~Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. ommonimo
     
    .

    User deleted



    Kultura, letėrsia e shkruar dhe arsimi nė tokat shqiptare

    Rol tė rėndėsishėm nė veprimtarinė kulturore dhe arsimore nė mesjetė luajti kisha e krishterė. Roli i saj si udhėheqėse shpirtėrore shpjegohet nga fakti se krahas burimeve ekonomike, kisha pati nė dorė monopolin e kulturės dhe pėrgatitjen e inteligjencies sė kohės. Shumica e njerėzve tė kulturės, veēanėrisht nė shekujt e mesjetės sė herėt, ishin thuajse pa pėrjashtim klerikė, qoftė si prodhues, qoftė edhe si porositės tė prodhimit artistik e kulturor. Nė duart e klerikėve ishin filozofia e letėrsia, arsimi dhe artet. Si qendra tė propagandimit tė doktrinės fetare, tė arsimit dhe tė veprimtarisė kulturore-artistike shėrbyen manastiret ortodokse e katolike, krahas tė cilave vepronin aktivisht edhe “kurjet” peshkopale. Me ashpėrsimin e marrėdhėnieve shoqėrore e politike nė mesjetė, kur u forcua mė tepėr lufta e kishės pėr tė ruajtur ndikimin e vet, krahas urdhrave murgėtarė tė benediktinėve e dominikanėve qė kishin pasur nė dorė arsimin, qysh nga shek. XIII dhe nė Shqipėri filluan tė pėrhapeshin urdhrat murgėtarė tė “lypėsve”, minoritėt franēeskanė. Me predikimet e tyre pėr nevojėn e “reformave” tė kishės nė frymėn e “varfėrisė”, kėta mundėn tė ndikonin mė lehtė mbi shtresat popullore.
    Duke filluar nga shek. XIII pranė klerikėve nė veprimtarinė kulturore tė zhvilluar nė tokat shqiptare shfaqen edhe pėrfaqėsues tė aristokracisė vendase, mė shpesh si ktitorė (themelues) ndėrtimesh monumentale kishtare. Fuqizimi ekonomik e politik i jepte asaj mundėsinė tė pajtonte artistė e mjeshtėr dhe tė ndėrmerrte ndėrtime tė kushtueshme.

    Nė sajė tė pozitės mbizotėruese tė kishės, nė kushtet e sundimit bizantin dhe tė atij tė feudalėve perėndimorė nė tokat shqiptare, gjuhėt greke e latine mbajtėn pėr njė kohė shumė tė gjatė pozitėn si gjuhė kulturore mbisunduese.
    Gjatė mesjetės u shtua nė mėnyrė tė ndjeshme numri i veprave tė shkruara qė qarkullonin nė duart e njerėzve tė mėsuar. Pėrmbajtja e shumicės sė tyre ka karakter krejt kishėtar. Ato janė tekste ungjillore, vepra liturgjike, aty-kėtu ndonjė traktat teologjik. Njė pjesė e tyre ka mundur tė ruhet nė Berat.
    Nga shekujt e mesjetės vjen koleksioni i kodikėve qė pėrbėn njė prej pasurive mė tė rėndėsishme kulturore tė popullit shqiptar. Ky koleksion pėrmban mbi 100 vėllime, qė pėrbėjnė vepra tė plota (dorėshkrime) dhe 17 fragmente. Jashtė kėtij fondi numėrohen edhe disa dhjetėra kodikė tė tjerė, qė i takojnė manastirit tė Shėn Gjon Vladimirit, mitropolisė sė Drinopolit e arkipeshkvisė sė Shkodrės. Kodikėt ruhen nė Arkivin Qendror tė Shtetit Shqiptar.
    Kodikėt e Shqipėrisė, nga tė cilėt mė i vjetri ėshtė “Kodiku i Purpurt i Beratit”, janė njė fond me rėndėsi pėr historinė e zhvillimit tė letėrsisė sė vjetėr biblike, liturgjike. Kėta kronologjikisht ndjekin njėri-tjetrin gjatė 13 shekujve me radhė (prej shek. VI - deri nė shek. XVIII). Pjesa mė e madhe e teksteve tė tyre janė greqisht, por, duke ardhur mė pranė kohėrave tė reja, shtohet prania e shqipes.

