~Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. ommonimo
     
    .

    User deleted



    3. VENEDIKU NĖ SHQIPĖRI (SHEK. XIV-XV)


    Shtrirja e zotėrimeve veneciane nė Shqipėri



    Pas dėshtimit tė pėrpjekjeve pėr tė krijuar edhe nė Shqipėri njė zotėrim tė vetin nė kohėn e Kryqėzatės IV dhe shkrirjes sė Dukatit venecian tė Durrėsit, mė 1213, Republika e Shėn Markut ishte mjaftuar tė mbronte interesat e saj tregtarė, duke rėnė pėr kėtė nė ujdi me sundimtarėt e me bashkėsitė e qyteteve. Tregtarė venecianė pėrshkonin me karvane rrugėt qė lidhnin portet e Durrėsit, Vlorės, Shėngjinit etj., me viset e brendshme duke ēuar e duke tėrhequr mallra prej andej. Prania e konsujve venecianė nė qendra tė tilla, si nė Durrės (1249), nė Spinaricė (1276) apo nė Vlorė (1359), nėnvizonte praninė e shkėmbimeve tregtare midis porteve shqiptare dhe Venedikut. Ashtu si nė shek. XI, edhe nė shek. XIV nė Durrės vazhdonte tė kishte njė koloni tregtare veneciane, tė pėrqendruar nė njė lagje tė veēantė, buzė detit, dhe tė organizuar pėrreth kishės sė hershme tė Shėn Mėrisė sė Amalfitanėve.

    Pėrfaqėsuesit e kėsaj kolonie, edhe pse nuk gėzonin statusin e qytetarit (civis), kishin statusin e rezidentit (habitator) qė u siguronte lirinė e jetės, tė pronės, tė aktivitetit ekonomik, krahas detyrimeve pėrkatėse. Nė shek. XIV pėrmenden edhe mjaft fisnikė venecianė nga familje tė shquara, si Kontarenėt, Maurot, Barbadigot etj., qė kishin blerė toka e bagėti nė rrethinat e Vlorės, Durrėsit apo Butrintit, duke ngritur aty fermat (casale) tė bazuara nė shfrytėzimin intensiv tė tokės e tė bagėtisė.

    Nė pėrgjithėsi, deri nė dhjetėvjeēarėt e fundit tė shek. XIV, angazhimi i Venedikut nė Shqipėri mbeti kryekėput nė lėmin ekonomik dhe synonte mbajtjen hapur tė arterieve kryesore tregtare, tokėsore e detare, dhe mbrojtjen e interesave tė qytetarėve venecianė. Venediku s’mund tė luante veēse njė rol politik tė kufizuar edhe pėr faktin se nga fundi i shek. XII, por veēanėrisht nė shek. XIV, nė Dalmaci e nė Shqipėri ushtronte njė sovranitet formal mbretėria e Hungarisė, rivale e Venedikut. Interesat hungareze nė krejt vijėn bregdetare qė shtrihej nga Kuarnaro (Istrie) e deri nė Durrės u njohėn mė 1358 dhe u konfirmuan edhe nė paqen e Torinos, mė 1381.

    Por shfaqja e turqve osmanė dhe dalja e tyre eventuale nė bregdet, rrezikonte tė kėpuste rrugėt tregtare tė Venedikut. Njė gjė e tillė e bėri tė pashmangshėm angazhimin e kėtij tė fundit nė ngjarjet qė zhvilloheshin nė Shqipėri. Pėr t’i mbajtur osmanėt larg nga qytetet-porte tė Adriatikut ose tė Jonit, Republika e Venedikut u pėrpoq tė forconte marrėdhėniet me krerėt feudalė shqiptarė qė kontrollonin rrugėt dhe shtigjet qė ēonin drejt tyre, duke inkurajuar qėndresėn e atyre krerėve kundėr sulmeve osmane. Nė gjysmėn e dytė tė shek. XIV, sundimtarėt shqiptarė Balshajt, Dukagjinėt, Zahariajt, Topiajt, Muzakajt, Shpatajt, Zenebishėt kishin marrėdhėnie tė rregullta me Republikėn e Shėn Markut. Kjo e fundit i kishte shpallur shumė prej tyre qytetarė venecianė dhe u kishte njohur privilegjet qė lidheshin me kėtė status. Nė mjaft raste venecianėt i furnizonin zotėrit shqiptarė edhe me armė dhe madje me anije luftarake, por kjo vetėm kur bėhej fjalė pėr mbrojtjen e viseve bregdetare nga sulmet e flotės osmane.

