~Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. ommonimo
     
    .

    User deleted



    Institucionet qeverisėse nė qytetet shqiptare


    Nė pikėpamje tė strukturės shoqėrore e tė organizimit politik, nė Shqipėrinė mesjetare ndesheshin dy lloje qytetesh: qytetet e llojit italo-dalmatin dhe ato tė tipit bizantin. Qė tė dyja kėto gėzonin njė traditė tė gjatė vetėqeverisėse, bartėse e sė cilės ishin fillimisht njė grup familjesh, qė shquheshin pėr pasuri, prona e pushtet. Tė tilla qenė nė Durrės gjatė shek. X-XIII familjet Krisili e Kabasilla (Kabashi), pinjollė tė tė cilave shfaqen herė pas here si “tė parė” tė vendit (proteuon) dhe si mbajtės titujsh e dinjitetesh tė larta bizantine, pėrfshirė ato tė arkondit e tė patricit. Fuqia ekonomike e kėtyre familjeve mbėshtetej nė ndėrtesat, dyqanet, depot e nė anijet qė ato zotėronin nė qytet, e sidomos nė sipėrfaqet e mėdha tė tokave qė kishin sa nė rrethet e Durrėsit, aq edhe nė Lezhė, Mat, Myzeqe e deri nė Dibrėn e nė Kolonjėn e largėt. Nė Vlorė e nė krahinėn e saj, prej shek. XI e deri vonė nė shek. XVII, familja Frėngu ėshtė vazhdimisht protagoniste nė qeverisjen dhe nė ngjarjet qė lidhen me atė zonė.
    Gjatė gjithė periudhės sė sundimit bizantin apo tė sundimeve tė tjera tė huaja, tė drejtat sovrane mbi qytetet i pėrkisnin kryezotit, qė sipas rastit mund tė ishte perandori bizantin, mbreti serb, mbreti i Napolit apo Republika e Venedikut. Kėta e ushtronin sovranitetin nėpėrmjet zyrtarėve tė caktuar enkas prej tyre dhe qė ishin njėherėsh komandantė tė ushtrisė dhe gjykatės. Nė vitin 1166 nė Krujė funksione tė tilla kryeshin nga njė prior, kurse nė Durrės nga njė proteuon (tė dyja fjalėt, njėra latine e tjetra bizantine, pėrkthehen “i pari”). Nė shek. XIII Ulqini dhe Tivari kishin nė krye njė kont. Nė periudhėn e fundit bizantine dhe gjatė sundimit serb tė Stefan Dushanit (1332-1355) mjaft qytete kishin nė krye sebastin ose qefalinė, qė u korrespondojnė ofiqeve napolitane e veneciane tė kontit e tė kapitenit (shek. XIII-XIV). Nė kohėn e sundimit tė despotėve serbė Llazareviēė (1421-1443), nė Drisht, nė Tivar e nė Novobėrdė kryezoti pėrfaqėsohej nga vojvoda. Funksioni i tij, kryekėput ushtarak, flet pėr njė kufizim tė tė drejtave tradicionale vetėqeverisėse tė kėtyre qyteteve.


    Me shembjen e Perandorisė Serbe tė Stefan Dushanit (1355), mjaft nga qytetet ranė nė dorė tė krerėve feudalė shqiptarė: Balsha (Shkodra, Drishti, Tivari, Vlora), Zaharia (Deja), Dukagjini (Lezha), Topia (Durrėsi, Kruja), Gropa (Ohri, Dibra), Muzaka (Berati, Kosturi), Zenebishi (Gjirokastra, Parga), Shpata (Arta) etj. Nė ndonjė qytet, si nė Drisht, nė Shas e diēka mė pėrpara nė Prizren, pushteti laik ushtrohej nė mėnyrė tė pazakontė nga peshkopi i qytetit. Shenja pėr njė pėrfshirje tė klerit nė qeverisjen e qytetit ekzistojnė edhe nė Tivar, ku mė 1372 pėrmendet “burgu i kryepeshkopit”.
    Venediku solli njė nomenklaturė tė re nė qeverisjen e qyteteve shqiptare pas vitit 1392, kur ai u bė zot i tyre. Nė Durrės u vu tė qeveriste bail-kapiteni, nė Shkodėr kont-kapiteni, kurse nė Tivar e nė Drisht qeveritari venecian quhej podesta. Nė Lezhė pushteti venecian pėrfaqėsohej nga kėshtjellari (castellanus) i qytetit.
    Gjithsesi, edhe nė kohėn e sundimeve tė huaja, posti i qeveritarit u besohej nė ndonjė rast edhe vendasve. Kėshtu, mė 1251 konti i Drishtit ishte njė fisnik vendas; po pėrfaqėsues i parisė lokale ishte mė 1266 edhe kapiteni i Durrėsit, Andre Vrana, qė ishte caktuar nė atė post nga kryezoti i radhės, mbreti Manfred Hohenshtaufen i Sicilisė.

