Miti i Origjines dhe Origjina e Mitit.

Origjina ballkanike e Ilirėve.

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. Etore
     
    .

    User deleted


    Origjina Ilirike e Arbėrve.

    Duke u rikthyer nė terrenin e shekujve tė VItė - VIIItė tė erės sonė, ėshtė e pamundur qė tė mos vemė re pėshtjellimin qė mbretėron rreth Ilirėve tanė. Ata « barbarė » tė frikshėm qė tmerronin maqedonasit e parė me thirrjet e tyre tė luftės si dhe ata piratė tė egėr qė terrorizonin anijet romake tė Adriatikut janė zhdukur prej kohėsh, pa lėnė asnjė gjurmė. Qė prej rėnies sė mbretėrisė ilire tė Gentit (viti 168 p.e.s) dhe veēanėrisht qė prej nėnshtrimit pėrfundimtar tė Ilirisė (viti 35 p.e.s), pak nga pak territoret e tyre bėhen pjesė pėrbėrėse e asaj «indivisum patrimonium» qė pėrfaqėson Perandoria romake. Njerėz tė lirė ose kolonė, banorė tė qyteteve ose tė thellėsisė malore, tė gjithė ilirėt kthehen nė banorė tė civitas ndėrkohė qė, pas hyrjes nė fuqi tė Ediktit tė Karakallės nė vitin 212, ata bėhen qytetarė romakė. Gjatė kėsaj periudhe, ata do tė quhen ende ilirė pėr hir tė njė tradite qė mbetet e dorės sė dytė : nė kuptimin e lidhjeve kulturore - duke pėrfshirė kėtu edhe pėrdorimin e gjuhės sė tyre qė gjithmonė mbeti njė gjuhė e folur, pa mundur tė gjejė njė shprehje tė shkruar - ose, nė kuptimin e prejardhjes sė tyre gjeografike - njė rajon i tėrė qė herė herė i bashkangjitet Provincės sė Maqedonisė, herė herė Ilirikumit ose Dalmacisė - sipas nevojave tė shpėrndarjes territoriale tė Perandorisė.

    Vizioni origjinal i Dioklecianit nė lidhje me ndarjen e botės antike nė Perėndim dhe Lindje do t’a thellojė edhe mė tepėr kėtė proces : tashmė tė ndarė nga pikpamja administrative mes dy njėsive tė mėdha perandorake, ata pėrbėjnė njė komponent tė pandashėm tė mozaikut etnik qė karakterizon shoqėrinė greko-romake. Njė numur i madh individėsh integrohen nė strukturat e pushtetit, duke zgjedhur rrugėn mė tė shpejtė : atė tė karrierės ushtarake. Rasti i atyre perandorėve «ushtarė» tė epokės tė anarkisė ushtarake si dhe tė asaj qė do tė vijė pas, e quajtur «ilirjane», ose e perandorėve ilirė tė dinastisė Justiniane pėrbėn njė provė tė shkėlqyer.

    Nė mėnyrė tė pėrmbledhur, bėhet fjalė pėr njė element njerėzor tė Perandorisė romake, i cili ka mundur tė realizojė njė integrim administrativ tė konsiderueshėm dhe njė pjesėmarrje shoqėrore tė rėndėsishme, ndėrkohė qė mbetet nė kontakt tė vazhdueshėm me qytetėrimin greko-romak, gjurmėt e tė cilit janė mjaft tė dukshme nė rradhė tė parė mbi elitat e saj. Sidoqoftė, sikundėr gjithandej nė Ballkan dhe gjetkė, fshati dhe veēanėrisht malėsia shpėtojnė nga romanizimi i gjithėpushtetshėm dhe mbeten thellėsisht ilire: me fjalė tė tjera, duke pėrdorur gjuhėn latine dhe mė pas atė greke si mjet komunikimi nė fushėn administrative ose pėr nevojat e saj liturgjike, gjithēka tė bėn tė mendosh se masa e popullsisė vazhdon tė pėrdorė gjuhėn e vet vendase dhe tė zhvillojė njė kulturė tė vetėn. Mė tepėr se kurrė nė kėtė fazė fundore tė jetės sė vet, fuqia e pashterrur e Perandorisė identifikohet me forcėn e institucioneve tė saj, territori i saj i paanė asimilohet me ndarjen administrative dhe sė fundi, varieteti etnik i pamasė zhduket pėrpara bashkėsisė artificiale tė qytetarisė romake.

