas njė heshtje tė gjatė ka pranuar tė tregojė pėr emisionin “Histori me zhurmues” nė TV Klan jetėshkrimin e vet. Kujtesa brilante dhe dėshmitė me artikulimin e mrekullueshėm para moderatorit tė njohur Pandi Laēo, risollėn dramėn e veēantė qė ka pėrjetuar kjo grua interesante me momente nga mė tronditėset dhe nga mė tė ēuditshmet. E nderuar pėr veprimtarinė antifashiste, e mbėshtetur nga Enver Hoxha pėr tė studiuar jashtė shtetit, e vlerėsuar nga autoritetet komuniste pėr tė ushtruar detyrėn e besuar tė prokurores, Agllaia Zoto, njė ditė tė bukur u shpall e padėshirueshme pėr regjimin, madje e rrezikshme. Pikėrisht kėtu nis e papritura e jetės sė saj. E ndėrsa shtynte ditėt nė Parisin e largėt, vazhdonte pa ndėrprerė tė shkruante kundėr regjimeve totalitare duke denoncuar shkeljen e tė drejtave tė njeriut. Ky qėndrim nuk mund ti shpėtonte shėrbimeve sekrete tė vendeve komuniste dhe ajo pėr shumė vite mbeti nė shėnjestėr tė tyre. E kėrkuar nga UDB-ja, KGB-ja, zbulimi bullgar, sigurimi shqiptar, Agllaia Zoto pėrjetoi me dhjetėra raste rreziku ku jeta e saj u kėrcėnua seriozisht. Pas shumė peripecish nė vitin 1978 u rikthye nė Shqipėri, po biografia e saj nė Perėndim, e mirėnjohur pėr policinė sekrete, nuk mund ta linte pa ndėshkuar e ti falte lirinė pranė familjarėve nė Tiranė. Qė kėtej do tė niste kalvari i tė tjera vuajtjeve, tashmė si e internuar nė zonėn e Lushnjės. Po ēfarė rrėfen tjetėr ish partizania nga Himara qė arriti deri Prokurore e Pėrgjithshme e Bullgarisė...
    Zonja Agllai! Le tė bėjmė njė biografi tė shkurtėr tuajėn. Ju u lindėt nė Himarė....
    Kam lindur nė Himarė nė vitin 1926 dhe shumė e vogėl, disa muajsh, prindėrit mė morėn nė Francė, ku mė herėt kishte emigruar babai... Kėshtu qė jam rritur nė Francė. Babai kishte njė kafe-restorant ku mblidheshin tė gjithė tė arratisurit e regjimit tė Zogut, por edhe tė arratisur tė tjerė grekė, bullgarė, jugosllavė, etj. Babai ishte shok i ngushtė i Halim Xhelos dhe Ali Kelmentit. Ai kishte ndėrkaq miqėsi tė ngushtė me Omer Nishanin, tė cilėn e ruajti deri sa Omeri, ish-president i Republikės, ndėrroi jetė. Babin e ngarkuan tė vinte nė Shqipėri pėr tė bėrė njė lėvizje antizogiste, antimbret. Kėshtu u detyruam tė vijmė dhe ne...
    Duke ardhur nė Shqipėri, tani normalisht, ishe njė vajzė e rritur dhe do filloje shkollėn...
    Unė shkollėn fillore e kisha pėrfunduar nė Francė dhe nuk dija shqip. Babai duke menduar qė tė mėsoja gjuhėn shqipe mė ēoi nė Vuno, ku ishte njė konvikt pėr vajza. Aty mėsova gjuhėn dhe dhashė shumė provime, pėr tė cilat mora rezultate shumė tė mira. Kjo gjė bėri shumė pėrshtypje. Bile lajmi shkoi deri te Mbreti Zog, i cili mė dha njė bursė pėr nė Institutin Femėror “Nėna Mbretėreshė”. Aty mė gjeti okupimi fashist i vendit. Mbaj mėnd qė njė pjesė e mirė e shoqeve dhe shokėve tanė ishin tė organizuar nė lėvizjen antifashiste. Na drejtonte Nako Spirua dhe Qemal Stafa, me tė cilėt kam pasur kontakte tė pashkėputura. Nė shoqėrinė e tyre, unė me Ramize Gjebrenė dhe Margarita Tutulanin ndjeheshim tė inkurajuara dhe tė kthjellėta pėr aksionin qė na priste.

    Cilat ishin shoqet tuaja mė tė afėrta tė kėsaj periudhe?

    Shoqet e tyre mė tė ngushta ishin Ramize Gjebre, Margarita Tutulani dhe Liri Belishova. Pastaj aty kishim edhe Vera Pojanin, Nefo Puton, Vito kapon etj, por ato ishin mė pak aktive nga ne...
    Kėto ishin vajzat nga u mor fabula e filmit “Vajzat me kordele tė kuqe”...
    Po, pėr to bėhet fjalė nė atė film. Po ēfarė bėnim ne nė kushtet e asaj shkolle nė periudhėn e pushtimit? Na vinin tė kėndonim kėngė fashiste, ne nuk kėndonim, po bėnim zhurmė. Na thoshin tė bėnim gjėra jo patriotike, ne nuk i bėnim. Kėshtu na pėrjashtuan. Pėr njė kohė tė gjatė unė isha ilegale dhe bashkė me Ramizenė dhe Margaritėn shkonim nėpėr fshatrat e Tiranės dhe bėnim propagandė, ndėrkohė qė shpėrndanim dhe traktet qė na jepte Nako Spirua....
    Pra, kishit rėnė nė kontakt me idetė komuniste...
    Kryesisht traktet qė shpėrndanim ne ishin pėr luftėn antifashiste, por me frymėn e sė majtės. Nė atė kohė bėhej njė propagandė shumė e madhe nga Shtabi i Pėrgjithshėm i Ushtrisė Antifashiste Nacionalēlirimtare. Njė pjesė e tyre bėnin thirrje qė vajzat shqiptare t’i bashkoheshin lėvizjes nacionalēlirimtare. Mirėpo Himara dhe zona e Bregut nė atė periudhė kishin lidhje me monarko fashistėt grekė. Kėta tė fundit hidhnin trakte dhe bėnin thirrje qė tė mos mbėshtetej lufta, qė mos tė ndihmoheshin luftėtarėt antifashist. Babai im, si patriot qė ishte, njoftoi Shtabin e Pėrgjithshėm se do ta ēonte vajzėn e tij 15-16 vjeēare partizane nė mal pėr t’u bėrė shembull edhe pėr vajzat e tjera qė tė merrnin kurajo dhe tė shkonin nė ēetė. Kėshtu, njė ditė babai e nėna mė zgjuan nė mėngjes herėt dhe mė thanė se do tė nisesha nė ēetė...
    Nė ēetėn e Bregut...
    Ajo ishte nė atė kohė e vetmja ēetė antifashiste nė zonė.
    Kėshtu ju u bėtė partizanja e parė e Bregut, madje e tėrė zonės sė Jugut...
    Kontakti i parė me ēetėn ka qėnė diēka mbresėlėnėse. Ajo ishte nė njė shpellė. Kur po i afroheshim, babai hodhi dy pushkė dhe njė bombė sipas sinjalit partizan. Pastaj u bashkuam me ta. Natėn e parė fjetėm nė njė haur tė vogėl. Ishin shtatė partizanė dhe unė e teta. Mua mė urdhėruan tė flija afėr murit, me fytyrė prej andej. Kėshtu nisa jetėn e partizanes. Aktiviteti i ēetės kryesisht pėrqendrohej rreth e qark zonės. Gjatė kėsaj periudhe ishte admiruese dashuria e fshatarėve tė Kurveleshit, qė e ndanin dhe kafshatėn e fundit me ne. Nė kėtė krahinė operonin dhe udhėheqėsit e rėndėsishėm tė lėvizjes Spiro Koleka, Hysni Kapua, Manush Myftiu, Kadri Hazbiu, me tė cilėt isha nė marrėdhėnie shumė tė ngushta pune. Kudo qė shkonin mė merrnin me vete dhe mua. Nė ēdo miting qė bėhej nėpėr fshatra tė ndryshme, secili prej tyre fliste me letėr. Aty pėr aty kėrkonin tė flisja dhe unė, qė nė tė gjitha rastet komunikoja pa letėr. Mėnyra si flisja unė kishte bėrė pėrshtypje te tė gjithė banorėt e fshatrave, deri sa mė thoshin “Bilbili i Jugut”. Nuk e di kush ishte i pari qė ma vuri kėtė nofkė...
    Megjithatė tė ndalojmė te njė nga ngjarjet mė tė diskutueshme tė luftės, qė ka lidhje me njėrėn nga shoqet e tua, Ramize Gjebrenė...
    Po, e kam pasur shoqe, shumė shumė tė ngushtė. Puna qėndron kėshtu: Nė operacionin e Dimrit, Ramize Gjebrenė, Byroja Politike e dėrgon tė deleguar pėr tė mbajtur kontakte dhe pėr tė ndihmuar udhėheqėsit e Zonės sė parė Operative Vlorė-Gjirokastėr. Kėshtu nė kėtė operacion, qė ishte operacioni mė i madh gjerman, Ramize Gjebrea ishte nė ēetėn tonė. Pra, nė Ēetėn e Bregut. Gjatė ditės ishim bashkė nė aktivitet, bėnim mbledhje, takime me njerėz, shpėrndanim thirrje etj, ndėrsa nė darkė mblidheshim nė njė haur. Ramizeja me Zahon rrinin nė njėrėn anė tė oxhakut, unė rrija nė anėn tjetėr tė tij. Partizanėt si hanin njė kafshatė bukė shkonin e flinin. Ne rrinim mė vonė duke folur e biseduar pėr luftėn dhe fatet e saj, pėr rininė dhe tė ardhmen e vendit pas pushtimit. Midis Zahos dhe Ramizesė, nga vet bashkėpunimi dhe kontaktet e shpeshta ishte krijuar njė lloj ndjenje shoqėrore, miqėsore shumė e fortė, por ato akuza qė u bėnė mė vonė pėr ta, unė i hedh poshtė me vendosmėri dhe sinqeritet. Vė dorėn nė zjarr, siē thotė populli, se nė marrėdhėniet e tyre nuk ka pasur asgjė erotike...
    Ramizeja ndėrkohė ishte e fejuara e Nako Spiros...
    Kjo ėshtė e vėrtetė. Desha tė shtoj me kėtė rast se Nako Spirua e ka dashur dhe e ka respektuar Ramizenė aq shumė, sa qė kur mori vesh vendimin pėr pushkatimin e saj, ndėrhyri nė Byronė Politike pėr ta kundėrshtuar atė. Mirėpo kur shkoi korrieri te shtabi i Brigadės qė kishte marrė kėtė vendim, Ramizeja ishte pushkatuar.

