~Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. ommonimo
     
    .

    User deleted



    2. KULTURA MESJETARE NĖ SHQIPĖRI

    Mėnyra e jetesės


    Tė dhėnat pėr mėnyrėn e jetesės nė shek. XII-XV janė mjaft tė kufizuara. Ato vijnė kryesisht nga gėrmimet e pakta arkeologjike tė kėsaj periudhe, nga ato pak monumente tė ruajtura, si dhe nga dokumentacioni i shkruar i kancelarive mesjetare.

    Vjetėrsia e vendbanimeve dhe vendndodhja e tyre dėshmohet me njė varg qendrash tė banuara, tė njohura qė nė antikitet, tė cilat e vazhdojnė jetėn e tyre edhe nė mesjetė. Edhe regjistrimet osmane tė shek. XV-XVI flasin pėr njė numėr tė madh fshatrash, vendin ku ndodheshin dhe madhėsinė e pėrafėrt tė secilit. Shumica e vendbanimeve gjendeshin nė zonat kodrinore, nė shpatet e maleve a rrėzė tyre dhe pėrgjatė luginave tė lumenjve. Ka zona nė Shqipėri ku mjaft fshatra janė shtrirė me kohė nė dy ose tri nivele banimi, gjithnjė brenda kufijve tė fshatit tė tyre ose tė malit a tė vrrinit qė u pėrkiste, p.sh. Bresti i Epėrm e Bresti i Poshtėm (Dibėr), Domja e malit e Domja e Poshtme (Shėngjergj-Tiranė), Gojani i Epėrm e Gojani i Poshtėm (Mirditė), Lufaj i Epėrm e Lufaj i Poshtėm (Mat), Preēi i Poshtėm e Preēi i Sipėrm (Elbasan) etj.

    Nė mesjetė kėto fshatra kishin vetėm njė nivel banimi, qė ishte zakonisht atje ku ka pasur njė kishė ose atje ku janė ose kanė qenė varret, ose atje ku ka njė toponim “katund plak” a “katund i vjetėr” etj. Me moshė nga mesjeta e hershme, nė mos edhe mė pėrpara, duhen konsideruar fshatrat qė mbajnė emrin e njė shenjti, si Shėngjergj, Shėmri, Shėnjak, Shėnkoll etj., ose thjesht njė emėr tė krishterė, si Damian, Dedaj, Gjonomadh, Kolgecaj, Lekas, Lukan, Lleshan, Marinė, Marjan, Markaj, Martanesh, Matogjin, Mėrtin, Mėrtur, Nėnmavriq, Nikas, Petran, Petrelė, Simon, Sotirė etj.

    Pėrveē vendbanimeve tė hapura, nė mesjetė ka pasur edhe vendbanime tė fortifikuara ose kėshtjella. Sipas arkeologėve tė kėsaj periudhe, nė Shqipėri njihen rreth 70 kėshtjella qė nga mesjeta e hershme deri nė pushtimin osman. Ato gjenden kryesisht nėpėr luginat e lumenjve kryesorė, si Drini, Shkumbini, Osumi, Devolli, Vjosa etj., dhe lehtėsonin lidhjet e viseve tė brendshme me vijat e mėdha tė komunikacionit, pra edhe lidhjet ekonomike e shoqėrore tė kohės. Disa prej tyre kanė qenė kėshtjella tė trashėguara nga antikiteti, tė ngritura kryesisht nė vende kodrinore, nė bregdet ose afėr tij, me sipėrfaqe disi tė mėdha, brenda mureve tė tyre tė trasha. Tė tjerat ishin kėshtjella tė lindura rishtas nė afėrsi tė burimeve tė ujit ose buzė lumenjve nė pika zotėruese prej ku mund tė kontrollohej i gjithė territori.

    Mesjeta ishte njė periudhė shumė e turbullt nė Ballkan e nė Evropė, me luftėra dhe me grindje tė shumta midis zotėrve feudalė, qė kėrkonin tė zgjeronin zotėrimet e tyre, me dyndje popujsh tė ardhur nga larg, me lėvizjet e kryqtarėve, qė pėrshkuan territorin e vendit, tė nisur nga disa drejtime, pėr tė shkuar nė vendet e shenjta ose nė Konstandinopojė. Pra jeta ishte e pasigurt dhe njerėzit parapėlqenin tė banonin brenda mureve tė kėshtjellave, megjithėse nė kushte jo fort tė pėrshtatshme. Nė trojet brenda kėshtjellave ka pasur edhe shumė ndėrtesa banimi, me mure tė ndėrtuara me gurė mesatarė, tė mbuluara me tjegulla ose me lėndė druri. Rrėnojat e Shurdhahut (shek. XII-XIV) tregojnė se ato ishin shtėpi me dy ose me mė shumė tė ndara.

