Miti i Origjines dhe Origjina e Mitit.

Origjina ballkanike e Ilirėve.

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. Etore
     
    .

    User deleted


    Parahistoria dhe « indoevropianėt ».

    Pėrpara se tė bėjmė edhe njė hap tė vetėm nė trojet e lashta parahistorike, le tė pėrcaktojmė qė nė fillim si limit tė sipėrm njerėzit e shpellave. Ėshtė e sigurtė se nė qoftė se do tė aventurohemi mė pėrpara nė kohė, do tė ndeshim me hominiden Luēie (Lucy) tė Ethiopisė, pėrfaqsuesen mė tź shquar tė familjes sė primatėve – mė saktėsisht tė Australopitekėve. Fundja, duhet t’i vemė fre vehtes, pasi me kėtė vrull do tė pėrfundojmė tek amiba protozoare e oqeanit primar.

    Pa asnjė dyshim, banorėt primitivė tė hapėsirės sė sotme shqiptare si dhe popullsia protohistorike e kėtyre territoreve ishte po ajo e vendeve tė tjera fqinje ose tė pellgut tė Mesdheut : popullsi tė shpėrndara tė tipit neandertale - banorė tė shpellave - qė kishin ditur tė zhvillonin industri tė formės musteriane. Ata zhduken nga fundi i paleolitit tė mesėm (40.000 – 35.000 vjet p.e.s) pėr arsye qė ende nuk njihen mirė, pėr t’u zėvendėsuar nga njerėzit e Kromanjonit (sipas shembullit tė Orinjacienėve dhe tė Magdalenianėve pa harruar qė 15.000 vjet ndajnė tė parėt nga tė dytėt).

    Njerėzit e paleolitit tė lartė janė gjuetarė tė shkathėt dhe peshkatarė tė zotė, qė dinė tė shfrytėzojnė veglat e strrallit tė gėdhendura mirė si edhe bririn apo kockėn e drerit. Sipas mendimit tė pėrgjithshėm, jeta paqėsore prej gjuetari – mbledhėsish frutash e kėtyre aborigjenėve tė epokės sė gurit tė ri (neolitit) u ndėrpre nga shtrirja graduale e popullatave tė reja bujqish dhe rritėsish kafshėsh rreth viteve 6.000 – 5.500 vjet p.e.s. Kėta tė fundit, nėpėrmjet shkeljes pėrsipėr, pėrzierjes, pėrthithjes pėr tė mos thėnė asgjėsimit tė aborigjenėve, u imponuan nė njė zonė mjaft tė gjerė gjeografike. Mendohet se kjo zonė fillimisht kufizohej nė Ballkan dhe nė rajonet fqinje danubiane, pėrpara se tė pėrhapej mbi gjithė kontinentin evropian ose dhe mė tej. Lidhur me bujqit–kafshėrritės tanė neolitikė, pothuaj qė tė gjithė studiuesit dhe kėrkuesit (historianė, gjuhėtarė apo tė tjerė arkeologė), lenė tė nėnkuptohet bile edhe arrijnė tė shprehen se ata janė me origjinė ose nga vetė rajonet ballkanike ose ata kanė ardhur nga zonat fqinje tė Azisė tė Vogėl. Falė kapaciteteve tė tyre tė reja – gjenetike, morfologjike dhe intelektuale – ata bėhen jo vetėm shpikės tė teknikave tė reja bujqėsore por njėkohėsisht edhe krijues tė « kulturės danubiane », e quajtur ndryshe edhe « kultura e Evropės sė Vjetėr » - kjo « bashkėsi e gjerė qė gjen burimin e vet gjatė neolitizimit tė Ballkanit (mijėvjeēarin VIItė p.e.s.) dhe qė vazhdon pėrmes gjithė periudhės kalkolitike deri nė epokėn e bronzit ».

