Miti i Origjines dhe Origjina e Mitit.

Origjina ballkanike e Ilirėve.

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. Etore
     
    .

    User deleted


    Ka tė ngjarė qė njė libėr diku pėrmban tė vėrtetėn.Por, pėr t’a gjetur kėtė perlė tė rrallė,
    duhen lexuar tė gjitha librat.


    Epilog.

    Gjithēka fillon nė shekullin e XItė, dhe shkaktari i parė i kėtij debati ndėrballkanik qė ka shkaktuar zėnka tė panumėrta ėshtė njė bizantin. Nė tė vėrtetė, ai as qė imagjinonte se dhjetė shekuj mė pas do t’a quanin kėsisoj. Nė kohė tė vet, ēdokush vetėquhej romak (romaioi). Ndoshta romak i lindjes, por sidoqoftė romak. Ja edhe skeda identifikuese e tij :

    Emri : Mihal Attaleiatčs (lindur mė 1028)
    vendlindja : Attaleia – Pamfili (Azi e Vogėl),
    profesioni : historian
    karriera: autodidakt, kėshilltar juridik pranė prandorėve Roman i IV Diogjeni (1068-1071) dhe Mihal VII Dukas (1071-1078).

    Ky Mihali ynė historian nuk dyshonte aspak qė duke shkruar kronikėn e bėmave tė adashit tė tij perandor do tė hynte pėrfundimisht nė Histori – dhe do tė citohej aq bollshėm nga Wikipedia dhe Google. Sikundėr ēdo kronikan i ndershėm, ai mjaftohej tė shkruante atė ēka i shihnin sytė dhe tė rregjistronte atė ēka i dėgjonin veshėt. Ai vdiq nė vitin 1085. Ndėrkohė, ai kish pėrmendur tre herė rresht nė «Historinė » e tij emrin Allvanoi – Allvanitai (lexo : Arbėr).Nga ky moment, asgjė nuk rrodhi si mė parė nė Ballkan : koha u ndal pėr njė ēast dhe u dyzua – pėrpara ēfaqjes sė Arbėrve dhe pas ēfaqjes sė tyre, ballkanikėt humbėn qetėsinė, historianėt gjumin. Nė tė njejtėn mėnyrė qė Herodoti konsiderohet « babai i Historisė », Attaleiatčs mund tė mbahet si « babai i Arbėrve ».


    Misteri Origjinal.

    Ēdokush qė jeton nė ditėt e sotme, i karakterizuar nga njė shpirt racional dhe mendim kritik, e kalon informacionin e Attaleiatčs nėpėrmjet filtrit tė dyshimit : a mos vallė ėshtė gabuar historiani nė pohimin e tij ? Me fjalė tė tjera, rilexon tekstin disa herė dhe pėrfundimisht fillon kėrkon tekste tė tjera tė asaj periode. S’ka asnjė dyshim : autori i pėrmend disa herė Arbėrit si grupim luftėtarėsh qė gjendet krahas grupeve tė tjera Latinėsh nė Itali, nė shėrbim tė gjeneralėve rrebelė bizantinas. Ky grup njerėzor ka tė njejtat prerogativa sikundėr latinėt (lexo : bizantinasit) dhe qė, pėrfundimisht, ēfaqet rishtas nė rradhėt e njė ushtrie rrebele nė rrethinat e Dyrrachion (Durrėsit), sė bashku me Romanė dhe tė tjerė Bullgarė. Kureshtarėt mund t’a lexojnė tekstin (nė anglisht) tek Dr Elsie : (http://www.albanianhistory.net/texts/AH1038.html). Mė tej, informacioni pėrforcohet nga dėshmia e njė bizantineje tjetėr, Ana Komnena, e shkruar disa vjet mė vonė.

