Miti i Origjines dhe Origjina e Mitit.

Origjina ballkanike e Ilirėve.

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. Etore
     
    .

    User deleted


    Origjina ballkanike e Ilirėve.

    Pas kėsaj hyrjeje fort tė gjatė, ėshtė e nevojshme tė braktisen pėrgjatė njė ēasti misteret e ilirologjisė dhe koncepti i tij i autoktonisė qė shpesh kthehet nė obsesion, pėr tė shtruar ēėshtjen e gjenezės sė ilirėve nė njė kuadėr mė tė gjerė, nė atė ballkanik.Duke mbetur gjithmonė nė terrenin e bujqve-kafshėrritės tė parė, me origjinė indoevropiane ose tė kthyer nė tė tillė nėn ndikimin e popujve tė stepave, mund tė mendohet njė skenar tjetėr i « gjenezės » tė ilirėve, diēka i ndryshėm nga ata tė propozuar deri tani:

    1. Ka shumė tė ngjarė qė djepi i origjinės sė proto-ilirėve tė jetė brendėsia e viseve ballkanike, mjaft mė nė lindje ose nė verilindje nė krahasim me brigjet adriatike. Ajo pėrzierje mes aborigjenėve neolitikė, bartės tė kulturės sė « Evropės sė vjetėr » dhe tė ardhurve rishtas gjithmonė neolitikė - tė cilėt qė nga mijėvjeēari i V ose i IV p.e.s. duket se depėrtojnė nė Ballkan - domosdoshmėrisht ka prodhuar njė pėrplasje kulturash, skemat e tė cilės janė pėrshkruar nė tė gjitha veprat serioze qė flasin mbi indoevropianėt e parė. Elementi kryesor qė sugjeron idenė ėshtė ajo lidhje gjinore e natyrės gjuhėsore me proto-trakėt, gjė e cila sugjeron edhe rajonin gjeografik ku ka ndodhur fillimisht pėrzierja, e ndjekur nga pėrplasja.

    2. Ky fenomen nuk ėshtė as i izoluar as edhe i pėrveēėm pėr proto-ilirėt pasi, e njejta llogjikė mund tė pėrdoret edhe pėr proto-helenėt ose edhe proto-maqedonėt, tė ngjizur sikundėr tė parėt nga pėrzierja e aborigjenėve neolitikė ballkanikė dhe neolitikėve proto-indo-evropianė. Me fjalė tė tjera, jo vetėm qė i gjithė indoevropianizimi i Ballkanit ka njė djep tė pėrbashkėt por edhe « produkti » i pėrfituar ka tipare dhe elementa tė ngjashėm. Ėshtė vendi pėr tė pėrmendur edhe njėherė atė bashkėsi tė gjėrė kulturore, tė kultit dhe pjesėrisht etno-gjuhėsore qė u formua gjatė eneolitit nė Ballkan, e njohur me emrin gjenerik pellazgė i cili, i parė nėn tė gjitha kėndet e vėshtrimit, paraqitet si njė fenomen mbarėballkanik, me shtrirje deri nė Azinė e Vogėl ose edhe nė ishujt e Mesdheut lindor.

    3. Pas disa shekujsh tė kaluar nė vend - kohė e nevojshme pėr tė pėrsosur indoevropianizimin, pėr tė ngjizur stukturat elementare por tė dallueshme tė natyrės hierarqike dhe paraetnike, duke pėrfshirė edhe elementė tė glosės antike, grupime ose fise tashmė me origjinė indoevropiane proto-ballkanike fillojnė « pushtojnė » hapėsirėn gadishullore duke u ēvendosur drejt Perėndimit dhe Jugperėndimit. Ato fiset tona « proto-ilire » - kushėrinj tė afėrt me « proto-trakėt », bile edhe me « proto-helenėt » - mes drejtimeve tė tjera, zgjedhin me sa duket Perėndimin dhe ndjekin rrugėt natyrore tė gadishullit. Nėpėrmjet rrafshit tė Kosovės, ata prekin veriun e Maqedonisė sė sotme dhe mbrrijnė nė rajonin e liqeneve tė Ohrit dhe tė Prespės, pėrpara se sa tė pėrhapen mbi territoret e Shqipėrisė sė sotme dhe tė Epirit. Gjithashtu, duke ndjekur luginė e Savės, mė pas atė tė Danubit, ata pėrhapen nė fushėn e Panonisė dhe ēfaqen pėrgjatė bregdetit adriatik dhe jonian.

