Replying to Mehmet Shehu - Histori

  • Create account

    • Nickname:
  • Enter your Post

    •              
           
       
      FFUpload  Huppy Pick colour  HTML Editor  Help
      .
    •      
       
      Clickable Smilies    Show All
      .
  • Clickable Smilies

    • :huh:^_^:o:;):P:D:lol::B)::rolleyes:-_-<_<:)
      :wub::angry::(:unsure::wacko::blink::ph34r::alienff::cry::sick::shifty::woot:
      <3:XD:*_*:];P:XP:(:=)X):D:>.<>_<
      =_=:|:?3_3:p:;_;^U^*^^*:=/::*::b::f:

  •   

Last 10 Posts [ In reverse order ]

  1. Posted 19/3/2010, 09:06
    “Unė, nipi i Mehmet Shehut, oficer nė ushtrinė franceze”

    E ka pėr nder shėrbimin nė radhėt e ushtrisė sė Francės dhe ndjehet krenar qė ėshtė shqiptar. E quajnė Ertgren Shehu dhe ėshtė 30 vjeē. Mban gradėn e kapitenit dhe bėn pjesė prej vitesh nė regjimentin “Djajt e Kuq”. Ka lindur nė Tiranė dhe ėshtė diplomuar nė Paris, fillimisht pėr shkenca politike e mė vonė nė njė nga Akademinė Ushtarake mė prestigjioze tė Perėndimit. Origjina shqiptare dhe tė qenit nip i Mehmet Shehut, ish-kryeministrit tė vetėvrarė nė kushte tė dyshimta nė dhjetorin e vitit ‘81, e bėjnė tė ndjehet mirė. I rezervuar nė komunikimin me median, sidomos kur bie fjala pėr historinė e familjes, i bie shkurt tė djeshmes, duke mbetur te mbresat nga misionet paqeruajtėse nė zonat e nxehta tė globit. Sidoqoftė, kujtimet pėr gjyshin e ngacmojnė dhe, siē shprehet, shembulli i tij e ndjek si njė legjendė ngado. E ka brengė qė ka pak fotografi me tė dhe ėshtė i prerė nė vendimin pėr mos t’i bėrė publike nė emėr tė privatėsisė. “Janė thjeshtė foto familjare, ku Mehmeti mė mban nė krahė me dashuri, shprehet Ertgreni. Kam tre tė tilla, se tė tjerat u zhdukėn nga sigurimi pas vdekjes se gjyshit. I gjeti mamaja nė arkiv, kur u kthyem nga internimi”. Mė tej, nė rrėfimin pėr “Panoramė”-n, 30-vjeēari Shehu, qė ngazėllehet me tregimet pėr Mehmetin dhe heziton tė flasė pėr retrospektivėn e familjarėve tė tjerė dhe marrėdhėnieve midis tyre, sjell me ēiltėrsi jetėshkrimin me fėmijėrinė nė Shqipėri, shkollimin nė Francė dhe shėrbimin mes “Djajve tė Kuq”. Lumturohet kur i thonė se ngjan shumė me gjyshin e vet…

    Mirdita kapiten! Ēfarė do tė thotė origjina shqiptare pėr njė ushtarak francez?

    Kur thuhet origjina shqiptare mė duket diēka e pėrgjithshme. Unė jam shqiptar, me origjinė, me nėnė e me babė, me njė fis tė madh e tė dėgjuar nė Shqipėri. Madje jam nga Corrushi i Mallakastrės. Ja i biri i Bashikimit dhe i Marjetės. Jam rritur e edukuar nė Atdheun tim. Gjysmėn e jetės e kam bėrė atje. Kam bėrė vitet e para tė shkollimit. Pastaj kam ardhur nė Francė…

    Nė Francė, me sa kemi dėgjuar u ka buzėqeshur suksesi dhe keni bėrė njė karrierė relativisht tė mirė si ushtarak…

    Nė Francė kam mbėrritur aty nga fillimi i viteve ‘90. Ishte periudha ku shumė shqiptarė mėsymėn drejt Perėndimit pėr njė jetė mė tė mirė. Familja ime pati veēoritė e veta nė vitet e fundit tė diktaturės dhe i priti me etje tė madhe zhvillimet demokratike nė vend. Integrimi nė rrjedhat e reja kėrkonte tė ringriheshim me dinjitet. Kjo sė paku pėr mua do tė thoshte vullnet pėr t’u shkolluar, pėr ta pėrdorur lirinė e fituar nė interes tė investimit pėr tė nesėrmen. Sfida kėsisoj u shfaq e tillė qysh ditėt e para. I ndėrgjegjshėm pėr tė, u pėrpoqa tė bėja mė tė mirėn e mundshme, pa lėnė asnjė moment pėr tė kaluar nė boshllėk.

    Pra, mė e mira e mundshme, sipas jush, parakuptonte kualifikimin si oficer…

    Profesionin e oficerit e kam ėndėrruar qysh herėt. Isha ende i vogėl kur jam dashuruar me uniformėn ushtarake, me shembullin e gjyshit nė «background». Ai nė pėrfytyrimin tim mbetet njė luftėtar me profilin e njė gjenerali historik. Megjithatė desha tė them, se studimet nė Akademinė Ushtarake, i kam nisur pas diplomimit nė Institutin e Shkencave Politike nė Aix-en Provence, ku mora edhe Master pėr Shkėmbime Ndėrkombėtare nė Bordeaux. Pikėrisht nė kėtė moment pyeta veten: “Cila ėshtė rruga qė tė pasionon mė shumė, qė ke pėr zemėr dhe mund tė tė ndihmojė pėr tė plotėsuar fatin tėnd?” Pėrgjigjja erdhi aty pėr aty: Akademia Ushtarake “Saint Cyr”!. Prandaj e kam zgjedhur kėtė rrugė. Sidoqoftė, unė kam edhe pasione tė tjera qė e tejkalojnė ushtrinė, si politika a shkėmbimet ndėrkombėtare…

    Ju tėrhoqi kėsisoj Akademia «Saint Cyr», fama e saj…

    Ėshtė e vėrtetė, unė e ėndėrrova dhe kėmbėngula pėr t’u diplomuar nė Shkollėn Speciale Ushtarake “Saint Cyr”. Nė Francė, madje edhe pėrtej saj, ajo njihet si njė nga akademitė mė prestigjioze. “Saint Cyr” ėshtė themeluar nga Napolon Bonaparti nė vitin 1802. Aktualisht njihet si Shkolla e Larte e Oficerėve tė Forcave Tokėsore tė Francės.(Ecole Spéciale Militaire de St Cyr). Prej saj kanė dalė personalitete si Gjenerali De Gaulle dhe Pieter I, i Serbisė (1862-1864). Pėrveē serbėve, qė historikisht kanė patur marrėdhėnie tė mira me Francėn, pak ballkanas kanė patur rastin pėr tė studiuar nė kėtė shkollė…

    Nga «Saint Cyr» nisi pastaj udha e karrierės ushtarake…

    Unė shkoja pėr t’u diplomuar si ushtarak, ndėrkohė qė kisha kryer studimet e tjera universitare. Kėshtu qė me kapėrcimin e konkursit tė Shkollės Speciale “ST CYR”, nisa direkt vitin e fundit tė saj. Nė korrik tė vit 2003, u gradova toger nė kėtė shkollė. Pėr njė vit bėra pėrgatitjen fillimtare ushtarake, njė stazh mbijetese nė xhunglėn e Amerikės sė Jugut, njė stazh “komando” dhe njė stazh parashutisti. Nė vitin 2004 zgjodha specializimin pėr “Kėmbėsori” dhe shkova nė Montpellier, ku pėr njė vit u kualifikova nė kėtė degė. Nė 2005 u bėra pjesė e Regjimentit 152, i quajtur ndryshe streha e “Djajve tė Kuq”. Njė vit mė vonė, pėrmbusha misionin e parė nė TCHAD. Nė 2007 pėrsėri me njė mision tjetėr paqeruajtės, kėtė herė nė Liban. Aty mora gradėn e kapitenit. Nga prilli i vitit 2008 e deri nė fund tė tetorit, isha me detyrėn e shefit tė njė ekipi OMLT nė Afganistan…

    Me se kishte tė bėnte misioni juaj nė Afganistan?

    Nė Afganistan, bashkė me stafin tim, shėrbyem pranė njė reparti tė ushtrisė afgane, tė cilin e shoqėruam nė operacione tė ndryshme. Unė bėra ndėrlidhjen midis mjeteve tė kualicionit (avion, helikopterė, artilieri, tanke etj) dhe ushtrisė vendase. Nė emėrtimin e eprorėve amerikanė cilėsoheshim OMLT “Operational mentoring and liaison team”. Nga 6 muaj me shėrbim aty, kemi kaluar 5 muaj jashtė, nė terren, nė male e shkurre. Mbi 10 herė kemi patur ballafaqime tė drejtpėrdrejta me terroristėt dhe nuk pėsuam asnjė humbje. Sa pėr talebanėt, ka qenė shumė e vėshtirė pėr tė pėrcaktuar humbjet e tyre. Ata shfaqeshin si fantazma dhe ishin tė padukshėm, guerile tė eksperimentuara qė i pėrgatisnin imtėsisht operacionet e tyre.

