Troja

Lufta dhe misteri i popullit Trojan

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. Mirroor
     
    .

    User deleted


    Helena


    imageimage

    e bija e Zeusit, zotit suprem dhe tė dashurės sė tij Ledės, mė e bukura prej tė gjitha grave vdekatare. Ishte ende vajzė tejet e re, ndėrsa pėr bukurinė e saj ėshtė folur larg, prandaj e dėshironte Tezeu, mbreti i Athinės dhe me ndihmėn e shokut tė vet Piritout, e rrėmbeu. E ēliruan vėllezėrit Kastor dhe Polideuk, dhe e kthyen nė shtėpi. Sė shpejti nė Spartė erdhėn krushqarėt e rinj pėr Helenėn. Me kohė aty u gjenden tė gjithė mbretėrit dhe fėmijėt e mbretėrve akeas, tė cilėt dėshironin tė martohen. Grindjet e tyre rreth Helenės gati e sollėn Greqinė deri te gremina e luftės. Me fat ose pa fat, i zgjedhuri i saj ishte Menelau, vėllai i Agamemnoit. Pas martesės i lindi e bija Hermiona dhe kur Tindareu vdiq, Menelau e trashėgoi fronin spartan. Ēdo gjė ka qenė nė rregull, madje as Menelau dhe as Helena, nuk kanė parandjerė se ēka po u pėrgatit ndėrkohė fati. Atėkohė nė shpellėn e kentaurėve ishte dasma e Peleut, mbretit tė Ftisė me Tetidėn, hyjneshėn e detit, nė tė cilėn kanė marrė pjesė tė gjithė zotat. Vetėm Erida, hyjnesha e grindjes, nuk ka qenė e ftuar qė mos t’ua prishė harenė. Erida e fyer pėr t’u hakmarrė nė mesin e hyjneshave Afrodita, Hera dhe Ethena e hedh mollėn e artė, nė tė cilėn shkruante “mė tė bukurės”.

    Hyjneshat menjėherė si njė, donin ta merrnin mollėn, sepse secila prej tyre, gjė qė ėshtė e kuptueshme, e konsideronte veten mė tė bukur. Ndėrkaq nga kjo lindi grindja nė zgjidhjen e sė cilės nuk ka dashur tė ndėrhyjė as zoti suprem Zeusi. Dėshironte ta ketė qetėsinė e vet, prandaj i urdhėroi zotit Hermes qė ta marrė mollėn dhe t“i dėrgojė hyjneshat nė malin Ida, jo larg Trojės, ku jeton bariu i quajtur Parid. Ky le ta zgjidhte kėtė mosmarrėveshje. Paridi ishte i biri i Priamit, mbretit trojan. Arsye e mirė e vendimit tė Zeusit ka qenė, sepse jetonte nė mal e jo nė pallatin mbretėror. Para lindjes sė Paridit, e ėma e tij ka ėndėrruar se do ta lindė njė vravashkė tė ndezur, e cila do ta ndezė Trojėn. Magjistari, ėndrrėn e ka shpjeguar nė mėnyrė qė djali qė do tė lindė do tė jetė shkaktar i shkatėrrimit tė Trojės. Pėr kėtė arsye mbreti i Trojės urdhėroi qė fėmija menjėherė pas lindjes tė dėrgohet nė malin Ida dhe atje tė vendoset nė kaēubėn e pyllit. Fėmijėn e mori dhe e ushqeu arusha, e pastaj e gjet bariu Agelau dhe e rriti si fėmijė tė vetin. Pėr prejardhjen mbretėrore tė Paridit ka ditur vetėm Zeusi. Gruaja e Zeusit, Hera, i premtoi pushtet mbi tėrė Azinė, hyjnesha e luftės Athena, famėn luftarake, ndėrsa hyjnesha e dashurisė dhe e bukurisė Afrodita gruan mė tė bukur nė botė. Dhe Paridi mollėn ia dha Afroditės.