    Pėr shkak tė sipėrfaqes sė kufizuar qė ndodhej brenda mureve rrethues tė kėshtjellave, njerėzit banonin tė ngjeshur nė njė hapėsirė tė vogėl. Shtėpitė ishin tė vogla, tė ulėta, tė errėta e me lagėshti, ku duhej shfrytėzuar mirė ēdo pėllėmbė e sipėrfaqes. Rrugėt ishin tė ngushta e dredhuese, qė dukeshin edhe mė tė ngushta, kur katet e sipėrme dilnin mbi rrugė pak pėrtej mureve, pėr tė shtuar sipėrfaqen e banimit, duke penguar ajrosjen e mirė tė rrugėve. E kėshtu jeta rridhte brenda njė horizonti tė ngushtė pėr sa kohė banorėt detyroheshin tė qėndronin nė kėshtjellė, ngaqė nuk ishin tė sigurt jashtė saj. Dendėsia e popullsisė, lagėshtia por edhe vėshtirėsia pėr tė mbajtur pastėrti, krijonin kushte tė dėmshme pėr shėndetin; epidemitė e shpeshta e rėndonin edhe mė tej gjendjen. Pėrmirėsimi erdhi me ndėrtimin e lagjeve tė banuara jashtė mureve tė kėshtjellave.

    Shtėpitė e fisnikėve dalloheshin nga pėrmasat e mėdha, nga cilėsia e materialit tė pėrdorur e nga mjeshtėria e ndėrtimit, si dhe nga pajisjet luksoze tė tyre. Kėshtjellat monumentale dhe kishat e hijshme qė u ngritėn me shpenzimet e fisnikėve shqiptarė dhe qė kanė arritur deri nė ditėt tona, dėshmojnė pėr mundėsitė materiale tė fisnikėve shqiptarė gjatė shekujve tė mesjetės pėr tė pasur kushte jetese sa mė optimale.

    Guri i latuar dhe druri i gdhendur kanė qenė materialet kryesore qė hijeshonin pamjen e jashtme e tė brendshme tė banesave tė familjeve fisnike, krahas pėrdorimit tė tullės sė pjekur si dhe tė tjegullės si mbulojė pėr ēatitė. Banesa, oborri, magazinat dhe stallat e kafshėve (qė ngriheshin larg banesės), madje edhe kopshti bashkė me gropėn e gėlqeres, zakonisht ishin tė qarkuara me njė mur tė pėrbashkėt e tė lartė guri. Kur burimet e ujit tė pijshėm ishin larg vendbanimeve, nė oborrin e banesės hapej njė pus. Paretet e tij visheshin me gurė cilėsorė dhe puset lartėsoheshin nga niveli i tokės me njė grykė guri, qė mbulohej me kapakė druri. Nė mjediset e banesės ose nė oborrin e saj ishte edhe furra familjare pėr pjekjen e bukės, tė mishrave etj. Nė oborrin e banesės kultivoheshin trandafila dhe lule tė tjera.

    Muret e brendshme tė banesės ishin tė suvatuara. Krahas lyerjes sė shpeshtė tė tyre me gėlqere, qė pėrdorej gjerėsisht edhe si material kryesor dizinfektimi, muret e dhomave tė veēanta ishin tė zbukuruara me afreske dhe ishin tė pajisura me vatra tė mėdha me oxhakė shumė tė gjerė, tė ngjashėm me ato qė shihen nė kuzhinat e manastireve tė vjetra tė vendit tonė. Natėn ato ndriēoheshin me qirinj dylli, tė vendosur nė shandanė argjendi, me dy, tri ose me mė shumė llambadha. Shandanėt ishin tė zbukuruar me gdhendje artistike.
    Banesat fshatare ndėrtoheshin me gurė tė lidhur ose jo me llaē dhe nuk kishin dritare por vetėm frėngji. Nė shtėpitė pėrdhese dyshemeja pėrbėhej nga trualli i ngjeshur mirė; ato nuk kishin ende tavanė dhe mbuloheshin ose me tjegulla, ose me rrasa guri ose me fluga pishe, atje ku kishte lėndė tė mjaftueshme drusore. Shumica e fshatrave ishin tė ndėrtuara nė terren tė thyer, kėshtu qė pjesa pėrdhese pėrdorej pėr kafshė dhe nė katin e sipėrm banonte familja.

