~Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. ommonimo
     
    .

    User deleted



    Koha e kalimit nga ilirishtja nė shqipen e lashtė (arbėrishten)

    Pėrfshirja e trevave tė banuara nga stėrgjyshėrit e shqiptarėve nė Perandorinė Bizantine mė 395 solli si pasojė, ndėr tė tjera, edhe dobėsimin e shkallėshkallshėm tė ndikimit perėndimor (romak). Pėr mė tepėr, duke qenė nė periferi tė Perandorisė Bizantine, edhe pushteti qendror i Bizantit mbi kėto treva erdhi duke u dobėsuar dalėngadalė. Kėto rrethana bėnė tė mundur qė popullsitė vendėse tė kėtyre trevave t’i shtonin e t’i forconin kontaktet dhe marrėdhėniet e drejtpėrdrejta midis tyre. Si rrjedhim, jo vetėm qė u ndėrpre procesi i romanizimit tė mėtejshėm tė atyre popullsive, por u zhvillua edhe njė rrymė konvergjence, e cila ēoi nė riafrimin dhe konsolidimin e tė folmeve tė tyre. Kėshtu, u zhvillua mė tej, ndėr tė tjera, edhe prirja pėr ndryshime me karakter tė pėrgjithshėm dhe dialektor, qė kishte nisur tė shfaqej qysh nė periudhėn e fundit tė lashtėsisė nė tė folmet e stėrgjyshėrve tė shqiptarėve.

    Ėshtė fjala pėr ndryshime tė tilla, qė hapėn rrugėn pėr kalimin e shkallėshkallshėm nga parashqipja a ilirishtja jugore nė njė gjuhė cilėsisht tė re, qė po e quajmė shqipja e lashtė a arbėrishtja. Ky kalim, pas gjithė gjasash, ėshtė kryer gjatė shek. IV-VI tė e. sonė, kur ishin pėrfunduar disa dukuri me karakter tė pėrgjithshėm apo dialektor, qė janė karakteristike pėr gjuhėn shqipe dhe dialektet e saj. Ndėr kėto dukuri me karakter mbarėshqiptar mund tė pėrmenden shfaqja e zanores /y/ dhe e zanores /ė/ tė patheksuar, krijimi i kundėrvėnies lakim i pashquar ~ lakim i shquar me shfaqjen e nyjės sė prapme shquese etj.

    Po gjatė asaj periudhe nė dialektin jugor ėshtė shfaqur zanorja /ė-/ e theksuar para njė bashkėtingėlloreje hundore (khs. nanė ~ nėnė, banj ~ bėnj etj.), si edhe rotacizmi, d.m.th. ndėrrimi /-n-/ > /-r-/ nė pozicion ndėrzanor (khs. venė ~ verė, danė ~ darė etj.). Qė tė dyja kėto dukuri janė shfaqur qysh para dyndjeve sllave, d.m.th. para shek. VII e kjo dėshmon se nė kohėn e ardhjes sė sllavėve nė kėto anė ata gjetėn aty njė popullsi, qė fliste njė gjuhė tė ndarė nė dy dialekte kryesore.

    Por pyetjes se qė kur flitej kjo gjuhė nė kėto treva, i janė dhėnė pėrgjigje tė ndryshme. Disa dijetarė kanė shprehur mendimin se stėrgjyshėrit e shqiptarėve janė vendosur nė brigjet lindore tė Adriatikut dhe tė Jonit, duke u shpėrngulur, pa u vėnė re, nga vise mė lindore tė Ballkanit pak para apo pas ardhjes sė sllavėve nė Ballkan. Por shumica e studiuesve nuk janė pajtuar me kėtė mendim dhe kanė parashtruar njė varg argumentesh, qė nė vija tė pėrgjithshme u vunė nė dukje te Gjuha e ilirėve. Mjafton tė pėrmendet kėtu fakti qė nė gjuhėn shqipe kanė mbijetuar edhe huazime nga greqishtja e vjetėr, si mokėn/mokėr, lakėn/lakėr etj.; kėto huazime e kanė burimin nė dialektin dorik, qė flitej nė Greqinė Veriperėndimore si edhe nė kolonitė greke tė Adriatikut.