    Rrėfimi i Komnenės pėrshkruan fushatėn ushtarake tė babait tė saj, Perandorit Aleks I Komneni (1048 - 1118), kundėr normanėve tė Robert Guiskardit nė vitin 1081. I plagosur dhe i dėshpėruar nga humbjet e pėsuara nė Durrės dhe nė luginėn e Karzanes (Erzenit), Perandori i besoi qeverisjen e qytetit njė fisniku, njė farė Komiskortčs, « me origjinė nga Arbėria ». Diku mė poshtė, ajo shton se bėhet fjalė pėr njė popull miqėsor qė shpesh herė e kish pėrkrahur pushtetin perandorak. Nė njė rast tjetėr, megjithėse fort pėrafėrsisht, gjithmonė e njejta bizantine pėrshkruan edhe vendin e kėtyre Arbėrve, Allvanon – Arbanon, diku rreth luginės sė sipėrme tė Shkumbinit. Ndėrkohė dėshmi tė tjera vijnė dhe i ngjiten tė parave : njė dorėshkrim anonim serb riprodhon njė tekst bullgar tė fillimit tė shekullit tė XI ku Arbanasit - Arbėr pėrmenden mes popujve tė tjerė gjysėm besimtarė (jo ortodoksė) ; njė historian tjetėr bizantin pėrmend njė fisnik Arianitčs nė shėrbim tė perandorit Vasil i II kundėr bullgarėve tė Samuelit tė Irire.

    Nga momenti qė s’mund tė vihet mė nė dyshim egzistenca e njė populli tė tillė, debati historik mer formė tjetėr : nga na dolėn kėta Arbėr – Allvanitai ? Ja pra cila ėshtė esenca e problemit mė irritant dhe mė tė pazgjidhshėm qė ngre Ballkani mesjetar, sipas Alen Dyseliesė, njė historian francez i ditėve tė sotme, ndoshta specialisti mė i pėrmendur i Bizantit mesjetar.

    Nė funksion tė qėndrimit ndaj kėtij problemi, bota e historianėve ndahet nė dy kampe :

    1) Kampi i atyre qė pohojnė se Arbėrit janė tė ardhur.

    2) Kampi i atyre qė mendojnė se Arbėrit janė vendas.

    Sejcili prej kėtyre kampeve gjendet pėrballė njė tė panjohure tė re, po aq tė pazgjidhshme :

    1) Nė qoftėse Arbėrit janė tė ardhur, atėhere nga ē’vend i botės kanė ardhur pėr t’u ngulur nė Shqipėrinė e sotme ?

    2) Nė qoftėse janė vendas, cili ėshtė ai element lokal qė krijoi kėta Arbėr dhe nė ē’mėnyrė u krijuan ?

    Njė nga metodat mė tė pagabueshme pėr tė zbuluar djepin e origjinės sė Arbėrve ėshtė analiza e homonimeve dhe e toponimeve. Me fjalė tė tjera : a ka ndonjė vend ose ndonjė popull tjetėr rreth e qark ose nė botė qė pėrmban rrėnjėn Arb – Alb ? Natyrisht qė ka; pėr shembull, njė rajon tė tėrė diku pranė Lazios nė qendėr tė Italisė quhet Albano. Pra, me pak pėrpjekje deduktive, Arbėrit dalin nė kėtė mėnyrė me origjinė nga Italia. Nė njė rast tjetėr, Albany ėshtė emri primitiv i Skocisė – pra Arbėrit paskan adhur nga veriu i Anglisė. Njė i tretė vėren se dikur ka egzistuar njė Albanie nė Kaukaz – e njohur ndryshe edhe Aghbanie, Aghouanie, Aluanie – pra Arbėrit qėnkan me origjinė nga Azerbajxhani i sotėm. Mbetet pėr t’u eksploruar edhe pista e Albany-sė tė Sh.B.A – dhe me kėtė rast tė vėrtetohet se Arbėrit e Amerikės kanė pėrshkuar oqeanin Atlantik nė sens tė kundėrt pesė shekuj pėrpara Kristofor Kolombit. Pra, ata braktisėn Nju Jorkun primitiv dhe u ngulėn nė brigjet e Adriatikut.

