Troja

Lufta dhe misteri i popullit Trojan

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. Etore
     
    .

    User deleted



    Legjendat dhe te vertetat 2.500 vjecare

    Emri i saj vjen nga larg, shumė larg… Janė 2 500 vjet qė kur Helena e Trojės, mė e bukura e grave vdekatare u dashurua nga tė gjithė burrat dhe me tė njėjtėn forcė u urrye nga femrat. Jo pa shkak… Prej saj u shkatėrruan shtete dhe popuj. Thonė se gjithēka ishte prej dashurisė sė saj me Paridin. Sa e vėrtetė ėshtė kjo? Ndiqni njė rrėfim ndryshe pėr Helenėn e Trojės, pėr tė mėsuar mbi legjendat dhe tė vėrtetat e njė historie 2500-vjeēare.

    Bija e Zeusit
    E ėma e saj, Leda, ishte gruaja e Tindareut, mbret i Spartės me tė cilin ka pasur dy fėmijė, Klitemnestrėn dhe djalin, Kastorin. Me bukurinė e vet Leda e ka magjepsur edhe vetė Zeusin dhe me tė ka pasur dy fėmijė: Helenėn dhe djalin Polideuk. Tindareu nuk ka pasur asgjė kundėr pjesėmarrjes sė Zeusit nė shumimin e familjes sė tij, prandaj fėmijėt e vet dhe thjeshtrit, i ka rritur si duhet. Me djemtė nuk ka pasur vėshtirėsi tė posaēme.
    Qė tė dy u bėnė trima tė famshėm dhe arritėn nė qiell ku edhe sot ndriēojnė si Bineqėt ose Dioskurėt.
    Edhe me Klitemnestrėn, sė paku deri sa ishte e re, nuk ka pasur vėshtirėsi. E martoi me Agamemnonin, mbretin e Mikenės. Vėshtirėsi mė tė mėdha ka pasur me Helenėn. Ishte ende vajzė tejet e re, ndėrsa pėr bukurinė e saj ėshtė folur larg, andaj e dėshironte Tezeu, mbreti i Athinės dhe me ndihmėn e shokut tė vet, Piritout, e rrėmbeu. E ēliruan vėllezėrit Kastor dhe Polideuk dhe e kthyen nė shtėpi. Sė shpejti nė Spartė erdhėn krushqit e rinj pėr Helenėn. Me kohė aty u gjenden tė gjithė mbretėrit dhe fėmijėt e mbretėrve akeas, tė cilėt dėshironin tė martohen.

    Grindjet e tyre rreth Helenės gati e sollėn Greqinė deri te gremina e luftės. Katastrofėn e pengoi mendjemprehtėsia e Odiseut, mbretit tė Itakės. Ai nė mėnyrė tė thjeshtė, origjinale, e kėshillon Tindareun qė t i lėrė anash tė gjitha konsideratat dinastike dhe politike e t i lejojė Helenės qė ta zgjedhė burrin sipas dėshirės sė vet. Krushqit u pajtuan me kėtė mendim dhe me betim u obliguan se zgjedhjen e saj do ta pranojnė pa kurrfarė kundėrshtimi dhe se fituesin nuk do ta vrasin dhe nė asnjė mėnyrė nuk do ta fyejnė, por nė ēdo gjė do t i ndihmojnė. Me fat ose pa fat, i zgjedhuri i saj ishte Menelau, vėllau i Agamemnonit. Pas martesės i lindi e bija, Hermiona, dhe kur Tindareu vdiq, Menelau trashėgoi fronin spartan. Ēdo gjė ka qenė nė rregull, madje as Menelau dhe as Helena nuk kanė parandjerė se ēka po u pėrgatit ndėrkohė fati.