    Gjatė shekullit tė IV tė erės sonė, prologu «barbar» arriti tė thyejė ekuilibrin Lindje - Perėndim, nė mes tė tė cilit gjendej vendi i ilirėve. Megjithė peshėn e institucioneve dhe tė ligjeve, megjithė ideologjinė e porsalindur judeo-kristiane, megjithė thellėsinė e kulturės shumėshekullore, qytetėrimit greko-romak ju desh tė lėshojė terren pėrballė forcės brute tė nomadėve tė pagėdhėndur barbarė. Nė kėtė mėnyrė, karta etnike e kontinentit ndryshon njėherė e pėrgjithmonė : shprehja latine rrudhet dhe arrin tė mbahet nė pjesėn perėndimore tė rrethqarkut mesdhetar, duke i lėshuar zonėn e veriut gjermanikėve, ndėrkohė qė e folura greke braktis pjesėn mė tė madhe tė Ballkanit nė favor tė korpusit tė gjuhėve sllave qė tashmė pėrhapen nga Balltiku deri ne brigjet e detit Egje dhe nga deti i Zi nė Adriatik. Atij qė pranon kėtė mėnyrė tė menduari, i duhet njėkohėsisht tė pranojė qė kjo popullatė e Mesjetės sė hershme, e dalė nga rrėnja ilire, mundi jo vetėm t’i rezistojė asimilimit romak - siē ėshtė rasti i njė varg popujsh tė Ballkanit dhe gjetkė - por njėkohėsisht, falė gjallėrisė jetėsore tė saj, falė gjithashtu shtrirjes sė saj tė gjerė territoriale si edhe relievit malor vėshtirėsisht tė kalueshėm qė shpesh i ka shėrbyer si strehim, arriti t’i bėjė ballė edhe rulit petėzues sllav.

    Pikėrisht, kjo ėshtė edhe pika mė delikate e tė gjitha teorive tė vazhdimėsisė pasi na duhet njėkohėsisht tė pranojmė qė « ilirėt » e kėsaj periudhe dhe pasardhėsit e tyre formojnė njė rast tė veēantė, unikal nė llojin e tij dhe jashtė ēdo lloj skeme drejtuese tė shpėrndarjes sė grupeve etnike mbi kontinentin evropian. Nė tė vėrtetė, nė tė njejtin rast gjenden edhe Vllehėt : kėta kushėrinj tė largėt tė ilirėve - nga ana e rrėnjėve tė pėrbashkėta - mbeten tė vetmit gjallues tė shtratit indigjen ballkanik tė romanizuar.

    Ndėrfutja nė Ballkan e Bullgarėve (fundi i shekullit tė Vtė) dhe mė pas e Sllavėve (shekulli i VI-VIItė) shfaqet si elementi kryesor i njė procesi tė gjatė asimilimi, gjithandej i pranishėm, qė prek tėrėsinė e viseve ballkanike duke pėrfshirė dhe Ilirikumin e vjetėr. Ai u pėrshpejtua nga njėra anė nga dinamizmi demografik tė popujve tė rinj dhe nga ana tjetėr nga palėvizshmėria, dekadenca dhe rėnia e institucioneve tė romanizuara si dhe e strukturave autoktone. Pėrveē disa ishujve tė bizantinizuar, tė krijuara pėrreth qendrave tė mėdha urbane dhe rreth e qark zonės sė Konstandinopojės, pjesės tjetėr - duke pėrfshirė kėtu edhe pjesėn mė tė madhe tė Greqisė - ju desh tė pėrballonte stigmatėt e pushtimit sllav deri nė shekullin e VIIItė, pėr tė mos thėnė deri nė shekullin e IXtė. Ėshtė mė se e mundshme qė, nėn presionin e porsaardhurve kroatė dhe serbė, pjesa mė e madhe e « Ilirėve » tė jetė shkrirė nė masėn tashmė vendase ndėrkohė qė njė pjesė e autoktoneve tė jetė ēvendosur ose shtyrė nga zonat fushore dhe bregdetare drejt brendėsisė malore, gjė e cila ndikoi nė forcimin e mjedisit autokton lokal mjaft tė shpėrndarė si dhe nė gjallėrimin e shprehjes verbale, gjithashtu nė shuarje. Historianėt shqiptarė na sigurojnė se fenomeni sllav, i cili preku nė mėnyrė tė ndjeshme rajonet danubiane, brigjet dalmate si edhe zonat e brendshme tė Rashkės deri nė Maqedoni, nuk mundi tė prekė nė mėnyrė tė qėndrueshme - ose tė themi qė preku tė paktėn pjesėrisht - provincat diokleciane tė Pevalitanisė, tė Epirus Nova (Epiri i Ri) dhe tė Epirus Vetus (Epiri i Vjetėr). Sipas tyre, megjithė egzistencėn e njė farė shkalle tė «romanizimit» si dhe tė vėnies nė provė sllave, grupi jugor i «kombit» tė madh ilir mundi tė ruajė dhe tė zhvillojė identitetin e tij tė pėrveēėm si edhe gjuhėn e tij tė folur, shkurt shprehjen e ngushtė tė kėtij identiteti, nė njė hapėsirė qė pėrputhet pak a shumė me shtrirjen gjeografike tė Shqipėrisė sė sotme dhe tė Kosovės.