    Muret ishin tė pasuvatuara, dritaret tė ngushta si frėngji nga jashtė, por tė gjera nga brenda. Nė mure nuk kishte dollapė me flegra, por kishte kamare si nė antikitet (p.sh. nė Kamenicė). Vatra e zjarrit nuk ishte krejt nė mes, por disi mė pranė njėrit mur. Banesa e vjetėr e Tiranės, nė format e saj mė fshatarake, duket se ruante mjaft tipare nga banesa mesjetare.
    Nė banesat e zakonshme tymtarėt ishin tė rrallė, por ata nuk mungonin nė banesat e zotėrve feudalė, madje atje edhe vatrat ishin tė mėdha e me oxhakė shumė tė gjerė.

    Nė tė dyja anėt e vatrės kishte, pėrveē shkambeve tė thjeshtė, karrige ose frona druri, me forma mjaft tė zhvilluara, me mbėshtetėse pėr shpinėn e pėr parakrahėt. Format e tyre shihen nė disa skena afreskesh dhe si njė fazė e thjeshtuar e tyre mund tė konsiderohen disa nga format mė origjinale tė karrigeve prej druri tė pėrdorura nė rrethet Pukė, Mirditė etj. deri nė shek. XIX. Nė pėrdorim tė fisnikėve tė kohės pėrmenden edhe frona ose poltrona tė dėrguar nga Venediku. Dhe kėshtu Noli, jo rastėsisht thotė pėr Vojsavė Kastriotin: “rrinte pranė zjarrit mbi njė poltron venecian …” (nė prozėn e shkurtėr “Kthimi i Skėnderbeut nė Krujė”). Edhe bujari Gjon Muzaka, nė kujtimet e tij, pėrmend “njė poltronė despotale”, tė zbukuruar me njė stem gurėsh tė ēmuar tė Andre Muzakės, rreth vitit 1372. Shembuj tė tjerė luksozė tė kėtyre poltronave janė fronat e dhespotėve nė disa nga kishat ortodokse tė vendit, nė tė cilat shumė pajisje janė ruajtur me konservatorizėm tė madh.

    Orendi tė pėrhershme ishin arkat ose sėndyqet e vogla prej druri pėr sendet e imta e tė mėdha dhe pėr rrobat e trupit. Ato punoheshin prej zdrukthtarėve dhe marangozėve vendės, por, pėr bujarinė e lartė, silleshin edhe nga jashtė, sidomos nga Venediku. Arkat e punuara mė mirė ishin arkat e pajės. Nė zonat me pyje shumė, kishte fshatarė vendės qė i punonin vetė orenditė shtėpiake prej druri, duke pėrdorur teknika tradicionale, pa pėrdorur gozhda metalike. Ndėr kėto orendi mund tė pėrmenden fronat e gjatė e tė thjeshtė pa mbėshtetėse, tryezat masive me dhoga tė trasha, govata e magje, shtretėr etj.

    Pėr t’u ēlodhur, malėsori mund tė ulej thjesht mbi njė postiqe pranė zjarrit, kurse banori i fushės, pėr njė pushim tė shkurtėr ulej gjysmė i shtrirė mbi njė rrogoz, shtruar nė njė qoshe tė freskėt brenda shtėpisė ose nė hije nė oborr. Sidoqoftė, pėrsa u pėrket pajisjeve tė fjetjes, nė dokumente, sidomos nė testamente, pėrmenden shtretėrit prej druri, e nė disa raste ata shihen edhe nė skena ikonash. Krerėt e shtretėrve mund tė ishin tė zbukuruar edhe me gdhendje tė thjeshta. Pajisjet e tjera tė fjetjes ishin dyshekėt ose mė mirė shtresat dhe jastėkėt a pėrkresat, qė bėheshin me pėlhurė liri ose leshi, nė formėn e njė kėllėfi qė mbushej me lesh ose kashtė. Pėr fisnikėrinė e lartė dyshekėt, sidomos jastėkėt, duket se ishin tė mbushur me pupla (siē dėshmon Gjon Muzaka).

