~Historia e Tiranės

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. tiranaforum
     
    .

    User deleted




    Tirana u themelua nė 1614 nga Sylejman Pasha nga fshati Mullet. Fillimisht ai ndėrtoi njė xhami, njė furrė dhe njė hamam.

    STATISTIKA
    • Qyteti i Tiranės kufizohet nė veri nga Kodėr-Kamėz me lartėsi 112 m mbi nivelin e detit; nė jug nga Selita me lartėsi 303 m mbi nivelin e detit; nė perėndim nga Universiteti Bujqėsor dhe nė lindje nga Kodra e Surelit me lartėsi 418 m mbi nivelin e detit.
    • Temperatura mesatare vjetore ėshtė 16°C.
    • Sasia mesatare e rreshjeve ėshtė 1,297 mm.
    • Tirana pėrshkohet nga 2 lumenj kryesorė: Lumi i Lanės (nga Ish Autotraktorėt tek Rezervati i Peshkut) me gjatėsi 15.3 km dhe Lumi i Tiranės (nga shkalla e Tujanit tek Universiteti Bujqėsor) me gjatėsi 10.25 km.
    • Nė Tiranė ndodhen 4 liqene: Liqeni i Tiranės, Liqeni i Kodėr-Kamėz, Liqeni i Farkės dhe Liqeni i Tufinės.



    Tre hipotezat pėr prejardhjen e emrit tė Tiranės

    1- “Tiranė” mendohet se vjen nga fjala “Theranda”, e pėrmendur nė burimet e lashta greke dhe latine, qė vendasit e quanin Te Ranat, meqė fusha ishte formuar si rezultat i materialeve tė ngurta qė sillnin ujrat nga malet pėrreth.


    2- “Tirana” vjen nga “Tirkan”. Tirkan ka qenė njė kėshtjellė nė shpat tė Malit tė Dajtit. Edhe sot e kėsaj dite ekzistojnė rrėnojat e kėsaj kėshtjelle tė lashtė qė daton nė fillimin e shekullit I para Krishtit. Kjo mendohet tė ketė qenė kėshtjella qė historiani bizantin Prokop, (shek.VI), e quan Kėshtjella e Tirkanit.


    3- “Tirana” vjen nga greqishtja e vjetėr, “Tyros” qė do tė thotė bulmet. Mendohet se ky variant ka mbetur ngaqė nė fushėn e Tiranės bėhej tregtimi i bulmetrave nga barinjtė e zonave pėrreth.


    Pėr herė tė parė emri i Tiranės nė formėn e sotme pėrmendet nė vitin 1418 nė njė dokument tė Venedikut.
    Pėr herė tė parė regjistrimi i tokave u bė nėn pushtimin otoman nė vitet 1431-1432. Tirana kishte 60 qendra tė banuara me rreth 1000 shtėpi dhe 7300 banorė.
    Nė shekullin XV njihen, siē pėrmendet nga Marin Barleti, Tirana e Madhe dhe Tirana e Vogėl.
    Nė regjistrimet e vitit 1583 treva e Tiranės rezulton me 110 qendra tė banuara, 2900 shtėpi dhe 20, 000 banorė.
    Tirana u themelua nė 1614 nga Sulejman Pasha, i cili ishte me origjinė nga fshati Mullet. Fillimisht ai ndėrtoi njė xhami, njė furre dhe njė hamam.

    Dy shekuj me vonė drejtimin e qytetit e mori familja Toptani nga Kruja.
    Dy lagjet mė tė vjetra tė Tiranės kanė qenė ajo e Mujos dhe e Pazarit, tė ndodhura sot nė zonėn mes qėndrės aktuale dhe Rrugės sė Elbasanit, nė tė dy anėt e Lanės.

    Nė vitin 1703, Tirana kishte 4000 banorė.

    Nė vitin 1769 treva e Tiranės eksportonte nė tregjet e Venedikut 2600 fuēi me vaj ulliri dhe 14.000 dengje duhani.

    Nė vitin 1820, Tirana kishte 12.000 banorė.

    Nė vitin 1901, Tirana kishte 15.000 banorė.

    Nė fillim tė shekullit XX, Tirana kishte 140.000 rrėnjė ulliri, 400 mullinj vaji, ndėsa pazari i saj numėronte 700 dyqane.

    Nė vitin 1838, Tirana kishte 38.000 banorė.