    4. Shkrirja e « proto-ilirėve » me grupimet autoktone tė tipit evropian ose ballkanik « i vjetėr » qė jetonin ndėrkohė nė viset adriatike dhe joniane, ndodh diku nė mijėvjeēarin e IIItė p.e.s. Kėta tė fundit ndėrkohė njohin metalurgjinė e bakrit dhe fillimet e metalurgjisė sė bronzit. Nė kėtė stad, historia jonė pėrputhet me atė tė historianėve shqiptarė, tė cilėt ngulmojnė – me tė drejtė – pėr atė vazhdimėsi tė shquar tė kulturės materiale lokale qė vendoset qė prej kohėve tė errėta tė bronzit tė mesėm. Pėr mė tepėr, kjo vėrejtje shkon nė drejtimin e hipotezės sė mėsipėrme pasi tretja e krijuar rishtas nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me pėrplasjen : jo vetėm qė « proto-ilirėt » kanė mundur tė fitojnė nivelin kulturor « mesatar » ballkanik si edhe teknikat industriale tė indigjenėve pėrgjatė asaj kohe qė ata kanė jetuar nė brendėsi tė gadishullit por edhe « autoktonėt » mund tė kenė patur ndėrkohė kontakte tė shumta tė tė parakohshme me popullsitė e stepave. Nė fund tė fundit, tė ardhurit rishtas sjellin dhe imponojnė praktika tė reja varrosjeje siē ėshtė rasti i tumave, procese tė reja poēerie « me shirita » si edhe elementė tė reja gjuhe, duke tėrhequr nė kėtė mėnyrė pas vehtes masėn e popullsisė lokale qė ata gjetėn nė vend, nė atė proces tė gjatė tė « ilirizimit » qė zgjati disa shekuj, duke filluar nga epoka e bronzit.

    Ēka ėshtė e re nė kėtė mėnyrė kqyrjeje tė parahistorisė pėrmblidhet nga fakti se: Jo vetėm procesi i « gjenezės » tė bashkėsisė ilire nuk mund tė merret i shkėputur nga procesi i indoevropianizimit tė Ballkanit, por ai duhet kqyrur nė dy rrafshe tė ndryshėm kohorė dhe brenda dy kornizave tė veēanta hapėsinore por bashkėplotėsuese.

    - Rrafshi i parė ėshtė ai i fundit tė neolitit dhe i fillimit tė eneolitit, mbi tė cilin krijohet pėrzierja fillestare mes substratit lokal, bartės i kulturės sė « Evropės sė Vjetėr », dhe tė ardhurve rishtas proto-indievropianė nė njė kornizė qė pėrfshin zona tė gjera tė Ballkanit verilindor dhe qėndror. Ky proces parėsor pėrfshin indoevropianizimin e Ballkanit dhe krijimin e popullsive proto-ballkanike, pėrfaqėsuesit e tipizuar tė tė cilit mund tė ishin pellazgėt.

    - Rrafshi i dytė ėshtė ai i fillimit tė epokės sė bronzit ndėrkohė qė korniza ėshtė ajo e Ballkanit perėndimor : gjatė kėtij procesi tė dytė indoevropianėt proto-ballkanikė e shpėrngulur ripėrzjehen me popullsitė indigjene tė bregdetit adriatiko-dalmat dhe tė hinterlandit tė afėrt pėr tė krijuar ilirėt. Ura lidhėse mes kėtyre dy proceseve ėshtė shtegėtimi ndėrballkanik.