    Si e mbani mėnd pushkatimin e Ramizesė?

    Unė isha bashkė me Ramizenė, kur e lajmėruan pėr t’u paraqitur nė Shtabin e Brigadės. Komanda e Shefqet Peēit i ēoi urdhėr dhe ajo nuk e vuri nė diskutim, por u nis menjėherė. Pastaj erdhi njė korrier tjetėr nė ēetė dhe na tha: Zaho Koka dhe Agathia Zoto tė nisen urgjent pėr nė shtab! U nisėm edhe ne dhe mbėrritėm nė shtabin e Brigadės nė Ramicė. Shtabi ishte vendosur nė njė shtėpi njėkatėshe, por me njė kat poshtė, tek i cili mund tė futeshe pasi tė zbrisje disa shkallė. Nė tė djathtė ishte njė dhomė e madhe ku rrinte shtabi. Ajo shėrbente ndėrkaq edhe si zyrė pune. Nė krahė tė saj ishte njė dhomė tjetėr po me oxhak. U futėm te porta e jashtme. Tė dyja dyert ishin tė hapura. Nė dhomėn e shtabit dalluam pėrfaqėsuesit e lartė partiak dhe komandues. Tė gjithė ishin atje. Ndėrsa nė dhomėn tjetėr, nė krahė tė oxhakut, ishte ulur njė vajzė me njė thes nė kokė dhe diēka po lexonte nė vetmi. Nga larg nuk dallohej kush ishte. Nejse. U futėm brenda. U pėrshėndetėm me Manush Myftiun, me Hysni Kapon, me Shefqet Peēin e me Kadri Hazbiun. Njė moment Hysni Kapua u kthye nga unė dhe filloi tė mė thotė: Agllai, do qė tė takohesh me Ramizenė? Po, i thashė, patjetėr. Pse kėtu ėshtė Ramizeja? Kalo, kalo nė dhomėn tjetėr dhe mos pyet shumė, shtoi Hysniu. Shkova te dhoma tjetėr. Ramizeja ishte mbuluar me thes. I hoqa atė dhe i zura sytė me duar. Ajo mė hoqi duart dhe me ngashėrim mė tha: Agllai, ti je, mė tha. Unė jam, i thashė. Ēfarė bėn kėtu. Njė moment siē e kishte librin nė dorė e ktheu me kopertinė nga unė. Aty pėr aty lexova titullin e tij “La kondanata” qė ishte nė italisht. Ishte njė libėr qė nė shqip pėrkthehej “E dėnuara”. Ndenja njė ēast nė kėmbė me vėshtrim nga ajo. U ēudita dhe mė dukej e habitshme se si ato ditė betejash, Ramizeja kishte gjetur kohėn pėr tė lexuar atė libėr qė nuk dihej si ishte gjendur aty. Kaq ishte takimi me tė nė atė dhomė. Nuk mė shkonte kurrė nė mėndje se ai do ishte takimi i fundit me shoqen time mė tė mirė. Sakaq, atė natė mua me Zahon na urdhėruan pėr tė shkuar nė njė takim nė njė fshat aty pranė. Sipas detyrės shkuam me Zahon bėmė mbledhjen e caktuar dhe tė nesėrmen u nisėm tė vinim prap nė shtab. Teksa po ktheheshim u takuam nė rrugė me dy partizanė me sy tė pėrlotur. Dukeshin tė tronditur dhe nga mėnyra si flisnin tė linin tė kuptoje se diēka kishte ndodhur. Ēfarė kini? I pyeta aty pėr aty. Vranė Ramizenė!, u pėrgjigjėn ata nė njė zė me vėshtrim pėrdhe. Si ka mundėsi, unė dje u takova me tė nė shtab?, shtova unė. Ramizenė e dėnuan dje dhe sot e pushkatuan, sqaruan ata me lot nė sy. Po si e vranė? Ndėrhyra pėrsėri teksa mė dridhej zėri. Ja, shpjeguan ata. E nxorėn nga shtabi dhe e ēuan nė njė lėndinė tė gjėrė. Nė dy anėt e saj ishin vendosur dy skuadra pushkatarėsh. Ramizenė e mbanin pėr krahu dy partizanė duke e ēuar drejt greminės qė ishte nė fund tė lėndinės. Ende pa shkuar aty, diku 100 metra mė kėtej, u dėgjua komanda “Zjarr!” Sakaq me dhjetėra plumba e kapėn Ramizenė nga pas. Njė moment ajo ktheu kokėn dhe tha “Ua, ēfarė po bėni?! Vetėm nė pak ēaste ajo ra nė gjunjė dhe u mbyt nė gjak. Pra Ramizeja nuk e dinte se do ta pushkatonin. Motivacioni i gjithė kėsaj, siē u bė e njohur mė vonė, ishte pėr imoralitet, domethėnė pėr lidhje dashurie nė kohė lufte, ku mbi tė gjitha ishte liria, ishte Atdheu, paqja...

    Pra, bėhej fjalė pėr lidhje dashurie me Zaho Kokėn...
    Pėr lidhje tė tilla e akuzuan dhe e pushkatuan...
    A ka pasur nė tė vėrtetė midis partizanėve lidhje tė tilla?


    Lidhje tė kėsaj natyre, pra siē akuzonin pa tė drejtė Zahon e Ramizenė nuk ka pasur. Po vendime tė tilla absurde janė marrė dhe nė raste tė tjera. Kėshtu p.sh njė vajzė tė bukur nga Gjirokastra, njė partizane trime, e pushkatuan me akuzėn se bėnte dashuri me tė fejuarin (!) Se ishte atėherė koha drejt ēlirimit tė vendit dhe thoshin se po tė duhemi, po t’i shpėtojmė luftės, do bashkohemi nė ditėt e lirisė. Njė raport tė tillė e kam pėrjetuar edhe unė. Partizani Babaēe Faiku mė kishte thėnė se po tė isha dakord do tė bashkoheshim pas luftės e do krijonim familje. I pata than njė “po” platonike, njė fjalė bese...

    Ku u gjeti ēlirimi i vendit?

    Ditėt e para tė pas luftės mė gjetėn nė Vlorė. Pas ēlirimit mė emėruan menjėherė nė Kryeministri, me detyrėn Drejtoreshė e Statistikave Shtetėrore. Po kjo pėr pak kohė, pasi bashkė me 500 studentė tė tjerė na dėrguan pėr studime nė Jugosllavinė e Titos nė Beograd. Mua mė thirri Nako Spirua dhe mė tha: Agllai do tė tė dėrgojmė me porosi tė shokut Enver pėr tė studiuar pėr mjekėsi nė degėn e Kirurgjisė” “Unė, pėr mjekėsi, i thashė, nė asnjė mėnyrė”. Kjo ėshtė e prerė, mė tha, ėshtė fjala e Enver Hoxhės dhe nuk bėhet dysh. Aty pėr aty i thashė se do shkoja e tė takohesha vet me Enverin dhe ashtu bėra. “Ti do bėhesh njė doktoreshė e talentuar, mė tha Enveri, si tė kemi pasur afėr deri tani, ashtu do tė kemi dhe mė pas. Pa do bėhesh njė kirurge pėr Byronė Politike”. “Nė asnjė mėnyrė, kėmbėngula, ēobane bėhem, doktoreshė jo”. Ai qeshi dhe mė kėrkoi arsyen pse hezitoja. “Kam frikė nga mikrobet, e sqarova”. “Moj Agllai, m’u drejtua Enveri duke mė hedhur tė dyja duart nė qafė, ti nuk kishe frikė nga gjermani, trembesh nga mikrobet”...

    Pra, shkuat pėr studime nė Beograd...

    Shkova me studime pėr drejtėsi, pėr shkenca politike e ekonomike. Mirėpo ndodhi shpejt prishja Stalin-Tito dhe Shqipėria u detyrua t’i tėrheqė 500 studentėt nga Jugosllavia. Ndėrkaq, Byroja Politike dėrgoi njė listė me emrat e 13 studentėve, 11 djem dhe dy vajza qė duhej tė qėndronim aty. Nė atė listė ishte dhe emri im dhe shoqes time Shpresės. Misioni ynė kishte tė bėnte me zhvillimin e propagandės anti Tito dhe kundėr revizionizmit. Pikėrisht pėr kėtė ne merrnim materialet nė Ambasadėn tonė nė Beograd dhe e shpėrndanim sa aty kėtu, sipas destinacionit pėrkatės. Ishte njė detyrė e vėshtirė. Duhej tė operonim nė gojėn e ujkut, si i thonė. UDB-ja nuk ishte njė zbulim i zakonshėm, por njė shėrbim i tmerrshėm. Punuam sa punuam dhe njė ditė na kapėn dhe direkt nė skėterrė...

    Si ndodhi arrestimi tuaj...

    Arrestimi ishte i papritur. Njė mėngjes herėt, nė dhomėn e konviktit tė studentėve ku rrija me disa jugosllave, erdhėn dy burra me kapardisa tė bardha dhe republikė tė zezė nė kokė. Me forcė mė rrėmbyen nga krevati ku isha dhe mė hodhėn te krevati tjetėr aty pranė. Nxorėn nga xhepi thikė e gėrshėrė dhe filluan tė shqepin jastėkėt dhe dyshekun, duke kėrkuar materialin komprometues pėr mua. Po aty ku e kishte fshehur Agllaia, nuk e gjente dot as perėndia. Nejse, nuk gjetėn material, por kishin siguruar prova qė unė merresha me propagandė anti-tito. Mė morėn mua dhe Shpresėn dhe na ēuan nė zyrat e UDB-sė. Aty na futėn nė njė dhomė rreth njė metėr e gjysmė katror, mbushur me buburreca. Si ndenjėm pak aty, na marrin pėrsėri dhe na ēuan te njė gjeneral, ku filluan tė na shanin e qortonin duke kėrkuar se kush na organizonte pėr propagandėn antijugosllave. Qė kėtej na hypėn nė tren, ku na vendosėn duar lidhur nė njė vagon tė rezervuar pėr UDB-nė dhe na ēuan nė Prishtinė. Aty na ēuan nė polici. Godina e saj ishte njė ndėrtesė tre katėshe e kohės sė mesjetės. Na hypėn nė katin e tretė, na futėn nė njė zyrė me njė tavolinė ku rrinin dy burra nė kėmbė. Tė dy ishin tė veshur me uniformė ushtarake dhe flisnin shqip. Pas tyre ishte njė dritare gjysėm e hapur. Pasi mbaruan fjalėn ata, ikėn. Njė moment u fut aty njė ushtarak tjetėr. Ai filloi nė serbisht duke na sharė me fjalėt imorale, tė ėprdala etj. Njėkohėsisht filloi tė shajė partinė tonė, popullin shqiptar, udhėheqėsin tonė Enverin...

    Pastaj...

