Miti i Origjines dhe Origjina e Mitit.

Origjina ballkanike e Ilirėve.

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. Etore
     
    .

    User deleted


    Pas kėsaj hyrjeje fort tė gjatė, ėshtė e nevojshme tė braktisen pėrgjatė njė ēasti misteret e ilirologjisė dhe koncepti i tij i autoktonisė qė shpesh kthehet nė obsesion, pėr tė shtruar ēėshtjen e gjenezės sė ilirėve nė njė kuadėr mė tė gjerė, nė atė ballkanik.
    . Duke mbetur gjithmonė nė terrenin e bujqve-kafshėrritės tė parė, me origjinė indoevropiane ose tė kthyer nė tė tillė nėn ndikimin e popujve tė stepave, mund tė mendohet njė skenar tjetėr i « gjenezės » tė ilirėve, diēka i ndryshėm nga ata tė propozuar deri tani :
    . 1. Ka shumė tė ngjarė qė djepi i origjinės sė proto-ilirėve tė jetė brendėsia e viseve ballkanike, mjaft mė nė lindje ose nė verilindje nė krahasim me brigjet adriatike. Ajo pėrzierje mes aborigjenėve neolitikė, bartės tė kulturės sė « Evropės sė vjetėr » dhe tė ardhurve rishtas gjithmonė neolitikė – tė cilėt qė nga mijėvjeēari i V ose i IV p.e.s. duket se depėrtojnė nė Ballkan – domosdoshmėrisht ka prodhuar njė pėrplasje kulturash, skemat e tė cilės janė pėrshkruar nė tė gjitha veprat serioze qė flasin mbi indoevropianėt e parė. Elementi kryesor qė sugjeron idenė ėshtė ajo lidhje gjinore e natyrės gjuhėsore me proto-trakėt, gjė e cila sugjeron edhe rajonin gjeografik ku ka ndodhur fillimisht pėrzierja, e ndjekur nga pėrplasja.
    . 2. Ky fenomen nuk ėshtė as i izoluar as edhe i pėrveēėm pėr proto-ilirėt pasi, e njejta llogjikė mund tė pėrdoret edhe pėr proto-helenėt ose edhe proto-maqedonėt, tė ngjizur sikundėr tė parėt nga pėrzierja e aborigjenėve neolitikė ballkanikė dhe neolitikėve proto-indo-evropianė. Me fjalė tė tjera, jo vetėm qė i gjithė indoevropianizimi i Ballkanit ka njė djep tė pėrbashkėt por edhe « produkti » i pėrfituar ka tipare dhe elementa tė ngjashėm. Ėshtė vendi pėr tė pėrmendur edhe njėherė atė bashkėsi tė gjėrė kulturore, tė kultit dhe pjesėrisht etno-gjuhėsore qė u formua gjatė eneolitit nė Ballkan, e njohur me emrin gjenerik pellazgė i cili, i parė nėn tė gjitha kėndet e vėshtrimit, paraqitet si njė fenomen mbarėballkanik, me shtrirje deri nė Azinė e Vogėl ose edhe nė ishujt e Mesdheut lindor.
    . 3. Pas disa shekujsh tė kaluar nė vend – kohė e nevojshme pėr tė pėrsosur indoevropianizimin, pėr tė ngjizur stukturat elementare por tė dallueshme tė natyrės hierarqike dhe paraetnike, duke pėrfshirė edhe elementė tė glosės antike, grupime ose fise tashmė me origjinė indoevropiane proto-ballkanike fillojnė « pushtojnė » hapėsirėn gadishullore duke u ēvendosur drejt Perėndimit dhe Jugperėndimit. Ato fiset tona « proto-ilire » - kushėrinj tė afėrt me « proto-trakėt », bile edhe me « proto-helenėt » - mes drejtimeve tė tjera, zgjedhin me sa duket Perėndimin dhe ndjekin rrugėt natyrore tė gadishullit. Nėpėrmjet rrafshit tė Kosovės, ata prekin veriun e Maqedonisė sė sotme dhe mbrrijnė nė rajonin e liqeneve tė Ohrit dhe tė Prespės, pėrpara se sa tė pėrhapen mbi territoret e Shqipėrisė sė sotme dhe tė Epirit. Gjithashtu, duke ndjekur luginė e Savės, mė pas atė tė Danubit, ata pėrhapen nė fushėn e Panonisė dhe ēfaqen pėrgjatė bregdetit adriatik dhe jonian.
    . 4. Shkrirja e « proto-ilirėve » me grupimet autoktone tė tipit evropian ose ballkanik « i vjetėr » qė jetonin ndėrkohė nė viset adriatike dhe joniane, ndodh diku nė mijėvjeēarin e IIItė p.e.s. Kėta tė fundit ndėrkohė njohin metalurgjinė e bakrit dhe fillimet e metalurgjisė sė bronzit. Nė kėtė stad, historia jonė pėrputhet me atė tė historianėve shqiptarė, tė cilėt ngulmojnė – me tė drejtė – pėr atė vazhdimėsi tė shquar tė kulturės materiale lokale qė vendoset qė prej kohėve tė errėta tė bronzit tė mesėm. Pėr mė tepėr, kjo vėrejtje shkon nė drejtimin e hipotezės sė mėsipėrme pasi tretja e krijuar rishtas nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me pėrplasjen : jo vetėm qė « proto-ilirėt » kanė mundur tė fitojnė nivelin kulturor « mesatar » ballkanik si edhe teknikat industriale tė indigjenėve pėrgjatė asaj kohe qė ata kanė jetuar nė brendėsi tė gadishullit por edhe « autoktonėt » mund tė kenė patur ndėrkohė kontakte tė shumta tė tė parakohshme me popullsitė e stepave. Nė fund tė fundit, tė ardhurit rishtas sjellin dhe imponojnė praktika tė reja varrosjeje siē ėshtė rasti i tumave, procese tė reja poēerie « me shirita » si edhe elementė tė reja gjuhe, duke tėrhequr nė kėtė mėnyrė pas vehtes masėn e popullsisė lokale qė ata gjetėn nė vend, nė atė proces tė gjatė tė « ilirizimit » qė zgjati disa shekuj, duke filluar nga epoka e bronzit. Ēka ėshtė e re nė kėtė mėnyrė kqyrjeje tė parahistorisė pėrmblidhet nga fakti se
    . Jo vetėm procesi i « gjenezės » tė bashkėsisė ilire nuk mund tė merret i shkėputur nga procesi i indoevropianizimit tė Ballkanit, por ai duhet kqyrur nė dy rrafshe tė ndryshėm kohorė dhe brenda dy kornizave tė veēanta hapėsinore por bashkėplotėsuese.
    . - Rrafshi i parė ėshtė ai i fundit tė neolitit dhe i fillimit tė eneolitit, mbi tė cilin krijohet pėrzierja fillestare mes substratit lokal, bartės i kulturės sė « Evropės sė Vjetėr », dhe tė ardhurve rishtas proto-indievropianė nė njė kornizė qė pėrfshin zona tė gjera tė Ballkanit verilindor dhe qėndror. Ky proces parėsor pėrfshin indoevropianizimin e Ballkanit dhe krijimin e popullsive proto-ballkanike, pėrfaqėsuesit e tipizuar tė tė cilit mund tė ishin pellazgėt.