    Nė vitin 1945 kishte 60.000 banorė. Xhamia nė qendėr tė Tiranės, e quajtur Xhamia e Et'hem Beut, filloi tė ndėrtohej mė 1789 nga Molla Beu, i ardhur nga Petrela. Xhamia u pėrfundua mė 1821 nga i biri i Molla Beut, Haxhi Et'hem Beu, stėrnipi i Sulejman Pashės. Pėr tė punuan mjeshtrit mė tė mirė tė Shqipėrisė. Kulla e Sahatit u fillua nga Haxhi Et'hem Beu rreth vitit 1821-1822 dhe u pėrfundua me ndihmat e familjeve tė pasura tė Tiranės. Montimi i sahatit u bė nga familja Tufina.
    Mė 1928 u ble nė Gjermani nga shteti shqiptar njė sahat modern dhe kulla u ngrit nė lartėsine 35 metra. Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, Sahati u dėmtua, por u rivu nė punė nė korrik tė vitit 1946.
    Kisha Ortodokse e Shėn Prokopit u ndėrtua nė vitin 1780.
    Kisha Katolike e Shėn Mėrisė u ndėrtua nė vitin 1865 me shpenzimet e Perandorit austro-hungarez Franz Jozef. Ura e Tabakėve dhe Ura e Terzive, (aktualisht ura e Rrugės sė Elbasanit), datojnė nė fillim tė shekullit XIX. Tyrbja e Kapllan Pashės, (pranė monumentit “Ushtari i Panjohur”), ėshtė ndėrtuar nė vitin 1816.
    Bibloteka u themelua nė vitin 1922 dhe kishte 5000 vėllime.
    Kalaja e Petrelės ndodhet 12 km nga Tirana dhe daton nė shekullin IV, para Krishtit. Formėn e saj aktuale e mori nė shekullin e XIII nėn sundimin e Topiajve dhe mė vonė kaloi pronė e familjes sė Kastriotėve.
    Tirana u shpall kryeqytet i pėrkohshėm mė 8 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjes dhe pėrfundimisht e mori kėtė status mė 31 dhjetor 1925.
    Tirana ėshtė kryeqendra botėrore e bektashinjve nga viti 1925, vit kur bektashinjtė u ndaluan dhe pėrzunė nga Turqia.
    Plani i parė rregullues i qytetit u hartua nė vitin 1923 nga Estref Frashėri. Rruga e Durrėsit ėshtė hapur mė 1922 dhe quhej rruga “Nana Mbretneshė”. Pėr ndėrtimin e saj u prishėn shumė shtėpi e kopshte. Godina ekzistuese e Parlamentit u ngrit mė 1924 dhe fillimisht ka shėrbyer si Klubi i Oficerėve. Atje, mė 1 shtator 1928, Ahmet Zogu shpalli monarkinė.

    Qendra e Tiranės ėshtė projektuar nga arkitektėt e njohur italianė tė periudhės musoliniane Florestano de Fausto dhe Armando Brasini.
    Pallati i Brigadave (ish-Pallati Mbretėror), godinat e Ministrive, Banka Kombėtare dhe Bashkia janė vepra tė tyre.
    Bulevardi “Dėshmorėt e Kombit” ėshtė ndėrtuar nė vitin 1930 me emrin Bulevardi Zogu I. Nė periudhėn e komunizmit pjesa nga Sheshi “Skėnderbej” deri te Stacioni i Trenit u quajt Bulevardi “Stalin”.
    Pallati i Kulturės, ku ndodhet Teatri i Operas dhe Baletit dhe Bibloteka Kombėtare, u pėrfundua mė 1963. Ai u ndėrtua mbi ish-Pazarin e Vjetėr tė Tiranės dhe tulla e parė u vendos nga ish-presidenti sovjetik Nikita Hrushov mė 1959.

    Monumenti i Skėnderbeut, i ngritur mė 1968, ėshtė vepėr e Odhise Paskalit, nė bashkėpunim me Andrea Manon dhe Janaq Paēon. Ai u vendos me rastin e 500-vjetorit tė vdekjes sė heroit tonė kombėtar.
    Monumenti “Nėnė Shqipėri”, 12 metra i lartė, u pėrurua nė varrezat e “Dėshmorėve tė Kombit” mė 1971.
    Akademia e Shkencave u pėrfundua mė prill 1972.
    Galeria e Arteve Figurative u krijua mė 1976 dhe nė tė pėrfshihen rreth 3200 vepra tė autorėve shqiptarė dhe tė huaj.
    Muzeu Historik Kombėtar u ndėrtua mė 1981 dhe afresku nė pjesėn ballore tė tij titullohet “Shqipėria”.
    Qendra Ndėrkombėtare e Kulturės, ish-muzeu “Enver Hoxha”, u pėrurua mė 1988. “Piramida” u projektua nga njė grup arkitektėsh nėn drejtimin e Pranvera Hoxhės dhe Klement Kolanecit.
    Nė vitin 1990 Tirana kishte 250.000 banorė. Aktualisht, dyndja masive e banorėve nga gjithė pjesėt e tjera tė vendit drejt kryeqytetit, e ka ēuar popullsinė e Tiranės nė mbi 700.000 banorė.
    Nė vitin 2000 qendra e Tiranės, nga Korpusi Qendror i Universitetit dhe deri te Sheshi “Skėnderbej”, u shpall Ansambėl Kulturor me vlera tė veēanta dhe mbrohet nga shteti. Po atė vit, nė kėtė zonė filloi njė proces restaurimi i quajtur “Kthim nė Identitet”


    Kronologjia e pronėsisė dhe e administrimit tė Tiranės
    Deri nė shekullin e XV


    Sundimtarėt e Pellgut tė Tiranės

    • Familja e Topiajve deri nė shekullin e XIV
    • Familja e Kastriotėve deri nė shekullin e XV

    Me vdekien e Skėnderbeut, territoret e sundimit tė tij me qendėr Krujėn u tkurrėn u shpopulluan e deri u braktisėn duke rimarė format e niveleve tė fshatrave. Nė kėto rrethana fillon e i hapet rrugė njė qendre tjetėr, pesha e sė cilės ėshtė shkallėzisht nė rritje. Fjala ėshtė pėr Tiranėn.


    Sundimtarė tė Tiranės

    Sundim familjar i familjes Bargjini nga viti 1614 - 1800)
    • Sulejman BARGJINI -- PASHA
    • Ahmet Myftar BARGJINI -- PASHA (I biri i Sulejmanit)
    • Ibrahim BARGJINI -- BEJ (I biri i Ahmetit)
    • Ahmet BARGJINI -- PASHA (I biri i Ibrahimit)

    Ndėrpritet sundimi familjar i Bargjinėve pasi Ahmet BARGJINI nuk kishte djalė. Sundimin e merr Kapllan TOPTANI - PASHA. Katėr vajzat e Bargjinėve martohen me katėr djemtė e Kapllan PASHĖS.

