~Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. ommonimo
     
    .

    User deleted



    KREU III

    FUNDI I SUNDIMEVE TĖ HUAJA. FORMACIONET SHTETĖRORE SHQIPTARE
    NĖ SHEK. XIV - FILLIMI I SHEK. XV


    1. SHKĖPUTJA NGA BIZANTI DHE EKSPANSIONI SERB NĖ TREVAT SHQIPTARE


    Fundi i pranisė anzhuine dhe shtrirja e depėrtimit serb nė Shqipėri



    Me thyerjen pėrfundimtare tė ushtrive anzhuine nė Berat mė 1281, Perandoria Bizantine e rivendosi edhe njė herė autoritetin e vet nė Shqipėri, por kontrolli i saj kufizohej tani nė njė zonė mė tė ngushtė nė krahasim me fundin e shek. XII. Nė krahun verior bizantinėt morėn Durrėsin dhe Krujėn, por nuk arritėn tė shtriheshin mė tutje. Atė kohė mbreti serb Stefan Uroshi II Milutin (1282-1321) kishte nisur njė mėsymje nė front tė gjerė nė gjithė vijėn Mat-Ohėr. Madje, mė 1296 ai mundi tė pushtonte pėrkohėsisht edhe Durrėsin, ndėrkohė qė nė krahun lindor ushtritė serbe nuk mundėn t'i afrohen Ohrit, tė mbrojtur nga fisniku shqiptar, Progon Skurra. Njė mbishkrim mbi murin e kishės sė Shėn Klementit nė Ohėr, rindėrtuar prej tij nė vitin 1295, kujton se Progoni mbante titullin e lartė bizantin tė heteriarkut tė madh dhe se gruaja e tij, Eudokia, ishte mbesė e perandorit Androniku II Paleolog.

    Gjithsesi paqja e arritur mė 1299 midis perandorit Androniku II tė Bizantit dhe mbretit serb Uroshi II ua njohu serbėve territoret e pushtuara nė veri tė Durrėsit e tė Ohrit. Megjithatė, ato vazhduan tė jenė njė zonė jo e qetė. Nga njėra anė, inkursionet serbe vazhduan edhe paskėtaj nė jug tė Matit, por, nga ana tjetėr, nė vitet e para tė shek. XIV vihet re njė riaktivizim i anzhuinėve tė Napolit nė Shqipėri. Vėrshimi i serbėve nė trevėn e Durrėsit dhe tė Arbrit tė hershėm prekte edhe interesat e anzhuinėve e tė Papatit, tė cilėt vazhdonin ta konsideronin veten si titullarė tė pushtetit laik e fetar nė ato treva.

    Rikthimi i anzhuinėve nė Shqipėri u mirėprit edhe nga vetė fisnikėria shqiptare, e cila shpresat e njė ndalimi tė mėsymjes serbe i varte tashmė te bashkėpunimi me botėn perėndimore katolike. Nė shtator 1304 bashkėsia qytetare e Durrėsit dhe krerėt shqiptarė nga familjet Matrėnga, Arianiti, Skurra, Blinishti, Zenebishi, Shpata etj., njohėn pėr kryezot princin Filip tė Tarentit, djalin e mbretit Karli II Anzhu. Nga ai ēast trashėgimtari i fronit tė Napolit mori dhe titujt zot i Mbretėrisė sė Arbrit dhe despot i Romanisė (Epirit). Nė pranverė tė vitit 1305 princi Filip i Tarentit zbarkoi me njė ushtri nė Durrės dhe me ndihmėn e vendasve e mori qytetin. Megjithatė, ofensiva e re anzhuine u shua shumė shpejt. Marrėdhėniet e princit tė Tarentit me fisnikėt shqiptarė u prishėn dhe po atė vit ky u kthye nė Itali me synim qė tė vinte pėrsėri nė pranverėn e ardhshme me njė ushtri mė tė madhe.