    . - Rrafshi i dytė ėshtė ai i fillimit tė epokės sė bronzit ndėrkohė qė korniza ėshtė ajo e Ballkanit perėndimor : gjatė kėtij procesi tė dytė indoevropianėt proto-ballkanikė e shpėrngulur ripėrzjehen me popullsitė indigjene tė bregdetit adriatiko-dalmat dhe tė hinterlandit tė afėrt pėr tė krijuar ilirėt. Ura lidhėse mes kėtyre dy proceseve ėshtė shtegėtimi ndėrballkanik.
    .
    . E parė si nė njė dyndje e vėrtetė, e ardhur diku prej veriut, ky shtegėtim ndėrballkanik ka lėnė gjurmė tė thella nė parandėrgjegjen e popullsive antike tė gadishullit, pėrpara se sa tė pavdekėsohej nga autorėt e lashtė si Homeri, Hesiodi, Eskili ose Euripidi. Megjithatė historia e kėsaj ndėrfutjeje njerėzore nuk mbetet njė element i izoluar pasi ky fenomen do tė pėrsėritet edhe nė periudha tė tjera mė tė vonshme. Tė ardhur gjithmonė nga Lindja ose Veri-Lindja, grupime kalorėsish tė popujve tė stepave, pėrparėsitė teknologjike tė tė cilėve janė nė rradhė tė parė ato tė natyrės ushtarake, do tė dynden pėrsėri mbi viset e Ballkanit. Nuk ėshtė vėshtirė tė mendohet se nė kėto kushte, kėta pushtues tė pėrkohshėm tė kenė mundur tė rrėnojnė qendrat e banuara prej bujqish – metalurgė, ndėrkohė qė ndikojnė fuqimisht mbi jetesėn e autoktonėve duke ju transmetuar dijet e tyre. Nė tė kundėrt, ėshtė pothuaj e pamundur tė meret me mend qė kėta luftėtarė kalorės, megjithė forcėn dhe numrin e tyre tė madh, tė kenė mundur tė pėrmbysin fund e krye pejzazhin evropian me anė tė imponimit tė gjuhėve tė tyre indoevropiane, aty nga fundi i mijėvjeēarit tė IItė p.e.s.
    . Njė tjetėr shteg i mundshėm, ai i tregėtisė dhe i shkėmbimeve parahistorike, mund tė ndriēojė lidhjen e bėrė prej arkeologėve tė shekullit tė mėparshėm mes ilirėve dhe bartėsve tė kulturės sė Hallstatit, njė popull i epokės sė hekurit me origjinė nga viset e Danubit tė Epėrm dhe tė Mesėm dhe tė Austrisė sė Sipėrme qė u bė i njohur pėr prodhimin e objekteve prej bronzi dhe prej hekuri, veēanėrisht prej shpatave pa dorėz me teh tė dyfishtė, si dhe pėr zbutjen e kuajve.
    .
    . Duke lidhur nė kėtė mėnyrė gjenezėn e ilirėve me protohistorinė e indoevropianėve, bėhet e mundur pajtimi i njė varg aspektesh kontradiktore tė tezave tė sipėrpėrmendura :
    . - pasardhės sė proto-indoevropianėve dhe si pasojė indoevropianė ;
    . - prodhim i njė evolucioni tė gjatė gadishullor dhe pėrfundimisht autoktonė tė Ballkanit.
    . - shtegėtues nė kėrkim tė hapėsirave jetėsore dhe si rezultat, tė ēfaqur disi vonė nė pjesėn perėndimore tė gadishullit.
    .
    .
    . Ilirėt dhe bota antike.
    .
    . Megjithė vėshtirėsitė pėr tė rrethshkruar pėrhapjen territoriale tė ilirėve, duke shfrytėzuar burimet antike greke dhe mė pas romake, historianėt lokalė janė tė mendimit se etnosi i tyre popullonte njė territor tė gjerė, tė kufizuar nga lumenjtė Sava, Danub, Morava, Vardar dhe nga deti Adriatik dhe Jon, si edhe nga masivet malore tė Pindit deri nė gjirin Ambracik. Duke ndjekur kartografinė e epokės, bėhej fjalė pėr njė mori fisesh mes tė cilėve, mė tė njohurit ishin : istrėt, liburnėt, japodėt, desidiatėt, dalmatėt, ardianėt, dardanėt, peonėt, autariatėt, pirustėt, parthinėt, dasaretėt, enkelejtė, taulantėt, amantėt, bylinėt, antitanėt dhe sė fundi kaonėt, thesprotėt dhe molosėt. Popullsi tė tėra me origjinė ilire siē ėshtė rasti i mesapėve dhe japigėve mendohet se u shpėrgulėn nė gadishullin Italik dhe u vendosėn nė pjesėn juglindore tė Apenineve ndėrkohė qė grupe tė tėra dardanėsh ēfaqen nė Azinė e Vogėl pėrpara se tė bėnin pjesė nė koalicionin legjendar tė Trojės kundėr pushtuesve akej.
    . Eshtė shumė e mundshme qė fillimisht, emėrtimi ilirė tė ketė qenė pėrdorur pėr tė pėrcaktuar njė grupim popullatash qė banonin nė njė zonė gjeografike shumė mė tė ngushtė. Kėshtu, me kėtė emėr, Herodoti pėrshkruan popullsitė enkelej, fqinje me maqedonėt, ndėrkohė qė Tuqididi pėrmend taulantėt, tė cilėt i quan ilirė qė banonin pėrrreth Epidamnit – Durrėsit – dhe mė nė jug, nė Kaoni dhe nė Thesproti. Sė fundi, Pseudo-Skylaksi i vėren ilirėt nė jug tė vendit tė liburnėve deri nė Kaoni. Mjaft mė vonė, nė periudhėn romake – nėpėrmjet pendės sė Plinit tė Vjetėr dhe mė pas tė Apianit tė Aleksandrisė – ky emėr kthehet nė njė emėrtim gjinor, duke pėrfshirė njė varietet tė madh fisesh qė banojnė nė njė shtrirje tė tillė – Iliria, qė me kėtė rast rrethshkruan edhe shpėrndarjen e tyre gjeografike.
    .
    . Po qe se i zėmė besė opinionit tė specialistėve tė gjuhėsisė, i cili jo gjithmonė pėrputhet me atė tė historianėve, emėrtimi « ilirologji » ka vuajtur pėr njė kohė tė gjatė nga njė lloj urie e tepėruar dhe nga njė hipertrofi e tillė sa qė mund tė quhet « iliromani ». E thėnė ndryshe dhe me fjalė tė thjeshta, disa prej historiano-gjuhėtarėve e kanė pėrdorur doktrinėn ilire si njė thes ku mund tė shtihet ēdo send - tė cilit nuk i ėshtė gjendur vendi tek thasėt e tjerė. Nėn pretekstin e njė ngjashmėrie mė shumė tė sajuar se sa reale dhe tė mbėshtetur tek argumenta gjuhėsorė tė zbehtė pėr tė mos i quajtur tė dyshimtė, kėta studiues kanė grupuar nėn tė njejtin emėrtim fise dhe popuj qė pak kanė tė bėjnė me ilirėt « e vėrtetė ». Eshtė rasti i venetėve, i istrėve ose edhe i liburnėve, tė cilėt tė tjerė historiano-gjuhėtarė evropianė kanė tendencė t’i shtien nė njė grup tė veēantė « adriatiko verior », me njė gjuhė qė lidhet mė tepėr me atė italike. Pothuaj e njejta gjė mund tė thuhet edhe pėr dalmatėt, japodėt dhe fise tė tjera panoniane – ndoshta tė dala nga trungu i pėrbashkėt ilir, por ndėrkohė tė « ēilirizuara » dhe pjesėrisht tė « italicizuara » nėn ndikimin e fuqishėm tė fqinjėve italikė.