    Nė gjuhėn shqipe ka edhe huazime shumė tė hershme nga latinishtja, gjė qė dėshmon pėr pushtimin shumė tė hershėm romak tė trevave tė banuara nga stėrgjyshėrit e shqiptarėve. Prania e huazimeve nga greqishtja e vjetėr dhe nga latinishtja e hershme dėshmon qartė se stėrgjyshėrit e shqiptarėve qysh nė lashtėsi kanė qenė fqinjėt e grekėve tė vjetėr dhe nga tė nėnshtruarit mė tė hershėm tė Perandorisė Romake nė Ballkan.

    Rrethanat e reja qė u krijuan pas ndarjes sė Perandorisė Romake nė dy pjesė, sollėn si pasojė edhe ndryshime tė rėndėsishme nė emėrtimin e popullsive tė Ilirisė Jugore si midis tyre, ashtu edhe nga tė huajt. Kėshtu, nisi tė pėrgjithėsohej dalėngadalė midis popullsive autoktone emri Arbėn/Arbėr dhe fjalėt e prejardhura (i) arbėn-esh/arbėr-esh dhe arbėn-isht/arbėr-isht, pėr tė emėrtuar pėrkatėsisht vendbanimin, banorin dhe gjuhėn e tyre tė pėrbashkėt. Mbi kėtė bazė edhe tė huajt nisėn tė pėrdornin emėrtimet Arbania/Albania, arban-ensis/albanen-sis (latinėt), Arvan-on, arvan-it-is (grekėt), Raban < Arban dhe Arė-banas (sllavėt), kurse turqit mė vonė, nėn ndikimin e greqishtes, pėrdorėn trajtat arnaut dhe Arnautlluk.

    Tė gjitha kėto emėrtime e kanė burimin tek emri i popullsisė ilire tė Alban-ėve, a mė saktė tė Arban-ėve, qė nė dokumentet e shkruara dėshmohet pėr herė tė parė nė shek. II tė erės sė re, kur Ptolemeu i Aleksandrisė nė veprėn e tij Geografia, libri III, 12, shkruan: “Nė tokėn e albanėve (Albanoi), Albanopolis”. Popullsia ilire e albanėve a arbanėve banonte nė njė trevė nė lindje tė Durrėsit. Por pas Ptolemeut emri Arban a Alban nė burime tė shkruara del vetėm nė shek. XI, kur pėrmendet nga Mihal Ataliati (1040) dhe Ana Komnena (1081), pėr tė emėrtuar treva tė Shqipėrisė sė Mesme (shih Acta et Diplomata Res Albaniae mediae aetatis illustrantia, I). Madje, nė kėtė vepėr, (I, faqe III) pohohet: “Nė burimet bizantine tė shek. XI Alvanon/Arvanon shenjon krahinat malore, qė gjenden ndėrmjet Shkodrės, Durrėsit, Ohrit dhe Prizrenit…”.

    Kuptohet vetiu qė njė shtrirje e tillė e kėtij emri gjeografik duhet tė jetė mė e hershme se shek. XI.
    Pra, emri Arban a Alban, i shqiptuar nga banorėt vendės Arbėn(ė) me theksin mbi rrokjen nistore, nė pėrputhje me rregullsitė e theksimit tė emrave shumėrrokėsh nė shqipen e lashtė, ashtu si Durrės < Dyrrhachion, Ishėm < Isamnus etj., duhet tė jetė shtrirė qysh mjaft kohė para shek. XI nė viset nė veri edhe nė jug tė trevės sė banuar nė lashtėsi nga popullsia ilire e Arbanėve a Albanėve. Pėr kėtė dėshmojnė, ndėr tė tjera: 1. K. Jireēeku pohon se trevat e Shqipėrisė sė sotme nė kohė tė mesme sllavėt i kanė quajtur Raban < Arban a Arėban-as dhe gjuhėn pėrkatėse rabėnė-ski. Tė kihet parasysh edhe njė dokument i shek. XIII, ku bėhet fjalė pėr njė ndodhi nė njė fshat afėr Raguzės dhe ku njė dėshmitar pohon: “Dėgjova njė zė qė thėrriste nė mal nė gjuhėn albanesca.” 2. Nė dialektin jugor emri Arbėn(ė) del nė trajtėn Arbėr(ė) me shndėrrimin e /-n-/-sė ndėrzanore nė /-r-/, ashtu si te Vlonė ~ Vlorė, venė ~ verė etj. Dhe nė pėrgjithėsi ėshtė pranuar qė ky ndėrrim fonetik (rotacizmi) nuk i ka prekur huazimet sllave tė shqipes, pra, ėshtė vėrtetuar para depėrtimit tė sllavizmave nė shqipe. 3. Nė dokumentet e gjuhėve fqinje tė shekujve tė parė tė mijėvjeēarit tė dytė tė erės sonė shqiptarėt, pa dallim krahine, pėrmenden me trajta fjalėsh, qė lidhen me emrin e lashtė Arban a Alban (shih kėtu mė sipėr).

