Omar Khajam - Rubairat

Perkthyer nga Fan Noli

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. ommonimo
     
    .

    User deleted


    RUBAIRAT

    Marrė nga libri "Rubairat" i Omar Khajamit. I shqipėroi Rushit Bilbil Gramshi (pseudonim i Fan Nolit). Edicje e dyte, e ndrequr dhe e plotėsuar. Bruxelles, 1927.

    -1-

    Natėn kur flinja, mė tha shpirti: "Pi!
    Nė gjumė dhe nė Varr s'ka lumėri;
    Ngrehu! Sa rron, zbras Kupa dhe puth Ēupa;
    Ke shekuj qė tė flesh nė qetėsi".


    -2-

    Nė ėndėrr, kur agimi zbardhėllonte,
    Njė zė qė nga Taverna po gjėmonte:
    "Ēohuni, djem, e Verė sillnani,
    Se Fati na e tha lėngun sonte."


    -3-

    Dhe posa nė Tavernė kėndoi gjeli,
    Besnikėt jashtė thirrė "Portat ēeli!
    E shkurter ėshtė Jeta, ja, u mplakmė
    Dhe mbetmė si kofini pas sė vjeli."


    -4-

    A di pėrse kėndesi po kėndon
    Menatė dhe nga gjumi po tė zgjon?
    Qė shkoi njė ditė po tė lajmėron,
    Dhe ti, ēkujdesur, fle dhe ėndėrron.


    -5-

    U gdhi! Me Verė zemrėn e zbardhėllonj
    Pėrdhe ēdo Fe tė Natės e dėrmonj:
    Nė Djall dėrgonj Parajsėn e pėrpjetė,
    Gėrshetin me Llaut' e lavdėronj.

    -6-

    Kur Diellin me zjarr kurorėzuar,
    E pret me gas Natyra faqeshkruar,
    Shoqen me mall po shoh nė gjumė shtruar
    Dhe foshnjėn buzėqeshur mė tė zgjuar.


    -7-

    Ja, Kup' e Qiellit skuqet prej Agimit,
    Bilbili nisi kėngėn e dėfrimit
    Me trėndafilin: Eja, Faqepjeshkė,
    Natyra qesh; nem Qelqin e Rubinit.


    -8-

    Zgjohu! Mėngjesi me shigjet' e grisi
    Perden e Natės, Yjt' i arratisi,
    Dhe Dielli gjahtar me rreze kapi
    Ēdo majė mali, pallati e lisi.


    -9-

    O Engjėll faqedritė, ja u gdhi,
    Shtir Verė dhe kėndo me ėmbėlsi!
    Xhamshidi e Khosroj qysh lulėzuan,
    Qysh dimėrojnė sot nė Varrvėrri.


    -10-

    Ja, Mars'i ri dėshirat na valon,
    Ēdo shpirt i mėnēur nė Gėrmadhėn shkon
    Ku dor' e Moisiut zbardh nga degėt
    Dhe frym' e Krishtit tokėn gjelbėron.


    -11-

    Mbi lulet po pikojnė vesė retė,
    Dhe me njė zė qiellor, Bilbil' i shkretė:
    Ah, Verė! Verė! Verė! Trėndafilit
    I lyp t'i skuqė faqėzėn e zbehtė.


    -12-

    Bilbili nėpėr kopshtet nė Prėnverė
    Sheh Lilin Kup' e Trėndafilin Verė
    Dhe thotė: "Puthuni e pihuni!
    S'e gjeni kėtė ditė tjatėr herė."


    -13-

    Shiko luadhe, lule, bukuri,
    Lumenj kristali, kronj e brohori:
    Nga dimri Ferr prėnvera Qiell na ndriti,
    Gėzo mi Dhé Parajsėn me Huri.


    -14-

    Qesh Trėndafili e thotė: "Lulėzonj
    Dhe botės bukurinė po ia shtonj:
    Pastaj e hap kuletėn e mėndafshtė
    Dhe pėrmbi kopsht thesarin po e shtronj".


    -15-

    "Jam, thotė, lulja e Josefit t'ri
    T'Egiptes, xhevahir, zemėrflori:
    Ja edhe rrob' e kuqe gjak, e ējerur
    Prej vllezėrve dhe gruas Petefri".


    -16-

    Tufani kopshtin kur ma ēkatėrron
    Dhe Rrot' e Fatit shpresat m'i dėrrmon,
    Pėshtillem si burbuq' i Trėndafilit,
    Po zemra gjak pėrbrenda mė pikon.



    -17-

    U dogja dhe u pėrvėlova: Verė!
    Nga vrer'i lotėve u shova: Verė!
    Nė Qelq rubin, e Dashur, dhe Llautėn
    Dhe nga ky zjarr shpėtova: Verė!


    -18-

    Me Ver' e Vajza, me Llaut' e Valle,
    Me Fyell e me Kėngė po s'u ēmalle,
    Jeta s'vlen hiē: Se pa kėto nuk ėshtė
    Veē pemė helmi, pus e tym vėrdalle.


    -19-

    Nga njėra dorė Trėndafil e Grua,
    Nga dora tjatėr patsha Rrush e krua:
    "Zotit - po thon' - i ardhtė keq pėr mua!"
    Po as m'a fal pendimin, as ia dua.


    -20-

    Njė Engjėll mė tėrhiqte nė Xhami,
    Njė Djall po mė zvarrniste nė Dolli;
    Po Ver' e kuqe e fitoi davanė:
    Gėrshet kėtej - edhe andej Hardhi.


    -21-

    Nė prehrin e Hurisė kur gėzohesh
    Veten humbet, e veten gjen, bekohesh:
    Kur pi kungatėn shpirtrrėmbenjėse,
    Pėrsipėr Jetės, Vdekjes lartėsohesh.


    -22-

    Te Shpell' e Verės kemi hedhur mendjen,
    Dehemi, puthim pėr tė mbledhur mendjen:
    C'pyet? Gjykim e tru na kanė rrjedhur,
    Se Vajzat na e kanė vjedhur mendjen.


    -23-

    "Pse s'pi mė pak?" mė thonė njerėzia,
    "Pėr ē'arėsye s'ka kufi Dollia?"
    Njė: Faq'e Vajzės; dy: Rubin'i Verės,
    Ja shkaqe si kristal nga qartėsia.


    -24-

    Drit' e Kungatės vlen ēdo mbretri
    N'Evropė dhe n'Afrikė dhe n'Asi:
    Rėnkim'i Vajzės mallėngjen mė rėndė
    Se ēdo shamat' e turmės nė Xhami.


    -25-

    Fito njė Zemėr, puthe dhe rrėmbeje,
    Dhe adhuroje si Altar prej Feje:
    Njė qind Qabera s'vlejnė sa njė Zemėr;
    Zemėr kėrko, Haxhi, jo Gur Qabeje.


    -26-

    Si mjer' ay qė Dashuri s'ka ndjerė
    Dhe zemra s'i ka ndritur nė prėnverė:
    Pa Ver' e Dashuri ēdo dit' e shkuar
    Prej meje s'nėmėrohet asnjėherė.


    -27-

    S'ka hir apo shėmtim nė Dashuri,
    Pėr Ferr e pėr Parajsė s'ka mėrzi,
    As pėr pallate a kasolle a shpella
    As pėr mėndafsh a rrecka a stoli.


    -28-

    Kjo zemr' e marr' e mbytur nė mjerime
    Pa prerė vuan e lėshon rėnkime:
    Kur mė dha Zoti Verė Dashurie,
    Ma mbushi kupėn gjak prej zemrės sime.


    -29-

    E prisja! Si rrufeja mė tronditi!
    E Dashura mė shkoi, mė neveriti:
    S'e ēmoja kur e kisha... Ah, ēma priti!
    Nė Ferrin nga Parajsa mė vėrviti.


    -30-

    Rėnkonj e psherėtij, se s'tė kam pranė,
    M'u ēuar zėmra, vojtjet mėnt s'mė lanė,
    Askujt s'ia qaj dot hallin, djall' o punė:
    Vrermjalt' e flagėves' e qiellhapsanė!


    -31-

    Nga hidhėrim' i ndarjes jam pėrpirė,
    Sa e sa herė zemra m'ėshtė grirė:
    Ty natėn tė kujtonj e psherėtij,
    Nga malli digjem, si qiriri kam shkrirė.


    -32-

    Kur s'dhėmp e s'shemp nuk ėshtė Dashuri,
    Pa Ferr s'gjen dot Parajsė dhe Huri:
    Kur zjarr' e ke nė gji, me nat' e ditė
    Sot ndrit me gas e nesėr ndes mė zi.


    -33-

    Te rrug' e Trėndafilit plot me gjėmba
    Pikova gjak, u ēora dhe u shėmba:
    Pa qindra plag' e ēpojtje s'qepet krehri
    Nė flokėt e sė Dashurės me dhėmba.


    -34-

    Zemrėn me sy e dashura ma ndes,
    Zemraqiri me flakėn rron e vdes:
    Te flak' e bukur zemraflutur turret,
    Kurban e tėra digjet pa kujdes.


    -35-

    Me syrin bukuri e dritė ēpall,
    Nė zemrėn Dashuri e zjarr mė kall:
    Ti s'mė vė re aspak ose mė tall,
    Kur unė pshertij pėr ty me mall.


    -36-

    Zefire, fryre, syri im tė pa,
    Nga gjoksi zemra m'iku dhe mė la
    Dhe dyke fluturuar pas tė ra:
    Banesėn sot nė gjoksin tėnt e ka.


    -37-

    Selvia qė mė bėri skllav e mbret
    Tani mė nisi prapė muhabet;
    Mė qesh me buz' e sy, se shpirti i thotė:
    "Bėje tė mirėn dhe e hith nė det".


    -38-

    E dashura shkėlqeu, mė vėrboi,
    Zemra mė fliste gjuha mė pushoi:
    Kush pa me sy tortyrė kėsisoj?
    Nga etja u dogja, u shova mun te kroj.


    -39-

    Kush nė Gėrmadhen tė ka prurė, kush?
    Kush ta ka ēfaqur natėn mirė, kush?
    Kush tė ka fryrė tė mė ndezėsh furrė
    Nga Dashuria tė sėmurė, kush?


    -40-

    Nė kėtė Dhé pa prehje, pa pushim,
    Jam lodhur me kėrkim e udhėtim:
    Tė bukur Qiparis si ti s'kam parė,
    S'tė kapėrcen as hėna nė shkėlqim.