    Qėndra e Nėn-prefekturės Krujė-Tiranė kalon nė Tiranė mė 1807

    Sundim i fituar me martesė mė 1807

    Kapllan TOPTANI--PASHA (Sundimtar i Krujės) (vdes mė 1816 )

    Sundimin e merr pėrkohėsisht
    • Haxhi Et'hem BARGJINI --BEJ
    (nga fisi i Bargjinėve por jo trashėgimtar)
    (Sundon nga viti 1817-1822 kur Toptanėt rimarin pushtetin)

    • Abdurrahman TOPTANI -- BEJ
    (Sundon nga viti 1822-1837)

    • Ahmed TOPTANI -- BEJ
    (I biri i Abdurrahman TOPTANIT)
    (Sundon nga viti 1837-1865)

    Merr fund administrimi nga SHEFI i familjes sunduese

    Rritet roli qytetar i PARISĖ

    Nė vitin 1865 u reformua administrata e Turqisė duke u organizuar vilajetet,

    Vilajeti i Shkodrės -- ekujvalent -- Qarku i Shkodrės

    Sanxhaku i Durėsit -- ekuivalent -- Prefektura e Durrėsit

    Nėnprefektura e Tiranės

    Ky administrim vazhdon deri nė vitin 1912 me shpalljen e Pavarėsisė

    Nga viti 1913 Tirana administrohet nga Kryebashkiak vendas duke mbushur kėtė vit, 90 vjet tė vendosjes sė administratės lokale shqiptare

    PER VIZITORET

    Atraksionet kryesore tė qytetit pėrfshijnė:

    Monumentin e heroit tonė Kombėtar “Gjergj Kastrioti Skėnderbeu” i vendosur nė sheshin Skėnderbej.

    Muzeu Historik Kombėtar

    Kalaja e Dorsit qė gjendet nė rrethinat e Pezės dhe i pėrket kulturės sė hershme ilire.

    Kalaja e Petrelės gjendet ne jug tė Tiranės nė tė djathtė tė rrugės kryesore Tiranė-Elbasan.

    Kalja e Bashtovės ėshtė ndėrtuar nė mesjetėn e vonė nė shek. XIV kur filloi tė shfaqej sistemi feudal nė Shqipėri. Gjendet nė perėndim tė Rrogozhinės , 3-4 km nė veri tė erdhjes nė det tė lumit Shkumbin. Ajo u shėrbente venecianėve pėr mbrojtjen eskelave detare e lumore.

    Kalaja e Prezės ėshtė ndėrtuar nga turqit pas vdekjes sė Skėnderbeut mė 1468. I pėrket fundit tė shek. XV dhe ndodhetnė vargun perėndimor tė kodrave qė e rrethojnė fushėn e Tiranės pėr tė mbikqyrur zonėn e Krujės si njė zonė e fortė kryengritjesh.

    Xhamia e Ethem Beut gjenet nė qendėr tė Tiranės dhe ėshtė ndėrtuar nė vitin 1789. si dhe Kulla e Sahatit e ndėrtuar nė vitin 1830. Tė dyja kėto objekte janė shumė tė njohura historikisht pėr kryeqytetin.

    Ministritė pėrfaqėsojnė vlera tė mėdha arkitektonike. Janė ndėrtuar nė vitin 1930 nė kohėn kur Shqipėria ishte Mbretėri nėn udhėheqjen e mbretit Zog. Pas pushtimit gjerman, d.m.thpas mbarimit tė Luftės II Botėrore nė vitin 1966 u ndėrtuan Pallati i Kulturės dhe Teatri i Operas dhe Baletit, nė vitin 1968 u ndėrtua Moumenti i Skėnderbeut nė vitin 1981, Muzeu Historik Kombėtar dhe mė 1987 Qendra Ndėrkombėtare e Kulturės (Piramida).

    Muzeu Arkeologjik

    Galerinė e Arteve

    Ekspozita e Kulturės Popullore

    Nė Tiranė ėshtė gjithnjė e kėndshme tė bėsh njė shėtitje nė Parkun e Madh tė Tiranės, i cili shtrihet nė pjesėn jugore tė qytetit dhe zė njė sipėrfaqe prej 230 ha. Nė qendėr tė kėtij parku gjendet njė liqen artificial me sipėrfaqe prej 55 ha.
     
    .
  2. Red_i
     
    .

    User deleted



    CITAZIONE
    1- “Tiranė” mendohet se vjen nga fjala “Theranda”, e pėrmendur nė burimet e lashta greke dhe latine, qė vendasit e quanin Te Ranat, meqė fusha ishte formuar si rezultat i materialeve tė ngurta qė sillnin ujrat nga malet pėrreth.


    2- “Tirana” vjen nga “Tirkan”. Tirkan ka qenė njė kėshtjellė nė shpat tė Malit tė Dajtit. Edhe sot e kėsaj dite ekzistojnė rrėnojat e kėsaj kėshtjelle tė lashtė qė daton nė fillimin e shekullit I para Krishtit. Kjo mendohet tė ketė qenė kėshtjella qė historiani bizantin Prokop, (shek.VI), e quan Kėshtjella e Tirkanit.


    3- “Tirana” vjen nga greqishtja e vjetėr, “Tyros” qė do tė thotė bulmet. Mendohet se ky variant ka mbetur ngaqė nė fushėn e Tiranės bėhej tregtimi i bulmetrave nga barinjtė e zonave pėrreth.

    4 - Pas pushtimit qe Sulejman Pasha i beri Iranit i pelqeu shume Tehrani kryeqyteti i Iranit, edhe Tirana e ka pas dikur Tehran (flitet) duke u bazuar qe Shqipja dikur shkruhej persishtse u ka pas shkrujt Persisht
     
    .
  3. ommonimo
     
    .

