~Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. ommonimo
     
    .

    User deleted



    Principata e Zenebishėve


    Emri i Zenebishėve, si njė ndėr familjet fisnike mė tė shquara tė Shqipėrisė sė Poshtme, pėrmendet krahas dyerve mė nė zė shqiptare nė njė dokument tė vitit 1304. Shkėlqimin mė tė madh kjo familje e arriti pas gjysmės sė dytė tė shek. XIV, kur nė krye tė saj ishte sebastrokratori Gjon Zenebishi (?-1418). Kryeqendra e kėtij tė fundit ishte kėshtjella e Gjirokastrės, e cila pėrmendet pėr herė tė parė pikėrisht nė kėtė kohė si rezidencė e Zenebishėve. Nė vitet 70 tė shek. XIV zotėrimi i Zenebishėve pėrfshinte, veē Gjirokastrės dhe rrethet e saj, luginėn e Drinos, Delvinėn dhe njė pjesė tė mirė tė zonės sė pasur tė Vagenetisė (Ēamėrinė e Sipėrme), deri nė derdhjen e poshtme tė lumit Gliki, ku zotėrimet e Gjon Zenebishit kufizoheshin me ato tė vjehrrit dhe aleatit tė tij, Gjin Bua Shpatės sė Artės. Sė bashku me kėtė tė fundit, Gjon Zenebishi ndėrmori inkursione tė vazhdueshme kundėr kėshtjellės sė Janinės, ku sundonte despoti serb Thoma Preljuboviēi, armik i betuar i shqiptarėve, i cili, siē ėshtė theksuar tashmė, i thirri pėr herė tė parė osmanėt nė kėto anė mė 1380 kundėr shqiptarėve. I mbėshtetur dhe nga njė pjesė e parisė serbo-bizantine tė Janinės, Thomai mundi ta ruante sundimin brenda mureve tė Janinės, deri nė vrasjen e pėrgjakshme tė tij, nė vitin 1386.

    Despoti i ri i Janinės, italiani Ezau Buondelmonti Aēajuoli (1386-1411), i cili mori pushtetin nė Janinė si pėrfaqėsues i interesave tė huaja nė atė qytet e nė krejt Epirin, ndoqi qė nė fillim njė politikė agresive ndaj sundimtarėve shqiptarė tė kėsaj treve, veēanėrisht ndaj Gjon Zenebishit. Me ndihmėn e reparteve osmane ai i mori kėtij tė fundit portet dhe tregjet e rėndėsishme tė Sajadhės e Kastrovilės, buzė detit Jon (Ēamėri e sotme). Por nė pranverėn e vitit 1399, ushtria e Zenebishit u shkaktoi forcave tė despotit Ezau njė disfatė fatale gjatė njė beteje nė Dhivėr (Mesopotam), ku vetė despoti i Janinės u zu rob nga sundimtari shqiptar, qė sakaq e mbylli nė burgun e kėshtjellės sė tij tė Gjirokastrės. Tė gjithė aleatėt e Ezaut, nga komuna e Firences, qė e kishte qytetar tė vetin, Mbretėria e Napolit, Republika e Venedikut e deri te komandanti osman i Thesalisė, ndėrhynė te Gjoni pėr lirimin e tij. Tė njėjtėn gjė i kėrkoi Zenebishi edhe aleati e vjehrri i tij, Gjin Bua Shpata i Artės. Ezau u lėshua kundrejt njė shpėrblimi tė majmė prej 10 mijė copė florinjsh. Gjithsesi, ai pushoi sė qeni njė shqetėsim pėr zotėrimet e Zenebishit, i cili shtiu pėrsėri nė dorė limanet dhe tregjet bregdetare nga Sajadha e Kastrovila e deri nė Pargė.

    Porse mbajtja e kėtyre vendeve bėri tė pashmangshėm njė konflikt tė ri me Republikėn e Venedikut. Pėrleshjet e para tė Gjon Zenebishit me Venedikun ishin regjistruar qė nė vitin 1386, kur ky i fundit, pasi shtiu nė dorė ishullin e Korfuzit, i rrėmbeu Zenebishit edhe disa nga qendrat kryesore ushtarake e ekonomike tė bregdetit, si Butrintin, Ksamilin dhe Sajadhėn. Kjo e fundit u rimor prej Gjonit aty nga viti 1400. Pėr Sajadhėn, veēanėrisht pėr kriporet me famė tė atij vendi, tė cilat konkurronin rėndė kriporet veneciane tė Korfuzit, u luftua me kėmbėngulje si nga Venediku, ashtu edhe nga Zenebishi. Nė njė letėr, qė i ēonte pėr kėtė ēėshtje Senatit tė Venedikut nė qershor 1401, Gjon Zenebishi bėnte tė qartė se "paqja e tij me Republikėn do tė sigurohej vetėm kur Venediku tė hiqte dorė nga pėrpjekjet pėr tė shtėnė nė dorė kullėn dhe kriporet e Sajadhės, qė ai i kishte trashėguar nga tė parėt dhe qė ishin buka e tij".