    E parė si nė njė dyndje e vėrtetė, e ardhur diku prej veriut, ky shtegėtim ndėrballkanik ka lėnė gjurmė tė thella nė parandėrgjegjen e popullsive antike tė gadishullit, pėrpara se sa tė pavdekėsohej nga autorėt e lashtė si Homeri, Hesiodi, Eskili ose Euripidi. Megjithatė historia e kėsaj ndėrfutjeje njerėzore nuk mbetet njė element i izoluar pasi ky fenomen do tė pėrsėritet edhe nė periudha tė tjera mė tė vonshme. Tė ardhur gjithmonė nga Lindja ose Veri-Lindja, grupime kalorėsish tė popujve tė stepave, pėrparėsitė teknologjike tė tė cilėve janė nė rradhė tė parė ato tė natyrės ushtarake, do tė dynden pėrsėri mbi viset e Ballkanit. Nuk ėshtė vėshtirė tė mendohet se nė kėto kushte, kėta pushtues tė pėrkohshėm tė kenė mundur tė rrėnojnė qendrat e banuara prej bujqish - metalurgė, ndėrkohė qė ndikojnė fuqimisht mbi jetesėn e autoktonėve duke ju transmetuar dijet e tyre. Nė tė kundėrt, ėshtė pothuaj e pamundur tė meret me mend qė kėta luftėtarė kalorės, megjithė forcėn dhe numrin e tyre tė madh, tė kenė mundur tė pėrmbysin fund e krye pejzazhin evropian me anė tė imponimit tė gjuhėve tė tyre indoevropiane, aty nga fundi i mijėvjeēarit tė IItė p.e.s.

    Njė tjetėr shteg i mundshėm, ai i tregėtisė dhe i shkėmbimeve parahistorike, mund tė ndriēojė lidhjen e bėrė prej arkeologėve tė shekullit tė mėparshėm mes ilirėve dhe bartėsve tė kulturės sė Hallstatit, njė popull i epokės sė hekurit me origjinė nga viset e Danubit tė Epėrm dhe tė Mesėm dhe tė Austrisė sė Sipėrme qė u bė i njohur pėr prodhimin e objekteve prej bronzi dhe prej hekuri, veēanėrisht prej shpatave pa dorėz me teh tė dyfishtė, si dhe pėr zbutjen e kuajve.

    Duke lidhur nė kėtė mėnyrė gjenezėn e ilirėve me protohistorinė e indoevropianėve, bėhet e mundur pajtimi i njė varg aspektesh kontradiktore tė tezave tė sipėrpėrmendura.

    - pasardhės sė proto-indoevropianėve dhe si pasojė indoevropianė ;
    - prodhim i njė evolucioni tė gjatė gadishullor dhe pėrfundimisht autoktonė tė Ballkanit ;
    - shtegėtues nė kėrkim tė hapėsirave jetėsore dhe si rezultat, tė ēfaqur disi vonė nė pjesėn perėndimore tė gadishullit.


    Ilirėt dhe bota antike.