    Pastaj na futėn nė njė qeli. Pėr tė shkuar aty kaluam nėpėr njė korridor tė ngusht ku na printe njė kapter me fener nė dorė. Nė tė dyja krahėt e korridorit dalloheshin qelitė e ngushta. Brėnda tyre kishte kundėrshtar tė regjimit. E gjitha kjo ishte nė katin e katėrt nėn dhe. Duke ecur duke ecur arritėm te qelia 307.
     
    .
  3. ARMANDA
     
    .

    User deleted



    Misionin sekret nė Beograd pas divorcit me Titon

    Nė numrin e kaluar gazeta botoi pjesėn e parė tė rrėfimit tė Agllaia Zoto dhėnė pėr emisionin “Histori me zhurmues” tė TV Klan. Historia e rrallė e 84 -vjeēares nga Himara zė fill qė ditėt e para tė lėvizjes antifashiste dhe pėrshkruan tėrė periudhėn e regjimit komunist. Ish partizania e ēetės sė Bregut, duke iu rikthyer jetėshkrimit tė saj, dėshmon pėr herė tė parė rrethanat misterioze nė tė cilat u pushkatua Ramize Gjebrea, njėra nga shoqet e ngushta tė viteve tė luftės. “Atė e pushkatuan nga mbrapa, pa i komunikuar vendimin e gjyqit”, kujton ajo. Ndėrkaq, sjell mbresat e veta nga ditėt e studimeve nė Beograd, ku shkoi me interesimin e Enverit bashkė me 500 tė tjerė. Nė vijim, Agllai Zoto rrėfen se ēfarė ndodhi pas divorcit me Titon dhe peripecitė e studentėve shqiptarė qė mbetėn nė Jugosllavi...
    UDB-ja mė nė fund e bėri detyrėn e saj. Na kapi duke propaganduar tradhtinė e Titos dhe na futi nė burgun e Prishtinės. Pėr tė shkuar deri te qelia qė na kishin caktuar kaluam nėpėr njė korridor tė ngushtė. Pėrpara na printe njė kapter me fener nė dorė. Nė tė dyja krahėt e korridorit dalloheshin qelitė e ngushta. Brenda tyre kishte kundėrshtarė tė regjimit. E gjitha kjo ishte nė katin e katėrt nėn dhe. Duke ecur, duke ecur arritėm te qelia 307. “Kėtu ėshtė varri juaj” na tha polici qė na tregoi portėn dhe pastaj vazhdoi “Kush ka hyrė kėtu nuk ka dalė i gjallė”. Sakaq mbylli derėn, i vuri ēelėsin dhe u largua. I hodhėm qelisė njė sy rreth e qark. Ajo ishte gati njė metėr e gjysmė katror dhe shumė e ulėt. Unė isha 1.70 e gjatė, ndėrsa Shpresa rreth 1.80cm. Pra, nuk mund tė shtriheshim lirshėm. Po jo vetėm kaq. Aty nuk kishte as dyshek, as batanije, as njė kuvertė, madje as kashtė. Njė moment, Shpresa mė pėrqafoi dhe ashtu siē ishim u kumbisėm dhe na zuri gjumi. Kur u zgjuam Shpresa mė tha: - tė paktėn tė kishim njė trung ku tė vinim kokėn dhe njė karton pėr dyshek. Ishin kushte tmerrėsisht tė kėqija. Brenda kishim vetėm njė shishe ujė pėr tė pirė dhe pėr tu larė dhe njė kovė pėr nevojat personale. Ushqimi ishte mizerje. I gjithi ishte vetėm njė kothere bukė qė me sa dukej u mbetej ushtarėve. Sakaq aty na rrihnin dhe na torturonin si kafshė. Na qėllonin me shqelma, me grushte deri sa mbeteshim pa frymė. E gjithė kėmbėngulja e tyre kishte tė bėnte me interesimin se kush na shtynte nė veprimtarinė antijugosllave, kėrkonin tė dinin mėnyrėn e organizimit etj. Njė ditė erdhi te ne njė xhuxh dhe nė shqip na u drejtua: Sot pėr ju kam njė lajm tė mirė dhe njė dhuratė tė madhe”. “Pse shqiptar je more maskara?” - iu drejtua Shpresa disi e habitur. Ai na kishte ardhur nė qeli edhe mė parė po nė tė gjitha rastet komunikonte me ne nė serbisht. Si ndenji pak, xhuxhi u kthye nga Shpresa duke ju pėrgjigjur: “Po, shqiptar jam, shqiptar nga Kosova”. Si ndenji disa ēaste pėrballė nesh, na afroi te dera e qelisė dhe na tregoi portėn nė fund tė korridorit. “Shkoni atje , tha dhe zhdukuni, zhdukuni sa mė parė!”. “Si tė zhdukemi?” i thamė ne nė njė zė. “Dėgjoni mua, shtoi ai shkoni atje dhe ikni, zhdukuni...” Pėr njė moment na u duk diēka provokuese, por kėmbėngulja e tij na bindi dhe shkuam. Kėmbė pas kėmbe dolėm jashtė, ashtu tė tronditura. Te trotuari nė hyrje tė rrugės pamė njė njeri si tė hutuar qė nga mėnyra si sillej tė linte tė kuptoje se nuk ishte normal. Ju afruam kur ē’tė shikonim. Ishte njė shoku ynė Kasėm Demi, njė prej bashkėstudentėve shqiptar, njė djalė ēam me njė paraqitje tė bukur. Edhe ai si dukej paskėsh patur fatin tonė...
    Edhe ai kishte qenė student nė Jugosllavi...
    Edhe ai aty kishte qenė, por e kishin kapur dhe e kishin burgosur duke e torturuar. Gjatė torturave kishte pėsuar tronditje tė fortė psikike. Teksa mundoheshim tė komunikonim me Kasemin, para nesh qėndroi njė karrocė plehrash me njė kalė rakitik dhe njė tė moshuar mbi tė. Donim nuk donim hipėm nė tė, dhe morėm rrugėn nėpėr kodra e lugina deri sa mbėrritėm nė kufirin serbo-shqiptar. Sa mbėrritėm aty erdhėn ushtarėt e postės sė kufirit. I pari qė u afrua nė drejtimin tonė ishte njė oficer trupmadh. Ai nė fillim ndaloi pranė meje dhe si mė vėshtroi me vėmendje, m’u drejtua: “Mos je Agllaia Zoto ti?”. “Po, i thashė dhe pasi i tregova gjithė historinė i kėrkova tė na niste sa mė shpejt pėr nė Tiranė...
    Pra, komandanti i postės ju njohu...
    Me tė kishim qenė bashkė mė vitet e luftės. Ai kishte qenė pėrgjegjės i njė pjese tė vogėl tė zonės sė Mesaplikut. Hasan e quanin. Mbiemri nuk mė kujtohet...
    U nisėt pėr nė Tiranė...
    Po atė ditė u nisėm dhe mbėrritėm nė Tiranė. E mori vesh dhe Enver Hoxha qė u kthyem. Ishte bėrė zhurmė e madhe historia jonė. Veēanėrisht Ministria e Jashtme kishte nisur njė aksion tė gjerė me nota verbale dhe kėrkesa tė njėpasnjėshme pėr Beogradin. Nė Shqipėri diheshim tė zhdukur. Bile, as daja im, qė ishte ambasador nuk dinte gjė pėr fatin tonė. Sa mbėrritėm mė thirri Enver Hoxha. “Agllai, mė tha, kishim edhe ne njė pjesė faji, por nuk kishim cfarė tė bėnim. Duhej patjetėr qė njė pjesė tė qėndronte aty dhe tė bėnte atė punė qė bėtė ju. Sidoqoftė, gjėrat tani do tė rregullohen dhe ju do tė vazhdoni studimet. Ti do tė shkosh me studime nė Sofje nė Bullgari meqė ke dhe dajon aty Ambasador. (Nė atė kohė daja im, Vasil Konomi ishte pėrfaqėsuesi i Shqipėrisė nė Bullgari). Ashtu u bė. Unė shkova pėr studime pėr shkenca juridike, ekonomike. Tė tjerėt jo pėr histori, mjekėsi etj...
    Nė vitin 50 mbaruat studimet nė Bullgari dhe filluat tė ngjisnin shkallėt e karrierės deri nė nivelin e prokurores...
    Sa u ktheva nė Tiranė me diplomėn e juristes, mė thirri Bilbil Klosi. Me tė kishim qenė shokė lufte. Ai mė mori nė Ministrinė e Drejtėsisė dhe mė emėroi drejtoreshė tė sektorit juridik tė dikasterit tė tij. Ishte njė punė jo e keqe, por tė them tė drejtėn unė nuk gjeja rehat dhe mė dukej se vegjetoja pa ndonjė pėrgjegjėsi. Kisha pasion funksionin e prokurorit dhe shkova te Manush Myftiu dhe Hysni Kapua duke u kėrkuar tė ushtroja kėtė detyrė. Mė pyetėn pse kėmbėngulja pėr tu bėrė prokurore. U shpjegova se gjatė luftės kam parė ballistė qė bashkėpunuan nga afėr me pushtuesin dhe kėrkoja t’i vija para drejtėsisė pėr t’u treguar vendin. Ata e panė qė unė isha e vendosur dhe i telefonuan Aranit Ēelės duke i thėnė qė tė mė sistemonte me detyrėn e prokurores. Me Aranitin njihesha qė nė vitet e luftės. Qė nė kontaktin e parė Araniti mė sqaroi se nuk mund tė mė bėnte prokurore nė qytet pėr tu futur nė dhoma tė parandalimit e pėr tu marrė me lloj lloj kriminelėsh tė rrezikshėm. “Unė ty do tė dėrgoj nė Veri, mė tha Araniti. Aty ku armiku hedh diversant qė tė sabotojė popullin. Do shkosh, tha me Enver Rexhėn qė ėshtė hetuesi mė i shquar i Ministrisė sė Brendshme. Puna juaj do tė pėrqendrohet me hetimin e diversantėve tė kapur. Pastaj kur tė pėrpilonin aktakuzėn e tyre do t’i bini nė Tiranė. Kėshtu vazhdova njė vit si hetuese e Prokurorisė sė Pėrgjithshme. Nė vazhdim me insistimin tim mė bėnė Prokurore tė Tiranės...
    Ēfarė ngjarjesh mbani mend nga koha kur kryenit detyrėn e hetueses ndaj diversantėve dhe pjesėtarėve tė bandave qė operonin nė Veri?
    Ajo qė desha tė veēoj ka tė bėjė me faktin se tė gjithė kėta misionarė qė vinin nga jashtė e zbarkonin si diversant ishin shqiptarė. Mė kujtohet se me ta hetuesi me tė cilin punoja sillej shumė keq. Ai nevrikosej jashtė mase, i rrihte me grushte e shkelma, i qėllonte sa kishte fuqi duke i lėnė shumė herė pa frymė pėr toke. Shpesh herė i ndėrhyja duke i thėnė: Mos kėshtu se do na mbeten nė dorė dhe do ndėshkohemi ne. “Kėshtu e meritojnė se janė armiq, sabotatorė”, mė thoshte me njė bindje tė padiskutueshme ai...
    Ndėrkaq, keni drejtuar shumė seanca gjyqėsore si Prokurore nė Tiranė...
    Kam drejtuar vėrtetė shumė seanca gjyqėsore nė Tiranė pėr raste vjedhjesh, abuzimesh, sabotimesh, rrahjesh, por asnjėherė ēėshtje tė karakterit ushtarak. Kėto tė fundit i trajtonte Gjykata Ushtarake e cila jepte dhe dėnimet kapitale...
    Pse jeni rikthyer nė Sofje nė vitin 58?