    . Rasti i fiseve mė jugore gjithashtu le vend pėr diskutim. Teza qė pohon pėrkatėsinė e ngushtė ilire tė fiseve jugore siē ėshtė rasti i kaonėve, thesprotėve ose molosėve – duke cituar kėtu ata mė tė njohurit qė dikur banonin nė Epir, bashkon me vėshtirėsi rezultatet qė vijnė nga gėrmimet arkeologjike, ngjashmėritė kulturore dhe mė nė fund trajektoren e zhvillimit tė strukturave shtetėrore dhe politike. Ndėrkohė qė materialet arkeologjike dėshmojnė pėr lidhje tė vjetra dhe tė shumėfishta me botėn ilire, afėritė kulturore – dhe gjuha – i lidhin me fqinjėt e tyre maqedonas. Sidoqoftė, edhe pėr kundėrshtarėt e tezės ilire, bėhet shumė i vėshtirė pohimi qė kėto fise i pėrkasin katėrcipėrisht botės helene, tė zotėruar nga Athina, Korinthi ose Sparta. Kuadri i pėrgjithshėm i jetės sė tyre dhe organizimi shoqėror lejon tė mendohet qė, pavarėsisht pėrkatėsisė « etnike », paralelisht me ndėrfutjen intensive nė botėn ilire, shkallė shkalle, ata kanė pėsuar njė proces helenizimi nėn ndikimin e maqedonėve dhe tė grekėve.
    .
    . Historianėt shqiptarė na sigurojnė se Ilirėt merreshin me rritjen e kafshėve dhe tė kuajve dhe praktikonin bujqėsinė. Pėr mė tepėr, ata ishin metalurgė tė mirė pasi dinin tė nxirrnin, tė shkrinin dhe tė pėrpunonin bakrin dhe hekurin, qė vinin nga minierat e vendit dhe si pasojė, ata ishin edhe kovaēė tė shkathėt ; shkurt, artizanė tė zotė, tė njohur dhe tė ēmuar nga bota antike. Pėr mė tepėr, Ilirėt ushtronin shkėmbimin dhe tregėtinė dhe komunikonin me rajone tė tjera tė botės antike. Gėrmimet arkeologjike tė zhvilluara nė njė numur tė madh tumash kanė nxjerrė nė dritė njė shumllojshmėri objektesh, qė venė nė dukje mjaft aspekte tė jetės sė pėrditshme ilire. Thikat me origjinė mikenase, fibulat dhe objektet e tjera femėrore me origjinė italike, rruazat prej qelibari nga viset e Balltikut lejojnė tė merret me mend gjeografia e shkėmbimeve tė tyre. Pėrfundimisht, tablloja plotėsohet me marrėdhėniet pronėsore dhe tė luftės, dy konstante krejt tė zakonshme tė jetės sė fiseve ilire qė pėr mė tepėr, ushtronin edhe piratėrinė mbi anijet tregėtare tė Adriatikut.
    . Dy mėnyrat e privilegjuara tė shkėmbimit, tregėtia dhe lufta, ēuan nė pėrierjen ose « kryqėzimin » e popullatave nė viset kufitare. Ėshtė racionale tė mendohet se maqedonasit e vjetėr kishin marrėdhėnie tė vjetra kushėrillėku me fqinjėt e tyre ilirė, elementė pėrbėrės njerėzorė tė tė cilėve bėnin pjesė nė amalgamėn e formimit atij kombi qė nxorri burra tė tillė si Aleksandri i Madh. Vetėm mė vonė – me adoptimin e mėnyrės sė jetesės dhe tė karakteristikave kulturore greke – maqedonasit shkasin drejt helenizimit tė tyre tė ngadalshėm por tė sigurt. Ka shumė tė ngjarė qė gjithashtu, nė territorin e dardanėve, ilirėt tė jenė pėrzierė rishtas edhe me trakėt – njė tjetėr popull i lashtė ballkanik qė jetonte nė territoiret e sotme tė Bullgarisė – dhe qė ndante me tė parėt njė origjinė tė largėt tė pėrbashkėt. Thellė nė jug, ilirėt u influencuan, thjesht pėr tė mos thėnė se u pėrzjenė, me helenėt qė pėr mė tepėr, themeluan pėrgjatė brigjeve tė Jonit dhe veēanėrisht tė Adriatikut, njė varg tė tėrė qytetesh, tregjesh ose kolonish me prirje tė theksuar tregėtare, Epidamni - Durrės, tė ngritur nga banorėt e Korfuzit rreth fundit tė shekullit tė VIItė p.e.s (viti 627 ?) ose Apollonia, e themeluar nga korinthasit nė vitin 588 p.e.s. Nė shekullin e Vtė p.e.s, kėto dy qendra tashmė ishin shėndrruar nė qytete-Shtete tė mėdha, tė rrethuara me mure tė trasha mbrojtėse, prapa tė cilėve zhvillohej njė aktivitet i rėndėsishėm ekonomik. Duke pėrfituar nga forca e tyre, nga fakti qė ato prisnin monedhėn e tyre, nga rrjeti i fuqishėm i shkėmbimeve me pellgun mesdhetar dhe me hinterlandin ilir, ato u shkėputėn nga ndikimi i metropolit grek dhe ndoqėn njė trajektore tė pavarur dhe njė dinamikė tė tyren. Megjithė tensionet politike dhe luftrat pėr pushtet mes shtresave tė ndryshme qytetare qė ēuan deri nė luftėn civile tė vitit 436 p.e.s, Epidamni dhe Apollonia mbetėn shembuj tė njė shoqėrie civile dhe politike ; shkurt, njė shoqėri qytetare. Porti tjetėr jugor Aulona, konkurrohej nga dy koloni tė tjera nė jug tė vendit : Orikos – Orikumi et Buthrotos - Butrinti.
    . Pėrveē pėrzierjes me fqinjėt, ilirėt vuajtėn dhe pasojat e mėrgimeve evropiane, siē ėshtė rasti i keltėve nga fillimi i shekullit tė IV p.e.s, qė vinin nga Veriperėndimi. Fise tė tėra kelte siē ėshtė rasti i skordiskėve u ngulėn nė fushėn danubiane dhe dėbuan popullsitė autoktone drejt jugut.
    .