    Deri nė ēerekun e fundit tė shek. XIV, Republika e Venedikut ishte mjaftuar me sigurimin e interesave tė saj ekonomiko-tregtarė, pa u angazhuar drejtpėrsėdrejti nė Shqipėri edhe kur pėr njė gjė tė tillė pati ftesa nga grupe e bashkėsi shqiptare. Kėshtu, nė vitin 1350, bashkėsia qytetare e Durrėsit, ku njė rol tė madh luanin tregtarė e sipėrmarrės tė lidhur ngushtė ekonomikisht me Venedikun, i kėrkoi kėtij tė fundit ta merrte nė dorėzim qytetin. E ndėrgjegjshme se njė hap i tillė ishte i parakohshėm, pasi do ta fuste atė nė konflikte me fuqi tė tjera tė interesuara, si Mbretėrinė e Napolit, mbretėrinė serbe apo atė hungareze, Venediku nuk e pranoi nė atė rast ofertėn. Por situata e re e krijuar pas betejės sė Fushė-Dardanisė (1389), kur ushtrive osmane iu hap rruga drejt viseve bregdetare, e bėnte tė domosdoshme pėr Venedikun shtėnien nė dorė tė qendrave kryesore bregdetare pėr tė shmangur daljen nė det tė osmanėve dhe pėr rrjedhojė, paralizimin e trafikut detar pėrgjatė brigjeve shqiptare. Kjo politikė e re e Venedikut nė Shqipėri favorizohej tashmė edhe nga fakti se mjaft sundimtarė shqiptarė, tė pafuqishėm ndaj sulmeve osmane, tregoheshin tė gatshėm t’ia dorėzonin atij pjesėrisht ose tėrėsisht zotėrimet e tyre kundrejt kushtesh krejt tė favorshme pėr kėtė tė fundit. Nė vitin 1386, pasi mori Korfuzin, Venediku ishte tashmė i pranishėm nė truallin shqiptar duke shtėnė nė dorė, nė marrėveshje me Gjon Zenebishin, sistemin e fortifikuar tė Butrintit e tė Ksamilit, me rėndėsi thelbėsore pėr kontrollimin e Kanalit tė Korfuzit.

    S’ka dyshim qė nė qendėr tė planeve veneciane nė Shqipėri qėndronte qyteti i Durrėsit, avantazhet strategjike dhe ekonomike tė tė cilit venecianėt i njihnin mirė. Qė nė maj tė vitit 1387 princi Karl Topia, i ndodhur nėn presionin e vazhdueshėm tė sulmeve osmane, i propozoi Republikės lėshimin e Durrėsit kundrejt njė shpėrblimi dhe njė lejeje pėr t’u vendosur nė kolonitė veneciane tė Kretės ose tė Negropontit (Eube). Nė atė rast Venediku i qėndroi besnik politikės sė tij tė shmangies sė hyrjes nė konflikt drejtpėrdrejt me osmanėt, ndaj e refuzoi butėsisht ofertėn e Karlit, edhe pse i premtoi ndihmėn e vet ushtarake. Por vetėm njė vit mė vonė situata e Durrėsit ishte bėrė aq e brishtė, saqė Senati i Venedikut mori vendim qė qyteti tė shtihej nė dorė sapo tė shihej se rrezikohej tė binte nė duar tė osmanėve. Projekti parashikonte si dorėzimin vullnetarisht tė qytetit nga ana e Gjergj Topisė (Karli ndėrkohė kishte vdekur), ashtu dhe marrjen e qytetit jashtė vullnetit tė tij, nė bashkėpunim me qytetarė durrsakė, pėrkrahės tė Republikės. Fillimisht, Gjergj Topia u bind qė t’u lėshonte venecianėve kullėn e poshtme tė qytetit, atė pranė portit. Por nė prill tė vitit 1392, i ndodhur sa nėn presionin e osmanėve, aq edhe tė pėrfaqėsuesve mė tė lartė tė parisė durrsake, pėrfshirė dhe kryepeshkopin Dhimitėr Nesha, tė cilėt kishin rėnė nė ujdi me Venedikun, Gjergj Topia nėnshkroi aktin e dorėzimit tė krejt qytetit Republikės sė Shėn Markut. Mė 1393 vėllezėrit Progon e Tanush Dukagjini i kaluan Venedikut kėshtjellėn e tyre tė Lezhės.