    Megjithatė, rrethanat e krijuara nė vitet e para tė shek. XV e detyruan Gjon Zenebishin tė hiqte dorė si nga Sajadha, ashtu dhe nga Kastrovila e Parga dhe tė kėrkonte rregullimin e marrėdhėnieve me Republikėn e fuqishme tė Venedikut.
    Vdekja e despotit Ezau, mė 1411, nxori pėrsėri nė plan tė parė problemin e pushtetit nė Janinė. E veja e Ezaut, Evdokia Balsha, vajzė e tė famshmit Gjergjit I Balsha, iu kundėrvu pėrpjekjeve tė njė pjese tė parisė sė qytetit, qė donte t'ia dorėzonte qytetin nipit tė despotit Ezau, kontit tė Qefalonisė, Karl Toko. E mbėshtetur kryesisht nga shtresat e ulta dhe tė mesme tė qytetit, "despina e Arbėrisė" hyri nė traktaktiva me Gjon Zenebishin, gjė qė vuri nė lėvizje pėrkrahėsit e Karl Tokos. Pas njė komploti tė organizuar prej tyre, despina Evdokia u detyrua tė braktiste qytetin dhe tė strehohej pėrkohėsisht te Gjon Zenebishi nė Gjirokastėr.

    Ambiciet e despotit tė ri tė Janinės, Karl Tokos, qė synonte tė vinte nėn sundimin e tij tė gjitha territoret e Despotatit tė dikurshėm tė Epirit, e ēuan atė drejt njė ndeshjeje tė pashmangshme me zotin e fuqishėm tė Gjirokastrės. Nė verėn e vitit 1411 Gjon Zenebishi i zuri rrugėn nė Kranesė (Mesopotam) ushtrisė sė Karl Tokos, qė kishte depėrtuar nė thellėsi tė zotėrimeve tė tij dhe synonte tė kapte Gjirokastrėn. Nė betejėn e ashpėr tė zhvilluar nė atė vend, forcat e Zenebishit arritėn njė fitore tė bujshme duke e asgjėsuar krejtėsisht ushtrinė e Tokos. Paskėtaj, ky u pėrpoq t'i bėnte ballė sundimtarit shqiptar duke u mbėshtetur kryekėput tek aleanca qė lidhi me osmanėt dhe qė u vulos edhe me martesėn e vajzės sė tij me Musa Beun, pretendentin e fronit.

    Presioni osman, i cili ishte veēanėrisht i fortė nė zotėrimet e Zenebishėve dhe tė Shpatajve tė Epirit, e shtyu Gjonin tė kėrkonte aleancėn e Republikės sė Venedikut. Nė korrik tė vitit 1414 ai i kėrkoi kėsaj tė fundit t'i vinte nė dispozicion 30 balestrierė, me tė cilėt tė mund tė mbronte kėshjellat e tij dhe njėherėsh tė ndalte vėrshimin e osmanėve nė brigjet e Jonit. Nė tė njėjtėn kohė, sundimtari shqiptar kėrkonte nga Venediku qė tė lejohej tė blinte disa prona nė Korfuz, ku tė mund tė strehohej nė rast se do tė detyrohej tė largohej nga vendi i tij.

    Nė fakt, deri nė atė kohė, nė Korfuz ishin vendosur mjaft familje shqiptare tė ikura nga zotėrimet e Zenebishit pėr shkak tė kushteve tė rėnda tė krijuara nga inkursionet e osmanėve. Nė verėn e vitit 1418 njė ushtri osmane prej 30 000 vetash, e thirrur nga Karl Tokoja, hyri nė zotėrimet e Zenebishit. Pasi pushtoi mjaft vise e kėshtjella, Hamza Beu, dhėndėr i Tokos, rrethoi Gjirokastrėn.

    Sundimtari plak i Gjirokastrės mundi t'i bėnte ballė kėtij sulmi tė parė mbi
    kryeqendrėn e tij, por, kur osmanėt ndėrmorėn nė vjeshtėn e parė tė atij viti, njė fushatė tė re akoma mė tė fuqishme, ai nuk jetonte mė dhe djemtė e tij ua lėshuan atė osmanėve dhe u strehuan nė Korfuz. Nga Korfuzi trashėgimtarėt e sebastokratorit tė shquar, Gjon, tė mbėshtetur edhe nga Venediku, Papati dhe Mbretėria e Napolit, nuk i reshtėn pėrpjekjet pėr tė ēliruar zotėrimet atėrore, duke organizuar e duke u vėnė nė krye tė kryengritjeve tė fuqishme antiosmane.