    “Kodiku i Purpurt i Beratit” ėshtė njė dorėshkrim me rėndėsi historike pėr fillimet e letėrsisė biblike dhe renditet nė themelet e letėrsisė kishtare tė ritit lindor. Sipas teknikės sė shkrimit, ėshtė njė dorėshkrim jo mė i vonshėm se shek. VI pas erės sonė. Ka 190 fletė dhe pėrmban dy ungjij: sipas Mateut dhe sipas Markut. Ėshtė shkruar me shkronja tė derdhura prej argjendi. Lėnda e dorėshkrimit ėshtė pergamenė. Sfondi mbi tė cilin janė derdhur kėto shkronja ėshtė e kuqe e thellė (e purpurt), prej nga ka marrė edhe emrin. Disa pjesė tė rėndėsishme tė tekstit tė kodikut janė tė derdhura nė ar. Kapaku i dorėshkrimit ėshtė metalik, me zbukurime biblike, disa shekuj mė i vonshėm se vetė vepra (jo mė i hershėm se shek. XVIII).

    Pėr herė tė parė pėr "Codex Purpureus Beratinus" bėhet fjalė nė "Diptikun e kishės sė Shėn Gjergjit", qė gjendej nė kėshtjellėn e Beratit. Nė njė shėnim tė cituar nga ky dorėshkrim flitet pėr rrezikun qė i vinte rrotull kėtij kodiku nė vitin 1356, kur ushtritė serbe tė Stefan Uroshit rrethuan qytetin e Beratit, tashmė tė boshatisur nga popullata, pėr shkak tė pamundėsisė pėr t'u mbrojtur, dhe ia kishin vėnė syrin bibliotekės sė manastirit tė Theollogut dhe tė kishės sė Shėn Gjergjit, thesarit mė tė madh tė qytetit.

    Deri nė prag tė Luftės sė Dytė Botėrore (kur u fsheh nga atdhetarėt beratas pėr tė mos rėnė nė duart e pushtuesve) “Kodiku i Purpurt i Beratit” ishte jo vetėm njė libėr (dorėshkrim) pėr bibliotekėn, por edhe tekst liturgjie. Njė herė nė vit mesha mbahej sipas ungjijve tė kėtij teksti.

    "Kodiku i Purpurt i Beratit" vlerėsohet gjithashtu pėr historinė e shkrimit, pėr vlerat kaligrafike, si pėrmendore e trashėgimisė sė pėrbotshme tė dijes, si objekt shkencor i paleografisė, bibliologjisė, gjuhėsisė, historisė sė besimeve.
    Duke u nisur prej faktit se nė arkivat shqiptarė ruhen mbi 100 dorėshkrime tė tipit kodik, nė tė cilat janė kopjuar gjatė 12 shekujve me radhė shkrimet e shenjta, "Testamenti i Vjetėr", ungjijtė dhe tekste tė tjera tė shėrbesės ekleziastike, mendohet se ato mund tė jenė shkruar nga murgj vendės. Veē faktit se kėto dorėshkrime krijojnė njė traditė tė letėrsisė kishtare, vijnė nė ndihmė tė kėtij pėrfundimi edhe tė dhėna tė tjera. Kryelutja mijėvjeēare e krishtėrimit perėndimor Ty zot tė lavdėrojmė - Te Deum Laudamus, e cila u kompozua nga Shėn Niketa i Dardanisė (ose Shėn Niketa i Remesianės), u pėrhap nė disa variante nė Evropėn Perėndimore pas vitit 525
    "Beratinus-1" dhe kodikėt e tjerė tė Shqipėrisė janė vepra me rėndėsi pėr historinė e kulturės e tė shkrimit tė shenjtė, por dhe tė letėrsisė nė pėrgjithėsi. "Kodiku i Purpurt i Beratit" ėshtė i regjistruar nė listėn e veprave mė tė rėndėsishme tė njerėzimit, tė njohur me emrin "Memoire du Monde" (Kujtesa e Botės) dhe prej disa vitesh gėzon kujdesin e drejtpėrdrejtė tė UNESCO-s.

    Kodiku i dytė (sipas kronologjisė), i quajtur "Beratinus-2" ose "Kodiku i Anthimit" (Codex Aureus Anthimi) - pėr shkak tė shkronjės prej ari qė ėshtė pėrdorur, i takon shek. IX. Ai pėrmban katėr ungjijtė (sipas Gjonit, Lukės, Markut dhe Mateut). Figurat e ungjillorėve kanė korniza dekorative, qė janė ndėrtuar me motive floreale dhe gjeometrike (rrathė dhe lule).
    Nė fondin e pasur tė kodikėve tė Shqipėrisė, pėrveē "Beratinus-1" e "Beratinus-2", bėjnė pjesė edhe dhjetėra dorėshkrime tė tjera, qė kanė marrė emrat e qyteteve ku janė zbuluar “Kodiku i Vlorės”, afėrsisht shek. X; “Kodiku i Pėrmetit”, i shek. XIV; “Kodiku i Shkodrės”, i tė njėjtit shekull.

