Ndikimi i njeriut ne Ujerat Natyrore

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. FRI_DA
     
    .

    User deleted



    Pellgu ujėmbledhės dhe vetėpastrimi i ujėrave

    Sipas Stanners et Bourdeau (1995) rrjedhjet e lumenjve pėrbėjnė burimet kryesore tė ujėrave tė ėmbla. Ėshtė e qartė se tė gjithė kėta ndikohen shumė prej pellgut ujėmbledhės, klimės, shkėmbit amnor dhe tipit tė tokės. Kjo e fundit ndikon nė pėrmbajtjen e lėndėve minerale nė ujėra. Aktiviteti i njeriut nė kėto sisteme ndikon nė shumė mėnyra, si p.sh. me anė tė pyllėzimeve ose shpyllėzimeve, urbanizimit, zhvillimit bujqėsor, sistemit tė tokės, shkarkimit tė ndotėsve, sistemit tė rrjedhjes etj. Theksojmė se liqenet, ujėmbledhėsit dhe ligatinat gjatė rrjedhjes sė lumenjve zbusin luhatjet e prurjeve dhe ndihmojnė nė grumbullimin e lėndėve tė transportuara prej tyre; pėr kėtė, ėshtė e kuptueshme se cilėsia e ujėrave gjatė rrjedhės ėshtė pasqyrim i qartė i pellgut ujėmbledhės. Nga ana tjetėr, kanalizimi i lumenjve ul dukshėm aftėsinė e tyre vetėpastruese.

    Burimi kryesor i ndotėsve tė mjediseve ujore janė lėndėt organike qė shkarkohen nga aktivitetet e mėsipėrme. Shpėrbėrja e kėtyre lėndėve bėhet nga mikroorganizma qė popullojnė sipėrfaqet e sedimenteve dhe tė bimėsisė sė zhytur (perifiton) nė lumenjtė e vegjėl, dhe qė plluskojnė (plankton) nė kolonėn e ujit nė lumenjtė e thellė. Meqė ky proces harxhon energji, ndotje tė rėnda ēojnė nė ēoksigjenim tė shpejtė tė ujėrave tė lumit.
    Lėndėt organike nė ujėra vijnė nga shkarkimet urbane dhe industriale. Gjatė rrjedhjes, menjėherė pas shkarkimit, kalbėzimi i lėndės organike ul sasinė e oksigjenit dhe shkakton ēlirimin e amoniumit, i cili edhe pse vetė nuk ėshtė helmues, nė varėsi tė pH dhe temperaturės kthehet nė amoniak, i cili ėshtė helmues pėr gjallesat e ujėrave. Mė tej pėrqendrimi i lėndėve organike ulet prej hollimit dhe kalbėzimit tė vazhdueshėm. Nė njė farė largėsie nga burimi i shkarkimit bėhet oksidimi i amoniumit nė nitrat; oksigjeni nė ujė rritet nga oksigjeni sipėrfaqėsor; lėndėt organike, oksigjeni dhe amoniumi, arrijnė ngadalė vlerat e rrjedhjes para shkarkimit. Njė ecuri e tillė nė lumenj quhet vetėpastrim. Aftėsia vetėpastruese varet nga sasia e ndotjes dhe nga prurjet dhe tipi i shtratit tė lumit.
    Nė kushte natyrore, lėndėt organike vijnė nė ujėra nga erozioni i tokės dhe biomasa e vdekur e bimėve dhe kafshėve; kėto nuk janė tė tretėshme dhe kanė shpėrbėrje tė ngadaltė. Nė tė kundėrt, lėndėt organike prej aktivitetit tė njeriut janė tė tretėshme, tė shpėrndara uniformisht dhe shumė tė kalbėzueshme, duke shkaktuar harxhim tė menjėhershėm tė oksigjenit nė ujė. Me rritjen e dendėsisė sė banorėve nė pellgun ujėmbledhės rritet dhe sasia e lėndėve organike nė ujėra si dhe ulet sasia e oksigjenit. Kėrkesa biologjike pėr oksigjen (BOD) ėshtė mė e ulėt se 2 mg/l O2 nė basene me mė pak se 15 ban orė/km2 , dhe i kalon 5 mg/l O2 nė basene me mė shumė se 100 banorė/km2 (Stanners et Bourdeau, 1995).

