~Mitologjia Greke

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. Etore
     
    .

    User deleted


    PSIKA (greq. Psyche, lat. Psyche) - dashnorja dhe gruaja e mėvonshme e Erosit, zotit tė dashurisė.

    Legjenda pėr Psiken dhe Erosin ėshtė me origjinė greke, por na ėshtė e njohur veēmas sipas versionit qė ėshtė dhėnė nė veprėn Metamorfozat ose Gomari i artė e Apuleut nga Madaura (shek. II para es.). Nė tė ėshtė shtojca e veēantė nė formė tė pėrrallės, tė cilėn njėfarė plake ia tregon vajzės qė e kishin zėnė rob cubat nė mėnyrė qė ta argėtojė. Legjenda ka qenė njėsoj e pėrhapur dhe e njohur si nė botėn antike ashtu edhe sot, dhe pėr tė ende vlen ajo qė pat shkruar ne librin e tij Apuleu: „Lexues, kujdes: do te argėtohesh!"
    Dikur kishin qenė njė mbret dhe njė mbretėreshė qė i kanė pasur tri vajza tė bukura. Dy tė parat i kishin martuar shumė mirė, mirėpo, te mė e reja, Psika, kurrsesi nuk vinte dhėndri, as princi dhe as kurrfarė burri. Psika, nė tė vėrtetė, ishte aq e bulkur, sa qė secili i admirohej si ndonjė skulpture apo hyjneshe. Sė shpejti nisi tė flitet se Psika, nė tė vėrtetė, edhe nuk ishte princeshė e thjeshtė, por Afrodita e re, dhe shumė filluan t'i shprehin respekte hyjnore. Tregimet pėr bukurinė e saj filluan tė pėrhapen gjithnjė e mė tepėr, ndėrsa largėsirat filluan tė smadhohen dhe, mė nė fund, nė tokėn e babait tė saj filluan tė shtegtojnė adhuruesit nga mbarė Greqia. Filluan tė zbrazen tempujt nė Pfos, nė Knid dhe Kiterė, kurse njerėzit nė vend tė Afroditės filluan ta adhuronin Psikėn.
    Pėr hirė tė sė vertetės, Psika nga ky adhurim nuk ka qenė aspak e ngazėllyer. Kuptohet se nga kjo edhe mė pak ka qenė e ngazllyer Afrodita. Nga zemėrimi ndaj bukurisė sė palejueshme tė njė vdekatareje tė thjeshtė vendosi t'i hakmerrej. I urdhėroi birit tė vet, Erosit qė ta plagoste zemrėn e Psikės me shigjetėn e dashurisė ndaj burrit mė tė keq nė botė.
    Nė ndėrkohė i ati i Psikės iu drejtua orakullit tė Delfit pėr ta pyetur pėr kėshillė se si t'ia gjente vajzės sė vet burrin. E mori pėrgjegjen e trishtueshme: le ta ēojė tė veshur nė kostum martesor nė shkėmbin e lartė mbi greminė ku dhėndri do tė vijė tek ajo. Ky do tė jetė dragoi i vrazhdėt me trup tė mbuluar me guaca. Kundėr profecisė qė e shpalli vullnetin e zotėrave nuk ka mundur tė ndėrmerret gjė dhe mbreti me zemėr tė thyer e ēoi fjalen nė vend. Kur e la vajzėn nė shkėmbin e lartė dhe shkoi, ndodhi mrekullia. Era e qetė e Zefirit e ngrati lehtė Psikėn dhe e ēoi nė rrafshirėn nėn shkėmb. Kėtė e bėri nė lutje te zotit Eros, i cili fluturoi te shkėmbi pėr ta kryer urdhėrin e nėnės sė vet, por qė nė shikim tė parė u dashurua nė Psikėn.
    Kuptohet se Psika nuk ka pasur as ide mbi veprėn e Erosit dhe pėr shpėtimin e vet, prandaj u befasua shumė. Edhe mė tepėr e ka befasuar kur nė skaj tė fushės e vėrejti pallatin tejet tė bukur. Hyri brenda dhe u befasua edhe mė tepėr: shėrbėtoret e padukshme ia kishin pėrgatitur banjon, freskimin dhe shtratin. Mjaftonte qė vetėm tė dėshirojė diēka dhe dėshira menjėherė i plotėsohej. Kur Psikėn pas kėsaj e mori gjumi heshtazi iu afrua dhėndri. Mirėpo, ky nuk ishte dragoi i vrazhdė, por Erosi, zot i bukur i dashurisė.