    User deleted



    e vertet Red, Dicka e ngjashme qarkullon.

    Tiran ne latinisht perkthehet I Eger ne Persisht ka nje kuptim tjeter Tiran = Hajmalli = Hapesir e madhe, pasi shquhet per fushat e saj te dikurshme

    ne fakt, 3 Libra qarkullojn rreth historis te Tiranes pak si shume.

    ndoshta vetem ne VATIKAN gjendet e verteta :)
     
    .
  4. tiranaforum
     
    .

    User deleted



    Zbulimet e Sahatit tė Tiranės.

    Lexohen simbolet e gdhendura nė gur, njė i traditės pagano-kristiane, tjetri i ornamentikės myslimane dhe datimi i saktė i kumbonės: 5 korrik 1843, e derdhur nė Trieste.

    Nė qendrėn e qytetit do tė dėgjohet nė ēdo orė goditja e kumbonės. Artan Shkreli, koordinatori i projektit, komenton tė rejat dhe ndėrhyrjet qė janė bėrė nė Monumentin e Kulturės, restaurimi i parė i plotė qė prej vitit 1928

    Restaurimi i parė i plotė qė prej vitit 1928 i Kullės sė Sahatit, ėshtė nė pėrfundim. Dje u pa rezultati dhe pritet qė javėn e ardhshme Tirana tė pėrurojė njė monument tė pastėr dhe korrekt nė matjen e kohės.

    Me ceremonial madje. Nė ēdo orė do tė dėgjohet goditja e kambanės.
    Arkitekti Artan Shkreli, koordinatori i projektit i inicuar nga Fondi Shqiptar pėr Monumentet, zbulon nė fund tė njė pune jo vetėm nė terren por edhe nė studimin e disa tė dhėnave simbolike dhe datuese me rėndėsi qė ose janė lėnė mėnjanė nga studiuesit e kullės, ose janė i kanė deshifruar gabim.

    Shkreli ėshtė marrė me leximin dhe interpretimin e simboleve tė gdhendura nė gur, njė i traditės pagano-kristiane, tjetri i ornamentikės myslimane. Ai na jep datimin e saktė i kumbonės, Ėshtė thėnė gabimisht qė kumbona ka ardhur nga Venecia.

    Nga deshifrimi i mbishkrimit osman del se ėshtė porositur nė Trieste, tek fonderia e vėllezėrve F & Paolo Accerroni, dhe data 7 i muajit Xhemaziulahir viti 1259 i Hixhrit, i korrespondon 5 korrik 1843.

    Restaurimi i Kullės sė Sahatit ėshtė pjesė e projektit "Kthim nė Identitet", projekt qė ka filluar nė vitin 2000 me objekte tė qendrės historike dhe aksit monumental tė Tiranės.

    Ishte rrėsk i Kullės qė t'i kalonin asaj 30 mijė dollarėt qė Ambasada Amerikane nėpėrmjet Fondit tė Ambasadorit dha para disa vitesh pėr restaurimin e kishės-xhami, Shėn Shtjefni i vjetėr, nė Kalanė e Shkodrės.

    Pėr shkak tė polemikės qė u hap nga komunitetet fetare pėr atė objekt qė ėshtė pronė e shtetit shqiptar, Ambasada u tėrhoq. Kėto para nėpėrmjet Fondit Shqiptar pėr Monumentet iu adresuan Kullės sė Sahatit.

    Shkreli komenton tė rejat dhe ndėrhyrjet qė janė bėrė nė Monumentin e Kulturės, duke e parė objektin edhe nė perspektivė tė Planit Francez.

    Zoti Shkreli, u bėnė muaj qė punohet nė Kullėn e Sahatit. Sė shpejti pritet tė zbulohet. Po i bėhet restaurim i plotė?

    Bėhet fjalė pėr njė restaurim tė plotė. Ėshtė nxjerrė nė pah njė pjesė e bazamentit i cili ishte mbuluar nga dherat. Njė dyqan fotografi ka qenė i ngjitur me faqen lindore tė sahatit dhe po ashtu nė anėn jugore ishte njė kioskė e madhe qė shiste libra. Qytetarėt e kishin kthyer nė njė WC publike atė zonė.

    Ėshtė restauruar maja e Kullės sepse ishte njė kullė me beton dhe pa asnjė lloj shtrese mbrojtėse. Baxha ishte e hapur dhe gjithė shiu binte brenda, duke dėmtuar strukturėn metalike tė shkallėve dhe elementė tė tjerė. Nė majėn e Kullės ku do vendoset njė sinjalizues intermitent.

    Tė gjitha kullat duhet tė kenė njė tillė qė tė pengojnė aksidente tė mundshme tė helikopterėve ose ndonjė mjeti tjetėr fluturues. Ėshtė bėrė rehabilitimi i rrufepritėsit qė ėshtė dhe pika mė kulmore e Kullės sė Sahatit.
     
    .
  5. tiranaforum
     
    .

    User deleted



    Cfarė pamje do ketė kupola?

    Flitet pėr ēati, gabimisht i thonė kupolė. Ajo nuk ėshtė restauruar asnjėherė. Dikur kulla ka qenė e mbuluar me plumb dhe ne gjetėm gjurmėt e plumbit. Kjo gjė nuk ishte evidentuar mė parė. Ajo u lye me njė ngjyrė tė kuqėrremtė pėr t'i dhėnė pamjen e njė catie.

