~Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. ommonimo
     
    .

    User deleted



    Shteti i Arianitėve


    Arianitėt ishin njė familje e vjetėr fisnike. Zotėrimet e tyre shtriheshin pėrgjatė luginės sė Shkumbinit e Rrugės Mbretėrore (Egnatia) dhe nė lindje arrinin sė paku deri nė afėrsi tė Manastirit.
    Nė burimet historike emri i familjes fisnike tė Arianitėve haset pėr herė tė parė nė shek. XI nė veprėn e Gjergj Kedrenit Pėrmbledhje Historish. Ai tregon se nė fillim tė shek. XI (1001-1018) perandori i Bizantit emėroi patricin David Arianitin si strateg tė Selanikut dhe, mė pas, si strateg tė Shkupit. Ai luftoi kundėr bullgarėve nė Strumicė e nė Shkup. Edhe djali i tij, Konstandini, pėrmendet nė vitet 1049-1050 si ushtarak nė shėrbim tė Perandorisė Bizantine.

    Nė njė marrėveshje qė Karli I Anzhu lidhi me disa fisnikė shqiptarė, nė fund tė shek. XIII (1274), pėrmendet ndėr kėta edhe sebast Aleks Arianiti. Emri i Arianitėve do tė vazhdonte tė ishte i pranishėm edhe mė shumė nėpėr dokumente tė shek. XIV. Nė dy dokumente tė vitit 1304 tė princit tė Tarentit, Filipit, dhe tė mbretit tė Sicilisė, Karlit II, ndėr emrat e disa familjeve fisnike shqiptare, qė u njiheshin privilegjet e mėparshme, ėshtė shėnuar edhe emri i Arianitėve. Nė njė letėr tė vitit 1319, qė papa Johani XXII ua drejtoi disa fisnikėve shqiptarė, ėshtė shėnuar emri i protolegatorit Guljelm Arianiti. Nė Epitafin e Glavinicės, tė qėndisur nė vitin 1373, gjendet edhe emri i qėndistarit Gjergj Arianiti.

    Pėr kėto figura me mbiemrin Arianiti nuk mund tė krijohet njė lidhje e sigurt dhe tė pohohet se domosdo ata i pėrkisnin tė njėjtit trung familjar. Sidoqoftė, nėpėrmjet tyre del qartė sė Arianitėt ishin njė familje fisnike e vjetėr e Shqipėrisė Qendrore, nga mė tė njohurat dhe me ndikim tė veēantė nė jetėn politike tė vendit.
    Rol pozitiv nė kėtė drejtim kishte zotėrimi e kontrolli prej Arianitėve i segmenteve tė rėndėsishme tė Rrugės Mbretėrore (Egnatia) nėpėr tė cilėn lėviznin karvane tė shumta pėr tregtimin e drithit, tė kripės e tė mallrave tė tjera. Pėr zotėrimin e kėsaj rruge tregtare shumė tė rėndėsishme, Arianitėt duhet tė kenė bashkėpunuar me Pavėl Kurtikun, zotėrimet e tė cilit gjendeshin nė krahinat pėrgjatė rrjedhjes sė mesme tė lumit Shkumbin, si dhe me Andre Gropėn, sundimtarin e qytetit tė Ohrit. Pozicioni mbizotėrues i kėshtjellės sė Ohrit, mbi tėrė rajonin e njė liqeni shumė tė pasur me peshk tė cilėsisė sė lartė, kishte bėrė qė zotėrimi i tij tė ishte nė qendėr tė aksioneve politike e ushtarake tė zotėrve tė rajoneve pranė tij.