    Erosi ka ditur mirė pse prej Psikės ka kėrkuar premtimin se kurrė nuk do tė pėrpiqet tė dijė se si, nė tė vėrtetė, duket ai. Psika, ndėrkaq, nuk e ka ditur, kėtė mu sikur se qė nuk dimė as ne. Nėn pėrshtypjen e kėnaqėsisė sė pėrjetuar tė dashurisė sė parė ajo ia premtoi kėtė. Dhe kėshtu psika filloi tė jetojė nė pallatin e shkėlqyer, duke i kaluar ditėt nė vetmi, duke pritur natėn qė ia sjell dashurinė e dashnorit tė panjohur. Ajo qė e pikėllonte ishin mendimet pėr motrat dhe prindėrit tė cilėt me siguri i ka munduar brenga mbi fatin e saj.
    Kur arriti lajmi te motrat e saja mbi zhdukjen e Psikės, u kthyen te prindėrit e tyre pėr t'i ngushlluar. Shkuan deri te shkėmbi pranė tė cilit syri i njeriut pėr herė tė fundit e ka parė Psikėn. Atje qajten me zemėr dhe Psika e luti dashnorin e vet qė t'ia lejojė takimin me motrat, sepse ato kur do t'u thotė se si jeton, nuk do tė pikėllohen mė. Erosi e qortoi Psikėn se ky takim ėshtė i lidhur me rreziqe tė mėdha, dhe e bindte qė tė heqė doxė nga kjo. Tė gjitha bindjet e Erosit mbetėn pa sukses. Kur gruas i ngulitet diē nė kokė nuk mund tė ndihmojė as zoti. Andaj Erosi i urdhėroi Zefirit qė motrat e Psikės t'i transferoj nė fushė, ndėrsa ai u zhduk mė parė se ē'ndodhte rėndom.
    Motrat u gėzuan me gjithė zemėr pėr kėtė takim, por kur e panė pallatin shkėlqyes nė tė cilin jetonte motra e tyre mė e vogėl, nė to lindi zilia. Filluan ta pyesin Psikėn pėr burrin e saj dhe ia shprehėn dėshirėn pėr ta njohur. Psika u bishtėronte dhe u tha se burri i saj ėshtė djaloshi i bukur, i cili tė shumtėn e kohės e kalon nė gjah, i dhuroi me flori dhe stoli, pastaj e ftoi Zefirin qė t'ia kthejė motrat nė shkėmb mbi rrafshirė.
    Nė tė kthyer shpėrtheu zilia e pėrmbajtur e motrave tė Psikės. Andaj vendosėn tė heshtin pėr lumturinė e psikės dhe filluan t'i pėrpilojnė planet se si t'ia marrin pasurinė e saj. Kuptohet se tėrė kėtė as qė e ka pritur Psika, dhe kur konstatoi se ėshtė duke pritur fėmijėn e luti tė dashurin e vet qė sėrish t'ia lejojė takimin me motrat. Pėrgjegjja e Erosit as kėtė herė asgje nuk ndihmoi dhe kėshtu Zefiri sėrish i solli motrat e saj nė rrafshirė. Ato shtireshin se po gėzohen pėr fėmijėn qė do ta lindte dhe pėrsėri e pyetnin Psikėn pėr burrin e saj: Psika tani mė kishte harruar se ē'iu kishte thėnė herėn e parė dhe e pėrshkroi si zotėr solid tė moshės mesatare qė merret me tregti dhe tani pikėrisht gjendet nė rrugė nė njė vend tė largėt. Nga kjo motrat konstatuan se Psika, nė tė vėrtetė, as qė e njeh se kush ėshtė burri i saj dhe ēfarė ėshtė ai, dhe kur gjate vizitės sė tyre tė ardhshme ua pranoi, filluan ta bindin se burri i saj ėshtė ai dragoi i gėrditshėm, i mbuluar me guaska pėr tė cilin pat thėnė profecia. Ia mbushėn mendjen qė tė bindet edhe vet. Le ta fshehė nėn njė enė kandilin dhe kur burrin e zė gjumi ta ndezė per tė ditur se ēfarė ėshtė nė tė vėrtetė. Nė shenjė tė dashurisė sė vet tė madhe ia kumtuan edhe mėnyrėn se si do tė shpetojė. Ia dhanė thikėn e mprehtė per ta mbytur me tė.