    -41-

    O ti mbi Dhé m'e zgjedhura Selvi,
    M'e shtrenjtė je se shpirt' e syt' e mi:
    Gjė mė tė ēmuar se sa jeta s'ka;
    M'e ēmuar njė qind herė mė je ti!


    -42-

    Si nė mėngjes burbuqi i vesuar
    Me rrezet buzėqesh i ngushėlluar,
    Mė ndrit me gas fytyra e pėrlotur
    Kur zemrėn ti ma ngroh me syt' e shkruar.


    -43-

    Ti, qė me faqe Rrushn' e kapėrcen,
    Dhe qė me zė Bilbilin e gėnjen,
    Njė sy i luan Mbretit t'Babilonės
    Dhe mbretėresh' e kulla ia rrėmben.


    -44-

    Pėr ty bėnj be tė hedh nė det dhe nderin;
    Nė shkelēa fjalėn, shkelmin nem dhe vrerin:
    Nė mos mjaftoftė jeta ime e zezė,
    Laj borxhin nė tė Funtmin Gjyq me Ferrin.


    -45-

    Sa kohė munt, e Dashur, ngushėllomė,
    Nga barr' e vrerit zemrėn lehtėsomė;
    Se bukuria jote s'rron pėr jetė;
    Shpejt! Nesėr zbresim qė tė dy nė Llomė.


    -46-

    Me buzėt gjak, Sirenė, dehm' e mpimė,
    Me dhėmbėt e me thonjtė ēirm' e grimė:
    Me krah' e me gėrshetė mbytm' e shtrimė,
    Me syt' e tu tė zjarrtė tretm' e shkrimė!


    -47-

    Me Bukė sa pėr shpirt, me Hėn' e Zanė,
    Me Ver' e Harp' e Vjersha dhe ty pranė
    Nė Pjergull tė Gėrmadhės jam m'i lumtur
    Se nė pallat a fron njė qint Sulltanė.


    -48-

    "Sa bukur tė jesh Mbret!" disa mejtojnė;
    "Sa ėmbėl nė Parajsė!" ca besojnė:
    Ah, merr paran' e that e ler kusurin,
    Daullet, pompat lark le tė gjėmojnė.


    -49-

    Nė botė kotėsira mos lakmo
    Tė mirat e tė ligat ia harro:
    Kthjelloje zemrėn si ky Qiell i kaltėr,
    Si Yll mė ndrit, si Diell perėndo.


    -50-

    Shpirti pėr ku m'u bė prej Perėndie?
    Pėr Qiell a Ferr? S'e di, po veresie
    S'lė gas tė saktė, Ver' e Vajz' e Kėngė,
    Pėr profka, ėndrra, prralla shenjtėrie.


    -51-

    Sa save qė pėr Dhenė bėjnė rragė
    Dhe save qė pėr Qiell hedhin flagė,
    Nga Kull' e Natės Korbi u bėrtet:
    "Tė ēmėndur! S'ka as lart as poshtė ēpagė!"


    -52-

    Me vajzėn nė prėnver' e nė lėndinė
    Me kėngėn, me Llautėn, me Dollinė
    Dėfrenj: le tė mė shajnė; s'mė ha malli!
    Kėtu e gjej Parajsėn, Perėndinė.


    -53-

    Me Ver' e Valle, me Huri - nė pastė,
    Te vija nė lėndin' u shtri - nė pastė,
    Dhe humbi fare Ferr'i zi - nė pastė,
    Dhe ja, Parajsa na u gdhi - nė pastė.


    -54-

    Njė kupė Verė, mor Saki - ta puth!
    Vajzėn e bukur si selvi - ta puth!
    Atė gėrshet si lak tė zi ku kapet
    I urti plak e djal'i ri - ta puth!


    -55-

    Nem kupėn dhe kėndo njė melodi,
    Me Engjėj dhe Bilbilė simfoni:
    Se Vera qesh, kėndon, kur rrjeth nga shishja
    Dhe s'duhet pirė veē me brohori.


    -56-

    Me gjithė Trėndafijt' Irami u shua,
    Qelqi magjik Xhamshid u ēduk nė prrua,
    Po prapė Vreshta Rrush rubin na nxjerr
    Dhe kopshti lulėzon ku rrjeth njė krua.


    -57-

    Shih, mijėra burbuqe lulėzojnė
    Dhe erėt mijėra pėrdhe rrėzojnė;
    Dhe ditėt qė na sjellin Trėndafilin
    Xhamshid e Kaj-Kobad na i ēkallmojnė.


    -58-

    Po eni me Khajamin dhe ia shtroni
    Dhe Kaj-Kobad e Kas-Khosrņ harroni:
    Rustemi le t'ju ftonjė nė kushtrim
    E Taji nė zijefet, mos i dėgjoni.


    -59-

    Eja, mbush Kupėn e nė zjarr gėzimi
    Vėrvit ēdo vrer e helm tė zi pendimi:
    Se Shkab' e Kohės Jetėn na shkurton,
    Dhe shih se sa shpejton nga fluturimi.


    -60-

    E Dashur, mbushma Kupėn qė kthjellon
    Tė sotmen nga vreri q'ikėn, tmerr q'afron:
    Po nesėr? nesėr nofta fryra, humba
    Nė shqotėn ku e djeshmja fluturon.


    -61-

    Na fryri dita, mor Saki: sill Verė!
    Jetėn s'e shohim pėrsėri: sill Verė!
    Bota njė her' u mbyt nė kataklizmė,
    Ashtu u mbytshim me Dolli: sill Verė!


    -62-

    U bėra prapė djal' i ri: sill Verė!
    Kėrcej me flag' e lumėri: sill Verė!
    S'ka gjė, nė qoft' e hidhur, mor Saki,
    Si jeta ime nė Persi: sill Verė!


    -63-

    Sakinjtė derdhin Ver' e vala rrushi,
    Nė zemrat shuajn' afsh' e avull prushi:
    Lavdi, o Zot, se dhe kėtė ballsam
    Qė na shėroi e me shėndet na mbushi.


    -64-

    Si merimanga vallė pse ta tjerim
    Perin e Jetės, kur pastaj e ētjerim?
    C'do tė fitojmė kur aspak s'e dimė
    Frymėn qė marrim jasht' a do ta nxjerrim?


    -65-

    Nė Nishapur ose nė Babilon,
    Me Kupėn qė tharton e ėmbėlson,
    Fletėt e Jetės njė nga njė na bien
    Dhe lėngu i saj pa reshtur na pikon.


    -66-

    Ah, mbushni Kupat! Zemra na thėrret,
    Se Koha nėpėr kėmbė po na shket:
    E djeshmja vdiq, e nesėrmja s'na gjen;
    Ē'mėrziti kur e sotmja ka lezet?


    -67-

    Ditėn e shkuar fare e harro
    Dhe pėr tė nesėrmen mos u ēkallmo:
    Gėzo njė ēast tė lumtur, faqebardhė,
    Dhe Jetėn n'erė mos e ēkatėrro.


    -68-

    Pėr nesėr mos u verdh sa pa e parė,
    Tė sotmen e gėzo, mor djal' i mbarė:
    Shpejt ikim nga ky Han e hasim shokėt
    Qė shkuan shtatė mijė vjet mė parė.


    -69-

    Me Buzėt trėndafilen shtatselvi
    Kėndo e nat' e ditė zbras Dolli:
    Se nesėr Vdekja fryn, tė ēthurr si lule
    Dhe fletėt t'i pėrmbjell nė Dhe tė zi.


    -70-

    Tė shkuarat mos i kujto me lot
    Dhe pėr tė pritmet mos u loth mė kot:
    Sa kohė nė luadhin je, kullot;
    Nga drapr' i Vdekjes nukė shpėton dot.


    -71-

    Buza qė puth e Vera qė po pi
    Vėrtet mbarojnė dhe ato si hi:
    Po sot tė paktėn je njė hi i gjallė,
    Gėzohu sa s'kalon nė Hiē tė zi.


    -72-

    Sa kohė po vazhdon kjo Jet' e ngratė
    Pėr qafe kape Qiparisn' e gjatė.
    Se nesėr Mėmė-Dheu do t'tė kapė
    Dhe posa tė pushtoi s'tė lėshon prapė.


    -73-

    Sa nga tė dashurit mbi kėtė bar
    Qė m'emėruan pėr trashėgimtar
    I zbraznė Kupat rrotull nja dy herė
    Dhe heshtn' e zbritnė njė nga njė nė varr.


    -74-

    Mė shkuan shokėt! Vdekja pa mėshirė
    M'i shtrydhi njė nga njė si Rrush nė Tirė:
    Festuam, pim' e biseduam bashkė,
    Pastaj u shtrin' e thanė: "Lamtumirė!"


    -75-

    Dhe ne, qė sot dėfrejmė nė lėndinė,
    Ku pleqtė na bekuan me Dollinė,
    Dhe ne nė shtrat tė dheut do tė zbresim
    Dhe do ta zbrazim vendin pėr risinė.


    -76-

    Si lot pikon nga Qiell'i mvrojtur shiu
    Sis' i jep lules si njė ēilimiu;
    Nga varri bukėn ia mėkon njeriu:
    Bga pluhr'i tij kjo lul'e bukur mbiu.


    -77-

    M'i kuqi Trėndafil i ēdo behari
    Nga toka mbin qė piu gjak Qesari:
    Nė gji tė kopshtit manushaqja shket
    Prej faqes Vajzės me ulli nga Varri.


    -78-

    Dhe kjo lėndin' e njomė qė po ēel
    Bregun e lumit ku tani po ngel,
    Ah, pshtetu leht' e but' e mos e shkel,
    Se s'di nga cila buz' e bukur del.


    -79-

    Ah, Trėndafili me prėnverėn shkon
    Vjeshta risisė fletėt ia rrėzon:
    Bilbili, qė nė degėt i kėndon,
    Ikėn - e kush e di ku fluturon?


    -80-

    Ah, pini dhe Khajamit shtjerini!
    Profetėt le tė flasin, lėrini!
    Njė gjė ėsht' e vėrtetė: Lulja vdes,
    Si lulėzon, - dhe profkat prejini!


    -81-

    Ēdo shpresė qė me flagė na pėrfshin
    Shuhet e bėhet hi; a shkrepėtin
    Mbi kum tė shkretėtirės si dėbora
    Njė or' a dy - dhe menjėherė shkrin.


    -82-

    Nė Dhe, o shpirt, tė mirat si pėr Mbret
    Dhe gazet e dėfrimet plot lezet
    S'tė janė veē si ves' e lulevet,
    Qė ndrit menatė dhe pastaj humbet.


