Tregime Erotike

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. FRI_DA
     
    .

    User deleted



    Ai perkuli koken dhe floket i rane mbi fytyre.Sa te gjate i kishte floket... Kjo tufe flokesh e braktisur,mbi fytyren e rruajtur keq, keto floke bjonde mbi ballin e tij 50 vjeçar.

    Ajo kaloi doren mbi floket e saj per ta evituar, tani ajo kishte shume deshire t'ja merrte koken dhe ta shtrengonte ne gjoksin e saj, ta mbante kundrejt saj, te vendoste faqen e saj, tani ajo kishte shume deshire per nje xhest te vogel, per nje siguri, kishte nevoje.

    Ai perkuli koken dhe e zbertheu vete kemishen e tij blu. "Mire pra" thote ai. Dhe ne kete "Mire" kishte "s'kam ç'te bej", "do me shohesh", "vete deshe", "s'kam ç'te bej".

    Mbrapa cigares, mbrapa mashkullit qe çon nje femer ne hotel, mashkullit qe hap nje shishe vere, mashkullit qe hedh nje grua ne krevat, ishin edhe keto. Kopsat e vogla prej guacke... ç'ti besh.

    A mund ta dinte ai se sa shume e turbullonte?. Gishtat e tij te trashe mbi kopsat prej guacke, shikimi pjerrtazi, kur ti thoshte qe nuk i pelqente, kur ti thoshte qe nuk donte me, ky besim qe ai kishte tek ajo... do ti mjaftonte... sikur ai mos te kishte zberthyer kemishen blu por vetem pantallonat, vetem te kishte çliruar seksin e tij, dashuri qorre, dashuri e bere shpejt.... do kishte mundur.

    Ai e hoqi kemishen.
    Ajo i buzeqeshi. Me plot fytyren i buzeqeshi. Nje miresi e lehte. Magji e nje momenti.
    Ai i pelqente jashte mase. Qimet e tij mbi kraharor, mbi bark, mbi shpatulla, kjo ngjashmeri kafsherore e bute, kjo mbrojtje nga asgje, kjo gje e çuditshme admiruese,
    Ai meritonte ajo te gjitha keto? A e meritonte ajo lakuriqesine e vet?
    Ajo i thote SHTRIHU, ngadale, SHTRIHU,
    Ai bindet dhe ajo perkulet mbi te, kaq e lehte mbi te, ai duhej te peshonte dyfishin e saj dhe ajo e kishte shtrire ne toke, trupi i saj mbi trupin e tij, fytyra e saj mbi fytyren e tij, seksi i saj mbi seksin e tij akoma sekret, ky i panjohur i tendosur nen linin e bardhe te pantallonave verore,
    Ajo ishte ulur mbi te dhe perkedhelte butesine e pafundme te kraharorit te tij, ajo s'ishte ndjere asnjehere kaq mire, po shetiste duart e saj, faqet e saj mbi qimet e tij, merrte fryme shume lehte, pa asnje kompleks e nuhaste, tentonte ti afrohej aromes se tij, ta ndjente, ti vinte nje emer, perzierje djerse, e kripur dhe acide, nje arome e lehte sapuni dhe rrobash te hekurosura, nje perzierje e habitshme mashkulli dhe femijerie, ishte e atehershmja por kaq shume prezente, forca dhe ndjeshmeria... dhe ajo menjehere pati pershtypjen e dhunshme dhe te papritur, pershtypjen qe kishte arritur diku.
    Atehere ajo guxon. Ngre fustanin. E kalon siper kraheve te saj, fytyres, e le te bjere jashte krevatit, ajo nuk kishte sutiena... per çfare, per çfare te genjente, te bente sikur, ajo ishte fine, kroki, nje femer pa forma te mbushura... dhe ai kalon duart e tij nga qafa mbi bark, disa here, pellembet e shtrira, gishtat e hapur,...
    Ajo ishte nje liane, nje kallam, gjoksi i saj dridhej nen duart e tij qe vonoheshin, qe merrin gjithe kohen e duhur... gjithe kohen per ta ndjere aq te dobet, per te ndjere brinjet e saj si nje i ikur nga vdekja, megjithate shikoheshin me bindjen se tani, meqenese ai kishte zberthyer jo vetem pantallonat, meqenese ajo nuk kishte ngritur vetem pak fustanin...

    Tani do pranonin.
     
    .
28 replies since 18/1/2010, 13:20   164987 views
  Share  
.