Abetare

Shkronjė pas shkronje

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. nelka_ko
     
    .

    User deleted


    Abetarja libri fillestarė i gjuhės shqipe.


    Abetarja e parė e gjuhės shqipe, ajo e vitit 1844, me titull "Fort i shkurtėr e i pėrdorshėm Evetar shqip", u pėrgatit nga personaliteti i shquar e Rilindjes Kombėtare, Naum Veqilharxhi. Nga ajo kohė kanė kaluar plot 162 vjet. Qė atėherė e deri mė sot janė shtypur mėse 150 abetare nė trevat shqiptare dhe jashtė tyre, si nė Bukuresht, Stamboll, Bruksel, Sofje, Vjenė, Napoli, Selanik, Athinė, Paris, Milano, Bari, Vorēester, Laipcig, Konstancė, Aleksandri tė Egjiptit etj. Hartimi dhe realizimi i abetares sė saj e vuri Shqipėrinė nė radhėn e vendeve tė qytetėruara, duke treguar se ky vend i vogėl ka njė popull me karakteristikat e tij, me gjuhėn dhe zakonet e veta dhe me njė thesar tė trashėguar nga brezat. Punėn e Veqilharxhit e vijoi Kostandin Kristoforidhi, njė figurė tjetėr e shquar e Rilindjes Kombėtare, i cili nė vitin 1867 botoi njė abetare nė gegėrisht dhe njė nė toskėrisht dhe u mėsoi me to shqipen shumė bashkėatdhetarėve gjatė udhėtimeve nėpėr Shqipėri. Epokėn e re pėr librat shkollore dhe pėrgatitjen e truallit pėr shkollėn kombėtare e pėrgatitėn figurat e njohura, si Jani Vreto, Sami Frashėri, Pashko Vasa dhe Koto Hoxhi, tė cilėt, gjatė periudhės sė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit nė vitin 1879, botuan "Alfabetarja e gjuhės shqipe". Mė pas, rruga e hartimit tė Abetares Shqipe kalon ndėr emra tė njohur, tė cilėt punuan me pėrkushtim brenda dhe jashtė vendit, si Luigj Gurakuqi (1905), Parashqevi Qiriazi (1906), Nikolla Lako (1906), Simon Shuteriqi (1911) etj, dhe nė vitet e mėvonshme, A.Xhuvani, Th.Papapano, M.Logoreci, J.Minga, duke krijuar kėshtu njė traditė tė mirė. Punimi i mirėfilltė shkencor i Abetares Shqipe u bė pas vitit 1944, pėrgatitja e tė cilit u vu mbi baza shkencore pedagogjike e gjuhėsore.

    Autorėt

    Ana funksionale e kėtij teksti popullor nuk ėshtė mė e madhe se ajo shkencore-didaktike. Shumica e autorėve tė tyre janė tė njohur nė analet e historisė sė arsimit dhe tė mendimit pedagogjik shqiptar si pedagogė tė shquar, si didaktė tė aftė dhe si metodistė tė pėrsosur e origjinalė nė mjeshtėrinė e mėsimdhėnies. Tė tillė kanė mbetur Naum Veqilharxhi, Konstandin Kristoforidhi, Jani Vreto, Sami Frashėri, Gaspėr Benusi, Jan Risto Terova, Parashqevi Qiriazi, Luigj Gurakuqi, Jani Minga, Simon Shuteriqi, Jashar Erebara, Nikolla Lako, Mati Logoreci, Gaspėr Beltoja, Ndue Paluca, Aleksandėr Xhuvani, Pertef Pogoni, Qamil Guranjaku, Kolė Xhumari, Mehmet Gjevori etj. Janė kėta autorė, qė kanė njohur metodat sintetike dhe ato analitike, qė kanė ndjekur me kujdes evolucionin (zhvillimin) e tyre gjatė shekujve dhe qė kanė zbuluar pėrshtatjet me veēoritė e gjuhės sonė.