    Pėrgjithėsisht, sundimtarėt e huaj pėrpiqeshin tė fitonin simpatitė e parisė dhe tė popullsisė sė qyteteve, duke u pėrpjekur tė harmonizonin interesat e veta me interesat dhe ndjeshmėritė e vendasve. Megjithatė, qė njė harmonizim i tillė ishte i pamundur, kėtė e tregojnė ankesat e vazhdueshme tė pėrfaqėsive qytetare ndaj shkeljeve dhe abuzimeve qė qeveritarėt e huaj bėnin gjatė ushtrimit tė mandatit tė tyre. Kėshtu, nė shek. XV, banorėt e Tivarit ishin aq shumė tė zemėruar nga pėrvetėsimet e paligjshme, nga detyrimet e angaritė arbitrare si dhe nė pėrgjithėsi nga sjelljet e vrazhda tė podestasė venecian Xhakomo Delfin, saqė e kishin bėrė zakon ta quanin atė me emrin “Neron”.

    Njė nga lėshimet themelore, qė kryezotėt e ndryshėm u detyruan t’u bėnin qyteteve shqiptare, ishte njohja deri nė njė farė shkalle e kuadrit juridik e institucional, qė pėrbėnte thelbin e autonomisė tradicionale tė tyre. Nė ēastin e vėnies nė zotėrim tė Durrėsit, pėrkatėsisht nė 1272 e 1392, Karli I Anzhu dhe Republika e Venedikut nxituan tė deklaronin qėllimin e tyre pėr tė respektuar pronat, privilegjet si dhe statutet e “doket e mira” (bonos usus) tė durrsakėve. Njė pjesė e tė ardhurave, qė merreshin nga doganat komunale (nė Shkodėr dogana e peshkut, nė Drisht ajo e mishit dhe e barit), edhe paskėtaj vazhduan tė shkonin nė dobi tė bashkisė. Mbi tė gjitha, u ruajtėn deri diku institucionet tradicionale vendase, qė vazhduan tė funksiononin krahas pushtetit tė kryezotit tė pėrfaqėsuar nga qeveritarėt e tij. Nė Durrės, Vlorė e gjetkė dėshmohet mbijetesa e bashkėsisė sė qytetarėve (universitas, communitas), qė ishte forma mė e gjerė e organizimit qytetar. Ishin pikėrisht banorėt e qytetit me status tė qytetarit, qė nė njė ditė tė caktuar tė vitit mblidheshin dhe zgjidhnin nėpunėsit komunalė. Nė Shkodėr mbledhja e qytetarėve bėhej ditėn e Shėn Markut, mė 25 prill. Atė ditė kambanat e Shėn Stefanit ftonin popullin tė grumbullohej nė sheshin para katedrales, ku nė praninė e peshkopit dhe tė parisė sė qytetit bėhej pėrzgjedhja e gjyqtarėve (tre), e kėshilltarėve (tetė) dhe e financierėve (dy) tė komunės.

    Mandati i tyre ishte pėr njė vit. Gjykatėsit, kėshilltarėt, financierėt bashkė me mė tė shquarit e qytetarėve (boni homines) ishin anėtarėt e njė asambleje mė tė ngushtė, Kėshillit komunal. Ky mblidhej nėn drejtimin e gjykatėsit tė parė, qė nė Durrės e nė Vlorė quhej me emrin bizantin prokathemen, dhe trajtonte ēėshtje qė kishin tė bėnin me besnikėrinė dhe me integritetin moral tė qytetarėve e tė nėpunėsve komunalė. Veē kėsaj, Kėshilli komunal kishte detyrė tė zgjidhte njė radhė tjetėr nėpunėsish, mes tė cilėve noterėt dhe sekretarėt e gjyqit (cancellarius). Noterėt nė mjaft raste parapėlqeheshin me kombėsi tė huaj, pėr tė shtuar shkallėn e besueshmėrisė sė tyre. Pėr kėtė qėllim, noterėt rekrutoheshin jo rrallė edhe nga radhėt e klerit. Nė Durrės dualizmi kulturor-fetar pasqyrohej edhe nė ekzistencėn paralele tė dy noteriateve: noterė qė i pėrpunonin aktet e tyre nė latinisht dhe ata qė i pėrpunonin nė greqishten bizantine.