    Nėn ndikimin e motrave tė veta dhe pėr shkak tė pasigurisė sė mundimshme Psika vendosi ta shkelė premtimin e dhėnė. Kur tė dashurin natėn e zuri gjumi, e hoqi mbulesėn mbi kandilin e pėrgatitur, e mori thikėn dhe iu afrua shtratit. Drita e turbullt e zbuloi se burri i saj ėshtė vetė zoti i dashurisė, Erosi. Nga gėzimi deshti qė menjėherė ta puthė, por kur u lėshua mbi tė pika e vajit tė vluar, nga kandili i ra nė sup. Zoti i dashurisė kėrceu nga gjumi dhe i tėrbuar nga hidhėrimi, qė Psika e shkeli premtimin e dhėnė menjėherė fluturoi. Por Psika, duke mos humbur gjakftohtėsinė ia rroku kėmbet e tij dhe nė atė moment tė dy fluturuan lart mbi re.
    Fluturimi nuk zgjati shumė. Psika humbi shpejt fuqinė, ndersa Erosi nuk deshti tė lejojė qė Psika tė vritet. E ktheu prandaj nė tokė dhe me hidhėrim e qortoi pėr tradhėtinė e saj. Kur pastaj e braktisi, Psika e dėshpėruar nuk diti se ē'tė bėjė dhe nė dėshpėrim u hudh nė lumin e afėrt. Por ryma e ujit, nga dashuria ndaj Erosit, sėrish e ēoi nė breg. E dėrmuar nga mallėngjimi pėr te dashurin dhe pėr vdekjen, nė tė cilėn nuk ka mundur ta gjejė shėlbimin, Psika shkoi qė motrave t'ua paguajė tradhtinė me tė cilėn e hodhėn nė mjerim.
    Sė pari e vizitoi mė tė madhen dhe i tha se ka qenė e detyruar tė ikė prej burrit, sepse, kur gjatė vizitės sė saj tė fundit fshehtazi e pa, u dashurua nė tė dhe tani e dėshiron vetėm atė. Motra menjėherė shkoi te shkėmbi dhe nė padurim, duke pritur Erosin kėrceu nė thellėsi. Zefiri nuk ka pasur urdhėr pėr ta bartur dhe nė mėnyrė indiferente lejoi qė tė pėrpėlaset nė rrezat shkėmbore. Nė tė njėjtėn mėnyrė u mbyt edhe motra e vogėl e Psikės.
    Nė ndėrkohė Afrodita mori vesh pėr aventurat e birit tė vet, u hidhėrua fort nė tė dhe i dėrgoi shėrbėtorėt e vet qė aty pėr aty t'ia sjellin dashnoren e tij. Kur nuk u shkoi pėr dore ta gjejnė, Afrodita e luti kasnecin e zotėrave, Hermesin, qė anembanė ta shpallin lajmin se ai qė do ta gjejė Psikėn do ta fitojė shpėrblimin e shtrenjtė. Dhe shpėrblimi me tė vėrtetė nuk ka qenė i vogėl: „shtatė puthje tė zemrės prej vetė hyjneshės, prej tė cilave njėra veēmas i ėmbėl, me gudulisje tė ndieshme tė gjuhės„. Njerėzit filluan qė me njė fanatizėm ta kėrkojnė Psikėn, por gruas sė mjerė nuk i mbet pėr asgjė merak dhe vetė erdhi te Afrodita.
    Kurrė nuk ėshtė dėshmuar mė qartė se sa ėshtė, nė tė vėrtetė, dashuria afėr urrejtjes: pasi e pa para vetes gruan mė tė bukur se veten, hyjnesha e dashurisė u shndėrrua nė hyjneshėn e sėmirės. Kur mori vesh se Psika ėshtė duke pritur fėmijėn dhe se kėshtu do tė bėhet gjyshe, filloi tė tėrbohet, aq shumė sa brenda njė mijė vjetėve tė miteve greke nuk kemi dėgjuar pėr tė. U urdhėroi shėrbėtoreve tė veta qė ta rrahin Psikėn, e pastaj edhe vetė filloi ta rrahė. Ia shqeu rrobet, ia shkuli flokėt dhe e rrahu aq gjatė deri sa u lodh. Por kjo nuk ėshtė krejt.