    Menduam t'i shkojmė deri nė fund filozofisė sė atyre njerėzve qė projektuan riformulimin arkitekturor tė Kullės sė Sahatit nė vitet '20. Dimė qė kulla e vjetėr, e cila u ndėrtua nga haxhi Et'hem Beu, i biri i Mulla Beut, dhe u pėrfundua nga komuniteti i Tiranės.

    Ishte njė stil qė, nėse do tė gjenim njė terminologji tė pėrafėrt, mund ta konsideronim si njė barok osman. Kishte qė konfiguracion qė ruhet vetėm nga fotografitė e fillimit tė shekullit XX. Mė 1928, me modernizimin e kryeqytetit dhe nė rrugėn e hartimit tė planeve rregulluese ku arkitektura bėhet mė racionale dhe definitivisht perėndimore, kulla restaurohet krejt.

    Hiqet pjesa e sipėrme e pirgut tė barokut otoman, pėr fat tė keq, do ishte mirė qė tė ishte ruajtur, dhe vendoset qė tė bėhet me njė arkitekturė e cila kryesisht nga kritika shqiptare, ėshtė konsideruar si ala San Marco (kambanorja e katedrales sė Shėn Markut nė Venedik).

    Pamė se ishte e tepėrt veshja e saj me plumb, karakteristikė e arkitekturės osmane, dhe natyrisht, nuk mund ta vendosnim mė me llamarinėn xingato tė lyer me ngjyrė tulle. Vendosėm t'i shkonim deri nė fund kėsaj ideje duke e veshur me bakėr.

    Ėshtė pėrdorur njė bakėr me cilėsi shumė tė lartė, garanton njė oksidim homogjen. Vetėm javėt e para do tė jetė i shkėlqyer, mė vonė do tė nxihet dhe nė fazėn e dytė do tė jetė njė kafe e errėt. Mbas kalimit tė dekadės sė parė, do tė marrė njė ngjyrė tė oksidit tė bakrit, ngjyrė jeshile, ngjyrė qė karakterizon kupolat po dhe ēatitė e kullave tė kėsaj natyre nė Evropėn Perėndimore.

    Kjo kullė pėr kapriēo tė fatit, qė nė fund tė fundit ėshtė edhe kapriēoja qė ka shoqėruar zhvillimin e qytetit, ėshtė njė kullė simbitioke: gjysma e parė e saj ėshtė e stilit osman, gjithė pjesa e gdhendur me gurė, dhe nga ballkoni e sipėr ėshtė e stilit perėndimor qė shpjeguam pak mė lart.

    Doja tė theksoja diēka. Ndėrhyrje relativisht e fortė ėshtė bėrė nė bazamentin e kullės. U zėvendėsuan disa nga gurėt nėn nivelin e derės, gurė qė ishin tė dėmtuar qė prej dekadash.

    Pėr zėvendėsimin e tyre u gjetėn gurė nga kalaja e Tiranės, qė ishin shkėputur nga muri - meqenėse janė bėrė me tė njėjtin gur, guri i Brarit - dhe u rigdhendėn. U vunė aty dhe sot nuk dallohen mė nga origjinali. Pėr kėtė punoi njė specialist i gdhendjes sė gurit qė u mor nga Berati.

    Ėshtė bėrė krejt pastrimi i muraturave tė kullės dhe kryesisht pjesa e saj veriore ku ngjiteshin lajmėrimet e vdekjeve tė cilat nuk do ngjiten mė aty. Ka qenė problem shumė i madh pėr tė eliminuar skorjet e ngjitėseve tė njoftimeve.

    U hoqėn gjithė tabelat qė e kishin shndėrruar kullėn nė njė poligon qitjeje.
    Sheshi ku hyhet ėshtė bėrė me shkallė rrethore karakteristike pėr Tiranėn e shekullit XIX. Ashtu kanė qenė tė gjitha xhamitė kryesore, tė paktėn Xhamia e Et'hem Beut dhe xhamia e vjetėr e Sulejman Pashė Bargjini. Pjesa tjetėr do tė jetė me bar.
     
    .
  6. tiranaforum
     
    .

    User deleted



    Nė tė ardhmen e afėrt, ēfarė ndryshon nė krejt sheshin rrotull Sahatit?

    Kur tė bėhet sistemimi definitiv i krejt sheshit rrotull sahatit, me pėrfundimin e planit rregullues, i ashtuquajturi Plan Francez qė parashikon njė godinė diku mbrapa kullės, atėherė mund tė ritrajtohet me tė njėjtėn teknikė tė gurėve tė gdhendur siē ėshtė sheshi para sahatit.

    Ėshtė rehabilituar dhe godina e sahatēiut.
    Ajo godinė nuk ėshtė monument kulture, por ėshtė trajtuar me kujdesin e njė monumenti kulture.

    Ka pasur njė trajtim arkitekturor pėr t'i dhėnė njė pamje tė Tiranės sė shek. XIX e cila do tė shėrbejė si njė dhomė muze. Kjo punė ėshtė bėrė me fondet e MTKRS. Me kėtė ėshtė z. Sulejman Dashi i cili do tė jetė kuratori i muzeut. Tė dy objektet do tė jenė nėn administrimin e Bashkisė sė Tiranės.

    Dhoma e sahatēiut dikur shėrbente pėr personelin qė rregullonte sahatin e kullės sė Tiranės. Nėpėrmjet tij, njė sistem elektrik i shpėrndarė nė rrjetin e kryeqytetit rregullonte tė gjithė sahatet qė ishin vendosur. Sot natyrisht, kjo nuk do funksionojė mė. Sahati i Tiranės ka funksion tė veēantė.