    Megjithė vėshtirėsitė pėr tė rrethshkruar pėrhapjen territoriale tė ilirėve, duke shfrytėzuar burimet antike greke dhe mė pas romake, historianėt lokalė janė tė mendimit se etnosi i tyre popullonte njė territor tė gjerė, tė kufizuar nga lumenjtė Sava, Danub, Morava, Vardar dhe nga deti Adriatik dhe Jon, si edhe nga masivet malore tė Pindit deri nė gjirin Ambracik. Duke ndjekur kartografinė e epokės, bėhej fjalė pėr njė mori fisesh mes tė cilėve, mė tė njohurit ishin : istrėt, liburnėt, japodėt, desidiatėt, dalmatėt, ardianėt, dardanėt, peonėt, autariatėt, pirustėt, parthinėt, dasaretėt, enkelejtė, taulantėt, amantėt, bylinėt, antitanėt dhe sė fundi kaonėt, thesprotėt dhe molosėt. Popullsi tė tėra me origjinė ilire siē ėshtė rasti i mesapėve dhe japigėve mendohet se u shpėrgulėn nė gadishullin Italik dhe u vendosėn nė pjesėn juglindore tė Apenineve ndėrkohė qė grupe tė tėra dardanėsh ēfaqen nė Azinė e Vogėl pėrpara se tė bėnin pjesė nė koalicionin legjendar tė Trojės kundėr pushtuesve akej.

    Eshtė shumė e mundshme qė fillimisht, emėrtimi ilirė tė ketė qenė pėrdorur pėr tė pėrcaktuar njė grupim popullatash qė banonin nė njė zonė gjeografike shumė mė tė ngushtė. Kėshtu, me kėtė emėr, Herodoti pėrshkruan popullsitė enkelej, fqinje me maqedonėt, ndėrkohė qė Tuqididi pėrmend taulantėt, tė cilėt i quan ilirė qė banonin pėrrreth Epidamnit - Durrėsit - dhe mė nė jug, nė Kaoni dhe nė Thesproti. Sė fundi, Pseudo-Skylaksi i vėren ilirėt nė jug tė vendit tė liburnėve deri nė Kaoni. Mjaft mė vonė, nė periudhėn romake – nėpėrmjet pendės sė Plinit tė Vjetėr dhe mė pas tė Apianit tė Aleksandrisė - ky emėr kthehet nė njė emėrtim gjinor, duke pėrfshirė njė varietet tė madh fisesh qė banojnė nė njė shtrirje tė tillė - Iliria, qė me kėtė rast rrethshkruan edhe shpėrndarjen e tyre gjeografike.

    Po qe se i zėmė besė opinionit tė specialistėve tė gjuhėsisė, i cili jo gjithmonė pėrputhet me atė tė historianėve, emėrtimi « ilirologji » ka vuajtur pėr njė kohė tė gjatė nga njė lloj urie e tepėruar dhe nga njė hipertrofi e tillė sa qė mund tė quhet « iliromani ». E thėnė ndryshe dhe me fjalė tė thjeshta, disa prej historiano-gjuhėtarėve e kanė pėrdorur doktrinėn ilire si njė thes ku mund tė shtihet ēdo send - tė cilit nuk i ėshtė gjendur vendi tek thasėt e tjerė. Nėn pretekstin e njė ngjashmėrie mė shumė tė sajuar se sa reale dhe tė mbėshtetur tek argumenta gjuhėsorė tė zbehtė pėr tė mos i quajtur tė dyshimtė, kėta studiues kanė grupuar nėn tė njejtin emėrtim fise dhe popuj qė pak kanė tė bėjnė me ilirėt « e vėrtetė ». Eshtė rasti i venetėve, i istrėve ose edhe i liburnėve, tė cilėt tė tjerė historiano-gjuhėtarė evropianė kanė tendencė t’i shtien nė njė grup tė veēantė « adriatiko verior », me njė gjuhė qė lidhet mė tepėr me atė italike. Pothuaj e njejta gjė mund tė thuhet edhe pėr dalmatėt, japodėt dhe fise tė tjera panoniane - ndoshta tė dala nga trungu i pėrbashkėt ilir, por ndėrkohė tė « ēilirizuara » dhe pjesėrisht tė « italicizuara » nėn ndikimin e fuqishėm tė fqinjėve italikė.