    Ndėrkohė qė hordhitė e para sllave synuan qytetet e lulėzuara tė jugut tė gadishullit (Selanikun, Konstantinopojėn), duke zgjedhur akset rrugore qė zbresin nga Danubi dhe qė si rrjedhojė pėrshkojnė provincat dardane dhe tė Epirus Vetus, ato tė mėpastajmet pėrshkuan dhe rrėnuan brigjet adriatike, duke zbritur deri nė Prevalitani ose edhe nė Epirus Nova. Dukuria mė e thekur e ortekut sllav ishte krijimi i «Sklavinies», kėto ngulitje tė pavarura nė thellėsi tė tokave bizantine tė cilat i rezistuan ringadhėnjimit perandorak. Ngulitje tė tilla patėn jetė tė gjatė nė Maqedoni, nė Trakė si dhe nė tokat greke: nė Thesali, nė Beoci ose nė Peloponez. Tė nisur nga Maqedonia, grupe tė tėra sllave u vendosėn nė luginat e Devollit, tė Osumit ose tė Vjosės. Vetėm nė kohėn e Justinianit tė IItė - Hundėprerit, Perandoria bizantine ndėrmorri detyrėn e vėshtirė qė tė ēvendosė njė pjesė tė kėtyre popullatave drejt Azisė tė Vogėl me qėllim qė tė rimerrte akset tradicionale tė transportit siē ishte rasti i via Egnatia, qė lidhte Konstantinopojėn me pjesėt e tjera tė botės latine. Sidoqoftė, njė numur specialistėsh janė tė mendimit se grupime tė rėndėsishme me origjinė serbe u vendosėn nė fushat perėndimore tė Adriatikut tė poshtėm, ose e thėnė ndryshe nė viset e Shqipėrisė sė sotme, duke ju shmangur qyteteve si dhe zonave malore. Ato paraqiten nė kėtė mėnyrė si njė nga kompozantet etnike tė pėrzierjes sė popullatave lokale gjatė Mesjetės.

    Megjithatė, historianėt shqiptarė ngulmojnė se « gjithsesi, burimet historike, tė dhėnat arkeologjike e ato gjuhėsore, i kanė shtyrė studiuesit tė dalin nė pėrfundimin se brezi perėndimor i Ballkanit qė pėrfshihej nė provincat diokleciane tė Prevalit, Epirit tė Ri dhe tė Epirit tė Vjetėr, me njė shtyrje ku mė shumė e ku mė pak tė thellė drejt brendėsisė, ėshtė ndėr rajonet mė pak tė prekur nga kolonizimi sllav. Pėrkundrazi, popullsia e hershme autoktone iliro-shqiptare u pėrforcua nė kėtė gjerėsi gjeografike me grupe tė tjera iliro-shqiptare tė ardhura nga viset e brendshme, ku invazioni sllav kishte qenė masiv ».

    S’ka asnjė dyshim qė pėr mendimin shkencor shqiptar ky pėrfundim ėshtė jo vetėm logjik por edhe i vetmi qė mund tė shpjegojė atė ēka quajtėm mė sipėr «vazhdimėsinė iliro-shqiptare», nė rradhė tė parė si njė « vazhdimėsi tė banimit » e ndjekur nga njė «vazhdimėsi kulturore dhe etnike». E megjithatė, ai jo vetėm ėshtė pėrmbledhur shumė shpejt por njėkohėsisht ėshtė formuluar edhe mjaft ngathėt nėqoftėse pretendon tė shėrbejė si argument i pathyeshėm pėr tė justifikuar shėndrrimin e thellė qė pėsoi vendi ilir nėn perandorinė romake (perėndimore dhe lindore). Ende mė pak ai mund tė pėrdoret nė rolin e njė pėrgjigjeje tė denjė ndaj asaj vėrejtjes kėmbėngulėse tė hiatusit kronologjik tė rėndėsishėm mes [zhdukjes sė] ilirėve dhe [ēfaqjes sė] shqiptarėve.

    Pas kėsaj kqyrjeje tė horizontit shkencor, bėhet mė se e qartė qė kjo «ēėshtjeje e ndėrlikuar e origjinės sė shqiptarėve» paraqitet para sė gjithash si njė ēėshtje bindjeje tė thellė. Eshtė pikėrisht kjo bindje qė shtyn tė kėrkohet metoda adekuate dhe tė mblidhen provat e pėrshtatshme nė vend qė tė jenė provat ato qė orientojnė mendimin.