    . Kjo « bashkėsi e gjerė kulturore dhe etnike, e cila nė epokėn e hekurit nė bazė tė zhvillimit tė brendshėm ekonomiko-shoqėror, do tė vazhdonte tė zhvillonte mė tej kulturėn e vet duke i dhėnė asaj njė fytyrė gjithnjė mė tė pėrcaktuar etnike », ky territor i gjerė i banuar prej grupit ilir i pėrbėrė nga bėrthama tė kristalizuara etno-kulturore ashtu siē ishin vėrejtur prej autorėve antikė, njohu vetėm njė bashkim politik ose shtetėror tė pjesshėm dhe fragmentar, qė preku nė rradhė tė parė rajonet jugore. Duke patur si tė pėrbashkėt njė origjinė tė njejtė dhe, pa asnjė dyshim, njė varg vlerash, besimesh dhe elementė tė tjerė shoqėrorė, fiset si dhe bashkimet e fiseve u zhvilluan sipas trajektoreve tė veta, shpesh tė diktuara prej botės rrethuese dhe fuqitė fqinje. Ata u zgjeruan nė territore tė tėra, farkėtuan pushtete tė natyrės politiko-ushtarake dhe krijuan perėnditė e tyre – pra, njė varg motivesh tė vlefshme sipas tė cilave ata fituan tė drejtėn tė quhen popuj, ndėrkohė qė bashkėsia e tyre s’mundi asnjėherė te ngrihet nė nivelin e njė « kombi ».
    .
    . Formacionet e para autonome ilire u ēfaqėn gjatė shekullit tė VII –VItė p.e.s. Ato u krijuan nė formėn e federatave tė fiseve tė ndryshme, brenda tė cilave ekonomia bujqėsore shtėpijake udhėhiqte fushat e jetės shoqėrore. Megjithėse ēfaqja e veglave dhe e armėve prej hekuri, paralelisht atyre prej bronzi, ēoi drejt ndryshimeve tė ndjeshme, kjo periudhė karakterizohet nga mungesa ose mė mirė te themi egzistenca embrionare e elementėve qė qėndrojnė nė themel tė ekonomisė sė shkėmbimeve, do tė thotė e shkrimit dhe e pėrdorimit tė monedhave. Baza sociale e shoqėrive tė tilla mbėshtetet mbi bujqit dhe barinjtė e lirė ose gjysėm tė lirė, tė organizuar sipas modeleve fisnore ose sipas bashkėsive agrare. Njėkohėsisht, sikundėr edhe tek fqinjėt e tyre helenė, zhvillohet shpronėsimi dhe kthimi nė gjendje vartėsie tė popullsive tė nėnshtruara osė tė ngadhėnjyera gjatė luftės. Egzistenca e prospelatėve tek ardianėt ose e dullėve tek dardanėt, e vėrejtur dhe e pėrmendur nga autorėt antikė qė e krahasojnė me gjendjen e hilotėve tė spartanėve, pėrfaqson jo vetėm njė formė tė hershme tė skllavėrisė por njėkohėsisht dhe tė egzistencės tė njė shoqėrie tė hierarqizuar, vendi i parė nė tė cilėn i takon basileut. Ky sistem u adoptua nga shumica e popujve ilirė tė bregdetit adriatik, duke pėrfshirė kėtu edhe taulantėt si dhe enkelejtė, ndėrkohė qė kaonėt dhe thesprotėt kishin zgjedhur njė sistem oligarqik. Megjithėse toka i pėrket tė gjithė fisit, Bazileu ruan privilegje tė rėndėsishme, sidoqoftė tė kufizuara nga njė kėshill, i cili mbetet instancė vendimore. Tėrėsia e kėtyre faktorėve tė organizimit shoqėror tek ilirėt bėn qė shoqėria e tyre tė konsiderohet si njė shoqėri subjektesh qė zhvillohet nė gjirin e njė « Shteti » territorial, pa mundur tė krijojė pėrbėrėsit e njė shoqėrie politike.
    . Afėria dhe bashkėjetesa nė tė njejtėn hapėsirė gjeografike e dy tipeve tė ndryshme tė Shtetit dhe tė dy shoqėrive, Qyteti-Shtet dhe Shteti territorial sikundėr shoqėria politike dhe shoqėria e subjekteve, ėshtė mjaft dobiprurės pėr zhvillimin e mėtejshėm tė tė fundit. Pėr mė tepėr, diferencat e vėrejtura nė nivelin shoqėror, kulturor ose ekonomik asnjėherė nuk krijuan njė pengesė nė marrėdhėniet e fqinjėsisė sė mirė. Ato nuk pėrcaktojnė as edhe raporte force tė veēanta, me qėllim qė tė favorizojnė sistemin shoqėror mė tė zhvilluar. Nė tė kundėrt, basilenjtė ilirė u pėrzien nė ēėshtjet e qyteteve-shtete tė afėrt siē ishte rasti i mbretit tė taulantėve, Glaukia, gjatė shekullit tė IVtė p.e.s. Si pėrfundim, Shteti territorial « barbar » pėson influencėn rrezatuese tė qytetėrimit helen dhe nė disa raste pėrfundon duke u helenizuar, me adoptimin e strukturave sociale dhe politike tė botės greke. Shpejtėsia e kėtij procesi dhe shkalla e helenizimit do tė varet nga afėria me epiqendrėn. Historia pėrmend rastin e maqedonėve por gjithashtu edhe atė tė thesprotėve si edhe te molosėve tė Epirit.
    .
    .
    . Origjina ilirike e Arbėrve.
    .
    . Duke u rikthyer nė terrenin e shekujve tė VItė – VIIItė tė erės sonė, ėshtė e pamundur qė tė mos vemė re pėshtjellimin qė mbretėron rreth Ilirėve tanė. Ata « barbarė » tė frikshėm qė tmerronin maqedonasit e parė me thirrjet e tyre tė luftės si dhe ata piratė tė egėr qė terrorizonin anijet romake tė Adriatikut janė zhdukur prej kohėsh, pa lėnė asnjė gjurmė. Qė prej rėnies sė mbretėrisė ilire tė Gentit (viti 168 p.e.s) dhe veēanėrisht qė prej nėnshtrimit pėrfundimtar tė Ilirisė (viti 35 p.e.s), pak nga pak territoret e tyre bėhen pjesė pėrbėrėse e asaj « indivisum patrimonium » qė pėrfaqėson Perandoria romake. Njerėz tė lirė ose kolonė, banorė tė qyteteve ose tė thellėsisė malore, tė gjithė ilirėt kthehen nė banorė tė civitas ndėrkohė qė, pas hyrjes nė fuqi tė Ediktit tė Karakallės nė vitin 212, ata bėhen qytetarė romakė. Gjatė kėsaj periudhe, ata do tė quhen ende ilirė pėr hir tė njė tradite qė mbetet e dorės sė dytė : nė kuptimin e lidhjeve kulturore – duke pėrfshirė kėtu edhe pėrdorimin e gjuhės sė tyre qė gjithmonė mbeti njė gjuhė e folur, pa mundur tė gjejė njė shprehje tė shkruar – ose, nė kuptimin e prejardhjes sė tyre gjeografike – njė rajon i tėrė qė herė herė i bashkangjitet Provincės sė Maqedonisė, herė herė Ilirikumit ose Dalmacisė – sipas nevojave tė shpėrndarjes territoriale tė Perandorisė.