    Molla pėr mė tė bukurėn
    Atėkohė nė shpellėn e kentaurėve ishte dasma e Peleut, mbretit tė Ftisė me Tetidėn, hyjneshėn e detit, nė tė cilėn kanė marrė pjesė tė gjithė zotėrat. Vetėm Erida, hyjnesha e grindjes, nuk ka qenė e ftuar qė tė mos ua prishte harenė.
    Erida e fyer, pėr t u hakmarrė, nė mesin e hyjneshave Afrodita, Hera dhe Athina e hodhi mollėn e artė, nė tė cilėn shkruante “Mė tė bukurės". Hyjneshat menjėherė dėshironin ta merrnin mollėn, sepse secila prej tyre, e konsideronte veten mė tė bukur. Ndėrkaq nga kjo lindi grindja nė zgjidhjen e sė cilės nuk ka dashur tė ndėrhyjė as zoti suprem, Zeusi. Dėshironte tė kishte qetėsinė e vet, prandaj i urdhėroi zotit Hermes qė ta marrė mollėn dhe t“i dėrgojė hyjneshat nė malin Ida, jo larg Trojės, ku jeton bariu i quajtur Parid. Ky le ta zgjidhė kėtė mosmarrėveshje.
    Paridi ishte i biri i Priamit, mbretit trojan. Arsye e mirė e vendimit tė Zeusit ka qenė, sepse jetonte nė mal dhe jo nė pallatin mbretėror. Para lindjes sė Paridit, e ėma e tij ka ėndėrruar se do tė lindė njė eshkė tė ndezur, e cila do ta ndezė Trojėn. Magjistari ia ka shpjeguar ėndrrėn nė mėnyrė qė djali qė do tė lindė do tė jetė shkaktar i shkatėrrimit tė Trojės. Pėr kėtė arsye mbreti i Trojės urdhėroi qė fėmija menjėherė pas lindjes tė dėrgohet nė malin Ida dhe atje tė vendoset nė kaēubėn e pyllit. Fėmijėn e mori dhe e ushqeu arusha, e pastaj e gjet bariu Agelau, qė e rriti si fėmijėn e tij. Pėr prejardhjen mbretėrore tė Paridit e ka ditur vetėm Zeusi.

    Kur Paridi e pa Hermesin, lajmėtarin e Zeusit, deshi tė ikė, por i ra ndėrmend se Hermesi do ta arrijė gjithsesi dhe kėshtu e dėgjoi urdhrin e tij. Paridi e mori mollėn dhe filloi t i shikojė hyjneshat. Tė triat i dukeshin njėsoj tė bukura. Mendoi gjatė dhe vendosi atėherė kur hyjneshat ndikuan nė tė nė mėnyrė qė ligjet dhe gjyqet njerėzore nė esencė nuk lejojnė. Gruaja e Zeusit, Hera, i premtoi pushtet mbi tėrė Azinė, hyjnesha e luftės Athina, famėn luftarake, ndėrsa hyjnesha e dashurisė dhe e bukurisė Afrodita gruan mė tė bukur nė botė. Dhe Paridi mollėn ia dha Afroditės.

    Arratia e Helenės me Paridin
    Pėr Helenėn as qė kishte dėgjuar, por Afrodita bėri qė Paridi sa mė shpejt ta njohė. Rrugėve tė fatit Paridi arriti nė Trojė, ku u njoh nga motra e tij, Kasandra, magjistare dhe profeteshė e famshme. Mbreti Priam, i cili vuajti gjatė pėr shkak tė braktisjes sė tė birit tė vet, e pranoi me gėzim tė madh dhe e futi nė pallatin mbretėror.
    Afrodita e porosit Paridin qė ta ndėrtojė anijen dhe tė lundrojė pėr nė Spartė, vend i njohur pėr nga bukuria e grave tė tyre. Paridi e dėgjoi pėrkundėr pikėllimit tė madh tė Herės dhe Athinės, tė cilat pėr shkak tė shkeljes sė sedrės, si atij, ashtu edhe Trojės i kanė dėshiruar ēdo gjė mė tė keqe. Mbreti Menelau e pranoi Paridin dhe shokun e tij, Enenė, i cili i ka pritur ashtu siē u ka hije miqve nga Troja e famshme. Pėr nder tė tyre ka pėrgatitur gostinė dhe lajmėroi gruan e tij qė tė vinte pranė miqve. Sapo erdhi ajo, Paridi u gjet ballė pėr ballė me gruan mė tė bukur prej tė gjitha grave vdekatare. Nė shikim tė parė u dashurua nė tė.