    Lidhur me kampin e parė - atė tė skeptikėve ndaj origjinės ilire tė Arbėrve - si mund tė shpjegohet ndryshe kjo prirje qė gjen burimin nė grindjen e pėrjetshme mes arkeologėve dhe gjuhėtarėve nė lidhje me indoevropianėt e mjergullt dhe qė ēon nė hulumtimin e Mesjetės me anė tė njė instrumenti kėrkimi gjuhėsor, i prodhuar enkas pėr proto-historinė ?
    Ėshtė mė se e kjartė qė argumenti gjuhėsor mbetet fort i brishtė pėr t‘u pėrdorur si mburojė ndaj vėrejtjeve dhe pyetjeve qė e tejkalojnė pragun e intuitės. Kėshtu, megjithė ndėrlidhjet dhe afėritė e shqipes me rumanishten, kėto dy gjuhė mbeten po aq tė pakuptueshme ndaj njera tjetrės sikundėr dhe greqishtja ose serbishtja me shqipen. Bile edhe ato tė famshmet « struktura gramatikore » nuk janė njė pėrjashtim shqiptaro-rumun ose shqiptaro-vlleh pasi, para sė gjithash bėhet fjalė pėr njė dukuri tė pėrgjithshme qė herė herė quhet «bashkim gjuhėsor ballkanik» herė herė «fushė gjuhėsore ballkanike». Me fjalė tė tjera, njė bashkėsi e tėrė e gjuhėve ballkanike (rumanishtja nė format e saj tė ndryshme - duke pėrfshirė edhe arumanishten e Vllehėve, bullgarishtja dhe maqedonishtja - dhe nė shkallė mė tė vogėl edhe serbishtja, gjuha shqipe nė dy variantet e saj - gegė dhe toskė, greqishtja e sotme bile edhe turqishtja) ndajnė mes tyre ngjashmėri tė shumta tė natyrės fonetike, morfologjike, sintaktike dhe leksikale, tė cilat nuk rrjedhin nga fakti se gjithė kėto gjuhė paskėshin njė origjinė tė pėrbashkėt.

    Duke ndrruar kampin - dhe bindjen, tė tjera pyetje lindin nė kokė. Pėrse duhet ngritur njė teori e tėrė e gjenezės qė zhytet drejtpėrdrejt nė mjergullėn e parahistorisė, duke shmangur me shumė kujdes tė gjitha proceset e pėrzierjes sė popullatave ? Pėrse duhet lėnė pas dore ēdo afėri gjuhėsore, qė dėshmon pėr lidhjet e vjetra dhe tė thella me botėn rrethuese nė zhvillim tė vazhdueshėm ? Pėrse duhet minimizuar, pėr tė mos thėnė fshehur, ngulja e sllavėve tė shekullit tė VIIItė nė tokat e quajtura shqiptare, njė prezencė qė pėrforcohet nga pushtimi bullgar i shekullit tė Xtė ? A ėshtė fjala pėr njė tundim nacionalist apo pėr njė krenari kombėtare qė errėson pamjen dhe qė ve pėrbėrėsin njerėzor dhe territorial shqiptar nė njė situatė tė paqėndrueshme nė lidhje me prirjen qė vepron mbi bashkėsinė ballkanike ?

    Sado tė rralla dhe fragmentare tė jenė elementėt qė vijnė nga Lashtėsia dhe Mesjeta e Hershme, ėshtė karakteristike fakti se mjediset e specializuara historike projektojnė vėshtrimin dhe gjykimin e sotėm mbi tė kaluarėn, pa bėrė pėrpjekjen e nevojshme dhe tė domosdoshme tė respektit tė shpirtit tė epokės. Nė kėtė mėnyrė, krijohet pėrshtypja se grupimet njerėzore ende heterogjene tė atėhershme - tė strukturuara rreth marrėdhėnieve tė pronėsisė, tė diferencuara nėpėrmjet dhunės dhe tė identifikuara nėpėrmjet lidhjeve tė gjakut, tė afėrisė territoriale ose tė shprehjes verbale tė pėrbashkėt s’janė gjė tjetėr veēse kombet e sotme. Askush nuk i shpėton tundimit tė shenjtėrojė origjinėn nėpėrmjet kungimit nė kazanin e stėrlashtė, nėpėrmjet krijimit tė atyre mijra lidhjeve tė mirėqėna ose tė sajuara mes ballkanikut tė sotėm tė mijėvjeēarit tė tretė dhe deka-stėrgjyshit tė tij tė lashtė tė fillimit tė mijėvjeēarit tė parė. Pėrse atėhere duhet tė vemė nė kryq historianin shqiptar qė kqyr Ilirin ose Arbėrin me admirimin krenar tė stėrnipit, ndėrkohė qė homologu i tij grek betohet mbi kryen e Helenit athinjot ose teban - duke ditur qė si njėri dhe tjetri janė tė ndėrgjegjshėm qė nga tė parėt i ndan njė pafundėsi ndėrfutjesh njerėzore bullgare, sllave, latine, turke.