    Principata e Topiajve


    Nė kapėrcim tė shek. XIII-XIV, roli i familjes sė shquar fisnike tė Skurrajve nė trevėn e Arbrit u kishte kaluar fisnikėve tė familjes Topia. Emri i kėsaj familjeje nuk pėrmendet para shek. XIII.
    Nė vitet 70 tė shek. XIII bėhet fjalė pėr njė pinjoll tė saj, pėrfaqėsues i aristokracisė ushtarake me titullin miles. Nė atė kohė Topiajt ditėn t'i bėnin vend vetes, duke u shkėputur nga Bizanti e duke vendosur lidhje tė ngushta me anzhuinėt e Napolit si dhe me Papatin e Romės. Kėtij tė fundit Topiajt i premtuan kalimin e tyre nga riti ortodoks nė atė katolik. Pėr rrjedhojė, kisha e Romės u njohu Topiajve si zotėrim tė familjes tokat midis rrjedhės sė Matit dhe asaj tė Shkumbinit, tė cilat pėrputheshin pak a shumė me shtrirjen e Principatės sė dikurshme tė Arbrit. Tė drejtat e Topiajve mbi kėto vise u konfirmuan mė 1338 edhe nga anzhuinėt e Napolit, tė cilėt e konsideronin veten kryezot tė Durrėsit e tė Arbrit si dhe Topiajt vasalė tė tyre. Topiajt ishin shpallur vasalė tė mbretit tė Napolit, Karli I Anzhu, qė nė vitin 1272.

    Megjithatė varėsia e tyre nga oborri i Napolit mbeti thjesht formale. Si mbreti Karli I, ashtu dhe pasardhėsit e tij, Karli II e Roberti I Anzhu, ankoheshin vazhdimisht nė aktet e tyre pėr "mosbindjen" madje edhe pėr "rebelimet" e vazhdueshme tė Topiajve dhe tė krerėve tė tjerė shqiptarė kundėr pushtetit sovran tė tyre. Megjithatė, tė ndėrgjegjshėm se s'do tė mund ta ruanin autoritetin e tyre mbi Durrėsin dhe Arbrin, anzhuinėt kėmbėngulnin t'i mbanin afėr Topiajt, qoftė duke u falur herė pas here "fajet", qoftė duke u dhėnė edhe provizione (para) tė mėdha vjetore, siē vepruan mė 1338 me kontin Tanush Topia. I vėllai i kėtij tė fundit, Domeniku, ishte klerik i lartė dhe nė vitin 1336 mbreti Robert Anzhu e kishte tėrhequr nė oborrin e Napolit si kapelan e kėshilltar tė tij.

    Marrėdhėniet e Topiajve me anzhuinėt e Napolit pėsuan njė ngrirje tė fortė nė kohėn e sundimit tė Andreas, djalit tė Tanushit. Ndonėse qe martuar me njė vajzė jashtė martese tė mbretit Robert, Andre Topia tregohej fare i pabindur ndaj tij, aq sa anzhuini vuri njerėz dhe e vrau.

    Zotėrimi i Topiajve arriti fuqinė dhe shkallėn mė tė lartė tė organizimit nė kohėn e princit Karl Topia, djali i madh i Andreas, qė erdhi nė fuqi nė vitin 1359. Brenda viteve 50 tė shek. XIV ai arriti tė konsolidonte nė luftė me rivalėt e shumtė pushtetin e vet nė trevėn e Arbrit. Ashtu si paraardhėsit e vet, Karli shfrytėzoi mjeshtėrisht pėr kėtė qėllim lidhjet e hershme tė familjes sė tij me anzhuinėt e Napolit. Ai nuk ngurronte tė vinte nė dukje "lidhjet e gjakut" qė kishte me kėta tė fundit nga e ėma. Nė kėtė kuptim ai i shtoi stemės familjare tė Topiajve, qė paraqiste njė luan, edhe simbolin e anzhuinėve, zambakun.

    Pavarėsisht se u mėshonte lidhjeve tė veēanta tė Topiajve me kryezotėrit e Napolit, Karli kishte vendosur t'u shkėpuste kėtyre qytetin e Durrėsit. Mė 1362 forcat e tij sulmuan Durrėsin nga toka dhe nga deti. Ndonėse nuk u mor dot, qyteti u detyrua t'i paguajė Topisė njė tribur vjetor, i cili nxirrej nga rritja e taksave mbi tregtarėt e huaj qė vizitonin Durrėsin.

    Sulmi i Karl Topisė mbi Durrėsin ngjalli shqetėsim sa nė bashkėsinė e kėtij qyteti, qė i trembej pushtetit feudal, aq dhe te mbretėresha Xhovana e Napolit, dhe te Republika e Venedikut. Kjo e fundit nuk mund tė pajtohej me faktin qė princi shqiptar zotėronte tashmė njė flotė ushtarake, tė ankoruar nė Kepin e Rodonit nė veri dhe nė Kepin e Melit (caput Meliarum) nė jug tė Durrėsit, me tė cilėn ai mund tė kontrollonte ose tė dėmtonte trafikun e anijeve veneciane nėpėr Adriatik. Ndaj nė maj tė vitit 1364 Senati i Venedikut e urdhėronte kapitenin e flotės sė Adriatikut qė tė pengonte ēdo aksion tė flotės sė Karl Topisė dhe, nė rastin ekstrem, t'i kapte anijet shqiptare dhe t'i digjte ato, si dhe tė shkatėrronte bazėn e tyre nė Kepin e Melit.