    Rasti i fiseve mė jugore gjithashtu le vend pėr diskutim. Teza qė pohon pėrkatėsinė e ngushtė ilire tė fiseve jugore siē ėshtė rasti i kaonėve, thesprotėve ose molosėve - duke cituar kėtu ata mė tė njohurit qė dikur banonin nė Epir, bashkon me vėshtirėsi rezultatet qė vijnė nga gėrmimet arkeologjike, ngjashmėritė kulturore dhe mė nė fund trajektoren e zhvillimit tė strukturave shtetėrore dhe politike. Ndėrkohė qė materialet arkeologjike dėshmojnė pėr lidhje tė vjetra dhe tė shumėfishta me botėn ilire, afėritė kulturore - dhe gjuha - i lidhin me fqinjėt e tyre maqedonas. Sidoqoftė, edhe pėr kundėrshtarėt e tezės ilire, bėhet shumė i vėshtirė pohimi qė kėto fise i pėrkasin katėrcipėrisht botės helene, tė zotėruar nga Athina, Korinthi ose Sparta. Kuadri i pėrgjithshėm i jetės sė tyre dhe organizimi shoqėror lejon tė mendohet qė, pavarėsisht pėrkatėsisė « etnike », paralelisht me ndėrfutjen intensive nė botėn ilire, shkallė shkalle, ata kanė pėsuar njė proces helenizimi nėn ndikimin e maqedonėve dhe tė grekėve.

    Historianėt shqiptarė na sigurojnė se Ilirėt merreshin me rritjen e kafshėve dhe tė kuajve dhe praktikonin bujqėsinė. Pėr mė tepėr, ata ishin metalurgė tė mirė pasi dinin tė nxirrnin, tė shkrinin dhe tė pėrpunonin bakrin dhe hekurin, qė vinin nga minierat e vendit dhe si pasojė, ata ishin edhe kovaēė tė shkathėt ; shkurt, artizanė tė zotė, tė njohur dhe tė ēmuar nga bota antike. Pėr mė tepėr, Ilirėt ushtronin shkėmbimin dhe tregėtinė dhe komunikonin me rajone tė tjera tė botės antike. Gėrmimet arkeologjike tė zhvilluara nė njė numur tė madh tumash kanė nxjerrė nė dritė njė shumllojshmėri objektesh, qė venė nė dukje mjaft aspekte tė jetės sė pėrditshme ilire. Thikat me origjinė mikenase, fibulat dhe objektet e tjera femėrore me origjinė italike, rruazat prej qelibari nga viset e Balltikut lejojnė tė merret me mend gjeografia e shkėmbimeve tė tyre. Pėrfundimisht, tablloja plotėsohet me marrėdhėniet pronėsore dhe tė luftės, dy konstante krejt tė zakonshme tė jetės sė fiseve ilire qė pėr mė tepėr, ushtronin edhe piratėrinė mbi anijet tregėtare tė Adriatikut.

    Dy mėnyrat e privilegjuara tė shkėmbimit, tregėtia dhe lufta, ēuan nė pėrierjen ose « kryqėzimin » e popullatave nė viset kufitare. Ėshtė racionale tė mendohet se maqedonasit e vjetėr kishin marrėdhėnie tė vjetra kushėrillėku me fqinjėt e tyre ilirė, elementė pėrbėrės njerėzorė tė tė cilėve bėnin pjesė nė amalgamėn e formimit atij kombi qė nxorri burra tė tillė si Aleksandri i Madh. Vetėm mė vonė - me adoptimin e mėnyrės sė jetesės dhe tė karakteristikave kulturore greke - maqedonasit shkasin drejt helenizimit tė tyre tė ngadalshėm por tė sigurt. Ka shumė tė ngjarė qė gjithashtu, nė territorin e dardanėve, ilirėt tė jenė pėrzierė rishtas edhe me trakėt - njė tjetėr popull i lashtė ballkanik qė jetonte nė territoiret e sotme tė Bullgarisė - dhe qė ndante me tė parėt njė origjinė tė largėt tė pėrbashkėt. Thellė nė jug, ilirėt u influencuan, thjesht pėr tė mos thėnė se u pėrzjenė, me helenėt qė pėr mė tepėr, themeluan pėrgjatė brigjeve tė Jonit dhe veēanėrisht tė Adriatikut, njė varg tė tėrė qytetesh, tregjesh ose kolonish me prirje tė theksuar tregėtare, Epidamni - Durrės, tė ngritur nga banorėt e Korfuzit rreth fundit tė shekullit tė VIItė p.e.s (viti 627 ?) ose Apollonia, e themeluar nga korinthasit nė vitin 588 p.e.s.