    Sidoqoftė, sejcili prej partizanėve tė varianteve ardhacake duhet tė reflektojė pėr t’ju pėrgjigjur tė paktėn tre pyetjeve thelbėsore :

    - pėrse ky popull u shkul me kuē e me maē ? (pasi nė tė kundėrt do tė kishin lėnė gjurmė nė vendin e tij tė lindjes, ndėrkohė qė gjurmė tė tilla nuk shihen kėrrkund.. )

    - pėr ē’arsye jetėsore ai braktisi atdheun e tij origjinal pėr t’u ngulur nė Shqipėrinė e sotme ?
    - si ka mundėsi qė syve aq tė vėmendshėm Bizantinas ju ka shpėtuar njė turmė e tillė laragane ? (pasi ata nuk na kanė lėnė asnjė dėshmi lidhur me njė dyndje tė tillė!)

    Tė rrallė janė ata qė vazhdojnė dhe mbėshtesin sot idenė e ardhjes nga larg tė Arbėrve. Sidoqoftė, mbetet shkrimtari dhe historiani serb Vuk Drashkoviē, politikan i kohės sė tij, i cili vazhdon t‘i besojė variantit azeri tė Kaspikut!

    Pėrballė brishtėsisė logjike tė tezės sė Arbėrve ardhacakė nga fundi i botės, teza tjetėr e krijimit nė vend merr njė vlerė tė veēantė. Por nė kėtė rast, gjithė debati pėrqėndrohet nė kuptimin e shprehjes « nė vend » - pėr ēfarė vendi bėhet fjalė ? Pjesa dėrrmuese e historianėve shqiptarė ėshtė e mendimit qė vendi nė fjalė ėshtė Shqipėria e sotme si dhe viset e tjera tė populluara nga popullsi qė flasin shqip (Kosova).
    Tė tjerė historianė ballkanikė mendojnė se Arbėrit vėrtet janė njė popullsi vendase – por nė kuptimin ballkanik tė fjalės, dhe kjo popullsi ėshtė ngulur nė kėtė vend - Shqipėrinė e sotme, diku nė fillim tė Mesjetės sė hershme.
    Ata mė radikalėt mes historianėve tė teorisė sė nguljes janė tė mendimit se koha e nguljes sė tyre ėshtė edhe mė e vonshme – shekulli i XIIItė ndoshta edhe fillimi i shekullit tė XIV.
    Me fjalė tė tjera, aktualisht, debati zhvillohet mes partizanėve tė «autoktonisė sė Arbėrve » dhe partizanėve tė « Arbėrve nomadė ».

    Si tė parėt dhe tė dytėt duhet t’ju pėrgjigjen pyetjeve tė mėposhtme :

    1) Mbi ē’bazė njerėzore tė mėparshme u krijuan Arbėrit ?

    2) Si ka mundėsi qė Bizantinėt (gjithmonė ata) i «zbuluan» vetėm nė shekullin e XItė dhe jo mė parė?

    Lidhur me pyetjen e parė, duhet thėnė se Ballkani i Mesjetės sė hershme (fillimi i shekullit tė XItė) ende nuk e ka marrė vehten nga vėrshimi i baticės sllavo-bullgare. Ndoshta nė kohėn e sotme shprehja « sllavo-bullgare » tingėllon si njė dyzim epitetesh me qėllime denigruese – e marrė nga fjalori i burrave politikė. Veēse nė atė kohė, bullgarėt – nė tė vėrtetė me origjinė turkomongole, ende nuk ishin sllavizuar deri nė pikėn e tyre tė fundit. Pra, krahas Romanėve tė pėrhershėm qė sot pėr njė arsye misterioze quhen Bizantinė (disa tė tjerė duan t’i quajnė edhe Grekė), kishte edhe Sllavė (antė, serbė dhe kroatė) si edhe Bullgarė, tashmė tė instaluar pėrfundimisht nė kėto vise qė prej katėr shekujsh. Nė veri tė gadishullit lėvrinin Venedikasit, Hungarezėt si edhe Franko-Gjermanikėt. Nga ana e detit vinin herė pas here edhe Saraēenėt (Arabėt). Nga Azia e vogėl, po afroheshin Turqit selēukė. Ndėrkohė, nga brigjet italike kishin filluar tė vėrshonin Normanėt, pra Latinėt. Ku gjenden Arbėrit nė kėtė skemė ?