    Megjithatė, edhe paskėtaj anzhuinėt nuk mundėn ta shtrijnė kontrollin e tyre pėrtej Durrėsit. "Vasalėt" e tyre shqiptarė nuk mungonin tė ngrinin krye dhe tė kėputnin ēdo lidhje me kryezotin e pėrtejdetit, sa herė qė ky kėrkonte ta ndėrtonte njė pushtet real nė Durrės dhe nė "Mbretėrinė e Arbrit". Nė pamundėsi tė realizonin synimet e tyre nė Shqipėri, nė vitin 1311 anzhuinėt e Napolit menduan pėr njė ēast t'i ndėrronin zotėrimet e tyre me Sicilinė. Por titullari i kėsaj tė fundit, Frederiku i Aragonės, i informuar se anzhuinėt nuk zotėronin njė pushtet real nė Durrės dhe nė trevėn e Arbrit, nuk e pranoi ofertėn, megjithėse kėto territore, siē shprehej ai, "ishin shumė tė pasura dhe bujare" (que es molt noble e rich).

    Nė kėtė mėnyrė, nė Durrės dhe nė prapashpinėn e tij vazhdoi tė ruhej edhe paskėtaj njė sovranitet gjithnjė e mė formal i anzhuinėve. Pėr bashkėsinė qytetare tė Durrėsit dhe pėr fisnikėrinė feudale tė Arbrit, mbajtja e lidhjeve me anzhuinėt konsiderohej e dobishme, sidomos tani kur serbėt po mėsynin gjithnjė e mė fort drejt jugut. Midis anzhuinėve dhe serbėve vazhdonin tė ekzistonin marrėdhėnie aleance, qė kėta tė fundit hė pėr hė nuk donin t'i prishnin. Nė fakt marrėveshja e arritur mė 1308 kishte rikonfirmuar zonat e ndikimit anzhuin e serb nė Shqipėri edhe pėr vitet e ardhshme.

    Anzhuinėt dhe Papati filluan t'u pėrgjigjen realisht ftesave tė aristokracisė shqiptare pėr t'iu kundėrvėnė ofensivės serbe nė dhjetėvjeēarin e dytė tė shek. XIV, kur plasėn hapur kundėrshtitė serbo-anzhuine mbi sundimin nė Shqipėri e nė Dalmaci dhe kur u fik ēdo shpresė e Romės lidhur me njė kthim tė mbretėrve serbė nė fenė katolike.

    Aty nga viti 1318 serbėt shpėrthyen njė ofensivė tė re nė Shqipėri, duke pushtuar Durrėsin dhe Arbrin bashkė me Krujėn. Atė kohė u krijua njė koalicion antiserb i fuqive katolike, tė bashkėrenduara nga papati, nė tė cilin kishin njė rol tė rėndėsishėm edhe shqiptarėt. Nė pranverėn e vitit 1319 njė numėr fisnikėsh shqiptarė nga dyert Blinishti, Jonima, Arianiti, Matrėnga, Muzaka etj., nėpėrmjet peshkopit tė Krujės, Andreas, i bėnin tė ditur papa Johanit XXII se ishin gati "tė ngrinin krye dhe tė hidhnin tej zgjedhėn e mbretit tė Rashės (Serbisė)". Ata premtonin gjithashtu tė braktisnin ritin ortodoks dhe tė pėrqafonin katolicizmin, duke u ndarė edhe kishtarisht nga pushtuesit serbė.

    Si rezultat i kėsaj qėndrese tė organizuar dhe tė bashkėrenduar me Papatin dhe me fuqi katolike tė Evropės, si Napoli, Hungaria, Kroacia etj., serbėt u bllokuan edhe pėr disa vjet pėrtej Durrėsit dhe krahinės sė tij, ku anzhuinėt vazhduan tė ushtronin njė sovranitet pėrherė e mė tė vakėt.