    Nė dhjetor 1395 njė tjetėr sundimtar shqiptar i ndrydhur nga osmanėt, Gjergji II Strazimiri Balsha, i ofroi Venedikut qytetet bashkė me territoret e Shkodrės e tė Drishtit. Marrėveshja u nėnshkrua nė pranverėn e vitit 1396 e nė bazė tė saj Balsha i lėshonte Venedikut, kundrejt shpėrblimit dhe kushteve tė tjera, qytetet e Shkodrės, tė Drishtit, tė Shasit e tė Dejės, bashkė me rrethina. Me kėtė rast Gjergj II Balsha bashkė me trashėgimtarėt e tij pranoheshin nė Kėshillin e Madh dhe nė radhėt e fisnikėrisė veneciane. Mė 1395 Venediku u mori Balshajve qytetet e Ulqinit, Tivarit e tė Buduės.
    Pėrsa i pėrket Vlorės, sundimtarja e saj Komnenė Balsha, e veja e Balshės II, i kishte propozuar qė mė 1386 Venedikut dhėnien e qytetit, bashkė me kėshtjellat e Kaninės, Himarės dhe tė Pirgut (nė derdhje tė Semanit). Besnik ndaj politikės sė tij tė mosangazhimit aty ku nuk e gjykonte tė domosdoshme, Venediku nuk e pranoi ofertėn as tė Komnenės dhe as tė pasardhėsve tė saj, Merkshės e Ruginės. Zotėrimi i Durrėsit dhe i Butrintit konsiderohej i mjaftueshėm pėr tė kontrolluar krejt krahun jugor tė bregdetit shqiptar.

    Nga ana tjetėr, duke ditur interesimin e jashtėzakonshėm tė osmanėve pėr kėtė qytet, venecianėt e dinin se shtėnia nė dorė e tij do ta ndėrlikonte Republikėn nė konflikte tė pashmangshme me osmanėt. Ndaj pėr Vlorėn u zbatua njė politikė tjetėr: tė pritej derisa qyteti tė pushtohej nga osmanėt e mandej t’u kėrkohej kėtyre blerja e tij qoftė edhe me njė ēmim mė tė lartė nga sa ofronin zotėrit e ligjshėm tė saj. Por llogaritė e Republikės nė kėtė pikė nuk dolėn, pasi me tė pushtuar Vlorėn e Kaninėn nė qershor tė vitit 1417, osmanėt treguan se jo vetėm nuk kishin ndėrmend t’ia shisnin atė Venedikut, por e kthyen nė bazėn e tyre kryesore detare nga ku kontrollonin lundrimin nė Adriatik dhe nga ku filluan tė pėrgatisnin invazionin e Italisė.

    Disa vjet pas marrjes sė Butrintit (1386), duke shfrytėzuar vėshtirėsitė e zotėrve Zenebishi e Shpata, Venediku shtiu nė dorė nė bregdetin e Vagenetisė (Ēamėrisė), edhe skelat e Sajadhės, Pargės, Fanarit, si dhe portin e rėndėsishėm tė Naupaktit (Lepantos) nė gjirin e Korintit.
    Nė kėtė mėnyrė, Venediku realizonte njė synim qė kishte qenė nė themel tė politikės sė tij qysh nga koha e Kryqėzatės IV (1204): shtėnien nė dorė tė porteve e tė skelave kryesore pėrgjatė vijės bregdetare pėr tė siguruar kontrollin e rrugėve detare drejt Lindjes. Megjithatė, realizimi i kėtij synimi bėhej nė kushtet kur osmanėt po ushtronin trysni gjithnjė e mė tė madhe nė kėtė krah.