    Ofertėn pėr tė shkuar nė Bullgari ma bėri Enveri. Ai mė thirri njė ditė dhe mė tha se duhej tė merrja nėnė Uraninė qė ishte sėmurė dhe tė shkoja nė Bullgari pėr ta kuruar. Interesimi i tij pėr nėnėn time, tė them tė drejtėn mė gėzonte jo pak. Kėshtu, njė ditė tė bukur bashkė Uraninė mbėrritėm nė Sofje. Sa u sistemuam nė hotel, i thashė nėnės tė pushonte dhe vet dola pėr tė shkuar nė Prokurorinė e Pėrgjithshme pėr tė takuar Prokurorin e Pėrgjithshėm dhe kolegėt e mi. Godina e saj nė atė kohė ishte njė nga pallatet mė tė bukura tė Evropės. Pėr ndėrtimin e saj kane punuar 4000 veta pėr 40 vjet me radhė. Ajo ėshtė ndėrtuar qė nė fillim pėr pallat drejtėsie dhe ka salla gjyqi madhėshtore. Hipa nė katin e katėrt dhe trokita te zura e Prokurorit tė Pėrgjithshėm. Ajo mė priti me gėzim tė madhe. “Po ku je moj Shqiponjė?” mė tha qė nė kontaktin e parė. Gjatė studimeve nė Sofje mė thėrrisnin “Shqiponjė” me qė isha nga Shqipėria dhe ajo njihej atėherė si vendi i shqiponjave. Aty pėr aty i shpjegova se pse ndodhesha nė Bullgari. Gjatė bisedės ai mė tha se ishte duke u zhvilluar njė simpozium ndėrkombėtar pėr drejtėsinė. Sakaq, shtoi se meqė nuk kishte pėrfaqėsues nga Shqipėria do tė ishte mirė qė unė tė merrja pjesė nė tė. E pranova me kėnaqėsi ofertėn, por shtova se nuk mund ta merrja kėtė pėrgjegjėsi pa u marrė vesh me Ambasadėn tonė nė Sofje. Ai mė shpjegoi se ambasadorin shqiptar e kishte mik dhe aty pėr aty ngriti telefonin dhe mori Vasil Konomin. Ky i fundit, sa mori vesh pėr kė bėhej fjalė, ia ktheu me qesėndi: Paska ardhur ēamarrokja mė parė te Prokurori i Pėrgjithshėm dhe daja i saj nuk di gjė?! Vasili shpjegoi se duhej tė shkoja nė ambasadė pėr tė marrė porositė e rastit. Ashtu bėra. Pėr pak ēaste u ndava me kreun e prokurorisė dhe zbrita nė katin tjetėr pėr tu takuar me prokurorin me tė cilin kisha bėrė praktikėn gjyqėsore gjatė viteve tė shkollės. Atė e quanin Angjelov. Trokita nė portėn e zyrės dhe ēuditėrisht nė karrigen e tij pashė njė tjetėr prokuror. Ishte Dhimitėr Zdravēev, njė nga tė njohurit e tjerė tė viteve tė shkollės. Sa mė pa, mė takoi me pėrzemėrsi dhe filloi tė citojė disa fragmente nga vjersha e Kristobotievit, poetit mė tė madh bullgar me famė botėrore. Biseduam disa ēaste nė kėmbė. Pastaj mė ftoi pėr njė kafe nė qytet. E falėnderova pėr ftesėn duke i treguar se nuk kisha mundėsi, pasi nė hotel mė priste nėna. Aty pėr aty mė propozoi tė mė shoqėronte dhe u nisėm bashkė. Kur shkuam aty, nėnė Urania sa e pa u vrenjt nė fytyrė. Pak a shumė e dija ēfarė mendonte, por se do tė reagonte ashtu nuk mė shkonte mėndja. Dhimitri diēka kuptoi, por nuk mund ti shkonte mėndja te fanatizmi i nėnės time. Gjithsesi, pas pesė minutash na pėrshėndeti dhe u largua. Para se tė ikte e lamė qė tė nesėrmen tė shkonim bashkė nė senaturium dhe kėshtu bėmė. Pėr 20 ditė qė qėndruam nė Bullgari, unė gjeta mbėshtetjen dhe miqėsinė e Dhimitrit. Ai erdhi dhe nė momentin kur do tė niseshim pėr nė Shqipėri. Kishte me vete dy kuti dhuratash, njė pėr nėnė Uraninė me njė buqetė me lule tė bardha si thinjat e saj dhe njė pėr mua me tridhjetė trėndafila tė kuq. Kur do ikte mė vuri buqetėn e karafilave nė duar dhe mė puthi nė faqe. Kjo ja shtoi dhe mė shumė dyshimin nėnės time e cila sa u largua Dhimitri m’u kthye qortueshėm:”Ti bija ime, nuk do ti thuash gjė nėnės tėnde?” Pastaj kėrkoi tė mėsonte diēka mė shumė pėr atė qė ajo e quante simpatizanti im, duke mė kujtuar pėr tė hapur pakon qė mė kishte dhuruar. E hapa gjithė kėrshėri dhe vura para saj tė gjitha suveniret e Dhimitrit, njė varėse, njė unazė dhe byzylykun vezullues. Nėnė Urania, u hodhi njė sy kalimthi dhe u kthye nga unė: Pse nuk thua se ky Dhimitri ti ka hedhur zinxhirėt!...
    Mė nė fund u kthyet nė Tiranė...
    Qysh nė Rinas na u rezervua njė pritje e ngrohtė. Kishin dalė pėr tė na pritur mjaft miq e tė afėrm. Midis tyre dhe dy nga kandidatėt qė kishin kėrkuar tė martoheshin me mua. Deri atėherė nuk kisha prerė fjalėn me asnjėrin, por ata vazhdonin nė kėmbėnguljen e vet. Tė nesėrmen e zbritjes nė Tiranė fillova punė nė prokurori...
    Tė rikthehemi te historia me Dhimitrin e Bullgarisė. Gjithēka u mbyll me dhuratėn e asaj dite pėrcjelljeje...
    Pėrkundrazi, ajo ishte faqja e parė e historisė me tė. Njė ditė teksa isha nė zyrė, Dhimitri mė telefonoi nga Zvicra dhe mė tha se do tė vinte nė Tiranė dhe kėrkonte tė mė takonte pėr njė ēėshtje tė rėndėsishme. “Si thua, mė pranon?”, pyeti ai. “Si jo, me gjithė qejf!”, iu pėrgjigja. Tanimė Dhimitri ishte shfaqur i plotė nė ofertėn e tij. Rrugėtimi nė Shqipėri me sa dukej do ta zbulonte pėrfundimisht atė. Po si do ta rregulloja me nėnė Uraninė?! Nejse. Shkova nė shtėpi. Nė atė kohė banonim te “Ali Demi” bashkė me njėrin nga vėllezėrit. I tregova Uranisė mesazhin e telefonit tė Dhimitrit. Avioni do vinte tė nesėrmen nė orėn 10. Nė mbrėmje lajmėrova dy mikeshat e mia, Liri Gjolikun dhe Violeta Manushin dhe bashkė me to dolėm pėr ta pritur Dhimitrin nė aeroport. Tė nesėrmen ai mė tha se donte tė takonte Enver Hoxhėn. Bisedova me sekretarin e Presidentit, njė ish partizan nga Qeparoi dhe me ndėrhyrjen e tij takimi u realizua. Enveri e priti nė zyrė dhe bisedoi me tė rreth gjysmė ore. Gjatė kėsaj kohe ne e prisnim jashtė. Kur doli dukej i qeshur. Sa u afrua, mu drejtua me njė ton emocional: “Agllaia! Nėse ti nė prani tė kėtyre njerėzve mė thua “po”, unė bėhem njeriu mė i lumtur i botės”. Mė vonė Dhimtri mė shpjegoi gjerė e gjatė si kishte rrjedhur takimi me Enverin. Qysh nė fillim Enveri e kishte pyetur gjithė kėrshėri: Ēfarė u solli te ne, bukuria e Shqipėrisė apo bukuria e Agllaisė?! “Bukuria e tė dyjave” ishte pėrgjigjur Dhimitri duke i treguar arsyen e vėrtetė. Pas dy tre ditėsh, kur ai ishte larguar mė thirri Enveri dhe mė tha se i kishte shkuar nė zyrė njė bullgar dhe i kishte kėrkuar dorėn pėr mua...
    Sepse nė atė kohė...
    Sepse nė atė kohė ligji e ndalonte martesėn e kuadrove tė lartė me tė huajt...
    Pra Byroja Politike mori vendimin qė ju tė martoheshit me bullgarin Dhimitėr Zdravēev...
    E tillė ishte koha atėherė. E keqja nė kėtė rast nuk ishte te pėlqimi i Byrosė Politike, por te hezitimi i nėnė Uranisė, e cila nuk e miratoi asnjėherė kėtė martesė. Ajo nuk ma dha asnjėherė bekimin qė japin nėnat pėr martesat e vajzave. Sipas saj, njė martesė me tė huajt, tė bėnte tė huaj pėr Shqipėrinė. Tėrė jetėn e pata brengė qė nuk e mora bekimin e nėnė Uranisė...
    Pra, shkuat e krijuat familje nė Bullgari...
    Aty fillimisht isha e nderuar, kisha lavdi, pushtet, ndjehesha e lumtur...
    Punuat nė profesionin tuaj aty...
    Nė Sofje punova prokurore Qarku. Pastaj mė bėnė Prokurore tė Pėrgjithshme dhe mė sė fundi mė emėruan zėvendėsministre. Sidoqoftė, gjėrat nuk do shkonin mirė deri nė fund. Njė ditė mė thirri Presidenti i Bullgarisė Teodor Zhivkov dhe mė tėrhoqi vėmendjen:”Ti Agllai, mė tha, ke deklaruar se diktatura jonė ja kalon dhe asaj tė fashizmit. E pakėnaqur je ti? Ē’tė tė tė dhurojė mė shumė Partia jonė? Po vazhdove kėshtu, do tė ta presim gjuhėn!”. Kaq ishte goditja e parė. Pas saj do vinte rrebeshi, pėrndjekja, drama...
    Pra ju kishit folur dhe kishit denoncuar fenomenet qė vinit re nė realitetin bullgar...
    Kisha konstatuar mjaft shfaqje tė shėmtuara gjatė ushtrimit tė detyrės. Veēanėrisht kisha prekur korrupsionin e gjykatave. Vajzat qė mbaronin studimet e juridikut dhe aplikonin pėr punė, pėrgjegjėsit e gjykatave kėrkonin t’i kalonin njė herė nė duart e tyre pastaj t’i emėronin nė detyrė. Tjetėr: Sipas ligjit tė asaj kohe dėnohej njėlloj si mendimi dhe veprimi, gjė qė nuk ekzistonte nė asnjė nga vendet diktatoriale. Po kėshtu, autoritetet nuk u jepnin qytetarėve tė thjeshtė pasaportė pėr tė dalė jashtė shtetit qė tė takoheshin me tė afėrmit e tyre. Pra, njė shkelje flagrante e tė drejtave tė njeriut...
    Tė rikthehemi te takimi me Zhivkovin, ēfarė ndodhi mė tej nė komunikimin e asaj dite me tė?
    President Zivkovi mė kėrkoi teserėn e Parisė, por unė kundėrshtova dhe i thashė se do ta dorėzoja ku e kisha marrė. Po atė ditė mė thirrėn nė Komitetin e Partisė dhe mė kėrkuan tė njėjtėn gjė duke m’u hakėrryer me fjalė nga mė tė ēuditshmet “armike e popullit”, “e padėshirueshme”, “e rrezikshme” etj.
    E pa dėshirueshme dhe e rrezikshme nuk jam unė, u thashė, por juve qė keni devijuar nga premtimet qė i keni dhėnė popullit gjatė luftės nacionalēlirimtare dhe nė fillimet e pushtetit popullor. Ju e keni kthyer sistemin, tė tmerrshėm, agresiv dhe brutal mė keq se fashizmi. Hodha teserėn e partisė mbi tavolinė dhe u largova e indinjuar...
     