    Eutrofikimi natyror dhe kulturor
    Rreshjet qė bien mbi sipėrfaqen e tokės tresin mineralet gjatė depėrtimit nė tokė. Nė zonat e virgjėra pėrbėrja kimike e ujėrave varet kryesisht nga dheu i tokės dhe shkėmbi amnor poshtė saj, duke bėrė qė niveli i ushqyesve tė jetė i ulėt. Vendbanimet dhe shpyllėzimet shoqėruese, zhvillimi bujqėsor dhe urbanizimi e nxisin shumė shplarjen e lėndėve dhe ushqyesėve nė lumenj dhe liqene. Njė gjė e tillė nxit rritjen e fitoplanktonit, bimėve tė tjera ujore dhe me radhė tė organizmave tė sipėrm tė zinxhirit ujor ushqyes, ky proces njihet me emrin ’eutrofikim kulturor’. Rritja e biomasės dhe dukuritė shoqėruese tė eutrofikimit janė mė tė zakonshme nė liqene dhe zonat bregdetare pranė grykė-derdhjeve tė lumenjve. Fosfori dhe azoti janė ushqyes qė nxitin kėtė prodhim tė lartė biologjik (Hallegraeff et al., 1995; Stanners et Bourdeau, 1995).
    Pasojat ekologjike tė eutrofikimit kulturor, tė shkaktuar prej sasive tė larta tė ushqyesve mund tė provokojnė ndryshimin e strukturės biologjike, ku mbizotėrues bėhet fitoplanktoni, ujėrat bėhen tė turbullta, algat blu tė gjelbra zhvillohen shumė duke shkaktuar formimin e shkumave dhe helmeve tė fuqishme pėr kafshėt dhe njeriun. Kalbėzimi i fitoplanktonit nė fund shkakton uljen e oksigjenit nė vlera tė papranueshme pėr botėn e gjallė. Nivelet e ulėta tė oksigjenit shpejtojnė dhe ēlirimin e fosforit prej sedimenteve, duke nxitur mė tej prodhimin e fitoplanktonit, duke ndikuar nė uljen e vlerave pėrdoruese dhe estetike tė ujėrave.

    Nė basene me aktivitet njerėzor tė pakėt vlerat e fosforit nė ujėra janė pėrgjithėsisht mė tė ulėta se 25 mg P/l , kurse vlera mė tė larta se 50 mg P/l tregojnė pėr ndikim tė njeriut, p.sh. shkarkim ujėrash tė zeza ose shpėlarje bujqėsore (Stanners et Bourdeau, 1995).
    Kur ujėrat marrin shkarkime urbane ose shkarkime nga fermat e kafshėve shtėpiake vlerat e amoniumit rriten dhe ato tė oksigjenit ulen; nė ujėrat e ndotur rėndė vlerat e amoniumit mund tė rritet nga 1 deri 5 mg N/l, i cili kur kthehet nė amoniak mund tė shkaktojė ngordhje peshqish dhe kafshėsh tė tjera ujore.
    Aktiviteti i njeriut shkakton edhe rritjen e pėrmbajtjes sė lėndėve kimike nė mjediset ujore, sidomos tė metaleve tė rėnda dhe tė mikrondotėsave organikė (pesticideve, poliklor-difenilet, lėndėt organike tė kloruara, hidrokarburet aromatike policiklike, etj.), me anė tė shkarkimeve tė ngurta, tė lėngėta dhe tė gazta, urbane, industriale, bujqėsore dhe minerare. Tė gjitha paraqesin rrezik pėr ekosistemet ujore dhe pėr vetė njeriun. Ujėrat siperfaqėsore tė ndotura nga shkarkime fekale tė njerėzve dhe kafshėve mund tė transportojnė shumė patogjenė, si baktere dhe viruse, mė e theksuar nė zonat me popullsi tė dendur, sidomos pranė qyteteve tė mėdha.


    Marre nga Dep. Bio. Univ. Tiranes
     
    .
0 replies since 11/1/2010, 09:13   2952 views
  Share  
.