    Venediku nuk ishte nė gjendje t’u bėnte ballė sulmeve osmane kundėr kėshtjellave tė tij. Pėr kėtė qėllim, ai u mundua tė nxiste, pa rėnė nė sy, qėndresėn e krerėve shqiptarė, qė zotėronin territoret midis bazave osmane nė Maqedoni dhe zotėrimeve veneciane tė bregdetit. Nė fillim tė shek. XV, ndėr klientėt e Venedikut numėroheshin Cėrnojeviqėt (Gjurashėt), Hotėt, Tuzėt, Bitidosėt, Jonimėt e Zaharitė e Gentės, Dushmanėt e Pultit, Gjon Kastrioti e Niketė Topia nė Shqipėrinė Qendrore, Teodor Muzaka i Beratit, Gjon Zenebishi i Gjirokastrės e Muriqi Shpata i Artės. Nė kėmbim tė ruajtjes sė shtigjeve, qė lidhnin bazat osmane nė Maqedoni me viset bregdetare, Venediku u ofroi krerėve tė mėsipėrm provizione nė tė holla, tituj fisnikėrie, prona dhe strehim nė zotėrimet e veta nė rast tė pamundėsisė pėr tė qėndruar mė nė tokat e veta. U premtoi gjithashtu pėrfshirjen e tyre nė ēdo traktat paqeje, qė eventualisht do tė nėnshkruante me osmanėt, premtim qė nuk e mbajti kurrė. Nė fakt, nė vend tė politikės sė konfrontimit me osmanėt, Republika e Venedikut filloi tė zbatojė gjithnjė e mė shumė politikėn e ujdisė me ta, aq mė shumė kur pas disfatės sė Ankarasė, mė 1402, osmanėt nė paqet veneto-osmane tė viteve 1411, 1430 apo 1446, treguan gatishmėri pėr t’u njohur venecianėve zotėrimet nė Shqipėri. Pikėrisht atėherė, Republika e Venedikut dhe qeveritarėt e saj nė Shqipėri jo vetėm u pajtuan me pushtimin e Krujės, Vlorės, Beratit e tė Gjirokastrės nga osmanėt nė vitet 1415-1418, por filluan edhe ta shkurajojnė qėndresėn e krerėve shqiptarė, duke i kėshilluar ata tė mos ndėrmerrnin sulme kundėr kėtyre tė fundit.

    Nė korrik tė vitit 1433 Republika i porosiste shkoqur qeveritarėt venecianė nė Shqipėri qė tė anullonin marrėveshjet me cilindo princ shqiptar, i cili ngrihej kundėr osmanėve dhe despotit serb Stefan Llazareviē, me tė cilėt Venediku ishte tashmė nė paqe. Ky qėndrim i ri i Venedikut ēoi nė acarimin e marrėdhėnieve me krerėt kryesorė shqiptarė, si Balshajt, Dukagjinėt, Topiajt, Kastriotėt etj. Madje, puna arriti deri aty saqė qeveritarėt venecianė tė paguanin komandantėt osmanė pėr tė goditur “aleatėt” shqiptarė, qė shpeshherė gėzonin edhe tė drejtėn e qytetarisė veneciane. “Venecianėt e kontrollojnė gjithė Arbėrinė me anė tė turqve” raportonin nė tetor tė vitit 1422 tė dėrguarit e Raguzės. Dhe duke iu referuar politikės pa moral e pa parime tė Republikės sė Shėn Markut nė Shqipėri, shtonin: “Gjithė bota e di se sa zgjatin miqėsia dhe premtimet e venecianėve”. Kėta e treguan kėtė qėndrim edhe nė rastin e nėnshkrimit tė paqeve tė sipėrpėrmendura me osmanėt, ku nė kundėrshtim me sa kishin premtuar vazhdimisht, nuk i pėrfshinė aty krerėt shqiptarė deri atėherė “klientė” tė Venedikut. Nė kėtė mėnyrė shqiptarėt mbetėn vetėm pėrballė hakmarrjes sė osmanėve.