    Nė ē’mėnyrė - pėrveē frymėzimit nacionalist - mund tė tentohet njė barazvlerė nė kėtė botė absurde ballkanike ku edhe Serbi mė i thjeshtė gdhihet dhe ngryset nėn nanuritjen e bėmave tė car Stefan Dushanit ose tė vajit tė Fushė Kosovės, ku edhe Maqedoni mė i rėndomtė beson se nė rremat e tij rrjedhin disa pika gjaku nga tė Lekės sė madh ?

    * * *

    Ja pra, mundėm kėshtu tė mbyllim lakun e famshėm kohor, me ēfaqjen e jashtėzakonshme tė atyre arbėrve-shqiptarė misteriozė. Po qe se i besojmė dėshmisė sė bizantinit tė parė qė mundi t’i shohė me sy, mezi arrijmė tė kuptojmė qė ata janė tė aftė tė mbajnė amėt dhe tė ndjekin pas udhėheqėsin e tyre ; pra, qė ata dijnė tė sillen si ushtarė - dhe qė pėr mė tepėr, janė besėtytė. Na duhet tė presim disa vjet - dhe kėsaj rradhe bėhet fjalė pėr dėshminė e njė bizantineje - pėr tė mėsuar se ata jo vetėm dinė tė flasin por edhe qė janė tė besueshėm pėrderisa ju jepet pėr administrim njė qytet si puna e Dyrrahit. Do tė kishim dėshiruar qė, megjithė shqetėsimin e tyre pėr tė riprodhuar besnikėrisht bėmat e luftės kundėr gjeneralėve rrebelė ose kundėr normanėve, kėta kronikanė - tė shtyrė nga kurioziteti i thjeshtė - tė na sillnin disa detaje lidhur me kėta arbėr qė sapo i kanė zbuluar : gjuhėn e tyre, zakonet ose mėnyrėn e jetesės, mėnyrėn e tyre tė veshjes ose tė luftuarit. Asgjė prej gjėje nuk arrijmė tė kuptojmė : nė lidhje me kėto elementė, qė i pėrkasin njė populli tė tėrė qė «ngulet befasisht» nė tokėn e tyre dy hapa mė tej Konstandinopojės, bizantinėt mbeten tė heshtur pėr njė kohė tė gjatė, megjithė traditėn e pasur prej historianėsh dhe shkrimtarėsh qė i ka shtyrė deri nė fund tė botės nė kėrkim tė popujve tė rinj.

    Pėrse njė gabim i tillė, pėr tė mos thėnė harresė, ndaj kėtyre « tė porsaēfaqurve » nga ana e zotėruesve tė vendit, qė deri atėhere kishin parė dhe ishin pėrleshur kundėr njė togu pushtuesish, qė tė gjithė aq mirė tė identifikuar dhe tė klasifikuar : gotė, hunė, avarė, antė, sarmatė, peēenegė, komanė, sarraēenė, skithė, sikundėr edhe persė, arabė, numibianė, pa harruar bullgarėt, serbėt apo dhe kroatėt «tashmė ballkanikė» ose sė fundi edhe latinėt normanė ose venedikas ? Sepse bizantinėt nuk zbuluar asgjė prej gjėje, tė paktėn diēka tė re qė ja vlente barra qiranė pėr t’u pėrshkruar. Ata i kishin patur pėrpara syve, banorė tė kėtyre territoreve qė prej kohėsh qė s’mbaheshin mend dhe pėr mė tepėr subjekte besnikė tė perandorisė romake. Pėrfundimisht, bizantinėt fillojnė dhe i shohin si tė ndryshėm - si njė entitet tė ri - duke filluar nga momenti qė kėta arbėr dalin ndesh interesave tė tyre nė kėtė qoshe tė perandorisė, e quajtur me kėtė rast Arbėri.
    Deri atėhere dhe megjithė trazirat etnike ose fetare qė kishin tronditur perandorinė, qytetet e vjetra tė bregdetit siē ėshtė rasti i Ulqinium - Ulqin ou Dyrrahi - Durrės kishin mundur tė pėrballonin pushtimin e huaj, duke zbatuar njė lloj autoadministrimi sipas shembullit tė « communę civitates » tė epokės romane dhe nėn udhėheqjen e arkondėve lokalė, duke filluar nga shekulli i VIItė. Prapatoka (hinterlandi) e lidhur me kėto qytete - ai qė do tė njihej mė tej me emrin Arbanon - bėnte pjesė nė temėn e Dyrrakionit tė paktėn qė prej shekullit tė IXtė ndėrkohė qė popullsia, mė tepėr se aleat i bizantinėve, gėzonte statusin e izopolitisė nė marrėdhėniet e saj me perandorinė. Nė tė kundėrt, sapo qė ky vend shėndrrohet nė njė terren ku pėrplasen interesat, njė fushė beteje mes bizantinėve dhe latinėve - me arbėrit mes tyre si element pjesėmarrės, emri i tij ēfaqet gjithmonė e mė tepėr nė kronikat perandorake dhe nėpėrmjet sulmuesve, ai ngadhėnjon mbarė Europėn.