    Shtrirja dhe pėrgjithėsimi i hershėm i emrit Arbėn/Arbėr nė trevat e ndryshme, ku flitej arbėnisht/arbėrisht, dėshmon pėr njė vetėdijshmėri tė atyre qė flisnin kėtė gjuhė, se i pėrkisnin njė etnosi tė vetėm. Siē pohon A. Buda, “Kjo ishte njė dukuri qė nuk kishte tė bėnte me pushtime, por me krijimin e njė bashkėsie ekonomiko-shoqėrore dhe kulturore tė pėrbėrė nga trevat historike tė shqiptarėve. Fakti se me emrin e njėjtė etnik Arbėn shqiptarėt emėrtohen nė mėnyrė tė njėjtė si nga burimet mesjetare tė hershme greko-bizantine (shek. XI e kėndej), nga burimet perėndimore tė sė njėjtės periudhė, si edhe nga ato serbe e bullgare (shek. XII-XIII), pavarėsisht nėse ishte fjala pėr trevat mė jugore apo mė veriore e lindore shqiptare, tregon tashmė pėr konsolidimin e tipareve tė kėsaj bashkėsie etnike nė etapėn e saj mė tė lartė, si “kombėsi”, proces i pasqyruar pikėrisht nė kėtė emėrtim tė pėrbashkėt”.

    Faktorėt qė do tė kenė ndikuar nė pėrhapjen dhe pėrgjithėsimin e emrit Arbėn/Arbėr dhe tė fjalėve tė prejardhura (i) arbėnesh/arbėresh dhe arbėnisht/arbėrisht nė veri dhe nė jug tė viseve ku banonte fisi ilir i Arbanėve, mbeten tė paqartė. Ndėr kėta faktorė mund tė kenė qenė ndoshta edhe pozicioni gjeografik i atij fisi dhe marrėdhėniet e tij me banorėt e trevave tė tjera, ku popullsia flisnin tė njėjtėn gjuhė. Por fjalėt Arbėn/Arbėr, i arbėnesh/i arbėresh dhe arbėnisht/arbėrisht gjatė shekujve tė fundit kanė dalė jashtė pėrdorimit nė Shqipėri dhe kanė mbetur nė pėrdorim pothuaj vetėm tek arbėreshėt e Italisė dhe nė njė numėr tė kufizuar fshatrash tė krahinave tė Vlorės e tė Kurveleshit.

    Edhe arbėreshėt e Greqisė gjatė shekullit tė fundit po quhen arvanit-as, sipas greqishtes arvanit-is, qė e ka burimin tek Arban (me shndėrrimin e rregullt /-b-/ > /-v-/ tė greqishtes). Gjithsesi, tek autorėt e vjetėr veriorė tė shek. XVI-XVII, fjalėt Arbėn dhe i arbėnesh/e arbėnesh-e ndeshen rregullisht dhe vetėm gjatė shekujve tė fundit ato kanė ardhur duke u zėvendėsuar gjithandej nė trevat e banuara nga shqiptarėt me fjalėt shqip, shqip-tar,Shqip-ėni/Shqip-ėri.


    Krijimtaria gojore e shqiptarėve nė shekujt e mesjetės

    Deri nė fillim tė periudhės sė pushtimit osman tradita kulturore shqiptare ishte kryesisht e karakterit parashkrimor. Forma mė e rėndėsishme e saj ishte krijimtaria gojore, eposi shqiptar. Nė eposin shqiptar ka edhe zėra tė periudhės osmane, qė shfaqen sidomos nė ligjėrim dhe nė emėrtime, por nė thelbin e vet ai ėshtė njė pėrmendore kulturore shekuj mė e hershme.