    ABETARET SHQIPE DHE TRAJEKTORJA E TYRE HISTORIKO - PEDAGOGJIKE

    Prof. Dr. Shefik Osmani - Prof. as. Dr. Njazi Kazazi



    PARATHĖNIE



    Kur mė l8 maj 1854, shkencėtari i dėgjuar gjerman Franc Bop (Franz Bopp) mbajti para autoriteteve tė Akademisė sė Shkencave tė Berlinit kumtesėn e tij tė njohur "Mbi shqipen nė lidhjet e saj tė afrisė", ku argumetonte se gjuha shqipe i pėrket familjes sė gjuhėve indeoevropiane dhe me kėtė tezė hapte njė faqe tė re nė historinė e gjuhės , "Ėvetari shqip..." i Naum Veqilharxhit kishte mbushur l0 vjet qėkur ishte botuar.

    Qė atėherė e deri mė sot janė shtypur mė se 150 abetare nė trevat shqiptare dhe jashtė tyre si nė Bukuresht, Stamboll, Bruksel, Sofje, Vjenė, Napoli, Selanik, Athinė, Paris, Milano, Bari, Ėorēester, Laipcig, Konstancė, Aleksandri tė Egjiptit etj. Abetaret qenė armė nga mė tė fuqishmet dhe mė tė efektshmet pėr tė shkėputur arsimin tonė nga varėsia e shkollave tė huaja. Me pėrmbajtjen e tyre ato ndikuan fuqishėm nė edukimin e gjeneratave tė tėra me ndjenjat mė tė larta atdhetare dhe fisnike. Por abetaret do t'i kishin dyert tė mbyllura, rrugėt e prera, shtigjet tė zėna, nė qoftė se nuk do tė kishin mbrojtjen e armėve tė luftėtarėve shqiptarė. Pranė abetares shqipe bėnte roje pushka. Pushka i jepte forcė abetares - abetarja i jepte krahė asaj. Shumica e autorėve tė abetareve shqipe qenė njėkohėsisht pedagogė e luftėtarė, shkencėtarė dhe veprimtarė tė lėvizjes kombėtare, tekstologė dhe organizatorė tė arsimit. Njė pjesė e tyre ranė dėshmorė pėr idealet qė propagandonin, pėr ēlirimin kombėtar e shoqėror, pėr tė mbijetuarit e gjuhės shqipe. I tillė ka qenė fundi i Naum Veqilharxhit, i Anastas Kulluriotit, i Luigj Gurakuqit, i Jashar Erebarės, i Shefqet Daiut e i shumė tė tjerėve. Ato me dijet e pėrvojėn e tyre lanė njė fond tė pasur, shumė tė pasur nė thesarin e bibliotekės shqiptare, krijuan njė traditė, vunė themelet nė disa metoda tė lexim- shkrimit tė gjuhės sonė, duke krijuar nė brezni tė tėra kėnaqėsinė e pėrvetėsimit tė shprehive tė leximit dhe tė shkrimit tė gjuhės amtare, duke vėnė nė duart e qindramijėra tė miturve shqiptarė nė Gegėri e Toskėri, nė Kosovė e Ēamėri, nė Dibėr e Kumanovė, nė Hot e Grudė, nė Ulqin e Tivar, nė Preshevė e Bujanovc librin qė u mėsonte lexim - shkrimin shqip.

    Ndoshta asnjė tekst mėsimor si ky, pėr njė kohė kaq tė gjatė nuk ėshtė lidhur aq ngushtė me historinė e arsimit dhe tė kulturės shqiptare. Kjo, padyshim, ėshtė rrjedhojė e funksionit shumėplanėsh qė abetarja luajti pėr mė se njė shekull e gjysmė (nė vitin 2000 ajo numėron 156 vjet), lidhur me mėkimin e idesė dhe luftės pėr ēlirimin kombėtar. Pėr funksionet qė kreu si mjet pune pėr mėsimin e gjuhės sė shkruar shqipe, pėr kontributin didaktik qė dha nė pėrpunimin e metodave tė lexim- shkrimit, pėr rrugėn qė hapi dhe pėrvojėn qė krijoi nė fushėn e teksteve tona origjinale shkollore, pėr konceptimin e rolit tė tij si libri i parė i shkollės etj. kemi synuar tė flasim nė kėtė monografi.