    Nė kodikėt qė i takojnė periudhės prej shek. XII e kėndej ka dhe tė dhėna etnografike, rregulla tė ndėrtimit tė jetės sė pėrbashkėt, tė dhėnies tė sė drejtės, tė trashėgimit tė pasurisė nėpėrmjet fejesės ose prej ndarjes, tė ndryshimit tė sė drejtės nė rastin e konvertimit tė fesė.

    Duke filluar nga shek. XII shėnohet njė rritje e zgjerim nė pėrdorimin e shkrimit dhe nė zhvillimin e letėrsisė e tė arsimit nė tokat shqiptare, duke ēuar mė pėrpara traditat nė kėtė fushė. Huazimet me prejardhje latine si: “shkruaj”, “kėndoj” etj., me evolucionin e tyre fonetik e kuptimor dėshmojnė se populli shqiptar njihte shkrim e kėndim pa ndėrprerje qysh prej njė kohė tė lashtė.
    Zhvillimi ekonomiko-shoqėror e politik qė karakterizon shek. XII-XIV krijoi kushte pėr pėrdorimin mė tė gjerė tė shkrimit. Konsolidimi i formacioneve shtetėrore vendase shtruan nevojėn e redaktimit tė akteve me karakter juridik e politik. Kėsaj nevoje i shėrbenin tani jo mė rastėsisht njerėz tė ditur si klerikė e murgj tė manastireve, por profesionistė tė specializuar. Kėta formonin kancelaritė pranė oborreve feudale dhe nė qytetet kryesore tė vendit. Rrethi i njerėzve tė kulturės u shtua edhe me banorė tė komunave qytetare. Nė shek. XIV e nė fillim tė shek. XV numri i intelektualėve klerikė shqiptarė me origjinė qytetare ishte mjaft i madh; ata gjenden tė pėrhapur edhe jashtė Shqipėrisė, nė shumė qytete dalmatine ku kryenin funksione kancelarėsh, mėsuesish, famulltarėsh etj.

    Nuk munguan edhe vepra tė shkėputura deri-diku nga pėrmbajtja kishtare. Tė tilla janė, p.sh., kronika e peshkopit Mihail nga Devolli (shek. XI-XII), e cila trajton ngjarje tė luftės sė bizantinėve kundėr mbretėrisė bullgare nė Maqedoni e pjesėrisht nė tokat shqiptare, letėrkėmbimi i peshkopit Teofilakt tė Ohrit, me disa tė dhėna interesante mbi jetėn e banorėve tė peshkopatės sė tij nė fillim tė shek. XII, disa jetėshkrime shenjtorėsh qė zhvilluan veprimtarinė e tyre edhe nė tokat shqiptare, si ato tė Klementit e Naumit hartuar nė shek. XIII etj. Ndryshe nga kėto vepra tė shkruara greqisht, ėshtė shkruar latinisht kronika e njė prifti nga Dioklea, e cila pėrshkruan ngjarjet qė u zhvilluan nė Shqipėrinė e Epėrme nė kapėrcim tė shek. X-XI. Nė territor tė banuar prej shqiptarėsh nė Epir, janė hartuar nė fund tė shek. XIV e nė fillim tė shek. XV dy kronika greke qė japin tė dhėna me interes pėr historinė e Principatės shqiptare tė Artės. Shėnime historike pėr shek. XIV gjenden edhe nė disa nga dorėshkrimet e Beratit.

    Megjithėse nuk shkėputen nga fryma teologjike, kėto prodhime pėrbėjnė hapat e para tė historiografisė nė vendin tonė, sepse njė pjesė e kėtyre ėshtė hartuar pa dyshim nga autorė vendas dhe i pėrket historisė sė tokave shqiptare. Shkėputjen nga ndikimi kishtar dhe kalimi nė historiografinė laike, kėtė hap nė historinė e kulturės shqiptare, e bėnė humanistėt shqiptarė nė fund tė shek. XV e nė fillim tė shek. XVI, por tanimė nė kushtet e pushtimit osman tė vendit, jashtė Shqipėrisė.