    Sigurisht jo nė rradhėt e Latinėve – megjithėse Attaleiatčs diku thotė se ata gjendeshin edhe nė Itali. Sigurisht jo nė rradhėt e Serbėve, tė Kroatėve ose tė Bullgarėve (pasi sot shqiptarėt duhej tė flisnin serbo-kroatisht ose bullgarisht – pra njė gjuhė sllave). Sigurisht jo nė rradhėt e Saraēenėve ose tė Turqve selēukė qė ēfaqeshin si hije. As edhe nė mes tė Hungarezėve ose tė Venedikasve qė sileshin diku nė viset e Adriatikut verior. Pra, ata gjendeshin diku gjetkė - nė gjirin e elementit Roman tė hershėm.
    Dhe me tė vėrtetė, pėr tė krijuar elementė tė tillė njerėzorė, tė aftė tė integrohen nė ushtrinė bizantine, pėr tė nxjerrė deri edhe udhėheqės si i famshmi Komiskortčs ose edhe Arianitičs, kėtyre Arbėr ju ėshtė dashur njė periudhė kohe, njė fazė jetese nė vend. Dhe kjo kohė, duhet vendoset nė boshtin e kohės pėrpara atij momentit fillestar τ, tė « zbulimit » tė paharruar tė Attaleiatčs. Me fjalė tė tjera, Arbėrit janė ngjizur rreth shekujve tė VI - VIII tė erės sonė.

    Ēfarė pėrfaqson ky element Roman i hershėm ? Elementin e vjetėr ballkanik, dikur tė pushtuar dhe mė pas tė strukturuar nga Perandoria romake dhe tė marrė nė dorė nė vazhdim nga administrata bizantine, i cili u cfilit pėrgjatė shekujve tė tėrė nga vėrshimet e barbarėve Gotė (vizi dhe ostro), Gjermanikė dhe Hunė.

    Le tė marrim frymė thellė, tė mbyllim fort hundėn dhe tė zhytemi nė shekujt e errėt tė Antikitetit tė vonėt, nė kėrkim tė paraardhėsve tė Arbėrve. Sidoqoftė, le tė sigurohen njė herė e mirė tė gjithė tė interesuarit : megjithė misterin pothuaj si tė Pashkėve qė rrethon kėtė ēfaqje, kėta shqiptarė qė do tė quhen ende arbėr – tė paktėn deri nė shekullin e XVIItė, tashmė do tė jenė pjesė pėrbėrėse e pejzazhit ballkanik. Ata do tė jenė, nga afėr ose nga larg, aktorė tė pashmangshėm tė tė gjitha dramave ose tragjedive qė do tė luhen nė Ballkan, deri nė ditėt e sotme dhe mė tej ende.


    Gjeneza e Arbėrve.