    Ndonjė mbresė tė veēantė nga shėrbimi nė Afganistan…

    Afganistani ėshtė njė vend malor. Afganėt me tė cilėt bashkėpunuam ishin shumė mikpritės, krenarė dhe luftėtarė me pėrvojė. Ata i japin shumė rėndėsi nderit dhe ndjekin njė lloj kanuni qė quhet “Pashtun wali”. Nė disa pika, shoqėria afgane i ngjan shoqėrisė tradicionale shqiptare tė fillimshekullit 20-tė. Nė kėtė verė trupat e koalicionit patėn mjaft humbje. Talibanėt nga ana e tyre kanė kryer shume aksione mediatike pėr tė treguar qė kėrcėnohet seriozisht pushteti i Kabulit. Gjithsesi, shteti afgan ėshtė i fort, i vendosur dhe nuk ka humbur terren kėtė verė. Pėrkundrazi, ka pėrparuar nė kontrollin e territorit shtetėror. Gjatė shėrbimit nė Afganistan kam patur rastin tė takohem me trupat mjekėsore shqiptare qė shėrbejnė aty. Ato punonin nė aeroportin e Kabulit, pranė njė spitali ēek. Dukeshin ushtarakė serioz e me pėrvojė dhe vlerėsoheshin mjaft pėr punėt e mira qė bėnin, pa dallim nga trupat e tjera tė koalicionit.

    Njė shqiptar, ushtarak francez, si ndjehet Ertgert Shehu brenda kėtij realiteti?

    Unė kam vėnė shpatėn time nė shėrbim tė popullit tė Zhan D’Arkės, po kurrė nuk kam fshehur e mohuar origjinėn time, pėr tė cilėn, e pėrsėris, ndjehem krenar. Shpresoj qė nė tė ardhmen do tė shėrbej pėr Shtetin Francez nė lidhje me Shqipėrinė. Madje temėn e diplomės nė shkenca politike e kam bėrė mbi Shqipėrinė “Qeverisja e Shqipėrisė dhe misteri i mosbindjes civile”(nė frėngjisht). Po kėshtu edhe temėn e masterit “Integracioni i shteteve ballkanike nė Bashkimin Evropian”. Pėrmbledhtaz do tė thosha se ndjehem mirė e njėherazi i obliguar dyfish: Pėr tė nderuar origjinėn si shqiptar dhe dinjitetin e uniformės sė ushtarakut francez…

    A ka njė domethėnie pėrzgjedhja e temės mbi mosbindjen civile nė Shqipėri?

    Pėrsa i pėrket temės “Qeverisja e Shqipėrisė, misteri i mosbindjes civile”, jam bazuar nė fakte historike pėr tė thėnė kėtė gjė: Shqiptarėt nuk i binden lehtė autoritetit shtetėror, se nuk kanė trashėguar njė kulturė tė zhvilluar tė shtetit-komb, pasi para komunizmit, eksperienca e shtetit tė pavarur ka qenė tepėr e shkurtėr pėr tė krijuar kėtė koshiencė politike tė pėrbashkėt, dhe qė mbas rėnies sė komunizmit, shqiptarėt e hodhėn poshtė shtetin e plotfuqishėm qė i kishte marrė frymėn dhe i kishte pushtuar nė ēdo aspekt tė jetės private. Kurse mbas vitit 1992, shteti i ėshtė dukur gjithmonė e mė shumė si njė ”Shtet hajdut” ose “kleptokraci”, qė nuk ja vlente tė kishe besim nė tė dhe shėrbente vetėm pėr interesa tė veēanta. Kulmi i kėsaj situate arriti me kryengritjen e vitit 1997. Pėrfundimisht, si nga qytetarėt e ca mė tepėr nga politikanėt, vazhdon tė mungojė koshienca e sė mirės publike. Vetėm edukimi dhe koha e gjatė mund ta ndėrrojnė kėtė situatė e bashkė me tė dhe realitetin shqiptar. Nė mbrojtje tė kėsaj teme, profesorėt e Institutit tė Shkencave Politike mė dhanė “Ēmimin e temės mė tė mirė tė realizuar nga njė student i huaj”.
    A e ndiqni jetėn politike tė Shqipėrisė dhe ēfarė u tėrheq vėmendjen nė tė?
    Unė jam ushtarak dhe si i tillė mundohem tė jem indiferent pėr jetėn politike. Sa pėr zhvillimet nė vendin tim, pėr realitetet sociale, ēėshtje tė historisė ato tė sigurisė, etj., mundohem tė jem nė kontakt tė vazhdueshėm pėr aq sa kam mundėsi nėpėrmjet mjeteve tė informimit publik. Teksa gėzohem pėr pėrafrimin e Shqipėrisė nė NATO, brengosem pėr pjesėn konfliktuale me tė cilėn shfaqet vendi ynė nė ekranet e perėndimit. Besoj se i kemi tė gjitha forcat, mundėsitė dhe resuset pėr tė kapur ritmin qė kėrkon koha. Tirana mesa duket ka filluar ta korrigjojė shėnjestrėn e saj. Ne qė punojmė e jetojmė jashtė krenohemi kur dėgjojmė njė fjalė tė mirė pėr vendin tonė dhe ndjehemi keq kur tė tjerėt na vėnė nė dukje ndonjė prapsi qė kanė dėgjuar nga Shqipėria…

    Zoti kapiten! Mehmet Shehu, kryeministri mė jetėgjatė i Shqipėrisė komuniste, ka qenė gjyshi juaj. Ēfarė ruani nė kujtesė prej tij?…

    Kam qenė i vogėl, fare i vogėl, kur Mehmet Shehu ndėrroi jetė. Janė fare pak ato qė mė kujtohen prej tij. Sidoqoftė kam ruajtur e do tė ruaj me fanatizėm ndjenjėn qė i pėrkas familjes sė tij. Ajo qė mė ngacmon e nuk ka pėr t’u venitur kurrė ėshtė ndjenja qė i pėrkas kėsaj familje dhe vendosmėria pėr t’ju afruar shembullit tė gjyshit tim. Mehmeti ėshtė pėr mua njė shembull dhe njė “pathfinder”! Besoj se ai ka punuar gjithmonė pėr atė qė ai mendonte tė ishte interesi i kombit shqiptar dhe jo interesat e tija private. Kėtė imazh kam ruajtur unė dhe dua ta ndjek.
    Padyshim, historia do bėjė zbardhjet e veta jashtė konteksteve emotive dhe partiake, por ajo qė mendoj se do tė mbetet ėshtė kontributi i tij si njė luftėtar i madh dhe si njė atdhetar i zjarrtė…

    Ju keni vite qė jeni nė Francė. Gjyshi juaj ka qenė disa herė gjatė periudhės qė ka qenė kryeministėr. A keni kontaktuar me opinione tė vendasve aty pėr tė?

    Kėtu nė Francė emri i Mehmet Shehut dhe i Shqipėrisė nuk janė shumė tė njohur. Sė paku, nė komunitetin ku shėrbej e jetoj unė. Megjithatė kam patur rastin tė takoj ish- senatorė francezė, profesorė tė shkencave politike e veteranė tė cilėt kanė qenė tė njohur tė Mehmet Shehut dhe mė kanė folur me respekt pėr tė.
    Nė pėrgjithėsi opinionet e tyre janė pozitive, pavarėsisht rezervave pėr sistemin politik tė Shqipėrisė nė gjysmėn e dytė tė shekullit XX. Konsiderata tė veēanta kam dėgjuar sidomos pėr figurėn karizmatike tė Mehmet Shehut nė vitet e Luftės sė Dytė Botėrore. Antifashizmi pėr shoqėritė moderne mbetet gjithnjė njė vlerė e dobishme. Protagonistėt e tij respektohen nė tė gjitha kohėt…

    Do tė ishte me interes ndonjė rast konkret…

    Isha duke hedhur provimin e fundit nė Institutin e Shkencave Politike nė Aix-en-Provence. Kur u prezantova pėrpara profesorit pėrgjegjės, ish-senatorit Alain Delcamp, mė pyeti nėse kisha lidhje me Mehmet Shehun. Po, i thashė, unė jam nipi i tij. Kjo ishte befasuese pėr tė. Mbas provimit, mė ftoi pėr kafe dhe mė tha “E kam njohur gjyshin tuaj. Ka qenė burrė i shquar dhe njeri fisnik”. Si ndenji disa ēaste pa fol, filloi tė citojė njė fjalė tė urtė franceze “Gjaku i mirė nuk gėnjen kurrė”. Tė them tė drejtėn u ndjeva mirė dhe aty pėr aty e falėnderova profesorin e nderuar pėr mbresat e tij pėr gjyshin, Mehmet. Isha me fat qė provimi kaloi mirė, se pėrndryshe do ta kisha turpėruar emrin e tij…