    Arriti njė moment qė ia lanė 12.00 tė katėr sahatet. Si duket konsiderohej qė vdiq Sahati i Tiranės. Tani e kemi rehabilituar, falė punės sė z. Johan Furrxhi. Ėshtė arritur qė tė katėr fushat tė jenė tė sinkronizuara me njėra-tjetrėn.

    Do vendoset nė ditėt e ardhshme njė aparat GSM i cili do ta marrė impulsin pėr orėn nga sateliti, qė do tė thotė ky sahat nuk do tė lėvizė mė. Pėrveē kėsaj, nė kėto momente po montohet njė pajisje elektromagnetike qė do tė vėrė nė lėvizje ēekiēin qė do t'i bjerė kambanės.

    Do jetė sahat me ceremonialin e kambanės?

    Mekanizimi ka pasur dy kambana, nga tė cilat ka mbetur njė. Ne do t'i biem vetėm kambanės sė madhe sot. Nuk preferuam ta ndėrrojmė mekanizmin sepse ėshtė njė gjurmė e kohės. Goditja e saj shėnon orėt. Do tė jetė shumė e vėshtirė tė dėgjohet gjatė ditės, me zhurmėn e madhe qė ka sot kryeqyteti kur gjithė makinat kalojnė nė qendėr.

    Por nė momentin qė qendra e Tiranės, prapė nė zbatim tė planeve rregulluese do tė jetė kėmbėsore - sepse parashikohet tė jetė kėmbėsore - sahati do tė dėgjohet shumė mirė. Megjithatė sė afėrmi mund ta dėgjojmė pasdite vonė ose natėn, nė orėt mė me pak zhurmė.

    Peizazhi i Kullės: si do tė rrijė ajo nė sfondin e ndėrtimeve dhe ndryshimeve qė priten pranė saj?
    Pas ndėrtimit tė Torre Drinit, silueta e minares dhe Kullės sė Sahati e humbėn individualitetin e vet. Sfondi i kėtyre elementėve vertikalė tė qytetit - pėr hir tė sė vėrtetės deri nė vitet '70 ishin elementėt ndėrtimorė mė tė lartė nė Tiranė - ka qenė Mali i Dajtit.

    Tani e kanė humbur pėrfundimisht, d.m.th u kompromentua kjo siluetė. Ky ishte motivi qė pėr tė rehabilituar kėtė konfondim, u vendos nga projektuesit francezė qė mbrapa elementit vertikal tė Kullės sė Sahatit tė jetė njė objekt nė formė L-je, pak mė i lartė se kulla dhe ku faqja qė shikon nga ajo, do tė jetė krejtėsisht me xham struktural. Kėshtu kulla duke qenė e bardhė, do tė kontrastojė me xhamin blu apo jeshil qė do tė ketė ky objekt.

    Pėrveē kėsaj do tė ripasqyrohet nė kėtė objekt qė do tė lėrė mbrapa qoftė kullėn 20-katėshe qė po ndėrtohet, qoftė edhe Torre Drinin. Kėto nuk do tė jenė mė elementėt tė cilėt konkurrojnė vertikalitetin dhe vizualitetin e Kullės sė Sahatit.

    Peizazhi arkitekturor i Kullės do tė shihet vetėm pasi tė bėhet ajo godinė qė ėshtė ndėrtuar nė Planin Francez, qė natyrisht do kėrkojė kohėn e vetė, sepse besoj do tė jetė njė investim privat.

    Kulla e bardhė? Deri tani nuk ka qenė e tillė...

    Nuk ka qenė e tillė sepse ka qenė e bėrė pis. Kjo shprehja juaj mė kujton njė titull tė Le Corbusier-sė, njė nga arkitektėt e mėdhenj tė lėvizjes moderne.

    Ai ka njė libėr "Kur katedralet ishin tė bardha". Nė kohėn kur shkruhej ky libėr, katedralet ishin nxirė nga pluhuri dhe nga zhuli. Sot katedralet nė mbarė Evropėn po i nėnshtrohen proceseve restauruese dhe po kthehen nė ngjyrėn e tyre tė bardhė qė ishin bėrė nė shekujt e mesjetės.

    Pra, kulla ėshtė rikthyer e bardhė edhe njėherė. Janė lyer pjesėt moderne me bojė e cila ruan suvatimet dhe betonet nga degradimi si rezultat i lagėshtirės. Janė bėrė me njė kombinim tė dy ngjyrave tė bardha, e bardhė pak "e ndotur", e ngacmuar dhe e bardhė kajmaku.

    I bie qė kulla tė jetė nė kontrast me objektet e tjera tė Qendrės. Nėse Muzeu Kombėtar pati njė larje tė fasadės, Pallati i Kulturės me gjithēka rreth e rrotull duket mjerim.
    Plani i Tiranės parashikon ribėrjen e fasadės sė Pallatit tė Kulturės. Me siguri pėr kėtė do tė organizohet njė konkurs ndėrkombėtar.

    Tė paktėn nga planimetritė dhe nga fasadat tė cilėt kanė mbetur nga raporti i pėrgjithshėm qė bėri Architecture Studio, del qė gjithė fasada e Pallatit do tė rikonceptohet. Ka mundėsi qė PK tė dalė pak mė pėrpara duke i qėndruar besnik Planit Bosio tė vitit 1943. Francezėt u munduan tė rikuperonin diēka nga sheshi i Florestano di Faustos. Me konkursin diēka ndryshon nė shesh, por ėshtė njė ndryshim i cili nuk e afekton Kullėn e Sahatit.

    Nė fillim tė bisedės ju pėrmendėt disa zbulime qė keni bėrė gjatė kėsaj kohe nė trupin e kullės. Pėrse ėshtė fjala?