    Historia e viseve tė Ballkanit tė shekujve tė parė tė erės sonė ėshtė pandreqshmėrisht e lidhur me fatin e Imperium romanum. Kjo perandori Romake zbuloi me kohė se brigjet pėrballė Adriatikut pėrbėnin dashur padashur njė rrugė kalimi tė pashmangshėm, pasi gjithmonė sipas Polibit, vetė « fati i kishte caktuar Romės misionin tė sundojė botėn ». Nėnėshtrimi i ballkanikėve tė hershėm filloi rreth viteve 230 p.e.s, nga brigjet e sotme shqiptare, ku nė atė kohė jetonin Ilirėt, pra Illyrii propriedictii. Ai preku brendėsinė e gadishullit rreth viteve 200 p.e.s, me fitoren e Romakėve kundėr Maqedonasve tė Filipit tė IItė dhe disa vjet mė vonė, e gjithė Greqia e lashtė dhe e lavdishme ish katandisur nė njė provincė romake. Rreth vitit 76 p.e.s, Romakėt nėnėshtrojnė Dardanėt qė jetonin nė viset e sotme tė Kosovės dhe gradualisht e shtynė pushtimin e tyre drejt veriut dhe veri-lindjes ku jetonin Dalmatėt. Nė fillim tė erės sonė, Romakėt kishin dalė nė brigjet e Danubit tė mesėm ; rreth viteve 40-45 tė erės sonė legjionet e tyre mundėn tė nėnėshtrojnė Trakėn (pjesėn lindore tė gadishullit) dhe nė vazhdim, rreth viteve 100 tė erės sonė ata mundėn tė pushtojnė Dakinė dhe tė robėrojnė Dakėt. Nė kėtė mėyrė i gjithė gadishulli ballkanik shėndrrohet nė pjesė tė perandorisė romake. Pas pesė shekujsh pranie romake nė Ballkan, u desh vėrshimi Got pėr tė rivėnė gjithēka nė pyetje.

    Shkurtimisht, historia e Antikitetit ballkanik mund tė pėrmblidhet me disa rreshta : « qė prej kohėsh qė s’mbahen mend, mbi kėto truaj banonin disa popuj tė lashtė ballkanikė, tė quajtur sipas vendit Ilirė, Trakė, Dakė ose Getė, Maqedonas dhe Helenė dhe tė tjerė Dardanė. Ata jetonin nė fqinjėsi pak a shumė tė mirė, gjė e cila nuk i pengonte tė pėrlesheshin mes njeri-tjetrit, derisa pėrfundimisht erdhėn Romakėt. Kėtyre tė fundit ju deshėn disa shekuj pėr t’i mposhtur dhe, nga kjo epokė dhe nė vazhdim, i gjithė Ballkani ju bashkėngjit Perandorisė romake ».

    Ku janė Arbėrit tanė nė mes kėtij mishmashi ballkanik ? Pėr momentin duhet tė tregohemi tė duruar pasi ende nuk ėshtė ēfaquar Vija e Theodhosit – ai makth i tmerrshėm sipas Aurel Plasarit (http://www.albanisches-institut.ch/pdf/text26.pdf), dhe bashkė me tė, ndarja e botės antike mė dysh : perandoria romake e Perėndimit dhe perandoria romake e Lindjes. Bile edhe pas heqjes sė kėsaj vije mbi hartė nė vitin 393 – them mbi hartė, pasi nuk ma merr mendja qė perandori Theodhos i Irė – i Madh, tė ketė gėrvishtur me dorėn e tij njė vijė tė tillė mbi truallin ballkanik – Arbėrit nuk kanė pėr t’u ēfaqur. Siē e kemi thėnė edhe mė lart, ata do tė ēfaqen vetėm nė shekullin e XItė, nė kohėn e Attaleiatčs.

