Alfabeti Shqip

miti dhe e vėrteta

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. Eni
     
    .

    User deleted


    Kongresi i Manastirit, qė u mbajt mė 14-22 nėntor 1908, pėrbėnte ngjarjen mė tė madhe nė gjithė historinė e deriatėhershme tė gjuhės shqipe. Ai vuri rregull nė laryshinė grafematike qė karakterizonte shkrimin shqip dhe hapte horizonte pėr zhvillimin dhe kultivimin e gjuhės nė tė gjitha aspektet. Ai u quajt ndryshe edhe Kongresi i Alfabetit.

    Por, a e justifikoi kėtė emėr? Pjesėrisht po, ndėrsa nė njė kuptim tė rreptė shkencor nuk e justifikoi. Ai vendosi pėrdorimin e dy alfabeteve: Njėrin mbėshtetur nė shkronjat latine dhe njė tjetėr mbėshtetur gjithashtu nė shkronjat latine, por tė plotėsuar me disa shkronja greke. Kėtej rrjedh edhe ndryshimi midis tyre.

    Ndėrsa tek njėri alfabet pėrdoreshin kombinime dyshkronjėshe pėr tė pasqyruar njė «tingull», tek tjetri nuk pėrdoreshin kombinime tė tilla. Problemi do tė quhej i zgjidhur, nė qoftė se do tė ishte miratuar njė alfabet i vetėm. Organizatorėt dhe delegatėt e Kongresit i njihnin problemet qė lidheshin me tė shkruarit e shqipes. Ata synonin tė jepnin njė zgjidhje praktike gjalluese.

    Por tradita ishte kaq e fortė, saqė nuk mund tė kalohej pa vėshtirėsi tė mėdha nė njė alfabet tė vetėm. Parimi i pranuar nga tė gjithė ishte kriteri i pėrkimit tė njė tingulli me njė shkronjė. Kjo, besojmė, ėshtė arsyeja kryesore qė alfabeti i propozuar nga Shoqėria e Stambollit u rezistoi kritikave.

    Kongresi i Manastirit duhej tė zgjidhte nė thelb debatin pėr alternativėn midis zgjidhjes teorike dhe zgjidhjes praktike, midis versionit tė Shoqėrisė Stambollit (dhe Sofies) dhe versionit tė Shoqėrisė «Bashkimi» (dhe «Agimi»).

    Autoritetin mė tė madh nė Kongres e kishte Shoqėria e Stambollit (ose Shoqėria e tė Shtypurit Shkronja Shqip). Rreth saj ishin mbledhur emra tė shquar tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare, shumica e tė cilėve e kishin prejardhjen nga jugu dhe kishin marrė njė kulturė greke. Duke pėrdorur fillimisht alfabetin grek, Shoqėria e Stambollit, dhe sidomos Jani Vretoja, pėrveē tė tjerash, tėrthorazi i atribuonte shqipes atė prestigj tė nėnkuptueshėm qė kishte edhe greqishtja. Pėrdorimi i dyshkronjėshave, parimisht, nuk u pėlqye nga shumica e pjesėmarrėsve tė Kongresit tė Manastirit.

    Kongresi i Manastirit nuk arriti tė miratonte pėrdorimin e njė alfabeti tė vetėm. Nė kėtė kuptim, ai nuk e zgjidhi pėrfundimisht ēėshtjen e alfabetit. Por atė e zgjidhi koha. Gradualisht, alfabeti me shkronja greke u hoq nga pėrdorimi dhe u pėrdor vetėm alfabeti latin. Arsyet e mėnjanimit tė alfabetit tė Shoqėrisė sė Stambollit janė tė ndryshme. Ai mund tė ishte mė i pasur nė grafema, por kishte karakter koherent, dhe veē kėsaj nuk ishte ekonomik. Alfabeti i shoqėrive «Bashkimi» dhe «Agimi» kishte mė pak grafema, por kjo nuk tregonte varfėri; ai ishte mė ekonomik dhe mė i zhdėrvjellėt.