    Nėn ndikimin mbizotėrues tė kishės lindore dhe tė asaj romane, gjuha kishtare shėrbeu edhe si gjuhė shkrimi pėr administratėn shtetėrore. E tillė ishte, sipas rrethanave politike, greqishtja dhe latinishtja dhe nė njė masė mė tė vogėl, me vendosjen e sundimit serb edhe sllavishtja. Si gjuhė shkrimi kėto u pėrdorėn edhe nga paria sunduese shqiptare, nė veprimtarinė shtetėrore. Disa nga sundimtarėt shqiptarė, si Muzakajt, pėrdorin nė korrespondencėn e tyre greqishten, kurse Balshajt latinishten dhe sllavishten, tė tjerė si Karl Topia dhe Kastriotėt i pėrdorėn tė tria kėto gjuhė. Dėshmi pėr kėtė janė mbishkrimet e rėndėsishme tė vendosura mė 1383 prej Karl Topisė nė manastirin e Shėn Gjonit pranė Elbasanit.

    Kėto gjuhė mėsoheshin nė shkollat qė vepronin gjithmonė nėn mbikėqyrjen e kishės. Nė shkollat pranė manastireve, mėsimi jepej nė fillim nė formė individuale vetėm me lexim e me kėngė kishtare, kurse mė vonė jepej me forma mė tė organizuara duke pėrfshirė njė rreth mė tė gjerė lėndėsh. Nė tė tilla shkolla qė i hasim edhe nė qytetet pranė kurjeve peshkopale, mėsohej kursi tradicional mėsimor qė jepej edhe nė shkollat e vendeve perėndimore. Ai pėrbėhej nga cikli i ulėt qė pėrfshinte lėndėt letrare (gramatikė, retorikė, didaktikė) dhe cikli i lartė me lėndė shkencore (aritmetikė, gjeometri, astronomi e muzikė). Pėr mėsimin e kėtyre lėndėve pajtoheshin me kontratė klerikė tė ditur. Tė tillė mėsues shqiptarė vepruan edhe nė njė varg qytetesh dalmatine ku ishin pajtuar me shėrbim si specialistė tė njohur. Me zhvillimin e qyteteve, shkollat pranė nxėnėsve klerikė filluan t`i frekuentonin aty-kėtu edhe nxėnės nga shtresat e larta tregtare dhe zejtare tė qyteteve.

    Themelimi i shkollave nė trojet shqiptare gjatė mesjetės u bė me nismėn e urdhrave kishtarė, sidomos tė urdhrit dominikan, si dhe tė administratės komunale e princėrore tė qyteteve tė njohura. Njė aktivitet i kėtillė filloi sė pari nė Ulqin rreth vitit 1258, nė Kotorr mė 1266, nė Durrės mė 1278, nė Shkodėr mė 1345 dhe nė Tivar nga gjysma e dytė e shek. XIV.

    Gjuha shqipe, si gjuhė e shkruar, nė kėtė kohė ende nuk ishte nė gjendje t’i bėnte ballė shkrimit greqisht, latinisht dhe sllavisht, gjuhė kishtare me rėndėsi, tė cilat pėr mė tepėr kishin mbėshtetjen e institucioneve kishtare dhe tė administratės shtetėrore. Ajo shėrbente si gjuhė e komunikimit tė pėrditshėm si pėr shtresat popullore, ashtu dhe pėr fisnikėrinė e klerin vendas. Kėshtu, nė shek. XIV shqipja pėrdorej nė administratėn e bashkėsisė qytetare tė Ulqinit, ku nė mbledhje tė Kėshillit tė Madh ajo ishte gjuha e shėrbimit.

    Njė ndryshim me rėndėsi shumė tė madhe pėr historinė e kulturės shqiptare shfaqet nė gjysmėn e parė tė shek. XIV, kur dokumentohet pėr herė tė parė se shqipja, pėrdorej si gjuhė shkrimi. Ky hap i rėndėsishėm lidhet me ngritjen e pėrgjithshme ekonomike-shoqėrore tė vendit dhe veēanėrisht tė qyteteve.
    Me pėrdorimin e gjuhės shqipe si gjuhė shkrimi, viheshin bazat pėr zhvillimin e mėtejshėm tė saj si gjuhė e kulturės dhe e letėrsisė shqipe.