    Edhe ai i pėlqeu asaj. Ditėn e dytė Menelau u kėrkoi ndjesė miqve, sepse, pėr shkak tė njė pune tė ngutshme, ėshtė i detyruar tė udhėtojė pėr nė Kretė. Ndėrkaq, Afrodita ka nxitur te Helena njė dashuri qė ka harruar burrin e saj, tė bijėn. Vullnetarisht, braktis atdheun dhe fshehtas lundroi me Paridin nė Trojė. Ndėrkaq, versioni i dytė pohon se Paridi e ka detyruar, madje e ka marrė me dhunė. Nuk dihet a kanė lundruar drejt pėr nė Trojė. Siē duket, sė pari kanė shkuar nė udhėtim dasmor nė Egjipt, pastaj njė kohė kanė kaluar nė Sidon, dhe nė Trojė arritėn pas disa vjetėsh. Sidoqoftė, kėshtu apo ashtu, Helena u zhduk nga Sparta dhe me tė, edhe thesari mbretėror.

    Lufta pėr Helenėn
    Pas arratisė sė gruas, Menelau nuk mundi tė bėjė sikur nuk ka ndodhur asgjė. Shkoi nė Mikenė te vėllai i vet, Agamemnoni dhe e luti pėr ndihmė. Agamemnoni e kėshilloi qė me mbretin e Itakės, Odiseun, tė shkojė nė Trojė dhe ta lutė mbretin e Trojės, Priamin, qė t ia kthejė Helenėn. Nėse Priami nuk e sheh tė arsyeshme ta korrigjojė veprėn e Paridit, tė kėrcėnohet me luftė. Priami e refuzoi lutjen e Menelaut dhe Agamemnoni kaloi prej kėrcėnimit nė vepėr. I luti pėr ndihmė tė gjithė mbretėrit e akeasve.
    Tė gjithė iu pėrgjigjėn dhe, ose shkuan vetė nė luftė, ose dėrguan djemtė e tyre. Mė nė fund, nėn udhėheqjen e Agamemnonit u nis ushtria prej njėqind mijė akeasve kundėr Trojės. Kėshtu pra, pėr shkak tė Helenės dhe Paridit, shpėrtheu lufta e gjatė dhe e pėrgjakur trojane, e cila pėrfundoi me shkatėrrimin e Trojės dhe vrasjen e trimave mė tė mirė akeas. Helena u pendua shpejt pėr veprėn e vet, qė u solli shumė vuajtje tė gjithėve. Mbreti Priam, nė tė vėrtetė, kurrė nuk e ka qortuar, por ajo e dinte se e gjithė Troja e urreu si shkaktare tė luftės.

    Secila grua qė humbi burrin ose djalin nė luftė, ia bėri tė ditur urrejtjen edhe me njė shikim. Mbi tė gjitha, shpejt erdhi nė vete nga dashuria e Paridit. Siē u tregua, ai nuk ka qenė as burrė ideal. Vėrtet, ka qenė i bukur dhe kujdesej pėr pamjen e tij, por nė asgjė tjetėr nuk ka mundur tė krahasohet me burrin e saj tė parė. Gjatė luftės, ndjenjat e saj ndaj Paridit u ftohėn dhe, mė nė fund, u shndėrruan nė urrejtje. Nė luftė, shpesh tregohej frikacak dhe njė mashkull qė nuk sillej aspak si siē i ka hije njė burri.