    Shqipėria "bizantine" nė gjysmėn e parė tė shek. XIV. Shkėputja nga Bizanti

    Nėn presionin serb dhe pėrballė ujdisė sė krerėve shqiptarė me anzhuinėt e Napolit, qysh nė vitet e para tė shek. XIV Perandoria Bizantine u detyrua tė braktiste Durrėsin, Krujėn dhe territoret e tyre, duke mbajtur viset nė jug tė rrjedhės sė lumit Shkumbin. Pushteti bizantin u ruajt pak a shumė nė mėnyrė tė qėndrueshme nė trevėn qė pėrfshinte viset e Myzeqesė, Vlorės, Beratit, Tomorricės, Kėlcyrės, Skraparit, Ohrit, Korēės, Kolonjės e Kosturit. Viset poshtė Vlorės e rrjedhės sė Vjosės vazhduan, kur mė shumė e kur mė pak, tė bėjnė pjesė nė Despotatin e Artės (Epirit). Territoret e fituara rishtazi nė veri tė tij, Perandoria Bizantine i organizoi nė njė njėsi tė veēantė politiko-administrative, Despotatin e Beratit.

    Qyteti buzė Osumit, pėrveēse qendėr e rėndėsishme strategjike, fitoi tani njė profil tė plotė edhe pėrsa i pėrket zhvillimit ekonomik. Roli i tij u rrit sė tepėrmi pas shkėputjes tė rrugės sė vjetėr Egnatia nga sfera e sundimit bizantin. Berati u bė pika kulmore e arteries sė re qė lidhte pellgun e Ohrit me portin e Vlorės, e cila u bė porti kryesor bizantin nė Adriatik. Gjatė fundit tė shek. XIII dhe gjysmės sė parė tė shek. XIV, nė Vlorė shėnohet njė lėvizje e pazakonshme mallrash. Kanina vazhdonte tė luante edhe tani rolin e njė kėshtjelle nė mbrojtje tė Vlorės. Por Kanina ishte njėherėsh rezidenca e parapėlqyer pėr aristokracinė e krahinės si dhe qendėr peshkopale, sė cilės perandor Androniku II Paleologu i rikonfirmoi mė 1307 tė drejtat dhe privilegjet e vjetra.

    Pėrfaqėsues i drejtpėrdrejtė i pushtetit bizantin nė Despotatin e Beratit ishte qefaliu, qė ishte para sė gjithash njė funksionar ushtarak. Nė dokumentet e kohės ai cilėsohet si "qefaliu i Beratit", por edhe "qefaliu i Vlorės". Nė fakt, edhe rezidenca fikse e tij luhatej midis kėtyre dy qendrave, qė ishin mė tė rėndėsishmet e despotatit. Me qėllim qė qefaliu tė mbahej sa mė shumė nėn kontroll, pushteti qendror e vuri atė nėn vartėsinė e njė funksionari epror, i cili ushtronte pushtet tė pakufizuar nė despotat. Tė tillė "guvernatorė tė pėrgjithshėm" nė Despotatin e Beratit dėshmohen qė nga viti 1277. Ata zgjidheshin gjithmonė nga rrethi familjar i perandorit dhe mbanin tituj tė lartė, si megas dukas, despot, protovestiar. Nėse kėta zgjidheshin gjithmonė nga rrethi mė i afėrt familjar i perandorit, qefalitė ishin shpeshherė pėrfaqėsues tė aristokracisė lokale. Shqiptarė ishin, p.sh., qefaliu i parė i Beratit, me emrin Stano (1277), ose Gjon Pikerni (1314). Nivelet mė tė ulėta tė administratės dhe tė ushtrisė sė despotatit pėrfaqėsoheshin nė pjesėn dėrrmuese nga elementi vendas. Fisnikė nga familjet Matrėnga, Skurra, Muzaka, Ganxha, Frėngu etj. pėrmenden vazhdimisht nė jetėn politike tė Despotatit tė Beratit. Por tashmė shumė prej kėtyre po e shfrytėzonin postin dhe autoritetin pėr tė ndėrtuar pushtetin e tyre tė pavarur.