    Pagėzuesi, Petro Zheji

    “Me emrin Ertgren mė ka pagėzuar i nderuari Petro Zheji. Kur linda, ishte ndėr tė parėt qė uroi prindėrit e mi dhe aty pėr aty rekomandoi pėr tė mė thirrur Ertgren. E kishte menduar mė parė, madje thoshte se e kishte parė nė ėndėrr qė tė mbaja kėtė emėr. Gjithēka kishte tė bėnte, sipas tij, me fatin tim dhe tė familjes. Ertgren vjen nga gjuha e fenikasve, njė gjuhė e lashtė e njė populli tė lashtė, tashmė e harruar. Ertgren vjen nga Ertergruel qė do tė thotė “shkėmb i artė, i vetmuar dhe i rrahur nga dallgėt”

    Mbijetesa, prova e xhunglės

    Tė jesh ushtarak, do tė thotė tė sfidosh vėshtirėsinė mė tė madhe. Tė qenit shqiptar, i njė race tė fortė, siē ėshtė ajo jona, i bėn ballė ēdo rreziku. U ballafaqova me kėtė sfidė gjatė pėrgatitjes sė mbijetesės nė xhunglėn Amazoni. Plotė 14 ditė aty. Mbijetuam nė xhungėl duke u stėrvitur nga mjeshtrit e Legjionit tė Huaj. U mėsuam si mund tė pėrshtateshim nė atė mjedis tė jashtėzakonshėm. Si mund tė jetonim pa bukė e pa ujė vetėm me ushqimin nga bimėt dhe kafshėt e pyllit. U stėrvitėm nė kushte torturuese me teknika luftimi tė specializuar pėr nė xhungėl. Ky stazh na egėrsoi shumė, po na dha edhe forcė e siguri pėr misionet e vėshtira qė duhet tė kryejmė nė rajone tė tilla
  2. Posted 1/2/2010, 16:45

    Ēfarė tha Marjeta, nusja e djalit tė ish-kryeministrit pėr natėn e vdekjes sė vjehrrit tė saj?

    Duke e pyetur pėr ngjarjen e Mehmetit, Marjeta tha se atė natė ishte nė studion e Bashkimit nė katin e tretė tė shtėpisė dhe se kishte qėndruar atje deri vonė. Mė tej vazhdoi: “Kur zbrita nė katin e dytė, rreth orės 24.00, gjeta nė korridor, para dhomės sė Mehmetit, djalin e madh Ladin me tė shoqen, Bardhėn. Ata ishin tė shqetėsuar. I pyeta se ē’kėrkonin aty dhe mė thanė se Bardha, qė ishte shtatzėnė, ishte pak pa qejf. M’u duk se dera e dhomės sė Mehmetit ishte pak e hapur dhe nė dhomėn e tij kishte dritė. Unė shkova nė dhomėn time qė ishte nė anėn tjetėr tė dhomave tė Fiqretit dhe Mehmetit. Nuk dėgjova asgjė natėn. Nė mėngjes shkova nė shkollė dhe rreth orės 08.30 erdhėn e mė morėn. Mė thanė se djali ishte pak pa qejf. Kur mbėrrita nė shtėpi gjeta kujėn, po qanin. Aty mėsova se Mehmeti kishte vrarė veten.

    Si u bė arrestimi i Fiqretit dhe Skėnderit?

    Nė fillim tė muajit janar tė vitit 1982 u arrestua nė Belsh Fiqret Shehu dhe djali i saj, Skėnder Shehu. Mė ka mbetur nė kujtesė ajo ditė, pasi isha atje sė bashku me G.H. dhe punėtorin operativ qė ishte ngarkuar me ruajtjen e familjarėve tė ish-kryeministrit. Asnjė nga ne nuk kishte dijeni pėr arrestimin e tyre, por kjo nuk do tė thoshte se ishte njė gjė qė s’pritej. Propaganda e madhe qė u bė nė atė kohė kundėr Mehmetit, si gjoja poliagjent, kėtu do tė gjeneronte, pra nė arrestimin e njerėzve tė tij. Kishin ardhur nga Tirana njė grup operativ dhe hetues tė Drejtorisė sė Hetuesisė. Ata arrestuan Fiqretin dhe Skėnderin nė qendėr tė Belshit. I hipėn nė makina veē e veē dhe u nisėn pėr nė Tiranė. Kėtė ngjarje e panė tė gjithė njerėzit qė ishin atje. Megjithatė, ata ndenjėn indiferentė. Askush nuk duartrokiti apo thirri “poshtė armiqtė”. Komentet rreth kėsaj ngjarjeje bėheshin vesh mė vesh. Nė shtėpinė ku banonte Fiqreti dhe fėmijėt qėndruan hetuesit me nė krye R.L. Kur hyra nė shtėpi, pashė se aty hetuesit po kontrollonin gjithandej. Bashkim Shehu dhe e shoqja, Marjeta, ishin shumė tė tronditur dhe tė hutuar. Vajza e tyre 2 vjeē ishte shtrirė nė dysheme dhe po qante me tė madhe. Edhe djali pak mė i madh ishte strukur nė njė cep tė shtėpisė dhe qante. U thashė prindėrve tė tyre tė merreshin me ta dhe t’i linin tė qetė hetuesit. Mė kujtohet se me kėtė rast u vendosėn edhe mjetet e pėrgjimit me porosi nga lart, nė kuzhinėn ku banonin Bashkimi dhe Marjeta, pasi dhoma tjetėr, me ato pak orendi tė Fiqretit, do tė mbyllej. Mė kujtohet se nga inēizimi nuk doli ndonjė gjė e madhe, pasi, ata, burrė e grua, qanin hallin me njėr-tjetrin se si do t’ia bėnin me fėmijėt, apo me tė ardhurat qė nuk u mjaftonin. Pas arrestimit tė Fiqretit dhe Skėnderit, na thėrret nė zyrė Feēorr Shehu, i cili ishte ministėr i Brendshėm dhe nė prezencė tė Kadri Hazbiut na tha se, unė, E.GJ., S.M., dhe P.D., do tė ishim nė grupin e hetimit tė dy tė pandehurve. Hetimet u zhvilluan nė aneksin e Burgut 313, atje ku u zhvilluan edhe hetimet ndaj ushtarakėve dhe kuadrove tė lartė tė ekonomisė.

    Ka qenė grupi hetimor nė shtėpinė e Mehmetit, pas vdekjes sė tij?

    Po. Gjatė kohės qė zhvilloheshin hetimet ndaj Fiqretit dhe Skėnderit, ne, grupi hetimor, shkuam disa herė nė shtėpinė ku kishte banuar Mehmeti, se mos gjenim ndonjė material pėr akuzė ndaj tė pandehurve, apo gjithė familjes sė tij. Qarkulluan atėherė shumė fjalė, sikur vila ku banonte Mehmeti ishte shumė luksoze, pėrrallore, por kėto ishin gėnjeshtra fund e krye. Nė shtėpinė e tij nuk kishte ndonjė gjė tė jashtėzakonshme. Pajisja e shtėpisė ishte bėrė e gjitha me mobilje tė prodhuara nė vend, natyrisht me cilėsi tė mirė, pronė e shtėpisė sė pritjes. Nė shtėpinė e vjetėr banonin fėmijėt, dy djemtė e Mehmetit, Vladimiri dhe Bashkimi, me familjet e tyre. Kishin nga dy dhoma me mobilje tė zakonshme dhe kėto tė shtėpisė sė pritjes. Nė katin e parė tė shtėpisė sė re qė, nė fakt, ishte njė zgjrim i shtėpisė sė mėparshme, ishte njė dhomė me kolltuqe tė kombinatit “Misto Mame”, ku ndodhej vetėm njė televizor me ngjyra pėr tė gjithė familjen. Karshi kėsaj ishte dhoma e ngrėnies dhe ngjitur me kėtė dhomė tė thjeshtė ishte njė kuzhinė e pajisur me sobė e frigorifer dhe orendi tė tjera tė zakonshme. Nė korridor ishin banjat dhe mė tej njė derė jo e madhe qė tė nxirrte prapa shtėpisė. Po aty fillonte edhe njė tunel i nėndheshėm qė dilte nė garazhin e makinave tė Mehmetit. Ky tunel nuk ishte mė i gjatė se 150 metra. Nė tė majtė tė hyrjes sė vilės sė re ishte studioja ose salla e pritjes ku Kryeministri zhvillonte edhe ndonjė mbledhje me vartėsit. Kjo ishte njė dhomė e madhe me oxhak, me njė tavolinė nė mes dhe disa kolltuqe tė kombinatit “Misto Mame” anash. Nė katin e dytė tė vilės flinte Mehmeti dhe ngjitur me tė Fiqreti. Lart nė katin e tretė, apo papafingo, ishte studio e Bashkimit, e pajisur me mjaft libra dhe orendi tė mira. Kur hymė nė dhomat e fėmijėve tė Mehmetit nė vilėn e vjetėr, pamė pėr tokė lapsa me ngjyra tė fėmijėve, kukulla dhe sende tė tjera. Dukej se ata kishin ikur shpejt e shpejt, madje me urgjencė nga shtėpia.