    Nė Vlorė, si nėn sundimin bizantin e serb, ashtu edhe nė kohėn e sundimit tė Balshajve (1371-1418), ndėr postet mė tė rėndėsishme komunale ishte ai i admiralit, qė tradicionalisht mbulohej nga njė fisnik vendas. E njėjta gjė ndodhte nė Durrės me postin e protontinit. Si admirali, ashtu edhe protontini, ishin komandantė tė flotės sė qytetit.
    Caktimi i vulės sė qytetit, i njėsive tė matjes e tė peshave ishin disa nga prerogativat kryesore tė organeve bashkiake. Ato ishin tė patjetėrsueshme. Ēdo qytet kishte vulėn, masat e peshat e veta. Njė nėpunės i posaēėm ishte caktuar pėr tė verifikuar ēdo muaj saktėsinė e tyre. Nė Durrės masat dhe peshat e autorizuara mbanin vulėn e qytetit. Statutet e Shkodrės parashikonin dėnime tė rėnda pėr ata qė pėrdornin masa e pesha tė falsifikuara. Nė Durrės vula e qytetit vihej edhe mbi thasėt e kripės, prodhimi i sė cilės ishte monopol i bashkisė. Nė Shkodėr letrat qė mbanin vulėn e qytetit (charta sigillata) kishin vlerėn e dokumentit autentik, njėlloj si aktet noterike.

    Statutet ishin shprehja mė e lartė e organizimit komunal tė qyteteve shqiptare nė mesjetė. Ato pėrmblidhnin aktet normative qė rregullonin nė tėrėsinė e tyre organizimin e funksionimin e qytetit, si dhe marrėdhėniet midis qytetarėve, midis tyre dhe shtetit, midis vetė qytetit dhe ambientit rrethues. Nga tė dhėnat e deritanishme del se me statute ishin pajisur Durrėsi, Shkodra, Drishti, Tivari e Ulqini. Statutet e Durrėsit u nxorėn jashtė pėrdorimit dhe humbėn gjatė sundimit tė Topiajve nė qytet (1368-1392). Disa vite pas kalimit tė qytetit nėn sundimin e Venedikut, mė 1398, u gjetėn 35 kapituj tė kėtyre statuteve, qė ruheshin nė kuvendin franēeskan tė qytetit.

    Statutet e Drishtit, tė quajtura “Statutet dhe urdhėresat e kapitullit tė kishės katedrale tė Drishtit”, pasqyrojnė jetėn e njė qyteti qė identifikohej me fenė dhe ku kleri, posaēėrisht peshkopi i qytetit, kishin njė rol mbizotėrues. Ato qė ruhen tė plota janė pikėrisht “Statutet e Shkodrės”, njė kopje e tė cilave u zbulua sė fundi nė fondet e Muzeut Korrer nė Venedik. “Statutet e Shkodrės”, siē thuhet nė Kreun IV tė tyre, ruheshin nė dy kopje autentike, njėra nė dhomėn e thesarit dhe tjetra pranė gjykatės sė qytetit. Ato pėrbėhen nga 279 kapituj shkruar nė venecianishten e shek. XV. Edhe pse tė ngjashme me statutet e qyteteve italo-dalmatine, statutet e Shkodrės pėrmbajnė mjaft elementė origjinalė, qė i referohen ambientit specifik shqiptar. Mjafton tė pėrmenden nė kėtė suazė referencat ndaj institucionit tė “besės” dhe tė “hakmarrjes”, qė nuk gjenden nė statute tė tjera.