    . Vizioni origjinal i Dioklecianit nė lidhje me ndarjen e botės antike nė Perėndim dhe Lindje do t’a thellojė edhe mė tepėr kėtė proces : tashmė tė ndarė nga pikpamja administrative mes dy njėsive tė mėdha perandorake, ata pėrbėjnė njė komponent tė pandashėm tė mozaikut etnik qė karakterizon shoqėrinė greko-romake. Njė numur i madh individėsh integrohen nė strukturat e pushtetit, duke zgjedhur rrugėn mė tė shpejtė : atė tė karrierės ushtarake. Rasti i atyre perandorėve « ushtarė » tė epokės tė anarkisė ushtarake si dhe tė asaj qė do tė vijė pas, e quajtur « ilirjane », ose e perandorėve ilirė tė dinastisė Justiniane pėrbėn njė provė tė shkėlqyer. Nė mėnyrė tė pėrmbledhur, bėhet fjalė pėr njė element njerėzor tė Perandorisė romake, i cili ka mundur tė realizojė njė integrim administrativ tė konsiderueshėm dhe njė pjesėmarrje shoqėrore tė rėndėsishme, ndėrkohė qė mbetet nė kontakt tė vazhdueshėm me qytetėrimin greko-romak, gjurmėt e tė cilit janė mjaft tė dukshme nė rradhė tė parė mbi elitat e saj. Sidoqoftė, sikundėr gjithandej nė Ballkan dhe gjetkė, fshati dhe veēanėrisht malėsia shpėtojnė nga romanizimi i gjithėpushtetshėm dhe mbeten thellėsisht ilire : me fjalė tė tjera, duke pėrdorur gjuhėn latine dhe mė pas atė greke si mjet komunikimi nė fushėn administrative ose pėr nevojat e saj liturgjike, gjithēka tė bėn tė mendosh se masa e popullsisė vazhdon tė pėrdorė gjuhėn e vet vendase dhe tė zhvillojė njė kulturė tė vetėn. Mė tepėr se kurrė nė kėtė fazė fundore tė jetės sė vet, fuqia e pashterrur e Perandorisė identifikohet me forcėn e institucioneve tė saj, territori i saj i paanė asimilohet me ndarjen administrative dhe sė fundi, varieteti etnik i pamasė zhduket pėrpara bashkėsisė artificiale tė qytetarisė romake.
    .
    . Gjatė shekullit tė IV tė erės sonė, prologu « barbar » arriti tė thyejė ekuilibrin Lindje – Perėndim, nė mes tė tė cilit gjendej vendi i ilirėve. Megjithė peshėn e institucioneve dhe tė ligjeve, megjithė ideologjinė e porsalindur judeo-kristiane, megjithė thellėsinė e kulturės shumėshekullore, qytetėrimit greko-romak ju desh tė lėshojė terren pėrballė forcės brute tė nomadėve tė pagėdhėndur barbarė. Nė kėtė mėnyrė, karta etnike e kontinentit ndryshon njėherė e pėrgjithmonė : shprehja latine rrudhet dhe arrin tė mbahet nė pjesėn perėndimore tė rrethqarkut mesdhetar, duke i lėshuar zonėn e veriut gjermanikėve, ndėrkohė qė e folura greke braktis pjesėn mė tė madhe tė Ballkanit nė favor tė korpusit tė gjuhėve sllave qė tashmė pėrhapen nga Balltiku deri ne brigjet e detit Egje dhe nga deti i Zi nė Adriatik. Atij qė pranon kėtė mėnyrė tė menduari, i duhet njėkohėsisht tė pranojė qė kjo popullatė e Mesjetės sė hershme, e dalė nga rrėnja ilire, mundi jo vetėm t’i rezistojė asimilimit romak – siē ėshtė rasti i njė varg popujsh tė Ballkanit dhe gjetkė – por njėkohėsisht, falė gjallėrisė jetėsore tė saj, falė gjithashtu shtrirjes sė saj tė gjerė territoriale si edhe relievit malor vėshtirėsisht tė kalueshėm qė shpesh i ka shėrbyer si strehim, arriti t’i bėjė ballė edhe rulit petėzues sllav.
    . Pikėrisht, kjo ėshtė edhe pika mė delikate e tė gjitha teorive tė vazhdimėsisė pasi na duhet njėkohėsisht tė pranojmė qė « ilirėt » e kėsaj periudhe dhe pasardhėsit e tyre formojnė njė rast tė veēantė, unikal nė llojin e tij dhe jashtė ēdo lloj skeme drejtuese tė shpėrndarjes sė grupeve etnike mbi kontinentin evropian. Nė tė vėrtetė, nė tė njejtin rast gjenden edhe Vllehėt : kėta kushėrinj tė largėt tė ilirėve – nga ana e rrėnjėve tė pėrbashkėta – mbeten tė vetmit gjallues tė shtratit indigjen ballkanik tė romanizuar.
    .
    . Ndėrfutja nė Ballkan e Bullgarėve (fundi i shekullit tė Vtė) dhe mė pas e Sllavėve (shekulli i VI-VIItė) shfaqet si elementi kryesor i njė procesi tė gjatė asimilimi, gjithandej i pranishėm, qė prek tėrėsinė e viseve ballkanike duke pėrfshirė dhe Ilirikumin e vjetėr. Ai u pėrshpejtua nga njėra anė nga dinamizmi demografik tė popujve tė rinj dhe nga ana tjetėr nga palėvizshmėria, dekadenca dhe rėnia e institucioneve tė romanizuara si dhe e strukturave autoktone. Pėrveē disa « ishujve tė bizantinizuar », tė krijuara pėrreth qendrave tė mėdha urbane dhe rreth e qark zonės sė Konstandinopojės, pjesės tjetėr – duke pėrfshirė kėtu edhe pjesėn mė tė madhe tė Greqisė – ju desh tė pėrballonte stigmatėt e pushtimit sllav deri nė shekullin e VIIItė, pėr tė mos thėnė deri nė shekullin e IXtė. Ėshtė mė se e mundshme qė, nėn presionin e porsaardhurve kroatė dhe serbė, pjesa mė e madhe e « Ilirėve » tė jetė shkrirė nė masėn tashmė vendase ndėrkohė qė njė pjesė e autoktoneve tė jetė ēvendosur ose shtyrė nga zonat fushore dhe bregdetare drejt brendėsisė malore, gjė e cila ndikoi nė forcimin e mjedisit autokton lokal mjaft tė shpėrndarė si dhe nė gjallėrimin e shprehjes verbale, gjithashtu nė shuarje. Historianėt shqiptarė na sigurojnė se fenomeni sllav, i cili preku nė mėnyrė tė ndjeshme rajonet danubiane, brigjet dalmate si edhe zonat e brendshme tė Rashkės deri nė Maqedoni, nuk mundi tė prekė nė mėnyrė tė qėndrueshme – ose tė themi qė preku tė paktėn pjesėrisht – provincat diokleciane tė Pevalitanisė, tė Epirus Nova (Epiri i Ri) dhe tė Epirus Vetus (Epiri i Vjetėr). Sipas tyre, megjithė egzistencėn e njė farė shkalle tė « romanizimit » si dhe tė vėnies nė provė sllave, grupi jugor i « kombit » tė madh ilir mundi tė ruajė dhe tė zhvillojė identitetin e tij tė pėrveēėm si edhe gjuhėn e tij tė folur, shkurt shprehjen e ngushtė tė kėtij identiteti, nė njė hapėsirė qė pėrputhet pak a shumė me shtrirjen gjeografike tė Shqipėrisė sė sotme dhe tė Kosovės.