    Tė gjitha kėto duhet tė bėheshin nė mėnyrė tė fshehtė pa rėnė nė sy tė princit shqiptar, me tė cilin gjithsesi Republika ishte e interesuar tė mbante marrėdhėnie tė mira. Nė fakt Topia pati rastin tė tregonte se nuk ishte njė sundimtar i zakonshėm, kur po atė vit theu tė fuqishmin Gjergj Balsha. Ndaj, me qėllim qė tė ndikonte sa mė shumė mbi princin shqiptar, nė prill tė vitit 1366 Senati i Venedikut e shpalli Karl Topinė qytetar tė Venedikut. Megjithatė kjo nuk e ndali kėtė tė fundit tė forcojė flotėn e tij dhe tė intensifikojė sulmet mbi Durrėsin. Mė nė fund, nė muajt e parė tė vitit 1368, qyteti ra nė duart e Topisė. Nga ai ēast sundimtari shqiptar i shtoi titullit tė tij si "princ i Arbrit" edhe titullin tjetėr tė "zotit tė Durrėsit".

    Nė jug Principata e Topiajve u bė fqinje me atė tė Muzakėve, tė cilėt, aty nga viti 1370, aneksuan zotėrimin e sebastokratorit Vlash Matrėnga, qė shtrihej midis derdhjes sė Shkumbinit dhe Semanit. Gjithsesi aleanca e Muzakajve me Balshajt e veriut e keqėsoi gjendjen e principatės sė Karl Topisė, duke shtrėnguar darėn rreth saj. Ishte keqėsuar ndėrkohė edhe pozita ndėrkombėtare e saj. Sovranėt e Napolit nuk ia falėn "vasalit" Karl Topia marrjen e Durrėsit mė 1368. Plot moskuptime e pėrplasje paraqiteshin edhe marrėdhėniet me Venedikun, pavarėsisht qė Republika e detrave e kishte shpallur Karl Topinė qytetar tė saj. Marrėdhėniet ishin ftohur dukshėm edhe me Papatin e posaēėrisht me papėn Gregori XI, i cili nuk i falte princit shqiptar prirjet "heretike" duke e akuzuar atė pėr patarin (ithtar i lėvizjes antipapale patarine). Edhe miqėsia me Raguzėn dhe me Hungarinė nuk i sillte ndonjė avantazh tė madh Karl Topisė nė planin politik. Raguza ishte nė fakt njė fuqi tregtare, por ajo s'kishte ndonjė peshė nė ngjarjet politike e ushtarake. Pėrsa i pėrket afrimit me Mbretėrinė Hungareze, nė sfond tė saj qėndronte thjesht armiqėsia e kėsaj tė fundit me Venedikun, pra kishte karakter koniunktural pa ndonjė ndikim nė planin praktik.

    Nė kushte tė tilla, kur dhe marrėdhėniet me bashkėsinė qytetare tė Durrėsit qenė acaruar, Karl Topia e humbi qytetin, i cili kaloi pėrsėri pėr pak kohė nėn sovranitetin e anzhuinėve tė Napolit. Madje kėta tė fundit nė fillim tė vitit 1372 vendosėn tė organizonin njė fushatė tė madhe pėr tė shtrirė pushtimet tej Durrėsit dhe pėr tė rikrijuar "Mbretėrinė e Arbrit" tė kohės sė Karlit I Anzhu. Nė planet e organizatorėve ishte edhe zėnia rob e Karl Topisė dhe e Gjergj Balshės, pėr tė cilėt premtohej njė ēmin prej 1 000 dukatė ari. Por fushata qė iu besua Gjergjit tė Navarės dhe qė mori edhe bekimin e papės Gregori XI nuk arriti tė realizohej. Karl Topia mbeti zot i plotfuqishėm i "gjithė vendit tė Arbrit". Madje, ai mundi t'u marrė Muzakėve edhe zotėrimet e dikurshme tė Vlash Matrėngės, midis derdhjeve tė lumenjve Shkumbin e Seman. Tashmė principata e Karl Topisė kapte gjithė hapėsirėn midis Drinit e Semanit. Vetė Durrėsi, ndonėse formalisht mbeti nė zotėrimin e anzhuinėve tė Napolit, nė tė vėrtetė e ndiente gjithnjė e mė shumė pushtetin e princit shqiptar. Me sa duket ky i fundit, i ndėrgjegjshėm pėr interesat e shumtė qė ndėrthureshin nė Durrės, kishte vendosur ta merrte qytetin nė mėnyrė "tė ligjshme", duke shmangur pėrdorimin e armėve. Nė fakt aty nga viti 1383 ai e bleu atė nga anzhuinėt kundrejt njė shume tė madhe tė hollash.