    Tregtia dhe zejet


    Pėr shkak tė pozitės sė saj tė favorshme strategjike si urė midis Lindjes e Perėndimit, Shqipėria vazhdoi tė jetė nė mesjetė njė vend i pėrfshirė nė trajektoret kryesore tė lėvizjeve tregtare, posaēėrisht tė atyre me drejtim Perėndim-Lindje e anasjelltas. Njė numėr i madh rrugėsh zinin fill nga pikat bregdetare tė Tivarit, Ulqinit, Shirgjit, Meduės (Shėngjinit), Shufadasė, Durrėsit, Bregut, Pirgut, Spinaricės, Vlorės, Butrintit, Sajadhės, Pargės etj. dhe zgjateshin drejt brendėsisė, duke u ndalur nė qendrat e njohura tė Breskovės, Zveēanit, Nishit, Pejės, Prizrenit, Shkupit, Dibrės, Ohrit, Manastirit, Janinės, Kosturit, Selanikut e deri nė Konstandinopojė.

    Durrėsi dhe rruga e vjetėr Egnatia qenė dy nyje thelbėsore nė rrjetin ndėrkombėtar tė shkėmbimeve tregtare. Qė nė shek. XI dhe akoma mė shumė nė shekujt pasardhės, tregtarė venecianė sillnin nė Durrės produkte tė ndryshme, njė pjesė tė tė cilave e ēonin drejt Lindjes nėpėrmjet rrugės Egnatia. Veprimtari e ethshme zhvillohej edhe nė krahun e kundėrt, nga Konstandinopoja e Selaniku pėr nė Durrės, e prej kėndej, me anije, pėr nė Venedik. Bartės tė tregtisė nė njė itinerar tė tillė ishin shpeshherė edhe tregtarėt durrsakė, tė cilėt vazhdimisht pėrmenden me anijet e tyre nė Venedik. Rėndėsinė e tyre e evidenton qysh mė 1155 gjeografi arab Al Idrizi. Nė kėtė qark tregtar, midis Venedikut e Konstandinopojės, Shqipėria futej natyrshėm me eksportet dhe me importet e saj. Gruri, kripa, produktet e leshit, bulmetrat, vera, dylli, mėndafshi, lėkurėt, lėnda e drurit ishin zėrat kryesorė tė tregtisė e tė eksporteve shqiptare.

    Mes tyre, njė vend tė rėndėsishėm zinte edhe eksporti i bagėtisė sė gjallė. Njė objekt luksi veēanėrisht tė kėrkuar pėrfaqėsonin kuajt, posaēėrisht ata tė Kolonjės. Mė 1391, perandori Manueli II Paleologu i dhuroi ministrit tė tij, Georg Mazalon, “kalė arbėrie” (albanos hyppos), duke e quajtur atė “njė dhuratė tė shkėlqyer pėr njė burrė tė shkėlqyer”. Pėr tė shkuar nga prodhuesi te konsumatori produktet e ndryshme rėndoheshin me dogana e taksa tė ndryshme, qė shpeshherė bėheshin objekt kontestimi mes tregtarėve dhe autoriteteve. Dhėnia e privilegjeve doganore ishte kėrkesa kryesore qė Republika e Venedikut dhe ajo e Raguzės u kėrkonin autoriteteve nė Shqipėri. Tė tilla privilegje jepeshin me marrėveshje tė veēanta, siē ishte ajo e Dhimitrit tė Arbrit me Raguzėn (1208), ose ato tė qyteteve tė Durrėsit e Vlorės me qytetet italiane tė Adriatikut: Ankonėn, Riminin etj.

    Privilegjet tregtare, tė akorduara mė 1208 nga Princi Dhimitėr i Arbrit, zbulojnė qė nė kėtė kohė Republikėn tregtare tė Raguzės si njė partner tė rėndėsishėm pėr qytetet dhe sundimtarėt lokalė shqiptarė. Nė fakt, tregtarėt raguzanė u shquan pėr njė prani tė kudondodhur tė tyre nė trevat shqiptare, nė kėrkim tė produkteve jetike pėr qytetin-shtet tė Adriatikut, veēanėrisht tė grurit e tė kripės. Aktet raguzane tė shek. XIII-XV dėshmojnė qartė se Republika e Raguzės nė luftė tė pėrhershme me zotėrinjtė sllavė tė prapatokės dhe me Republikėn rivale tė Venedikut, e bazonte mbijetesėn e vet edhe tek importet qė vinin nga Shqipėria.

    Tregtarėt raguzanė importonin me shumicė lėndė druri nga limanet e vogla, qė duke filluar nga shek. XIII, lindėn nė grykėderdhjet e lumenjve kryesorė tė Shqipėrisė. Si pasojė e prerjeve masive tė porositura prej tyre, sipėrfaqe tė tėra pyjore qė mbulonin fushėn perėndimore, veēanėrisht nė derdhjet e Matit, Bunės e Drinit, erdhėn duke u zhdukur.