    -83-

    Edhe ay qė mbleth e shin flori
    Edhe ay q'e heth, e derth si shi,
    Kur vdesin nukė bėhen ar e mjaltė:
    Po kalben, myken nėnė Dhe tė zi.


    -84-

    Te ky Karvan - Saraj faqekėmbyer,
    Qė netėt edhe ditė ka pėr dyer,
    Sulltanė pas sulltanėve u shtruan
    Sa ish' e thėn' - e iknė tė pakthyer.


    -85-

    Ja, sot gas paske dhe shėndet: pastaj?
    Ja, mot tė patshim si simvjet: pastaj?
    Ja, qofsh i lumtur njė qint vjet: pastaj?
    Ja, pėr ēudi, dy qint si mbret: pastaj?


    -86-

    Dhe tre qint vjet tė rrosh e plot me dritė,
    Kėtejza do tė shkosh me lot njė ditė,
    Qofsh Mbret i lart' a liparak i ngratė
    Nė trap do tė mbarosh pa mot i mpitė.


    -87-

    S'banojnė veē luanė dhe zhapi
    Nė sallat ku Xhamshidi u shtri, u pi:
    Bahrami, qė me lak onagre kapte,
    U lak, u kap nė llom' e pellgpusi.


    -88-

    Kėshtjella gjer nė Qiell njė herė ndriti
    Dhe Mbretėr e Qesarė brėnda priti:
    Pėrmbi gėrmadha tani qyqja qan:
    "Ku vajti, ah! ku? ku, ku zbriti?"


    -89-

    Nga mur'i Tusit Korbi po vė re
    Kafkėn e Kaj-Kavusit tej pėrdhe
    Dhe kujės ia kėrcet: Kaj, Kral i Ngratė,
    Daullet dhe trumbetat ku m'i ke?


    -90-

    C'fitova nga tė gjith' andrallat? Hiē!
    Dhe nga mundimet e vėrdallat? Hiē!
    Sa para bėn se sot jam Yll e Dritė
    Kur shuhem nesėr, shkonj me prrallat? Hiē!


    -91-

    Aristotel ndriēofsh, ngrysesh e hump!
    Qesar ēdo fron zaptofsh, pėrmbysesh, hump!
    Qelqin Xhamshid kungofsh, thyhesh e hump!
    Bahram u lavdėrofsh, mbytesh e hump!


    -92-

    Ah, Rrot' e Qiellit vrasėse, mizore,
    Sa shtyp e shtrydh nė Tirėn shekullore:
    Ah, Dhe i Zi, nė gji sa xhevahire,
    Pėrpin, e sa dafina prej kurore!


    -93-

    Ah, Zot, qė botėn me njė urdhėr themelove,
    Sa e sa zemra copėtove e shove:
    Ē'burbuqe buzėkuqe, flokėzeza,
    Pa lulėzuar nė qivur m'i shtrove!


    -94-

    O Racė Njerėzore e verbuar,
    O Hiē, mbi Er' e Pluhėr e ndėrtuar,
    O Hiē, e korkolitur mbi Avushėn,
    Pėrball' e pas prej Hiēit e rrethuar!


    -95-

    Apo mos e harruat Historinė
    Qė Botės i dha Dritėn, Diturinė,
    Se Zoti me ca Llom' e Baltovinė
    Sipas fytyrės s'Tij gatoi Njerinė?


    -96-

    Krijesa zbardhėlloi, Parajsa leu,
    E para krijatyrė del nga Dheu:
    Po pak qėndroj! Njė drapėr Vdekja kreu,
    Adamn' e shkret e korri, e rrėmbeu.


    -97-

    Si en' e bėn me mend e thellėsi,
    Kuror' i thur me nder e me lavdi:
    Pastaj Poēari Kryeveprėn kap
    Dhe e dėrmon pėrtokė, e bėn hi.


    -98-

    Pse pra mėrziti pėr mjerim' e zinė?
    Kėshtu e bėri Zoti Njerėzinė:
    Krijesa llome, mbrujtur vrer e helm,
    Vajtojnė pak e ēduken nė Greminė.


    -99-

    Njeri, Margaritari i Krijesės,
    Q'u shove nga tortyrat e Jetesės,
    Pi Kupėn e harrimit e tė prehjes,
    Ēkulu nga pellgu i frikės dhe i shpresės.


    -100-

    Pėrunjiu Fatit tiranik e vrer,
    Pi Verė, mos pėrfill Parajs' e Ferr:
    Linde nga Pluhuri, nė Pluhrin kthehesh,
    Sa je mbi Pluhėr, lagu, mos u ter.


    -101-

    Ah, kap e kap ēdo gas e ēdo dėfrim
    Nė Pluhėr sa pa zbritur pėr pushim,
    Pluhėr nė Pluhėr, nėnė Pluhrin shtrirė,
    Pa Ver' e Kėng' e Grua - pa mbarim!


    -102-

    Pi, pi sa kohė ligjėron Bilbili,
    Puth, puth sa ėsht' i ēelur Trėndafili,
    Dhe Kupėn plot shafran pa drithm' e zbras
    Kur tė ta japė natėn Xhebraili.


    -103-

    Njė ēast nga Pus'i Jetės tė ngjėrojmė
    Dhe para se tė vdesim ta gėzojmė:
    Se Yjt' u shuan dhe Karvani u gdhi
    N'Agimn' e Hiēit! - Oh, le tė nxitojmė!


    -104-

    Pra, si Zambaku qė me sy pėrpjetė
    Pret vesėn gojėhapur lart nga retė,
    Ashtu dhe ti, se nesėr u pėrmbyse
    Si Kupė bosh me kokėn tatėpjetė.


    -105-

    Kur tė gjesh Verė, pije pa mejtuar,
    Kur tė gjesh Vajzė, puthe pa pushuar,
    Se as pėr mjekrėn tėnde as pėr timen
    S'kujdeset Zot'i Math i lavdėruar.


    -106-

    Rrot' e ēkujdesur po vėrtit Dynjanė,
    Shenjtorėt nuk ja shqitnė dot Davanė:
    Kij mendjen, nesėr vdes, merr ėndrra fund,
    Tė piu varri, krimbat do t'tė hanė.


    -107-

    Lėviz, Khajam, se Kup' e Vdekjes vjen,
    Se Fati nėnė Rrotė tė mbėrthen:
    Pi Lėnk, puth Lule! Lart nė Qiell s'i gjen!
    Se Feja me Parajsėn tė gėnjen.


    -108-

    Mos u mėrzit me punė Perėndie,
    As me andrralla e profka Njerėzije:
    Mbyti tė gjitha nė duman tė Verės
    Dhe loj me Trėndafij e Rrush Hardhie!


    -109-

    Munxosi Qiejt' e shurdhėr qė shkelmuan
    Cdo lutje qė tė mjerėt u drejtuan
    Dhe kap Dollin' e pėrqafo Selvinė:
    Kush na u kthye nga ata qė shkuan?


    -110-

    Gjer kur, gjer kur do tė pėrpiqemi,
    Me Fe e sherr Sheri tė piqemi?
    Mė mirė lagemi me Lėnk prej Rrushi
    Se sa me vrer pėr hiē tė ligemi?


    -111-

    Me mjekrėn ēdo Tavernė ta kam fshirė,
    Parajsės i kam thėnė: "Lamtumirė!
    E bukur je, po nukė bėn pėr mua!"
    Kėrkomėni nė Vreshtė dhe nė Tirė.


    -112-

    Pėr Ligjė kam pėr ditė tė dėfrenj,
    Pėr Besė kam ēdo Fe ta kapėrcenj;
    Kur mora nuse Jetėn, s'deshi pajė;
    Mė tha: "Gas patsh, atė pagesė vlenj".


    -113-

    E dini, o miq, se nė kasollen time
    Dasmė tė re kam bėrė me dėfrime:
    Tri her' e ndava Fen' e Arėsyen
    Dhe mora nuse Rrushkėn Serafine.


    -114-

    Pėr Qėnien dhe Mosqėnien jam munduar
    E Qiell e Dhe kam matur e peshuar:
    Po qė tė gjitha i hodha n'erė! S'jam
    I thellė veē nė Verėn e Kulluar.


    -115-

    Kur isha i ri, kujtonja se e gjeta
    Pallatin ku shkėlqente e Vėrteta:
    Tani q'u mplaka di qė s'dija gjė
    E qė s'di hiē nga Bota dhe nga Jeta.


    -116-

    Kur isha i ri, me zell, me mall po milja
    Doktorė me Shenjtor' e trobolitnja
    Tė thella argumente: po pėrherė
    I marrė hyja dhe m'i marrė dilnja.


    -117-

    Me ta tė Lartėn Urtėsi e mbolla,
    Me dorėn tim'e rrita, e pėshtolla,
    Dhe kjo ish tėrė pema qė m'u fal:
    "Si ujė zbrita, dhe si erė dolla!"


    -118-

    Nė Botė, dhe pa ditur as pėrse
    As nga, po rrjedh pa dashur si rrėke,
    Dhe jashtė saj si er' e shkretėtirės,
    Pa ditur ku, po frynj te Nat' e Re.


    -119-

    Si zok nga pylli sterr' u arratisa,
    Pėr njė fole nė ferr' e driz' u grisa:
    Po prinjės qė di Udhėn gjėkunt s'gjeta,
    Nga dera q'u vėrsula jashtė krisa.


    -120-

    Me Ujė hiēi Balta m'u gatua,
    Zemra me zjarr e vrer m'u pėrvėlua:
    Fryra nė Botė si njė flag' e marrė
    Dhe shkrumbi im nė tym u ēkatėrrua.


    -121-

    Ē'fitoi me ardhjen time Gjithėsia?
    Me ikjen a m'i prishet Bukuria?
    Pėrse me kaqė lot po vijm' e ikim?
    Pyes mė kot, - s'pėrgjigjet Perėndia.


    -122-

    Kur shoh njė faqelule bukuri
    Syengjėll, erėmyshk, e shtatselvi,
    Pyes: Pse, Zot, kėtė Huri e ēove
    Nė kėtė fushė plot me lot e zi?


    -123-

    Si flagė digjemi: Ku shuhemi?
    Si tym vėrtitemi: Ku turremi?
    Si fishkemi e shtrydhemi, kufoma
    Nė Llomė kllitemi: Ku mbruhemi?


    -124-

    Tė kthjellėt lindim dhe tė mvrojtur vdesim,
    Me gas ia nisim dhe me vaj ia presim:
    Me lot e zjarr e vrer tė pėrvėluar
    Nė tym shpirt japim e nė Varr po zbresim.


