Abetare

Shkronjė pas shkronje

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. nelka_ko
     
    .

    User deleted



    Tipare tė abetares "Udha e shkronjave''


    Mė 10 gusht 2001 doli nė qarkullim nėpėr libraritė e Tiranės abetarja ``Udha e shkronjave'' botim i shkollės tetėvjecare private ``Udha e shkronjave''. Nisma pėr hartimin e kėsaj abetareje u mor pėr t'iu pėrgjigjur kėrkesave nė rritje tė shkollimit tė nxėnėsve shqiptarė nė gjuhėn shqipe.

    Rėndėsia e botimit tė kėsaj abetareje tė re qėndron nė faktin se ajo mbėshtetet fort nė formimin nė rritje tė fėmijėve kudo qė ndodhen, nė pėrvojėn mė tė mirė tė sjellė nga paraardhėsit si dhe nė trajtimet qė i bėhen kėsaj lėnde nga autorė tė huaj pėr gjuhėt pėrkatėse. Abetarja ėshtė libri mė i rėndėsishėm nė jetėn shkollore tė njė nxėnėsi. Rėndėsia e saj del nga fakti qė ėshtė libri i parė tė cilin nxėnėsi duhet ta kalojė patjetėr me sukses nė mėnyrė qė tė ketė mundėsinė tė vazhdojė mė tutje me degėt e ndryshme tė diturisė. Abetarja qė po u paraqesim ėshtė fryt i njė pėrvoje tė gjatė nė mėsimdhėnien e kėsaj lėnde nė shkollėn shtetėrore, por sidomos nė shkollėn tetėvjecare private ``Udha e shkronjave'', e bashkuar kjo edhe me pėrvojėn mė tė mirė tė arsimit shqiptar deri nė ditėt tona nė kėtė fushė. Ajo vlerėson arritjet e derisotme tė hartuesve tė mėparshėm tė abetares. Nisma pėr kėtė abetare tė re u mor pėr t'iu pėrgjigjur nevojave tė shkollimit tė nxėnėsve me njė abetare qė tė pėrballojė pothuajse tė gjitha vėshtirėsitė e leximit dhe tė shkrimit tė gjuhės shqipe, tėrheqėse, tė bukur, nė pėrputhje me nivelin e sotėm tė formimit tė fėmijėve qė fillojnė klasėn e parė dhe qė mban parasysh piksynimet edukative tė shkollės shqiptare. Pėr t'ia arritur kėtij piksynimi ėshtė mbajtur parasysh: a. Abetarja ėshtė libri i parė i gjuhės nė pėrgjithėsi. Duke qėnė e tillė nxėnėsve u krijohet mundėsia tė marrin disa njohuri fillestare pėr natyrėn e gjuhės si mjet komunikimi. b. Abetarja ėshtė libri i parė i gjuhės shqipe. Duke qėnė kėshtu nxėnėsit duhet tė bėhen tė vetėdijshėm pėr faktin qė ata do tė mėsojnė tė lexojnė e tė shkruajnė shqip. c. Abetarja ėshtė libri i parė qė i mundėson nxėnėsit tė futen nė pjesėn mė tė madhe tė lėndėve shkollore. Si e tillė ajo duhet t'i sigurojė nxėnėsit lidhje tė thjeshta, me sa mundėsi tė krijon njė program i tillė, me lėndėt e ndryshme: Abetarja qė paraqesim siguron hapa tė para nė filozofi. Dy zanat Koha dhe Hapėsira, nė mėnyrėn mė tė thjeshtė, japin njohuritė e para pėr kėto dy kategori tė rėndėsishme filozofike. Paraqitja e kėtyre koncepteve si emra tė dy zanave bėn qė tė pėrjashtohet mundėsia e bisedės sė drejtpėrdrejtė pėr kėto dy koncepte. Shėrbimet e ndryshme qė kėto dy zana iu sjellin personazheve tė tregimeve Besės, Bujarit, Gentit dhe Teutės bėjnė qė nxėnėsit tė kapin mė lehtė konceptin ``Kohė'' dhe ``Hapėsirė''. Kėshtu zana Kohė u tregon si ka qenė jeta mė parė nė tregimin e mėsueses ``Koha tregon''. Ajo e bėn gjyshen e Bujarit tė re duke i kthyer vitet pas. Ajo bėn tė vijė pėrsėri vera kur kėtė e dėshiron Genti. Zana Hapėsirė i shpie fėmijėt nėpėr vende tė ndryshme ku ata dėshirojnė: nė malet e larta tė Shqipėrisė, nė plazhin e Durrėsit, nė pyll, nė Hėnė dhe pėrqark