~Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. ommonimo
     
    .

    User deleted



    2. FORMACIONET SHTETĖRORE SHQIPTARE NĖ SHEK. XIV DHE NĖ FILLIM TĖ SHEK. XV


    Despotati shqiptar i Artės



    Aty nga fundi i shek. XIII nė Epir fillon tė shquhet familja fisnike Shpata. Nė vitin 1304 njė dokument anzhuin i rendit Shpatajt midis aristokratėve mė nė zė tė Shqipėrisė.
    Ashtu si dhe pėr shtėpitė e tjera fisnike shqiptare, edhe pėr Shpatajt procesi i fuqizimit dhe i emancipimit politik kishte ndjekur njė rrugė vazhdimisht nė ngjitje, derisa gjeti shprehjen mė tė plotė pas shembjes sė Perandorisė Serbe tė Stefan Dushanit (1355). Nė atė ēast Shpatajt e fisnikė tė tjerė shqiptarė e shtrinė sundimin e tyre politik nė krejt Epirin dhe, nė vitet qė pasuan, filluan tė zgjerohen nė krahinat fqinje jugore tė Akarnanisė e tė Etolisė. Qeveritari serb i Epirit, mbreti Simeon Uroshi, u detyrua tė largohej nė Thesali, ku zuri vendin e komandantit serb Qezar Preljubit, i vrarė gjatė njė pėrpjekjeje me shqiptarėt e atyshėm. Pėrfaqėsues tė tjerė tė aristokracisė dhe tė administratės sė vjetėr bizantino-serbe gjetėn strehim nė qytetin e Janinės.

    Shtrirja e pushtetit tė fisnikėve shqiptarė nė Epir ndeshi pengesė te pinjolli i fundit i dinastisė sė vjetėr sunduese tė Epirit, despoti Niqifori II Engjėlli. Nė verėn e vitit 1358 ky u doli pėrpara forcave shqiptare nė vendin e quajtur Akelou (Akarnani). Ushtria e tij, e pėrbėrė pjesėrisht prej mercenarėve osmanė, u asgjėsua nė betejėn e pėrgjakshme qė u zhvillua aty e ku vetė despoti bizantin humbi jetėn.

    Pas betejės sė Akelout krahinat jugore tė Epirit, tė Akarnanisė e tė Etolisė u pėrfshinė nė kuadrin e dy formacioneve shtetėrore shqiptare. I pari, me qendėr nė Artė, kishte nė krye fisnikun Pjetėr Losha, kurse i dyti, me qendėr nė Angjelokastėr (Akarnani), drejtohej nga despoti Gjin Bua Shpata. Pas vdekjes sė Pjetėr Loshės mė 1374, Despotati shqiptar i Artės dhe ai i Angjelokastrės u bashkuan nėn sundimin e despotit Gjin Bua Shpata. Zotėrimet e kėtij tė fundit pėrbėnin tani njė vazhdimėsi territoresh prej gjirit tė Korintit, nė jug, deri nė derdhjen e lumit Akeront (Glyki), nė veri, ku puqeshin me zotėrimet e Gjon Zenebishit.

    Megjithatė nė pjesėn lindore tė Epirit mbeti njė territor i ngushtė me qendėr Janinėn, i cili nuk u pėrfshi nė kufijtė e kėtyre dy formacioneve shqiptare fqinje. Kėtu pėrfaqėsuesit e fisnikėrisė e tė administratės sė vjetėr serbo-bizantine tė Epirit u pėrpoqėn tė organizojnė qėndresėn kundėr hegjemonisė sė krerėve shqiptarė. Tė mbėshtetur edhe nga qeveritari i deriparadokohshėm serb i Epirit, Simeon Uroshi, ata mundėn tė imponojnė si qeveritar tė Janinės despotin serb Thoma Preljuboviē. Si djalė i Qezar Preljubit, qeveritarit tė Thesalisė tė vrarė mė 1355 nga shqiptarėt, Thomai trashėgoi njė armiqėsi dhe urrejtje tė pashuar kundėr tyre.