    Nė shekullin e Vtė p.e.s, kėto dy qendra tashmė ishin shėndrruar nė qytete-Shtete tė mėdha, tė rrethuara me mure tė trasha mbrojtėse, prapa tė cilėve zhvillohej njė aktivitet i rėndėsishėm ekonomik. Duke pėrfituar nga forca e tyre, nga fakti qė ato prisnin monedhėn e tyre, nga rrjeti i fuqishėm i shkėmbimeve me pellgun mesdhetar dhe me hinterlandin ilir, ato u shkėputėn nga ndikimi i metropolit grek dhe ndoqėn njė trajektore tė pavarur dhe njė dinamikė tė tyren. Megjithė tensionet politike dhe luftrat pėr pushtet mes shtresave tė ndryshme qytetare qė ēuan deri nė luftėn civile tė vitit 436 p.e.s, Epidamni dhe Apollonia mbetėn shembuj tė njė shoqėrie civile dhe politike ; shkurt, njė shoqėri qytetare. Porti tjetėr jugor Aulona, konkurrohej nga dy koloni tė tjera nė jug tė vendit : Orikos – Orikumi et Buthrotos - Butrinti.
    Pėrveē pėrzierjes me fqinjėt, ilirėt vuajtėn dhe pasojat e mėrgimeve evropiane, siē ėshtė rasti i keltėve nga fillimi i shekullit tė IV p.e.s, qė vinin nga Veriperėndimi. Fise tė tėra kelte siē ėshtė rasti i skordiskėve u ngulėn nė fushėn danubiane dhe dėbuan popullsitė autoktone drejt jugut.

    Kjo « bashkėsi e gjerė kulturore dhe etnike, e cila nė epokėn e hekurit nė bazė tė zhvillimit tė brendshėm ekonomiko-shoqėror, do tė vazhdonte tė zhvillonte mė tej kulturėn e vet duke i dhėnė asaj njė fytyrė gjithnjė mė tė pėrcaktuar etnike », ky territor i gjerė i banuar prej grupit ilir i pėrbėrė nga bėrthama tė kristalizuara etno-kulturore ashtu siē ishin vėrejtur prej autorėve antikė, njohu vetėm njė bashkim politik ose shtetėror tė pjesshėm dhe fragmentar, qė preku nė rradhė tė parė rajonet jugore. Duke patur si tė pėrbashkėt njė origjinė tė njejtė dhe, pa asnjė dyshim, njė varg vlerash, besimesh dhe elementė tė tjerė shoqėrorė, fiset si dhe bashkimet e fiseve u zhvilluan sipas trajektoreve tė veta, shpesh tė diktuara prej botės rrethuese dhe fuqitė fqinje. Ata u zgjeruan nė territore tė tėra, farkėtuan pushtete tė natyrės politiko-ushtarake dhe krijuan perėnditė e tyre – pra, njė varg motivesh tė vlefshme sipas tė cilave ata fituan tė drejtėn tė quhen popuj, ndėrkohė qė bashkėsia e tyre s’mundi asnjėherė te ngrihet nė nivelin e njė « kombi ».