    Paridi nė luftė ka korrur edhe disa suksese, por asnjė me trimėrinė e vet. Madje, vrau edhe Akilin, kreshnikun mė tė madh akeas, por jo nė betejė tė drejtpėrdrejtė; me shigjetėn tradhtare nga prita, tė cilėn e ka drejtuar Perėndia Apollon. Edhe vetė vdekja i erdhi nė mėnyrė tė ngjashme. Ndėrsa shėtiste nėpėr mure, e goditi shigjeta e helmuar e Filoktetit, shigjetarit akeas dhe i shkaktoi plagėn e pashėrueshme. I ēmendur prej dhembjeve, Paridi iku prej Troje dhe shkoi nė malin Ida, ku vdiq i braktisur prej tė gjithėve. Shokėt e tij tė mėparshėm e gjetėn aty tė futur nė kaēub dhe i pėrgatitėn varrimin modest. Helena nuk iu afrua stivės sė tij. Ndėrkohė, ngushllohej te vėllai i tij, Deifobi i ri. Nuk u dėfrye gjatė me tė. Me rastin e pushtimit tė Trojės, ai u vra nga mbreti Menela, nė odėn e saj.

    Helena dhe Menelau
    Takimi i Helenės me Menelaun ėshtė pėr t u befasuar. Kaloi pėr mirė. Nė tė vėrtetė, Menelau kurrė nuk ka besuar se Helena shkoi vullnetarisht me Paridin dhe ka qenė i bindur, se me shkatėrrimin e Trojės vetėm e ka ēliruar Helenėn prej ofshameve dhe vuajtjeve. Kuptohet se Helena e pėrkrahte nė kėtė bindje dhe ia ka shprehur gėzimin e pakufishėm, qė mė nė fund, e ka ēliruar. Me triumf tė madh hyri nė anijen e tij dhe udhėtoi pėr nė Spartė. Pas shtatė viteve bredhjesh, Helena e pa vendlindjen e vet.
    Menjėherė pas ujėdhesės Lezbos, shtėrngata i shpartallon anijet e Menelaut te Kepi i Suniut. Menelau humbi timonierin e tij, ndėrsa para Kepit Mele sėrish e kap shtėrngata dhe anijen e tij e ēon deri te buzėderdhja e Nilit. Kėshtu Helena pėrsėri u gjet nė Egjipt, tė cilin e ka parė gjatė udhėtimit me Paridin. Vite tė tėra udhėtoi me Menelaun pėrgjatė brigjeve tė Nilit, nėpėr Libi, Feniki dhe vende tė tjera. Arriti nė Sidon. Mė nė fund, sėrish kthehet nė Egjipt, ku Menelau shpagoi lundrimin e tij fatlum pėr nė atdhe, me flijimin e begatshėm.

    Para largimit, mbretėresha egjiptiane Polidamna i dha Helenės barin e mrekullueshėm tė pėrgatitur prej hirit tė bimėve magjike. Kush e pi me verė, ai i harron tė gjitha mjerimet. E mjaftueshme ka qenė njė gotė e vogėl dhe Helena harroi dy burrat e mėparshėm nė Trojė, ndėrsa Menelau mundimet qė, pėr shkak tė saj, i ka vuajtur. Nė Spartė Helena jetoi e lumtur me Menelaun. Ishin pėrsėri tė lidhur me dashurinė fatlume, madje jo vetėm deri nė vdekje, por dhe pas saj, sepse zotėrat tė dy i kanė sjellė nė Elize, ku i kalojnė ditėt nė lumturi tė amshueshme.

    Dilema e historianėve
    Luftė pėr mė tė bukurėn apo pėr pasurinė?