    Despotati i Beratit fitonte njė rol specifik nė kuadrin e Perandorisė Bizantine tė shek. XIII-XIV. Pėrveēse pėrfaqėsonte "portėn" e vetme bizantine drejt Perėndimit, ai formonte edhe barrierėn kryesore pėrballė ekspansionit tė Serbisė drejt jugut. Por, nga ana tjetėr, Despotati i Beratit ishte edhe pikėmbėshtetja nga ku Perandoria Bizantine ushtronte presion mbi Despotatin fqinjė tė Artės (Epirit). Ky vazhdonte tė ishte, qysh nga viti 1204, njė formacion i pavaruar. Despotėt e tij bizantino-italianė nga familjet Engjėlli e Orsini, gjatė gjithė viteve 1270-1330 u pėrpoqėn tė ruanin pushtetin e tyre kundrejt perandorėve tė Bizantit, tė cilėt kėmbėngulnin ta quanin Despotatin si "tokė tė tyre", ndėrsa despotėt e tij si "vasalė" tė perandorėve bizantinė. Pėr tė siguruar mbėshtetje ndaj presionit bizantin, despoti Niqifori I Engjėlli pranoi, mė 1294, tė bėhej vasal i anzhuinėve tė Napolit. Mė 1320, despoti tjetėr, Nikolla Orsini, kėrkoi t'i vinte tokat e tij nėn mbrojtjen e Venedikut, duke njohur kėtė pėr kryezot. Nga ana tjetėr, despotėt e dobėt tė Epirit nuk ishin nė gjendje tė mbyllnin ēdo portė dhe tė kėrkonin ballafaqim me Bizantin. Pothuaj tė gjithė ata, pas Mihalit II Engjėll (1230-1268), ishin martuar me princesha nga oborri bizantin.

    Sidoqoftė kjo lojė e despotėve tė Artės, pėr ta mbajtur mirė sa me anzhuinėt e Napolit, aq edhe me perandorėt e Bizantit, shpehherė rezultoi tė ishte e rrezikshme. Nė vitin 1303 e 1306 anzhuinėt u shfaqėn me ushtri nėn muret e Artės pėr tė kėrkuar pėrmbushjen e detyrimeve qė rridhnin nga vasaliteti i despotit Thoma (1296-1318). Po ashtu, nė vitin 1314 ushtria dhe flota e Despotatit tė Beratit, nėn komandėn e qefalisė Gjon Pikerni dhe protontinit tė Vlorės, Gjergj Ganxha, kryen njė inkursion mbi Artėn nga toka e nga deti. Disa vjet mė vonė, mė 1308, Janina bashkė me pjesėn mė tė madhe tė Vagenetisė (Ēamėrisė) iu aneksua Despotatit bizantin tė Beratit. Si qeveritar tė kėtij territori tė ri bizantin, perandori Androniku II Paleolog caktoi komandantin shqiptar, sebastin Skurra.

    Dhjetėvjeēarėt e fundit tė pranisė bizantine nė Shqipėri, pėrkatėsisht nė Shqipėrinė e Poshtme, karakterizohen nga dy dukuri qė e bėnin gjithnjė e mė formale lidhjen e saj me Bizantin. Nga njėra anė, ushtria dhe administrata bizantine mbusheshin gjithnjė e mė shumė me elementin vendas, kurse, nga ana tjetėr, po zgjerohej vazhdimisht numri i zonave autonome, ku pushtetin real e ushtronin krerėt dhe zotėrit e vendit. Njoftimet historike tė viteve 30 tė shek. XIV bėjnė tė ditur se atė kohė Perandoria Bizantine vazhdonte tė ruante kontrollin e saj kryesisht nėpėr qytetet dhe kėshtjellat e Despotatit tė Beratit. Rrethinat e tyre, sidomos zonat e brendshme dhe malore, qeveriseshin tashmė nga fisnikėt vendas. Me qėllim qė t'i mbante tė lidhur pas vetes krerėt shqiptarė, Perandoria Bizantine u detyrua ta njihte edhe me marrėveshje tė veēanta (synthekai) pushtetin e tyre, madje duke i shpėrblyer edhe me tituj tė lartė bizantinė. Atė kohė, Andrea I Muzaka, zoti i fuqishėm i viseve mes Ohrit, Kolonjės e Beratit, u shpėrblye me titullin e lartė bizantin tė "despotit", qė ishte i dyti nė hierarkinė e titujve bizantinė, pas atij tė perandorit. Tė tjerė fisnikė shqiptarė u nderuan me tė tjerė tituj tė lartė, si sebastokrator etj.