    Kongresi i Manastirit u mbajt mė 1908-n, pikėrisht katėr vjet para shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė (1912). Ende nuk ishte formuar shteti shqiptar, autoriteti i tė cilit mund tė pėrdorej edhe nė Kongres pėr tė pėrfunduar nė njė zgjidhje tė vetme. Nė Kongresin e Manastirit u vendos qė tė mblidheshin edhe njė herė pas tre vjetėsh (mė 10.02.1910) pėr tė diskutuar pėrsėri pėr ēėshtjen e alfabetit.

    Por ai kongres nuk u rimblodh kurrė. Jemi tė prirur tė mendojmė se, po tė rimbahej njė kongres, sidomos nė kushtet e ekzistencės sė shtetit shqiptar, do tė merrej vendim vetėm pėr njė alfabet, dhe ai do tė ishte qė nė fillim alfabeti latin.

    Megjithėse alfabeti i propozuar nga shoqėria e Stambollit u mėnjanua nga pėrdorimi, ai la gjurmėt e veta tek alfabeti qė pėrdorim sot dhe ndihmoi nė krijimin e njė keqkuptimi tė madh historik. Tė dy alfabetet e miratuara nga Kongresi i Manastirit kanė nga 36 shkronja. Nė tė vėrtetė, vetėm alfabeti i Shoqėrisė sė Stambollit paraqitet si kryesor, pasi nė tė ēdo foneme («tingulli») i korrespondon njė grafemė («shkronjė»).

    Alfabeti i Shoqėrisė sė Stambollit ka tridhjetė e gjashtė grafema, ndėrsa alfabeti i Shoqėrisė «Bashkimi» ka mė pak. Kėtu nuk zbatohet parimi «njė tingull-njė shkronjė». Njė pjesė e shkronjave tek alfabeti latin i Kongresit tė Manastirit pėrbėhen nga dy grafema (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh). Nė kėtė kuptim, Kongresi i vendosi tė dy alfabetet nė njė rol korrelativ, ku tė dy alternonin rolin referent dhe rolin shpjegues. Kėshtu, dyshkronjėshat nė alfabetin pastėrtisht latin, luajnė njė rol shpjegues, por emėrtohen “shkronja” nė njė vėshtrim praktik, sepse shėnojnė njė «tingull».

    Nga kjo pikėpamje, alfabeti i Shoqėrisė «Bashkimi» (dhe «Agimi») e pėrmbush plotėsisht kriterin «njė tingull-njė shkronjė». Nė kėto rrethana duhet krijuar njė bindje eufemike se nuk qėndron mė poshtė se alfabeti i Shoqėrisė sė Stambollit (dhe Sofies), nė tė cilin ēdo fonemė pėrkon me njė grafemė dhe anasjelltas, ēdo grafemė me njė fonemė.

    Parė nė kėtė prizėm, mund tė thuhet se Kongresi i Manastirit mori nė shqyrtim nė thelb ēėshtjen e njėsimit tė sistemit shkrimor. Formalisht, ēėshtja e alfabetit nuk u zgjidh nė mėnyrė tė plotė, pėrderisa u pranuan dy alfabete. Koha nga Kongresi i Manastirit deri nė fund tė Luftės I Botėrore (1918), kur mbeti nė pėrdorim alfabeti thjesht latin, mund tė quhet periudhė kalimtare, nė tė cilėn u pėrdorėn dy alfabete.

    Me kalimin e viteve, pasi alfabeti pastėrtisht latin u pranua si i vetmi, domethėnė pasi kaloi nga roli shpjegues nė zgjedhjen e vetme, nuk pati asnjė deklarim zyrtar nga ndonjė autoritet pėrkatės pėr kėtė ēėshtje, nuk u mbajt mė kurrė ndonjė kongres nė lidhje me tė. Prej sa shkronjash pėrbėhej mė nė fund alfabeti i shqipes? U pranua ajo listė e Kongresit tė Manastirit me shkronjat latine dhe u interpretuan si shkronja tė veēanta edhe dyshkronjėshat. Pra, sė bashku me to, alfabeti shqip rezultonte me 36 shkronja.