    .
  4. ARMANDA
     
    .

    User deleted



    Misioni i Kadri Hazbiut nė Sofje: Enveri kėrkon divorcin me Zdravēevin

    Nga qelitė e UDB-sė, nė auditorėt e Sofjes pėr tu diplomuar juriste, pastaj nė Tiranė, prokurore pėrballė diversantėve dhe pjesėtarėve tė bandave! Rrėfimi i Agllai Zotos publikuar nė numrin e djeshėm tė gazetės, veē kėtij “shtegtimi” qė i pėrket fillimit tė viteve 50, zbulon pjesėn mė interesante tė jetėshkrimit tė saj, ku njė vend tė veēantė zė martesa dhe divorci me prokurorin bullgar Dhimitėr Zdravēevi. Nė tė dyja rastet, kujton Agllaia, pėrcaktues ishte Enveri, i cili bekoi i pari kėtė lidhe dhe po i pari urdhėroi prishjen e saj kur u prishėm me Moskėn. Sakaq, gruaja qė ndau jetėn midis Sofjes dhe Tiranės veēon pėrjetimet nga vitet kur ushtroi detyrėn e Zėvendėsministres sė Drejtėsisė sė Bullgarisė. Rebelimi pėr padrejtėsitė e regjimit, pas shkarkimit nga funksioni, do ti kushtonte njė kalvar tė tėrė vuajtjesh e persekucioni. Ndėshkimin sė pari do ta merrte nė zyrėn e kryetarit tė shtetit, i cili me dy fjalė “do ta presim gjuhėn”, e shpalli zyrtarisht tė padėshirueshme dhe tė rrezikshme. Nė vijim Agllaia Zoto tregon mėnyrėn si u kryqėzua nga shėrbimet sekrete dhe KGB-ja tė cilat e gjurmonin pėr ta risjellė nė Sofje ku ishte dėnuar me pushkatim...

    President Zivkovi mė kėrkoi teserėn e Parisė, por unė kundėrshtova dhe i thashė se do ta dorėzoja ku e kisha marrė. Po atė ditė mė thirrėn nė Komitetin e Partisė dhe mė kėrkuan tė njėjtėn gjė duke mu hakėrryer me fjalė nga mė tė ēuditshmet “armike e popullit”, “e padėshirueshme”, “e rrezikshme” etj. E pa dėshirueshme dhe e rrezikshme nuk jam unė, u thashė, por juve qė keni devijuar nga premtimet qė i keni dhėnė popullit gjatė luftės nacionalēlirimtare dhe nė fillimet e pushtetit popullor. Ju e keni kthyer sistemin, tė tmerrshėm, agresiv dhe brutal mė keq se fashizmi. Hodha teserėn e partisė mbi tavolinė dhe u largova e indinjuar...

    Ndėrkohė ēfarė ndodhte nė familjen tuaj?

    Kishte ndodhur divorci i madh i Shqipėrisė me Bashkimin Sovjetik. Tirana turmetonte me tė madhe luftėn ndaj vendeve satelite tė Moskės ku pėrfshihej dhe Bullgaria e cila kishte mbėshtetur qėndrimet e Hrushovit. Nė kėtė periudhė, me porosi tė Enverit erdhi dy herė nė Sofje Kadri Hazbiu dhe mė kėrkonte me ngut tė ndahesha me Dhimitrin qė mos tė konsiderohesha revizioniste. Ishte diēka dramatike. Refuzimi, sipas logjikės sė regjimit do tė thoshte goditje fatale jo vetėm pėr mua. Do tė thoshte burg pėr nėnėn, vėllezėrit, internim deri te gjenerata e shtatė e tė afėrmve. Veē Kadri Hazbiut erdhi me kėtė mesazh nė Sofje dhe Aleko Sheti njė kushėri ynė qė ishte funksionar i lart i Ministrisė sė Jashtme...

    Deri nė momentin qė u kėrcėnoi Zhivkovi, kishit ardhur ndonjėherė nė Shqipėri?

    Nė Tiranė erdhėm nė muajin e mjaltit, pasi kishim kaluar nė tė gjitha kryeqytet e Evropės. Erdhėm nga Greqia. Kur mbėrritėm, na thirrėn nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme dhe na qortuan pse kishim takuar nė Athinė dajon tim, vėllain e Uranisė. Kjo e revoltoi shumė tim shoq Dhimitrin dhe aty pėr aty shpėrtheu me zemrat: “Kush jeni ju qė na kėrkoni llogari nga do shkojmė e kė do takojmė?! Unė shkoj ku tė dua e takohem me kė dua! Vetėm regjimet fashiste mund tė sillen kėshtu!”

    A ndikoi presioni i liderėve tė Tiranės pėr tu divorcuar me Dhimitrin?

    Unė u ndava me bashkėshortin, por nuk ishte vetėm kjo arsyeja e divorcit. Ishte momenti kur dhe marrėdhėniet shtetėrore ishin futur nė krizė tė thellė. Pastaj unė isha shpallur zyrtarisht e rrezikshme dhe e padėshiruar nė Bullgari. Mė lehtė bėja punė propagandistike nė regjimin fashist e nazist se nė regjimin komunist tė Sofjes. Aty ishte instaluar njė diktaturė krejtėsisht ēnjerėzore...

    Kjo u shtyu tė jepnit dorėheqjen pėrpara Prokurorit tė Pėrgjithshėm?

    Nuk bėhet fjalė pėr njė dorėheqje nė kushte normale. Ishte si tė thuash diēka e detyruar, e imponuar forcėrisht. Njė ditė mė thirri Prokurori i Pėrgjithshėm i cili e kishte bėrė gati letrėn e dorėheqjes dhe ma zgjati ta firmosja. Ky me sa dukej ishte njė ritual krejt formal. Teksa priste tė nėnshkruaja dokumentin ogurzi, prokurori mė sqaroi se po tė kundėrshtoja dorėheqjen me vullnetin tim, do mė pėrjashtonin zyrtarisht nga detyra dhe kjo do tė shoqėrohej me pasoja tė rėnda, ēka parashikonte se nė kėtė rast nuk do tė gjeja punė as pėr tė pastruar shkallėt e pallateve. Shkurt, nuk mbetej gjė tjetėr vetėm tė pranoja zgjidhjen e ofruar. Me dorėn qė mė dridhej hodha firmėn nė letrėn qė mė ofroi Prokurori dhe u largova. Ika qė aty e dėrrmuar, por nuk dija ku tė shkoja. Njė moment thashė tė shkojė pėr tu qetėsuar nė Novazagora te shoqja ime e ngushtė Sllavka Jani e cila ishte drejtoreshė e Muzeut Historik Kombėtar tė Bullgarisė. Mora makinėn dhe u nisa. Pas 120 kilometrave rrugė ndalova para portės sė saj. Kur po i bija ziles pėr tu futur brenda, mė zunė me forcė pėr krahu dy burra dhe mė urdhėruan tė shkoj me ta. I pyeta kush ishin dhe ata mė nxorėn dokumentin e Policisė Sekrete pa fol. Sakaq mė morėn nė makinėn e tyre dhe bashkė me ta shkuam te shtėpia ime. Aty mė kėrkuan t’i qerasja. U hodha pijen qė kisha. Mora njė gotė dhe pėr vete. Njė moment njėri kėrkoi ujė dhe u ēova. Kur u ktheva nė gotėn time diēka kishin hedhur dhe sa e vura nė buzė rashė pėrdhe. Nga ai ēast nuk mbaj mėnd gjė. Tė nesėrmen e shoh veten nė njė nga dhomat e ēmendinės, ku kishte dhe disa tė tjerė, kryesisht opozitar tė ndėshkuar tė regjimit. Mbaj mėnd qė mė jepnin ilaēe me grusht dhe me impononin qė ti pija me zor. Mė hapnin gojėn me forcė dhe mė hidhnin ujė nė fyt duke mė mbajtur nė kėmbė deri sa i kaloja poshtė. Herė pas here mė merrnin dhe mė ēonin nė njė bodrum qė ishte dy kate mė poshtė dhe aty mė lidhnin kėmbė e duar. Sakaq nuk vononte dhe vinin dy bullgare qė fillonin me rrebeshin e sharjeve “Armike e Popullit”, “Tradhtare”, “Shtrigė e shitur” duke mė qėlluar me ēfarė tė mundnin. Orė tė tėra kalonin kėshtu nėn njė torturė tė tmerrshme. Pastaj mė merrnin zvarrė e mė ēonin nė dhomė. Kanė qenė ditė e net ferri ato qė edhe varrit kam pėr t’ja treguar. Po e keqja nuk mbyllej kėtu. Pas kėtij kalvari, erdhi radha pėr tė mė bėrė kafshė eksperimentale pėr auditorėt e bluzave tė bardha. Mė merrnin me forcė dhe mė shpinin nė fakultetin e mjekėsisė, mė vinin pėrballė studentėve dhe profesorėve tė psikiatrisė dhe mė fusnin nga goja ca ilaēe tė provuara rishtas te miqtė dhe kafshėt e tjera. Qėndroja e ngrirė nė karrige sa fillonte efekti i tyre. Pastaj profesorėt afronin aty studentėt dhe flisnin pėr to duke vėzhguar nga afėr reagimet e mija. Njė tmerr i jashtėzakonshėm. Njė tjetėrsim njerėzor i paimagjinueshėm. Do kalonin kėshtu seanca pa mbarim. Do vazhdonte kjo histori pa ndėrprerje rreth njė vit. Ndoshta do tė kalonte mė tej, po deshi fati dhe shpėtova krejt rastėsisht...