    -125-

    Kėtu qė nga padashur po kėrcasim
    Dhe qė kėtej pa dashur ku po shkasim?
    Kupė mbi Kupė Verė sillnani
    Kėtė mallkim ta mbytim e ta vrasim.


    -126-

    Nė Botė s'ndisnja, po s'mė ke pyetur!
    Nė varr s'kėrcisnja, po s'mė ke pyetur!
    Zot, mė zvarrise me pahir, se s'lintja
    As rronja as vdisnja, po s'mė ke pyetur!


    -127-

    Nė Vijėn qė pėrshkruanj nė Jetim
    S'gjenj Pikėnisje, s'gjenj Pikėmbarim:
    Nga arthmė s'pamė dhe ku vemi s'dimė,
    Hiē krej, Hiē mezi, Hiēi pėrfundim.


    -128-

    Njė Qark, si un' e ti, po pėrvijojmė,
    Qė jemi lark e s'piqemi vajtojmė:
    Po nė njė Pikė po e mbyllim Qarkun
    Dhe puthemi nė Varr, nė hiē pushojmė.


    -129-

    Nga qėndr' e Dheut nė Qiell tė Shtat' u ngjita
    Nė fronin e Saturnit u avita
    Dhe shume lithma e kolla zgjidha udhės
    Po Fatin e Njeriut nuk e shqita.


    -130-

    Njė derė ka qė Ēelėsin s'ia gjejmė
    Dhe ka njė Vel, me sy s'e kapėrcejmė:
    Pak muhabet kėtu, jo ti, jo unė,
    Pastaj dhe un' e ti nė tym kėrcejmė.


    -131-

    S'pėrgjigjet Dheu as Deti qė mban zi
    Me vala t'errėta pėr Perėndi,
    As Dit' as Nat' as Hėn' as Yjt' as Qielli,
    S'pėrgjigjemi e heshtim un' e ti.


    -132-

    Dhe Qiellit rrotullonjės i thėrrita
    Dhe e pyeta: "Cila ėshtė Drita
    Pėr djemt' e tu tė humbur n'errėsirė?"
    "Njė mendje e verbėr!" tha njė zė nga prita.


    -133-

    Ahere Poēen po rrėmbenj si burrė
    Dhe Zjarr e Shenjt' e gjenj nė kėtė furrė;
    Ajo mė pėshpėriti buzabuzės:
    "Pi, puth, se posa vdiqe, s'ngrihesh kurrė!"


    -134-

    Dhe Poēja e skalisur dhe e larė
    Ka rrojtur e ka bėrė qef me barrė:
    Dhe buz' e saj e ftohtė dhe e njomė
    Sa puthje mund tė japė dhe tė marrė!


    -135-

    Kjo Poēe, si dhe unė, qe njeri
    Q'u doq pėr njė Gėrshet e njė Selvi:
    Kjo dorėz ishte krah; e pėrqafonte
    Vajzėn e rrallė plot me Dashuri.


    -136-

    Njė ditė, mė tė ngrysur nė pazar
    Njė poēe po artonte njė Poēar;
    Dhe poēja gjuhėmpirė murmuriti:
    "Ngadalė, vlla, e mos mer aqė zjarr!"


    -137-

    Punonte nė dyqan tė tij Poēari,
    Njė Poēe po artonte nga pazari:
    Lėfyti ish njė kok' e njė Qezari
    Dhe dorėza nga dor' e njė lipsari!


    -138-

    Dėndroje dorėn, mor Poēar mizor,
    Qė garbe bėn me trupin njerėzor:
    Shiko, Khosroit me ēark ia shtype zemrėn,
    Dhe gishtin Feridunit mbretėror.


    -139-

    Njėndizaj nė qoshen jam penguar
    Dhe ah! e theva Poēen e bekuar;
    Mė tha: "Si je, kam qenė; dhe si jam,
    Ashtu dhe ti je nesėr i dėrrmuar".


    -140-

    Dhe mos kujto se Jeta rregullon
    Hesapin tėnt e timin dhe mbaron;
    Flluska si ne ka Dete miriade,
    Saki - Vigani derdh e s'nėmėron.


    -141-

    Kur un' e ti tė prehemi tė mekur
    Do tė vazhdonjė Bota e pavdekur,
    Qė ardhjen ton' e ikjen i pėrfill
    Si val' e detit rėrėn e pėrpjekur.


    -142-

    Pas nesh kjo Botė tutje shkon njė soj,
    Dhe ty dhe mua na harron njė soj:
    S'e vuri re qė diē mungon, kur s'ishim,
    Kur vdesim, s'ndrron e s'ngel, vazhdon njė soj.


    -143-

    Mi Dhe e nėnė Dhe gjum' i paprerė,
    Mi Dhe e nėnė Dhe trupa tė nderė;
    Ah, Hiē kudo, e shkretėtir' e Hiēit!
    Si hije vijm' e shkojmė nė Skėterrė.


    -144-

    Dhe kur mė kot mbi Tokėn e pakapur
    Apo mbi Qiell, mbi derėn e pahapur,
    Sheh sot kur ti je ti, po nesėr ē'bėn
    Kur s'je mė ti, po hi nė Hiē pėrhapur?


    -145-

    Do t'ikim doemos! Pėrse pra rrojmė
    Dhe shpirtin me dėshira kot mundojmė?
    Mbi Dhe pa punė kur na arratisi
    Nė Qiell shpėtim prej Tij si tė shpresojmė?


    -146-

    Ēudi, asnjė i vdekur s'dha njė shenjė,
    Asnjė s'u kthye Udhėn tė rrėfenjė
    Pėr Ferrin, pėr Parajsėn a pėr Hiēin,
    Po vet' u dashka cilido t'a gjenjė!


    -147-

    I varfėri nga mendja po beson
    Qė Shpirti krejt nga Trupi po ndryshon:
    Po Vera e pėrgėnjeshtron e para,
    Se Shpirt e Trup nė Dehje i bashkon.


    -148-

    Kur Shpirti muntka veten ta ēlironjė
    Nga Trupi dhe nė Qiell tė fluturonjė,
    Nuk ėshtė trup e turp qė Baltovina
    Ta ndyj' e ta burgos' e ta verbojė?


    -149-

    Si nė njė ēergė ku pushon njė grimė
    Sulltani i drejtuar nė Greminė:
    Sulltani ngrihet, ikėn, tenda ēthurret
    E thurret pėrsėri pėr mė tė rinė.


    -150-

    Shpirt, i dėnuar gjak pėr tė pėshtyrė,
    Pėr tė duruar kot e kot tortyrė,
    Nė kėtė Trup tė ndyrė pse ke hyrė
    Kur prapė jashtė paske pėr tė fryrė?


    -151-

    Dėrgova Shpirtin lart nė Qiell mbi retė
    Dhe n'Errėsirėn posht' e tatėpjetė:
    M'u kthye pasi e zbuloi Mysterin;
    Mė tha kėshtu: "Parajs e Ferr jam vetė".


    -152-

    Qiell. vizion dėshire tė mbaruar,
    Ferr, hij'e zez' e Shpirtit pėrvėluar,
    E hedhur n'Errėsirėn nga po dalim
    Dhe ku po zbresim pėr tė perėnduar!


    -153-

    Kjo botė: Endrr' e shkurtėr qė shikojmė;
    Ky lumė; Gjyrm' e lotit qė lėshojmė;
    Ferri: Shkėndij' e zjarrit qė kalojmė;
    Parajsa: ēast'i prehjes qė gėzojmė.


    -154-

    Shenjtorėt dhe Doktorėt, qė bėrtitnė
    Mė kot pėr tė dy Botėt, u vėrvitnė
    Nė Pluhur: fjalėt ua mori era,
    Me Baltėn e me Llomėn u nemitnė.


    -155-

    Zbulimet, qė Profetėt na zbėrthyen
    Dhe pėr kėto mbi Kryqe u mbėrthyen,
    S'janė veē ėndėrra qė na rrėfyen
    Pas gjumit - dhe pastaj nė gjum' u kthyen.


    -156-

    Arrinė gjer nė kulm tė Diturisė,
    I ndrinė si pishtarė Njerėzisė:
    Po n'Errėsirėn Udhė s'ēanė dot,
    U mbytnė nėpėr gropa t'arratisė.


    -157-

    Mysterin sa e sa mė kot po tarrė
    Gjer sot asnjė pėrgjigje s'kanė marrė;
    Ē'gojė memece, Evė, puthe vallė
    Qė na ke bėrė shurdhėr e tė marrė?


    -158-

    Njė Vel Mysteri kemi pėr kufi,
    Ta ēpojė syri ynė s'ka fuqi:
    Nė gjoks tė Dheut jemi si nė burg;
    Ajme! Sa e gjat' e hidhur histori!


    -159-

    Nga Qielli e Vėrteta nukė zbret,
    Me Dij'e Shkencė Udha nuk iu gjet:
    Se Udhė s'ka, se s'na e kap dot truri
    Dhe syri ynė gjurmėn e humbet.


    -160-

    C'e shtyri kėtė Qiell tė rrotullonjė
    Dhe ē'dorė mė nė fund do ta dėrrmonjė
    S'gjendet nė Botė kurrė kut ta masė,
    S'gjendet asnjė kandar qė ta peshonjė.


    -161-

    Natyra ėsht' e mbetet njė ēudi,
    Enigmat nuk ia zgjidh dot asnjeri:
    Askush s'del dot nga qarku i forcės s'tij,
    Dhe mbetet mjeshtri plak ēirak i ri.


    -162-

    Qarkove tėrė Tokėn? S'ėshtė hiē!
    Gėrmove tėrė Botėn? S'ėshtė hiē!
    Thellove dokrra Feje, kokrra Shkėnce,
    Ia ēmove Fatit Rrotėn? S'ėshtė hiē!


    -163-

    Nė Hapėsirėn Dheu: koqe kumi!
    Dija dhe Shkėnca jonė: fjalė lumi!
    Njeriu, kafshėt, lulet: flluska brumi!
    Jeta dhe lufta jonė: ėndrra gjumi!


    -164-

    Kjo Botė me shkėlqime s'ėshtė hiē!
    Ky Qiell me Serafime s'ėshtė hiē!
    Ky fron i Jetės plot me ėndėrrime
    Na varret mbi njė qime, s'ėshtė hiē!


    -165-

    Nga Rrot' e Fat e Zot s'kuptova hiē
    Dhe veē dyshimeve s'fitova hiē:
    Pėr Dijen shtatėdhjetė vjet luftova,
    Mė kot i humba, nuk zbulova hiē!