    Alfabeti shqip, ku do tė pėrfshiheshin edhe dyshkronjėshat, pasqyronte pėrmbledhtas gjithė inventarin fonetik tė shqipes. Kongresi i Drejtshkrimit tė Gjuhės Shqipe (20-25 nėntor 1972) mund tė ishte njė rast i pėrshtatshėm pėr tė diskutuar solemnisht edhe njė herė pėr ēėshtje tė alfabetit shqip dhe pėr tė ndrequr gabimin historik.

    Por ky rast nuk u shfrytėzua. Asnjė diskutim nuk u bė mė pėr kėtė problem. Rezerva pėr sistemin shkrimor tė shqipes janė bėrė, por ato janė pėrqendruar mė shumė tek ana funksionale e tij, d.m.th., sa i aftė ėshtė ai pėr tė pasqyruar nė mėnyrė adekuate ligjėrimin shqip. Ėshtė vlerėsuar zakonisht pozitivisht, por janė bėrė vėrejtje pėr raste problematike.

    Sot, pas njė shekulli nga Kongresi i Manastirit, mendojmė se ka ardhur koha qė e vėrteta tė vihet nė vend. Tė hiqen pėrfundimisht dyshkronjėshat nga lista e alfabetit dhe tė mbeten vetėm grafemat.

    Alfabeti i njė gjuhe pėrmbledh inventarin e grafemave dhe jo tė fonemave tė saj. Grafema pėrbėn njėsinė mė tė vogėl tė shkrimit, e cila karakterizohet nga integriteti dhe paraqitet si njė tėrėsi e paanalizueshme. Asnjė alfabeti nuk i kėrkohet tė pasqyrojė gjithė sistemin fonetik tė njė gjuhe. Ai pėrmbledh inventarin e grafemave tė njė gjuhe. Ky ėshtė kuptimi i alfabetit nė tė gjitha gjuhėt e kultivuara.

    Pėr tė pėrshkruar sistemin grafematik tė njė gjuhe, nuk nisemi nga fonetika, por nga shenjat grafike qė disponon ajo gjuhė. Po tė qe ndryshe, nė qoftė se f.v., do tė llogariteshin si shkronja tė veēanta tė gjitha kombinimet e shenjave qė pasqyron njė fonemė, atėherė gjendja nė ato gjuhė do tė paraqitej ndryshe. Ashtu si ēdo drejtshkrim nuk mund tė ketė veēse karakter fonologjik (tė mbėshtetet mbi parimin fonologjik), po ashtu edhe ēdo alfabet duhet tė ketė karakter grafematik (tė mbėshtetet mbi parimin grafematik).

    Kjo ėshtė arsyeja qė pėrbėrja e alfabetit tė shqipes duhet rregulluar. Veēse e bėjmė tė qartė dhe e themi nė mėnyrė tė prerė se diskutimin pėr pėrbėrjen e alfabetit e ndajmė nga diskutimi pėr drejtshkrimin. Nuk vėmė, pra, nė dyshim, sistemin shkrimor tė shqipes. Kėshtu, inventari grafematik i shqipes pėrbėhet jo nga 36 «shkronja», por nga 27 grafema, tė cilat janė: a, b, c, ē, d, e, ė, f, g, h, i, j, k, l, m, n, o, p, q, r, s, t, u, v, x, y, z. Ky ėshtė edhe alfabeti i saj.

    Tė ashtuquajturit dyshkronjėsha (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh) nuk mund tė kenė vend nė alfabet, pasi ata janė tė analizueshėm nė dy grafema tė tjera. Ndėr to, grafema e parė ėshtė themelore, ndėrsa e dyta luan rolin e njė shenje diakritike. Nė kėtė rol dalin grafemat h (4 herė) dhe j (2 herė), tė cilat qėndrojnė pranė grafemės bosht dhe nuk lidhen me tė me asnjėmjet lidhės (ligaturė). Nė dy raste tė tjera (tek ll-ja dhe rr-ja) rolin diakritik e luan dyfishimi.

