Letėrsia nė diasporė

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. FRI_DA
     
    .

    User deleted


    Kur flitet pėr letėrsinė shqiptare, kurrsesi nuk duhet harruar se krahas saj vazhdon tė mbijetojė njė letėrsi e brishtė qė lind e rritet me shumė vėshtirėsi nė shumė vende tė botės ku kanė emigruar dhe vazhdojnė tė emigrojnė breza tė tėrė bashkatdhetarėsh tanė. Nuk duhet harruar se edhe ata janė pjesė e gjenit tonė. Nuk duhet harruar se midis tyre ka edhe intelektualė tė shquar, talente tė vėrtetė, krijues tė palodhur, pasardhės tė denjė tė Bardhit, Budit e Bogdanit, De Radės e Serembes, Fishtės, Konicės e Xhaferrit, tė cilėt pėrfaqėsojnė atė pjesė krijimtarie qė quhet letėrsia shqiptare nė diasporė.

    Nė kėtė kuptim, letėrsia bashkėkohore shqiptare duhet parė nė njė kėndvėshtrim mė tė gjerė gjeografik, pra, pėrtej njė kornize tė ngushtė nacionale. Ėshtė koha tė flitet dhe tė zėrė vendin e duhur termi letėrsia kombėtare shqiptare.

    Pavarėsisht nga zhvillimet brenda trungut amė, Shqipėrisė, si dhe brenda viseve etnike si: Kosovė, Maqedoni, Mali i Zi, Ēamėri, duhet pranuar se letėrsia shqiptare ka njohur dhe po njeh zhvillime dhe nė diasporė.

    Zhvillimet e letėrsisė nė diasporė, mund tė shikohen gjeografikisht brenda dy vatrave kryesore :

    1. Vatra historike e diasporės shqiptare: Itali, Greqi, Rumani, Bullgari, Turqi etj.

    2. Vatra tė reja tė diasporės shqiptare: Gjermani, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Australi etj.

    Zhvillimet mė tė rėndėsishme tė letėrsisė shqiptare nė diasporė ndodhėn nė Itali, aty ku vazhdojnė tė jetojnė rreth njė qind mijė arbėreshė, qė flasin shqipen. Nė pėrgjithėsi mund tė thuhet se njė "rilindje" e letėrsisė arbėreshe ndodhi diku rreth fundit tė viteve '50, kur dhe nisi tė botohej revista "Shejzat" nga Ernest Koliqi nė Romė e mė pas revistat "Zgjimi", "Katundi ynė", "Zjarri", "Zėri i Arbėreshėvet", "Lidhja", "Bota shqiptare" etj. Kėto organe ndikuan nė rritjen e njė brezi krijuesish qė shkruan nė arbėrisht. Njė pjesė e kėtyre tribumave tė shtypit arbėresh shėrbyen edhe si shtėpi botuese, duke publikuar shumė vepra letrare nė tė gjitha zhanret.

    Pėrfaqėsuesit mė tė rėndėsishėm tė diasporės arbėreshe janė :

    Franēesk Solano (1914), i njohur me pseudonimin Dushko Vetmo, i lindur nė Kozencė. Pas njė periudhe tė gjatė qėndrimi nė Argjentinė, Uruguai dhe Kili, ku dhe shugurohet prift, ai u kthye nė vendlindje. Solano ėshtė poet, prozator, dramaturg dhe publicist. Veprat e tij mė tė rėndėsishme janė: “Burbuqe t'egra”, poezi (1946), “Shkretėtira prej gurit”, dramė(1974), “Tregimet e Lėmit”, etj.

    Domenico Bellizzi (1931), prift nga Frasnita, i njohur me pseudonimin Vorea Ujko, ėshtė njė ndėr trashėgimtarėt mė tė denjė tė Jeronim De Radės e Zef Serembes. Ai me poezinė e tij arriti nivele tė spikatura tė ligjėrimit poetik, veēanėrisht me veprat: “Zgjimet e gjakut”, “Kėngė arbėreshe”, “Hapma derėn zonja mėmė” etj.

    Karmell Kandreva (1931), poet, bartės i identitetit kombėtar me anė tė njė ligjėrimi poetik origjinal si dhe luftėtar i angazhimit social tė arbėreshėve nė ruajtjen e gjuhės dhe kulturės origjinale, ka shkruar trilogjinė poetike: “Shpirti i arbėrit rron”; “Shpirti i arbėrit rron. Arbėreshi tregon”; “Shpirti i arbėrit rron. Vuan dega e hershme”.

    Zef Skiro Di Maxhio (1944), poet, pėrkthyes dhe dramaturg i shquar. Ai ėshtė angazhuar edhe si drejtor i revistės "Bota shqiptare" dhe ėshtė shquar pėr tonin e tij ironik e shpesh sarkastik,. Di Maxhio ka shkruar rreth dhjetė libra poetikė, ndėr tė cilat vlen tė pėrmenden: “Nėpėr udhat e parrajsit shqipėtarė e t'arbreshė”. “Poemė gjysmėserioze arbėreshe Orėmira”, “Pėr tokėn fisnike tė Horės” etj.