    Me kėtė tekst nuk u lidhėn vetėm mėsimdhėnėsit, por edhe njerėz tė fushave tė tjera si: mendimtarė, politikanė, ideologė, luftėtarė, ithtarė tė lėvizjes sonė kombėtare, dyqanxhinj, udhėtarė etj. qė nė ēantat a torbat e tyre, nėn gunat e dhirta, krahas armės mbanin edhe abetaret pėr t'i shpėrndarė qė tė mėsohej gjuha shqipe, gjuha e mėmės, qė tė viheshin themelet pėr tė pėrgatitur mė vonė njerėz tė mėsuar. Me asnjė libėr tjetėr si me abetaren nuk e lidhėn jetėn dhe fatin e tyre kaq shumė autorėt, tipografėt, redaktorėt, shpėrndarėsit, doganierėt, librarėt, mėsuesit dhe komitėt atdhetarė.

    Me tė u ndeshėn armiqtė e kombit dhe tė arsimit kombėtar, kundėr abetares u lėshuan anatema, u vunė nė lėvizje sherbėtorė tė pushtuesve tė ndryshėm. Abetarja shqipe u vu nė listat e zeza tė botimeve tė ndaluara, pėr dhjetėra vjet me radhė. Nė disa raste u dogj nėpėr sokake, siē digjeshin dikur nga inkuizicioni veprat e shkencėtarėve tė mėdhenj qė rrėzonin tabutė mesjetare. Autorin e "Ėvetares..." sė parė e helmatisėn dhe kopjet e kėtij "libri tė mallkuar" qė kishte marrė udhėt e Evropės, i dogjėn pėr t'i zhdukur pėrgjithmonė. Ndaj, pėr tė ēarė pėrpara, rruga e abetares ishte e pashmangur nga rreziqet dhe e pandarė nga lufta. Kush e pėrgatiste, ai qė e botonte, ai qė e shpėrndante, ai qė e pėrdorte, ai qė e pėrvetėsonte pėrmbajtjen e saj, e bėnte kėtė nė emėr tė njė ideali, idealit tė pavarėsisė sė Shqipėrisė. Fitorja e pavarėsisė kėrkonte sakrifica. Dhe rastet e vetėmohimit nuk munguan.

    Lufta kundėr abetares u bė nė emėr tė pushtuesit, nė emėr tė injorancės, tė fanatizmit, tė prapambetjes, tė antishqiptarizmit. Por prapėseprapė ky libėr i mėsimit tė gjuhės shqipe mbijetoi triumfues. Pėr tė mbajtur gjallė e tė freskėt abetaren shqipe derdhėn mundin, djersėn e intelektin e tyre penat mė tė fuqishme tė kohės, si: N. Veqilharxhi, K. Kristoforidhi, D. Boriēi, S. Frashėri, J. Vreto, K. Hoxhi, P. Vasa, A. Kullurioti, L. Gurakuqi, P. Qiriazi, N. Lako, S. Shuteriqi, A. Xhuvani, N. Paluca, Th. Papapano, J. Minga, M. Logoreci, G. Beltoja, L. Skendo, L. Lumezi etj. e deri mė tė rinjtė si Q. Guranjaku, K. Xhumari, Q. Batalli, M. Gjevori, Gj. Gjokaj, Xh. Gega etj. E dashur nga "arnautėt kokėfortė", abetarja depėrtoi nė burgje, u fut nė shpella, u mėsua nė natyrė nėn qiellin e hapėt dhe nė odat e tymta si asnjė libėr tjetėr shqip. Ajo mėkoi dashurinė pėr gjuhėn mėmė, ku shpėrthente zemra pėr lirinė e mėmėdheut tė robėruar. Ana funksionale e kėtij teksti popullor nuk ėshtė mė e madhe se ajo shkencore - didaktike. Shumica e autorėve tė tyre janė tė njohur nė analet e historisė sė arsimit dhe tė mendimit pedagogjik shqiptar si pedagogė tė shquar, si didaktė tė aftė dhe si metodistė tė pėrsosur dhe origjinalė nė mjeshtėrinė e mėsimdhėnies. Tė tillė kanė mbetur Naum Veqilharxhi, Konstandin Kristoforidhi, Jani Vreto, Sami Frashėri, Gaspėr Benusi, Jan Risto Terova, Parasqevi Qiriazi, Luigj Gurakuqi, Jani Minga, Simon Shuteriqi, Jashar Erebara, Nikolla Lako, Mati Logoreci, Gaspėr Beltoja, Ndue Paluca, Aleksandėr Xhuvani, Pertef Pogoni, Qamil Guranjaku, Kolė Xhumari, Mehmet Gjevori etj. Janė kėta autorė qė kanė njohur metodat sintetike dhe ato analitike, janė kėta qė kanė ndjekur me kujdes evolucionin e tyre gjatė shekujve si dhe transformimet qė kanė pėsuar, janė kėta qė kanė zbuluar pėrshtatjet me veēoritė e gjuhės sonė, janė kėta qė kanė bėrė eksperimentimet e abetares pa bujė, por me kėnaqėsinė qė jep arritja e njė synimi. Janė pikėrisht kėta qė kanė futur tė renė nė metodė, qė kanė projektuar risitė dhe pa asnjė pretendim ua kanė aneksuar tekstet e tyre.