    Sundimi i Karl Topisė mbi qytetin e dėshiruar buzė Adriatikut nuk zgjati shumė. Marrja e qytetit prej tij ndodhi nė njė kohė kur ishte rindezur konflikti i hershėm me Balshajt, ndėrkohė zotėr edhe tė Vlorės.
    Me njė sulm tė befasishėm nė vitin 1384 Balsha II e pushtoi Durrėsin. Tashmė nė aktet zyrtare ai filloi t'i atribuojė vetes titullin "dukė i Durrėsit". Por nuk e gėzoi gjatė. Mė 18 shtator 1385 forcat osmane tė Hajredin Pashės shpartalluan nė Savėr tė Myzeqesė ushtrinė e Balshės II dhe tė aleatėve tė tij. Karl Topia hyri pėrsėri nė Durrės, por tashmė edhe ai, si mjaft sundimtarė tė tjerė shqiptarė, u detyrua t'i nėnshtrohej hegjemonisė sė osmanėve. Nė pėrpjekje pėr t'i shpėtuar kėsaj tė fundit, Topia u kthye nga Venediku. Midis viteve 1386-1387 ai bėri disa pėrēapje pranė Republikės, duke i ofruar kėsaj vendosjen e njė lloj protektorati mbi zotėrimet e tij. Duke iu shmangur njė angazhimi tė drejtpėrdrejtė nė njė zonė qė tashmė ishte nė vėmendjen e osmanėve, Venediku u mjaftua t'i premtonte Karl Topisė ndihma modeste ushtarake, sigurisht kundrejt privilegjeve tregtare. I ndodhur nėn trysninė e vazhdueshme tė osmanėve, Karl Topia tentoi nė maj tė 1387 njė ujdi tė fundit me Republikėn. Propozimi i tij i ri kishte tė bėnte me shitjen e Durrėsit, me largimin e vetė Karlit dhe vendosjen e tij nė ndonjėrėn nga kolonitė veneciane nė Kretė ose nė Eube.

    Por edhe kėsaj radhe nuk u pėrfundua gjė, qoftė pėr shkak tė hezitimeve tė Venedikut, qė tashmė ishte i bindur se marrja e Durrėsit do tė thoshte luftė me osmanėt, qoftė edhe se, shumė shpejt pas paraqitjes sė kėtij propozimi tė ri, princi Karl Topia ndėrroi jetė.
    Trashėgimtari i dobėt i Karl Topisė, Gjergji, mundi tė ushtrojė pushtetin e tij nė Durrės e nė rrethinat e tij. Kruja dhe krahina pėrreth saj i kaluan motrės sė tij, Helenės, qė ishte martuar me fisnikun venecian Mark Barbadigun. Konti Niketa Topia, njė kushėri i Gjergjit, sundonte ultėsirėn nė jug tė Durrėsit. Feudalė tė tjerė, qė s'i pėrkisnin familjes fisnike Topia, sundonin tashmė tė pavarur nė viset e Tiranės, nė luginėn e Shkumbinit e gjetkė. Marrėdhėniet e tyre me Gjergj Topinė ishin shpeshherė armiqėsore. Nė kėtė mėnyrė juridiksioni i trashėgimtarit tė Karl Topisė kufizohej nė qytetin e Durrėsit dhe nė rrethinat e afėrta tė tij. Nė fakt, edhe nė burimet e kohės Gjergji cilėsohet thjesht "zot i Durrėsit", ndryshe nga paraardhėsi i tij i madh, princi Karl Topia, qė quhej "zot i gjithė vendit tė Arbrit".

    Ardhja nė pushtet e Gjergj Topisė pėrkoi me intensifikimin e sulmeve osmane nė viset bregdetare dhe, pėr rrjedhojė, edhe me politikėn e re tė Venedikut, pėr tė shtėnė nė dorė qytetet bregdetare shqiptare. Herė me premtime dhe herė me presione Venediku arriti tė bindte Gjergjin qė fillimisht t'i lėshonte kullėn e poshtme tė qytetit, atė qė ruante pjesėn e portit.
    Mė tej, Venediku arriti tė fuste nė kontroll gjithė qytetin, duke shfrytėzuar vėshtirėsitė e zotit tė Durrėsit, si dhe lidhjet e veta me njė sėrė fisnikėsh shqiptarė nga familjet Muzaka, Skurra, Nesha e vetė Topia, tė cilėve u shpėrndante provizione vjetore. Me marrėveshjen e nėnshkruar me Venedikun nė gusht tė vitit 1392, Gjergj Topia pranonte qė, pas vdekjes sė tij, i gjithė qyteti tė kalonte edhe de jure nėn sundimin e Venedikut. Njė kalim i tillė i pushtetit nė Durrės ndodhi vetėm ndonjė muaj mė vonė, kur sundimtari shqiptar vdiq.