Diellit etj. Abetarja siguron lidhje tė shumta me letėrsinė. Pjesėt e leximit qė figurojnė nė abetare janė shumė afėr letėrsisė sė mirėfilltė fėminore dhe nuk shėrbejnė thjesht pėr t'u ushtruar nė lexim. Abetarja ka poezi, pėrralla, tregime, si dhe pjesė nga krijimtaria folklorike. Kjo abetare siguron lidhjen me matematikėn. Disa herė nxėnėsit i duhet tė numėrojė, tė krahasojė, tė qarkojė bashkėsi tė caktuara, tė klasifikojė apo tė plotėsojė tabela. Kjo abetare shquhet veēanėrisht pėr mundėsitė qė u jep nxėnėsve qė qė nė hapat e para nė mėnyrėn mė tė thjeshtė tė mundshme tė marrin njohuri nga historia, gjeografia, etnologjia e Shqipėrisė. Kėshtu nė pjesėn ``Atletėt nė garė'' emrat e vrapuesve janė emra mbretėrish ilirė, ndėrsa emrat e skuadrave tė tyre janė emra fisesh ilire. Nė pjesėn ``Shqipėria dhe shqiptarėt'' nxėnėsit mėsojnė dicka pėr emėrtimet e lashta tė Shqipėrisė , disa njohuri tė thjeshta gjeografike pėr relievin e Shqipėrsiė, pėr malet, liqenet, detet e saj. Gjithashtu nė kėtė pjesė nxėnėsit mėsojnė edhe pėr dy nga karakteristikat e karakterit tė shqiptarėve qė janė bujaria dhe besa. Nė pjesėn ``Flamuri i Shqipėrisė'' nxėnėsit krahas fotografisė shumė tė bukur qė paraqet dy nxėnės tė vegjėl me flamur nė dorė njohin mė shumė flamurin tonė dhe simbolikėn qė kanė dy shqiponjat qė rrinė pėrbri njėra-tjetrės. Fotografitė e shumta, shumė tė bukura dhe tė shtypura me mjaft cilėsi, tė realizuara nga fotografėt e shquar Kadri e Denis Mani, me pamje nga Shqipėria si nga alpet, Tirana, Dajti, Prishtina, Prizreni, Shkodra, Korēa, Gjirokastra, Lura, Thethi, Pėrmeti, Gjirokastra, Vlora, Saranda, Kruja, Berati etj. i sigurojnė fėmijės sė vogėl mbresa tė pashlyeshme pėr bukuritė e rralla tė pejsazhit tė Shqipėrisė dhe sigurisht qė do tė ushqejnė tek ai dashurinė pėr atdheun. Abetarja siguron lidhje tė fuqishme me lėndėn e muzikės. Abetarja shoqėrohet me tri kaseta tė cilat pėrmbajnė 37 kėngė. Njė nga kėto kėngė i kushtohet Abetares. Kjo kėngė ėshtė shkruar nga Xhevahir Spahiu dhe melodia ėshtė kompozuar nga Ardian Hila. Edhe kėngėt e tjera janė tė kompozuara nga Ardian Hila, ndėrsa tekstet e tyre janė shkruar nga ``Mėsuesi i merituar'' Sitki Spahia i cili njeh shumė mirė psikologjinė e fėmijėve tė kėsaj moshe. Nė kaseta figurojnė tė lexuara bukur nga aktore tė shquara dhe tė shoqėruara me sfond muzikor nga pjesė tė Richard Clayderman tė gjitha tekstet e rubrikės ``Teksti'' tė abetares. Njė gjė e tillė ngjall mė shumė dėshirėn e nxėnėsit pėr leximin e bukur dhe shprehės. Kėtu nxėnėsi do tė hedhė hapat e para tė recitimit. Lidhjet e nxėnėsit me pikturėn sigurohen nėpėrmjet ushtrimeve tė shumta qė kėrkojnė herė tė vizatohet njė objekt e herė tė ngjyroset, si edhe nga ilustrimet e shumta tė bukura qė figurojnė nė abetare tė realizuara me aq mjeshtėri prej njėrės nga ilustratoret mė tė mira tė Shqipėrisė Xhilda Palokės. Abetarja, kryesisht nėpėrmjet tregimeve, shėrben pėr edukimin e shėndoshė qytetar tė fėmijėve. Lojrat e shumta i japin karakter argėtues mėsimit dhe shmangin deri nė njė farė mase lodhjen qė krijon detyra e vėshtirė e tė mėsuarit tė leximit dhe tė shkrimit. ē. Abetarja ėshtė libri i parė qė paraqit natyrėn e shkollės. Duke qenė se ka njė rol tė tillė, ajo