    Pėr sa i pėrket ė-sė dhe ē-sė, e para me dendurinė mė tė lartė tė pėrdorimit dhe e dyta me denduri tė ulėt, ato duhen pėrfshirė nė alfabetin e shqipes, sepse, pavarėsisht se pėrmbajnė shenja diakritike, janė tė paanalizueshme nė dy grafema. Nė praktikėn e sotme shkrimore ėshtė dukuri e rėndomtė qė ė-ja, kur pėrdoret si shkronjė e madhe ose nė funksion numėrimi, tė neutralizohet shpesh me e-nė. Shkronja ē mund tė neutralizohet me c-nė vetėm kur pėrdoret nė funksion numėrimi.

    Sigurisht, ka edhe raste ligjėrimore numėrimesh, ku pėrfshihen pėrveē ē-sė dhe ė-sė edhe dyshkronjėshat, tė cilat, megjithėse tė justifikueshme, nuk mbeten tė pakritikueshme. Numėrimi si veprim i kalon caqet e njė kuptimi tė ngushtė gjuhėsor, ai duhet tė paraqitet i njėsuar nė njė plan mė tė gjerė ndėrkombėtar.

    Kjo parakupton pėrdorimin e shkronjave tė alfabetit me funksionin e simboleve tė numėrimit. Nė kėtė rast pėrdorimi i shkronjave tė njė modeli alfabetik duhet tė jetė i njėsuar nė plan ndėrkombėtar, domethėnė, kur si simbole numėrimi pėrdoren shkronjat latine, ato duhet tė kenė tė njėjtėn vlerė nė tė gjitha gjuhėt qė pėrdorin alfabetin latin.

    Edhe gjuhė tė tjera, shumė ose pak tė njohura, pėrdorin dyshkronjėsha, por nuk i pėrfshijnė kėto nė inventarin e alfabetit tė tyre. P.sh., nė anglishte s-ja dhe h-ja shėnojnė fonemėn /š/ [?], por nuk ka shkronjė tė veēantė sh.

    Njė tjetėr problem qė nuk mund tė anashkalohet ėshtė ai i grafemės sė huaj W, e cila praktikisht pėrdoret rėndom nė stilin shkencor, por edhe nė atė publicistik. Sot, 100 vjet pas Kongresit tė Manastirit, kur kultura shqiptare ka arritur njė nivel tė pakrahasueshėm me tė kaluarėn, kur kontaktet kulturore me botėn janė shtuar e thjeshtuar, kur anglishtja, frėngjishtja, gjermanishtja etj., po mėsohen nga njė masė e madhe njerėzish, mendoj se ka ardhur koha qė asaj t’i njihet qytetaria nė sistemin grafematik tė shqipes. Tė pranohet, pra, si fonemė e shqipes W-ja, me vėrejtjen se ajo pėrdoret nė fjalė tė huazuara.

    Njohja e alfabetit tė shqipes me kėtė trajtė ndihmon pėr tė kuptuar qartė sistemin e saj shkrimor, i cili paraqitet i thjeshtė, praktik dhe ekonomik. Ai sugjeron njė pavarėsi nga sistemi fonematik, qė haset nė tė gjitha gjuhėt e kultivuara dhe ēliron gjuhėsinė nga interpretimi filologjik i dukurive fonetike.

    Mė nė fund, do tė ndihmojė qė nxėnėsit ta kuptojnė mė mirė realitetin gjuhėsor tė shqipes. Njė nga pikat mė tė rėndėsishme tė studimit tė sistemit shkrimor nė gjuhėn shqipe, merr rėndėsi tė veēantė sidomos pėr nxėnėsit e klasės sė parė tė shkollės fillore. Nuk duhet harruar se nxėnėsit e klasės sė parė fillore mėsojnė mė sė pari jo alfabetin, por shkrimin dhe leximin.

    Duke i njohur alfabetit tė shqipes 27 grafema, aq sa ekzistojnė me tė vėrtetė, gjuha shqipe as varfėrohet, as pasurohet. Ndreqet, megjithatė, njė gabim historik, pas tė cilit fshihej «fytyra» e saktė grafematike e gjuhės shqipe.
     
    .
  2.  
    .

    User deleted


     
    .
1 replies since 4/3/2010, 09:34   1966 views
  Share  
.