    E gjithė kjo kohė e gjatė, njė shekull e gjysmė, kjo rrugė luftarake qė ka kaluar abetarja jonė ka lėnė gjurmė nė historinė e arsimit dhe tė kulturės shqiptare, ka krijuar traditė nė pedagogjinė e arsimit fillor, duke zėnė njė vend tė rėndėsishėm dhe tė nderuar pėr funksionet atdhetare e didaktike qė kreu dhe rolin qė luajti dhe luan vazhdimisht.

    * * *

    Roli i shumanshėm i abetareve ėshtė i pranishėm nė historinė e shkollės sonė. Pėr kėtė arsye, autorėt e kėsaj monografie kanė ndjekur gjatė dhjetėra vitesh ecurinė e kėtij libri mbi themelet e tė cilit mbėshtetet tėrė arsimi dhe kultura e njė vendi. Jemi detyruar tė kėrkojmė dhe tė hulumtojmė nė fondet e bibliotekave tona, shtetėrore dhe private, kemi rrėmuar nė arkiva tė ndryshme brenda dhe jashtė vendit, kemi bėrė krahasime me libra tė sė njėjtės natyrė tė vendeve tė ndryshme, pėr tė nxjerrė nė pah nivelin e vlerat e abetareve tona, rolin e tyre nė kushtet e rrethanat historike qė ka kaluar vendi ynė.

    Gjatė shtjellimit tė materialit jemi pėrpjekur tė evidentojmė tėrė botimet kryesore tė kėsaj gjinie, por nė vargun e gjatė tė tyre nuk pėrjashtohet ndonjė mungesė, e cila ėshtė plotėsuar, sė bashku me tė dhėnat e veēanta, nė "Pasqyrėn kronologjike tė botimit tė abetareve shqipe", qė bėn pjesė nė aparatin shkencor tė kėsaj monografie.

    Abetaret mė nė zė pėr rolin e tyre historik, pėr vlerat dhe risitė didaktike qė kanė pėrcjellė, pėr shtrirjen e gjerė dhe kohėn e gjatė tė pėrdorimit, veē analizės, janė pasqyruar dhe me riprodhimin e ballinave tė tyre.

    Monografia ka pesė kapituj. Ėshtė ndjekur parimi kronologjik nė pasqyrimin e abetareve tona, sepse nuk mund tė shkėputet roli i tyre didaktik nga ai historik qė kanė luajtur, por jemi pėrpjekur qė t'i japim njė konceptim tė ri bashkėkohor rolit tė kėtij libri kaq tė rėndėsishėm i cili jep kyēin pėr tė hapur portat e diturisė. Ndaj hapim kreun e parė me konceptimin e kėtij libri nėpėrmjet tė cilit formohen shprehitė e lexim - shkrimit tė gjuhės amtare, pėr tė vazhduar rrjedhėn e tyre nė historinė e njė shekulli e gjysėm dhe pėr tė pėrfunduar nė kreun e pestė, me programet, metodikat dhe tekstet ndihmėse.

    Edited by nelka_ko - 25/2/2010, 09:07
     
    .
5 replies since 10/1/2010, 16:57   2726 views
  Share  
.