    Fillimet e letėrsisė shqiptare. Dokumentet e para tė shqipes sė shkruar

    Libri i parė shqip qė njihet deri mė sot ėshtė “Meshari” i Gjon Buzukut, i vitit 1555. Por ka tė dhėna tė drejtpėrdrejta dhe tė tėrthorta qė flasin se fillimet e shkrimit shqip e tė letėrsisė shqiptare duhet tė jenė mė tė hershme se shek. XVI. Vetė trajta e ngulitur e shkrimit dhe e gjuhės nė veprėn e Gjon Buzukut dėshmon se ajo duhet tė ketė trashėguar njė traditė para saj. Njė dėshmi tjetėr e tėrthortė vjen prej klerikut frėng Gulielmi i Adės (1270-1341), i cili shėrbeu pėr shumė kohė (1324-1341) si kryepeshkop i Tivarit dhe e njohu nga afėr jetėn e banorėve tė kėtyre trojeve. Nė njė relacion me titull “Directorium ad passagium faciendum ad terram sanctam”, dėrguar mbretit tė Francės, Filipi VI Valua, nė vitin 1332, Guljelmi ndėr tė tjera shkruan: “Sado qė arbrit kanė gjuhė tė ndryshme nga latinishtja, prapėseprapė, ata kanė nė pėrdorim dhe nė tėrė librat e tyre shkronjėn latine”.
    Po ashtu Marin Barleci nė veprėn e tij “Rrethimi i Shkodrės” (De obsi-dione Scodrensi), botuar nė Venedik mė 1505, thotė se ka pasur nė dorė kronika qė flasin pėr rindėrtimin e atij qyteti tė shkruara, sipas tij, in vernacula lingua, d.m.th nė gjuhėn e vendit. Kurse historiani kalabrez Xhakomo Marafioti njofton mė 1601 se nė Kalabri arbėreshėt i kanė arbėrisht shėrbesat fetare dhe as latinisht, as greqisht. Kuptohet se kėtė traditė ata duhet ta kenė marrė me vete nga Shqipėria, sepse nuk mund ta krijonin vetė aq shpejt nė kushtet e mėrgimit tė tyre tė rėndė.

    Deri mė sot njihen vetėm tri dokumente tė shqipes sė shkruar nė shek. XV ose diēka mė herėt.
    I pari dokument i shkruar nė gjuhėn shqipe ėshtė “Formula e pagėzimit” dhe i takon vitit 1462. Ėshtė njė formulė e shkurtėr fetare e shkruar shqip, brenda njė teksti latinisht, tė hartuar prej kryepeshkopit tė Durrėsit, Pal Engjėllit, bashkėpunėtor i ngushtė i Skėnderbeut. Nė qarkoren qė u dėrgon vartėsve tė tij tė klerit katolik, ai lejon qė prindėrit shqiptarė, nė rast nevoje, kur nuk mund t`i pagėzonin fėmijėt nė kishė, mund t`i pagėzonin vetė duke pėrdorur kėtė formulė: Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit. (Unė tė pagėzoj nė emėr tė Atit e tė birit e tė shpirtit shenjtė). Kjo frazė ėshtė shkruar nė alfabetin latin dhe nė dialektin e veriut (gegėrisht).
    Dokumenti i dytė i shkruar nė gjuhėn shqipe ėshtė “Fjalorthi” i Arnold Von Harfit, i vitit 1496. Ky udhėtar gjerman, gjatė njė udhėtimi nė viset shqiptare, pėr nevoja praktike tė rrugės shėnoi 26 fjalė shqipe, 8 shprehje dhe numėrorėt 1 deri 10, dhe 100 e 1000, duke i shoqėruar me pėrkthimin gjermanisht.

    I treti dokument i shqipes sė shkruar qė njihet me emrin “Perikopeja e ungjillit tė pashkėve”, ėshtė gjetur nė Bibliotekėn Ambroziane tė Milanos brenda njė mbishkrimi greqisht tė shek. XIV. Fragmentet shqip s`kanė lidhje me dorėshkrimin greqisht dhe dijetarėt mendojnė se ky dorėshkrim mund tė jetė i fundit tė shek. XV ose i fillimit tė shek. XVI. Ai ėshtė shkruar nė dialektin e jugut dhe me alfabetin grek.
    Shqipja dokumentohet kėshtu e shkruar qė nė shek. XV nė dy dialektet e saj kryesore dhe me dy alfabete, me alfabetin latin dhe me alfabetin grek. Kjo ėshtė njė dėshmi se kultura shqiptare dhe jeta shpirtėrore konfesionale nė Shqipėri zhvillohej nėn ndikimin e kulturės latine-katolike, dhe tė kulturės bizantine-ortodokse.
     
    .
41 replies since 9/1/2010, 18:57   2578 views
  Share  
.