Perralla Shqiptare

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. FRI_DA
     
    .

    User deleted



    Proza gojore ėshtė shumė e zhvilluar. Ajo paraqitet nė forma tė ndryshme. Njė nga format mė tė pėrhapura e mė tė njohura, ėshtė pa dyshim pėrralla. Pėrralla ėshtė njė tregim i trilluar, plot fantazi dhe elemente tė ēuditshme nė subjekt me anė tė sė cilės paraqiten mendimet dhe ėndėrrimet e njerėzimit nė formė alegorike. Pėrrallat nuk nisen, si ndodh me kėngėt legjendare, nga njė fakt i vėrtetė (ndoshta edhe historik) qė legjendarizohet, por nga njė trill i plotė, qė megjithatė mban kurdoherė lidhje me probleme, me situata, me mendime filozofike, morale, shoqėrore, estetike etj. tė jetės njerėzore. Pėrrallat tregohen nė prozė dhe kanė, domosdo, strukturėn dhe elementet e tyre.

    Ato janė tė pėrhapura nė tė gjithė botėn dhe janė tepėr tė pėlqyera si pėr vlerat e tyre filozofike, ashtu edhe pėr vlerat e tyre didaktike. Pikėrisht pėr vlerat e saj tė gjithanshme, pėrralla ka tėrhequr vėmendjen e shkencėtarėve: me tė merren folkloristėt, etnografėt, psikologėt, letrarėt etj. Etnografia e studion pėrrallėn si dokument kulturor e historik dhe merret me rolin e saj nė shoqėi, psikologjia e sheh pėrrallėn si shprehje tė proēeseve shpirtėrore, ndėrsa shkenca e letėrsisė pėrpiqet tė pėrcaktojė se ē'ėshtė ajo qė e bėn pėrrallėn tė jetė e veēantė edhe brenda llojeve tė prozės gojore. Ajo synon tė pėrcaktojė elementet mė tė qenėsishme tė kėtij lloji dhe, ashtu si etnografia, tė kėrkojė zanafillėn e saj.

    Pėrrallat shqiptare shquajnė pėr larminė e fantazisė sė tyre dhe pėr thurrjet interesante tė subjekteve. Roli i fantastikes edhe nė pėrrallat tona ėshtė shumė i madh. Me anė tė saj rrėfimtari popullor deformon artistikisht dhe pėrpunon qoftė artistikisht, qoftė filozofikisht subjektin, elementet e realitetit duke krijuar njė simbolikė tė pasur qė flet alegorikisht pėr mėsime shoqėrore, etike dhe estetike pėr jetėn. Pikėrisht nė vlerėn e saj filozofike qėndron edhe njė nga anėt mė tė rėndėsishme tė pėrallės.

    Nėpėrmjet saj jepen gjykime pėr jetėn, pėr lumturinė, pėr tė mirėn dhe tė keqen, pėr tė bukurėn dhe tė shėmtuar, pėr aspiratat dhe ėndėrrimet e njerėzve etj. Duhet thėnė se vizioni i pėrgjithshėm qė buron nga pėrrallat pėr botėn e jetėn ėshtė optimist. Kėshtu, edhe nė pėrrallėn tonė, e mira triumfon dhe njeriu me anė pėrpjekjesh dhe sakrificash, duke qėnė kurdoherė i ndershėm, ia arrin mė nė fund lumturisė, arrin ta fitojė atė (e Bukura e Dheut, si simbol i lumturisė). Ky vizion optimist e realist e ka burimin te karakteri kolektiv i folklorit dhe shpreh soliditetin dhe qėndrueshmėrinė e popullit pėrballė problemeve tė jetės dhe vėshtirėsive qė dalin pėrpara.


    Perralla e Shqipes

    Nji djalosh kishte dalė pėr gjah ne malet e Shqipnisė. Nji shqipe fluturoi sipėr tij, dhe u ndal nė majė tė nji shkrepi. Shqipja ishte jashtėzakonisht e madhe dhe mbante nė ēapojt nji gjarpėn. Mbas pakė shqipja fluturoi prej shkrepit ku kishte ēerdhen.
    Djaloshi u ngjit atėherė nė majė te shkrepit, dhe gjeti nė ēerdhe zogun e shqipes qe po luente me gjarpėnin e mbytun. Por gjarpėni nuk ishte vėrtetė i mbytun. Befas ai lėvizi, ngrejti kryet, nxori thimthin dhe bani me pickue zogun. N'atė ēas djaloshi nxori harkun, dhe vrau me shigjetė gjarpėnin. Mandej ai mori zogun e shqipes dhe u nis kah shpia e vet. Befas ai ndigjoi mbi krye zhurmėn e krahėvet te shqipes.

    "Pse ma grabite foshnjen?" thirri shqipja.

    "Foshnja asht imja, sepse unė e shpėtova nga gjarpėni qė ti nuk kishe mbyte" pėrgjegji djaloshi.

    "Jepmė foshnjen time, dhe unė tė jap si shpėrblim mprehtėsinė e syvet tė mi dhe fuqinė e krahėvet tė mi. Ti do tė jeshė i pamposhtun dhe do tė quhesh me emnin tim!"

    I riu i dha shqipes zogun e vet. Kur u rrit zogu, ai i sillej mbi krye djaloshit, qė tash ishte ba burr. Me harkun e vet ai mbyti shumė bishė tė pyllit, dhe me shpatėn e vet preu shumė anmiq tė vendit. Ndėr tė gjitha kėto vepra shqipja i printe dhe e drejtonte.

    I ēuditun nga kėto punė, populli e zgjodhi mbret gjuetarin trim. Ai e quejti Shqiptar, qė do me thanė "Bir i Shqipes", dhe mbretnia e tij mori emnin Shqipni, qė do me thanė "Vendi i Shqipevet."
     
    .
8 replies since 23/1/2010, 10:06   10678 views
  Share  
.