    -166-

    Tė paskan parė ca tė shenjtėruar
    Kur unė me qiri tė kam kėrkuar:
    Bėj ē'mund, po je dhe mbetesh i mbuluar:
    S'tė gjej gjėkunt: mė ndje, Zot i Bekuar!


    -167-

    Ah, kėtė copė rrojtje mos e nxi
    Rrotull Mysterit - shpejt, mor djal' i ri:
    Njė qime ndan Gėnjeshtrėn nga e Vėrteta
    Dhe pėrmi ēė, tė lutem, varesh ti?


    -168-

    Njė qime ndan Gėnjeshtrėn nga e Vėrteta
    Dhe Ēelės njė Elif tė vetėm gjeta:
    Gjeje dhe ti, si un' i verbėri -
    Dhe ndofta shkojmė drejt te Vetė Jeta.


    -169-

    Rrjeth tinės nė ēdo dell, nė ēdo krijesė,
    Dhe shkel si hidrargjir nga ēdo kėrkesė:
    Cdo formė merr; tė gjitha format shuhen,
    Ay s'po vdes - S'ka funt e s'ka mbaresė!


    -170-

    Posa e devinojm' e na shpėton
    Prapa kurtinės ku dramatizon
    Tė vjetrėn lodėr tė pėrjetėshme,
    Qė vet' e vepėron, Vet' e shikon.


    -171-

    Gazmorėt qė me Kupėn po festojnė,
    Shenjtorėt qė Xhamive vigjėllojnė
    Nė Det humbasin pa liman, pa funt;
    Njė rron e s'fle, tė tjerėt flen' e shkojnė.


    -172-

    Me mall e tėrė bota e kėrkon,
    As kamės as i varfėr s'e zbulon:
    Bėrtet, po vesh'i shurdhėr s'e dėgjon,
    Shkėndrit, po syr'i verbėr s'e shikon.


    -173-

    Qan pika: "Ah! Sa lark nga Deti jam!"
    Dhe Det'i jetės qesh: "Mė kot po qan;
    Se tok tė gjithė jemi Perėndia;
    Njė qime vetėm, Koha, po, na ndan.


    -174-

    Parad' e zbrazėt, ėndėrr ėshtė Bota,
    Dhe s'gjėndet nga e qysh i kthehet Rrota:
    Me Dehje dhe me Gas i zbukurohen
    Illuzionet, gjepurat e kota.


    -175-

    Nga vallė lint kjo Fantazmagori?
    S'tregohet dot, e vetėm kaqė di:
    Ngrihet si re nga Det'i Gjithėsisė,
    Kthehet si shi nė Detin pa kufi.


    -176-

    Se lart e posht' e rreth sa po shikojmė,
    Tė gjitha njė fener magjik formojnė
    Me Diellin si njė qiri nė mest
    Dhe ne pėrqark fantazma vijm' e shkojmė.


    -177-

    Jemi njė lodėr shah me net' e dit'
    Ku Fati njerėzit si gur' i qit:
    Andejkėtej i lot, i vret' i ther
    Dhe njė nga njė t'i hodhi nė kutit.


    -178-

    Dhe topthi as pėr po as jo s'pyet,
    Po fluturon pėr ku Lodrari e nget:
    Ay q'e heth nė lėm' e di pėrse -
    Ay e di - Ay e di vėrtet.


    -179-

    E Madhja Dorė shkruan me shkėndijė,
    Dhe fletėn ktheu: dhe asnjė fjal' e vijė
    Nuk ėsht' e mundur kurrė qė tė shuhet
    Me lotė a me lutje a me dijė.


    -180-

    Doktorėt, fillosofėt le tė flasin,
    Nga thonjt' e Fatit nukė do tė shkasin;
    S'jemi veē hallka nė Zinxhir e s'mundim
    As t'ikim, as ta thyejm', as ta ngasim.


    -181-

    Dhe ky ēetur pėrmbys, ky Qiell i vrarė
    Ku tė burgosur rrojm' e vdesim zvarrė:
    Mos i kėrkoni ndihm' e sypėrpjetė,
    Se rop si ju vėrtitet, mor tė marrė!


    -182-

    Njeriu i funtm' u mbrujt nga Balt' e Parė,
    Tė korrėt sot del nga e Para Farė:
    Mėngjesi i parė i Krijesės shkroi
    E funtmja ditė ē'gjė ka pėr tė parė.


    -183-

    Qėkurse Gjithėsia u krijua
    Dhe Qielli me gjith' Yj kur u gatua,
    Njė kopsht pėr Trupn' e Shpirtin m'u caktua,
    Ashtu sikundėr u predestinua.


    -184-

    Ēdo dell m'u tor prej Zotit me Hardhi;
    Ah! le tė llomotit ay Sufi:
    Un' e kam gjetur Ēelėsin pėr Derėn
    Ku leh ay me buj' e patėrdi!


    -185-

    Ē'm'u dirse e ē'm'u thave si skeleti
    Pėr Pus Mysteri e Labyrinth Kėsmeti!
    Nė dorėn tėnde s'mbeti pllan i Botės;
    Allahu, kur e bėri, s'na pyeti.


    -186-

    Ē'kėrkon tė gjesh nga rrodhi Bota?
    Gėzo tė sotmen, let belat' e kota:
    C'mė qahesh? Zaret s'munt t'i loē
    Veē se ashtu si t'i ka hedhur Rrota.


    -187-

    Kur vete mirė, lavdi pastė Zoti!
    Kur vete keq, mė kot po derdhet loti:
    S'pyetesh as pėr gaz as pėr vajtim;
    Durim! - Kėshtu i Urti tha qėmoti.


    -188-

    Ka vetėm pėr tė marrėt lumėri,
    Pėr t'Urtėt s'ka veē vrer e qesėndi,
    Pi Verėn pra, e cila tė marton
    Me motrat Lumėri e Ēmendėri.


    -189-

    Shigjetat m'i pusho, o Fat, aman!
    Pėr plagėt e miplagėt nem derman!
    Posa tė marrė mpron, Baba, tamam,
    Jam fjesht Yt bir, i urt' i mėnēur s'jam.


    -190-

    Dinaku Fat po buzėqesh, kij mendjen!
    Se befas me kamēik ta ngjesh, kij mendjen!
    Helm si sheqer tė kllet nė gojė shpesh,
    Mos e gėlltit, tė vret rrebesh, kij mendjen!



    -191-

    Jetesa rregullisht pas Urtėsisė
    S'i ėsht' e mundur kurrė Njerėzisė:
    Se Zoti Fat me njė kamēik nė dorė
    Na prin nėpėr hendeket t'arratisė.


    -192-

    Muzikėn Qiellit nuk ia kam dėgjuar,
    Buzėn e qeshur nuk ia kam shikuar:
    Pa marrė frym' i lumtur pėr njė ēast
    N' Avushėn prapė mė ka qerthulluar.


    -193-

    Me vrer pėr ditė Fati po na ndes,
    S'jep gas qė s'na e vjeth me interes:
    Ta dinte i palinduri s'na lintte,
    I linduri mė mirė bėn kur vdes.


    -194-

    Pa prerė mė ndjek kėmba-kėmbės nėma
    Me lot vjen dita dhe pa prehje mbrėma:
    Ta dinte ē'flamur helmi kish nė bark,
    S'mė nxirte nė mejdan askurrė mėma.


    -195-

    Dritėn ma nxive, Zot, zemrėn ma theve,
    Gazin ma ēore, shpresėn ma rrėmbeve,
    Ujėn qė pi ma bėre vrer dhe erėn
    Qė respironj nė zjarr ma ktheve.


    -196-

    Khajam, qė Tendėn e Mėsimit rrite,
    Nė Furrėn e Greminės ja ku zbrite;
    Ta pret gėrshėr' e Vdekjes pen' e Jetės,
    Nga thonjt' e Fatit me tėrbim u shqite.


    -197-

    U ēqepa e u rropa, Zot, shėromė!
    Nga Rrot e Kryq u ngopa, Zot, shpėtomė!
    Njė her' e mir' e tok, jo copra-copra,
    Si top me vrap te gropa sot shkelmomė!


    -198-

    O Zot, mė mirė shuaj nga tefteri
    Shpirtin e njė tė ziu e tė mjeri
    Sa sa ta rritėsh pikė-pikė prruan
    Ku rrjedhin njerėzit si vala vreri.


    -199-

    Sikur tė merrte Engjėll' i bekuar
    Librėn, qė Fat' i shkretė mė ka shkruar,
    Pėr ta rishkruar, pėr ta mirėsuar
    Ose mė mirė fare pėr ta shuar!


    -200-

    Tė gjendej ah! Luadhi i Mėshirės,
    Ku t'arratisurit e Shkretėtirės
    Tė preheshin, dhe qindra vjet pastaj
    Tė ngjalleshin, si lulet, pas dėshirės.


    -201-

    Tė kisha ah! fuqi prej Perėndie,
    I jipnja shkelmin kėsaj Gjithėsie
    Dhe krenja Botė tjatėr ku tė kishte
    Ēdo plotėsim dėshire dhe lirie.


    -201-

    Tė mirat Botės son' ia studiova.
    Kudo pa vėnt, pa hie ia zbulova:
    Lavdi me Ty, o Zot! Tė paktėn unė
    Nga ēdo e mirė tutje u shkelmova.


    -203-

    Ah! Vera shkon nė derė tė myftinjve
    Dhe Kryevegla n'arkė t'axhaminjve:
    E Bukura e Dheut flė nė shtrat
    T'eunukėve, nė djep tė ēiliminjve!


    -204-

    Mos qaj, or mik, mos u mėrzit mė kot,
    Se Rrotėn Botės nuk ia ndreqim dot:
    Po rri mėnjan' i qet' e bėj sehir
    Shakatė qė na bėn i Madhi Zot.


    -205-

    Profetėt le tė lehin hu mi hu
    Pėr Providenc' e Perėndi me tru:
    Eni, me Poēen shtrojani kėtu,
    Dhe losni me Atė qė lot me ju.


    -206-

    U dashka qė ta lė ballsamn' e Verės
    Nga frik' e zez' e vrerit tė Skėterrės,
    Ah, pėr shėrbet'n e Qiellit qė do t'pi
    Kur tė mė thahen koskat prapa ferrės!


    -207-

    Kurani thotė, Qielli ka Huri
    Tė bukura dhe Verė me gosti:
    Posa pra ėsht' ashtu, o Perėndi,
    Stėrvitem qė kėtu e qė tani!