    Despotati i Janinės ishte mbeturina e fundit e sundimit serb nė Epir. Qenia e tij pėrbėnte njė rrezik real pėr formacionet fqinje shqiptare tė Gjirokastrės e tė Artės, pasi Thoma Preljuboviēi vėshtronte t'i zgjeronte kufijtė e despotatit tė tij pikėrisht nė dėm tė zotėrimeve tė Shpatajve e tė Zenebishėve. Nga ana tjetėr, despoti serb nuk ngurroi tė thėrriste pėr ndihmė kundėr sundimtarėve shqiptarė reparte serbe, italiane e, ē'ishte mė keq, osmane, duke e kthyer Epirin nė njė fushė beteje ku mercenarėt e huaj mbillnin terror e shkatėrrime tė pafundme.

    Kėto arsye, si dhe arsye tė tjera tė natyrės ekonomike (Janina ishte njė qendėr mjaft e pasur ekonomike e tregtare), i futėn sundimtarėt shqiptarė tė Epirit nė njė konflikt tė gjatė tė armatosur me despotin e Janinės. Pėr tre vjet rresht (1370-1373) kėshtjella e Janinės iu nėnshtrua rrethimit e sulmeve tė njėpasnjėshme tė despotit tė Artės, Pjetėr Losha, e tė aleatėve tė tij, bashkėsive shqiptare tė mazarakėve e tė malakasėve qė banonin pėrreth Janinės. Megjithėse u detyrua tė kėrkonte paqe, Thoma Preljuboviēi nuk pushoi sė pėrndjekuri e sė tiranizuari popullsinė shqiptare tė Janinės e tė fshatrave pėrreth, nga e cila tėrhiqte robėr e pengje qė i mbyllte nė burgje tė posaēme. Pėr kėtė zell tė tij kundėr shqiptarėve, bashkėkohėsit i ngjitėn despotit serb nofkėn "shqiptarovrasės" (alvanitoktonos).

    Pas vdekjes sė Pjetėr Loshės, mė 1374, nė krye tė despotatit tė Artės u vu zoti i Angjelokastrės, Gjin Bua Shpata. Nė kohėn e sundimit tė tij, konflikti me despotin serb, Thoma Preljuboviēin, u ashpėrsua edhe mė. Qė nė vitin 1375 Gjin Bua Shpata u shfaq me ushtrinė e tij nėn muret e Janinės. Qyteti mundi tė qėndrojė edhe kėsaj radhe falė mureve tė tij tė papushtueshme. Gjithsesi, i interesuar pėr pushimin e armiqėsive, Thomai i ofroi Shpatės dorėn e sė motrės, Helenės.

    Por martesa nuk e fashiti konfliktin midis Gjin Bua Shpatės dhe Thomait. Pėr mė tepėr, nė vitet qė vijuan Janina u bė pre e sulmeve tė bashkėsisė shqiptare tė malakasėve. Nėn komandėn e Gjin Fratit kėta e sulmuan kėshtjellėn mė sė pari nė vitin 1377, por pa mundur ta merrnin atė. Dy vjet mė vonė, mė 1379 malakasėt arritėn tė zinin ishullin nė liqen si dhe kullėn e brendshme tė kėshtjellės sė Janinės. Kėsaj radhe nė anė tė tyre qėndronin edhe pjesėtarė tė parisė vendase, pėrfshi mitropolitin Mateo, pėrkrahės i Gjin Bua Shpatės. Por edhe kėsaj radhe shqiptarėt dėshtuan nė qėllimin e tyre. Mungesa e mjeteve tė mjaftueshme ua bėri atyre tė pamundur qė tė shpėrthenin muret e kėshtjellės, qoftė nga toka e qoftė nga liqeni. Mitropoliti Mateo u detyrua tė linte Janinėn bashkė me tė tjerė dhe tė strehohej te Gjin Bua Shpata.