    Pėr Helenėn atėkohė as qė kishte dėgjuar, por Afrodita bėri qė Paridi sa mė shpejt ta njohė. Mbreti Priam, i cili ka vuajtur gjatė pėr shkak tė braktisjes sė tė birit tė vet, kėshtu qė e pranoi me gėzim tė madh dhe e fut nė pallatin mbretėror. Kėtu Afrodita e porosit Paridin qė ta ndėrtojė anijen dhe tė lundrojė pėr nė Spartė, vend i njohur pėr nga bukuria e grave tė tyre. Mbreti Menelau e pranoi Paridin dhe shokun e tij, Enenė, i cili e ka pėrcjellė ashtu siē u ka hije mysafirėve nga Troja e famshme. Pėr nder tė tyre ua pėrgatiti gostinė dhe i njoftoi me gruan e vet. Por Paridi u gjend fytyrė pėr fytyrė me gruan mė tė bukur prej tė gjitha grave vdekatare, dhe nė shikim tė parė u dashurua nė tė. Edhe ai i pėlqeu asaj. Ditėn e dytė, Menelau kėrkoi ndjesė prej mysafirėve tė vet, sepse, pėr shkak tė njė pune tė ngutshme, ka qenė i detyruar tė udhėtojė pėr nė Kretė. U dėshiroi qėndrim tė kėndshėm, ndėrsa Helenės i urdhėroi qė t’ua plotėsojė tė gjithė dėshirat.
    Prandaj Helena me Paridin shkoi vullnetarisht. Ndėrkaq, versioni i dytė pohon se Paridi e ka detyruar, madje edhe me dhunė e ka marrė. Nuk dihet a kanė lundruar drejt pėr nė Trojė. Siē duket, sė pari kanė shkuar nė udhėtim dasmor nė Egjipt, pastaj njė kohė kanė kaluar nė Sidon, dhe nė Trojė arritėn pas disa vjetėsh. Sidoqoftė, kėshtu apo ashtu, Helena u zhduk nga Sparta dhe me tė edhe thesari mbretėror. Kuptohet se Menelau nuk ka mundur tė kalojė mbi gjithė kėtė dhe tė qėndrojė sikur nuk ka ndodhur asgjė. Shkoi nė Mikenė te vėllau i vet, Agamemnoni dhe e luti pėr ndihmė. Agamemnoni e kėshilloi qė me mbretin e Itakės, Odiseu, tė shkojė nė Trojė dhe ta lutė mbretin e Trojės Priamin, qė t’ia kthejė Helenėn. Po qe se Priami nuk e sheh tė arsyeshme ta korrigjojė veprėn e Paridit t’i kėrcėnohet me luftė. Priami e refuzoi lutjen Menelaut dhe Agamenoni kaloi prej kėrcėnimit nė vepėr. I luti pėr ndihmė tė gjithė mbretėrit e akeasve, tė cilėt dikur i kishin premtuar Menelauit, se si burrit tė Helenės nė ēdo gjė do t’i ndihmojnė. Mė nė fund nėn udhėheqjen e Agamemnonit u nis ushtria prej njėqind mijė akeasve kundėr Trojės.
    Kėshtu pra, pėr shkak tė Helenės dhe Paridit, shpėrtheu lufta e gjatė dhe e pėrgjakur trojane, e cila pėrfundoi me shkatėrrimin e Trojės dhe vrasjen e trimave mė tė mirė akeas. Helena u pendua sė shpejti pėr veprėn e vet, tė vjetėr dhe atij tė ri u ka sjellė aq shumė vuajtje. Mbreti Priam, nė tė vėrtetė, kurrė nuk e ka qortuar, mirėpo ajo ka ditur se e tėrė Troja e ka urryer si shkaktare tė luftės dhe secila grua qė nė luftė e ka humbur burrin ose djalin ia ka bėrė kėtė me dije me shikim tė vetin. Mbi tė gjitha, shpjet u erdhi nė vete nga dashuria e Paridit. I ēmendur prej dhembjeve Paridi iku prej Troje dhe shkoi nė malin Ida, ku vdiq i braktisur prej tė gjithėve. Shokėt e tij tė mėparshėm e gjetėn aty tė futur nė kaēube dhe ia pėrgatitėn varrimin modest. Helena nuk iu afrua stivės sė tij. Takimi i sėrishėm i Helenės me Menelaun pėr tė kaloi qė ėshtė pėr t’u befasuar, mirė. Nė tė vėrtetė, Menelau kurrė nuk ka besuar se ka shkuar vullnetarisht me Paridin dhe ka qenė i bindur, se me shkatėrrimin e Trojės vetėm e ka ēliruar prej ofshamave dhe vuajtjeve. Kuptohet se Helena e pėrkrahte nė kėtė bindje dhe ia ka shprehur gėzimin e pakufishėm, qė mė nė fund, e ka ēliruar. Me triumf tė madh hyri nė anijen e tij dhe udhėtoi pėr nė Spartė.