    Nė kėtė krijimtari njihen rapsoditė historike e tregimet legjendare, qė pėrbėjnė epikėn heroike, si dhe proverbat, tė cilat u fiksuan tė shkruara vetėm nė shek. XVII. Vendin kryesor nė epikėn heroike e zėnė rapsoditė kushtuar kreshnikėve si Muji e Halili, Gjergj Elez Alia etj. Me gjithė numrin e shumtė tė motiveve e varianteve ekzistuese, kėto rapsodi kanė njė farė pėrbashkėsie qė u jep atyre karakterin e njė cikli unitar epik. Nė qendėr tė kėtij cikli qėndrojnė bėmat e ēetės sė kreshnikėve, si edhe kundėrshtarėt e tyre, “kralė” e “kapedanė” veēanėrisht nga viset bregdetare.

    Lufta e kreshnikėve ėshtė vendosur nė njė kohė e nė njė ambient qė s’njeh ende armėt e zjarrit. Nga brendia e tyre dhe botėkuptimi shoqėror, nga elementėt artistikė qė pėrmbajnė, kėngėt e kreshnikėve tė ēojnė nė njė periudhė mė tė hershme se shekujt e invazionit osman.
    Sikurse shumica e popujve evropianė, nė kėtė kohė (nė shek. XV) shqiptarėt e kishin kaluar “shekullin e epopesė legjendare”, e cila me kohė ishte formuar si gojėdhėnė letrare kombėtare, qė qarkullonte gojė mė gojė e brez pas brezi, duke marrė nga koha nė kohė gjurmė, dėshmi e jehona tė tyre.

    Hershmėri tė thellė historike dėshmojnė veēmas dy tipare tė rėndėsishme tė figurave mitologjike tė ciklit verior: karakteri i tyre matriarkal, nga njėra anė, dhe ktonik, nga ana tjetėr. Kjo ėshtė njė anė tjetėr e ēėshtjes sė autoktonisė sė popullit qė i ka krijuar. Nė eposin helenik hyjnitė janė matriarkale e patriarkale. Heronjtė e eposit shqiptar janė bij tė Ajkunės. Pėr herė tė parė nė epos babai shfaqet me figurėn e Mujit nė raport me Omerin (ose “shtatė Omerat”). Figurė qendrore ėshtė Ajkuna qė ka njė autoritet tė madh. Muji dhe Halili formalisht nuk kanė babė, ata janė bij tė njė nėne qė urdhėron shtėpinė dhe e marrin fuqinė prej zanave.

    Tipari matriarkal i figurave mitologjike tė epikės legjendare theksohet nga fryma e pėrgjithshme e rapsodisė sė njohur tė Gjergj Elez Alisė. Janė gjurmuar e janė gjetur gjurmė tė kulturės bizantine, si kėrkimi i haraēit nga bajlozi “tim pėr tim” (oxhak pėr oxhak). Por, nė thelbin e vet, burimi tragjik i rapsodisė sė Gjergj Elez Alisė ėshtė mbarimi i epokės sė flijimit tė njeriut (gruas) pėr njė vepėr, pėr njė fushatė apo pėr haraē. Gjergj Elez Alia amniston pėrgjithnjė gruan nga flijimi.

    Karakteri ktonik (tokėsor) i hyjnive tė eposit shqiptar thekson karakterin
    autoktonik tė popullit. Ndryshe prej poemave homerike, ku hyjnitė kanė njė hierarki shumėshkallėshe (nėntokėsore), nė eposin shqiptar figurat mitologjike tė botės shqiptare janė tokėsore. Nė folklorin rrėfimtar, duke pėrfshirė eposin dhe pėrrallat, nuk ekziston “e bukura e qiellit”. Krahas me “tė bukurėn e dheut” (tė kėsaj toke) nė traditėn etnofolklorike tė vendit dalin e bėhen bashkė figura tė tilla si shtojzovallet (aglutinim i “shtojua zot vallet”), shtojzorreshtat (“shtojua zot rreshtat”), “ato tė lumet”, shita.