    Produkte tė tjera tė eksportit shqiptar drejt Raguzės ishin vera, dylli, mėndafshi, velanija, lėkurėt e deri armėt dhe plumbi e argjendi, qė mbėrrinin nga qytetet e Kosovės. Nga ana tjetėr, njė numėr produktesh tė zgjedhura vinin nė Shqipėri nga jashtė, kryesisht nga Venediku, Raguza e qytetet e tjera italiane. Tė tilla ishin cohėrat e shtrenjta, armė, stoli prej ari, xhama, enė e orendi shtėpie prej xhami e fajance etj. Vlora ishte bėrė nė shek. XIII-XIV njė qendėr pėr tregtinė e beharnave, qė mbėrrinin kėtu nga vendet e Lindjes dhe prej kėtej rishpėrndaheshin pėr nė Venedik e qendra tė tjera tė Italisė e tė Dalmacisė.
    Vėllimi i madh i shkėmbimeve tregtare diktoi qysh herėt praninė e pėrfaqėsuesve tė Venedikut ose tė Raguzės nė qytetet kryesore shqiptare, ku ata pėrfaqėsonin dhe mbronin interesat e shtetasve tė tyre. Njoftimi i parė mbi ekzistencėn e njė “konsulli” venecian nė Durrės i pėrket vitit 1249 (Nicolaus Mauro, consultor Venetorum in Durachio).

    Mė 1277 dėshmohet pėr herė tė parė prania e njė “konsulli” venecian edhe nė Spinaricė, gjė qė nė vetvete flet pėr lulėzimin e kėsaj qendre tė re tregtare nė bregdetin nė veri tė Vlorės. Spinarica ishte porti kryesor nga ku niseshin pėr nė Raguzė eksportet e grurit dhe, pėr tė mbėshtetur veprimtarinė e tregtarėve raguzanė, njė konsull i Raguzės u caktua tė vepronte nė kėtė qendėr tregtare (1301). Edhe nė Prizren Raguza kishte vendosur konsullin e saj, tė paktėn nga viti 1332. Konsuj tė Venedikut e tė Raguzės kishte edhe nė Shkodėr e nė Ulqin.
    Qytetet shqiptare u kthyen nė qendra tė zhvilluara tė prodhimit zejtar. Nė Durrės dhe, nė njė masė mė tė vogėl nė Vlorė, njė masė e madhe njerėzish e kishin lidhur jetėn me detin. Pėrveē pronarėve tė anijeve, tė kapitenėve (nauclerius) dhe tė detarėve tė thjeshtė, kishte edhe grupe tė tėra qė merreshin me peshkim e me nxjerrjen e kripės.

    Karpentierė e ndėrtues anijesh merreshin drejtpėrsėdrejti me prodhimin e barkave dhe tė anijeve. Nė fushėn e pėrpunimit tė drurit shquheshin edhe prodhuesit e vozave (botarii). Nė Durrės pėrmenden gjithashtu zanate tė tjera: lėkurėtarė, kėpucarė, bukėpjekės, kasapė (macellarius). Gurskalitėsit (petrarii) e kėpucarėt pėrmenden pak a shumė nė tė gjitha qytetet, ndėrkohė qė prodhimi i mėndafshit zinte mjaft forca pune nė Shkodėr, Prizren, Pult, Drisht, Vlorė e nė Berat.
    Nė Prizren, nė Durrės e nė Shkodėr punohej metali pėr prodhimin e armėve, tė veglave tė punės dhe tė orendive shtėpiake. Nė Ulqin e Shkodėr njiheshin prodhuesit e kambanave, nė Vlorė pėrmenden prodhuesit e shpatave (spadarius), kurse farkėtarėt (ferrarii) gjendeshin pak a shumė nė ēdo qytet tė Shqipėrisė. Shqiptarėt shquheshin nė mbathjen e kuajve, aq sa nė disa qytete italiane veēohej mėnyra shqiptare e mbathjes sė kuajve (ferrare al modo albanese). Qytete tė Kosovės, si Novobėrda, Zveēani, Janjeva, pėrveēse pėr nxjerrjen, dalloheshin edhe pėr punimin e mjaft xeherorėve, si arit, argjendit, plumbit. Prizreni gėzonte njė famė tė pakrahasueshme pėr aftėsitė e argjendarėve tė tij.
    Ndėr mjeshtėritė qė kėrkonin njė pėrgatitje tė veēantė ishin ato tė mjekut, piktorit e tė arkitektit.