    -208-

    Nė qoftė se Parajsa jote s'qas
    Veēse ata qė lodhen me namas
    Dhe s'duan Ver' e Vajza, pa dyshim
    Asnjė njeri s'tė hyn n'atė kafaz.


    -209-

    Parajsa paska Vajza syshkėndija,
    Me Ver' e mjaltė, lum' e kronj e vija;
    Saki, mė sill njė Kupė shpejt! Mė mirė
    Nė dorė njėja sot se nesėr mija.


    -210-

    Ay qė ka nė zemėr Urtėsi
    S'lė asnjė ēast t'i shkonjė pa dobi;
    Po adhuron njė Dashuri qiellore,
    Dhe Kupėn kap me Ver' e zbras Dolli.


    -211-

    Tė Madhit Moamet i ēon selam
    Dhe e pyet Imami Omar Khajam:
    "O Pejgamber, mė thuaj, mor aman,
    Pse dhallėn bėn hallall, Verėn haram?


    -212-

    Pėrgjigjet Moameti me selam:
    "S'mė more vesh, Imam Omar Khajam!
    Dhalla hallall pėr lolot, mor aman,
    Verėn pėr t'Urtėt nuk e bėj haram!"


    -213-

    Kur pi, disa besnikė plot me Shpresė,
    Mė thonė: "Vera ėsht' armik i Fesė",
    O burrani, pra, Kupat mbushini
    T'ia pimė gjakun qenit tė pabesė!


    -214-

    Posa e bėri Zoti nė fillim,
    Hardhinė pse m'a thurrni me ndalim?
    Thomėni, kur s'e njihni pėr besim,
    Kush e ka vėn' atje kėtė mallkim?


    -215-

    O vlla i mjerė, mos u mbyt nė zi,
    Se vijės s'Vreshtės bėji Dashuri;
    Nga nėn' e ėmbėl rrodhi bij' e keqe,
    Po Bija ka mė tepėr bukuri.


    -216-

    Vera, vėrtet, mė doli e pabesė,
    Se mė largoi prej Zotit e prej Fesė,
    Po fajn' e ka Sakiu: S'ia di vlerėn;
    Kur t'ia mėsonjė, nukė do t'ma shesė.


    -217-

    Dėfrimet qė kam dashur mė verbuan,
    Nė sy tė Botės krejt mė turpėruan;
    Ma mbytnė nderin nė njė Qelq tė lik
    Dhe namin pėr njė metalik ma shuan.


    -218-

    Dhe shpesh kam bėrė be qė tė pendohem;
    Po a jam esėll vallė kur betohem?
    Se, posa shoh Hardhi e Trėndafil,
    Pendohem pėr pendimin qė zotohem.


    -219-

    Pjaniku nukė shpėton dot nga Vera.
    Faqia iu nxi, ia mori namin era:
    Saki, mė sill ca Verė! Cip' e ējerrur
    Mė s'qepet dot, as zbardhet dot Skėterra.


    -220-

    Pa Verė, kėtė Jetė nuk e rronj dot,
    Pa kupė barrėn, vrerin s'ia duronj dot;
    Jam mirė vetėm n'atė ēast kur shokėt
    "Dhe njėzė!" thon' - e unė s'mėkatonj dot.


    -221-

    Kur s'pi, jam krejt i fishkur dhe i tharė,
    Kur dehem, mbytem, bėhem pus i vrarė;
    Kėrkonj pra mezin, Jetėn ēakėrqef:
    As that' as qull, po lagur leht' e larė.


    -222-

    Me Poēen n'sqetull, me Kuran nė bres,
    Kur drejt, kur shtrėmbėr, kur pėr djall bares;
    Ajme! S'kam Din e s'kam Iman e s'jam
    As i Krishter' as Mysliman as Putperes.


    -223-

    As Kisha, as Xhamia nuk mė nxe,
    Allahu mė gatoi s'di me ē'hile;
    Si grua pa lezet, Dervish pa Fe,
    Nė Qiell pa shpresė, dhe pa shtek mbi Dhe.


    -224-

    Besnikėve nė Kisha dhe Xhamia
    U ēthurret zemr' e shpirt mė ēqetėsira;
    Po sa Sekretin e natyrės studiuan
    S'i trėmp dot Qiell e Ferr me kotėsira


    -225-

    Shpesh shpirti sulet nga kafazi t'ikė,
    Nga Lloma nė Liri pa fre, pa frikė;
    Po thik' e Sheriatit ia pret krahėt
    Dhe e ēalon, e ngrin, e mpin si pikė.


    -226-

    Xhami e Kish' e Tempull: robėri!
    Kėmban' e Minare: njė patėrdi!
    Dervish e Prift e Hoxh' e Kryq e Hėnė:
    Pengime qė tė gjitha pėr Liri.


    -227-

    Nė Labyrinth tė Besėve kėrkova,
    Me Porosi e Dogma u qarkova;
    Po u gėnjeva; s'gjeta lule fare
    Dhe vetėm driza t'egėra zbulova.


    -228-

    Fe kundėr Fesh pa funt luftojnė,
    Rrobat e ējerra gjithėnjė arrnojnė;
    I hodha qė tė gjitha tej e tutje,
    Se Perėndinė s'e pėrfaqėsojnė.


    -229-

    "Allahu ėsht' i math!" ēirren, kėlthasin,
    Nga gjėm' e tyre tunden e kėrcasin
    Pėr ditė pesė herė Minaretė:
    Ay s'dėgjon. Vajtimet kot buēasin.


    -230-

    Disa bėrtasin Dogma dhe Besime,
    Tė tjerė ēfryjnė dokrra dhe mohime:
    Po kujve u zbulohet e Vėrteta?
    Askujt! S'qas pran' as mu' as ty kjo Trime.


    -231-

    Si, qysh! Nga Hiēi i vdekur tė na marrė
    E tė na japė Shpirt e tė na varė
    Zgjedhė mbi zverk pėr gazin e ndaluar
    Me zjarr e Ferr pa fund pėr ēdo tė shkarė?


    -232-

    Si, qysh! Nga krijatyra tė kėrkonjė
    Flori pėr Baltėn e tė na gjykonjė
    Pėr borxhe qė s'ia detyrojm' aspak
    E qė s'ia lajmė dot! - O Djell, o Shkronjė!


    -233-

    Nga tmerr'i Perėndis' e me pahir
    Padrejtėsinė nuk e quanj Hir;
    Sepse kur s'thom tė Drejtėn me ēekan
    S'qas dot nė buzė Qelqin Xhevahir.


    -234-

    Adamin nga Parajsa pse, o Zot,
    E dbove kur na je mėshirėplot?
    Pėr mėkatarėt ėshtė Hiri Hir;
    S'ke Hir kur na e jep me djers' e lot.


    -235-

    Mėshirė! Mbytem nė mėkat, nė llomė,
    Shpirti m'u err, o Perėndi, ndriēomė;
    Jo si ēpėrblim pėr vepra qė s'bėnj dot,
    Po darovisht Parajsė, Hir dhuromė.


    -236-

    Ti hiqma Udhėn, ti shpėtim rrėfemė
    Ti ēilma Derėn, Zot, dhe pėrdėllemė:
    Ata qė flasin n'emrin tėnt gėnjejnė;
    Nga thonjt' e tyre, Perėndi, zbėrthemė!


    -237-

    Vetėm fajtorėt, ne, kemi besim
    Qė mirėsia jote s'ka mbarim;
    Me njė pendim, kush nuk e bėn tė keqen
    Dhe kush e bėn s'tė kan' asnjė ndryshim.


    -238-

    Embėl gjykon nė Qiell Mėshir' e gjėrė,
    Po s'mė pėlqen kjo Drejtėsi me vėrė;
    E mira e pabėrė s'ėsht' e bėrė
    E keq' e bėrė nuk ėsht' e pabėrė.


    -239-

    Qė ke Mėshirė nė Kuran e pashė
    Dhe kurrė njė mėkat pa bėrė s'lashė:
    Mė thua se mė ndih nė tė kėqia;
    "Mė keq se un' a ka?" o Zot, tė thashė.


    -240-

    Tė mirat njė nga njė m'i nėmėro,
    Tė ligat togje-togje m'i spastro:
    Ashtu mė bėre dhe ashtu tė dolla,
    Mėshirė pra dhe Drejtėsi trego.


    -241-

    Khajami vark' e fajeve e shtoi
    Dhe egjėrėn nga shpirti s'e qėroi:
    Po s'dėshpėrohet sa pėr Hir Qiellor,
    Se Njėnė kurrė Dy s'e nėmėroi.


    -242-

    Kundėr sė keqes shpirti mė lėfton,
    Me turp e vrer mėkatet m'i kujton:
    Kam shpresė se m'i fal Mėshira jote,
    Po prapė turpi mbetet e s'pushon.


    -243-

    Mėshirė lyp pėr shpirtin e burgosur
    Mėshirė lyp pėr gjoksin e brengosur:
    Fal dorėn qė Gėrshetet pėrkėdhel
    Fal buzėn qė puth Qelqin e Xhindosur.


    -244-

    A mundin farisjanėt zemėrngrirė
    Pėr ty tė bisedojn' e pėr Mėshirė?
    Na djek nė Ferr me zjarr, o Zot, na thėnke!
    Gjetkė m'i shit ato! Tė njoh mė mirė!


    -245-

    Derėn e Shpresės e kam mbyllur vetė,
    S'dua tė shoh njeri e rronj i shkretė:
    Njė Ndihmės vetėm kam, Ay e di,
    Ay e di ē'kam vojtur nga kjo Jetė.


    -246-

    Me bindjen Mbretėrin' un' a ta rrit?
    Me fajet Madhėshtin' a ta ēukit?
    Mos mė punit, po falm' - o Zot - se the
    Q'i fal mėkatet shpejt - von' i punit.


    -247-

    Me gryk' e zemėr' - o Zot - kur mė krijove
    Dhe Ver' e Vajza ballazi mė shtrove,
    E dije pa dyshim qė do t'u sulem:
    S'kam faj! Kam bėr' ashtu si e caktove!


    -248-

    Fytyrėn Vajzės ia stolis me gas,
    Me Lule, Hėn' e Diell ma pėrqas.
    Pastaj mė porosit tė mos e ngas!
    Tamam: pėrmbys Dollin' e mos e zbras!


    -249-

    Me baltė mė gatove: ē'faj tė kam?
    Me lesh e li m'arnove: ē'faj tė kam?
    Mi ballė dhe tė Mirėn dhe tė Ligėn,
    Me urtėsi m'i shkrove: ē'faj tė kam?