    Meqėnėse kosheres ju gjet kėshtu origjina, debati pėrqėndrohet mbi motivet e roitjes sė kėsaj bashkėsie, mbi shkaqet e shpėrndarjes nė tė gjithė gadishullin evropian tė popullatave qė paraqisin njė varg treguesish tė pėrbashkėt tė natyrės materiale, gjuhėsore dhe kulturore.
    Njė pakicė studiuesish ka shprehur njė tezė tė quajtur « anatoliane », sipas tė cilės tė gjithė fermerėt e parė tė Evropės kanė dalė nga vatra e tyre e origjinės, diku nė pllajat e Anatolisė, rreth 7.000 vjet pėrpara erės sonė. Ky difuzim njerėzor ėshtė i pandashėm, pėr tė mos thėnė pasojė direkte, e mėnyrės sė re tė prodhimit bujqėsor qė shkakton njė rritje tė vazhdueshme tė popullatės. Me tė arritur ngopjen e saj nga pikpamja numerike – gjė tė cilės i duhen disa shekuj - kjo e fundit, zgjidhjen e problemit tė saj demografik e kėrkon nė mėnyrė krejt tė natyrshme nėpėrmjet ēvendosjes progresive. Duke prekur fillimisht brigjet lindore greke, dhe mė tej thellėsitė e gadishullit Ballkanik rreth 6.000 – 5.500 vjet p.e.s, kėtyre bujqve neolitikė ju desh gati njė mijėvjeēar pėr tė arritur nė viset e Gjermanisė sė sotme dhe njė mijėvjeēar tjetėr pėr tė mbrritur nė Angli ose nė Skandinavi. Krahasimi i tė dhėnave arkeologjike dhe tė studimeve gjenetike vėrteton atė fakt pothuaj tė pamohueshėm qė nė kėtė rast bėhet fjalė pėr mėrgimin e proto-indoevropianėve, tė cilėt imponuan teknikat e tyre bujqėsore nė njė zonė gjeografike qė pėrputhet me zonėn e pėrhapjes sė gjuhėve indoevropiane.
    E parė nėn kėtė kėnd vėshtrimi, gadishulli ballkanik, ky skaj i Evropės mė i afėrti me Anatolinė, paraqitet si njė vatėr dytėsore e shpėrndarjes sė proto-indoevropianėve, segmente tė tėra tė tė cilėve difuzojnė pak nga pak drejt zemrės sė Evropės – dhe mė tej, drejt zonave tė tjera perėndimore. Nga pikpamja teknologjike, futja e ekonomisė bujqėsore u ndoq nga njė revolucion i vėrtetė, qė i lejoi paleolitikėt e vonėt tė pėrkryejnė veglat e tyre tė gurta, tė lėshohen nė rritjen e specieve tė para tė kafshėve ndėrkohė tė zbutura, tė shpikin teknika tė reja tė poēerisė dhe tė thurjes sė pėlhurave dhe sė fundi tė zbulojnė egzistencėn dhe pėrdorimin e metaleve. Duke u shpėrndarė fillimisht me ritmet e shpejtėsisė sė ēvendosjes sė njerėzve, kėto pėrparime teknologjike ndihmojnė nė krijimin e artefakteve – ose kulturave tė dallueshme njė njė epokė mė tė vonshme, sipas zgjedhjes sė popullsive tė ngulura nė vend pėr t’ju kushtuar aktiviteteve tė qėndrueshme tė natyrės artizanale. Rasti i poēerisė dhe i keramikave ėshtė ndoshta shembulli mė i mirė.

    Thellėsisht antillogjike dhe me sa duket e keqinformuar : ky ėshtė opinioni i njė numri tė madh partizanėsh tė asaj teze mbizotėruese, e quajtur ndryshe edhe « e kulturės sė Kurganeve », tė cilėt kritikojnė tė parėt pėr njė pėrdorim tė paarsyetuar tė ndėrlidhjes krejtėsisht tė gabuar mes bujqve neolitikė dhe proto-indoevropianėve. Thellėsisht tė bindur, kėta studiues ngulmojnė nė tezėn e tyre qė pėrcakton vatrėn e origjinės tė proto-indoevropianėve diku mes stepave qė shkojnė nga Vollga deri nė malet Ural. Me fjalė tė tjera, paralelisht me kulturėn neolitike danubiane – qė ju pėrket bujqve – njė kulturė e re lind dhe zhvillohet : ajo e pushtuesve tė stepave – bujq tė pazot por kafshėrritės tė shkėlqyer. Kjo kulturė e re, e ndihmuar nga fuqia e luftėtarėve tė saj tė paepur, nga shpejtėsia e kuajve tė tyre si edhe nga vullneti i pėrhapjes jashtė territoreve tė njohura, fillimisht pėrmbyt dhe me tej transformon Evropėn, duke sjellė me kėtė rast edhe gjuhėn proto-indoevropiane. Kėshtu me sa duket, indoevropianizimi i Evropės fillon nė mijėvjeēarin e Vtė p.e.s.