    Si nė ēdo legjendė tė mirėfilltė Psikės iu dhanė tri detyra. Mund t'ia shpėtonte vetes jetėn me zgjidhjen e tyre. Hyjnesha para saj e derdhi njė grumbull grur, elb, hashash, groshė dhe thjerėz. I pėrzieu kokrrat dhe i urdhėroi Psikės qė deri nė mbrėmje t'i ndajė kokrrat nė grumbuj tė veēantė, ose do tė vdesė. Psikės sė gjorė i erdhėn nė' ndihmė thneglat e vogla, sepse iu dhimbsej dashnorja e zotit tė dashurisė. Pastaj Afrodita i urdhėroi qė t'i sjellė xhufkė leshi prej lėkurės sė artė tė deleve tė egra qė kullotnin nė anėn tjetėr tė lumit tė shpejtė dhe tė rrezikshėm. Kėtė detyr Psika e kryen me ndihmen e kallamit i cili e kėshilloi qė ta presė deri sa delet gjatė vapės sė mesditės mos tė bijnė nė gjumė dhe atėherė t'ua merrė xhufkat e leshit qė janė kapur nėpėr kaēuba deri sa shkonin nė kullosė. Si detyrė tė tretė Afrodita ia dha Psikės qė t'i sjellė ujė nga burimi mbi shkėmb tė thepisur dhe tė rrėshqitshėm, tė cilin e ruanin dragonjtė, pėrherė tė zgjuar. Psika edhe kėtė detyrė e kreu me ndihmėn e shqiponjės sė Zeusit, i cili kėshtu ia shpėrbleu pėr shėrbimin qe mė parė ia bėri Erosi. Nė fund Afrodita qe e detyruar ta pranojė se Psika i ka kryer detyrat e caktuara. Por, duke ditur se tė gjitha kėto Psika i ka kryer me ndihmėn e huaj, ia dha edhe njė detyrė - kuptohet mė tė rėndė se tė gjitha mė parė.
    Sipas kėtij urdhėri tė Afroditės Psika ka qenė e detyruar tė zbresė nė botėn e hijeve dhe prej Perzefonės, bashkėshortes sė sundimtarit tė botės nėntokėsore, Hadit, ta marrė kutinė me kozmetikėn magjike. Psika kuptoi, se kjo detyrė nuk ėshtė e realizueshme, prandaj, hipi nė kullėn e lartė qė tė kėrcejė nė greminė dhe tė lirohet nga tė gjitha vuajtjet. Por kjo nuk ėshtė' kurrfarė kutie foli me zėrin e njeriut dhe kėshilloi Psikėn se si tė zbresė nė botėn nėntokėsore, se si duhet atje tė sillet dhe ēka duhet tė bėjė pėr t'u kthyer me fat nė botėn e epėrme. Veēmas e ka lėshuar pėr njė gjė: qė kutinė e Perzefonės kurrsesi mos ta hapė. Kur tanimė u kthye me fat nė botėn tokėsore, Psika nuk mundi t'i pėrballojė kurreshtjes dhe e hapi kutinė. Nė te nuk ishte kozmetika, por gjumi i ftohtė i vdekjes.
    Psika ka mbetur gjatė nė gjumė tė vdekjes pas kthimit nga bota nėntokėsore. Por Afrodita mė kot shpresonte se kjo do tė mbesė pėrgjithmonė. Kur Erosi u shėrua nga vuajtjet qė ia shkaktoi dashnorja e tij, u nis ta kėrkojė. Posa e pa Psikėn, ia hoqi gjumin, e ktheu nė kuti dhe me therrje tė butė tė shigjetės e zgjoi dhe i urdhėroi qė doemos tė shkojė te nėna e tij. Pėr tė tjerat do tė kujdeset ai vetė.
    Erosi e mbajti fjalėn e vet: e kėrkoi zotin suprem, Zeusin dhe i premtoi se, poqese i lejon ta marrė Psikėn grua legjitime, di t'ia gjejė dashnoren mė tė bukur nė botė. Njėherit Zeusi e ngriti Psikėn prej gruas vdekatare nė hyjneshė dhe ne mėnyrė solemne ia dorėzoi Erosit pėr grua tė pėrhershme. Mė nė fund, me kėtė' u pajtua edhe Afrodita, dhe kur pas martesės sė Erosit dhe Psikės sė shpejti u bė gjyshe e vajzės, vajza u quajt me emrin Hedona - Kėnaqėsi.