    Tė mos harrojmė se jemi duke kėrkuar paraardhėsit e tyre, meqėnėse kemi bindjen se ata fshihen nė masėn e ballkanikėve tė romanizuar – paēka se ende nuk dimė se si quhen kėta paraardhės !
    Cili nga popujt e lashtė ballkanikė mund tė jetė paraardhės i Arbėrve ? Duke lėnė mėnjanė hipotezėn Helene dhe Maqedone – pėrndryshe, jo vetėm minoritarėt e Dropullit si dhe emigrantėt e Greqisė, por tė gjithė shqiptarėt e sotėm do tė flisnin gėrqisht – mbeten tė tjerėt : Ilirėt, Trakėt, Dardanėt dhe Dakėt.
    Nė kėtė stad tė rrėfimit tonė, mjetet historike ēfaqen tė pamjaftueshme. Ja pėrse historianėt kėrkojnė ndihmėn e gjuhėtarėve dhe tė tjerėve arkeologė. E keqja ėshtė se kėto popullata tź lashta sikur kanė dashur vetė tė ngatėrrojnė historianėt pasi, asnjėra prej tyre nuk ka patur gjuhė tė shkruar, pra edhe gjurmėt e tyre nė tekste nuk janė tė mjafta. Nė kėtė rast, mbetet mjeti i fundit : spekullimi, i mbėshtetur nga interpretimet e gjetjeve arkeologjike tė rastit.

    Ja vlen tė thuhet qė nė fillim se, historianėt shqiptarė e kanė ndarė hesapin, duke propozuar variantin Ilir. Me fjalė tė tjera, ata aplikuan sillogjizmin e mėposhtėm :

    1) meqėnėse Arbėrit u panė nė territoret e Shqipėrisė sė sotme dhe jo gjetkė,
    2) meqėnėse kėto teritore mė parė kanė qenė tė banuara nga Ilirėt
    3) atėhere Arbėrit rrjedhin nga Ilirėt.

    E thėnė me njė gjuhė mė shkencore, « vazhdimėsia iliro-shqiptare », nė rradhė tė parė vjen si njė « vazhdimėsi e banimit » dhe mė tej, ajo ndiqet nga njė « vazhdimėsi kulturore dhe etnike ». Vėshtirėsia mė e madhe qė ngrihet pėrpara tyre pėrmblidhet nga fakti se, Ilirėt vazhdojnė tė pėrmenden deri aty nga fundi i shekullit tė VItė , mė tej askush nuk i pėrmend mė. I fundit qė flet pėr ta ėshtė njė tjetėr bizantin, kronisti Euagre (ose Evagre) – Skolastiku (nuk na u ndanė kėta bizantinėt !).
    Vepra e tij «Historia Ekleziastike », e shkruajtur nė fundin e shekullit tė VItė dhe e botuar nė vitin 594, pėrshkruan luftrat e perandorisė kundėr Avarėve aziatikė. Por, megjithė kėtė kronikė dhe « dėshmisė» sė saj tė fundit mbi ilirėt, edhe logjika mė elementare ēon drejt mendimit qė historiani Skolastik nuk ka mundur tė shohė me sytė e tij ēfarosjen e pėrfaqsuesit tė fundit tė species ilire dhe qė, sipas tė gjitha gjasave, ilirėt ose edhe pasardhėsit e tyre kanė vazhduar tė jetojnė nė malet e tyre ballkanike.
    Sidoqoftė, historianėve shqiptarė ju duhet tė mbushin me fakte atė "hiatus kronologjik tė rėndėsishėm mes [zhdukjes sė] ilirėve dhe [ēfaqjes sė] shqiptarėve" . Ja pėrse ata mbėshtesin me aq ngulm konceptin e « kulturės sė Komanit », kjo formė e qytetėrimit tė Mesjetės sė hershme qė vjen nga shekujt e VItė – VIIItė dhe shtrihet pėrgjatė brigjeve tė liqenit tė Shkodrės deri nė brigjet e liqenit tjetėr tė Ohridit. Gjithmonė sipas mendimit tė historianėve shqiptarė, ajo pėrbėn « hallkėn qė mungon » mes Ilirėve dhe Shqiptarėve dhe dėshmon pėr vazhdimėsinė iliro-shqiptare mbi territoret e Shqipėrisė sė sotme dhe ato rreth e qark.
    Njė grup tjetėr historianėsh ballkanikė dhe evropianė janė mė pak kategorikė se sa kolegėt e tyre shqiptarė dhe venė nė dukje se terminologjia Ilir ėshtė fort e paqartė. Sipas tyre Ilirėt s’janė gjė tjetėr veēse njė pėrzierje mes Trakėve dhe Dakėve qė sipas rastit, mund tė kqyret nė brigjet e Adriatikut por edhe nė thellėsi tė gadishullit. Edhe kėta historianė thėrresin nė ndihmė gjuhėtarėt, tė cilėt pohojnė se shqipja e sotme vjen nga njė gjuhė e lashtė iliro-trake, me ngjashmėri tė dukshme me rumanishten (ja ku qenkan fshehur edhe Dakėt). Me fjalė tė tjera, pararendėsit e Arbėrve duhen kėrkuar jo nė bregdetin Adriatik por mė thellė nė gadishull, diku andej mes Rumanisė dhe Bullgarisė – le tė themi nga veriu i Maqedonisė sė sotme. Si shpjegohet atėhere qė kėta Arbėr u panė pėr herė tė parė diku rreth Durrėsit dhe jo nė rrethinat e Bukureshtit?