    Duke demaskuar nė kėtė mėnyrė pėrgjegjėsin e shpėrndarjes sė gjuhėve indoevropiane – qoftė pėrhapjen e ngadaltė tė bujqėsisė, qoftė shtrirjen e papėrballueshme tė blegtorėve, sejcilės prej teorive i mbetet nderi tė ēmontojė mekanizmin e ndėrlikuar tė ndryshimeve gjuhėsore, tė diferencimit tė njė gjuhe tė pėrveēme duke u nisur nga trungu i pėrbashkėt i gjuhės primitive – veēori e indoevropianėve tė parė, bile pėrpara se sa t’i pėrvishet problemit ende mė tė ndėrlikuar tė formimit tė grupimeve njerėzore tė llojit etnos qė dallohen nga njeri tjetri pikėrisht me anė tė pėrdorimit tė gjuhės.
    Cilidoqoftė hipoteza, nė tė perėnduar tė neolitit tė lashtė pėr tė parėt apo nė lindje tė kalkolitit pėr tė dytėt, nė gjirin e kėtyre indoevropianėve qė banojnė nė gadishullin ballkanik fillojnė dhe krijohen gropime pak a shumė tė dallueshme dhe tė pėrveēme, me fjalė tė tjera fillojnė dhe ngjizen popullsitė arkaike lokale, nė pamje tė parė fort tź ngjashėm mes tyre. Sipas tė gjitha gjasave, duhet pritur fundi i eneolitit dhe fillimi i epokės sė bronzit pėr tė « dalluar » elementėt pėrbėrės tė proto-helenėve tė parė, bashkė me tė ngjashmit e tyre, qė do tė quhen me tej jonianė, eolianė ose arkadianė – nė rrethqarkun jugor dhe ishullor tė gadishullit, tė proto-maqedonasve dhe tė bashkėngjiturve me ta – diku nė veri-veri-lindje tė tė parėve, dhe sė fundi ky trup shumėformėsh i pėrbėrė nga proto-thrakėt, proto-getėt si edhe proto-iliro-dardanėt, nė hapėsirėn kontinentale tė gadishullit.
    Po vetė Ilirėt ku janė nė kėtė mes ? Cila ėshtė origjina e tyre dhe si mundėn tė ēfaqen nė kėto toka ?


    Gjeneza e Ilirėve, Trakėve, Getėve dhe tė tjerėve si puna e tyre.

    Bashkėsia e pyetjeve tė mėsipėrme pėrbėn si tė thuash atė shkėmb tė nėnujshėm ku vazhdon tė pėrplaset mendimi shkencor – historik dhe gjuhėsor, i pėrmbledhur nga termi shkencor ilirologji – pjesė pėrbėrėse e albanologjisė tė shquar. Siē mund tė merret me mend, detyra e parė e saj ėshtė pikėrisht tė njėsojė djepin e ilirėve.
    Pikėrisht, nė lidhje me kėtė djep tė famshėm, ky mendim ndahet mes dy tezave tė ndryshme :

    - E para, e mbėshtetur nga njė numur i madh studiuesish evropianė tė shekullit tė XIXtė dhe tė gjysmės sė parė tė shekullit tė XXtė, shpreh mendimin qė ilirėt janė njė popullatė indoevropiane qė vjen nga rajonet e Evropės Qendrore pėr tė mos thėnė tė Veriut – sidoqoftė pėrtej Danubit tė mesėm – dhe qė ka marrė pjesė nė atė dyndjen e madhe tė popullsive dorike, egjeane ose panono-trake, qė ka ndodhur nė mijėvjeēarin e dytė p.e.s.

    - Teza e dytė, e formuluar nga shkolla shqiptare bashkėkohore, e ēmon kulturėn ilire si « njė dukuri tė formuar historikisht nė vetė truallin ilir nė bazė tė njė procesi tė gjatė dhe tė pandėrprerė tė saj gjatė gjithė epokės sė bronzit dhe fillimit tė asaj tė hekurit ». Duke bėrė sintezėn e gjetjeve arkeologjike nė njė varg qendrash tė pėrmendura si ilire, kjo teori e dytė predikon se « zhvillimi i pandėrprerė i kulturės, jep mundėsi tė flitet edhe pėr njė zhvillim tė pandėrprerė etnik ».
    I zhdėrvjellė nė kėtė mėnyrė, problemi i ndėrlikuar i gjenezės sė ilirėve paraqitet me njė thjeshtėsi emocionuese dhe imponohet si njė shpjegim i shėndoshė, koherent dhe llogjik, tė paktėn pėr atė pjesė tė publikut lokal qė kėnaqet me shpjegime tė shėndosha dhe llogjike.

    - Pėrtej kėtyre tezave dhe nė hapėsirėn mes tyre ēfaqet njė tezė e tretė, e formuluar prej kohėsh por qė ēuditėrisht, kohėt e fundit ka gjetur njė frymėzim krejt tė ri. Nė kundėrshtim me mendimin e pėrgjithshėm, ajo mbron me forcė egzistencėn e njė vazhdimėsie ose tė njė "akulturimi" - gjithmonė jetėsor dhe tė ruajtur nė njė formė te mrekullueshme – qė shkon nga Homo Sapiens-ėt e parė tė shpellave deri tek pellazgėt, nga kėta tė fundit tek proto-ilirėt ose edhe ilirėt, ndėrkohė qė prodhimi i fundit mbetet tė jenė shqiptarėt e sotėm.
    Ja pra se si dalin pėrpara nesh edhe Pellazgėt hyjnorė !

