Folklori Shqiptar

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. tiranaforum
     
    .

    User deleted



    Detyrė kryesore e folklorit dhe e folkloristikės ėshtė mbledhja dhe studimi i traditave popullore, duke nėnkuptuar pėr traditė jo vetėm besimet dhe opinionin qė ka populli i pakultivuar pėr faktet dhe dukuritė e universit, por edhe zakonet e pėrditshme, pėr ceremonitė e festave tė ndryshme, si edhe manifestimet estetike tė ēfarėdo lloji.

    Kur flasim pėr zanafillėn e folklorit, duhet ta kemi tė qartė se ai nuk lind vetėm, por sė bashku me elemente tė tjera me tė cilat ėshtė i lidhur, kėshtu ai lind edhe me elemente qė i pėrkasin etnografisė (zakone, ritet e ndryshme etj.), qė i pėrkasin muzikės, valles etj.
     
    .
  2. one_man
     
    .

    User deleted



    Pak njohuri mbi Folklorin Shqiptar

    Gjate aktivitetit te tij jetesor ai ka krijuar kulturen dhe artin, ne keto krijime zen vend kenget, perrallat, legjendat e proverbat, kenget e kreshnikeve dhe gjegjezat muzika e valet e ndryshme tere kjo pasuri njihet me emrin folklore ne anglisht: folk-popull, lore-dije.

    Pasuria folklorike ndahet ne:
    Folklor letrar (poezia, perrallat, legjendat e gojedhenat, anektodat e fjalet e urta gjegjezat.)
    Folklor muzikor (melodite e kengeve te valleve, melodite instrumentore).
    Folklor koreografik (valet popullore).
    Folklor dramatik (lojerat, argetimet, shfaqjet popullore).

    Tiparet e folklorit
    Individi, krijon jeton meson dhe kryen aktivitetin e tij jetesor ne nje mjedi te caktuar.
    Kolektivi, perzgjedh prej individit krijimet me te vecanta te tij duke ruajtur ato qe jane me te bukura por edhe ato qe i pelqejne me shume.
    Karakteri anonim, araqitet pa emrin e individit te pare krijues. Kjo karakteristike eshte si rrjedhoje e transmetimin dhe e perpunimit brez pas brezi te krijimeve folkloreike sipas shijeve dhe kerkesave te veta pa pyetur per te drejtat e autorit.
    Improvizimite krijuarit aty per aty Duke mos qene e shkruar sa here qe nje kenge kendohet apo perralle peson ndryshime.
    Karakteri sinkretik ku nje krijimi njekohesisht e shoqeron me disa veprime.
    Karakteri popullore si krijimtari folklorike ai pasqyron me gjuhe e artit plot vibracion madheshti dhe saktesi jeten e popullit punen luften dhe perpjekjet e tij gjate shekujve.


    Vlerat e folklorit:
    Folklori u ka qendruar shekujve ndonese eshte transmetuar e ruajtur ne kujtesen popullore brez pas brezi. Duke mesuar folklorin ne mesojme se si ka ecur dhe eshte zhvilluar populli si I ka perjetuar fatet e veta historike cfare ka vleresuar etj.

    Folklori ndryshe mund te quhet edhe gurra popullore.

    Folkloristika shqiptare:
    Folkloristika eshte nje shkence e cila merret me studimin e folklorit. Mbledhesi dhe studiuesi i folklorit quhet folklorist.

    Llojet e folklorit letrar:
    Me tremin folklore letrar kuptojme ate lloj folklori ku fjala esht mjet kryesor komunikimi dhe krijimi artistik. Poezia popullore nfahet ne tri gjini: lirike,epike dhe liriko epike.

    Poezia popullore lirike Keto lloje I klasifikojme ne tri grupe oezi lirike familjare, poezi shoqerore dhe intime.

    Lirika familjare Kane te bejne me castet me te bukura te jetes se njeriut ne familje si dhe me castet me te dhimbshme.

    Ninullat Jane krijime qe nenat ua kendojne femijeve te vegjel zakonisht kur I vene ne gjume. Ao ndryshe quhen edhe kenge djepi ose nina-nana .

    Kenget e dasmes Dasma eshte nje nga momentet kryesore ne jeten njerzore. Ne kete rit tradicional ku dy te rinj lidhin jeten e tyre zhvillohen ceremoni te ndryshme te cilat shoqerohen me kenge.

    Vajet keto krijime kane lindur gjate vajtimit te te vdekurve. Humbja e njeriut te familjes kthehet ne nje tragjedi per to te cilet duan te ndreojne deri ne fund , duke shprehur dhembjen qe ju ka shkaktuar atyre.

    Lirika shoqerore ne liriken shoqerore hyjne ato krijime popullore qe trajtojne problemet shoqerore dhe shprehin mendime ndjenja dhe vleresime per to.
    Disa nga llojet e lirikes shoqerore jane: kenget e kurbetit ose kenget e mergimit ekonomik politik dhe ushtarak, kenget me motive shoqerore per natyren kenget kunder padrejtesive

    Kenget e kurbetit ne folklorin shqiptar ka nje fond te pasur me kenget e kurbetit. Kjo shpjegohet me vendin e gjere qe ka zene kjo dukuri .shkaqet jan te ndryshme ekonomik politike etj, Drama qe shpaloset ne kenget e kurbetit ekonomik eshte e ndryshme diku vajtohet per ata qe shkojne neper bote pa derguar as lajm as leter, diku shohimata qe kthehen rishtazi pasi tani nuk e kane energjine e dikurshme.

    Kenget e mergimit politik keto kenge I takojne shekujve XV e XVI dhe lidhen drejteperdrejte me emigrimin e shqiptareve ne grupe te medha ne italine e jugut si rezultat I pushtimit osman. Ne keto kenge zotron dashuria per vendin e te parve dhe malli i madh

    Kenget e mergimit ushtarak u kushtohen djemve te Shqiperise qe merreshin nizame(ushtare rekrut) ne nje periudh sherbimi prej 7-12 vjetesh. Ata luftonin e vrtieshin hapesirave e skajeve te perandorise osmane. Ne keto kenge ndjehet shume dhembje.

    Lirika intime erotike Ne liriken tone gojore motive erotik ze nje vend te dukshem. Dashuria, ndjenja me njerezore eshte pjesa vitale e njeriut e cila ka perfituar te drejten e himnizit.
     
    .
  3. dddddddddd1
     
    .

    User deleted


    :woot: https://img.forumfree.net/html/emoticons/w00t.gif
    dsvsvsd
     
    .
  4. adia1
     
    .

    User deleted


    cool
     
    .
  5. Ben8
     
    .

    User deleted


    bravo :huh: :huh: :huh:
     
    .
4 replies since 22/1/2010, 18:41   38147 views
  Share  
.