Troja

Lufta dhe misteri i popullit Trojan

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. Mirroor
     
    .

    User deleted


    Enea (apo edhe Eneu) eshte nje nga protagonistet kryesore ne luften e Trojes, ishte prej trungut te mirefillte dardan, prej nga ku dolen dhe trojanet, ėshtė personazh si i mitologjisė greke edhe i asaj romake. Hero trojan, bir i Ankizit dhe i Afėrditės, ai ishte Princ i Dardanėve. Mori pjesė nė Luftėn e Trojės me palėn e mbretit tė Trojės, Priamit dhe trojanėve. I ati i tij nė fakt ishte kushėri i Priamit.

    image
    Ikja Eneas nga Troja me Ankizin nė kurriz. (Vazo Antike)

    image
    Ikja Eneas nga Troja me Ankizin nė kurriz. Charles-André van Loo, 1729

    Origjina dhe luftrat
    Nėna e tij ishte Afėrdita, Perėndesha e Bukurisė, dhe i ati Ankizi, njeri normal, dmth njė i vdekshėm; me tė cilin Zeusi, "dėnoi" tė dashurohej Afėrditėn pėr t'i shpėtuar joshjeve tė brezit magjik tė saj. Enea lindi nė malin Ida , nė Azinė e Vogėl dhe ngaqė e ėma, perėndeshė, s'mund tė rrinte veēse nė Olimp dhe i ati vuante dėnimin e Zeusit sepse kishte treguar marrėdhėnien e tij me njė perėndeshė, ai u rrit prej nimfave dhe centaurit Ciron.

    Mė vonė, nga martesa me Kreuzan, njėrėn nga vajzat e Priamit, pati njė djalė, Askanin

    .Shoqėroi Paridin nė udhėtimin e tij nė Spartė, por asgjėherė nuk e mbėshteti mendimin e tij pėr rrėmbimin e Helenės, duke parashikuar njé luftė tė paevitueshme. Nuk ja vunė veshin dhe pėr kėtė, mė vonė nuk mori pjesė menjėherė nė luftė por u sterhua nė malin Ida. Shpejt, pas ngacmimeve dhe sulmeve tė Akilit, ndėrroi mėndje, u kthye nė Trojė dhe luftoi pastaj pėrkrah Hektorit dhe Paridit nė krye tė njė rregjiment dardanėsh. U shqua shumė shpejt pėr guximin e tij nėpėr beteja dhe shpesh rrezikoi dhe jetėn, por u ndihmua nga perėnditė dhe sidomos nga e ėma Afėrdita.

    Peripecitė e Eneas
    Pas pushtimit dhe rrėnimit tė Trojės nga grekėt, Enea, i mbijetoi masakrave. U lagua nga qyteti nė flakė duke mbajtur nė kurriz Ankizin tė atin dhe duke marė me vete gruan, tė birin Askanin dhe nje grup tė tė mbijetuarve tė tjerė trojkanė. Sipas Homerit mbeti atje dhe rithemeloi e mbretėroi njė Trojė tė re afėr Troadės nė malin Ida ku kishte lindur.

    Sipas njė versioni tjetėr (shek.VI p.e.s), Enea u largua drejt perėndimit dhe u vendos nė Maqedoni duke krijuar qytetin Aineia.

    Sidoqoftė, versioni mė i pranueshėm qė hyri pastaj dhe nė tradicionin dhe mitollogjinė romake, ėshtė ai qė u shfrytėzua dhe nga Virgjili tek Eneida. Sipas kėtij versioni, Enea iku nga Troja pėr t'u mos u kthyer kurrė mė. Udhėtoi drejt perėndimit, nė kėrkim tė njė atdheu tė ri, duke kaluar nėpėr Thrakė dhe Butrint. Peripecitė e tij nėpėr Mesdhe zgjatėn pėr disa vjet deri sa arriti pastaj nė Lacium. Gjatė peripecive gruaja dhe babai i tij vdiqėn, kurse i biri, Askani, themeloi qytetin Alba Longa qė mė vonė u bė atdheu i Romulit dhe Remit , themeluesve tė Romės. Nė Lacium, Enea u martua me tė bijėn e mbreti Latin, Lavinia dhe krijoi qytetin Lavinio. Nga martesa e tyre lindi Silvio.

    Enea u zhduk gjatė njė uragani. Thuhet se perėnditė e pranuan nė Olimp.

    Origjina e tij, ka qene subjekt debati, mes studjuesve te historise pastrojane. Burimi kryesor dhe i vetem i odisese se Eneas, ngelet Eneida e Virgjilit. Ne lidhje me atdheun e Eneas, ne librin IV kur vete Enea i drejtohet Didos mbretit fenikas te Kartagjenes

    Ai thote:
    "In Italy lies my heart, my homeland. You, a Phoenician, are held by these Carthaginian towers, by the charm of your Libyan city." (Aeneas to Dido. Aeneid 4.345).

    Perkthim:
    Nė Itali pushon zemra ime, atdheu im. Ti fenikas, po mbahesh etj etj

    Kurse kjo eshte nje harte qe tregon rrugetimin e Eneas(sipas studjuesve).

    image

    Dihet gjithashtu qe fiset dardane te Dardanise ballkanike emigruan dhe sunduan ne Itali, dhe ndoshta ketyre fiseve ju perkiste ky dardanas me nam.
     
    .
8 replies since 19/1/2010, 11:47   3292 views
  Share  
.