    Vitet qė pasuan shėnuan zhdukjen nga skena edhe tė Topiajve tė fundit. Nė vitin 1403 konti Niketė Topia mori kėshtjellėn e Krujės nga duart e kushėrirės sė tij, Helenės. Nė kėtė mėnyrė Niketa bashkoi nėn sundimin e tij territoret pjellore rreth e rrotull Durrėsit prej tė cilave nxirrte fitime tė mėdha. Venediku ia njohu zotėrimet sundimtarit shqiptar, aq mė tepėr qė ato formonin njė perde midis Durrėsit dhe posteve tė pėrparuara osmane nė Maqedoni. Nga ana tjetėr, nga zotėrimet e Niketės mbėrrinin nė Durrės produktet bujqėsore e blegtorale tė domosdoshme pėr mbijetesėn e qytetit. Megjithatė zotėrimi i tė fundit tė Topiajve nuk pati jetė tė gjatė.

    Mė 1412 kontit Niketa iu desh ta paguajė me njė disfatė tė bujshme dhe me burgimin e tij rivalitetin me Teodor Muzakėn e Beratit pėr zotėrimin e fushave rreth Shkumbinit. Falė ndėrhyrjes sė Republikės sė Raguzės, Niketa u lirua nga burgu i Muzakės. Por paskėtaj ai duhej tė matej me sulmet e osmanėve, qė pikėrisht nė atė kohė njohėn njė intensifikim tė ri. Me vdekjen e Niketės, osmanėt pushtuan kryeqendrėn e vjetėr tė Arbrit dhe tė Topiajve, Krujėn. Nė fillim tė vitit 1415 qyteti kishte njė komandant turk, Ballaban Beun, i cili quhej “subash i Krujės dhe i Arbrit”.


    Principata e Muzakajve


    Historiania bizantine e shek. XI-XII, Ana Komnena, pėrmend e para emrin e njė fisniku nga familja Muzaka, i cili rreth vitit 1090 ishte ndėr komandantėt mė tė besuar tė perandor Aleksi I Komneni. Origjina e familjes ishte nga zona e Oparit, ku Muzakajt kishin zotėrimet fillestare tė tyre me fshatrat Voskop, Lavdar, Xerje, Bec, Mazrek, Marjan, Dushan, Zerec etj. Kronisti Gjon Muzaka (1510) kujton se varret e tė parėve tė familjes ndodheshin pranė kishės sė Shėn Triadhės nė Lavdar tė Oparit. Autoriteti dhe roli politik i Muzakajve dėshmohet qartė qė nė shek. XIII.

    Gjatė luftėrave me anzhuinėt e Napolit (1273-1281), i pari i derės sė Muzakajve, Gjoni I Muzaka, u shqua si njė ndėr krerėt kryesorė tė qėndresės. I zėnė rob gjatė njė beteje, nė tetor tė vitit 1279, Gjoni u burgos nė kėshtjellėn e Brindizit bashkė me tre bashkėpunėtorėt e tij, Dhimitėr Zogun dhe Kasnec e Guljelm Blenishtin. Por, nėn presionin e krerėve shqiptarė, mbreti Karli I Anzhu u detyrua ta lironte atė vitin tjetėr, kundrejt premtimit se "nuk do tė fliste e nuk do tė vepronte mė kundėr tij".

    Nė fund tė shek. XIII, duke pėrfituar nga marrėdhėniet e tyre me pushtetin qendror bizantin, Muzakajt mundėn tė siguronin prona tė shumta nė krahinat fqinje tė Tomoricės, Skraparit, Kėlcyrės e Beratit nė perėndim dhe nė ultėsirėn e Korēės nė lindje. Atė kohė Muzakajt afrohen me anzhuinėt, qė vazhdonin tė mbanin Durrėsin, dhe nėpėrmjet tyre me Papatin, i cili ishte vėnė nė krye tė koalicionit tė fuqive evropiane e ballkanike kundėr mbretėrisė serbe. Nė vitin 1319 papa Johanit XXII i njoftuan gatishmėrinė e tyre pėr t'iu bashkuar frontit antiserb shumė fisnikė shqiptarė, mes tė cilėve edhe tre vėllezėrit Muzakaj, zotėr nė Kėlcyrė. Qėndresa e organizuar nga bujarėt Muzaka kundėr ekspansionit tė serbėve nė trevat shqiptare, ende nėn sundimin bizantin, u vlerėsua edhe nga perandorėt e Bizantit, tė cilėt i shpėrblyen ata me pronia tė reja e me tituj fisnikėrie. Dikur para vitit 1335, i pari i Muzakajve, Andrea II, mori titullin e lartė despot, i cili vinte i dyti, pas atij tė perandorit, nė shkallėn e hierarkisė bizantine. Ndėrkohė, pinjollė tė Muzakajve vazhduan tė qėndronin nė poste tė rėndėsishme nė Konstandinopojė, si epistrati Muzaka nė vitet 1320.