    Veprimtaria politike e Arianitėve do tė pasqyrohet mė mirė nė dokumentet e shek. XV, kur ata, prej pushtimeve osmane, humbėn rajonet e pasura lindore dhe filluan tė ndiqnin njė politikė mė aktive, sidomos qysh nga vitet 30 e mė pas, kur Gjergj Arianiti korri njė varg fitoresh kundėr ushtrive osmane.
    Krahas mbiemrit Arianiti kjo familje fisnike pėrmendet nė burimet historike edhe me emra tė tjerė familjarė, si Komneni, Golemi, Topia, Shpata e Ēermenika, si dhe me disa tituj fisnikėrie. Titujt ishin tė trashėguar dhe dėshmonin pėr lidhjet krushqore qė kishin krijuar Arianitėt me familjet e tjera fisnike, duke pėrfshirė edhe atė perandorake tė Bizantit, siē e tregon mbiemri Komneni. Si familje sundimtare Arianitėt kishin edhe simbolet e veta. Shqiponja dykrenare ishte nė stemėn e tyre. Nė njė dokument tė kohės tregohet se Gjergj Arianiti kishte porositur nė Raguzė qė tė thurej flamuri i tij.

    Pema gjenealogjike e Arianitėve nuk mund tė ndėrtohet saktėsisht, qė nga periudhat mė tė hershme, kur ata pėrmenden pėr herė tė parė. Sipas autorėve tė vjetėr shqiptarė, Marin Barlecit e Gjon Muzakės, i ati i Gjergj Arianitit ka qenė Komnen Arianiti. Ky qe martuar me vajzėn e Nikollė Sakatit, qė kishte edhe mbiemrin Zaharia, zot i qytetit port tė Buduas. Komnen Arianiti pati tre djem (Gjergjin, Muzakėn dhe Vladanin), si dhe njė vajzė qė u martua me Pal Dukagjinin.

    Muzakė Arianiti kishte vetėm njė djalė, Moisiun, bashkėluftėtarin e njohur tė Skėnderbeut, qė njihet kryesisht me mbiemrin Golemi (Moisi Golemi). Ky u martua me Zafinė Muzakėn, ish-gruan e Muzakė Topisė, i cili u rimartua me tė motrėn e Skėnderbeut, Mamicėn.
    Vėllai i vogėl i Gjergj Arianitit, Vladani, u martua me vajzėn e Gjon Kastriotit, Angjelinėn, shumė kohė pėrpara se Skėnderbeu tė dilte nė krye tė luftės antiosmane tė shqiptarėve. Djali i tyre Muzaka (i cilėsuar si Muzaka i Angjelinės, pėr t`u dalluar nga i ungji) do tė ishte pjesėmarrės nė Kuvendin e Lezhės tė vitit 1444.

    Veprimtaria politike dhe ushtarake e djalit tė madh tė Komnen Arianitit, Gjergjit, i dha familjes fisnike shqiptare tė Arianitėve emėr e peshė tė veēantė nė jetėn politike tė Shqipėrisė.
    Gjergj Arianiti u martua me Marie Muzakėn, me tė cilėn pati tetė vajza. Vdekja e saj bėri qė, mė pas, Gjergji tė martohej me italianen Despina (ose Petrina) Frankone, vajzė e guvernatorit tė qytetit Leēe tė Mbretėrisė sė Napolit. Me tė Gjergj Arianiti pati tre djem (Thomanė, Kostandinin dhe Arianitin) dhe njė vajzė.

    Zotėrimet e Arianitėve, ashtu si dhe ato tė fisnikėve tė tjerė shqiptarė, gjatė periudhave tė ndryshme kanė njohur zgjerime e ngushtime. Pavarėsisht nga kėto, duke zotėruar segmente tė rėndėsishme tė Rrugės Mbretėrore (Egnatia) dhe tė degėzimeve tė ndryshme tė saj, Arianitėt kanė gėzuar njė pozitė tė veēantė nė jetėn ekonomike e politike tė Shqipėrisė dhe nė marrėdhėniet e lidhjet qė mund tė krijoheshin midis rajoneve tė ndryshme tė vendit dhe forcave politike tė tyre.
    Dėshmi e kėsaj janė edhe lidhjet e shumta martesore tė Arianitėve me zotėrit e tjerė tė viseve shqiptare, qė ishin kufitare me ato tė Arianitėve, si Muzakajt e Kastriotėt, apo edhe mė tė largėta si Dukagjinėt e deri me despotin serb, Stefan Brankoviēin, kur ky, pas pushtimit tė Despotatit tė Rashės prej osmanėve, u vendos nė vitin 1459 nė Krujė, ku qėndroi pėr disa vjet pranė Skėnderbeut dhe u martua me njė vajzė tė Gjergj Arianitit.