    Nė kėtė moment kaq pasionant tė rrėfimit tonė ndėrhyn grupi i tretė i historianėve me tezėn e „Arbėrve nomadė“. Shih tekstin (nė anglisht)(http://www.greekhelsinki.gr/pdf/cedime-se-...a-catholics.doc). Sipas tyre, ėshtė fort e mundur qė paraardhėsit e Arbėrve, ato

    "popullatat e gjuhės dako-mėziene tė kenė qenė prezente (nė pjesėn perėndimore tė Ballkanit), tė pėrziera me grupet tė tjera, diēka si puna e Romėve tė sotėm. Nga ana tjetėr, tashmė dihet se proto-shqiptarėt ishin fort tė afėrt me Vllehėt, tė cilėt gjithashtu jetonin nė simbiozė me popuj tė tjerė tė rajonit. Ka shumė mundėsi qė proto-shqiptarėt tė kenė qenė barinj qė jetonin nė male dhe qė niseshin nė shtegėtim me bagėtitė nga njė luginė nė tjetrėn. Mbetet fort e vėshtirė tė pėrcaktuar se nė ē’kohė dhe nė ē’mėnyrė kėto popullata janė ēfaqur nė njė krahinė tė ngushtė, tė gjendur mes jugut tė Malit tė Zi dhe Malėsisė shqiptare. Sidoqoftė, ėshtė e sigurt qė nė fundin e shekullit tė XVtė nuk takoheshin mė proto-shqiptarė. Kjo popullatė fitoi njė identitet shqiptar tė veēantė, tė pėrqėndruar mbi njė organizim tė fuqishėm shoqėror dhe ushtarak dhe nė aleancė me Kishėn katolike".

    Kėshtu dhe gjithmonė sipas tyre, na duhet tė pranojmė se

    1) proto-Arbėrit janė tė afėrt me Vllehėt,
    2) se kjo popullsi katolikė fillimisht u ngul nė Malėsinė e Veriut pranė Malit tė Zi diku pėrpara shekullit tė XIV, ndėrkohė qė popullsia lokale e vendit ishte njė pėrzierje mes njė shtrese tė vjetėr iliro-proto-ballkanike dhe Serbėve.