    -250-

    Me Llomė, dhe me Pluhėr kur na kreve
    Tė Mirėn dhe tė Ligėn na pėrzjeve:
    S'fėjejmė dot pa dijėn tėnd'e lejen;
    Qysh nesėr pra na ndjek nė Ferr tė Feve?


    -251-

    Kur t'erren Tok' e Qiell nga Kijameti
    Dhe tė pėrmbyset Bota nga tėrmeti,
    E kap pėr rrobe Zotin e i thom:
    "S'tė kemi faj! S'na dbon dot nga Xheneti!"


    -252-

    Vullnet pėrveē Vullnetit t'tij s'tė ka,
    Pėr vepėrim Ay liri s'mė la,
    Si deshi Vetė, ēdo gjė ėsht' e bėhet:
    Kundėr s'i vete dot, - a bėn shaka.


    -253-

    Mė la tė verbėr e mė vuri trap
    Nė Labyrinth tė Jetės nė ēdo ēap:
    Mė shtyn tė bie brenda dhe pastaj
    Si mėkatar e si rebel mė kap!


    -254-

    Rebel t'u sulkam, pse s'mė shtyp pėr dhe?
    Nė sterr' u ngulkam, Dritė pse s'mė dhe?
    Parajsėn si njė rrogė kur e ēkulkam,
    Mėshirėn, Mirėsinė ku m'i ke?


    -255-

    O Ti, qė me pusi dhe gracka thure
    Greminėn e pėrlotur ku na prure,
    Qė me predestinatėn na mbėrtheve,
    Dėnime pėr mėkate qysh na vure?


    -256-

    O Ti, qė njerėzit me Balt' i tore
    Dhe me Parajsė Gjarpėrin na nxore,
    Pėr ēdo mėkat qė faqen po na nxin
    Epna e merrna ndjesė njerėzore!


    -257-

    Mė dhe tė mjerit mua sqojtėsirė
    Tė mjaftė sa tė mbytem n'errėsirė:
    Po sikur t'ishe Vet - o Zot - njeri,
    A do ta deshe kėtė tru tė mpirė?


    -258-

    Nė nisje dorėhapur, buzėqeshur,
    Me forc' e me shkėlqim mė pate ngjeshur:
    Tani mė ējerr e mė pėrmbys pėrdhe!
    Pėrse? Ē'tė bėra qė mė le tė ēveshur?


    -259-

    Jetėn kėtej, Vdekjen andej mė dhe,
    E nesėr do t'mė shtypėsh nėnė Dhe:
    Veprėn e bukur, Zot, pėrse e prish?
    Nė qoft' e keqe, fajin Vet' e ke.


    -260-

    Pėr Vetėdije miriade vjet
    Mė le nė Botė. Si ma jep, ma pret:
    Kur dije q'e merr prapė, ē'ma dhurove?
    Pėrse mė ngjalle, kur pastaj mė vret?


    -261-

    Zot, pse ma theve Poēen e skalisur?
    Zot, pse ma thave Kopshtin e stolisur?
    Tani mė thuaj, cili ėsht' i dehur:
    Un' apo Ti, qė sillesh si i krisur?


    -262-

    Kush rroi mbi Tok' e s'mėkatoi? Mė thuaj!
    Ay qė s'mėkatoi a rroi? Mė thuaj!
    O Zot, kur keq pėr keq ma kthen njė lloj,
    Mos qėnkemi tė dy njė soj? Mė thuaj!


    -263-

    Mė linde pas dėshirės fuqiplote
    Mė le tė mbytem nėpėr llom' e lote;
    Tani tregomė ē'ėshtė mė e fortė:
    Mėkati im, apo Mėshira jote?


    -264-

    O Zot, barrėn e Jetės lehtėsoma
    Nga syt' e turmės ēdo kusur mbuloma:
    Nem paqen sot dhe pas Mėshirės sate
    Kėsulėn, kokėn nesėr rrotulloma.


    -265-

    Ti, qė sekretet na i di tė gjithėve,
    Qė nė shtrėngic' e zi na ndih tė gjithėve,
    Prit mbrojtjen dhe pendimin tim, o Perėndi,
    Ti, qė pėr hiē u fal Lavdi tė gjithėve!


    -266-

    Vinj nė Xhami, po jo tė tė gėnjenj;
    Kur jam atje dėfrim nė zemėr ndjenj
    Dhe ikėnj shpresėplot; Vend mė tė mirė
    Tė lahem e tė fle ku mund tė gjenj?


    -267-

    O Zot, nga vetja ime Ti shpėtomė!
    Te lartėsia jote Ti afromė!
    Esėll, tė Mirėn e tė Ligėn njoh:
    Dua t'i mbyt e dehem! - Mėshiromė!


    -268-

    Khajam, me shpirt e zėmėr plot mallkim,
    Qė digjesh nė Skėterr' e nė Vajtim,
    Prej teje Zoti a kėrkoi drejtim?
    Cili je ti, qė po m'i jep mėsim?


    -269-

    Kur Ramazani ish mė tė mbaruar
    Dhe natėn prisnin Hėnėn e gėzuar
    Nė Furrėn e Poēarit isha shtruar
    Prej Poēeve dhe Shtėmbave rrethuar.


    -270-

    Ēudi! Si njerėz, mbledhur nė pazar,
    Ca poēe bisedonin plot me zjarr;
    Dhe befas njė prej syresh pa durim:
    "Kush ėshtė Poēe, tha, e kush Poēar?"


    -271-

    Njė tjatėr tha: "Ah, punėn e dėfteu
    Qėkur Ustaj nga Balta na zbėrtheu:
    Pra, duke qenė njė Krijesė Dheu,
    Andej na mori dhe andej na ktheu!"


    -272-

    Njė tjatėr tha: "As foshnja pa gjykim
    S'e thyen enėn qė i dha dėfrim:
    Qysh pra Ay qė na krijoi me mall
    Po na dėrmon, na ēqyen me tėrbim?"


    -273-

    Kėsaj nuk iu pėrgjeq askush; po shtoi
    Njė poēe e shėmtuar dhe pa soj:
    "Mė tallin si tė shtrėmbėr; mos i dridhej
    Ustajt tė vėngėr dora, kur m'artoi?"


    -274-

    Njė tjatėr tha: "Na trėmbin me kazan,
    Me Ferr e furr' e Djall e me katran,
    Me Gjyqe, me vėrdalla: jane profka!
    Se Zoti ka Mėshir' e ka derman!"


    -275-

    Njė tjatėr Poēe tha me psherėtim:
    "Mua mė latė fare nė harrim;
    Po lagmėni, vaditmėni me Verė,
    Dhe ja, e mblodha veten pa vonim".


    -276-

    Edhe kėshtu kur Poēet bisedonin,
    Tė gjitha Hėnėn prisnin e pėrgjonin;
    Dhe thirrėn pasandaj me brohori:
    "Vjen njė Saki!" dhe Verėn lavdėronin.


    -277-

    O Zot, O Drit' e Vetėm e Vėrtetė,
    Mė lumėrofsh a mė dėnofsh pėrjetė,
    Me Ty kungonj mė mirė nė Tavernė:
    Se nė Xhami s'tė puth - e s'rri dot qetė.


    -278-

    E gjeti dhe e ēpalli Shėnt-Elliu
    Burimn' e Jetės q'ėndėrroi njeriu
    Dhe ma tregoi: tani s'i ēkulem dot!
    Ver' e Pavdekėsisė mė pėrpiu!


    -279-

    Kėtu paraja kallpe nukė shkon,
    Se menjėherė fshesa e spastron;
    Njė Shenjt na thirri nė Tavernė: "Pini!
    S'ka Jetė tjatėr! Vdekja na pėrgjon!"


    -280-

    Nė Jetė si mi Detin udhėtojmė
    Dhe shpejt a vonė mbytemi dhe shkojmė:
    Po kemi Zotin midis nesh sa herė
    Me Verėn e bekuar po kungojmė.


    -281-

    S'do Trėndafili? - Gjėmin prap' e kemi;
    Parajsa s'qas? - Nė Ferr tė lirė vemi:
    Ēfryn Minareja - Ja, gjėmon Kėmbana,
    N'Alltar Kungata pret nė re prej kemi!


    -282-

    Mė thoni qė do t'digjem nė Skėterrėn,
    Se adhurova Dashurin' e Verėn:
    Aspak! Ju kini vetėm njė Ndėrmjetės,
    Unė kam dy: Kungatėn edhe Verėn.


    -283-

    Njė plak tė shenjtė, t'urt' e mjekėrgjatė
    Kam parė qė vraponte qė menatė;
    I thashė: "Ku po shkon kėshtu, Uratė?"
    Mė tha: "N'Alltar pėr Mesh' e pėr Kungatė".


    -284-

    Shoqe tė bukura, shokė tė zgjedhur,
    Me Kėng' e Valle nė Gėrmadhen mbledhur,
    Kungojm' e puthemi me Dashuri,
    Pėrsipėr Fes' e Qiellit jemi hedhur.


    -285-

    Rreth Qelqit u afroni: merrni, pini!
    Rrushkat me mall kujtoni: merrni, pini!
    Se Vreshta tha: "Ky ėshtė Gjaku im,
    Q'u derth pėr ju! Kungoni: merrni pini!"


    -286-

    Mystikėrisht me frikė iu afruam
    Me Bes' e Shpres' e Dashuri kunguam:
    Nga Vetja ikm' u tarm' u transformuam,
    Nė Vreshtėn e Vėrtet' u transplantuam.


    -287-

    Te Shpell' e Shenjtė, natėn, nga Alltari
    Njė Engjėll dolli me stoli prej ari,
    Ngre lart Kungatėn Vresht' e Xhevair,
    Ma zgjat - fjesht Rrush! - Puth Qiellin mėkatari!


    -288-

    Rrush, Ver' e kuqe, si rubin qė rrjeth,
    Qė qesh nga gryk' e shishes kur tė derth,
    Je gjak i zemrės qė kėrkon Ēlirim,
    Kristali, lot i syrit, rreth tė ngjeth.


    -289-

    Rrush, Rrush, qė me Logjikė absollute
    Tė gjitha sektet nėpėr vrima i fute,
    Rrush alkemist, qė pisėn na e zbardhe
    Dhe plumbin Jetės si flori ia zbute.