duhet tė jetė sa mė e bukur, tėrheqėse e argėtuese qė ta mbushė fėmijėn plot me gėzim pėr faktin qė ka ardhur nė shkollė apo qė po mėson tė lexojė e shkruajė shqip. Tipare tė tilla i gėzon abetarja e shkollės ``Udha e shkronjave'' d. Abetarja ėshtė mjeti me tė cilėn ne i zhvillojmė fėmijės identitetin shqiptar. Si e tillė, ajo duhet tė lidhė fėmijėn me vendin e vet, Shqipėrinė, me historinė, gjeografinė e me kulturėn shqiptare nė pėrgjithėsi. Njė gjė tė tillė ėshtė munduar tė realizojė abetarja e shkollės ``Udha e shkronjave''. Nė kohėn, kur ,siē thuhet nga njė burim i pavarur, rreth 30 % e tė emigruarve nga Shqipėria paraqesin vėshtirėsi serioze nė zotėrimin e shqipes, abetarja e shkollės ``Udha e shkronjave'' merr pėrsipėr tė ndalė sadopak kėtė rėnie tė pėrvetėsimit tė gjuhės shqipe nga ana e fėmijėve shqiptarė. Dihen mungesat e organizimit tė shkollimit tė shqiptarėve jashtė atdheut. Pėr t'iu pėrgjigjur kėtij realiteti abetarja qė u paraqesim bashkėatdhetarėve ėshtė e shoqėruar me tekstin udhėzues pėr mėsimin e abetares. Ky libėr mund tė pėrdoret fare mirė nga prindėrit pėr tė mėsuar fėmijėt e tyre. Ai pėrmban metodikėn e pėrdorur nė abetare, planin mėsimor tė ndarė nė 340 orė mėsimore tė vlefshme pėr 34 javė mėsimore, plan-ditaret, standartet e lexim-shkrimit, nėntė teste, si dhe udhėzime pėr vlerėsimin e nxėnėsve. Duke qėnė se sqarimet metodike do ta lodhnin lexuesin qė shpesh nuk ėshtė kopetent, po u paraqesim shkurtimisht thelbin e ndryshimit tė abetares sė shkollės ``Udha e shkronjave'' nga pararendėset e saj. Abetaret e mėparshme kanė synuar thjeshtėsinė duke mos pėrballuar vėshtirėsitė reale tė leximit dhe duke ia faturuar kėto vėshtirėsi punės suplementare tė mėsuesve. Kėshtu nė to nuk figurojnė njė pjesė e mirė e rrokjeve tė vėshtira tė gjuhės shqipe. Fjalėt qė kanė kėto rrokje nuk janė mė objekt studimi i ndonjė lėnde qė vjen mė pas. Abetarja qė u paraqesim ka njė ngarkesė mė tė lartė mėsimore pėr shkak se nuk i shmanget detyrave reale qė janė tė mėsuarit e teknikės sė leximit dhe shkrimit tė tė shumicės sė fjalėve me rrokje tė vėshtira. Analiza nė abetaren e shkollės ``Udha e shkronjave'' nuk fillon nga fjalia, por nga teksti. Kujdesi pėr ēdo nivel tė analizės ėshtė mjaft i madh. Rubrikat kryesore tė kėsaj abetareje siē janė ``Tingulli, shkronja'', ``Rrokja'', ``Fjala'', ``Fjalia, teksti'' trajtohen me kujdes tė barabartė dhe kanė ushtrime tė shumta. Sqarime tė mėtejshme pėr metodikėn dhe tė rejat e kėsaj abetareje lexuesi i interesuar mund tė gjejė nė librin udhėzues pėr mėsimin e abetares qė shoqėron cdo komplet. Abetarja ``Udha e shkronjave'' ėshtė fryt i njė bashkėpunimi tė gjerė. Numri i atyre qė kanė kontribuar pėr kėtė abetare shkon deri nė 20 vetė. Bashkėpunėtorėt e kėsaj abetareje janė emra tė shquar nė fushat pėrkatėse. Dua tė falenderoj nė mėnyrė tė veēantė mėsuesin e nderuar zotin Iljaz Larashi, i cili pa u lodhur ka mbikqyrur punėn pėr pėrgatitjen e abetares nė ēdo hap tė saj. Ai gjithashtu ka dhėnė ndihmesė tė shquar pėr formulimin letrar tė teksteve tė kėsaj abetareje si dhe nė redaktimin e pėrgjithshėm tė tij. Falenderoj gjithashtu ``Mėsuesin e merituar'' zotin Sitki Spahia, i cili e pajisi abetaren me vjershat pėr ēdo shkronjė, vjersha