    Qytetet shqiptare nėn administratėn e Venedikut


    Ndikimi i madh qė Venediku ushtronte prej shekujsh nė jetėn ekonomike e kulturore tė qyteteve bregdetare shqiptare, e lehtėsoi kalimin e kėtyre tė fundit nėn sundimin e tij. Nė Durrės, Lezhė, Shkodėr, Ulqin e nė Tivar kishte grupe tė tėra shoqėrore qė ishin tė lidhura ngushtė me Venedikun. Kėta mund tė ishin tregtarė, pronarė anijesh, detarė, artizanė. Por rrethi i marrėdhėnieve me Venedikun pėrfshinte gjithashtu edhe sektorė tė popullsisė joqytetare, fisnikė dhe bujq, sidomos tė rrethinave, qė eksportonin produktet e tyre nė Venedik, ose qė garantonin lėvizjen e tregtarėve venecianė nė brendėsi tė vendit. Republika diti tė tėrhiqte nė orbitėn e vet edhe mjaft fisnikė tė vegjėl rrotull qyteteve, tė cilėve u paguante provizion tė pėrvitshėm nė kėmbim tė sigurimit tė qetėsisė nė rrethinat dhe nė vetė qytetet. Nė shek. XIV elementė tė veēantė tė parisė sė qyteteve bregdetare, por edhe tė aristokracisė sė tokės, kishin fituar qytetarinė veneciane, madje ndonjėri kishte arritur edhe tė pranohej nė Kėshillin e Madh tė Republikės. Pas tyre kishte edhe shumė tė tjerė, kryesisht tregtarė e artizanė, qė gėzonin privilegje tė veēanta dhe qė, siē thuhej, “e mbanin veten pėr venecianė” (pro Veneto expediantur). Nė mjedise tė tilla Venediku gjeti mbėshtetjen e tij shoqėrore para dhe gjatė sundimit tė tij nė Shqipėri.

    Republika e Venedikut e realizonte qeverisjen nė zotėrimet e saj shqiptare me anėn e nėpunėsve tė dėrguar enkas nga Venediku (rektorėt). Njė flotė e posaēme bėnte roje tė pėrhershme pranė brigjeve shqiptare, e gatshme tė ndėrhynte sa herė qė cenoheshin interesat e Venedikut. Bajl-kapedani i Durrėsit dhe kont-kapedani i Shkodrės, ishin funksionarėt e nivelit mė tė lartė nė Shqipėri. Nėn urdhrat e tyre ishin njė numėr zyrtarėsh tė tjerė, si komandanti i kėshtjellės (castellanus), komandanti i flotės lokale (admirali), komandanti i trupave tė kalorisė (comestabilis), ruajtėsi i thesarit (camerarius), gjykatėsi (magister iuratus), sekretari (cancellarius). Nė Drisht autoriteti mė i lartė venecian ishte podesta, kurse nė Lezhė kėshtjellari. Nė rastet kur vendi i qeveritarit nė njė qytet tė caktuar mbetej i zbrazėt, Venediku dėrgonte aty proveditorėt, funksionarė me njė mandat tė kufizuar. Konsujt venecianė, qė vepronin si pėrfaqėsues tregtarė dhe shpesh si informatorė, vepronin prej kohėsh nė qytetet kryesore dhe qė luajtėn rol tė rėndėsishėm nė pėrgatitjen e kushteve pėr kalimin e kėtyre qyteteve nėn flamurin e Venedikut, nė mjaft raste morėn poste tė rėndėsishme nė administratėn veneciane. Qendra i ēmonte veēanėrisht njohuritė dhe lidhjet e tyre me vendin dhe me njerėzit.