    Ēfarė ndodhi?

    Gjatė seancave qė bėnim nė auditorin e fakultetit tė mjekėsisė, njė ditė mė njohu njėri nga profesorėt e psikiatrisė. Ai e kuptoi lojėn qė ishte bėrė dhe organizoi largimin tim nga ky ferr. Madje mundėsoi dhe largimin tim nė Francė. “Shko aty, mė tha dhe dėshmoi Perėndimit skėterrėn e Lindjes...

    Ndėrkaq mbėrritėt nė Francė...

    Qysh nė fillim u vendosa nė Paris. Shkova te avokati i njohur Pjer Kalor, i cili ishte anėtar i Byrosė Politike tė Partisė Komuniste tė Francės dhe njėri nga avokatėt e Nelson Mandelės. Duke i kėrkuar ndihmė, i shpjegova arsyet pse kėrkoja tė sistemohesha aty, duke u pėrqendruar kryesisht nė rrethanat e divorcit me burrin, gjė qė ishte e vėrtetė, por jo arsyeja kryesore e largimit tim nga Bullgaria. Me ndihmėn e Pjer Kalorit mund tė vė nė vijė ēėshtjen e dokumenteve. Fillova tė integrohem nė jetėn e Parisit. Pasi mora veten nga vuajtjet e ēmendinės, nisa nga puna pėr tė pasqyruar skėterrėn e vendeve totalitare tė Ballkanit. Bėra intervista nė Radio, nė Televizion, shkrova libra. Kryemesazhi i tyre: denoncimi i diktaturės sė regjimeve komuniste tė Ballkanit. Nė njė kohė tė shkurtėr botova shtatė libra me kėtė temė. Jehona e tyre ishte e madhe sidomos nė opinionin francez.
    Ndėrkaq, mjaft syresh kishin rėnė dhe nė dorėn e zbulimeve sekrete bullgare tė cilat bashkė me KGB-nė ishin vėnė nė gjurmimin tim dhe ishin pėrfshirė nė misionin pėr tė mė rikthyer nė Sofje ku mė kishin dėnuar nė mungesė me vdekje pėr veprimtari antikomuniste antibullgare. Pikėrisht pėr tu mbrojtur nga kėto tentativa kisha kėrkuar mbrojtjen e Ministrisė sė Brendshme tė Francės

    A e keni ndjerė veprimtarinė e shėrbimeve sekrete gjatė kohės qė ishit nė Paris?

    Gati ēdo ditė ndjehesha e ndjekur dhe e gjurmuar prej tyre. Njė darkė, teksa kthehesha nė shtėpi pas njė takimi ndėrkombėtar nė Odeon ku isha ftuar nga Sekretari i Pėrgjithshėm Ilva Lutirner (profesor filozofie nė Sorbon) konstatova se banesa ime ishte kontrolluar dhe gjithēka nė tė ishte bėrė rrėmujė. Atėherė banoja nė Ruidesen, nė rrugėn e Senes Nr 32 kati i shtatė qė ishte dhe kati i fundit. Agjentėt e KGB-sė ishin futur nga lart, dhe gjatė zbritjes kishin rrėzuar dhe kundrabufenė duke lėshuar pėrtokė xhama, filxhanė, pjata e gjithēka tjetėr qė ishte nė tė. E kuptova menjėherė qėllimin e plaēkitjes. Gjithsesi, operacioni kishte qenė pa pasoja. Po raste tė tilla kam pėrjetuar me dhjetėra. Unė e dija qė mė ndiqnin. Nė kofidencė Kryetari i Gjykatės sė Lartė tė Bullgarisė mė kishte njoftuar se nė Sofje mė kishin dėnuar me vdekje nė mungesė...

    Policia sekrete bullgare dhe KGB-ja kanė kėrkuar qė...

    Qė tė mė kthejnė nė Bullgari dhe me kėto prova, me kėto botime, me kėto foto kamera tė mė dėnonin me vdekje. Pra materiali ishte i bollshėm, madje nuk kishte nevojė pėr kaq shumė. Me gjysmė e veprimtarisė qė kisha konsumuar, e pėrligjja sipas logjikės sė ligjit tė tyre dėnimin maksimal. Nė atė periudhė, siē e thashė botimet e mia bėnė jehonė tė madhe nė Paris. Mjaft profesor tė shquar shkruanin atėherė se shkrimet e Agllaia Zotos kanė njė vlerė tė veēantė edhe nga fakti qė ajo kritikon zbatimin e keq dhe jo tė drejt tė filozofisė sė socializmit, por jo ideologjinė, sepse vazhdon tė aspirojė njė shoqėri njerėzore humane dhe tė drejt. Po tė mė pyesėsh sot se a e do atė regjim, unė do tė thosha: Kurrė ashtu si ka qenė. Asnjėherė shoqėria njerėzore mos provoftė njė skėterrė tė tillė! Premtuam shumė nė fillimet tona ne ish partizanėt e ish komunistėt, por njė vrimė nė ujė u bė.

    Kjo veprimtari krijuese nė Paris ju dha mundėsinė pėr tu njohur me shumė personalitete franceze...

    Do tė veēoja kėtu njohjen me Pjer Kaldor, njė figurė e shquar kjo e Francės sė asaj periudhe. Miqėsia me tė do mė shtonte tė tjerė shokė e miq tė fushės sė kulturės, tė artit e tė shkencės.
    Mbėshtetja dhe inkurajimi i tyre ka qenė shumė e madhe. Prej saj jo vetėm qė kam pėrfituar shumė nga ana profesionale e krijuese, por kam marrė dhe shumė vlerėsime nga institucione prestigjioze. Kėshtu nė vitin 1975 jam dekoruar me medalje argjendi si grua simbol pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut dhe paqen botėrore. Ishte nė nderin tim qė kėtė dekoratė ma dorėzoi artisti me famė botėrore Zhan Gobel. Medaljen e dytė e kam marrė nga Fondacioni “Pro Patria”. Sakaq kam marrė dhe njė medalje tė tretė tė cilėn ma ka dorėzuar prefekti i Athinės. Po kėto nuk janė tė vetmet dekorata. Gjashtė tė tilla i kam marrė pėr kontributin gjatė viteve tė luftės. Nejse. Le tė vazhdojmė pėr pėrkrahjen qė mė kanė dhėnė personalitetet franceze. Me mbėshtetjen e njė gruaje tė shquar e cila ishte anėtare e KQ tė Francės dhe kryetare e sindikatave franceze jam njohur me Miteranin. Jam takuar me tė disa herė, bile deri vonė kam pasur dhe korrespodencė me letra. Njė nga letrat e tij e kam botuar dhe nė librin tim tė fundit...

    Si e siguronit jetesėn nė Paris?

    Pėrveē mbėshtetjes nga Pjer Kaldor nėpėrmjet tė cilės siguroja njė rogė mujore, merresha edhe me pėrkthime, Fakti qė dija shtatė gjuhė tė huaja, mė jepte avantazh jo tė vogėl nė kėtė punė. Njė nga prokurimet e mija tė asaj periudhe ishte njohja e mėnyrės sė jetesės sė aristokracisė franceze. Shkova njė ditė te katedralja Madalena. Nė qendėr tė saj pashė nė tavolinė njė grua qė shkruante pa e ēuar kokėn. Rreth e qark saj ishin me dhjetėra gra tė tjera. Njė moment u bėra kurjoze dhe u afrova te gruaja qė shkruante nė bllok. E pyeta ēfarė bėnte dhe mu pėrgjigj aty pėr aty: Unė jam pėrgjegjėse e gjithė atyre grave qė kanė nevojė pėr njė kėshillė, pėr njė pėrkrahje, pėr ndihmė morale. Mblidhemi kėtu dhe pastaj shkojmė dhe pimė ndonjė ēaj. Po, ju mė pyeti ajo cila jeni. Sakaq i thashė diēka mbi personin tim, Ju qenkeni shumė interesante, mė tha dhe mė ftoi tė nesėrmen nė shtėpi. Shtėpinė e kishte nė Zhamizhel, afėr banesės time. I kėrkova tė mė ndihmonte pėr tė kontaktuar me gratė aristokrate dhe ajo mė premtoi pa hezituar. Do tė tė njohė unė, tha me disa mikesha tė mija, disa janė nga familja mbretėrore franceze dhe disa nga princeshat bjelloruse qė jetojnė nė Paris prej vitesh. Qė tė nesėrmen mė njohu me dy tė tilla. Unė e pata tė vėshtirė tė punoja pėr to, pasi vetėm procesin e hekurosjes mund tė bėja nė banesat e tyre dhe asgjė tjetėr...
     
    .
  5. ARMANDA
     
    .