    Helena ėshtė njėra prej shembėlltyrave mė interesante tė miteve greke dhe deri mė sot jeton nė vetėdijen e njerėzimit si simbol i gruas sė bukur dhe aventuriere. Gjatė dy mijė e pesėqind vjeteve tė shkuara ka kaluar nėpėr ndryshime tė shumta. Homeri e pėrshkruan si grua tėrėsisht simpatike. Euripidi nė tragjedinė “Trojanėt” (e vitit 415 para e.s.) e gjykon, duke menduar se i ėshtė shmangur dėnimit, edhe pse ka qenė shkas i shkatėrrimit tė Trojės, ndėrsa gratė e tjera trojane pėr shkak tė saj kanė pėrjetuar vuajtje tė shumta. Pėrkundėr kėsaj, mendon se Helena kurrsesi nuk ka qenė nė Trojė, por pas ikjes prej Spartės ka mbetur nė Egjipt, ku ka jetuar me nder deri nė kohėn e ardhjes sė Menelaut. Sofokliu e paraqet nė dramėn “Dasma e Helenės”, si grua besnike dhe tė dashuruar. Kėshtu flasin autorėt antikė, sepse kjo dramė nuk ėshtė ruajtur.
    Filozofi Gorgia nė “Fjalimin mbi Helenėn” nga fillimi i shek. IV para es. e mbron tezėn se ikja e saj prej burrit nuk meriton vlerėsim negativ. Poeti Simonid, gjoja nė njė kėngė e dėnon, ndėrsa nė tjetrėn e lavdėron. Lidhur me kėtė asgjė nuk do tė ishte e jashtėzakonshme, por pas kėngės sė parė, poeti verbohet, dhe pas sė dytės sėrish sheh.
    Poeti romak Ovidi ndaj saj ka pasur aq mirėkuptim (nė Heroidet) sa ka pasur Virgjili fjalė ndėshkimi. Edhe mė kontradiktor ėshtė kuptimi pėr tė nė veprat e shkrimtarėve, poetėve dhe muzikantėve modernė. Kjo, pasi gruaja e bukur, e cila pėrveē bukurisė ka edhe atė qė rėndom quhet e kaluara, pėrherė i ka tėrhequr artistėt. Helena hyn nė radhėn e figurave tė femrave antike, e cila mė sė shumti ėshtė trajtuar nga aspekti artistik. Nga antikiteti janė ruajtur gati njėqind e njėzet vazo me pamjen e saj.

    Nė fund edhe njė shėnim: Nė qoftė se sot nuk dyshojnė se lufta e Trojės vėrtet ėshtė ngjarje historike (me siguri nga mbarimi i shek. XIII para e.s.), Helenėn mund ta lėmė anash nga kėrkimet e shkaqeve tė saj reale. Pėr shkak tė njė gruaje, madje edhe aq tė bukur sikur se e pėrshkruan Homeri, nuk do tė nisen nė lundrim dhe nė luftė mė se njėqind anije me njėqind mijė ushtarė nė kuverta.
    Duket se lufta e Trojės, ndonėse jashtėzakonisht madhėshtore ka qenė thjesht ekspeditė kusarėsh e grekėve evropianė kundėr bashkėfishorėve tė vet tė Azisė sė Vogėl dhe se ka qenė e motivuar me dėshirėn qė ta marrin pasurinė legjendare tė “qytetit tė mbretit Priam". Qė ky qytet vėrtet ka qenė i pasur, kanė dėshmuar gėrmimet e Kajnrih Shlimanit nė vitin 1871-1878, i cili nė gėrmadhat e Trojės ka zbuluar pasurinė, vlera e sė cilės i tejkalon tė gjitha masat ekzistuese. Vetėm "diademi i Helenės nga Argu" pėrbėhet prej 16.533 copėzash qė janė tė karakterit tė argjendarisė mė tė pastėr dhe i cili me stilin e vet artistik nuk i pėrngjet asgjė qė deri mė atėherė ka qenė e njohur nga bota antike.

    Shlimani nė Trojė ka gjetur gjithėsej dhjetė grumbuj tė objekteve prej ari. Pjesa mė e madhe e tyre, pėr fat tė keq, ėshtė zhdukur nė mbarim tė Luftės sė Dytė Botėrore nė Berlin.


    image

    Priami duke i'u lutur Akiles (pikturuar nga Felice Giani)

    image

    Luftetar Trojan Skulpure e 485-480 p.e.r

    image

    Qyteti i Trojes (Zbulimet arkeologjike)

    image

    siti i Trojes (sot)

    image

    Troja
     
    .
8 replies since 19/1/2010, 11:47   3292 views
  Share  
.