    Duke fshirė ēdo gjurmė tė indoevropianėve qė, sipas Matjė Aref - njė prej autorėve tė fundit tė kėsaj teorie, s’pėrfaqsojnė gjė tjetėr veēse « njė neologjizmė tė krijuar nga hamėndja, nga imagjinata ose nga fantazia e disa filologėve dhe gjuhėtarėve tė shekullit tė XIXtė », ajo sulmon botėn mbarė me anėn e njė instrumenti – hapės universal, gjuhėn shqipe. Nė kėtė mėnyrė, ajo jo vetėm pretendon tė ketė zbuluar hallkėn lidhėse tė atij vargu kolosal popujsh tashmė tė zhdukur ose ende tė gjallė tė Evropės por njėkohėsisht, edhe esencėn qė ju ka munguar kėrkimeve dhe studimeve tė deritashme « qė shpesh shmangen pėr mungesė kėmbėnguljeje ose saktėsie ose pėrfundimisht, devijojnė nga pėrzierja nė to e elementėve ideologjikė, mashtrues ose tendenciozė ».

    Do tė detyrohemi tė mbajmė njė distance nga kėtė teori tė fundit, pėr shkak tė pohimeve dhe pėrfundimeve tė saj qė tejkalojnė cakun e guximit tė thjeshtė dhe shpesh kthehen nė paradoksale, megjithė dėshirėn e saj tė dukshme pėr tė na kujtuar ne, Shqiptarėve tė thjeshtė dhe fort pak tė stėrvitur me shkencėn e madhe, se stėr-stėr-stėr-stėrgjysėrit tanė kanė qenė jo vetėm krijuesit e ēdo qytetėrimi antik – pra, tė tė gjitha qytetėrimeve, nga ai egjiptian i Piramidave deri tek ai grek i Athinės, ai trojan i Trojės e mė kėtej – por edhe rrėnja e tė gjithė popujve tė Evropės, ndoshta edhe tė botės mbarė. Personalisht, duke lėnė mėnjanė krenarinė e paanė qė mė jep fakti kur mėsoj se disa nga fjalėt e shqiptuara dikur nga Faraoni Tutankhamon mund tė kuptohen me anė tė shqipes sė sotme gegė, preferoj tė ve nė lėvizje mendimin tim dhe tė kqyr me kujdes ato ēka mė serviren tė gatshme pėr t’u gėlltitur. Nė tė vėrtetė, edhe sikur tė pohojmė se kėta Pellazgėt kanė egzistuar rreth e qark pellgut mesdhetar dhe se dikur kanė populluar viset tona, teoria e tyre ėshtė e paaftė tė shpjegojė tė paktėn dy elementė :

    - nė ē’mėnyrė kjo popullsi e stėrlashtė (flitet pėr mijėvjeēarin e VI p.e.s) u « teletransportua » deri nė ditėt e sotme dhe u mishėrua tek Shqiptarėt – duke kaluar natyrisht nėpėrmjet «Ilirėve » - pa pėsuar ndėrfutje dhe ndikime tė ndėrsjellta tė popullsive tė tjera tė mėvonshme, siē ka qenė rasti i tė gjithė popujve tė tjerė ballkanikė, mesdhetarė ose evropianė ?

    - si ka mundėsi qė ky fenomen « trashėgimie gjenetike » dhe mė tej gjuhėsore u kufizua vetėm tek ilirėt veriorė, ndėrkohė qė tė tjerė pellazgė tė jugut u tretėn pa lėnė gjurmė nga ēorba Greke, Midease, Fenikase, Egjiptiane, Etruske, Kelte bile deri edhe Baske (pėr tė mos pėrmendur tė tjerė « uzurpatorė ») ? Cila ėshtė e veēanta e kėtyre Ilirėve qė ju ka siguruar dhe mbrojtur prejardhjen e tyre hyjnore ?

    Le t’i kthehemi pėrsėri Arefit, i cili nuk heziton tė gėrmojė nė burimet e veta pėr tė na kujtuar herė herė qė « .. pjesa mė e madhe e ilirėve u strehua .. nė malet e tyre tė pamposhtur, duke ruajtur nė kėtė mėnyrė fondin e tyre gjuhėsor… », herė herė qė « stėrgjyshėrit e tyre mundėn tė mbijetojnė ndaj asimilimit tė plotė dhe mundėn tė ruajnė kulturėn e tyre, si dhe zakonet ose gjuhėn duke u strehuar nė vende tė paarritshme, tė egra ose malore[ ».
    Nuk ėshtė e vėshtirė tė konstatohet se masivet malore shqiptare janė nga mė tė thepisurit e Ballkanit por nga njera anė, jemi ende shumė larg nga dekori himalajan dhe nga ana tjetėr, mbetet shumė e vėshtirė tė pranohet qė kemi tė bėjmė me njė popullatė Jeti ballkanike e cila, qė nga epoka eneolitike e pelazgėve"..ka qenė mėsuar me kėtė topitje qė e ka shtyrė t’i dorėzohet mėnyrės sė jetesės si luftėtare nė strofkat e saja tė paarritshme" dhe "qė ajo zgjohej vetėm pėr tė zbritur nga fortesat e saja malore me qėllim qė tė luftonte kundėr pushtimeve sporadike dhe sulmeve tė ndryshm".