    / / / / | \ \ \ \ \

    (1) Kjo tezė e mbrojtur kohėt e fundit nga Pierre dhe Bruno CABANES nė veprėn e tyre tė pėrbashkėt. Passions Albanaises, de Berisha au Kosovo, Odile Jacob, Paris 1999, i bėn eko njė hipoteze tė mėparshme tė tyre qė sugjeron se kultura e dardanėve ishte e afėrt me atė dako-gete. Shih mbi kėtė ēėshtje: Pierre CABANES - Les Illyriens de Bardylis ą Genthios, IVč - IIč sičle avant J. C., CDU - SEDES, Paris 1988. Ka tė ngjarė qė kjo teori tė ketė krijuar habitje nė Tiranė, ndėrkohė qė tė ketė ngjallur njė stuhi nė Beograd. Pėrballė bindjes sė patundur tė Selami Pulahės, i cili deklaron qė pėrkatėsia e dardanėve nė konstelacionin ilir bėn pjesė nė ato « postulate tė padiskutueshme tė historiografisė moderne », njė dhjetėvjeēar mė parė, universitari serb Milutin Garashanin bėnte dallimin e prerė mes konceptit etnik (?) tė ilirėve me atė administrativ tė Ilirikumit, i cili paskish tendencėn pėr tė shtrirė kufijtė e ilirėve deri nė Savė ose edhe nė Panoni. Nė kalim, ai nėnvizonte qė i njejti gabim ėshtė bėrė edhe nė thellėsi tė Ballkanit ku dardanėt janė konsideruar gabimisht si ilirė, ndėrkohė qė ata i pėrkasin botės peone-trake. Thjesht pėr tė dhėnė njė pamje tė asaj fryme qė mbretėron nė gjirin e historiografisė serbe ndėrkohė qė ajo trajton problemin e ilirėve, mfjafton tė thuhet qė edhe Garashanini nuk arrin tė imponojė autoritetin e tij mes tė vetėve. Käshtu, menjėherė pas botimit tė librit tė tij, ai u sulmua me njė egėrsi tė veēantė nga kolegu i tij Klajkiē i cili e kritikonte me forcė lidhur me pohimin se «origjina paleo-ballkanike e shqiptarėve s’mund tė vihet nė dyshim». Mbi kėtė ēėshtje shih: Selami PULAHA - On the Autochthony of Albanians in Kosova and the Postulate of the Massive Serb Migration at the end of the XVIIth Century, nė : International Journal of Albanian Studies (IJAS), Vol 1, fall 2, New York, 1997; Milutin GARASANIN - The beginnings and origins of the Illyrians, nė : Illyrians and Albanians, Serb Academy of Arts and Sciences, Belgrade 1988; ose dhe : Hugo ROTH – Kosovo Origins, Belgrade, 1996.

    (2) Kolektiv autorėsh (Instituti i Historisė - Akademia e Shkencave tė Shqipėrisė) - ibidem.

    (3) Federata e parė qė pėrmendet nė tekstet antike ishte ajo e taulantėve, e pėrzjerė nė luftėn civile qė shpėrtheu nė Epidamn nė vitin 436 p.e.s, ku ilirėt morrėn anėn e aristokratėve tė dėbuar nga qyteti. Nė vitin 423 p.e.s, kaonėt dhe thesprotėt u lidhėn me spartanėt e Lakedemonisė nė fushatėn ushtarake nė Akarnani nderkohė qė, gjatė luftės sė Peloponezit, mbreti Perdika II i Maqedonisė kėrkoi ndihmėn e spartanėve pėr tė luftuar kundėr lynkestėve, tė vendosur rreth liqenit tė Ohrit. Kėshtu, gjatė pėrpjekjeve pėr tė shkruajtur historinė e tyre, maqedonėt e sotėm vendosin pėrplasjet e para me ilirėt nė periudhėn e mbretit Perdika i Irė, themeluesi i mbretėrisė sė parė. Pėrplasjet vazhdojnė gjatė periudhės sė Filipit tė Irė i cili vritet gjatė luftimeve, dhe mė tej gjatė periudhės sė Aeropit tė Irė qė mė nė fund arrin t’i thyejė fiset ilire.