    Megjithatė tensioni midis pushtetit bizantin dhe aristokracisė vendase shqiptare doli nė pah gjatė luftėrave civile nė Bizant (1321-1328) dhe shpėrtheu hapur pas ardhjes nė fuqi tė perandor Andronikut III Paleolog (1328-1341). Midis viteve 1328-1333 Andronikut III iu desh tė drejtonte vetė disa fushata ushtarake pėr tė nėnshtruar shqiptarėt e Ohrit, Devollit, Kolonjės, Epirit e tė Thesalisė. Sipas fjalėve tė historianit bizantin Johan Kantakuzeni, pjesėmarrės dhe kryekomandant nė ato operacione, shqiptarėt jetonin nė autonomi dhe nuk e njihnin pushtetin e perandorit.

    Por kryengritjet shqiptare shpėrthenin nė vatra tė reja, sapo qė ushtritė bizantine arrinin tė shuanin tė mėparshmet. Aty nga mesi i viteve 30 ato mbėrritėn nė shkallėn mė tė lartė tė pjesėmarrjes dhe tė organizimit tė tyre. Atė kohė tė pakėnaqur nga politika e re centralizuese e kėtij perandori dhe tė vendosur tė shkėputeshin njėherė e mirė nga Bizanti, krerėt shqiptarė ngritėn nė kėmbė krahina tė tėra. Nė Vlorė, Berat, Kėlcyrė, Skrapar, Kolonjė e nė Ohėr, nė Epir dhe nė Thesali, kryengritėsit shqiptarė sulmuan qytetet dhe kėshtjellat bizantine dhe pjesėrisht i morėn ato.

    Kryengritja shqiptare e shtyu perandorin Androniku III Paleolog tė ndėrmerrte njė fushatė tė madhe ushtarake nė Shqipėri. I shoqėruar nga domestiku i madh, Johan Kantakuzeni, perandori bizantin hyri nė tokat e Despotatit tė Beratit nė pranverėn e vitit 1336. Ushtria bizantine, bėrthamėn e sė cilės e pėrbėnin repartet e zgjedhura me mercenarė osmanė, i shtypi me ashpėrsi flakėt e kryengritjes. Fshatra tė tėra u dogjėn, ndėrkohė qė popullsisė iu rrėmbyen pasuri tė paēmueshme nė tė holla, nė produkte e nė bagėti. Kantakuzeni flet pėr 300 mijė kokė qe, 5 mijė kuaj e 1 milion e 200 mijė krerė dhen tė rrėmbyera pronarėve shqiptarė. Shtypja e kryengritjes shkaktoi valėn e parė tė madhe tė eksodit shqiptar drejt jugut. Mjaft familje fisnike shqiptare u detyruan tė lėnė gjėnė dhe pronat e tyre dhe tė vendoseshin nė Peloponez. Tė tjera u pėrpoqėn tė gjejnė shpėtim nė Durrėsin anzhuin dhe tė marrin rrugėn e Italisė.

    Shtypja e dhunshme e kryengritjes nė Despotatin e Beratit pėrcaktoi rėnien e lėvizjes edhe nė trevat e tjera. Despina e Epirit, Ana, dhe bashkėsitė shqiptare tė Thesalisė pranuan mė nė fund tė njihnin pushtetin bizantin.
    Megjithatė, rivendosja e pushtetit bizantin nė trevat e Despotatit tė Beratit, tė Despotatit tė Epirit dhe tė Thesalisė nuk e pati jetėn e gjatė. Tensioni antibizantin nė kėto vise vazhdoi tė mbetej i gjallė, dhe me vdekjen e perandorit Androniku III (1341), kryengritjet morėn njė hov tė ri. Tashmė pasardhėsit e Andronikut III, tė angazhuar nė njė luftė tė re pėr fronin dhe tė ndodhur pėrballė njė ofensive tė re tė Serbisė drejt Jugut, nuk mund tė merreshin me kryengritjen shqiptare. Pėr rrjedhim, bizantinėt u detyruan tė lėnė nė duart e kryengritėsve shqiptarė edhe kėshtjellat e tyre tė fundit nė Shqipėri.
     
    .
41 replies since 9/1/2010, 18:57   2575 views
  Share  
.