    Ndėrkohė, analiza e dy teorive tė para mė tė besueshme lejon tė shihet menjėherė se origjina pėrtej-danubiane e ilirėve tashmė duket e vjetėruar dhe nė mospėrputhje tė plotė me interpretimet bashkėkohore tė mėrgimit tė popullsive proto-indoevropiane nė kontinentin tonė. Pėrsa i pėrket « [i]tė vetmes [/i]» qė mbetet mė kėmbė - ajo e shkencėtarėve shqiptarė – asaj i duhet tė mbrohet kundėr njė varg sulmesh dhe kundėrtezash, tė zhvilluara nga historianėt ballkanikė.

    Pėrtej pohimeve tė saj monolitike, me thekse tė njė gjuhe tė ngurtė dhe shpesh stereotipe, njė vėshtrim i vėmendshėm mbi kėtė teori tė ilirėve ve nė dukje njė shumllojshmėri nuancash dhe huazimesh, tė marra nga shtresa doktrinale mė tė vjetra, tė cilat bashkėjetojnė me kontributin origjinal tė shkencės shqiptare tė kėtyre dhjetėvjeēarėve tė fundit. Pėr tė shpjeguar thelbin e saj, do tė na duhet tė pėrdorim njė gjuhė mjaft tė ndėrlikuar dhe me kėtė rast, i kėrkojmė ndjesė publikut. Nuk e di pėrsenė, por sa herė qė bėhet fjalė pėr teori qė zhyten nė mjergullėn e kohės dhe qė rrezikojnė tė humbin sensin e logjikės sė zakonshme, aq mė hermetike bėhet gjuha e shkencėtarit, aq mė e stėrholluar bėhet shprehja e tij – dhe me kėtė rast, aq mė tė pakėt janė ata qė kuptojnė diēka. Tė tjerėt enthusiazmohen nga dituria e tė diturve dhe heqin dorė nga loja, duke u mjaftuar me pranimin pa kushte.
    Ja edhe linjat kryesore tė kėsaj teorie tė Ilirėve kaq tė pėrfolur :

    Primo : ky « proces historik shumė i gjatė dhe i ndėrlikuar autokton » fillon « me dyndjen e madhe tė periudhės kalimtare nga neoliti nė epokėn e bronzit <i>» diku andej nga mijėvjeēari i IIItė p.e.s, nė origjinėn e tė cilit mbetet shtegtimi indoevropian qė pėrmbyti treva tė gjera tė Evropės dhe tė Azisė. Mungojnė vetėm kalorėsit e stepės dhe kuajt e tyre pėr tė qenė brenda teorisė sė Kurganeve sipas tė cilės, tė ardhur nga stepat lindore, grupe dhe grupime tė njė popullate kafshėrritėse ose baritore, depėrtuan nė Ballkan ne formė valėsh njerėzore tė dallueshme dhe tė pėrsėritura gjatė mijėvjeēarit tė IIItė p.e.s. Fillimisht, ata prekėn viset lindore tė gadishullit dhe nė njė kohė tė dytė ata u pėrhapėn nė zonat perėndimore, duke pėrfshirė edhe territorin e Shqipėrisė sė sotme.

    Secundo : procesi i etnogjenezės sė popullsive tė vjetra ballkanike kryhet mbi bazėn e njė pėrzierjeje tė plotė mes popullsive autoktone dhe tė porsaardhurve, tė cilėt « <i>mundėn t’i impononin me kėtė rast vendasve gjuhėn, kulturėn, nė njė farė mase edhe zakonet e veta
    ». Me fjalė tė tjera, pėrzierjet e natyrės etnike dhe kulturore mes popullsive neolitike autoktone para-indoevropiane dhe tė porsaardhurve indoevropianė tė stepave pėrbėjnė edhe themelin mbi tė cilin ngrihen proceset e etnogjenezės tė popullsive tė vjetra tė Ballkanit perėndimor. Ky ėshtė « rrjedhimisht edhe procesi i formimit historik tė trungut etnik ilir me tipare tė pėrbashkėta kulturore, tė dallueshme prej bashkėsive tė tjera fqinje jo ilire »

    Tercio : duke patur karakteristika autoktone, « kultura eneolitike e vendit tonė - nė lidhje tė ngushtė me kulturat bashkėkohore ballkaniko-egjeane - ju nėnshtrua shndėrrimeve ekonomike e shoqėrore tė kohės e veēanėrisht procesit tė rėndėsishėm tė indoevropianizimit ». Nė fund tė eneolitikut, kjo ēoi nė formimin e njė bashkėsie tė madhe kulturore, indoevropiane nė planin gjuhėsor – njė substrat protohistorik qė nė mėnyrė konvencionale mund tė quhet pellazge.