    User deleted



    Policia e Lushnjės, ferri ku u paraqita 10998 herė nė 5 vjet

    “Kur regjimin e shkela nė kallo dhe fillova tė denoncoj dhunėn e tij, mė hoqėn nga detyra menjėherė dhe mė pėrplasėn nė ēmendinė. Madje nė psikiatrinė e Sofjes mė bėnė kaive eksperimentale!” Pėrtej kėtij momenti qė pėrcakton fillim e dramės tė ish prokurores sė Bullgarisė me kombėsi shqiptare, nė numrin e djeshėm gazeta publikoi kujtimet e Agllaia Zotos nga dit-netėt kur gjurmohej nga KGB-ja dhe shėrbimi sekret i Sofjes pėr tu ekzekutuar sipas vendimit tė Gjykatės Ushtarake Bullgare.
    Ndėrkaq, ajo ēfarė ndodhi me tė gjatė kohės kur jetonte nė Paris dhe mbėshtetja qė gjeti aty nga personalitetet mė nė zė tė Francės, pėrbėjnė pjesėn mė interesante tė retrospektivės sė panjohur nga opinioni shqiptar. Ndėrkaq, Zoto zbulon pėr herė tė parė mėnyrėn dhe rrethanat si ėshtė divorcuar me prokurorin Dhimtėr Zdravēevin, duke kujtuar misionin e Kadri Hazbiut nė Sofje, i cili i transmetoi urdhrin e Enverit pėr ndėrprerjen e kėsaj lidhje tė bekuar prej tij...Pėrveē mbėshtetjes nga Pjer Kaldor nėpėrmjet tė cilės siguroja njė rogė mujore, merresha edhe me pėrkthime, Fakti qė dija shtatė gjuhė tė huaja, mė jepte avantazh jo tė vogėl nė kėtė punė. Njė nga preokupimet e mija tė asaj periudhe ishte njohja e mėnyrės sė jetesės sė aristokracisė franceze. Shkova njė ditė te katedralja Madalena. Nė qendėr tė saj pashė nė tavolinė njė grua qė shkruante pa e ēuar kokėn. Rreth e qark saj ishin me dhjetėra gra tė tjera. Njė moment u bėra kurjoze dhe u afrova te gruaja qė shkruante nė bllok. E pyeta ēfarė bėnte dhe mu pėrgjigj aty pėr aty: Unė jam pėrgjegjėse e gjithė atyre grave qė kanė nevojė pėr njė kėshillė, pėr njė pėrkrahje, pėr ndihmė morale. Mblidhemi kėtu dhe pastaj shkojmė dhe pimė ndonjė ēaj. Po, ju mė pyeti ajo cila jeni. Sakaq i thashė diēka mbi personin tim, Ju qenkeni shumė interesante, mė tha dhe mė ftoi tė nesėrmen nė shtėpi. Shtėpinė e kishte nė Zhamizhel, afėr banesės time. I kėrkova tė mė ndihmonte pėr tė kontaktuar me gratė aristokrate dhe ajo mė premtoi pa hezituar. Do tė njohė unė, tha me disa mikesha tė mija, disa janė nga familja mbretėrore franceze dhe disa nga princeshat bjelloruse qė jetojnė nė Paris prej vitesh. Qė tė nesėrmen mė njohu me dy tė tilla. Unė e pata tė vėshtirė tė punoja pėr to, pasi vetėm procesin e hekurosjes mund tė bėja nė banesat e tyre dhe asgjė tjetėr...


    Kisha 10 vjet qė kėrkoja tė vija nė Shqipėri. Komunikimin me njerėzit deri atėherė e mbaja vetėm me letra. Dita ditės kėmbėngulja si e si tė vija. Mirėpo Enveri megjithė pėrkrahjen e veēantė qė mė ka dhėnė pėr problemet jetike qė kam pasur, siē e kam shkruar nė librat e mi, nuk mė jepte vizė pėr tė parė nėnėn qė po shkonte 100 vjeēe. Madje as nėnė Uranisė nuk i jepte vizė pėr tė ardhur nė Paris. I kishte kapur frika e propagandės qė bėja unė nė perėndim kundėr regjimeve totalitare komuniste. Kishin frikė se do tė shkruaja dhe pėr Shqipėrinė. Po unė pėr Shqipėrinė ēdo gjė qė shkruaja e konsultoja me shkrimtarin mė tė madh francez tė asaj kohe Zhylbert Pyry, i cili ishte intelektual i spikatur i sė majtės. Ai mė thoshte se Shqipėrinė e njihte shumė mirė dhe ishte mik i ngushtė i Enver Hoxhės. Bile, thoshte se kur vinte nė Tiranė nuk flinte nė hotel por nė shtėpinė e Enverit nė bllok. Nė fakt unė kisha bindjen se i vetmi vend nė botė qė i qėndronte besnik idealeve dhe premtimeve tona tė kohės sė luftės nacionalēlirimtare ishte Shqipėria, kurse Shqipėria ishte burgu mė i madh, regjimi mė ēnjerėzor, mė i ashpėr, mė i egėr, mė i pamoralshėm...

    <b>Mė nė fund e morėt vizėn dhe erdhėt...

    Kjo ishte njė histori mė vete qė mė ka bėrė tė vuaj pėr shumė kohė. Si ambasadori Dhimitėr Lamani dhe Javer Malua mė thoshin gjithmonė se ishin tė predispozuar pėr tė mė ndihmuar qė tė mė pajisnin me vizė, por sipas tyre, nuk dihej arsyeja e vėrtetė pse nuk miratohej kėrkesa e tyre nga zyrtarėt e Tiranės. Kur erdhi njė sekretar i ri nė Ambasadė, Nendret Hoxha e quanin, gjėrat filluan tė lėvizin pėr mirė. Njė ditė ai mė thirri dhe mė tha se kėrkesa ime ishte marrė parasysh. Bile mė shpjegoi se nuk do mė jepnin pasaportė tė thjeshtė por pasaportė diplomatike pėr tė qenė mė e sigurt nė lėvizjen time nė drejtim tė Shqipėrisė. Pastaj kur mė pėrcolli, diku afėr portės mė ndaloi dhe filloi tė mė porosis: Agllai, Shqipėria nuk ėshtė ajo qė mendon ti. Ta them kėtė nė kofidencė pėr ta pasur parasysh. Kur tė shkosh aty, duhet tė kesh kujdes qė mos tė mburrėsh asgjė nga Perėndimi. Nuk duhet tė tregosh asnjė konsideratė pozitive pėr Perėndimin. E para kjo. Tjetra: Nuk duhet tė kesh asnjė pretendim nė fillim as pėr botim librash, pėr asgjė. Le tė kalojė ca kohė dhe kur ata tė shikojnė qė t’i nuk je influencuar nga Perėndimi, po vazhdon tė jetosh ditėt e tua modeste si ish luftėtarja e dikurshme, pa shumė pretendime dhe jashtė tė gjitha influencave tė huaja, me siguri qė kanė pėr tė t’i ofruar tė gjitha mundėsitė e nevojshme. E dėgjova me shqetėsim dhe aty pėr aty i thashė se mos jeni provokator. “Ua, ē’thua moj Agllai, unė provokator?. Qėllimi im ėshtė krejt dashamirės nė mėnyrė qė kur tė jesh aty mos tė befasohesh me situatėn...”. Dhe ndodhi qė erdha, duke bėrė realitet ėndrrėn e shumė viteve, atė qė e kisha dėshiruar prej kohėsh. Pas gjithė atyre peripecive qė kisha kaluar, mendova se mund tė qetėsohesha por isha gabuar

    Pra, vendosėt tė vinit nė Shqipėri nė vitin 1978. Si u pritėn?

    Pritja ishte e bukur, e ngrohtė, me dhurata, me lule nga miqtė dhe familjarėt. Shkova te shtėpia ime nė lagjen “Ali Demi”, nė njė apartament tė mrekullueshėm ku jetonte nėna me njėrin nga vėllezėrit.. U kėnaqa qė konditat nė Shqipėri ishin tė mira, qė nuk ekzistonin mė ato shtėpitė e ulta e tė ngushta. Mė bėri pėrshtypje mobilimi i tyre me mobilie moderne si tė Parisit. Kėshtu kaluan ditėt e para, ku ndjehesha e lumtur nė ngrohtėsinė e miqve dhe familjarėve tė mi. Nė krye tė tre javėve mė thirrėn nė drejtorinė e Punėve tė Brendshme. Zyrtari qė mė priti ishte djali i Gogo Nushit me tė cilin bisedova lirisht. Duke mė folur ai mė komunikoi se sipas rregullit njerėzit qė vijnė nga jashtė pėr tu riatdhesuar,(si rasti im), duhej tė shkonin disa kohė jashtė Tiranės pėr tu ambientuar dhe pastaj tė ktheheshin nė kryeqytet. Mirė, i thashė, tė bėhet si ėshtė rregulli zyrtar. Mė tha se do tė shkoja nė Lushnjė. Mos mė ēoni aty, i thashė, pasi unė kur isha partizane kam qenė nė Lushnjė, ashtu siē kam qenė dhe nė Mesaplik, nė Fier e nė tė gjitha kėto zona. Do tu kėrkoja tė mė ēonit nė Krujė, qė ėshtė njė zonė malore dhe mė bėn mirė pėr shėndetin. Do ta bėnim me gjithė qejf, mė tha djali i Gogo Nushit, por pėr njerėzit qė riatdhesohen dhe duhet tė ambientohen, ėshtė pėrcaktuar zyrtarisht qyteti i Lushnjės. Desha nuk desha pranova. Pas njė muaj erdhi dhe dokumenti me vendimin e Komitetit tė Internim Dėbimeve. Si tani e mbaj mėnd tekstin e tij: “Vendim Numėr 11 janar 1979. Agllaia Zoto internohet nė Lushnjė me detyrimin e paraqitjes tre herė nė ditė nė Degėn e Punėve tė Brendshme, nė mėngjes ora 07, nė drekė ora 12 dhe nė darkė ora 21”.
    Motivacionin ma komunikuan me gojė dhe sipas tij bėhej fjalė se kisha shkruar libra dhe kisha bėrė propagandė nė perėndim kundra regjimit totalitar komunist. Nė datėn e caktuar shkova nė Lushnjė. Autoritetet mė sqaruan pėr gjithēka dhe mė caktuan banesėn, e cila ishte nė njė pallat nė qendėr tė qytetit. Nė pėrgjithėsi kushtet ishin tė mira. Po kėshtu dhe komshinjtė. Njė pjesė tė tyre, siē e mora vesh mė vonė, policia sekrete i kishte porositur qė tė bėnin kujdes pėr tė parė se ku shkoja, me kė flisja, kush mė hynte e mė delte nga shtėpia etj...
    Si e pritėt internimin ju intelektualja qė vinin nga Perėndimi?
    U befasova. U tmerrova. Mė dukej njė gjė e paimagjinueshme. Po gjithsesi u pajtova...

    U pajtuat ndėrkohė dhe me detyrimin pėr tu paraqitur tre herė nė ditė te sporteli i policisė...

    Nuk kisha si tė sillesha ndryshe. Kam qenė shumė korrekte me tė gjitha kėrkesat zyrtare. Komisari i degės, Shefqet Zerdelia, qysh ditėn e parė qė mė thirri nė zyrė dhe mu drejtua me njė ton brutal: Ti armikja e popullit, nė qoftė se do tė vonohesh qoftė dhe tre minuta nga orari i caktuar pėr tu paraqitur nė degė, do degdisesh nė fshatrat ku mushkonjat janė sa njė aeroplan. Fjala e tij ishte ligj. Ashtu dhe vetėm ashtu duhej bėrė patjetėr. Ky ritual pėrsėritej tre herė nė ditė. Madje unė shkoja 5-10 minuta pėrpara. Kur binte shi futesha brenda nė ndėrtesėn e policisė. Mė njihnin tė gjithė. Pesė vjet rresht jam paraqitur 10998 herė te sporteli i policisė. Gjatė verės dhe nė ditė me diell shkoja ose me motorin e vogėl ose me biēikletėn time. Mė problem kisha paraqitjen nė mbrėmje, sidomos nė dimėr kur errėsohej shpejt. Teksa kthehesha pėr tė shkuar nė shtėpi, mė merrnin qentė nga pas, mė grisnin pantallonat dhe mė kafshonin nga kofshėt. Ende kam nė kėmbė gjurmėt e dhėmbėve tė qenve tė Lushnjės...