qė i japin njė bukuri tė veēantė kėsaj abetareje, pasi janė shumė tė bukura dhe shumė metodike. Gjithashtu zoti Sitki Spahia ka dhėnė ndihmesė edhe pėr hartimin e disa prej teksteve tė kėsaj abetareje. Falenderoj nė mėnyrė tė veēantė zonjėn Xhilda Paloka (Tupja) e cila me pėrkushtim dhe talent tė rrallė u dha jetė nėpėrmjet ilustrimeve shumė tė bukura personazheve tė tregimeve tona. Falenderoj zotin Ardjan Hila i cili nė kohėn rekord bėri njė punė mjaft cilėsore duke pėrgatitur 11 kėngė dhe sfondin muzikor pėr kėngėt e tipit ``rap'' tė 26 kėngėve tė tjera tė cilat mund tė quhen edhe recitime ritmike. Kėnga e abetares , vargjet e tė cilės janė shkruar nga poeti ynė i shquar Xhevahir Spahiu, dhe kompozuar me njė dashuri tė rrallė nga Ardjan Hila do tė mbetet me siguri pėr shumė kohė nė fondin e artė tė kėngės pėr fėmijė. Dua tė falenderoj kėtu Klaudian dhe Almėn, aktore tė Teatrit tė Kukullave Tiranė, tė cilat lexuan bukur tė gjitha pjesėt e abetares, Armando Llanajn qė realizoi faqosjen e tekstit tė abetares, zotin Agron Hasanajn qė faqosi fletoret e modeluara dhe skicoi kapakėt e fletoreve dhe tė librit udhėzues, punė e cila nuk ishte dhe aq e lehtė. Njė falenderim nga zemra pėr kompleksin e mrekullueshėm tė fėmijėve Megi, Enia, Xhino, Xhesi dhe Xheni qė pėr njė muaj u pėrgatitėn ditė pėr ditė me njė dėshirė tė madhe pėr tė dhėnė diēka tė bukur. Gjithashtu falenderoj mėsuesin e duruar tė muzikės zotin Bato Gashi, i cili pėrgatiti kompleksin pėr regjistrim. Kapaku i librit tė abetares duket se nuk bėnte tė pėrgatitej nga dikush tjetėr pėrveēse piktorit tė shquar nė fushėn e ilustrimeve zotit Llazar Taēit. Ai ka njė pėrvojė tė madhe nė kėtė fushė dhe ne i jemi shumė mirėnjohės atij pėr njė kapak i cili ka njė koncetrim tė madh mendimi. Abetaren e kanė zbukurar mjaft fotografitė e Kadri dhe Denis Manit me pamje nga Shqipėria. Kėta dy fotografė zotėrojnė ndoshta numrin mė tė madh tė kartolinave me pamje nga Shqipėria. Natyrisht abetarja nuk mund tė dilte cilėsore nė qoftė se para botimit nuk do tė kishte patur oponencėn e saj. Si oponencė e kėsaj abetareje kanė shėrbyer vėrejtjet dhe sygjerimet e kolektivit tė mėsuesve tė ciklit tė ulėt tė shkollės tetėvjecare private ``Udha e shkronjave''. Kėtu do tė pėrmend mėsueset Lefteri Joro, disa herė e dekoruar me urdhra e medalje pėr punė tė shkėlqyer nė qytetin e Korcės, Filloreta Stojėn, dekoruar me titullin e lartė ``Mėsuese e merituar'' nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, Parashqevi Gjikėn, Vera Dibrėn, Karmelina Mikelin, Kaje Dacin, Shpresa Mehmetin, tė tėra mėsuese tė vjetra e me pėrvojė tė gjatė pune nė ciklin e ulėt. Sė fundi duhet tė themi diēka pėr cilėsinė e botimit. Kompleti i abetares ėshtė i pėrfshirė nė njė dosje tė fortė nė formė kuboidi dhe ėshtė i mbyllur nė celofan. Brenda kompletit gjendet abetarja me 240 faqe, libri udhėzues pėr mėsimin e abetares, dy fletore tė modeluara pėr mėsimin e shkronjave tė dorės, dy fletore diktimi shumė tė domosdoshme pėr faktin se vijėzimi i fletoreve tė modeluara ėshtė krejt i veēantė, si edhe tri kaseta qė pėrmbajnė 37 kėngėt si dhe tė gjitha pjesėt e abetares tė lexuara nga aktore.
     
    .
5 replies since 10/1/2010, 16:57   2726 views
  Share  
.