    -290-

    Rrush, o Sulltan Mahmud, o Ngadhėnuar,
    Ti helmet e ti tmerret ke larguar
    Nga shpirti yn' i ngrysur e i ndryshkur,
    Me shpatėn tėnde ti na ke shpėtuar.


    -291-

    Na fryn nė zemėr gas e ngrohtėsi,
    Na thurr mbi krye drit' e bukuri,
    Na ēkul nga dimr'i djeshm' e brym' e pritme,
    Na thyen hekurit, na fal Liri.


    -292-

    Sėlargu shtaz' e ndyrė u afrua,
    Sytym, xhybekatran, as burr' as grua,
    Na tha: "Vera prej Dinit u ndalua!"
    Na theu Poēen dhe u shenjtėrua!"


    -293-

    Mor Hoxh' i egėr, ma mbaro qėrtimin,
    Mos m'ulėri nė dasmėn dhe dėfrimin:
    Kap me tespie Qiellin dhe Bekimin,
    Lermė Hurinė, Poēen dhe mallkimin.


    -294-

    Mor Hoxhė, njė gjė vetėm mė dhuro,
    Beko pa folur, mos mė prediko:
    Un' ecij drejt, ti ecėn fare shtrėmbėr,
    Se je i vėngėr, sytė ēap shėro!


    -295-

    E ėmbėl ėshtė Vera me Dolli,
    E ėmbėl Harpa, Vallja me Huri:
    I ėmbėl ėshtė ēdo besnik qė s'pi
    Kur lark njė mijė parasanga rri.


    -296-

    Me etjen Tavernarin e gėzonj
    Dhe supet me mėkate i ngarkonj:
    Kėshtu Mėshir' e Zotit hyn nė punė,
    Se myshterinjtė gjithėnjė ia shtonj.


    -297-

    Lus Verėn, jam pjanik: po, ashtu jam!
    Pagan e heretik: po, ashtu jam!
    Tė sajin mė kujton ēdo Fe: jo, s'jam!
    I Vetes jam besnik: po, ashtu jam!


    -298-

    Kam parė njė hermit pa Ligj' e Fe,
    Syrgjyn nga Qielli dhe nga ēdo Atdhe;
    E njoha dhe pyeta duke qarė:
    Mė trim se ky, o Zot, nė Bot' a pe?


    -299-

    Tė vjetrit shok' e miq mė neveritnė,
    Tė rinjt' ato tė vjetrat pėrsėritnė:
    Tani kam hequr dorė nga ēdo mik;
    Kurrė Besnikė miq mi Dhe s'u rritnė.


    -300-

    Ky mik i zemrės, ku mė var ēdo shpresė,
    Hap sytė! t'ėsht' armiku m'i pabesė:
    Miq mos kėrko nė turmėn posht' e lart;
    Tė puthi kush? - Largohu pa vonesė!


    -301-

    Miq mos kėrko nėpėr pazaret kurrė;
    Vrerin qė s'ka shėrim e pi si burrė:
    Mė kot mos lyp nga miqtė ndihmė; hesht;
    Prit buzėqeshur nga armiqtė gurė.


    -302-

    Tė lik tė bėjnė, kur fiton lavdi,
    Dhe intrigan, kur rron nė vetėmi:
    Qofsh pra Profet prej Qielli, Shėnt-Elli,
    Mė mirė mos u njih, mos njih njeri.


    -303-

    Mos qas veē shokė t'Urtė nė shtėpi,
    Largohu nga tė marrėt pa kufi:
    Kur t'ep i marri mjaltė hidhe tej,
    Kur t'ep i Urti vrer, e merr, e pi.


    -304-

    Tė marrėt, tė stolisur, syverbuar,
    Qė kurrė me kandilin e pashuar
    S'kanė kėrkuar natėn Drit' e Shkencė,
    Asnjė tė Madh s'na lanė pa ēnderuar.


    -305-

    Rrėmbyen mall, memuriet e ar
    Dhe t'Urtin plak e t'urėt shkencėtar
    E quajnė Gjaur, se s'beson prralla,
    Se s'qas mi supet, si ata, samar.


    -306-

    Ēudi, qė parėsi e titulluar,
    Nga skllavėria kalbur, shtazėruar,
    Kur shohin njė tė varfėr po tė lirė,
    E quajn' a t'marr' a tė mallkuar.


    -307-

    Nga Bot' e Lartė njė Myster m'u zgjith;
    Me ty, Njeri, Krijes' e tėr' u thith:
    Je djall a ėngjėll, shtaz' a lule e pisė;
    Je ē'dukesh; pamja me ēdo gjė tė lith.


    -308-

    Njeriu qėnka thelb' i Gjithėsisė
    Dhe drit' e syrit t'madh tė Perėndisė:
    Qarku i Qėnies qėnka si Unazė
    Me vulė xhevair' e Njerėzisė!


    -309-

    Kemi nė Qiell njė Ka me yj tė shkruar
    Dhe nėnė Dhe njė tjatėr tė mbuluar:
    Kėshtu nė syt' e Perėndisė jemi
    Kope gomarėsh prej dy Qesh rrethuar.


    -310-

    Te Bot' e murme dhe e trubulluar
    Dy farė shtazėsh janė lumėzuar;
    Ata qė paskan ēdo gjėsent zbuluar
    Dhe sa s'tė kanė asgjėsent mėsuar.


    -311-

    Ari s'lint Mėnt, po Mėnt qė bukė s'kanė
    Nė Kopsht tė Dheut qajnė si n'hapsanė:
    Qesh Trėndafili se ka qesen plot,
    Kur Vjollc' e vafėr kokėn var mėnjanė.


    -312-

    A dini pse Zambakun dhe Selvinė
    I quajmė symbole pėr Lirinė?
    Kjo njė qint duar ka, po s'vret e s'vjeth,
    Ay me dhjetė gjuhė, s'e kafshon njerinė.


    -313-

    Mė mirė bukėthat' e rrobėēquer
    Me ujė rro, i lirė, poēethyer,
    Se sa tiran prej skllevėsh gjakpėrlyer
    A skllaf nė zgjedhė shtypėse mbėrthyer.


    -314-

    Mos e pėrdor pėr shtypje sqojtėsinė,
    Mbaj veten, zotėro me fre mėrinė:
    Nė daē tė shkosh nė Paqen e pėrfuntme,
    Goditje prit, po mos godit njerinė.


    -315-

    Lakmim' i Trupit ngjan me qen tė lik,
    Qė leh pa funt e gjumin na e fik:
    Si dhelpėr shket, si ljepur fle syhapur,
    Na ējerr, na copėton si ujk armik.


    -316-

    Nė leqet e ambicjes mos u zir,
    Nga thonjt' e avaricjes mos u ēirr;
    I mprehtė zjarr, rrėke i shpejt' u prir,
    Si pluhėr n'erė mos u drith, u tir.


    -317-

    Sa kohė nerva, gjallėsi gėzoni
    Me burrėri dhe dinjitet qėndroni:
    Pėrballni dhe armiq si Rustem Zalli,
    Nga miq si Taj dhurata mos pranoni.


    -318-

    Harxhova jetėn kot nėpėr kėneta
    Dhe asnjė pikė lumėrie s'gjeta:
    Tani kam frikė se u mplaka, shkonj,
    E s'provonj dot si duhet rrojtur jeta.


    -319-

    Ah, nesėr Botėn plot shamat' e lashė,
    Nga qindra xhevahire njėz' i dhashė:
    Pa folur kanė mbetur qindra fjalė,
    Se nuk' i merrte vesh kjo Bot' e trashė.


    -320-

    Ah, nesėr ndahem mga e murmja Botė
    Ku shkova njė Jetesė krejt tė Kotė;
    Asnjė s'kam zgjidhur prej Enigmave;
    Dyshimi mė ka shtypur nėnė rrotė.


    -321-

    Ah, nesėr Fati do tė na gremisė
    Dhe ēdukemi nga Kopsht' i Dashurisė:
    O Vajzė, sillmė Ver' e lagm' e puthmė,
    Dhe prapė nem gėzimn' e djalėrisė.


    -322-

    O Hėn' e shpirtit tim e pavenitur,
    Ja, Hėn' e Qiellit del nga ret' e ndritur:
    Sa herė do tė dal' ajo si sot -
    E kot nė kopsht pėr ne ka pėr tė pritur!


    -323-

    Tavern' e Shenjtė na u ēthur me vrima,
    Veriu vėrshėllen, na grin thėllima:
    Ma bėni baltėn tulla e m'i mbyllni
    Tė mos mė ngrijnė Verė shokėt trima.


    -324-

    Pėr Vdekjen s'dridhem as derth fare lot;
    M'e mirė gjė nė Botė s'gjendet dot:
    Trėmbem nga Jeta qė i Madhi Zot
    Mė kot ma dha - e un' ia kthenj mė kot.


    -325-

    Pas Vdekjes nukė dua veē pushim;
    Se sy e shpirt m'u tretnė me vajtim:
    Mė keq se sa kam vojtur nė Ferr s'ka;
    S'dua Parajsė! S'dua veē harrim!


    -326-

    Miq, shpresa, Qiell' e Tok' e Djaj mė lanė,
    Zi brėnda, lart' e posht' e anembanė:
    Veē Verės s'mė ka mbetur tjatėr mik,
    Dhe dua dhe nė Varrin ta kem pranė.


    -327-

    Me Verė, kur t'ap shpirt, kungomėni,
    Nė Verė lamėni, bekomėni,
    Me fletė Pjergulle pėshtillmėni,
    Nė kopsht me Kėng' e Rrush mbulomėni.


    -328-

    Me Pemė, Trėndafij, e me Hardhi
    Varrin stolismani, qėndismani:
    Rreth meje buzėqeshur shtrihuni
    Spėrkatmėni me Ver' e pihuni!


    -329-

    Qė Varri im me Ver' e Rrush tė shirė
    Tym, afshe tė lėshojė si njė Tirė
    Sa kur tė shkonjė Mysliman' i mirė
    Si nė pusi tė dehet i papirė.


    -330-

    Dhe kur tė shkosh, moj Dor' e kėmb' argjėnde
    Pėr tė gostitur miqtė n'ato vėnde,
    Ku pinim bashkė, e t'arrish ku rri,
    Mos psherėti! - po zbrasmė Kupėn tėnde.


    -331-

    Dhe kur tė shuhem nėnė Dhe tė zi
    Dhe kur tė bėhem prapė Balt' e Hi,
    Mbrumėni Poēe, mbushmėni Dolli -
    Dhe shihni po s'u ngjalla pėrsėri!
     
    .
0 replies since 13/1/2010, 13:13   14076 views
  Share  
.