    Cikli shqiptar i kreshnikėve pėrmban njė ndėrthurje tiparesh tė eposeve antike dhe atyre evropianė tė periudhės mesjetare. Por ka mė shumė tipare tė eposeve antike se tė atyre mesjetare. Njė varg argumentesh folklorike janė nė tė mirė tė njė pėrcaktimi kronologjik relativ tė burimit tė eposit nė periudhėn e kalimit prej ilirėve te shqiptarėt, prej ilirishtes te shqipja, prej periudhės sė fundme tė romanizimit nė pėrballjen me dyndjet sllave.

    Eposi shqiptar sundohet fund e krye nga konflikti i bartėsve tė tij me popullsinė e ardhur nė Ballkan, ai mban vulėn e dyndjeve sllave. Eposi shqiptar nuk u krijua qysh nė kontaktet e para me popullsinė e ardhur. Vetė rapsoditė e kėtij cikli bėjnė tė njohur se tė tjera gjėra ndodhnin “kur kem’ pas’ besė me krajli”. Kėto fakte e arsyetime lejojnė tė mbrohet mendimi se nė epos, pavarėsisht nga karakteri i tij shumėshtresor, megjithatė, ekziston njė “kohė e parė”. Ajo pėrkon me shek.VII-VIII, kur ndodhin proceset mė tė rėndėsishme divergjente tė brendshme nė kulturėn etnike, kur vėrtetohen shndėrrimet cilėsore kulturore, si kalimi nga ilirishtja te shqipja. Pikėrisht nė kėtė periudhė vendėsit pėrballen me dyndjet sllave nė Ballkan dhe njohin pak nga pak karakterin ekspansiv tė tyre.
    Faktet folklorike tė eposit ēojnė nė kultin e dheut tė tė parėve, nė mitin e vendlindjes, nė shenjtėrimin e bjeshkės, nė hyjnizimin e dheut, nė atė kuptim qė gjermanėt e pėrdorin kėtė fjalė kur thonė “land”. Ndonėse tė kufizuara, nė epos ka tė dhėna me karakter etnoveēues, qė gjenden tė trashėguara nė botėn shpirtėrore shqiptare. Kėto fillojnė me dallimin “tė vetėt - tė tjerėt”, qė ėshtė nga shenjat mė tė hershme tė ndėrgjegjes sė bashkėsisė. Ndonėse mė shumė mund tė flitet pėr njė nocion landi, vendlindjeje, sesa pėr njė hapėsirė tė pėrcaktuar qartė, prapė vetėdija e njė atdheu qė i bėn bartėsit e eposit tė ndihen mes tyre “tė vetėt” del aty-kėtu.

    Eposi shqiptar nė mesjetė kishte formėn e vet artistike tė kryer. Prej shekujve tė sundimit osman ai mori me vete njė shtresė tė re ndikimi, qė preku pjesėn mė tė dukshme tė tij: emrat e heronjve dhe, deri diku, dekorin e ngjarjeve. Kjo shtresė, mė nė sipėrfaqe tė eposit, ngjan mė e pranishme sa ėshtė nė tė vėrtetė. Pjesa mė e madhe e emrave tė heronjve mendohet tė mos jenė huazime tė drejtpėrdrejta prej osmanishtes, por kalime kuptimore tė emrave tė mėhershėm, pėrkthime strukturore tė tyre. Emri i Halilit, qė i kthyer nė shqip do tė thotė “i bukur”, i pėrgjigjet thelbit tė personazhit, qė trashėgohet prej kohėsh shumė mė tė hershme. Nė emrin e Gjergj Elez Alisė gjymtyra e tij e tretė do tė thotė “i lartė, fisnik”, qė gjithashtu vlen pėr tė theksuar njė tipar qė personazhi e kishte para kontakteve me botėn e Perandorisė Osmane.

    Me frymėzimin e tyre poetik, me mjetet e trajtimit artistik, me vargun e tyre tė rrjedhshėm e me gjuhėn e pastėr, rapsoditė e kreshnikėve pėrbėjnė njė thesar tė poezisė sonė popullore.
    Bashkė me eposin, deri nė kohėn e kontakteve tė para me rrezikun e ri qė po shfaqej nga Orienti, me invazionin osman, shqiptarėt kishin krijuar gjithashtu fondin e baladave, tė cilat vinin si kujtime tronditėse tė epokave tė shkuara. Njėra prej tyre ėshtė ajo qė njihet nė jug me emrin e Konstandinit dhe Doruntinės, kurse nė veri me emrin “Kėnga e Halil Garrisė”. Koha e lindjes sė baladės sė ringjalljes pėrkon me ata shekuj, kur dija biblike e quante tė papranueshėm rikthimin nga bota tjetėr, qysh prej ringjalljes sė Krishtit. Balada e Kostandinit dhe Doruntinės shpesh ėshtė trajtuar si kryevepėr qė ngre lart kultin e besės, shenjtėrinė e fjalės sė dhėnė, pėr hir tė sė cilės mallkimi mund tė tė ndjekė nė kėtė jetė dhe nė tjetrėn. Mesazhi i besės ėshtė i pranishėm nė frymėn e baladės, por para kėtij mesazhi ėshtė fryma e fuqisė sė njeriut pėr tė riardhur nė kėtė jetė.