    Krahas despotit serb tė Janinės, formacioni i Shpatajve tė Artės u fut nė kėtė kohė nė njė konflikt tė ashpėr me anzhuinėt e Napolit, tė cilėt qysh prej njė shekulli vazhdonin tė ngulnin kėmbė nė pretendimet e tyre mbi bregdetin epirot. Ky konflikt u shpreh mė sė pari nė pėrleshjet e armatosura me forcat e kontit Leonard Toko, qė sundonte mbi ishujt e Qefalonisė e Leukadės si vasal i mbretėreshės Xhovana tė Napolit. Dokumentet e kohės informojnė se qysh nė vitin 1360 "konti i Qefalonisė bėnte luftė tė madhe me Despotatin e arbėrve". Nė vitet qė pasuan ndeshja me anzhuinėt u ndez edhe mė keq. Nė vitin 1378 mbretėresha e Napolit organizoi njė fushatė tė madhe pėr asgjėsimin e Despotatit shqiptar tė Artės. Bėrthama e ushtrisė sė grumbulluar prej saj pėrbėhej nga Urdhri i Joanitėve tė Rodit, njė formacion i famshėm pėr bėmat e tij luftarake, qė ishte futur nė shėrbim tė anzhuinėve tė Napolit.

    Ekspedita anzhuine filloi me marrjen e Naupaktit (Lepantos), kėshtjella mė jugore e Shpatajve, e vendosur mbi bregun verior tė gjirit tė Korintit. Prej kėndej ajo pėrparoi drejt veriut e brenda pak kohe qendra e Despotatit shqiptar, Arta, u ndodh nėn rrethimin e ushtrisė napolitane. Gjatė betejės vendimtare qė u zhvillua nėn muret e Artės, despoti Gjin Bua Shpata korri njė fitore tė madhe. Vetė kryekomandanti i ekspeditės anzhuine, Mjeshtri i Madh Huan Fernandez Heredia i Urdhrit tė Joanitėve, u zu rob prej shqiptarėve.
    Nė pranverė tė po atij viti, Gjin Bua Shpata fitimtar mbi anzhuinėt, rifilloi sulmet sistematike mbi Janinėn. Thoma Preljuboviēi kėsaj radhe gjeti njė aleat tė fuqishėm kundėr shqiptarėve te turqit osmanė, tė cilėt kishin filluar tė vendoseshin nė Thesalinė fqinje.

    Disa herė brenda viteve 1380-1384 reparte osmane, tė thirrura nga Thomai, kryen inkursione shkatėrruese nė zotėrimet e Gjin Bua Shpatės e nė ato tė Gjon Zenebishit, duke lehtėsuar presionin e tyre mbi Janinėn. Me ndihmėn e osmanėve, despoti Thoma pushtoi pėrkohėsisht njė numėr fshatrash rreth Janinės si dhe kėshtjellėn e Paramithisė (Shėn Donatit). Gjithsesi, tirani i Janinės ra pre e njė komploti dhe, i urryer nga tė gjithė, vdiq nė dhjetor 1384. Nė vend tė tij paria e Janinės e mbreti serb i Thesalisė, Joazaf, thirri e vuri italianin Izau Buondelmonte Aēajuolin, kunat i kontit Leonard Toko tė Qefalonisė. Ky gėzonte njėherėsh mbėshtetjen e perandorit tė Bizantit, tė Venedikut, Firences dhe tė Mbretėrisė sė Napolit. Marrėdhėniet e shqiptarėve me Despotatin e Janinės mbetėn tė tendosura edhe nė kohėn e sundimit tė Izaut, ndonėse aty nga viti 1394, ky mori pėr grua tė bijėn e Gjin Shpatės, Irenėn, i nxitur edhe nga arkondėt e qytetit. Inkursionet e reparteve osmane, tė thirrura nga despoti i ri i Janinės, vazhduan edhe paskėtaj, madje pėr tė siguruar mbėshtetjen mė tė madhe tė sulltanit osman, despoti Izau u shpall vasal i tij (1387). Ndėrkohė mbi Despotatin shqiptar tė Artės qenė intensifikuar edhe sulmet e kontit tė Qefalonisė Karl Tokos, nip i Izaut.