    Nga antika janė ruajtur vepra tė shumta figurative me pamjet nga legjenda e Erosit me Psikėn. Kopjet mė tė lashta qė i njohim janė tė artistėve helenistikė (d.m.th. pėr nga koha pėrafėrsisht pesėqind vjet para Apuleut). Mė tė fundit e ndeshim edhe nė artin kristian (nė pikturėn murale nga katakombet e Domitillės nga gjysma e parė e shek. IV tė e.s.). Pėrveē plastikės sė imtė, mozaiqeve dhe pikturave, janė te njohura edhe ansamblet skulpturale, nė pėrgjithėsi tė quajtura Amori dhe Psika nė Luvėr tė Parisit (me siguri kopja romake e origjinalit helenistik e shek. III-II para e.s. sot nė Muzeun Kapitolian nė Romė (me siguri nga fillimi i erės sonė) dhe nė Muzeun Popullor nė Napoli (nga shek. II tė e.s.). Prej veprave skulpturale tė kohės mė tė re mė i njohuri ėshtė ansambli Amori dhe Psika i Antonio Kanovės, i vitit 1796, sot nė Ville Carlota nė Tremez (Valla Karlota nė Tremezė), versioni origjinal ėshtė nė Muzeun Metropolitan nė Nju Jork. Amori dhe Psika e Berthel Thorvaldsenit (e vitit 1806), gjendet nė Muzeun e Thorvaldsenit nė Kopenhagė, ndėrsa i Ogyst Rodenit- disa shembuj nga vitet 1900-1910, (sot nė Muzeun e Rodenit nė Paris dhe nė Filadelfi tė tjerėt nė Metropolitan Muzem nė Nju Jork). Relievi me tė njėjtin titull i Ivan Mestrovicit (Ivan Meshtroviqit), i vitit 1918, sot gjendet nė Ateleun e Meshtroviqit ne Zagreb. Prej skulpturave tė tjera po i pėrmendim Psikėn e Adrien de Vriesit prej luftės tridhjetėvjeēare nė vend qė tė gjendet nė Pragė, ajo ėshtė nė Stokholm dhe ansambli i tij Merkuri dhe Psika (i vitit 1593, sot nė Luvėr tė Parisit, pastaj Psika e braktisur e Auguste Pazouit (Ogyst Pazhuit), e vitit 1791, sot gjendet nė Luvėr tė Parisit dhe Psika me kandil e Ogyst Rodenit, sot nė Muzeun e Rodinit nė Paris. Prej pikturave para sė gjithash duhet pėrmendur pikturėn murale tė Raffaelit qė e paraqet Amorin dhe Psikėn, e viteve 1514-1515, nė Villa Fardel Te na Mantovė (rreth viteve 1524-1527), tė Jacopo Zucchiut (Jakopo Cukiut), rreth vitit 1580, sot nė Villa Borgeze nė Romė, dhe e Franēois F. Picotit (Fransoa F. Piktorit) e vitit 1817, sot nė Luver tė Parisit, pastaj Zefiri e sjell Psikėn, dhe Gjumi i Psikės e Pierre Paul Prodhonit (e para e vitit 1808, gjendet nė Luvėr tė Parisit, dhe pak mė vonė nė Koleksionin e Wallaceit nė Londėr). Perveē tė tjerėve duhet permendur pikturėn Psike e Georg Frederick Watsit (e vitit 1880, sot nė Galerinė Tate nė Londėr). Vlen tė permendet edhe seria prej katėr pikturave nga Legjenda pėr Psikėn e Maurice Denisit (e vitit 1907, sot nė Muzeun e Arteve Moderne nė Paris).
    Sa u pėrket poetėve dhe prozatorėve tė cilėt sėrish e kanė pėrpunuar legjendėn e Apuleut pėr Erosin dhe Psikėn ose janė frymėzuar me tė do tė kėnaqemi vetėm me zgjedhjen e shkurtėr tė emrave: prej francezėve: Fontaine dhe Cornellei (La Fonteni dhe Korneji), prej gjermanėve: Wielandi (Vielandi), H. G. Meyeri (Majeri) dhe Hamerlingu; prej anglezėve: Tennysoni (Tenisoni),ndėrsa prej rusėve Bogdanovic (Bogdanoviēi). Prej veprave muzikore po e pėrmendim Psikėn, kėngėn simfonike tė Cesare Franekut (Qezare Frankut), 1882. Shumė trajtues dhe historianė tė letėrsisė legjendėn e Apuleut e kuptojnė si alegori. Nė kėtė kanė paraardhės nė kohen antike. Me siguri edhe vetė Apuleu, deri diku, me kėte ka llogaritur (greqisht Psyche nė pėrkthim do tė thotė ,yShpirti"), por mendimi mbi „pastrimin moral tė shpirtit me vuajtje", siē e shpjegojnė disa teoricienė kėtė legjendė, pėr Apuleun ėshtė koncept i huaj.
     
    .
15 replies since 18/1/2010, 19:52   17144 views
  Share  
.