    .
    . Ndėrkohė qė hordhitė e para sllave synuan qytetet e lulėzuara tė jugut tė gadishullit (Selanikun, Konstantinopojėn), duke zgjedhur akset rrugore qė zbresin nga Danubi dhe qė si rrjedhojė pėrshkojnė provincat dardane dhe tė Epirus Vetus, ato tė mėpastajmet pėrshkuan dhe rrėnuan brigjet adriatike, duke zbritur deri nė Prevalitani ose edhe nė Epirus Nova. Dukuria mė e thekur e ortekut sllav ishte krijimi i « Sklavinies », kėto ngulitje tė pavarura nė thellėsi tė tokave bizantine tė cilat i rezistuan ringadhėnjimit perandorak. Ngulitje tė tilla patėn jetė tė gjatė nė Maqedoni, nė Trakė si dhe nė tokat greke : nė Thesali, nė Beoci ose nė Peloponez. Tė nisur nga Maqedonia, grupe tė tėra sllave u vendosėn nė luginat e Devollit, tė Osumit ose tė Vjosės. Vetėm nė kohėn e Justinianit tė IItė - Hundėprerit, Perandoria bizantine ndėrmorri detyrėn e vėshtirė qė tė ēvendosė njė pjesė tė kėtyre popullatave drejt Azisė tė Vogėl me qėllim qė tė rimerrte akset tradicionale tė transportit siē ishte rasti i via Egnatia, qė lidhte Konstantinopojėn me pjesėt e tjera tė botės latine. Sidoqoftė, njė numur specialistėsh janė tė mendimit se grupime tė rėndėsishme me origjinė serbe u vendosėn nė fushat perėndimore tė Adriatikut tė poshtėm, ose e thėnė ndryshe nė viset e Shqipėrisė sė sotme, duke ju shmangur qyteteve si dhe zonave malore. Ato paraqiten nė kėtė mėnyrė si njė nga kompozantet etnike tė pėrzierjes sė popullatave lokale gjatė Mesjetės.
    . Megjithatė, historianėt shqiptarė ngulmojnė se « …gjithsesi, burimet historike, tė dhėnat arkeologjike e ato gjuhėsore, i kanė shtyrė studiuesit tė dalin nė pėrfundimin se brezi perėndimor i Ballkanit qė pėrfshihej nė provincat diokleciane tė Prevalit, Epirit tė Ri dhe tė Epirit tė Vjetėr, me njė shtyrje ku mė shumė e ku mė pak tė thellė drejt brendėsisė, ėshtė ndėr rajonet mė pak tė prekur nga kolonizimi sllav. Pėrkundrazi, popullsia e hershme autoktone iliro-shqiptare u pėrforcua nė kėtė gjerėsi gjeografike me grupe tė tjera iliro-shqiptare tė ardhura nga viset e brendshme, ku invazioni sllav kishte qenė masiv ».
    . S’ka asnjė dyshim qė pėr mendimin shkencor shqiptar ky pėrfundim ėshtė jo vetėm logjik por edhe i vetmi qė mund tė shpjegojė atė ēka quajtėm mė sipėr « vazhdimėsinė iliro-shqiptare », nė rradhė tė parė si njė « vazhdimėsi tė banimit » e ndjekur nga njė « vazhdimėsi kulturore dhe etnike ». E megjithatė, ai jo vetėm ėshtė pėrmbledhur shumė shpejt por njėkohėsisht ėshtė formuluar edhe mjaft ngathėt nėqoftėse pretendon tė shėrbejė si argument i pathyeshėm pėr tė justifikuar shėndrrimin e thellė qė pėsoi vendi ilir nėn perandorinė romake (perėndimore dhe lindore). Ende mė pak ai mund tė pėrdoret nė rolin e njė pėrgjigjeje tė denjė ndaj asaj vėrejtjes kėmbėngulėse tė « hiatusit kronologjik tė rėndėsishėm mes [zhdukjes sė] ilirėve dhe [ēfaqjes sė] shqiptarėve ».
    .
    . Pas kėsaj kqyrjeje tė horizontit shkencor, bėhet mė se e qartė qė kjo « ēėshtjeje e ndėrlikuar e origjinės sė shqiptarėve » paraqitet para sė gjithash si njė ēėshtje bindjeje tė thellė. Eshtė pikėrisht kjo bindje qė shtyn tė kėrkohet metoda adekuate dhe tė mblidhen provat e pėrshtatshme nė vend qė tė jenė provat ato qė orientojnė mendimin.
    . Lidhur me kampin e parė – atė tė skeptikėve ndaj origjinės ilire tė Arbėrve - si mund tė shpjegohet ndryshe kjo prirje qė gjen burimin nė grindjen e pėrjetshme mes arkeologėve dhe gjuhėtarėve nė lidhje me indoevropianėt e mjergullt dhe qė ēon nė hulumtimin e Mesjetės me anė tė njė instrumenti kėrkimi gjuhėsor, i prodhuar enkas pėr proto-historinė ?
    . Ėshtė mė se e kjartė qė argumenti gjuhėsor mbetet fort i brishtė pėr t‘u pėrdorur si mburojė ndaj vėrejtjeve dhe pyetjeve qė e tejkalojnė pragun e intuitės. Kėshtu, megjithė ndėrlidhjet dhe afėritė e shqipes me rumanishten, kėto dy gjuhė mbeten po aq tė pakuptueshme ndaj njera tjetrės sikundėr dhe greqishtja ose serbishtja me shqipen. Bile edhe ato tė famshmet « struktura gramatikore » nuk janė njė pėrjashtim shqiptaro-rumun ose shqiptaro-vlleh pasi, para sė gjithash bėhet fjalė pėr njė dukuri tė pėrgjithshme qė herė herė quhet « bashkim gjuhėsor ballkanik » herė herė « fushė gjuhėsore ballkanike ». Me fjalė tė tjera, njė bashkėsi e tėrė e gjuhėve ballkanike (rumanishtja nė format e saj tė ndryshme – duke pėrfshirė edhe arumanishten e Vllehėve, bullgarishtja dhe maqedonishtja – dhe nė shkallė mė tė vogėl edhe serbishtja, gjuha shqipe nė dy variantet e saj – gegė dhe toskė, greqishtja e sotme bile edhe turqishtja) ndajnė mes tyre ngjashmėri tė shumta tė natyrės fonetike, morfologjike, sintaktike dhe leksikale, tė cilat nuk rrjedhin nga fakti se gjithė kėto gjuhė paskėshin njė origjinė tė pėrbashkėt.