    Nė kushtet e zhvillimit tė invazionit osman, Venediku ishte tejet i interesuar qė nė zotėrimet e tij shqiptare tė ruhej paqja shoqėrore. Njė gjė e tillė parakuptonte pjesėmarrjen e aristokracisė qytetare nė qeverisje, si dhe njohjen e strukturave dhe tė institucioneve tradicionale bashkiake, gjė qė binte ndesh me interesat e Venedikut. Nė fakt, institucionet bashkiake, siē qe, p.sh., ai i magister iuratus, i kancelarit apo i admiralit nė Durrės, ose u uzurpuan nga shtetas venecianė, ose u dubluan apo u zhvleftėsuan, duke iu nėnshtruar vullnetit tė qeveritarit. Megjithėse nė ēastin e marrjes nė dorėzim tė qyteteve shqiptare, Republika e Venedikut u kishte premtuar bashkėsive vendase se do tė respektonte ligjet dhe doket e vjetra tė vendit, administrata veneciane nuk vonoi tė krijojė pakėnaqėsi e tė bjerė nė konflikt me popullsinė vendase. Nė Durrės, Shkodėr, Drisht, Ulqin e nė Tivar qeveritarėt venecianė shpėrfillnin statutet e vendit dhe udhėhiqeshin nga praktika koloniale.

    Qytetarėt duhej tė kryenin njė sėrė shėrbimesh e punėsh angari pėr shtetin venecian, tė punonin pėr meremetimin e mureve tė qytetit, shpeshherė duke e paguar me shpenzimet e veta lėndėn e parė tė ndėrtimit dhe duke e transportuar po vetė nė vendin e duhur. Me shėrbime dhe angari tė tilla ngarkohej edhe popullsia e fshatrave pėrreth, nėn juridiksionin e kėshtjellave.
    Qytetarėt detyroheshin gjithashtu tė kryenin shėrbimin e patrullimit tė qytetit dhe tė rojes nė portat e tij, me kohėzgjatje e kushte mjaft mė tė rėnda nga ē’e pėrcaktonin kėto shėrbime statutet e qytetit. Kėto tė fundit pėrcaktonin gjithashtu qė qytetarėt tė kryenin shėrbime tė caktuara ushtarake, por vetėm brenda qytetit, megjithatė qeveritarėt venecianė nuk ngurronin tė nxirrnin trupat vullnetare tė qytetarėve edhe jashtė. Qeveritarėt venecianė abuzonin me statutet deri nė atė masė saqė nė Drisht, p.sh., ua kėrkonin kryerjen e shėrbimit tė rojės edhe klerikėve, gjė qė ishte nė kundėrshtim flagrant me dispozitat statutore tė atij qyteti.

    I vendosur nė politikėn e tij pėr t’i mbrojtur zotėrimet e veta nė Shqipėri me sa mė pak shpenzime e forca, Venediku u mundua tė pėrfshinte nė sistemin e mbrojtjes sė qytetit edhe krerėt feudalė tė rrethinave, duke i bėrė kėta pėr vete me tė holla e privilegje. Ruajtja e Durrėsit dhe e prapatokės sė tij mbėshtetej sė shumti edhe nė aleancat me krerė nga familjet fisnike Topiaj, Skurraj, Muzakaj etj. “njerėz me pushtet e fuqi tė madhe ushtarake”, tė cilėve Venediku u paguante provizion tė pėrvitshėm, u akordonte liri e privilegje tė veēanta dhe u lejonte hyrje-daljen e lirė nė qytet, ndėrkohė qė pėrgjithėsisht zotėrit feudalė shiheshin si rrezik pėr qytetet nė fjalė. Nė zonėn e Shkodrės, ku vazhdonte tė mbijetonte njė shtresė e fuqishme proniarėsh, qeveritari venecian arriti tė sigurojė njė mbėshtetje tė rėndėsishme shoqėrore, pėr sa kohė mundi t’i bėjė pėr vete ata. Por, edhe pse u pranua si njė alternativė e pushtimit osman, nė pėrgjithėsi sundimi i Venedikut nė qytetet shqiptare dhe rrethinat e tyre u shoqėrua me pakėnaqėsi, konflikte e deri kryengritje tė vendasve, siē qenė ato tė viteve 1399, 1405, 1410 e 1418-1419.