    Bėtė kontroll nė dhomėn e ish-kryeministrit?

    Patjetėr qė po. Nė dhomėn ku flinte Mehmeti ishte njė krevat dopio dhe nė kokėn e krevatit ishte vendosur njė radio e pėrmasave tė vogla. Ajo ishte njė radio marrėse dhe me sa mė kujtohet ishte e njė marke tė njohur. Nė fund tė dhomės ishte njė biēikletė e montuar, ku bėnte stėrvitje Mehmeti. Nė krahun e djathtė nė fund tė dhomės ishte tualeti, ndėrsa nė tė majtė garderoba e Mehmetit. Pastaj vinte dera qė tė ēonte nė studion e tij, e pajisur me shumė orendi dhe mjaft libra. Lart nė papafingo ishte vendosur antena e radios, qė ishte e lidhur me njė kabėll qė pėrfundonte tek ajo, pėr tė pėrforcuar valėt. Pėr kėtė antenė u bė zhurmė e madhe nga Hekuran Isai dhe Enver Hoxha sikur dhe u interpretua se kjo antenė ishte e montuar pėr njė radio marrėse e dhėnėse, me tė cilėn Mehmeti gjoja lidhej me agjenturat e huaja. Kėtė antenė e fotografuam edhe ne hetuesit. Mbaj mend se kėsaj radioje iu bė analiza edhe nė laborator dhe doli se ajo ishte vetėm marrėse dhe jo dhėnėse. Ekzistenca e kėsaj radioje i shėrbeu Enver Hoxhės pėr tė mashtruar opinionin publik.

    Cili ėshtė mendimi juaj pėr vdekjen e Mehmetit?

    Unė nuk kam qenė me grupin e ekspertėve pėr tė verifikuar ngjarjen nė ishte vrasje apo vetėvrasje, por kisha parė fotografitė e bėra nga ky grup ekspertėsh. Sipas fotografive, Mehmeti ishte nė krevat i shtrirė. I veshur me njė kėmishė tė bardhė dhe me syze, me dorėn e djathtė tė shtrirė mbi krevat. Pak larg dorės sė tij tė djathtė ishte njė pistoletė e tipit “Makarov”. Sipas ekspertėve ajo ishte dhe arma me tė cilėn ishte bėrė goditja vdekjeprurėse. Mehmeti kishte njė njollė tė zezė nė anėn e djathtė tė gjoksit, nė zemėr. Isha kurioz tė shihja krevatin ku ishte gjetur i vdekur Mehmeti. Kur vajta nė dhomėn e tij nė pėrbėrje tė grupit hetimor, me shumė kujdes, pasi mbikqyreshim nga punonjėsi i Komitetit Qendror qė na shoqėronte dhe mbante ēelėsat e shtėpisė sė Mehmetit, pashė nėse kishte shenjė plumbi nė dysheme, poshtė krevatit tė Mehmetit. Pashė gjithashtu edhe dyshekun, por as atje nuk konstatova gjurmė plumbi. Nuk pashė as gjak nė dyshek apo nė dysheme. Kjo mė bėri tė dyshoj rreth vetėvrasjes, duke iu referuar vendit ku ishte fiksuar i shtrirė nė fotografi. Mbi njė karrige nė fund tė krevatit tė Mehmetit ishte njė kėmishė dhe pizhamat e tij. Po ashtu, atje, nė fund tė krevatit, ishte dhe njė gotė, e cila dukej se kishte qenė me ēaj. A bėri vetėvrasje Mehmeti apo e vranė? A e vranė nė studio dhe e sollėn ashtu tė vdekur nė dhomėn e gjumit? A e helmuan mė parė dhe pastaj shtinė mbi tė nė zemėr pėr tė vėrtetuar vetėvrasjen? Duke u nisur nga disa fakte kam pasur gjithmonė dyshim pėr vetėvrasjen e tij. Pėrse nuk kishte gjak mbi kufomėn dhe nė vendin e vrasjes, krevat, dysheme. Kisha asistuar nė vendngjarje nė dy vetėvrasje dhe kam parė se aty vendi ka qenė i mbytur nė gjak. Edhe Ali Ēeno, kur u takova me tė nė burg mė tha se kur kishte hyrė nė dhomėn e Mehmetit, ditėn e vrasjes, nuk kishte parė gjak nė gjoks, por njė njollė tė zezė. Tė ēudit fakti se pse nuk u bė autopsia e kufomės. Pėrse ish-ministri i Shėndetėsisė, Llambi Ziēishti, qė bėnte pjesė nė grupin e ekspertėve, tha se nuk ėshtė vetėvrasje dhe, megjithėse e tėrhoqi mė vonė kėtė shprehje nga presioni nuk i shpėtoi vdekjes. Nuk mund ta linte tė gjallė Enveri njė dėshmitar tė tillė.

    A ėshtė pyetur personeli pėr vdekjen e Mehmet Shehut?

    Sigurisht qė po. Njė ditė sė bashku me E.Z. qė bėnte pjesė nė grupin operativ pėr tė grumbulluar materiale pėr Mehmetin dhe familjen e tij, u ngarkuam nga drejtuesit e Ministrisė sė Brendshme qė tė pyesim edhe personelin qė shėrbente nė shtėpinė e Mehmetit. Personeli qė kishte shėrbyer atje ishte mjaft i shqetėsuar dhe i frikėsuar, ndaj dhe u krijuam ambient qė tė shpreheshin lirshėm. I pari u pyet kuzhinieri. Ai na tha: “Atė natė qė erdhi Mehmeti nga mbledhja e Byrosė, kisha gatuar qofte me lėng dhe diēka tjetėr, por Mehmeti nuk deshi tė hajė dhe pjata e gjellės nuk ishte prekur”. Shumica e personelit nuk kishte se ēfarė tė thoshte. Sidomos gratė e personelit folėn pėr disa sjellje jo tė mira tė Fiqretit. Tė gjithė ata na thanė se pas prishjes sė fejesės, nė shtėpinė e Mehmetit kishte rėnė dėshpėrimi. Mehmeti ishte sėmurė. Nuk dilte mė pėr gjah. Qė nga shtatori ai kishte shkuar vetėm dy herė pėr gjueti, kur dihej se mė parė Mehmeti shkonte ēdo javė. Gjithashtu, punonjėsit e personelit deklaruan se Fiqreti dhe Mehmeti ishin shumė tė shqetėsuar sidomos pas mbledhjes qė ishte bėrė nė shkollėn e partisė, ku ishte dėnuar Fiqreti pėr fejesėn e djalit. Atje ishte kėrkuar edhe shkarkimi i saj nga posti i drejtorit tė kėsaj shkolle. Po punonjės tė personelit mė thanė se tė dy burrė e grua, Mehmeti e Fiqreti, shkonin lart nė katin e dytė tė shtėpisė dhe aty diē bisedonin. Atje nuk shkonte njeri t’i bezdiste, qofshin kėta edhe fėmijėt e tyre. Sipas punonjėsve, Mehmeti ēdo mbrėmje shkonte e kontrollonte nėse ishin dy dyert e jashtme, sidomos dera prapa shtėpisė, e pastaj hynte nė dhomėn e tij tė gjumit. Pjesėtarėt e personelit tė shėrbimit na thanė se nė shtėpinė e Mehmetit vinin njerėz tė ndryshėm sė bashku me Bashkimin dhe Marjetėn, qė rrinin deri natėn vonė, kjo ndodhte kur nuk ishte Mehmeti nė shtėpi.

    Po nė Ministrinė e Brendshme ē“bėhej?