    Mjeshtėr tė kėtyre zanateve i gjejmė tė ushtrojnė veprimtarinė e tyre edhe jashtė vendit, siē qe rasti i njė piktori nga Durrėsi qė mė 1388 punonte pėr llogari tė komunės sė Raguzės, ose rasti i arkitektit Andre Aleksi po nga Durrėsi, i cili midis viteve 1448-1477 ndėrtoi njė sėrė kishash e altaresh nė qytetet dalmatine tė Arbes, Traut e Splitit. Nė Berat kishte mjeshtėr tė shquar nė pikturė, nė punimin e arit e tė argjendit, nė gdhendjen e drurit. Porositės i veēantė i punėve tė tyre ishte kisha, pėr llogari tė sė cilės ata punuan miniaturat elegante tė kodikėve, afresket, ikonat, ikonostasėt, pajisjet e orenditė e ēmuara tė kultit, qė pjesėrisht ruhen deri sot. Porositės tė veprave me vlerė artistike ishin gjithashtu komunat qytetare si dhe pėrfaqėsues tė aristokracisė.

    Nė qytetet kryesore zejtarėt ishin tė organizuar nė korporata. Nė Prizren kėpucarėt kishin shoqatėn e tyre tė drejtuar nga kryemjeshtri (protomaistor). Nė Durrės njė kryekasap (protomacellarius) drejtonte shoqatėn e kasapėve tė qytetit. Shoqatė kishin nė Durrės edhe noterėt. Organizimet zejtare merrnin shpeshherė ngjyra fetare. Nė Shkodėr, Drisht, Ulqin e nė Tivar organizime tė tilla quheshin “shkollė” ose “vėllazėri” (scuola, frataglia). Ato mbanin emrin e njė shenjtori, patroni. Kėshtu, nė Shkodėr njihen “shkolla e Shėn Barbarės”, “shkolla e Shėn Mėrkurit” dhe “shkolla e Kryqit tė Shenjtė”. Nė Drisht tri shkollat mė me emėr (scuole maiores) ishin e Shėn Gjergjit, e Shėn Mėrisė dhe e Kryqit tė Shenjtė. Ndikimi i kishės nė kėto organizata zejtare shfaqet edhe nga emri me tė cilin thirrej mbledhja e anėtarėve tė tyre, kapitull (capitulus). Pėrveēse mbronin interesat e anėtarėve tė tyre, organizatat nė fjalė merreshin edhe me vepra bamirėsie, duke ofruar ndihmė pėr tė vobektėt e tė sėmurėt.

    Tregues i zhvillimit ekonomik dhe i rritjes sė vėllimit tė tregtisė nė qytetet e Shqipėrisė ėshtė edhe qarkullimi i madh i monedhave. Pėrdoreshin qė nga monedhat me vlerė tė veēantė prej ari, si ato tė Bizantit (hyperper, nomisma, emmanuelata), dukati i Venedikut e fiorini i Firences, deri te monedhat prej argjendi, bronzi e bakri, si groshi, denari, stamena etj. Rritja e autonomisė sė qyteteve dhe krijimi i principatave tė pavarura shqiptare nė shek. XIV-XV u pasqyrua edhe nė prerjen e monedhave vendase. Monedhėn e vet e kishin nė kėtė kohė Shkodra, Ulqini, Tivari, Drishti, Shasi (Souacia). Monedha e Shasit paraqet, nė njėrėn anė, kėshtjellėn e qytetit me shkrimin latinisht Civitas Souacia, kurse nė krahun tjetėr mban figurėn e padronit tė qytetit, Shėn Gjonit. Monedha tė tyre prenė edhe sundimtarė tė fuqishėm shqiptarė, si Gropajt e Ohrit e Balshajt e Shkodrės. Monedha e Gjergjit II Balsha ka nė njėrėn anė padronin e qytetit tė Shkodrės, Shėn Stefanin, kurse nė anėn tjetėr simbolin e Balshajve, ujkun, tė rrethuar nga emri nė latinisht i Gjergjit.
     
    .
41 replies since 9/1/2010, 18:57   2575 views
  Share  
.