    Pėr rėndėsinė politike dhe ekonomike tė shtetit tė Gjergj Arianitit dėshmon mė sė miri martesa e dytė e tij me vajzėn e guvernatorit tė qytetit tė Leēes nė Italinė e Jugut, qė ishte porti mė jugor i krahinės sė Puljes dhe, nė rrugė detare, mė i afėrti me bregdetin shqiptar. Interesat ekonomikė nė Shqipėri e kanė shtyrė guvernatorin e Leēes tė martonte vajzėn larg vendit tė tij e pėrtej detit Adriatik, sė pari nė Korfuz, dhe, pasi mbeti e ve, me Gjergj Arianitin nė Shqipėri, qė ka qenė eksportuese e rėndėsishme drithėrash.

    Shtrirja lindore e shtetit tė Gjergj Arianitit ka qenė e thellė. Ajo i ka pėrfshirė, ose sė paku ka qenė kufitare me fushat e Manastirit e tė Follorinės, qė ishin rajone tė prodhimit tė bollshėm tė drithėrave, ku ēmimi i shitjes sė tij ka qenė mė i ulėti se nė rajonet e tjera tė prodhimit tė tij nė Shqipėri dhe shumė mė i ulėt se ēmimi i shitjes nė Itali. Gjithashtu nėn zotėrimin e Arianitėve ka qenė, nė mos tėrėsisht, pjesėrisht, rajoni i liqenit tė Ohrit, prej tė cilit siguroheshin tė ardhura shumė tė mėdha nga peshkimi dhe nga eksportimi i gjerė i peshkut tė thatė tė cilėsisė sė lartė, artikull ushqimor ky qė ishte shumė i parapėlqyer nga banorėt e rajoneve tė tjera.

    Nėn zotėrimin e Arianitėve mund tė kenė qenė pėr njė kohė edhe qytetet e Manastirit e tė Follorinės, para se tė binin nėn pushtimin osman. Nė kėtė rajon Arianitėt kanė zotėruar kėshtjellėn e Sopotnicės (Sfetigradi), qė osmanėt e ripagėzuan me emrin Demir Hisar, kėshtjellė nė njė pozicion kyē, nga mund tė kontrolloheshin disa rrugė tregtare shumė tė rėndėsishme. Si kufij natyrorė jugorė tė shtetit tė Gjergj Arianitit kanė qenė lumi Devoll dhe zotėrimet e Muzakajve, kurse nė veri shteti i Kastriotėve.

    Nė perėndim Arianitėt kanė pasur dalje tė gjerė nė detin Adriatik nė jug tė Durrėsit dhe nė rajonin e Myzeqesė. Gjergj Arianiti kėrkonte tė kishte nėn zotėrimin e tij edhe Vlorėn e Kaninėn bashkė me rrethinat e tyre, qė formonin rajonin bregdetar shqiptar, i cili, nė rrugė detare, ishte mė afėr bregdetit italian. Kėto synime tė Gjergj Arianitit kanė zėnė vend nė aktet zyrtare tė marrėdhėnieve tė tij me Mbretėrinė e Napolit. Gjurmė tė tyre mbetėn edhe pas vdekjes sė Gjergjit. Njė djalė dhe njė nip i tij ushtruan detyrėn e funksionarėve tė lartė osmanė nė rajonin e Vlorės. Nė njė dokument tė fundit tė shek. XV, ky rajon ėshtė shėnuar si pjesė e “Arbėrisė sė Arianitit”, emėrtim i pėrdorur krahas “Arbėrisė sė Skėnderbeut
     
    .
41 replies since 9/1/2010, 18:57   2578 views
  Share  
.