    Nė janar tė vitit 1982, kishin ndodhur ndryshime nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme. Feēorr Shehu u shkarkua si ministėr me pretekstin pse nuk kishte njoftuar partinė pėr fejesėn e djalit tė Mehmetit. Ai u caktua zėvendėsministėr dhe do tė mbulonte kufirin dhe prapavijėn e ministrisė. Ministėr u emėrua Hekuran Isai. Kėtu filloi goditja e kuadrove tė shėndosha. Kjo ishte katastrofa mė e madhe nė kėtė dikaster. Nė shkurt tė vitit 1982 u arrestua ish-ministri i Brendshėm, Feēorr Shehu. Kėtu nisi dhe lufta kundėr simpatizantėve tė tij. U shkarkua nga detyra Drejtori i Drejtorisė sė Hetuesisė, Elham Gjika, nėn akuzėn se kishte bėrė shkelje tė rėnda. Nuk ishte arrestuar Kadri Hazbiu ende, kjo dukej si politikė e hollė e Enver Hoxhės, pėr tė treguar se nuk kishte gjė me tė, pėr t“ia ngrėnė mė vonė kokėn edhe atij siē ia hėngri Mehmetit. U shkarkua nga detyra drejtori i Sigurimit, Kadri Gojashi, qė fillimisht u emėrua kryetar i Degės sė Punėve tė Brendshme nė Gramsh, pėr t“u ēmobilizuar mė pas. U nxorr nė lirim kryetari i Degės sė pestė Dhimitėr Bonata e tė tjerė. Nisėn intrigat edhe ndaj meje, dhe po atė vit u arrestova sė bashku me Elham Gjikėn dhe Lirim Pėllumbin.

    Kristofor Martiro, ish-oficer i lartė i Sigurimit tė Shtetit, U arrestova nė 13 prill tė vitit 1982, pasi ishte arrestuar Feēorr Shehu. U akuzova fillimisht pėr tradhti ndaj atdheut
  3. Posted 1/2/2010, 15:20
    Si i morėt nė pyetje familjarėt e Mehmet Shehut?

    Sipas planit tė hartuar dhe me miratimin nga ministri i Brendshėm dhe udhėheqja e KQ tė PPSH, unė, nė prani tė punėtorit operativ, qė merrej me sigurimin e familjes Shehu, do tė thėrrisja njė e nga njė tė gjithė pjesėtarėt e kėsaj familjeje. Ky veprim u bė nga fundi i muajit dhjetor. Nė njė nga zyrat e kėshillit thirra Fiqretin, nė prezencė siē thashė tė punėtorit operativ, i cili nuk dinte gjė rreth qėllimit pse merreshin nė pyetje familjarėt. E pyeta gruan e ish-kryeministrit pėr fejesėn e djalit tė saj, Skėnderit. Ajo mė tha se pėr njohjen e djalit me Silva Turdiun, e kishin mėsuar nė korrik tė vitit 1981, kur ishin nė plazh, nė Durrės. Sipas saj, Skėnderi e kishte njoftuar tė atin se njihte njė vajzė e do tė fejohej me tė. Mehmeti, sipas saj, e kishte pyetur se kush ishte ajo vajzė, e bija e kujt. I biri ishte pėrgjigjur pyetjeve tė tė atit dhe i kishte thėnė madje se kishte dajė tė arratisur. Mehmeti i kishte thėnė se duhet tė pyesnin. Fiqreti tregoi se i biri ia kishte thėnė mė parė edhe asaj dhe e kishte porositur se pėr kėtė problem duhet tė bisedonte me tė atin. Ajo i kishte sqaruar tė birit se vajza kishte dajė Arshi Pipėn, tė arratisur, ndaj ai duhet tė bisedonte me Mehmetin. Mehmeti, po sipas deponimit tė Fiqretit, kishte thirrur Feēorr Shehun, ministrin e Brendshėm, pėr kėtė ēėshtje. Feēorri ishte pėrgjigjur se duhej pyetur. Mė vonė ministri i Brendshėm i kishte sjellė tė dhėna Mehmetit pėr familjen Turdiu. Ajo nė vijim tha se Silva, si vajzė ishte shumė e mirė, ishte studente nė Universitetin e Tiranės dhe njėkohėsisht sportiste, volejbolliste nė Klubin Sportiv “Dinamo”. Sipas saj, i ati i saj ishte njeri i nderuar, pedagog nė Universitet dhe se ishte nderuar me ēmimin e “Republikės”, pėr kontributin si mėsimdhėnės. Dy xhaxhallarėt e Silvės, ishin larguar me kohė nga vendi ynė, por nuk kishin aktivitet kundėr Shqipėrisė. Fiqreti nuk harron tė shpjegojė: “kur Mehmeti i tha Feēorrit se si tė bėnte, ta jepte pėlqimin apo jo pėr fejesėn, ky i fundit iu pėrgjigj se duhet tė pyeste partinė. Pas kėsaj, Mehmeti u nxitua dhe e dha pėlqimin e fejesės, qė u bė nė fillim tė shtatorit tė vitit 1981, nė shtėpinė e re. Erdhėn pėr vizitė dhe Enveri, Nexhmija dhe fėmijėt e tyre. Ishte prezent edhe Neli (Skėnderi) dhe Silva. Duallėm sė bashku edhe nė fotografi. Pas tre-katėr ditėsh e thirri Enveri Mehmetin dhe i tha se ishte bėrė gabim kjo fejesė, se ishte zbutur lufta e klasave, ishte shkelur vija e partisė dhe prandaj duhet tė prishej. Skėnderi dhe Silva ishin nė Greqi. Silva kishte shkuar me skuadrėn e volejbollit, pėr njė ndeshje, kurse Skėnderi do tė shkonte prej andej nė Suedi, ku studionte. U thirrėn tė dy tė ktheheshin nė Shqipėri. Mehmeti i shqetėsuar i tha Skėnderit se kishim bėrė gabim pėr fejesėn, prandaj duhej tė prishej dhe u prish. Mehmeti kishte shumė debulesė pėr Skėnderin. Ai ishte shumė i shqetėsuar pėr tė, pasi kishte frikė se mos pėsonte ndonjė gjė, se ishte dhe i sėmurė. Prishja e fejesės e tronditi djalin, aq sa ai nuk donte tė kthehej nė Suedi pėr studime. Atė e thirri madje dhe Enveri, i cili e kishte kėshilluar, i kishte thėnė fjalė tė ngrohta qė tė mos shqetėsohej. Kėshtu u veprua, u bė gabim dhe e nxituar nga ne ajo fejesė”.

    Ēfarė tjetėr iu tha Fiqreti kur e thirrėt pėr ta pyetur?

    Pasi sqaruam ato qė kėrkoja, Fiqreti mė tha se nė shtepinė qė kishin pasur nė bllok, nė Tiranė, kishin lėnė nga ikja e nxituar disa orendi dhe plaēka tė tyre. Edhe veshmbathje. M“u lut qė t“ia sillja kėto sende, pasi ishin personale. Nė tė vėrtetė, kėto sende ishin nė njė sėnduk, por Hekuran Isai, ish-ministėr i Brendshėm nė atė kohė, nuk pranoi qė t“u jepeshin. Mė pas, ajo m“u ankua pėr ngushtėsinė e hapsirės sė banimit dhe mė kėrkoi ndihmė qė tė sistemohej nė njė apartament dy dhoma e njė kuzhinė. Nė fakt ishte planifikuar qė me tė mbaruar ndėrtimi i njė apartamenti tė ri nė qendėr tė Belshit, familja Shehu do tė sistemohej aty dhe kjo banesė do tė pajisej me mjetet e pėrgjimit. I thashė Fiqretit se kjo gjė do tė ndodhte shumė shpejt pas pėrfundimit tė atij pallati. Ata nuk hynė nė katė hyrje, edhe pse ishte planifikuar nga pushteti lokal, pasi u arrestua Fiqreti dhe Skėnderi.

    Po Skėnderi, djali i Mehmetit, ēfarė ju deponoi rreth fejesės sė tij me vajzėn e Turdive?