    Nė sfond tė tyre qėndronin arsye tė ndryshme, por ato ekonomike zinin vendin qendror. Republika e Venedikut parashikonte qė barra e shpenzimeve pėr mbrojtjen e bregdetit shqiptar nga rreziku osman tė pėrballohej me burimet e vendit, ndaj qė nė fillim ajo nxitoi t’i shtjerė nė dorė kėto burime. Nėn administrimin e drejtpėrdrejtė tė qeveritarėve venecianė kaluan tė ardhurat nga taksat, doganat, tregjet, peshkoret, dajlanet, kriporet, qė shpesh u jepeshin nė sipėrmarrje personave tė veēantė, kryesisht shtetas venecianė, tė cilėt prireshin t’i rrisnin ato duke rėnduar popullsinė vendase. Tė ardhura tė mėdha Venediku nxori nga vendosja e monopolit tė vet mbi produkte tė caktuara shqiptare, siē ishin drithėrat dhe kripa. Lidhur me drithėrat, tregtimi i tyre u orientua kryekėput drejt tregut venecian. Akoma mė i rreptė ishte kontrolli qė Venediku vendosi mbi kripėn. Ai pėrfshinte edhe prodhimin e saj.

    Republika e ndaloi nė mėnyrė kategorike ndėrtimin e kriporeve dhe prodhimin e kripės nga sipėrmarrės privatė shqiptarė. Tregjet shqiptare, nga Tivari deri nė Pargė e nė Prevezė, duhej tė furnizoheshin me kripėn e prodhuar nė kriporet e Sinjorisė nė Korfuz e nė Durrės, kuptohet me ēmime tė caktuara nga shteti venecian. Edhe ky monopol venecian mbi tregtinė e kripės u bė burim konfliktesh tė ashpra me bashkėsitė shqiptare dhe me mjaft krerė shqiptarė, tė cilėt e konsideronin kripėn njė burim tė rėndėsishėm tė ardhurash: “kripa ėshtė buka ime”, do t’i shkruante mė 1401 Gjon Zenebishi senatit tė Venedikut, duke shtuar se midis tij dhe Venedikut do tė mund tė kishte paqe e mirėkuptim vetėm nė rast se ky i fundit hiqte dorė nga pėrpjekjet pėr tė shtėnė nė dorė ose pėr tė shkatėrruar kriporet e tij tė Sajadhės, nė Ēamėri.
    Gjithsesi, bashkėsitė qytetare e fshatare shqiptare qė hynė nėn sundimin e Venedikut kishin shumė arsye pėr tė qenė tė pakėnaqura nga qeverisja e tij.

    Kjo pakėnaqėsi pasqyrohet nė ankesat e shumta qė ato bashkėsi i drejtuan pushtetit qendror venecian, ku demaskoheshin arroganca dhe praktikat shfrytėzuese tė qeveritarėve venecianė nė Shqipėri. Shpeshherė pakėnaqėsia ndaj qeverisjes shpėrthente nė formėn e sulmeve e tė raprezaljeve kundėr zyrtarėve e shtetasve venecianė apo deri edhe nė kryengritje tė vėrteta popullore. Kėto fitonin mė shumė mbėshtetje, kur drejtoheshin nga fisnikė po aq tė pakėnaqur vendas. Kėshtu ndodhi nė kryengritjet e viteve 1399, 1405, 1410 e 1418-1419 nė trevat veriperėndimore tė udhėhequra nga Balshajt, qė e rrezikuan seriozisht sundimin venecian dhe qė pėrfunduan edhe me humbjen e pėrkohshme tė qyteteve tė Shkodrės, Drishtit, Ulqinit e tė Tivarit.
     
    .
41 replies since 9/1/2010, 18:57   2578 views
  Share  
.