    Nė rrethana tė tilla tė vėshtira, mė 29 tetor tė vitit 1399 vdiq despoti Gjin Bua Shpata "burrė i fuqishėm, i admirueshėm e lavdi e Arbėrisė”, siē e quan atė njė kronikė e kohės. Me emrin e tij ėshtė e lidhur periudha mė e lulėzuar e historisė sė Despotatit shqiptar tė Artės. Zotėrimet e Shpatajve u ndanė midis tė afėrme tė tij, qė shpeshherė ishin nė armiqėsi e mėri me njėri-tjetrin. Njė mėri e tillė ekzistonte dhe midis Muriq Shpatės dhe Sguro Bua Shpatės, qė qeveriste zotėrimet jugore tė Shpatajve. Si vėlla i Gjinit, kėtij i takonte tė ishte trashėgimtar i ligjshėm i fronit. Por Muriqi, i ri dhe ambicioz, mundi ta mėnjanojė kushėririn e tij plak dhe tė marrė nė dorė drejtimin e principatės.
    Me ardhjen nė pushtet vėmendja e Shpatės sė ri u zhvendos nga Lindja, ku despotėt e Janinės dhe osmanėt e Thesalisė kishin qenė kujdesi kryesor i paraardhėsit tė tij tė madh. Me komandantėt osmanė tė Thesalisė Muriqi nuk e pati tė vėshtirė tė gjente njė modus vivendi, sidomos pas katastrofės qė sulltan Bajaziti pėsoi nga mongolėt e Timurlengut nė betejėn e Ankarasė (1402). U shtensionuan edhe marrėdhėniet me despotin Ezau tė Janinės, qė ishte njerk i Muriqit dhe qė pėr mė tepėr kėrkoi dorėn e vajzės sė Muriqit pėr djalin e tij tė lindur nga martesa me shqiptaren Evdoqia Balsha, vajzė e Gjergjit I Balsha.

    Nė kėtė mėnyrė vėmendja e Muriq Shpatės u pėrqendrua nga rreziku qė i vinte zotėrimeve tė tij nga konti i Qefalonisė Karl Tokoja. Pėr sa kohė nė krye tė principatės kishte qenė Gjin Bua Shpata, Tokoja kishte dalė gjithnjė i mundur nga ballafaqimi me shqiptarėt. Kėta, madje, ishin nė gjendje tė organizonin me anije sulme mbi ishujt e tij tė Qefalonisė dhe Leukadės, gjė qė e kishte shtyrė kontin tė kėrkonte ndihmėn e Napolit e tė Venedikut.

    Por nė vitet e para tė sundimit tė Muriq Shpatės, raporti i forcave paraqitej i ndryshuar nė favor tė Tokos. Grindjet dhe pakėnaqėsitė ndaj sundimtarit tė ri tė Artės shtynė mjaft feudalė shqiptarė dhe krerė bashkėsish nga Parga, Paramithia, Margėlliēi e Janina (pėrfshirė bashkėsitė e mėdha tė mazrekėve e malakasėve) tė dorėzoheshin pėrpara dhuratave dhe premtimeve qė u drejtoi atyre me bollėk konti Karl Toko. Nė kėtė mėnyrė, me njė ushtri, lulen e sė cilės e pėrbėnin luftėtarėt shqiptarė, ku shquheshin vėllezėrit Muriq e Dhimo Bua, si dhe me ndihmėn e njė flote tė ofruar nga mbreti i Napolit, Karl Tokoja, filloi t'i rrėmbejė Muriq Shpatės njėrin zotėrim pas tjetrit. Si pasardhės i kontėve nga familja Orsini tė Qefalonisė, ai pretendonte tė bėhej, ashtu siē qenė bėrė ata njė shekull mė parė, despot i krejt Epirit.