    Pėr fejesėn, ai mė tha se, sė pari, atij i kishte pėlqyer Silva, ndėrsa shkonte tė shihte me shokė ndeshjet e volejbollit nė pallatin e sportit. Konkretisht u shpreh: “Dhe fėmijėt e Hysniut dhe vajza e Enverit ma lavdėruan Silvėn. Njė ditė e kapa vetė dhe bisedova me tė me qėllim pėr t“u fejuar. Ajo nuk deshi fillimisht dhe mė tha se kishte njerėz tė arratisur, ndėrsa unė isha djali i Kryeministrit. Unė iu vardisa, insistova. Problemin e njerėzve tė saj ma kishin thėnė edhe tė tjerė, por unė ngula kėmbė. E kam ndaluar Silvėn disa herė nė rrugė. Ajo nė fillim ka refuzuar, por mė pas duke parė dhe kėmbėnguljen time, pranoi. Nė muajin korrik apo gusht, kur ishim nė plazhin e Durrėsit, unė i thashė Fiqretit pėr kėtė vajzė, dhe ajo mė tregoi se e njihte nėnėn e saj, pasi kishin qenė sė bashku nė shkollė. Megjithatė, ajo mė drejtoi tė bisedoja pėr kėtė punė me tim at, Mehmetin. I thashė babait pėr kėtė vajzė dhe se kisha qėllime tė fejohesha me tė. I tregova gjithashtu se kishte njerėz tė arratisur nga tė afėrmit e familjes sė saj. Mehmeti u gėzua shumė qė unė vendosa tė fejohesha, por mė tha se do tė pyeste Feēorrin pėr familjen e saj dhe e pyeti. Feēorri i tha se si familje ishte e mirė, dhe vajza po kėshtu, por kishin njerėz tė arratisur. Babai i kėrkoi mendim se si tė bėnte, ndėrsa ky i tha tė pyeste partinė. Pas tre-katėr ditėve, Mehmeti mė thirri dhe mė dha aprovimin pėr t“u fejuar me Silvėn. U la qė shpalljen e fejesės do ta bėnim mė 1 shtator, kur do tė hynim nė shtėpinė e re, qė ishte zgjerim i sė vjetrės. U bė fejesa. Erdhėn pėr tė uruar Enveri dhe Nexhmija. Kėta e dinin se kush ishte familja e Silvės, pėrpara se tė vinin nė shtėpinė tonė e tė na uronin pėr fejesėn. Ata e dinin se daja i saj ishte arratisur. Nexhmija e njihte nėnėn e Silvės, sepse kishin qenė sė bashku nė shkollėn femėrore, po atėherė nuk thanė gjė. Mė vonė thanė se familja e Silvės ishte e deklasuar e tė tjera si kėto”.

    Po pėr prishjen e fejesės…

    Skėnderi nuk mund tė mos pyetej edhe pėr prishjen e fejesės. Ai ishte djalė i mirė dhe nuk gėnjente. Nuk mundohej tė fshihej. Mė pas ai vijoi: “Tri-katėr ditė pas fejesės, skuadra e Dinamos do tė nisej pėr njė ndeshje nė Greqi. Shkova edhe unė atje sė bashku me Gani Kodrėn, shoqėruesin, me tė cilin nga shteti fqinj do tė shkonim nė Suedi. Nė Greqi qėndruam njė apo dy ditė. Aty mė erdhi lajmi nga familja se duhet tė kthehesha menjėherė nė Tiranė me gjithė Silvėn. Ndjeva se diēka jo e mirė kishte ndodhur. Kur mbėrritėm, Silva shkoi nė shtėpinė e saj dhe unė nė timen. Mė priti mamaja. Ajo ishte shumė e mėrzitur. Kur e pyeta se ē“kishte ndodhur, ajo mė tha se duhet tė bisedoja me tim at. E takova Mehmetin. Ai i mėrzitur dhe me keqardhje mė tha se kishim bėrė gabim me fejesėn, se ajo duhet tė prishej. Mė tha, gjithashtu, se e kishte thirrur edhe Enver Hoxha, i cili i kishte thėnė se ishte bėrė njė fejesė me njerėz tė deklasuar, se ishte zbutur lufta e klasave dhe prekej vija e partisė e tė tjera. I thashė se e kisha pyetur dhe ai mė kishte dhėnė pėlqimin. Po, mė tha, por ishte nxituar. U mėrzita shumė i thashė se nuk kthehem nė Suedi. Babai mė mbante afėr. Ai kishte frikė se mos mė ndodhte gjė, pasi kishte debulesė pėr mua, duke ditur se isha dhe i sėmurė. Mė vonė mė thirri dhe Enver Hoxha. Mė priti mirė. Mė kėshilloi, duke mė thėnė se u bė njė gabim, qė ishte korrigjuar dhe se duhet tė kthehesha nė Suedi pėr studime. Me tha fjalė tė mira dhe tė ngrohta”.

    Si e shpjegoi Skėnderi prishjen e fejesės?

    Ai mė tha se kėtė e kishte biseduar me Mehmetin dhe kishin vendosur qė Silva tė shkonte nė shtėpinė e Ali Ēenos, ish-shoqėrues i Kryeministrit, dhe aty ky do t“ia thoshte prishjen e fejesės. Nė vazhdim Skėnderi shprehet: “Kėshtu u bė. Shkuam nė shtėpinė e Ali Ēenos dhe atje i thashė se do tė prishej fejesa. I thashė edhe shkaqet. Ajo qau dhe mė tha se ishte treguar e sinqertė me mua, pra m“i kishte thėnė tė gjitha rreth familjes sė saj e nuk mė kishte fshehur asgjė. I thashė gjithashtu se kjo nuk varej nga unė e nuk ishte dėshira ime qė tė ndaheshim, por se kėshtu thoshte dhe kėrkonte i madhi i partisė. Kėshtu u ndamė, por kisha njė brengė tė madhe nė zemėr. U nisa nė Suedi bashkė me Gani Kodrėn. Kur mbėrrita atje ēdo ditė mė merrte nė telefon Mehmeti dhe Fiqreti. Babai kishte merak pėr shėndetin tim dhe pėr kėtė porosiste shpesh edhe Ganiun. Babai mė ka dėrguar edhe letra, ku mė kėshillonte dhe mė thoshte vazhdimisht se bėmė gabim me atė fejesė. Mbas prishjes sė fejesės nuk ishte mė Mehmeti i parė. Ra shumė moralisht”.

    Ēfarė ndodhi mė pas?
    Pas Skėnderit, pyeta Marjetėn, gruan e Bashkim Shehut. Ajo ishte vajza e njė shoferi nė Durrės, qė quhej Lefter, me origjinė nga Bregu. Marjeta ishte mjaft e zgjuar, vazhdonte studimet pėr gjuhė tė huaj nė Universitetin e Tiranės. Njihej nė Tiranė si njė grua e modės e vishej nė njė mėnyrė qė i bėnte sfidė kohės. I kėrkova sqarime rreth fejesės sė Skėnderit me Silvėn dhe ajo m“u pėrgjigj: “Unė dhe im shoq, Bashkimi, mėsuam rreth saj vetėm pak ditė pėrpara se tė shpallej kjo fejesė. Ne nuk pėrfilleshim shumė nė shtėpi, pasi na quanin tė rinj dhe tė papjekur”. Mė pas, ajo foli dhe pėr ceremoninė kur kishin shkuar krushqit me tortė tė madhe, pėr gjendjen e zymtė qė u krijua nė shtėpi pas prishjes sė fejesės. “Mbas kėsaj Mehmeti ra shumė moralisht, pothuajse u tjetėrsua. Ai u sėmur parė kongresit nga zemra dhe nuk bėnte mė stėrvitje me biēikletė. Fliste pak dhe bėnte biseda vetėm me Fiqretin dhe djalin e madh, Vladimirin. Gjendja nė shtėpi dita- ditės bėhej mė e rėndė. E kisha tė qartė qė kjo gjendje do tė shpėrthente”, vijoi Marjeta. Tri ditė pėrpara se tė vinte Viti i Ri 1982, isha nė Belsh, sė bashku me Gėzim Hilėn dhe interesoheshim pėr pėrfundimin e ndėrtesės ku do tė vendoseshin familjarėt e Mehmetit. Nė kėtė kohė erdhi nga Dega e 8-tė e Ministrisė sė Brendshme, N.Z., qė merrej me internim-dėbimet nė kėtė sektor. Ai na tha se familja e Mehmetit, me vendim nga lartė, do tė internohej kėtu nė Belsh. Deri nė atė kohė nuk ishte marrė ndonjė masė e tillė. I ardhuri nga Tirana pėr kėtė problem thirri Fiqretin dhe fėmijėt e saj dhe nė prezencė tė kryetarit tė Kėshillit tė Belshit, u komunikoi atyre vendimin e internimit. Ai u caktoi edhe zonėn e kufizuar ku mund tė lėviznin. Internimi i tyre ishte parathėnia e arrestimit tė mėvonshėm tė Fiqretit dhe Skėnderit. Ata nuk vinte askush t“i vizitonte nė Belsh, me pėrjashtim tė babait tė Marjetės, i cili kishte ardhur dy a tri herė me motoēikletė dhe madje qėndronte shumė pak atje. Edhe i shoqi i Marjetės, Bashkimi, djali i Mehmetit, u pyet. Ai dukej njeri i parrahur me jetėn. Kishte bėrė njė jetė liberale, pa kokėēarje. Ishte njeri i padjallėzuar. Ai nė sqarimet e tij rreth fejesės sė tė vėllait dhe prishjes sė saj tha: “Pas prishjes sė fejesės, babai ishte krejt i rėnė. Nuk ishte as hija e Mehmetit tė mėparshėm. Ai nuk mė linte tė dilja mė jashtė natėn nga shtėpia, sidomos kur Kadriu i kishte thėnė se unė e ime shoqe frekuentonim klubet e natės. Babai kishte njė si frikė dhe nė darkė kontrollonte dyert e shtėpisė nėse ishin tė mbyllura. Babai nuk ishte dakord pėr shumė masa qė ishin marrė pas vitit 1966 dhe sidomos pėr goditjen e grupit tė ushtarakėve dhe atyre tė ekonomisė. Kėtė unė e kisha dėgjuar nė darkė, kur hanim bukė, e kur shkėmbente ndonjė bisedė me mamanė dhe vėllanė, Vladimirin. Ideali i babait ka qenė qė ta bėnte Shqipėrinė si vendet Nordike, sidomos si Suedia. Mehmeti nervozohej shumė kur bėhej ndonjė miting apo manifestim. Ai nuk i duronte dot brohoritjet dhe ishte kundėr adhurimit tė tė madhit”. Bashkimi sqaroi dhe marrėdhėniet e tij me Ismail Kadarenė, duke thėnė se kishte miqėsi me tė dhe se kjo miqėsi ishte forcuar pas vitit 1973. Ata venin edhe nė shtėpitė e njėri-tjetrit. Ismaili kishte ndikuar shumė te Bashkimi, sidomos pėr pikėpamjet e tij mbi artin. Tė dy preferonin shkrimtarėt si Kamy, Sartrin e tė tjerė”. Kėshtu u mbyll viti 1981, plot telashe dhe shqetėsime. E shikoja me shumė keqardhje kėtė familje, viktimė tjetėr tė Hoxhės...
  4. Posted 1/2/2010, 15:00