    Quarto : duke ardhur mė nė fund tek ilirėt tanė, etnogjeneza e tyre kėrkoi njė hark kohor tė rėndėsishėm – njė mijėvjeēar – gjatė tė cilit, njė varg procesesh « tashmė tė njohura tė diferencimit, tė integrimit dhe tė asimilimit » ishin tė nevojshme pėr tė farkėtuar individualitetin e tyre etnik. Nga pikpamja historike, nėn kushtėzimin e e faktorit relativ autokton si dhe nga njė sėrė pėrparimesh qė u bėnė nė disa degė tė ekonomisė, vazhdon tė thellohet mė tej procesi i diferencimit tė elementit etnik qė paraqet tashmė karakteristika tė reja ilire, por njėkohėsisht fillon tė veprojė edhe procesi i integrimit – procese qė nė bashkėveprimin e tyre, ēuan nė lindjen e etnosit ilir gjatė periudhės sė bronzit tė mesėm.

    Ėshtė krejt e tepėrt tė shtojmė qė kjo tezė paraqet njė vizion nga mė tėrheqėsit lidhur me fazėn fundore tė parahistorisė sė Ballkanit si dhe tė protohistorisė sė tij, me njė varg pėrfundimesh tė rėndėsishme nė rrafshin praktik. Ideja e formimit « nė vend » mbi bazėn e « autoktonisė » i ofron njė thellėsi tė pamatshme asaj ēėshtjes aq delikate tė gjenezės, duke i paraqitur Ilirėt si njė nga popujt mė tė vjetėr, pėr tė mos thėnė mė tė vjetrin e Ballkanit. Nga teza nė tezė dhe pas njė kėrcimi tė vėrtetė nė kohė pėr tė pranuar mė nė fund qė kėta tė fundit janė stėrgjyshėrit e banorėve tė sotėm tė Shqipėrisė, kjo gjė i bėn shqiptarėt pėrfaqsuesit e vėrtetė tė parahistorisė sė kontinentit tonė.

    Ky ndėrtim teorik i admirueshėm shtjellon nė mėnyrė tė pėrsosur dinamikėn e evolucionit njerėzor qė zhvillohet nė njė territor tė caktuar : substratin etnik para ilir – atė popullsi jo indoevropiane, mesdhetare neolitike e eneolitike ; elementin indoevropian – valėt dyndėse tė popujve baritorė, tė ardhur nga stepat e Azisė gjatė mijėvjeēarit tė IIItė p.e.s ; indoevropianizimin e vendasve – atė proces tė gjatė zhvillimi, qė fillon diku gjatė epokės sė eneolitit, ku nėpėrmjet njė proces asimilimi dhe disimilim kulturor dhe etnik ēfaqet ajo bashkėsi e gjėrė kulturore, kultike dhe pjesėrisht etno-gjuhėsore qė u formua gjatė eneolitit nė Ballkanin Perėndimor, pra ata pellazgėt tanė; vazhdimėsinė kulturore dhe etnike nga epoka eneolitike nė atė tė bronzit tė hershėm – atė pėrbėrėsin etno-kulturor eneolitik, i cili mori pjesė aktive nė formimin e etnosit ilir gjatė epokės sė bronzit, nėpėrmjet ngjizjes mes pėrbėrėsit vendas dhe atij tė ardhur ; formimin e etnosit ilir mbi njė bazė autoktone – atė proces tė ndėrlikuar tė zhvillimit tė brendshėm qė zhvillohet nė bazė tė disa parimeve tė pėrgjithėshme, tanimė tė njohura: tė diferencimit, tė integrimit, tė ngjizjes tė asimilimit dhe tė konvergimit, fillimi i tė cilit gjendet diku gjatė bronzit tė mesėm ose tė vonėt.

    Pėr tė ilustruar atė ēka u pėrmend mė art, ja edhe njė nga opinionet mė tė pjekura tė ilirologjisė shqiptare tė sotme lidhur me ngjizjen e bashkėsisė etnike – etnosit – ilir :