    Krijuesi i njė principate tė vėrtetė tė kėsaj familjeje ishte pikėrisht despot Andrea II Muzaka (1335-1372). Nėn drejtimin e tij, Muzakajt u vunė nė krye tė lėvizjeve antibizantine tė viteve 1335-1341, qė pėrfshiu trevat shqiptare jugore. Me atė rast, despot Muzaka lidhi edhe njė aleancė me anzhuinėt e Napolit. Nė paktet e nėnshkruara nė Durrės mė 30 dhjetor 1336 me Luigj Anzhunė, nip i mbretit Robert, Andrea II Muzaka njohu pėr kryezot mbretin e Napolit, i cili nga ana e tij i konfirmoi fisnikut shqiptar pronat, titujt e gradat e dhuruara nga perandorėt e Bizantit. Si peng tė besnikėrisė ndaj sovranit anzhuin, Andrea II Muzaka duhej tė linte nė Durrės, pranė pėrfaqėsuesit tė mbretit tė Napolit, njėrin prej djemve tė tij.

    Shtypja e kryengritjeve antibizantine tė jugut mė 1336 u shoqėrua me shpronėsimin dhe me dėbimin e mjaft fisnikėve tė familjes Muzakaj, tė cilėt u strehuan nė Greqi, posaēėrisht nė Peloponez. Edhe nė kohėn e pushtimit serb tė Stefan Dushanit (1345-1355) Muzakajt ishin frymėzuesit e qėndresės dhe ishin vazhdimisht nė luftė me qeveritarin sllav tė zonės sė Beratit e tė Vlorės, despotin Ivan Komnen Asenin. Aty nga viti 1350 Andrea II Muzaka mori Beratin, duke e detyruar qeveritarin e Stefan Dushanit ta zhvendoste selinė e vet nė Kaninė. Pushteti i Muzakajve u shtri ndėrkohė nė Myzeqe, qė e mori kėtė emėr pikėrisht prej tyre (Muzakia=vendi i Muzakajve). Ndikimi i Muzakėve u bė i ndjeshėm edhe nė qytetin e Durrėsit, ku despot Andrea zotėronte pasuri tė patundshme dhe ku marrėveshja e vitit 1336 me anzhuinėt e lejonte tė qėndronte dhe tė lėvizte lirisht nė atė qytet.

    Pas vdekjes sė car Dushanit dhe shthurjes sė Perandorisė Serbe, despot Andrea II Muzaka i zgjeroi mė tej kufijtė e zotėrimeve tė tij nė drejtim tė zonės sė Korēės e Devollit, duke dėbuar prej andej sundimtarėt serbė tė vendosur rishtazi. Nga fundi i viteve 60 ai aneksoi zotėrimet e zotit tė Karavastasė, sebastokratorit Vlash Matrėnga, pushtoi kėshtjellėn e rėndėsishme tė Bregut, doli mbi Shkumbin e mori tokat e Gosės e tė Garunjės, duke u ballafaquar drejtpėrsėdrejti me princin e fuqishėm tė Arbrit, Karl Topinė. Po nė atė kohė Andrea II Muzaka mori Vlorėn e Kaninėn nga duart e sebastit Aleksandėr, qė sundonte aty pas vdekjes sė despotit Ivan Komnen.
    Megjithatė, despot Muzaka shumė shpejt ia kaloi nė formė paje kėto dy qytete vėllait tė vogėl tė Balshajve, Balshės II, pas martesės sė kėtij me vajzėn e tij, Komitėn. Siē duket, nė bazė tė aleancės midis kėtyre dy familjeve fisnike shqiptare qėndronte rivaliteti i tyre i pėrbashkėt me Topiajt e veēanėrisht me sundimtarin serb Vukashin, atė kohė zot i Kosovės e i gjithė Maqedonisė Perėndimore, deri nė Kostur. Pikėrisht me ndihmėn e Balshajve, despot Andrea II Muzaka theu mė 1370 pranė Kosturit ushtrinė e krajl Vukashinit. Kjo fitore u pėrshėndet edhe nga perandori i Bizantit, Johani V Paleologu, i cili me kėtė rast i konfirmoi Andrea II Muzakės titullin e despotit, duke i dhuruar fronin bashkė me shenjėn pėrkatėse dalluese, shqiponjėn me dy krerė e me yll nė mes. Kjo zėvendėsoi emblemėn e hershme tė Muzakajve, e cila paraqiste njė burim qė shpėrthente nga toka duke u ndarė mė dysh.