    Nė kėtė mėnyrė, me luftė dhe mė shumė me dredhi, Karl Tokoja u rrėmbeu Shpatajve njė sėrė kėshtjellash, fillimisht nė jug tė gjirit tė Artės, si Katohinė, Varnakun, Kandilen, Anatolikon e Dragomestin (1401-1404). Prej kėndej ai filloi sulmet dhe plaēkitjet nė territorin e Angjelokastrės e tė Artės. Shumė shpejt Muriq Shpata u detyrua tė lėshojė kėshtjellat e Riniasės e Ajtoit, qė siguronin mbrojtjen e Artės. Gjatė njė beteje me forcat e Tokos, u plagos rėndė e mė tej vdiq edhe vėllai i legjendarit Gjin Bua Shpata, Sguroj, i cili tė paktėn nė ēastet e fundit gjeti ngushėllim kur pa se Muriq Shpata me forcat e tij po vraponte t'i vinte nė ndihmė.

    I biri i Sguros, Pal Shpata, nė pamundėsi t'i ruante zotėrimet qė i la i ati nė jug tė gjirit tė Artės, nxitoi t'ia ofrojė ato Venedikut. Mė 1402 ai i propozoi kėtij lėshimin e kėshtjellės sė rėndėsishme bregdetare tė Lepantos si dhe vetė kryeqendrėn e vet, Angjelokastrėn. Ndėrsa mori nė dorėzim tė parėn (1407), kundrejt njė shpėrblimi, Republika e Venedikut u mor vesh me Karl Tokon qė e dyta, Angjelokastra, t'i kalonte kėtij tė fundit (1408). Nė kėtė mėnyrė Shpatajt humbėn pėrfundimisht zotėrimet nė jug tė gjirit tė Artės, nė Etoli e nė Akarnani.

    Nė kushtet e dobėsimit e tė pėrēarjes sė krerėve shqiptarė, konti Karl Toko nuk e pati tė vėshtirė tė zinte vendin e despotit Ezau tė Janinės, kur ky i fundit vdiq (1411). Krahas elementėve tė parisė sė qytetit, ku u shqua greku Simon Stratigopulos dhe dhėndri i tij, serbi Stefan Vojsllavi, dorėzimin e Janinės nė duar tė Karl Tokos e pėrkrahėn edhe mjaft krerė e bashkėsi shqiptare, brenda e jashtė qytetit, tė cilėt ai i kishte joshur me dhurata e premtime. Tashmė i pafuqishėm ndaj ngjitjes sė rivalit tė tij, Muriq Shpata nuk qe nė gjendje tė shfrytėzonte momentin e favorshėm pas thyerjes sė ushtrive tė Tokos nga Gjon Zenebishi nė betejėn e Kranesė, afėr Mesopotamit (1411). Mė 1415 ai vdiq, duke ia lėnė barrėn e drejtimit, tė asaj qė kishte mbetur nga Principata e dikurshme e Gjin Bua Shpatės, vėllait tė tij, Jakupit, qė kishte kaluar nė fenė islame.

    Jakupi tregoi qė nė fillim njė dinamizėm e trimėri qė s'e kishin karakterizuar vėllanė e tij. Me tė u bashkuan mjaft edhe nga krerėt apo bashkėsitė shqiptare qė ishin hedhur nė anėn e Karl Tokos, siē qe, p.sh., prijėsi i shquar Muriq Bua.

    Nė pamundėsi pėr ta thyer sundimtarin e ri shqiptar nė fushė tė hapur, Karl Tokoja i pėrgatiti atij njė pritė nė kėshtjellėn e Vombljanės, afėr Artės. I ftuar nga kėshtjellari i saj, njeri i Karl Tokos, gjoja pėr ta marrė nė dorėzim kėshtjellėn, Jakup Shpata u sulmua tradhtisht nga forcat e Tokos ndėrsa u qe afruar me trupat e tij mureve tė saj. Jakupi vdiq me shpatė nė dorė mes luftėtarėve tė tij. Me vrasjen e tij u shėnua dhe fati i Artės dhe i gjithė zotėrimit tė Shpatajve. Mė 4 tetor 1416 Karl Tokoja hyri nė Artė. Pinjollėt e fundit tė Shpatajve ose pranuan tė hyjnė nė shėrbim tė Karl Tokos, ose emigruan drejt Moresė dhe ishujve tė Jonit.
     
    .
41 replies since 9/1/2010, 18:57   2578 views
  Share  
.