    (4) Gjeografi antik Strabon (58 p.e.s. – 21 ose 25 e.s), nė Librin e tij tė VIItė tė Geographica-s sė tij tė ēmuar, vėren se «mospėrdorimi i monedhave ėshtė njė karakteristikė e Ilirėve tė Dalmacisė, gjė e cila i afron ata me barbarėt e tjerė.»

    (5) Shih mbi kėtė ēėshtje : Noel MALCOLM – Kosovė, njė histori e shkurtėr (Kosovo, a short story), Bot. Koha, Prishtinė, 1998; Kolektiv autorėsh (Instituti i Historisė - Akademia e Shkencave tė Shqipėrisė)- Historia e Popullit Shqiptar v.I dhe v II, bot. Toena Tiranė, 1994 – 2002 ; si edhe : Alain DUCELLIER, - La Faēade maritime de l’Albanie au Moyen Age: Durazzo et Valona du XIe au XVe sičcle, Institute for Balkan Studies, Thessalonique, 1982.

    (6) Nė terma mė tė kjarta, kėto ngjashmėri prekin sistemin kazual (sinkretizmin e gjindores dhe tė dhanores), sistemin foljor (formimin e kohės sė ardhme, reduktimin e pėrdorimit tė pjesores, lidhorja nė pėrdorimni e saj tė drejtpėrdrejtė), nyja shquese e bashkėngjitur nė fund tė emrit, formimin e numėrorėve, pėrdorimin e formave tė reduktuara tė pėremrave si plotės i kundrinės sė drejtė ose tė zhdrejtė – pa llogaritur gjithashtu ngjashmėri tė theksuara nė fjalor, frazeologji ose dhe fonetikė. Pėr detaje mė tė hollėsishme, shih : Olga Misecka TOMIC – The Balkan Sprachbund Properties : an Introduction to Topics in Balkan Syntax ans Semantics. Dans : wwwlot.let.uu.nl/GraduateProgram/LotSchools/Summerschool2003.

    Origjina Ilirike e Arbėrve.

    Duke u rikthyer nė terrenin e shekujve tė VItė - VIIItė tė erės sonė, ėshtė e pamundur qė tė mos vemė re pėshtjellimin qė mbretėron rreth Ilirėve tanė. Ata « barbarė » tė frikshėm qė tmerronin maqedonasit e parė me thirrjet e tyre tė luftės si dhe ata piratė tė egėr qė terrorizonin anijet romake tė Adriatikut janė zhdukur prej kohėsh, pa lėnė asnjė gjurmė. Qė prej rėnies sė mbretėrisė ilire tė Gentit (viti 168 p.e.s) dhe veēanėrisht qė prej nėnshtrimit pėrfundimtar tė Ilirisė (viti 35 p.e.s), pak nga pak territoret e tyre bėhen pjesė pėrbėrėse e asaj «indivisum patrimonium» qė pėrfaqėson Perandoria romake. Njerėz tė lirė ose kolonė, banorė tė qyteteve ose tė thellėsisė malore, tė gjithė ilirėt kthehen nė banorė tė civitas ndėrkohė qė, pas hyrjes nė fuqi tė Ediktit tė Karakallės nė vitin 212, ata bėhen qytetarė romakė. Gjatė kėsaj periudhe, ata do tė quhen ende ilirė pėr hir tė njė tradite qė mbetet e dorės sė dytė : nė kuptimin e lidhjeve kulturore - duke pėrfshirė kėtu edhe pėrdorimin e gjuhės sė tyre qė gjithmonė mbeti njė gjuhė e folur, pa mundur tė gjejė njė shprehje tė shkruar - ose, nė kuptimin e prejardhjes sė tyre gjeografike - njė rajon i tėrė qė herė herė i bashkangjitet Provincės sė Maqedonisė, herė herė Ilirikumit ose Dalmacisė - sipas nevojave tė shpėrndarjes territoriale tė Perandorisė.

    Vizioni origjinal i Dioklecianit nė lidhje me ndarjen e botės antike nė Perėndim dhe Lindje do t’a thellojė edhe mė tepėr kėtė proces : tashmė tė ndarė nga pikpamja administrative mes dy njėsive tė mėdha perandorake, ata pėrbėjnė njė komponent tė pandashėm tė mozaikut etnik qė karakterizon shoqėrinė greko-romake. Njė numur i madh individėsh integrohen nė strukturat e pushtetit, duke zgjedhur rrugėn mė tė shpejtė : atė tė karrierės ushtarake. Rasti i atyre perandorėve «ushtarė» tė epokės tė anarkisė ushtarake si dhe tė asaj qė do tė vijė pas, e quajtur «ilirjane», ose e perandorėve ilirė tė dinastisė Justiniane pėrbėn njė provė tė shkėlqyer.