    Mė nė fund, sėrish kthehet nė Egjipt, ku Menelau e shpagoi lundrimin e tij fatlum pėr nė atdhe me flijimin e begatshėm. Para largimit mbretėresha egjiptiane Polidanga ia dha Helenės barin e mrekullueshėm tė pėrgatitur prej hirit tė bimėve magjike. Kush e pi me verė, ai i harron tė gjitha mjerimet. E mjaftueshme ka qenė njė gote e vogėl dhe Helena harroi dy burrat e mėparshėm nė Trojė, ndėrsa Menelau mundimet qė pėr shkak tė saj i ka vuajtur. Nė Spartė Helena jetoi e lumtur me Menelaun. Gjatė dy mijė e pesėqind vjetėve tė shkuara ka kaluar nėpėr ndryshime tė shumta. Gruaja e bukur, e cila pėrveē bukurisė e ka edhe atė qė rėndom quhet e kaluara, pėrherė i ka tėrhequr artistėt. Helena hyn nė radhėn e figurave tė femrave antike, e cila mė sė shumti ėshtė trajtuar nga aspekti artistik. Nga antika janė ruajtur gati njėqind e njėzet vazo me pamjen e saj. Kėto janė: “Tezeu dhe Helena” pesė vazo (njėra prej tyre ėshtė me siguri nga mesi i shek para e.s., dhe gjendet nė Muzeun Popullor nė Sofje), “Menelau dhe Helena” mė se njėzet (njėra nga mesi i shek. VII para e.s. dhe sot gjendet nė Muzeun e Iraklionit - Kretė), “Rrėmbimi i Helenės” mė se tridhjetė (mė e njohura e Maikronit ėshtė me siguri e vitit 480 para e.s. dhe gjendet nė Muzeun e Arteve tė Bukura nė Boston), “Menelau e ndjek Helenėn” mė se gjashtėdhjetė, etj. “Paridi dhe Helena”, ndėrkaq, janė ruajtur vetėm nė njė (nė vazon nga fillimi i shek. VII para e.s., dhe sot gjendet nė Muzeun Metropolitan nė Nju Jork).

    Prej pikturave tė mėvonshme po e pėrmendim vetėm Paridin dhe Helenėn e Jacques Louis (Zhak Lui) Davidit (e vitit 1788 dhe sot gjendet nė Luver tė Parisit). Ėshtė e qartė se shumica nuk ka shkuar pas fjalėve tė Herodotit: “Burrat me mendje tė shėndoshė, kurrė nuk mėrziten pėr gratė e rrėmbyera. Sikur ato mos tė kishin dashur, nuk do tė rrėmbeheshin”. Nė fund edhe njė shėnim: “Nė qoftė se sot nuk dyshojnė se Lufta e Trojės vėrtet ėshtė ngjarje historike (me siguri kah mbarimi i shek. XIII para e.s.), Helenėn mund ta lėmė anash nga kėrkimet e shkaqeve tė saj reale. Pėr shkak tė njė gruaje, madje edhe aq tė bukur sikur se e pėrshkruan Homeri, nuk do tė nisen nė lundrim dhe nė luftė mė se njėqind anije me njėqind mijė ushtarė nė kuverta. Duket se Lufta e Trojės, ndonėse jashtėzakonisht madhėshtore ka qenė thjesht njė ekspeditė kusarėsh e grekėve evropianė kundėr bashkėfishorėve tė vet tė Azisė sė Vogėl, dhe se ka qenė e motivuar me dėshirėn qė ta marrin pasurinė legjendare tė “qytetit tė mbretit Priam”.

    Se ky qytet vėrtet ka qenė i pasur, kanė dėshmuar gėrmimet e Kajnrih Shlimanit nė vitin 1871-1878, i cili nė gėrmadhat e Trojės e ka zbuluar pasurinė, vlera e sė cilės i tejkalon tė gjitha masat ekzistuese. Vetėm “diademi i Helenės nga Argu” pėrbėhet prej 16.533 copėzash qė janė tė karakterit tė argjendarisė mė tė pastėr dhe i cili me stilin e vet artistik nuk i pėrngjet asgjė qė deri mė atėherė ka qenė e njohur nga bota antike. Shlimani nė Trojė ka gjetur gjithsej dhjetė grumbuj tė objekteve prej arit. Pjesa mė e madhe e tyre, pėr fat tė keq, ėshtė zhdukur nė mbarim tė Luftės sė Dytė Botėrore nė Berlin.
     
    .
8 replies since 19/1/2010, 11:47   3292 views
  Share  
.