    Nė mesjetė e para saj funksiononin edhe gjini e zhanre tė tjera tė folklorit, duke filluar prej atyre mė tė shkurtrave, si proverbat, deri te rrėfimi popullor.
    Me pushtimin e Shqipėrisė nga dyndjet osmane u krijua mjedisi kulturor pėr shfaqjen e epikės historike. Kėsaj periudhe i pėrket cikli i Skėnderbeut, i cili pėrmban 10-15 kėngė, tė ruajtura kryesisht tek arbėreshėt e Italisė. Kėngė historike tė periudhės sė qėndresės sė arbėrve madje para Skėnderbeut janė ruajtur edhe nė Shqipėri. Nė njė prej kėtyre kėngėve i kėndohet trimėrisė sė Milosh Kopiliqit, i cili vrau sulltanin nė betejėn e ballkanasve tė Fushė-Dardanisė. Ai paraqitet duke udhėtuar me kokėn e vet tė prerė nėn sqetull dhe motivi i kokės sė prerė qė merr e jep mesazhe nga bota tjetėr, ėshtė ballkanizuar nė njė shkallė relativisht tė gjerė.

    Cikli i Skėnderbeut nė poezinė popullore tė arbėreshėve bashkon historicitetin e figurave dhe ngjarjeve reale me legjendarizimin e trashėguar prej epikės heroike. Skėnderbeu nė kėto kėngė bėn tė njėjtat mrekulli si Shėn Gjergji nė letėrsinė biblike dhe vdekja e tij pėrshkruhet me tė njėjtin vajtim tė botės, natyrės, qiellit, tokės dhe njerėzve si kryqėzimi i Krishtit. Me kėtė cikėl ka studiues qė bashkojnė edhe kėngėn e Gjorg Golemit (Gjergj Arianitit), bashkėkohės i Skėnderbeut, mbledhur e botuar pėr herė tė parė nė vitet 30 tė shek. XX.
    Kėngėt epike dhe legjendat qė i ruajnė arbėreshėt e Italisė, tė larguar nga Shqipėria qysh nė shek. XV, tė cilat me pak ndryshime i gjejmė edhe te fshatarėt e malėsorėt e vendit tonė, dėshmojnė se ato kanė qenė thurrur nga rapsodėt shqiptarė para shek. XV.

    Tradita e arbėreshėve tė Greqisė dhe tė Italisė, e cila pėrputhet me atė tė mėmėdheut, tregon se poezitė epike dhe lirike rituale kėndoheshin, pėrcilleshin me muzikė dhe shoqėroheshin me lėvizje ritmike. Kėto valle bashkė me kostumet e mrekullueshme tė valltarėve, pėrbėnin sė bashku njė shprehje tė lartė artistike qė mishėronte gėzimin e jetės dhe shijen estetike tė shqiptarėve.
    Kultura popullore shqiptare e mesjetės nuk u zhvillua e shkėputur nga kontaktet me popujt fqinjė ballkanas. Ajo ndikoi me njė varg elementesh tė saj, veēanėrisht nė veshje, me muzikėn, vallet dhe me tiparet e saj shpirtėrore, nė kulturėn e popujve fqinjė nė Maqedoni, nė Mal tė Zi, nė Serbinė Jugore dhe nė Greqi. Nga ana e tyre, shqiptarėt e pasuruan gjithashtu kulturėn e vet me ndikime tė marra prej fqinjėve tė tyre qė i shkrinė nė tėrėsinė e trashėgimit tė vet kulturor.
     
    .
41 replies since 9/1/2010, 18:57   2575 views
  Share  
.