    Nė kėtė mėnyrė, shpėrhapja dhe pushtimi i hapėsirės perėndimore ballkanike nga ana e Arbėrve shqiptarė fillon diku aty nga shekulli i XIV. Ē’ėshtė e drejta, analogjia e rastit mes ēobenjve vllehė dhe barinjve shqiptarė, tė quajtur shumė tė afėrt nga pikpamja gjuhėsore dhe territoriale, pėrfundon nė luginėn e parė poshtė malit-vendlindje e tyre e pėrbashkėt pasi, nė qoftė se tė parėt vazhduan tė ngasin delet mė tutje deri nė pafundėsi, tė dytėt i braktisėn menjėherė pėr t’u shėndrruar nė luftėtarė qė « pushtuan » Ilirinė e vjetėr, ndėrkohė e kthyer nė « [i]vend tė serbėve ». Me ēka janė marrė kėta Arbėr – ose mė mirė tė themi kėta proto-shqiptarė - nga momenti i ēfaqjes pėr herė tė parė nė shekullin e XItė nė rolin e mbrojtėsve tė Durrėsit kundėr trupave normane tė Robert Guiskardit dhe shekullit tė XIVtė, atėhere kur vendosin tė ngulen nė atė qoshe tė humbur tė Malit tė Zi ?

    Zaten, pėrse shkuan dhe u ngulėn nė mes tė maleve tė thepisura dhe shterpe tė Veriut kur pėrpara tyre shtrihej njė vend i tėrė ? Askush – dhe aq mė pak pėrfaqsuesit e kėsaj teorie - s’ėshtė nė gjendje t’u pėrgjigjet pyetjeve tė tilla.
    Po qe se pėrmblidhet kjo ēėshtja e ēfaqjes sė Arbėrve, ja se ēfarė rrjedh si esencė :

    - Sipas prirjes sė parė, gjuhėtarėt, kryesisht ata tė shekullit tė XIXtė, kanė nxjerrė si pėrfundim atė afėrinė mes njė gjuhe shqipe unike dhe tė paklasifikueshme dhe njė gjuhe tė vjetėr ilire – duke i shtuar edhe disa grima tė gjuhės trake, po aq ezoterike sa e para. Mė tej, historianėt kanė pėrpunuar hipotezėn e lidhjes njerėzore dhe « gjenetike » mes shqiptarėve dhe ilirėve. Ideja e vazhdimėsisė historike tė kėtyre grupeve njerėzore pėrforcohet nga vendbanimi i tyre i pėrbashkėt – territoret e sotme tė Shqipėrisė, pa harruar njėkohėsisht edhe ato tė Kosovės.

    - Sipas tendencės sė dytė, kjo teori ėshtė e krejtėsisht e gabuar. Disa gjuhėtarė tė tjerė kanė vendosur ngjashmėri tė fuqishme mes gjuhės shqipe dhe rumanishtes sė sotme, nga e cila vjen edhe njė lidhje e re nė gjirin e grupit tė gjuhėve dako-mėze, dhe mė tej nė njė kuadėr mė tė gjerė nė gjirin e njė super familjeje tė gjuhėve balto-sllave. Nė kėtė mėnyrė hidhet tutje ilirishtja misterioze nė favor tė njė dako-mėzishteje qė ėshtė edhe mė e mistershme se e para.

    Duke parė afėrinė gjuhėsore, njė ndėrlidhje njerėzore dhe gjeografike imponohet vetvetiu : ja pėrse proto-shqiptarėt dalin me origjinė nga njė zonė ballkanike lindore, sigurisht e afėrt me dakėt dhe me mėzėt. Dhe forcėrisht, ata kanė mėrguar pėr t’u vendosur nė viset e Shqipėrisė sė sotme ku edhe u panė pėr herė tė parė nga bizantinėt, gjatė shekullit tė XItė.

    Nė fund tė fundit, nga vijnė kėta Ilirė, Trakė dhe tė tjerė Getė ? Cilat janė tiparet e tyre dalluese dhe elementėt e pėrbashkėt ? Pėrpara nesh shtrihet oqeani i paanė i parahistorisė ballkanike dhe nė mėnyrė tė pashmangshme, do tė na duhet tė zhytemi nė tė, nė kėrkim tė paraardhėsve tė paraardhėsve – indo-evropianėve tė parė.

    (vijon)
     
    .
5 replies since 13/12/2009, 15:11   1183 views
  Share  
.