    Vetėkuptohet qė letėrsia arbėreshe ka edhe tė tjerė shkrimtarė, breza mė tė rinj dhe vazhdon tė luajė njė rol tė rėndėsishėm jo vetėm nė diversitetin kulturor shqiptar, por edhe atė italian.

    Njė tjetėr vatėr e rėndėsishme historike, ku ka lulėzuar krijimtaria nė gjuhėn shqip qė nė fundin e shekullit XIX dhe ku jeta kulturore e elementėve shqiptarė ka qenė e organizuar mė sė miri, ėshtė edhe Rumania. Pėrfaqėsuesi mė i rėndėsishėm i letrave shqiptare ėshtė Viktor Eftimiu (1889 - 1972) , autor i rreth njėqind vėllimeve letrare tė shkruara nė rumanisht. Mjaft prej veprave dramatike tė tij janė ndėrtuar mbi bazėn e motiveve shqiptare e tė fėmijėrisė sė tij nė malet e vendlindjes.

    Po aq e rėndėsishme sa dhe Rumania nė pikėpamje tė jetės kulturore shqiptare mbetet edhe Bullgaria, ku janė shfaqur organizime tė hershme tė komunitetit shqiptar. Njė figurė qė vlen tė merret nė konsideratė nga njerėzit e letrave shqipe, ėshtė Thoma Kaēori, i cili shkroi nė shqip disa romane e vėllime me tregime.

    Nė vatrat e reja tė zhvillimķt tė letėrsisė bashkėkohore shqiptare hyjnė ato vende nė tė cilat emigruan pėr motive kryesisht politike njė pjesė e shkrimtarėve tė talentuar shqiptarė, qė duke mos u pajtuar me diktaturėn dhe duke ndjerė etjen pėr liri, realizuan nė periudha tė ndryshme tė regjimit komunist eksodet e sforcuara.

    Njė nga shkrimtarėt e diasporės me peshė mė tė madhe qė jetoi e krijoi nė Gjermani, ėshtė Martin Camaj (1925 - 1992). Vepra e tij hyn nė fondin mė tė shquar tė letėrsisė bashkėkohore shqiptare.

    Nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės zhvilloi veprimtarinė mė tė madhe studimore e letrare Arshi Pipa (1920 - 1997), njė ndėr punėtorėt mė tė mėdhenj tė letrave shqipe, intelektual i shquar, poet, pėrkthyes, studiues e polemist. Mė 1944 ai drejtoi revistėn "Kritika" dhe po kėtė vit botoi librin e parė me poezi “Lundėrtarė”. Nė SHBA, ku emigroi nė vitin 1958, punoi si profesor nė disa universitete amerikane deri sa doli nė pension. Si dėshmi e asaj qė kishte pėrjetuar nė kampet dhe burgjet komuniste ai botoi nė Romė vėllimin me poezi “Libri i burgut” (1959) dhe mė vonė dhe vepra tė tjera. Njė ndihmesė tė madhe Arshi Pipa ka dhėnė edhe nė studimet letrare, sociologjike e politike me vepra tė dorės sė parė, ku operoi me metoda moderne studimi.

    Nė vatrat e reja tė diasporės shqiptare, po krijohet edhe njė shtresėzim i vonshėm krijimtarie letrare, qė daton pas vitit 1990, kur njė dallgė e madhe emigracioni u shkėput nga Shqipėria dhe u derdh rrėmbimthi drejt qytetėrimeve perėndimore. Ky shtresėzim qė po e mban ndezur zjarrin e letėrsisė nė diasporė nė gjuhėn shqipe, pėrfaqėsohet nga njė brez mė i ri krijuesish emigrantė si Gjekė Marinaj, Dalan Luzaj, Petraq Pali, Rasim Bebo etj., nė Amerikė; Artur Spanjolli, Gėzim Hajdari, Shpendi Sollaku, Ornela Vorpsi, Ron Kubati etj., nė Itali; Alush Avduli, Kolec Traboini, Miho Gjini, Mina Ēaushi, Nase Jani etj., nė Greqi.

    Ky brez mė i ri poetėsh, prozatorėsh e publicistėsh emigrantė qė pėrfaqėsohen me krijimet e tyre nė organe shtypi si “Emigranti” “Bota e emigrantit”, “Iliria”, “Tribuna”, “Mėmėdheu”, “Pelegrin”, “Pegasi”, etj. janė njė dėshmi e madhe se letėrsia nė diasporė vazhdon tė jetojė e do tė jetojė gjatė duke ushqyer e frymėzuar ndjenjat atdhetare kombėtare shqiptare.

    Nė kėto kushte u takon edhe strukturave shtetėrore shqiptare qė pėrfaqėsojnė organizmat e kulturės sonė tė bėjnė mė shumė pėrpjekje qė tė gjitha kėto shtresėzime dhe kėta krahė tė shkėputur nė kohė dhe nė hapėsirė tė letėrsisė shqiptare, tė lidhen dhe tė integrohen pėr tė pėrcaktuar dhe krijuar njė nocion tė plotė: letėrsi kombėtare nė gjuhėn shqipe.
     
    .
0 replies since 26/2/2010, 21:46   100 views
  Share  
.