    . Duke ndrruar kampin – dhe bindjen, tė tjera pyetje lindin nė kokė. Pėrse duhet ngritur njė teori e tėrė e gjenezės qė zhytet drejtpėrdrejt nė mjergullėn e parahistorisė, duke shmangur me shumė kujdes tė gjitha proceset e pėrzierjes sė popullatave ? Pėrse duhet lėnė pas dore ēdo afėri gjuhėsore, qė dėshmon pėr lidhjet e vjetra dhe tė thella me botėn rrethuese nė zhvillim tė vazhdueshėm ? Pėrse duhet minimizuar, pėr tė mos thėnė fshehur, ngulja e sllavėve tė shekullit tė VIIItė nė tokat e quajtura shqiptare, njė prezencė qė pėrforcohet nga pushtimi bullgar i shekullit tė Xtė ? A ėshtė fjala pėr njė tundim nacionalist apo pėr njė krenari kombėtare qė errėson pamjen dhe qė ve pėrbėrėsin njerėzor dhe territorial shqiptar nė njė situatė tė paqėndrueshme nė lidhje me prirjen qė vepron mbi bashkėsinė ballkanike ?
    .
    . Sado tė rralla dhe fragmentare tė jenė elementėt qė vijnė nga Lashtėsia dhe Mesjeta e Hershme, ėshtė karakteristike fakti se mjediset e specializuara historike projektojnė vėshtrimin dhe gjykimin e sotėm mbi tė kaluarėn, pa bėrė pėrpjekjen e nevojshme dhe tė domosdoshme tė respektit tė shpirtit tė epokės. Nė kėtė mėnyrė, krijohet pėrshtypja se grupimet njerėzore ende heterogjene tė atėhershme - tė strukturuara rreth marrėdhėnieve tė pronėsisė, tė diferencuara nėpėrmjet dhunės dhe tė identifikuara nėpėrmjet lidhjeve tė gjakut, tė afėrisė territoriale ose tė shprehjes verbale tė pėrbashkėt s’janė gjė tjetėr veēse kombet e sotme. Askush nuk i shpėton tundimit tė shenjtėrojė origjinėn nėpėrmjet kungimit nė kazanin e stėrlashtė, nėpėrmjet krijimit tė atyre mijra lidhjeve tė mirėqėna ose tė sajuara mes ballkanikut tė sotėm tė mijėvjeēarit tė tretė dhe deka-stėrgjyshit tė tij tė lashtė tė fillimit tė mijėvjeēarit tė parė. Pėrse atėhere duhet tė vemė nė kryq historianin shqiptar qė kqyr Ilirin ose Arbėrin me admirimin krenar tė stėrnipit, ndėrkohė qė homologu i tij grek betohet mbi kryen e Helenit athinjot ose teban – duke ditur qė si njėri dhe tjetri janė tė ndėrgjegjshėm qė nga tė parėt i ndan njė pafundėsi ndėrfutjesh njerėzore bullgare, sllave, latine, turke… Nė ē’mėnyrė – pėrveē frymėzimit nacionalist – mund tė tentohet njė barazvlerė nė kėtė botė absurde ballkanike ku edhe Serbi mė i thjeshtė gdhihet dhe ngryset nėn nanuritjen e bėmave tė car Stefan Dushanit ose tė vajit tė Fushė Kosovės, ku edhe Maqedoni mė i rėndomtė beson se nė rremat e tij rrjedhin disa pika gjaku nga tė Lekės sė madh ?
    .
    .
    . * * *
    .
    . Ja pra, mundėm kėshtu tė mbyllim lakun e famshėm kohor, me ēfaqjen e jashtėzakonshme tė atyre arbėrve-shqiptarė misteriozė. Po qe se i besojmė dėshmisė sė bizantinit tė parė qė mundi t’i shohė me sy, mezi arrijmė tė kuptojmė qė ata janė tė aftė tė mbajnė amėt dhe tė ndjekin pas udhėheqėsin e tyre ; pra, qė ata dijnė tė sillen si ushtarė – dhe qė pėr mė tepėr, janė besėtytė. Na duhet tė presim disa vjet – dhe kėsaj rradhe bėhet fjalė pėr dėshminė e njė bizantineje – pėr tė mėsuar se ata jo vetėm dinė tė flasin por edhe qė janė tė besueshėm pėrderisa ju jepet pėr administrim njė qytet si puna e Dyrrahit. Do tė kishim dėshiruar qė, megjithė shqetėsimin e tyre pėr tė riprodhuar besnikėrisht bėmat e luftės kundėr gjeneralėve rrebelė ose kundėr normanėve, kėta kronikanė – tė shtyrė nga kurioziteti i thjeshtė – tė na sillnin disa detaje lidhur me kėta arbėr qė sapo i kanė zbuluar : gjuhėn e tyre, zakonet ose mėnyrėn e jetesės, mėnyrėn e tyre tė veshjes ose tė luftuarit… Asgjė prej gjėje nuk arrijmė tė kuptojmė : nė lidhje me kėto elementė, qė i pėrkasin njė populli tė tėrė qė « ngulet befasisht » nė tokėn e tyre dy hapa mė tej Konstandinopojės, bizantinėt mbeten tė heshtur pėr njė kohė tė gjatė, megjithė traditėn e pasur prej historianėsh dhe shkrimtarėsh qė i ka shtyrė deri nė fund tė botės nė kėrkim tė popujve tė rinj.
    . Pėrse njė gabim i tillė, pėr tė mos thėnė harresė, ndaj kėtyre « tė porsaēfaqurve » nga ana e zotėruesve tė vendit, qė deri atėhere kishin parė dhe ishin pėrleshur kundėr njė togu pushtuesish, qė tė gjithė aq mirė tė identifikuar dhe tė klasifikuar : gotė, hunė, avarė, antė, sarmatė, peēenegė, komanė, sarraēenė, skithė, sikundėr edhe persė, arabė, numibianė, pa harruar bullgarėt, serbėt apo dhe kroatėt « tashmė ballkanikė » ose sė fundi edhe latinėt normanė ose venedikas ? Sepse bizantinėt nuk zbuluar asgjė prej gjėje, tė paktėn diēka tė re qė ja vlente barra qiranė pėr t’u pėrshkruar. Ata i kishin patur pėrpara syve, banorė tė kėtyre territoreve qė prej kohėsh qė s’mbaheshin mend dhe pėr mė tepėr subjekte besnikė tė perandorisė romake. Pėrfundimisht, bizantinėt fillojnė dhe i shohin si tė ndryshėm – si njė entitet tė ri – duke filluar nga momenti qė kėta arbėr dalin ndesh interesave tė tyre nė kėtė qoshe tė perandorisė, e quajtur me kėtė rast Arbėri.