    Nė periudhėn e bronzit tė vonė, si rezultat i pėrparimeve tė shėnuara nė tė gjitha fushat e ekonomisė, u zhvillua me shpejtėsi procesi i ngjizjes sė bashkėsive mė tė vogla nė bashkėsi mė tė mėdha dhe, si rrjedhim, nė fund tė epokės sė bronzit u krijua njė bashkėsi e gjėrė ilire me tipare tė pėrbashkėta kulturore, kultike dhe gjuhėsore. Duhet theksuar se jo tė gjitha dukuritė qė karakterizojnė bashkėsinė etnike ilire u zhvilluan krahas dhe arritėn tė njėjtėn shkallė njėsimi, sepse siē dihet, njėsimi i kulturės materiale tė popullsisė sė njė territori tė caktuar bėhet mė lehtė e mė pėrpara se sa njėsimi i gjuhės, e cila zhvillohet me ritme shumė mė tė ngadalta. I pari prin tė dytin dhe ėshtė bazė pėr njėsimin gjuhėsor dhe tė dy bashkė ēojnė nė formimin pėrfundimtar tė bashkėsisė etnike. Kėshtu, gjatė periudhės sė bronzit tė vonė, nė trevėn ilire ngjizja gjuhėsore duhet tė ketė qenė mė mbrapa, kurse krejt ndryshe ishte gjendja nė zhvillimin e zejtarisė dhe sidomos punimi i bronzit, tė cilat kishin ēuar nė marrėdhėnie intensive ndėrfisnore dhe madje nė marrėdhėnie tė ngushta me botėn mikene. Si rrjedhim, edhe shkalla e zhvillimit tė njėsisė kulturore nė trevėn ilire, gjatė epokės sė bronzit tė vonė, ėshtė mė e lartė sesa shkalla e zhvillimit tė njėsisė gjuhėsore. Prandaj nė pėrcaktimin e karakterit etnik tė bashkėsisė ilire duhet patur parasysh ky shpėrpjestim kohor i njėsimit tė kulturės me gjuhėn, si dhe fakti qė mbetjet gjuhėsore zenė vendin e fundit nė krahasim me tė dhėnat e tjera tė kulturės materiale e shpirtėrore.

    Ē’ėshtė e drejta, kjo teori pėrmbledh absolutisht tė gjithė elementėt e duhur pėrveē njėrit : lidhjet e shumėfishta – dhe tė vjetra – mes gjuhės shqipe me njė varg gjuhėsh tashmė tė zhdukura qė i pėrkasin grupit etnik trako-dakė, pa harruar edhe ngjashmėritė e habitshme me greqishten e lashtė - tė vrojtuara me aq kėmbėngulje nga helenistėt shqiptarė. Pėrse kjo ngjashmėri e thellė kufizohet pikėrisht me grupin e gjuhėve trako-dake ? Nė lidhje me kėtė ēėshtje, na duhet tė pranojmė qė teoria jonė e mėsipėrme jo vetėm qė nuk di t’i pėrgjigjet kėsaj pyetje por njėkohėsisht, ajo mundohet t’a shmangė – me anė tė piruetave tė llojit tė mėsipėrm.
    Nuk ka asnjė arsye tė mendojmė qė ai mekanizėm i formimit « in situ » mbi bazėn e « autoktonisė » tė asaj pėrzierje mes aborigjenėve dhe nomadėve tė stepave, pra indoevropianizimi eneolitik, tė ketė qenė njė fenomen i izoluar dhe origjinal qė ka prekur vetėm ilirėt. Edhe sikur tė ardhurit rishtas tė kenė mundur t’u imponojnė vendasve vetėm gjuhėn e tyre, duke « pranuar » tė treten nė masėn vendase sikundėr thonė specialistėt tanė tė ilirologjisė, ky proces qė ka ndodhur gjithandej nė trojet evropiane – bile edhe nė ato aziatike tė Lindjes sė Afėrt – duhej tė kish prodhuar gjithandej njė varg situatash tė ngjashme. E thėnė ndryshe, ilirishtja duhej tė ngjiste jo vetėm me trakishten por edhe me paraardhėsit e gjuhėve sllave, me ato gjermanike, me ato italike, me ato keltike… pėr tė mos pėrmendur edhe tė tjera. Pėr ēudi, gjuhėtarėt deri edhe Ēabej i shquar ngulmojnė dhe pėrsėrisin se ilirishtja e zhdukur pa lėnė gjurmė dhe sidomos, shprehja e saj e mėpastajme – gjuha shqipe – ngjasin veēanėrisht me gjuhėn trako-mėze. Si rrjedhim, ose duhet pranuar se

    - ilirishtja ėshtė njė dialekt i gjuhės trake dhe anasjelltas ;

    - ose qė karakteri iliro-thrakas i gjuhės shqipe duhet shpjeguar me faktin se ilirishtja me trakishten rrjedhin nga njė burim i pėrbashkėt, meqė njė varg karakteristikash gjuhėsore tė ilirishtes pėrputhen me ato tė gjuhės trake.