    Ėshtė fjala pėr njė paraqitje tė rrallė nė artin tonė tradicional, kulshedra.
    Simboli totemik i kulshedrės ėshtė vendosur nė faqen veriore tė kullės, nė kėndin veri-lindor tė saj. Nuk kemi tė bėjmė me njė dragua (me flatra), sikurse e kėrkon tradita veriake, pra me njė rojtar thesari, por me njė kulshedėr (pa flatra, por me gjymtyrė e gojė tė tejhapur), rojtare e ujėrave.

    Tirana, mirėqenien e vet tradicionale e ka mbėshtetur nė tokat e saja tė rrahura mjaft mirė prej ujėrave, pra pėrrenjve e lumejve tė shumtė qė e pėrshkojnė fushėn e saj (Rigllata, Lana, Erzeni, Tėrkuza etj.) e nė kėtė kuptim "marrja me tė mirė" e kulshedrės bėhet njė domosdoje nė rastin e njė ndėrtimi tė rėndėsishėm pėr qytetin - sikurse paraqitet njė kullė sahati nė shek. XVIII-XIX.

    "Ora" nė vetvete ėshtė simbol i fatit pėr traditėn tonė, kėshtu qė ky sahat, "ora e Tiranės" ngėrthen kėtė simbolikė mitologjike.
    Natyrisht sikurse ēdo shenjė, edhe kjo, jep tė dhėna interesante pėr kontekstin e ndėrtimit. Kėshtu p.sh, ndėrtuesit kanė qenė nga zona malore, me gjasė nga Dibra me tė cilėn Tirana kish "shkuemėni" tė kahershme.

    Pėrkatėsia fetare e mjeshtėrve nė kėtė rast bėhet e parėndėsishme, pasi edhe kur kthistarėt qenė muhamedanė, ritet e forta pagano-kristiane nė malėsi e kishin bėrė tė mundur mbijetesėn e shembėllesave frymore - gjė kjo, e pamendueshme pėr muhamedanėt e Tiranės qė mundeshin tė pikėzonin vetėm motive gjeometrike e floreale, pra pa shpirt.

    Dhe vėrtet kjo vihet re nė njė tjetėr bllok tė gdhendur, nė tė njėjtėn faqe e nė tė njėjtėn lartėsi, por nė krahun veri-perėndimor tė saj, ku kemi njė motiv floreal, mjaft domethėnės e tipik tė traditės sonė orientale, bllok i cili bėn kėsisoj njė lidhje organike me punimet e xhamisė sė Et'hem Bej Tiranės aty pranė.

    Zbulimi tjetėr me ēfarė ka lidhje?

    Ėshtė thėnė gabimisht qė kumbona ka ardhur nga Venecia. Kemi bėrė deshifrimin e shkrimit osman qė u ka shpėtuar tė gjithė studiuesve. Jo vetėm viti (1843), por edhe firma ku janė derdhur janė shėnuar gabim, pasi kush e bėri ishte: F & Paolo Accerroni - TRIESTE Tė gjithė thonė gabimisht njėri pas tjetrit Venezia.

    Tregtarėt e Tiranės pas 1897-ės, kur Venediku ra nėn Austro-Hungarinė, u adresuan tek kjo e fundit pėr prodhimet perėndimore dhe Triestja, qė kėtė kohė ėshtė nėn Austrinė, ėshtė porti mė i rėndėsishėm i Austrisė. Kjo duket edhe nė orientimin e ri tė tregtarėve tiranas.

    Nuk ndodh shpesh tė bėhen njė mendje disa donatorė pėr njė monument kulture.
    Pėr herė tė parė u bėnė bashkė 4-5 donatorė. Donacioni mė i madh ėshtė i Fondit tė Ambasadorit, 30 mijė dollarė. Mbas kėsaj vjen Firma "Bloja" me president Fuat Haxhiymerin qė ka dhėnė 10 mijė dollarė, si individ. Ėshtė Ministria e Kulturės me Bashkinė e Tiranės si institucione publike tė cilėt kanė dhėnė nga njė fond modest.

    Ka edhe donatorė mė tė vegjėl. Dikush ka dhuruar xhama qė do tė vihen nė dyert e rikonstruktuara tė Kullės. Dikush tjetėr ka ndihmuar pėr ndriēimin elektrik. Do doja tė falėnderoja dhe Johan Furxhi i cili pėrveē blerjes sė materialeve, punėn e vet pėr rregullimin e sahateve dhe vendosjen e mekanizimit qė do tė bėjė tė bjerė ding-dongu i orės sa herė tė shėnohen orėt, e ka dhėnė gratis. Ka pasur njė ndėrgjegjėsim pėr bėrjen e kėtij restaurimi.

    image
     
    .
  7. Kenton
     
    .

    User deleted


    CITAZIONE (tiranaforum @ 16/1/2010, 13:36)
    Tre hipotezat pėr prejardhjen e emrit tė Tiranės

    1- “Tiranė” mendohet se vjen nga fjala “Theranda”, e pėrmendur nė burimet e lashta greke dhe latine, qė vendasit e quanin Te Ranat, meqė fusha ishte formuar si rezultat i materialeve tė ngurta qė sillnin ujrat nga malet pėrreth.


    2- “Tirana” vjen nga “Tirkan”. Tirkan ka qenė njė kėshtjellė nė shpat tė Malit tė Dajtit. Edhe sot e kėsaj dite ekzistojnė rrėnojat e kėsaj kėshtjelle tė lashtė qė daton nė fillimin e shekullit I para Krishtit. Kjo mendohet tė ketė qenė kėshtjella qė historiani bizantin Prokop, (shek.VI), e quan Kėshtjella e Tirkanit.