    Ushqimi e rregullat e tė ngrėnit njihen mė mirė, sepse shumė artikuj ushqimorė shfaqen nė mallrat tregtare tė kohės. Pėr pjesėn mė tė madhe tė vendit, artikulli kryesor ishte buka prej gruri, sidomos nė zonat ku toka punohej mirė, siē ishte rrethi i Tiranės, por edhe pllajat e kultivuara me grurė, thekėr, mel etj. Drithi, si artikull i rėndėsishėm eksporti, duket se i plotėsonte mirė kėrkesat e kultivuesve, por padyshim, kishte edhe zona nė luginat e thella ku nuk mjaftonte gruri dhe kėshtu hahej edhe meli, megjithėse prej tij dilte njė bukė shumė e qullėt. Nė disa dokumente, krahas artikujve tė tjerė pėr eksport, pėrmendet edhe buka. Kėtu ėshtė fjala pėr bukė tė thekur (peksimadhe), artikull shumė i nevojshėm pėr detarėt sa kohė ishin nė lundrim, sepse i qėndronte mė mirė lagėshtirės, dhe ky ishte njė zakon i pėrhapur gjithandej nė brigjet e Mesdheut.

    Drithi bluhej nė mullinj, qė punonin tashmė me forcėn e ujit, megjithatė mokrat prej guri vazhduan tė bėjnė pjesė nė orenditė shtėpiake, duke bluar nė to edhe grurin pėr trahan etj. Tė tjera orendi pėr tė grimcuar ose shtypur sende ushqimore ishin shtypėsat e ndryshėm prej druri ose prej guri. Gruri i bluar trashė e i zier ėshtė padyshim njė nga gatimet e hershme, qė i paraprin bukės. Me kohė ai mbeti nė pėrdorim jo si ushqim i pėrditshėm, por si ushqim ritual pėr tė kremtet e motmotit e sidomos pėr rastet e pėrkujtimit tė tė vdekurve.
    Krahas bukės e gatimeve tė tjera me bazė mielli (si qulli, mėmėliga, pėrsheshi, pitet, petullat etj.) nė shekujt e mesjetės vinte pėrdorimi i bulmetit dhe i yndyrnave. Nė dokumentacionin e kohės, krahas djathit pėrmendet nė eksportet edhe qumėshti. Nė gjelltarinė e kohės ėshtė i pranishėm shpesh vaji i ullirit e kokrrat e tij, artikuj ushqimorė tipikė mesjetarė por qė njiheshin qė nė antikitet. Mullinj vaji kishte tashmė jo vetėm pranė banesave tė zotėrve feudalė, por edhe pranė manastireve qė kishin ullishte.

    Mishi konsumohej mė shumė nė dimėr se nė verė. Nė qytet ai konsumohej veēanėrisht nė tryezat e fisnikėve e tė kėshtjellarėve tė kohės. Baza ishte mishi i pjekur, pėr tė ftuarit mė tė nderuar edhe mish shpendėsh e zogjsh gjahu. Pėrdorej shumė edhe vera. Nė kushtet e kohės mishi ose konsumohej pas therjes ose ruhej i kripur shumė, prandaj para gatimit duhej lėnė nė ujė qė t’i dilte kripa. Edhe peshku konsumohej mjaft sidomos nė qytetet e bregdetit, i freskėt ose i tharė. Nė dokumente tė kohės pėrmenden ngjalat, krapi e putargat e Shkodrės por dėshmon edhe ekzistenca e dajlaneve, pėrveē mėnyrave tė tjera tė peshkimit. Pak a shumė kėto ishin ushqimet qė konsumoheshin edhe nė tavernat e qyteteve kryesore, si Durrėsi, Vlora, Shkodra. Llojet mė tė pėrdorura tė perimeve ishin qepėt, preshėt, hudhrat, specat djegės, tė freskėta dhe tė regjura (turshi). Gjithashtu gjerėsisht pėrdoreshin fruta tė freskėta, tė thata dhe shurupe, si kumbullat, mollėt, dardhat, qershitė, fiqtė etj. Nė gjellėt e ndryshme tė kėsaj kohe pėrdorej shumė edhe uthulla, pėr tė shtuar shijen, gjė qė vazhdon edhe nė shekujt e mėvonshėm.

    Mjalti ishte gjithashtu njė artikull i pėrdorur gjerėsisht.
    Nėse nė tryezat e fisnikėve tė kohės mbizotėronin enėt prej argjendi masiv, nė forma disqesh e pjatancash tė mėdha, si edhe potirėt me fron dhe kupat po ashtu prej argjendi, nė tryezat e shtresave tė mesme qytetare pėrdoreshin gjerėsisht tasat, pjatat dhe pjatancat prej qeramike, tė glazuruara me kujdes e hijeshi si brenda, ashtu edhe jashtė, format e tė cilave shihen nė gjetjet arkeologjike tė mesjetės sė hershme.