    Nė mėnyrė tė pėrmbledhur, bėhet fjalė pėr njė element njerėzor tė Perandorisė romake, i cili ka mundur tė realizojė njė integrim administrativ tė konsiderueshėm dhe njė pjesėmarrje shoqėrore tė rėndėsishme, ndėrkohė qė mbetet nė kontakt tė vazhdueshėm me qytetėrimin greko-romak, gjurmėt e tė cilit janė mjaft tė dukshme nė rradhė tė parė mbi elitat e saj. Sidoqoftė, sikundėr gjithandej nė Ballkan dhe gjetkė, fshati dhe veēanėrisht malėsia shpėtojnė nga romanizimi i gjithėpushtetshėm dhe mbeten thellėsisht ilire: me fjalė tė tjera, duke pėrdorur gjuhėn latine dhe mė pas atė greke si mjet komunikimi nė fushėn administrative ose pėr nevojat e saj liturgjike, gjithēka tė bėn tė mendosh se masa e popullsisė vazhdon tė pėrdorė gjuhėn e vet vendase dhe tė zhvillojė njė kulturė tė vetėn. Mė tepėr se kurrė nė kėtė fazė fundore tė jetės sė vet, fuqia e pashterrur e Perandorisė identifikohet me forcėn e institucioneve tė saj, territori i saj i paanė asimilohet me ndarjen administrative dhe sė fundi, varieteti etnik i pamasė zhduket pėrpara bashkėsisė artificiale tė qytetarisė romake.

    Gjatė shekullit tė IV tė erės sonė, prologu «barbar» arriti tė thyejė ekuilibrin Lindje - Perėndim, nė mes tė tė cilit gjendej vendi i ilirėve. Megjithė peshėn e institucioneve dhe tė ligjeve, megjithė ideologjinė e porsalindur judeo-kristiane, megjithė thellėsinė e kulturės shumėshekullore, qytetėrimit greko-romak ju desh tė lėshojė terren pėrballė forcės brute tė nomadėve tė pagėdhėndur barbarė. Nė kėtė mėnyrė, karta etnike e kontinentit ndryshon njėherė e pėrgjithmonė : shprehja latine rrudhet dhe arrin tė mbahet nė pjesėn perėndimore tė rrethqarkut mesdhetar, duke i lėshuar zonėn e veriut gjermanikėve, ndėrkohė qė e folura greke braktis pjesėn mė tė madhe tė Ballkanit nė favor tė korpusit tė gjuhėve sllave qė tashmė pėrhapen nga Balltiku deri ne brigjet e detit Egje dhe nga deti i Zi nė Adriatik. Atij qė pranon kėtė mėnyrė tė menduari, i duhet njėkohėsisht tė pranojė qė kjo popullatė e Mesjetės sė hershme, e dalė nga rrėnja ilire, mundi jo vetėm t’i rezistojė asimilimit romak - siē ėshtė rasti i njė varg popujsh tė Ballkanit dhe gjetkė - por njėkohėsisht, falė gjallėrisė jetėsore tė saj, falė gjithashtu shtrirjes sė saj tė gjerė territoriale si edhe relievit malor vėshtirėsisht tė kalueshėm qė shpesh i ka shėrbyer si strehim, arriti t’i bėjė ballė edhe rulit petėzues sllav.

    Pikėrisht, kjo ėshtė edhe pika mė delikate e tė gjitha teorive tė vazhdimėsisė pasi na duhet njėkohėsisht tė pranojmė qė « ilirėt » e kėsaj periudhe dhe pasardhėsit e tyre formojnė njė rast tė veēantė, unikal nė llojin e tij dhe jashtė ēdo lloj skeme drejtuese tė shpėrndarjes sė grupeve etnike mbi kontinentin evropian. Nė tė vėrtetė, nė tė njejtin rast gjenden edhe Vllehėt : kėta kushėrinj tė largėt tė ilirėve - nga ana e rrėnjėve tė pėrbashkėta - mbeten tė vetmit gjallues tė shtratit indigjen ballkanik tė romanizuar.

    Ndėrfutja nė Ballkan e Bullgarėve (fundi i shekullit tė Vtė) dhe mė pas e Sllavėve (shekulli i VI-VIItė) shfaqet si elementi kryesor i njė procesi tė gjatė asimilimi, gjithandej i pranishėm, qė prek tėrėsinė e viseve ballkanike duke pėrfshirė dhe Ilirikumin e vjetėr. Ai u pėrshpejtua nga njėra anė nga dinamizmi demografik tė popujve tė rinj dhe nga ana tjetėr nga palėvizshmėria, dekadenca dhe rėnia e institucioneve tė romanizuara si dhe e strukturave autoktone. Pėrveē disa ishujve tė bizantinizuar, tė krijuara pėrreth qendrave tė mėdha urbane dhe rreth e qark zonės sė Konstandinopojės, pjesės tje
     
    .
5 replies since 13/12/2009, 15:11   1183 views
  Share  
.