Zhvillimi i Kėrcimit Shqiptar

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. el_a
     
    .

    User deleted


    Vallet shqiptare ruajnė nė rrėnjėt e tyre frymėn kombėtare tė shprehur me njė pathos epiko-heroik. Vallet tona janė prodhmtari artistike e vetėdijshme e popullit e cila paraqitet sipas gjinisė dhe sipas krahinave etnografiko-koreografike. Kur flasim pėr valet duhet patur parasysh karakteri I tyre I brendshėm sinkretik. Ato janė tė lidhura me fillesėn artistike muzikore dhe atė poetike si dhe elemente tė folklorit dramatik. Shqipėria nė vėshtrimin e pėrgjithshėm etnografik paraqitet nė njė kėrcim popullor qė ndahet nė tre pjesė tė mėdha etnike:

    Shqipėria e Veriut
    Shqipėria e Mesme
    Shqipėria e Jugut


    Shqipėria e Veriut ėshtė zonė e madhe gjeografike dhe pėrbėn gjysmėn e Shqipėrisė si njė zonė me treva koloritesh. Mbizotėrohet nga njė reliev malor ndaj dhe psikologjia e tyre nė kėto valle shpreh karakterin epik tė natyrės. Shtrirja e kėsaj treve fillon nga Shkodra nė Malėsinė e Madhe, duke kaluar nė kosov. Nė Shqipėrinė e Veriut bėjnė pjesė dhe trevat verilindore tė Shqipėrisė, qė janė Tropoja, Kukėsi, Peshkopia etj.

    Shqipėria e Mesme shtrihet nė mesin e Shqipėrisė, duke filluar nė tiranė,Elbasan,Durrės deri ne zonėn e Rrogozhinės. Treva e Shqipėrisė sė Mesme paraqet njė larmi vallesh, tė cilat nė karakterin e tyre kanė njė lirizėm tė rrjedhshėm dhe pasqyron njė plasticitet te theksuar trupor dhe fizik. Kjo e bėn atė tė dallueshėm nga trevat e Shqipėrisė sė Veriut. Lirika e ktyre valleve shpreh shumė elegancė dhe liri veprimi nė kėrcim. Nė valet e Shqipėrisė sė Mesme dhe ne ato tė Shqipėrisė sė Veriut mbizotėron muzika “omofonike’.

    Kėto dy zona tė mėdha tė Shqipėrisė nė kuptimin klasik tė ndarjeve etnografike pėrbėjnė njė tėrėsi etnike tė mibquajtur “ Gegėri”. Karakteristikė tjetėr e folklorit koreografik tė Shqipėrisė sė Mesme ėshtė se kėrcimet e kėsaj zone kanė njė ndarjė mes calles qytetare dhe asaj malėsore.Vallet e qytetit ruajnė strukturėn e kėrcimit popullor, por janė mė tė hapur,zotėrojnė elasticitet kėrcimi, gjė qė tek valet e malėsisė nuk vihet re. Pėrsa I pėrket fushės sė kėrcimit popullor pranojmė se nė valet e qytetit ndihet njė interpretim oriental I huazuar pa e prekur strukturėn e mirėfilltė tė valles sė lashtė shqiptare.

    Shqipėria e Jugut ka ndryshim tė dukshėm me dy zonat e para pėr faktin se kėtu mbizotėron kenga polifonike, ēka ka ndikuar nė formėn e kėrcimit popullor tė kėsaj treve. Shqipėria e Jugut pėrfaqėson zonėn e gjerė qė ndahet nėpėrmjet lumit tė Shkumbinit. Pra nė njė krah tė lumit ndodhet “Gegėria” dhe nga krahu tjeter ndodhet “Toskėria”. Nė kėtė trevė nuk gjejmė kėrcime solistike, valet janė massive tė kapur zinxhir pėr duarsh. Solisti I shkrirė me masėn luan rolin e drejtuesit, ai dallohet nga disa hapa tė veēantė herė pas here, duke fiksuar pozitėn e tij tė kreut tė valles. Kėto karakteristika janė tė pėrbashkėta nė tė gjitha trevat shqiptare tė jugut. Kjo trevė mbėshtetet nė polifoninė pentatonike, pėr tė hapi I kėrcyer ėshtė trehapshi.Trevat e jugut zėnė rrether e Pogradecit, korēės, Pėrmetit, Gjirokastrės, Zagorisė, Loskovikut,Myzeqesė, Rrogozhinės, Lushnjes, Beratit, Fierit e deri ne rrethinat e Vlorės zbret e shkon nė Fterrė pra nė Ēamėri,Sarandė e Konispol.
     
    .
0 replies since 28/2/2010, 08:18   4716 views
  Share  
.