    Si e hetuam fejesėn e djalit tė Mehmet Shehut me Silva Turdiun

    Kristofor Martiro, ish-oficer madhor i Sigurimit tė Shtetit, rrėfeu pėr gazetėn “Panorama” hetimet e Beqir Ballukut dhe Kiēo Ngjelės e Vasil Katit. Mė pas, ai shpjegon se, pas pėrfundimit tė hetimit tė “grupit tė ushtarakėve dhe atij tė ekonomisė” ngrihet nė pėrgjegjėsi, duke u caktuar nė krye tė Degės sė Veēantė tė Drejtorisė sė Sigurimit tė Shtetit. Gati dy vjet pas emėrimit tė Martiros nė kėtė detyrė, ndodh njė ngjarje e pazakontė, vdes Kryeministri Mehmet Shehu.

    Martiro shpjegon nė intervistėn e tij se si erdhi vdekja e Mehmetit. Pėrse u shfrytėzua fejesa e djalit tė tij me vajzėn e Turdive, pėr ta “shtrėnguar” Kryeministrin nė njė mbledhje Byroje tė tejzgjatur. Ēfarė ndodhi me familjarėt e Shehut dhe si u bė transferimi i tyre nga blloku nė vilėn 3. Kush ishin porositė e udhėheqjes sė lartė pėr survejimin e familjes sė Mehmetit dhe ruajtjen e saj nga zbulimet e huaja. Si erdhi urdhri pėr transferimin e Fiqretit, djemve dhe nuses sė saj nė Belsh tė Elbasanit. Ēfarė thanė njerėzit pėr marrėdhėniet Enver-Mehmet dhe dyshimet pėr njė vrasje. Si mundohej sigurimi tė qėmtonte ndonjė fakt qė implikonte Mehmetin nė veprimtari agjenturore, nė mbėshtetje tė alibisė dhe shpifjeve tė Enverit. Kėto dhe tė tjera pyetje marrin pėrgjigje nė intervistėn interesante tė Kristofor Martiros
    .

    Cili ėshtė mendimi juaj rreth ngjarjeve tė vitit 1981 qė lidheshin me Mehmet Shehun?

    Dua tė them sė pari se kam disa kujtime “tė ēuditshme” nga kėto ngjarje. Mė datėn 17 dhjetor tė atij viti, pas pune, nė mbrėmje bėra njė shėtitje nė bulevardin “Dėshmorėt e Kombit” sė bashku me djalin tim, Melsin, qė kishte ardhur nga Vlora, ku punonte si punėtor operativ nė Shkollėn e Aviacionit atje. Ora ishte rreth 18.30 dhe pėrpara hyrjes sė ndėrtesės sė KQ tė PPSH kishte shumė makina, tė cilat i njihja qė ishin tė udhėheqėsve tė lartė tė partisė e shtetit dhe tė shoqėruesve tė tyre. Mė bėri pėrshtypje se dritė nė kėtė moment kishte vetėm nė zyrėn e Enver Hoxhės dhe nė sallėn pėrbri saj, ku bėheshin mbledhjet. Tjetėr situatė kishte nė ndėrtesėn pėrballė asaj tė Komitetit Qendror, Kryeministrisė. Atje nuk kishte asnjė dritė ndezur nė asnjė zyrė dhe gjithēka mė dukej e vdekur. M“u krijua njė ndjesi e frikshme. I thashė tim biri se ndjeja se po pėrgatitej njė kob i zi, ndaj vendosėm qė tė largoheshim qė atje. Prandaj dhe u nisėm drejt shtėpisė.

    Pse e kishit kėtė ndjesi?

    Parandjenja dhe ankthi lidheshin me tė gjitha ato qė kisha parė dhe dėgjuar rreth fejesės sė djalit tė Mehmetit, Skėnderit, me Silva Turdiun. Po ashtu nė kėtė kohė kisha vėnė re edhe njė ftohje tė marrėdhėnieve tė Enverit me Kryeministrin Shehu. Kishte mjaft thashetheme dhe komente ndaj kėsaj ngjarjeje qė u bė mė pas shumė e bujshme. Si kryetar i Degės sė Veēantė nė Drejtorinė e Sigurimit tė Shtetit kisha rėnė nė kontakt edhe me tė dhėnat agjenturore rreth kėsaj ēėshtjeje. Isha i bindur se marrėdhėniet Enver-Mehmet nuk ishin aspak tė mira. Mendoja gjithashtu se Enveri nuk do tė ishte nė gjendje “tė hante” edhe Mehmetin, ashtu siē bėri me tė tjerėt tė ashtuquajturit “armiq nė frontin ideologjik, ushtarak, ekonomik”, pasi Mehmeti kishte reputacion tė madh nė popull, kuadrot e luftės dhe tė punės. Megjithatė, koha vėrtetoi se isha gabuar. Pėrbindėshi Enver Hoxha i hėngri tė gjithė me tradhti.

    Si e gjykoni situatėn e krijuar nė kėtė periudhė?

    Pas prishjes sė fejesės sė Skėnderit, djalit tė Mehmetit me vajzėn e Turdive, filluan pėshpėritjet vesh mė vesh nė rrethe shumė tė ngushta dhe hamendjet nuk kishin tė sosur, aq sa u kthyen nė dyshime. Thuhej nė atė kohė se Enver Hoxha e kishte prishur kėtė fejesė, pasi vjaza, e fejuara e djalit tė Kryeministrit, kishte dajllarė tė arratisur. Madje, arrihej deri aty sa tė dėshmohej se Enveri e kishte thirrur djalin e Mehmetit dhe se i kishte thėnė se duhet ta linte tė fejuarėn. Disa thoshin se Enveri e kishte kritikuar ashpėr Mehmetin, duke e thirrur qė tė kthehej direkt nga Korēa dhe tė tjera si kėto. Filloi fushata pėr tė pėrgatitur opinionin nė popull dhe nė parti kundėr Mehmet Shehut. Nė Kongresin PPSH, u pa qartė se marrėdhėniet mes Enverit dhe Mehmetit nuk ishin tė mira. Qėndrimi i Hoxhės e vėrtetonte kėtė, ndėrsa edhe pse fare pranė njėri-tjetrit, ai nuk shkėmbeu asnjė bisedė me Mehmetin, siē kishte ndodhur shpesh nė kongreset e tjera tė partisė. Nė mitingun qė u organizua nė sheshin “Skėnderbej”, pėrpara pallatit tė kulturės, pas mbylljes sė kongresit, kur doli udhėheqja Mehmeti nuk ishte mė pas Enverit. Pas rreshtimit tė udhėheqjes sė lartė dukej se Mehmeti ishte mėnjanuar. Thoshin se madje pak pėrpara se tė niste mitingu, Mehmeti e kishte pyetur Enverin se ku e kishte vendin ai. Pra, ishte fjala pėr vendin qė zinte shpesh nė tribunė, tė cilin tashmė e kishte zėnė dikush tjetėr. Njė tjetėr fakt pėr spostimin e Shehut nga Hoxha ishte edhe ai se fjalėn pėrpara publikut me rastin e mbylljes sė kongresit e mbajti Kadri Hazbiu. Kjo natyrisht qė bėri pėrshtypje dhe la shteg pėr interpretime tė ndryshme. Mendoj se kėtė e bėri Enveri pėr tė krijuar pėrshtypjen nė opinionin publik se Hazbiu ishte njeri i tij dhe jo i Mehmetit. Taktika e njohur e Enverit linte pėrshtypjen se po e pėrgatiste kėtė njeri ta ngrinte lart, deri nė majat e shtetit tė asaj kohe, pra ta emėronte kryeministėr nė vend tė Mehmetit. Dolėn edhe fjalė rreth kėtij problemi nė atė kohė. Qėllimi ishte i qartė. Enveri me kėtė donte tė krijonte pėrshtypjen e rreme nė kuadrot e popullit, pėr tė realizuar mė pas planin strategjik tė eliminimit tė tyre. Kjo ishte e njėjtė me atė qė kishte ndodhur mė parė. Dihet se pas goditjes sė Beqir Ballukut, u ngritėn nė pėrgjegjėsi Petrit Dume dhe Hito Ēako, dhe pak mė vonė i arrestoi dhe pushkatoi ata sė bashku me ish-eprorin. Nė kongres, Mehmeti u zgjodh pėrsėri anėtar i Byrosė Politike. Madje, di qė nė atė kohė ai ka kėrkuar tė bėjė autokritikė nė kongres, lidhur me fejesėn e djalit tė tij, Skėnderit me Silva Turdiun, por Enveri nuk e kishte lejuar ta bėnte njė gjė tė tillė, pasi ky problem do tė diskutohej njė herė nė Byronė Politike tė KQ tė PPSH. Njė gjė tjetėr, qė bėri pėrshtypje nė atė kongres, ishte dhe moszgjedhja e Feēorr Shehut, anėtar i KQ tė PPSH, por mbeti kandidat edhe pse ai ishte ministėr i Brendshėm. Ndėrsa vartėsit e tij, zėvendėsministra u zgjodhėn anėtarė tė Komitetit Qendror. Kjo krijoi pėrshtypjen se Feēorri nuk do tė ishte mė ministėr i Brendshėm, se ai ishte njeri i afėrt i Mehmet Shehut.