    Bashkė me konfirmimin e titullit despot, perandor Johani V Paleologu i kaloi Andrea II Muzakės edhe tė drejtat mbi Kosturin.
    Ndonjė vit mė vonė, me ndihmėn e Balshajve e tė bujarėve tė tjerė shqiptarė, despot Andrea i rrėmbeu Mark Krajleviēit, tė birit tė Vukashinit, qytetin e Kosturit. Nė kėtė mėnyrė, nė fund tė jetės sė tij, despoti plak, Andrea II Muzaka, kishte pėrfshirė nė principatėn e tij Myzeqenė, Beratin, Tomoricėn, Skraparin, Kėlcyrėn, Pėrmetin, Oparin, Devollin, Kolonjėn e Kosturin. Megjithatė, nė krahun perėndimor tė zotėrimeve tė Muzakajve, ndihej fort hegjemonia e Balshėve tė fuqishėm, tė cilėt nga Vlora e Kanina ushtronin ndikim tė madh nė zonat pėrreth, deri nė Berat, siē e dėshmon edhe mbishkrimi i tė ashtuquajturit "Epitaf i Glavinicės" i vitit 1372. Aty nga viti 1374, Muzakajt ishin detyruar tė tėrhiqeshin edhe nga tokat qė kishin zėnė para pak vjetėsh pėrtej Shkumbinit, si dhe nga kėshtjella e nga tregu i Bregut, nė derdhje tė Shkumbinit. Kėto vende i kaluan rivalit tė tyre, princit Karl Topia.

    Vdekja e despot Andrea II Muzakės menjėherė pas marrjes sė Kosturit (ai u varros nė kishėn e Shėn Ndoit nė Durrės) ndikoi gjithashtu nė dobėsimin e zotėrimit tė Muzakajve. Ky u nda midis tre bijve tė tij: Gjonit, Teodorit e Stojės. I pari trashėgoi zotėrimet stėrgjyshore tė familjes, i dyti Beratin e zonėn e Myzeqesė, kurse i treti viset nga Devolli nė Kostur. Shumė shpejt, nė vitin 1375, Stojė Muzakės iu desh tė pėrballonte njė sulm tė Mark Krajleviēit, i cili me njė ushtri mercenare osmane u pėrpoq pa sukses tė rimerrte Kosturin. Deri nė pushtimin pėrfundimtar nga osmanėt, mė 1385, qyteti mbeti nė duar tė Muzakajve, siē e vėrteton edhe njė mbishkrim ktitorial nė kishėn e Shėn Thanasit, tė ngritur mė 1382 nga vėllezėrit Stojė e Teodor Muzaka. Stoja vdiq nė vitin 1384, kurse vėllai i dytė, Teodori, mbeti i vrarė nė betejėn e Fushė-Dardanisė, mė 1389, ku kishte shkuar me forca tė shumta bashkė me fisnikė tė tjerė shqiptarė. Vėllai i madh Gjini, pasi kishte kaluar mjaft vjet nė burgun e Kaninės, ku e kishte mbyllur i kunati, Balsha II, vdiq edhe ai para vitit 1390 nė njė ēast rrėmuje e shthurrjeje tė principatės. Osmanėt tashmė shfaqeshin rregullisht nė zotėrimet e tyre dhe nė zonėn e Korēės ata ishin bėrė zotėr realė tė vendit. Zotėrimet e Muzakajve u rrudhėn kryesisht nė viset malore. Mjaft pinjollė tė tyre, si djali i madh i Gjinit, Andrea, ishin vendosur nė Durrės ku ishin vėnė nė shėrbim tė Venedikut.

    Periudha e shkurtėr e rimėkėmbjes sė zotėrimit tė Muzakajve pas disfatės sė osmanėve nė betejėn e Ankarasė (1402) lidhet me emrin e Teodorit III Muzaka, djalit tė Andresė. Ky pėr disa vjet arriti ta shtrijė pėrsėri zotėrimin e Muzakajve nė fushėn e Myzeqesė, duke ringjallur pėr kėtė konfliktin e vjetėr me Topiajt, posaēėrisht me kontin Niketė Topia, i cili gjatė njė pėrpjekjeje mė 1412 ra rob i Muzakės.

    Me rifillimin e sulmeve osmane zotėrimi i Muzakajve u prek rėndė. Mė 1417, njėherėsh me Vlorėn, ra edhe Berati. Teodor Muzaka u kthye nga ajo kohė nė vasal tė sulltanit dhe pasardhėsit e tij me pėrkrahjen e osmanėve apo tė Venedikut, mbajtėn njė minimum tė principatės sė dikurshme derisa pas rėnies sė Shkodrės, mė 1478, i fundi i Muzakajve tė krishterė, Gjon Muzaka, autori i njohur i Gjenealogjisė sė shtėpisė Muzaka (1510), e la vendin dhe u vendos nė Mbretėrinė e Napolit.
     
    .
41 replies since 9/1/2010, 18:57   2578 views
  Share  
.