    3- “Tirana” vjen nga greqishtja e vjetėr, “Tyros” qė do tė thotė bulmet. Mendohet se ky variant ka mbetur ngaqė nė fushėn e Tiranės bėhej tregtimi i bulmetrave nga barinjtė e zonave pėrreth.

    5. :)

    Tirana ose Tironė, siē quhet nė dialektin e vendit, e ka origjinėn nga mėnyra se si thirreshin banorėt e kėtij vendi. Duke qenė se popullsia e vendosur nė kėtė territor vinte kryesisht nga malet e zonės pėrreth atėherė nga vendasit ato quheshin "Tė ronė".

    Pėr herė tė parė emri i Tiranės pėrmendet nė vitin 1418 nė njė dokument tė Venedikut

    image

    Qėndra e Tiranės (1930)
     
    .
  8. Kenton
     
    .

    User deleted


    Lagjja e parė e Tiranės ishte ajo e Bamit.
    Xhamia nė qendėr tė Tiranės, e quajtur Xhamia e Ethem Beut, filloi tė ndėrtohej mė 1789 nga Molla beu i ardhur prej Petrelės dhe u pėrfundua mė 1821 nga i biri, Haxhi Et’hem Beu, stėrnipi i Sulejman Pashės. Pėr tė punuan mjeshtėrit mė tė mirė tė Shqipėrisė.
    Kulla e Sahatit u fillua nga Haxhi Et’hem Beu rreth vitit 1821-1822 dhe u pėrfundua me ndihmat e familjeve tė pasura tė Tiranės. Montimi i sahatit u bė nga familja Tufina. Mė 1928 u ble nė Gjermani nga shteti shqiptar njė Sahat modern dhe kulla u ngrit nė lartėsinė 35 m. Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore Sahati u dėmtua, por u rivu nė punė nė korrik tė vitit 1946.
    Ura e Tabakėve (pėrballė Parlamentit ) daton nė shekullin XVIII.
    Tyrbja e Kapllan Pashės (pranė monumentit Ushtari i panjohur) ėshtė ndėrtuar nė vitin 1816.
    Kalaja e Petrelės ndodhet 12 km nga Tirana dhe daton nė shekullin IV para Krishtit. Formėn e saj aktuale e mori nė shekullin e XIII nėn sundimin e Topiajve dhe mė vonė kaloi pronė e familjes sė Kastriotėve.
    Mali i Dajtit, nė lindje tė Tiranės ėshtė 1612 m i lartė.
    Tirana u shpall kryeqytet i pėrkohshėm mė 8 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjės dhe pėrfundimisht e mori kėtė status mė 31 dhjetor 1925.
    Tirana ėshtė kryeqendra botėrore e bektashinjve nga viti 1925, vit kur bektashinjtė u ndaluan dhe u pėrzunė nga Turqia.
    Rruga e Durrėsit ėshtė hapur me 1922 dhe quhej «Nėna Mbretėreshė». Pėr ndėrtimin e saj u prishėn shumė shtepi e kopshte.
    Godina ekzistuese e Parlamentit u ngrit mė 1924 dhe fillimisht ka shėrbyer si Klubi i Oficerėve. Aty, mė 1 shtator 1928 Ahmet Zogu shpalli monarkinė.
    Qendra e Tiranės ėshtė projektuar nga arkitektėt tė njohur italianė tė periudhės musoliniane Florestano de Fausto dhe Armando Brasini. Pallati i Brigadave (ish-pallati mbretėror), godinat e Ministrive, Banka Kombėtare dhe Bashkia janė vepra tė tyre.
    Bulevardi «Dėshmorėt e Kombit» ėshtė ndėrtuar nė vitin 1930 me emrin Bulevardi Zogu I. Nė periudhėn e komunizmit pjesa nga Sheshi Skėnderbej deri tek Stacioni i trenit u quajt Bulevardi Stalin.
    Pallati i Kulturės, ku ndodhet Teatri i Operas dhe Baletit dhe Biblioteka Kombėtare, u pėrfundua mė 1963. Ai u ndėrtua mbi ish-pazarin e vjetėr tė Tiranės dhe tulla e parė u vendos nga Hrushovi mė 1959.
    Monumenti i Skėnderbeut i ngritur mė 1968, ėshtė vepėr e Odhise Paskalit nė bashkėpunim me Andrea Mano dhe Janaq Paēo. Ai u vendos me rastin e 500 vjetorit te vdekjes sė heroit kombėtar
    Monumenti Nėna Shqipėri, 12 m i lartė, u pėrurua nė varrezat « Dėshmorėt e Kombit » mė 1971.
    Akademia e Shkencave u pėrfundua mė prill 1972.
    Galeria e Arteve Figurative u krijua mė 1976 dhe nė tė pėrfshihen rreth 3200 vepra tė autorėve shqiptarė dhe tė huaj.
    Muzeu Historik Kombėtar u ndėrtua mė 1981 dhe afresku nė ballė tė tij titullohet « Shqipėria ».
    Qendra Ndėrkombėtare e Kulturės, ish-muzeu Enver Hoxha u pėrurua mė 1988. «Piramida» u projektua nga njė grup arkitektėsh nėn drejtimin e Pranvera Hoxhės dhe Klement Kolanecit.
    Ne shek. XVII, Tirana kishte reth 4000 banorė. Nė vitin 1920 – 17.000 banorė. 1938 – 25.000 banorė.1945 – 40.000 banorė. 1990 – 250.000 banorė. Aktualisht, dyndja masive e banorėve nga gjithė pjesėt e tjera tė vendit drejt Metropolit
     
    .
7 replies since 16/1/2010, 13:36   2899 views
  Share  
.