    Nė mėnyrėn e jetesės zinin vend edhe ngrohja e ndriēimi. Lėnda djegėse nė kėta shekuj duket se ishin shkarpat e drutė. Ėshtė pėrdorur edhe qymyri i drurit, i cili njihej qė nė lashtėsi, por nė njė masė shumė mė tė kufizuar. Lėnda djegėse sigurohej qė gjatė verės dhe vendosej nė stiva pranė banesės. Drutė digjeshin nė vatėr dhe pėr tė lehtėsuar djegien mbėshteteshin te njė almise e thjeshtė prej hekuri, qė quhej “kali i druve”. Rreth kėtij zjarri i kalonte familja fshatare orėt e gjata tė mbrėmjeve gjatė dimrit.

    Nė banesat qytetare, sidomos nė kėshtjellat e zotėrve feudalė, kishte vatra e oxhakė tė mėdhenj (ndoshta tė ngjashėm me ato qė shihen nė kuzhinat e manastireve mė tė vjetra tė vendit). Nė banesat e vogla fshatare mjetet e ndriēimit ishin, copat e pishės, tė vendosura mbi njė pishtar tė thjeshtė hekuri, pranė vatrės.

    Sipas njė tradite qė vjen nga antikiteti, zonat ku rritej ulliri pėrdornin pėr ndriēim kandilat me vaj. Ndriēimi me kėto kandila me vaj ėshtė ruajtur deri nė shek. XX nė kishat ortodokse tė vendit. Kandilat me vaj, nė format e tyre kryesore, bėheshin krejtėsisht prej argjendi dhe tė mbuluara me gdhendje artistike, qė u jepnin njė shkėlqim tė veēantė mjediseve qė ndriēonin. Kėta kandilė tė kushtueshėm janė pjesė e artit dhe e kulturės bizantine tė kėtyre shekujve dhe janė pėrdorur gjithandej nė viset e Bizantit.
    Pėrdorim tė gjerė kishin edhe qirinjtė prej dylli, me trashėsi tė ndryshme, qė vendoseshin nė shandanė argjendi, me dy, tri ose me mė shumė lambadha, qė vendoseshin mbi tryezat a nė vende tė tjera tė ngritura, pėr tė ndriēuar mė mirė.

    Tė dhėnat pėr veshjet nė shek. XII-XV janė tė pakta e mjaft fragmentare. Pėr shkak tė ngjarjeve historike tė njohura, vendin e pėrshkuan turma tė mėdha njerėzish nga dyndjet e barbarėve, nga kryqtarėt, nga ushtri tė vendeve fqinje etj. Nė anėn tjetėr, kėta janė shekujt e njė zhvillimi mjaft tė shpejtė tė zejtarive. Veshjet nuk i prodhonte vetėm zejtaria shtėpiake, por edhe zejtarėt e vendosur nė qytetet e kohės. Ndikoi nė prodhimin e veshjeve me cilėsi tė lartė edhe importimi i vazhdueshėm i cohėrave tė ndryshme. Pėrmirėsimi i disa proceseve teknike, siē ishin avlemendi horizontal, qė dha mundėsinė e punimit tė pėlhurave me katėr lisa, ose pėrhapja e dėrstilave qė punonin me forcėn e ujit ishin arritje qė solli pėrmirėsime tė dukshme.

    Pjesė tė veēanta tė veshjeve popullore tė mėparshme, si linjat e gjata e me mėngė tė gjera, tirqit, hlamidat ose strukat e leshta por edhe xhupet e opingat, vazhdojnė tė mbahen rregullisht. Nė njė dokument tė vitit 1335, pėrmenden pjesėt e veshjes sė njė detari, ndėr tė cilat edhe kėmisha, fustani e fustanella (camisia, fustanum etc.). Gjatė shek. XIII e pastaj edhe nė shekullin pasues, importohej rregullisht njė lloj pėlhure e pambuktė, mjaft e qėndrueshme, e quajtur fustan, me tė cilėn filluan tė bėhen edhe ato funde kėmishe tė gjera pėr burrat qė u quajtėn fustanella. Por familjet princore dhe aristokracia e lartė vazhduan tė ndjekin nė veshje modėn bizantine, duke pėrdorur sako brokartesh tė kushtueshme apo kadife e stofra, tė zbukuruara rėndė me qėndisje me fije ari e me gurė tė ēmuar. Edhe stolitė e tyre, si kurora e diadema, vathė e tėmthore, gjerdanė me medalione tė mėdha, breza etj. ishin prej ari, me perla e me gurė tė ēmuar. Nė shek. XIV-XV pėrmenden mė shpesh hlamidat e dyfishuara, domethėnė me dy faqe dhe mantelet e veshur pėrbrenda me gėzof. Ėshtė interesant fakti se nė fillim tė shek. XV tė tilla hlamida, nė dokumentet veneciane, cilėsohen me fjalėt ad modum Albanesibus ose secundum eorum ritum.