    Formacionet e para autonome ilire u ēfaqėn gjatė shekullit tė VII - VItė p.e.s. Ato u krijuan nė formėn e federatave tė fiseve tė ndryshme, brenda tė cilave ekonomia bujqėsore shtėpijake udhėhiqte fushat e jetės shoqėrore. Megjithėse ēfaqja e veglave dhe e armėve prej hekuri, paralelisht atyre prej bronzi, ēoi drejt ndryshimeve tė ndjeshme, kjo periudhė karakterizohet nga mungesa ose mė mirė te themi egzistenca embrionare e elementėve qė qėndrojnė nė themel tė ekonomisė sė shkėmbimeve, do tė thotė e shkrimit dhe e pėrdorimit tė monedhave. Baza sociale e shoqėrive tė tilla mbėshtetet mbi bujqit dhe barinjtė e lirė ose gjysėm tė lirė, tė organizuar sipas modeleve fisnore ose sipas bashkėsive agrare. Njėkohėsisht, sikundėr edhe tek fqinjėt e tyre helenė, zhvillohet shpronėsimi dhe kthimi nė gjendje vartėsie tė popullsive tė nėnshtruara osė tė ngadhėnjyera gjatė luftės. Egzistenca e prospelatėve tek ardianėt ose e dullėve tek dardanėt, e vėrejtur dhe e pėrmendur nga autorėt antikė qė e krahasojnė me gjendjen e hilotėve tė spartanėve, pėrfaqson jo vetėm njė formė tė hershme tė skllavėrisė por njėkohėsisht dhe tė egzistencės tė njė shoqėrie tė hierarqizuar, vendi i parė nė tė cilėn i takon basileut. Ky sistem u adoptua nga shumica e popujve ilirė tė bregdetit adriatik, duke pėrfshirė kėtu edhe taulantėt si dhe enkelejtė, ndėrkohė qė kaonėt dhe thesprotėt kishin zgjedhur njė sistem oligarqik. Megjithėse toka i pėrket tė gjithė fisit, Bazileu ruan privilegje tė rėndėsishme, sidoqoftė tė kufizuara nga njė kėshill, i cili mbetet instancė vendimore. Tėrėsia e kėtyre faktorėve tė organizimit shoqėror tek ilirėt bėn qė shoqėria e tyre tė konsiderohet si njė shoqėri subjektesh qė zhvillohet nė gjirin e njė « Shteti » territorial, pa mundur tė krijojė pėrbėrėsit e njė shoqėrie politike.

    Afėria dhe bashkėjetesa nė tė njejtėn hapėsirė gjeografike e dy tipeve tė ndryshme tė Shtetit dhe tė dy shoqėrive, Qyteti-Shtet dhe Shteti territorial sikundėr shoqėria politike dhe shoqėria e subjekteve, ėshtė mjaft dobiprurės pėr zhvillimin e mėtejshėm tė tė fundit. Pėr mė tepėr, diferencat e vėrejtura nė nivelin shoqėror, kulturor ose ekonomik asnjėherė nuk krijuan njė pengesė nė marrėdhėniet e fqinjėsisė sė mirė. Ato nuk pėrcaktojnė as edhe raporte force tė veēanta, me qėllim qė tė favorizojnė sistemin shoqėror mė tė zhvilluar. Nė tė kundėrt, basilenjtė ilirė u pėrzien nė ēėshtjet e qyteteve-shtete tė afėrt siē ishte rasti i mbretit tė taulantėve, Glaukia, gjatė shekullit tė IVtė p.e.s. Si pėrfundim, Shteti territorial « barbar » pėson influencėn rrezatuese tė qytetėrimit helen dhe nė disa raste pėrfundon duke u helenizuar, me adoptimin e strukturave sociale dhe politike tė botės greke. Shpejtėsia e kėtij procesi dhe shkalla e helenizimit do tė varet nga afėria me epiqendrėn. Historia pėrmend rastin e maqedonėve por gjithashtu edhe atė tė thesprotėve si edhe te molosėve tė Epirit.


    (vijon)
     
    .
5 replies since 13/12/2009, 15:11   1183 views
  Share  
.