    . Deri atėhere dhe megjithė trazirat etnike ose fetare qė kishin tronditur perandorinė, qytetet e vjetra tė bregdetit siē ėshtė rasti i Ulqinium - Ulqin ou Dyrrahi – Durrės kishin mundur tė pėrballonin pushtimin e huaj, duke zbatuar njė lloj autoadministrimi sipas shembullit tė « communę civitates » tė epokės romane dhe nėn udhėheqjen e arkondėve lokalė, duke filluar nga shekulli i VIItė. Prapatoka (hinterlandi) e lidhur me kėto qytete – ai qė do tė njihej mė tej me emrin Arbanon – bėnte pjesė nė temėn e Dyrrakionit tė paktėn qė prej shekullit tė IXtė ndėrkohė qė popullsia, mė tepėr se aleat i bizantinėve, gėzonte statusin e izopolitisė nė marrėdhėniet e saj me perandorinė. Nė tė kundėrt, sapo qė ky vend shėndrrohet nė njė terren ku pėrplasen interesat, njė fushė beteje mes bizantinėve dhe latinėve – me arbėrit mes tyre si element pjesėmarrės, emri i tij ēfaqet gjithmonė e mė tepėr nė kronikat perandorake dhe nėpėrmjet sulmuesve, ai ngadhėnjon mbarė Europėn.
    .
    .
    . ----------------------------------
    .
    . (1) Kjo tezė e mbrojtur kohėt e fundit nga Pierre dhe Bruno CABANES nė veprėn e tyre tė pėrbashkėt – Passions Albanaises, de Berisha au Kosovo, Odile Jacob, Paris 1999, i bėn eko njė hipoteze tė mėparshme tė tyre qė sugjeron se kultura e dardanėve ishte e afėrt me atė dako-gete. Shih mbi kėtė ēėshtje : Pierre CABANES – Les Illyriens de Bardylis ą Genthios, IVč – IIč sičle avant J. C., CDU - SEDES, Paris 1988. Ka tė ngjarė qė kjo teori tė ketė krijuar habitje nė Tiranė, ndėrkohė qė tė ketė ngjallur njė stuhi nė Beograd. Pėrballė bindjes sė patundur tė Selami Pulahės, i cili deklaron qė pėrkatėsia e dardanėve nė konstelacionin ilir bėn pjesė nė ato « postulate tė padiskutueshme tė historiografisė moderne », njė dhjetėvjeēar mė parė, universitari serb Milutin Garashanin bėnte dallimin e prerė mes konceptit etnik (?) tė ilirėve me atė administrativ tė Ilirikumit, i cili paskish tendencėn pėr tė shtrirė kufijtė e ilirėve deri nė Savė ose edhe nė Panoni. Nė kalim, ai nėnvizonte qė i njejti gabim ėshtė bėrė edhe nė thellėsi tė Ballkanit ku dardanėt janė konsideruar gabimisht si ilirė, ndėrkohė qė ata i pėrkasin botės peone-trake. Thjesht pėr tė dhėnė njė pamje tė asaj fryme qė mbretėron nė gjirin e historiografisė serbe ndėrkohė qė ajo trajton problemin e ilirėve, mfjafton tė thuhet qė edhe Garashanini nuk arrin tė imponojė autoritetin e tij mes tė vetėve. Käshtu, menjėherė pas botimit tė librit tė tij, ai u sulmua me njė egėrsi tė veēantė nga kolegu i tij Klajkiē i cili e kritikonte me forcė lidhur me pohimin se « origjina paleo-ballkanike e shqiptarėve s’mund tė vihet nė dyshim ». Mbi kėtė ēėshtje shih : Selami PULAHA - On the Autochthony of Albanians in Kosova and the Postulate of the Massive Serb Migration at the end of the XVIIth Century, nė : International Journal of Albanian Studies (IJAS), Vol 1, fall 2, New York, 1997; Milutin GARASANIN - The beginnings and origins of the Illyrians, nė : Illyrians and Albanians, Serb Academy of Arts and Sciences, Belgrade 1988; ose dhe : Hugo ROTH – Kosovo Origins, Belgrade, 1996.
    .
    . (2) Kolektiv autorėsh (Instituti i Historisė - Akademia e Shkencave tė Shqipėrisė) - ibidem.
    .
    . (3) Federata e parė qė pėrmendet nė tekstet antike ishte ajo e taulantėve, e pėrzjerė nė luftėn civile qė shpėrtheu nė Epidamn nė vitin 436 p.e.s, ku ilirėt morrėn anėn e aristokratėve tė dėbuar nga qyteti. Nė vitin 423 p.e.s, kaonėt dhe thesprotėt u lidhėn me spartanėt e Lakedemonisė nė fushatėn ushtarake nė Akarnani nderkohė qė, gjatė luftės sė Peloponezit, mbreti Perdika II i Maqedonisė kėrkoi ndihmėn e spartanėve pėr tė luftuar kundėr lynkestėve, tė vendosur rreth liqenit tė Ohrit. Kėshtu, gjatė pėrpjekjeve pėr tė shkruajtur historinė e tyre, maqedonėt e sotėm vendosin pėrplasjet e para me ilirėt nė periudhėn e mbretit Perdika i Irė, themeluesi i mbretėrisė sė parė. Pėrplasjet vazhdojnė gjatė periudhės sė Filipit tė Irė i cili vritet gjatė luftimeve, dhe mė tej gjatė periudhės sė Aeropit tė Irė qė mė nė fund arrin t’i thyejė fiset ilire.
    .
    . (4) Gjeografi antik Strabon (58 p.e.s. – 21 ose 25 e.s), nė Librin e tij tė VIItė tė Geographica-s sė tij tė ēmuar, vėren se « ..mospėrdorimi i monedhave ėshtė njė karakteristikė e Ilirėve tė Dalmacisė, gjė e cila i afron ata me barbarėt e tjerė. »
    .
    . (5) Shih mbi kėtė ēėshtje : Noel MALCOLM – Kosovė, njė histori e shkurtėr (Kosovo, a short story), Bot. Koha, Prishtinė, 1998; Kolektiv autorėsh (Instituti i Historisė - Akademia e Shkencave tė Shqipėrisė)- Historia e Popullit Shqiptar v.I dhe v II, bot. Toena Tiranė, 1994 – 2002 ; si edhe : Alain DUCELLIER, - La Faēade maritime de l’Albanie au Moyen Age : Durazzo et Valona du XIe au XVe sičcle, Institute for Balkan Studies, Thessalonique, 1982.
    .
    . (6) Nė terma mė tė kjarta, kėto ngjashmėri prekin sistemin kazual (sinkretizmin e gjindores dhe tė dhanores), sistemin foljor (formimin e kohės sė ardhme, reduktimin e pėrdorimit tė pjesores, lidhorja nė pėrdorimni e saj tė drejtpėrdrejtė), nyja shquese e bashkėngjitur nė fund tė emrit, formimin e numėrorėve, pėrdorimin e formave tė reduktuara tė pėremrave si plotės i kundrinės sė drejtė ose tė zhdrejtė – pa llogaritur gjithashtu ngjashmėri tė theksuara nė fjalor, frazeologji ose dhe fonetikė. Pėr detaje mė tė hollėsishme, shih : Olga Misecka TOMIC – The Balkan Sprachbund Properties : an Introduction to Topics in Balkan Syntax ans Semantics. Dans : wwwlot.let.uu.nl/GraduateProgram/LotSchools/Summerschool2003.

    Edited by tiranaforum - 24/3/2010, 08:42
     
    .
5 replies since 13/12/2009, 15:11   1183 views
  Share  
.