    Si ka qenė jeta juaj gjatė viteve tė internimit?

    Shpirtėrisht e plagosur, aq sa zemra mė kullonte gjak nga marazi. Ata vetėm nga dyshimi se mos shkruaja libra kundra regjimit dhe Shqipėrisė, mė izoluan dhe mė gjurmonin gjithandej. Nuk bėhej fjalė fare pėr lirinė e shumė dėshiruar pėr tė cilėn kisha shkruar me mijra faqe gjatė viteve kur jetoja nė Paris. Njė jetė krejt tjetėr bėja nė Lushnjė. Aty pa frikė mund tė them se pėrjetova ferrin e vėrtetė...

    Ky ishte reagimi i shtetit, i regjimit ndaj jush. Po qytetarėt e thjeshtė si silleshin?

    Kam mbresat mė tė mira pėr banorėt e thjeshtė tė Lushnjės. Me aq sa kishin mundėsi ata e shprehnin hapur respektin dhe mirėsinė ndaj meje. Veēanėrisht fqinjėt kishin krijuar marrėdhėnie tė mrekullueshme. Sa herė mė shikonin nė radhė nė sportelet e dyqaneve(nė atė kohė radhėt e gjata dominonin nė tė gjitha objektet e shėrbimeve publike) tėrhiqeshin dhe i thoshin shitėses “Jepi jepi Agllaisė, se ne presim”. Kam pėrjetuar njė dashuri tė sinqertė nga gjithė qytetarėt qė mė njihnin. Mė donin aq shumė sikur tė isha deputetja e tyre...

    Ēfarė ndodhi kur mbaroi periudha pesė vjeēare e internimit?

    Sa mbaroi periudha pesė vjeēare e internimit qė ishte me ligj, mė thirri kryetari i Degės sė Punėve tė Brendshme. “Kemi urdhėr personal nga Ministri i Punėve tė Brendshme Hekuran Isai, mė tha, tė tė komunikojmė pėrfundimin e kohės sė izolimit dhe tė tė pėrgėzojmė pėr disiplinėn korrekte qė ke treguar. Pesė vjet nuk je vonuar asnjė minutė nė oraret e paraqitjes dhe nuk ke krijuar as mė tė voglin shqetėsim pėr autoritet zyrtare dhe qytetarėt e Lushnjės. Tani mund tė udhėtosh pa leje nėpėr Shqipėri...
    Prandaj lushnjarėt tė thoshin “Ora elektronike e qytetit”...
    Akoma nė vesh i kam fjalėt e tyre “Francezja, ora elektronike e Lushnjės”. Kjo pėr mua ishte sadisfaksion jo i vogėl...

    Gjatė internimit nė Lushnjė ju nuk punuat asnjė ditė, me se jetonit...

    Jetoja me dollarėt qė kisha sjellė nga Parisi. I kisha depozituar ato nė bankėn e shtetit dhe i merrja pjesė aq sa i lejonte rregulli i asaj kohe. Ndėrkaq, shteti shumė shpejt filloi tė mė jap edhe pensionin e luftės si ish partizane e lėvizjes antifashiste Nacionalēlirimtare qė arrinte 1000 lekė tė vjetra nė muaj. Kėtu ėshtė edhe kontradikta e madhe e sjelljes sė regjimit me mua: E dėnuar politike e sistemit socialist dhe njėherazi pėrfituese e statusit tė veteranes sė luftės!...

    Ndėrkohė kėrkuat tė takonit ndonjėherė Enver Hoxhėn, i cili nė momente tė caktuara tė jetės ju kishte mbėshtetur qoftė me bekimin e martesės, qoftė me studimet jashtė shtetit, qoftė me kurimin e nėnės nė Bullgari...

    Ėshtė njė kapitull mė vete sjellja e Enverit me mua. Gjatė pesė viteve tė izolimit i kam shkruar 2-3 letra me anėn e tė cilave i kėrkoja njė takim pėr ti sqaruar nga afėr ēėshtjen time. Nga Enver Hoxha nuk po mė vinte asnjė lloj reagimi, deri sa aty nga mezi i periudhės sė internimit mė erdhi nė banesė Leka Shkurti, njė kėshilltar i tij dhe mė shpjegoi pėr porosinė personale tė Enverit, i cili ishte interesuar pėr kushtet ku jetoja. Pa pritur t’i rrėfeja unė ēka mendoja, Leka Shkurti, nisi ligjėratėn e tij, nė formė monologu: Me sa konstatojmė, tha ai, konditat i ke tė mira, shtėpinė shumė tė mirė, statusin e luftės e merr, nėnė Urania pėrfiton pension nga Franca, koha e internimit po ikėn, sa ta mbarosh do vish nė Tiranė...” Kaq ishte i tėrė mesazhi qė me sa dukej vinte nga Enveri. Mė ngrohu paksa, por kjo kishte qenė thjesht njė demagogji sa pėr tė kaluar radhėn...

    U kthyet mė nė fund nė Tiranė...

    Peripecitė nuk paskėshin tė mbaruar. Edhe kur mbarova periudhėn pesė vjeēare tė internimit, pėrsėri mė kėrkonin nė Lushnjė. Dega e policisė sė qytetit nuk mė ndahej e nuk mė lejonte tė lėvizja pa lejen e saj. “ē’ėshtė kėshtu, u thosha, ēfarė ndodh me mua”
    “E do ligji, e do rregullorja”, mė sqaronin me ftohtėsi. “Ky ėshtė terrorizėm, ėshtė marrėzi”, ua ktheja unė e indinjuar. Po ata vazhdonin nė tė tyre:”Ti nuk do tė lėvizėsh nga Lushnja, po qe se nuk tė themi ne kėput qafėn!”...

    Dhe kjo deri nė vitin 1990...

    Po, po deri nė vitin 90 vazhdoi e njėjta situatė. Kur filluan tė jepnin pasaportat, kėrkova dhe unė ta merrja. Po kush tė mė dėgjonte. Trokita disa herė nė degėn e policisė sė Lushnjės dhe fjala binte nė vesh tė shurdhėr. Atėherė i dhashė fund durimit dhe thashė tė sillem si rrugaēe. Pa pyetur pėr pasojat u nisa pa leje nė Tiranė. I hipa njė autostopi dhe u nisa. Vendosa tė takoja me ēdo kusht ministrin e Brendshėm, Hekuran Isain. Ishte e pa mundur t’i afrohesha zyrtarisht. Te hyrja e ministrisė policėt e shėrbimit as tė linin tė afroheshe pa le tė tė krijonin mundėsinė tė takoje Hekuran Isain. Bėra, ēbėra dhe ja dhashė britmės njė moment kur kaloi ai te porta. Me sa duket ai mė dėgjoi dhe pyeti rojet ēfarė ndodhte. Ata i raportuan pėrse bėhej fjalė dhe ministri i urdhėroi tė mė ēonin nė zyrėn e tij. Hekurani sa i tregova historinė, ngriti telefonin dhe kėrkoi kryetarin e policisė sė Lushnjės. Kryetar nė kėtė kohė ishte njė bukurosh nga Shkodra qė mė shikonte mua sikur tė isha njė terroriste botėrore. Nė prezencė time e urdhėroi tė mė jepte menjėherė pasaportėn dhe si mė pėrshėndeti u largova. Ndjeva njė lloj lehtėsimi dhe tė nesėrmen u paraqita nė zyrėn e kryetarit tė Lushnjės. Mendova se nuk do tė kishte mė vėshtirėsi, por nuk qenkej e thėnė. “Po ti moj bushtėr, pse e shqetėson udhėheqjen!.”, mė priti ai me njė zhargon tė pambarimtė fyerjesh e sharjesh. E pashė qė ishte e kot tė flisja me tė dhe e revoltuar dola jashtė duke bėrtitur se do tė shkoja prapė te ministri. Sakaq ai u ēua nė kėmbė dhe mė tha tė merrja pasaportėn qė ma kishte bėrė gati...

    Jeta juaj pati disa momente ekstreme. Ikėt mė nė fund nga Lushnja, ku kishit njė banesė dhe vendosėt tė shkonit nė Greqi...

    Ishte e vetmja mundėsi jetese. Shkova nė Greqi te daja, vėllai i nėnė Uranisė, i cili kishte emigruar aty qysh para luftės antifashiste nacionalēlirimtare. Pas 12 viteve internim e izolim qė ishin nė njė farė mėnyre njė lloj burgu, mund atė prek lirinė...

    Ēfarė ndodhi ndėrkohė me shtėpinė qė kishit nė Lushnjė?

    Kur kish kaluar njė muaj nga dita e largimit nga Lushnja, mė telefonoi njėra nga komshiet dhe mė njoftoi se nė shtėpinė time ishte futur komisari i policisė sė kuqe duke e pronėsuar forcėrisht. Ky lloj polici i tmerrshėm dhe antinjerėzor ishte konvertuar tashmė nga komunist nė demokrat. Miqėsitė e reja me zyrtarėt e postdiktaturės, i kishin dhėnė tė tjera privilegje. Sa mora informacionin, nxitova e shkova te Organizata e tė Pėrndjekurve Politikė. U ula shtruar me bashkėvuajtėsit dhe sqarova ēėshtjen qė mė shqetėsonte. Ata ndėrhynė nė rrugė institucionale dhe mė siguruan njė dokument zyrtar ku thuhej se shtėpia ishte marrė forcėrisht nga komisari i kuq i policisė. Ishte njė tjetėr telash ky i banesės qė mė brengosi jo pak. Duart e zeza kishin rrėmbyer gjithēka qė kisha nė shtėpi. Vetėm kolltukun kishin mbetur. Kisha kolltukė qė nuk i kishte as Ramiz Alia...

    Ēfarė ndodhi mė tej...

    U largova pėrfundimisht nė Greqi. Nė Shqipėri nuk kishte kush tė mė mbante. Nė Athinė jetoj nė hotelin e klosharėve ku mė ka sistemuar qeveria greke. Ėshtė njė hotel-azil i disponueshėm pėr endacak, ish narkomanė, ish alkoolik dhe ca pleq tė vetmuar qė kalojnė aty ditėt e fundit tė jetės. Doja shumė tė isha nė Atdheun tim. Kam dhėnė aq sa tė kem njė fole nė tokėn time ku tė kėndojė pėr Shqipėrinė...

    Panorama

    22-01-2010

    Intervista
     
    .
4 replies since 23/1/2010, 23:02   487 views
  Share  
.