    ----------
    1) Nė kėtė pikė precize tė teorisė, Korkuti – njė nga udhėheqėsit e shkollės ilirologjike shqiptare, sjell shumė mė tepėr detaje. Ai vėren njė diferencė tė prerė mes konceptit « etnos », tipari mė i qėnėsishėm i tė cilit ėshtė gjuha, me atė tė « kulturės », e pėrfaqėsuar nga tėrėsia e tipareve kulturore qė formojnė fytyrėn e saj tė veēantė. Duke aplikuar kėtė gjė nė studimin e formimit tė ilirėve dhe mė saktėsisht tė substratit proto-ilir, ai mbėrrin nė pėrfundimin se shkrirja e elementėve heterogjenė – nga pikpamja etnike – ėshtė realizuar nėpėrmjet njė procesi tė asimilimit, balanca e tė cilit mund tė « matet » me anė tė karakteristikave gjuhėsore dhe kulturore tė « produktit » pėrfundimtar. Nė rastin konkret, meqėnėse rezultatet e gėrmimeve arkeologjike tregojnė njė vazhdimėsi tė kulturės materiale duke filluar nga njė periudhė tė mėparshme (eneolitike) deri nė atė tė mėpastajme (epoka e bronzit), mund tė arrijmė nė pėrfundimin qė tė ardhurit rishtas mundėn t’ju imponojnė gjuhėn e tyre por jo edhe kulturėn aborigjenėve ose dhe mė tej, furacakėt indo-evropianė u « shkrinė » nė masėn autoktone qė me kėtė rast indo-evropianizohet, duke mbetur gjithnjė « autoktone ». Me fjalė tė tjera, meqėnėse « kultura e bronzit tė hershėm nė treguesit themelor ka tipare tė njėjta nė Shqipėrinė Juglindore, Jugore e Brendshme dhe Veriore – pra nė tė gjithė territorin kombėtar, ndėrkohė qė Maliqi, Bėnja dhe Gajtanėt e tjerė janė mishėrimet e saj primitive - dhe meqėnėse nė formimin e saj kulturor dhe etnik vendin kryesor e zė pėrbėrėsi autokton eneolitik, pėrbėrėsi tjetėr - ai me origjinė lindore, i ardhur si rezultat i dyndjes sė fundit tė nomadėve tė stepave - shpejt u dobėsua dhe u shkri me pėrbėrėsin vendas ». Mbi kėtė subjekt, shih : Muzafer KORKUTI - Parailiret - Iliret – Arberit, Bot. Toena, Tiranė, 2003.

    2) Teza qė vlerėson popullatat arkaike pelazgjike si substratin madhor tė qytetėrimeve antike mesdhetare ėshtė njė teori sikundėr dhe tė tjerat, tė cilat mundohen tė venė pak rregull nė atė rrėmujė postneolitike. Po qe se i besojmė tė dhėnave qė vijnė nga autorėt e botės antike, duke pėrfshirė dhe Homerin, kėta « pelazgė hyjnorė » barbarė dhe autoktonė (lexo : jo-helenė), paskėshin populluar njė zonė tė gjerė tė jugut tė Ballkanit, qė shkon nga Azia e Vogėl, nėpėr Thesali dhe Epir dhe qė vazhdon edhe mė tutje nėpėr Evropė. Deri njėfarė kohe, pjesa mė e madhe e historianėve shqiptarė i pėrmbaheshin mendimit qė nuk egzistojnė tė dhėna serioze pėr tė krijuar ndonjė lidhje trashėgimie mes pelazgėve dhe ilirėve, ndėrkohė qė kėta tė fundit konsiderohen pa diskutim si stėrgjyshėrit e shqiptarėve tė sotėm. Megjithatė, pista e pelazgėve, e formuluar nė mėnyrė instiktive gjatė « Rilindjes » shqiptare tė shekullit tė XIXtė, u ndoq pėrgjatė njė kohe, e frymėzuar veēanėrisht nga punimet e homeristėve lokalė. Kohėt e fundit, njė tezė e re mundohet tė vėrtetojė qė pelazgėt janė stėrgjyshėrit origjinalė tė ilirėve – dhe kėta tė fundit stėrgjyshėrit e drejtpėrdrejtė tė shqiptarėve tė sotėm. Ajo niset nga hipoteza qė qytetėrimi pelazg ka shėrbyer si pėrbėrės kryesor i tė gjitha qytetėrimeve tė mėpastajme tė rrethqarkut mesdhetar si dhe nė pėrgjithėsi tė gjithė Evropės, dhe nė mungesė tė provave materiale direkte, ajo pėrdor gjuhėn e sotme shqipe – nė variantin e saj gegė – si njė ēelės pėr tė deshifruar njė tog mbresėlėnės fjalėsh tė tė gjitha gjuhėve bashkė.

    Shih mbi kėtė ēėshtje njė nga pėrfaqsuesit e saj mė tė hershėm: Spiro KONDA – Shqiptarėt dhe problemi pellazgjik, Tirana, 1964 si edhe mė tė riun: Mathieu AREF – ibidem.
     
    .
5 replies since 13/12/2009, 15:11   1183 views
  Share  
.