    Sė fundi, mund tė kujtojmė se nga shek. XV deri nė shek. XVIII, nė shtresa tė ndryshme tė shoqėrisė ėshtė mbajtur njė lloj kapele mjaft e lartė dhe me strehė rreth e qark, qė cilėsohet nė Francė si kapelė shqiptare (“chapeau albanois” ose thjesht “albanois”, nga F. Rabelais).

    Krahas rrobaqepėsve e gėzoftarėve, si zeje mė vete, pėrmenden nė qytetet e Shqipėrisė edhe kėpucarėt, ēizmarėt e papuēinjtė.

    Deri nga fundi i shek. XV veshja e fisnikėve vazhdoi tė zhvillohet jo vetėm nėn ndikimin e qytetėrimit bizantin, por edhe nėn ndikimin perėndimor, qė hynte te ne kryesisht nėpėrmjet marrėdhėnieve me qytetet mė tė zhvilluara italiane tė kohės. Kėtu nuk duhet harruar se shumė nga familjet bujare tė kohės, si Balshajt, Topiajt, Dukagjinėt, Gropajt, Muzakėt, Zahariajt, Arianitėt, Kastriotėt, Jonimajt etj. ishin tė pėrzier midis tyre me lidhje tė shumėfishta gjaku e krushqie. Madje disa prej tyre kishin tė tilla lidhje edhe me dinastitė e mėdha tė kohės si paleologėt, asienėt, anzhuinėt, si edhe me aristokracinė kroate, serbe e boshnjake, pra e mbanin veten tė barabartė me ta, madje edhe me fisnikėt e Italisė sė Jugut.

    Kėto familje fisnikėsh kishin secila oborrin e vet, ku vinin rrotull njė varg zotėrinjsh e fisnikėsh, kancelarėsh, qefalinjsh e vojvodėsh tė rangjeve tė ndryshme, si edhe njė mori kalorėsish, kasnecėsh e shėrbėtorėsh, si edhe tė ftuar tė shumtė.

    Kjo fisnikėri nga kontaktet me fisnikėt e Perėndimit, synonte tė jetonte e tė zbavitej si ata. “Pėr njė kohė shumė tė gjatė, - thotė Shuflai, - fisnikėt dhe zotėrinjtė e hinterlandit, kishin zakon tė shkonin nė Durrės shumė herė nė vit, pėr punėt e veta dhe pėr dėfrim (“pro suis factis, vel pro placere”). Nė njė marrėveshje midis anzhuinėve dhe despotit shqiptar Andre Muzaka, nė vitin 1336, u jepej liri anėtarėve tė kėsaj familjeje qė tė vinin nė Durrės sa herė dėshironin dhe ata mbetėn, deri nė shpėrnguljen e tyre nė Itali mė 1476, nė raporte miqėsore me familjet fisnike tė Durrėsit. Kėto lidhje miqėsie, qė favorizonin shtrirjen e modės veneciane nė gjithė mėnyrėn e jetesės, duket se vazhduan edhe nė shek. XVI.

    Nėn ndikimin perėndimor, sidomos tė anzhuinėve, fisnikėt e vendit tonė fillojnė tė pėrdorin edhe stemat e vulat, duke zgjedhur secili shenja e simbole tė veēanta. Stema e gdhendur nė gur vendosej, zakonisht, nė hyrjen kryesore tė kėshtjellės. U bė zakon gjithashtu qė familjet fisnike tė hartonin edhe gjenealogjitė e tyre, mė fort pėr tė konsakruar prejardhjen e tyre, por edhe pėr t’u treguar pinjollėve pasardhės ku shtriheshin pronat e zotėrimet e tyre. Njė shembull i mirė pėr kėtė ėshtė Gjon Muzaka, i cili nė vitin 1510 hartoi gjenealogjinė e familjes sė vet, duke na dhėnė kėshtu njė dokument shumė tė vlefshėm pėr kohėn.
     
    .
41 replies since 9/1/2010, 18:57   2575 views
  Share  
.