    Po nė kuadrin e pozicionit tuaj nė krye tė Degės sė Veēantė tė Drejtorisė sė Sigurimit tė Shtetit a ka pasur udhėzime pėr survejimin dhe grumbullimin e tė dhėnave rreth kėtyre ngjarjeve?

    Po. Sigurisht qė edhe sigurimi do tė luante rolin e vet nė kėtė histori. Me sa mė kujtohet, pas Kongresit tė PPSH, nga KQ kėrkuan tė dhėna se ēfarė thuhej dhe komentohej pėr fejesėn e djalit tė kryeministrit dhe prishjen e saj. Madje, nga udhėheqja e lartė kritikohej Ministria e Brendshme pse nuk kishte tė dhėna pėr kėtė punė. Menjėherė pas kritikave, Feēorr Shehu therret kryetarėt e degėve nė ministri dhe kėrkoi qė tė drejtohej agjentura pėr tė parė reagimin dhe komentet pėr fejesėn, qėndrimeve nė kongres e tė tjera. Feēorri na tha se kėto i kėrkonte urgjent KQ i PPSH dhe personalisht Ramiz Alia qė nė atė kohė mbulonte organet e punėve tė brendshme. Pas disa ditėsh, dy bėshkėpunėtorėt e mi mė dhanė disa tė dhėna rreth fejesės, prishjes sė saj dhe komenteve pėr marrėdhėniet Enver-Mehmet, ku disa e kritikonin Mehmetin dhe tė tjerėt e mbronin atė. Shkova nė zyrėn e ministrit, tė cilit i raportova pėr kėto informacione. Feēorri, nė prezencėn time, mori nė telefon Ramizin dhe i tha se kishte disa informacione pėr komentet ndaj problemit tė fejesės sė djalit tė Mehmetit. Ramizi i tha se ato informacione duhet tė shkonin urgjentisht tek ai. Nė kėtė kohė dukej se Alia i kishte marrė nė dorė punėt dhe ishte shumė i zellshėm nė realizimin e tyre.

    Si mėsuat dhe pėrjetuat vdekjen e Mehmet Shehut?

    Nė datėn 18 dhjetor tė vitit 1981, nė mėngjes shkova nė zyrė nė ministri dhe sipas planit tė mėparshėm, miratuar nga ministri Feēorr Shehu, u nisa me shėrbim pėr nė rrethet Durrės e Fier, pėr disa probleme tė punės sė sektorit tim. Pasi mbarova punė, makinėn e nisa pėr Tiranė dhe vetė shkova te djali, qė punonte dhe jetonte nė Vlorė. U takova me tė nė Shkollėn e Aviacionit dhe rrugėn nga atje e deri nė afėrsi tė shtėpisė sė tij e bėmė me autobus. Aty dėgjuam njė grua tė thoshte se nė radio ishte dhėnė njoftimi pėr vetėvrasjen e Mehmet Shehut. Na bėri shumė pėrshtypje ajo qė dėgjuam dhe me njė frymė mbėrritėm nė shtėpinė e djalit, pėr tė parė lajmet e orės 20.00. U shqetėsuam shumė dhe gati gjithė natėn e kemi gdhirė duke diskutuar me njėri-tjetrin. Me kujtohet se po atė natė mė vjen nė shtėpi korrieri i Degės sė Punėve tė Brendshme tė Vlorės dhe mė njofton se mė kėrkonin urgjent nė ministri. Ishte vonė dhe nuk kisha se me ēfarė tė nisesha qė nė atė moment, pasi makinėn e kisha nisur pėr nė Tiranė. Tė nesėrmen nė mėngjes u nisa pėr nė Tiranė. Kur zbrita, m“u duk se nė kryeqytet kishte rėnė zija. Njerėzit lėviznin kokėulur. Shkova nė ministri dhe takova Kadri Gojashin, ish-drejtor i Drejtorisė sė Sigurimit tė Shtetit, i cili mė tha se mė kishin kėrkuar dhe duhet tė paraqitesha menjėherė te ministri. Hyra nė zyrėn e Feēorrit. Atje ishte dhe Kadri Hazbiu. Tė dy ishin tepėr tė lodhur, gjė qė e tregonin sapo t“i shihje. Pasi mė folėn pėr ngjarjen, mė thanė se me porosi tė Komitetit Qendror familja e Mehmet Shehut do tė largohej po atė ditė nga vila e tyre nė bllok dhe do tė vendosej nė vilėn 3, qė ndodhej nė rrugėn e Elbasanit. Mė porositėn qė tė merreshin masa, nė bashkėpunim me Degėn e Punėve tė Brendshme tė Tiranės, pėr sigurimin e tyre. Rreth vilės u vendosėn disa roje tė policisė dhe njė skuadėr e survejimit.

    Ēfarė ndodhi mė pas?

    Mbasdite erdhėn dhe u vendosėn aty Fiqret Shehu, djemtė e Mehmetit, Ladi dhe Bashkimi me gratė dhe fėmijėt e tyre. Pritej qė tė vinte edhe djali tjetėr, Skėnderi nga Suedia, ishte njoftuar se kishte prindėrit e sėmurė, dhe e shoqėronte Gani Kodra. Kur isha nė zyrėn e ministrit Feēorr Shehu, ky i fundit ishte i shqetėsuar pėr pėr mbėrritjen e Skėnderit dhe shpeshherė merrte nė telefon herė ambasadat tona nė Suedi e Greqi dhe herė pikat e kalimit kufitar nė Kapshticė, pėr tė ditur rreth mbėrritjes sė tij. Nė mbrėmje erdhi edhe Skėnderi. Tė nesėrmen, mė datė 19 dhjetor tė vitit 1981, mė thėrret pėrsėri nė zyrė Feēorri. Pėrsėri atje gjeta Kadriun dhe, me sa mėsova, ai ishte ngarkuar nga udhėheqja e partisė pėr tė ndihmuar organet e brendshme nė kėtė situatė. Nė zyrėn e ministrit ndodhej edhe kryetari i Degės sė Punėve tė Brendshme tė Elbasanit, G.H. Aty na u tha se sipas vendimit tė aparatit tė KQ tė PPSH, direkt tė Ramiz Alisė, familja e ish-kryeministrit duhej tė largohej nga Tirana brenda ditės. Na thanė gjithashtu se me pėrjashtim tė djalit tė madh Ladit, qė me porosi tė Enver Hoxhės do tė diferencohej e qėndronte nė Tiranė, pjesa tjetėr e familjes do tė vendoseshin nė Belsh tė Elbasanit. Pėr kėtė ishte njoftuar edhe Komitetit Ekzekutiv i kėtij rrethi dhe Komiteti i Partisė atje dhe shtėpia, ku do tė sistemoheshin familjarėt e Mehmetit, ishte siguruar prej tyre. Na udhėzuan pėr itinerarin e lėvizjes dhe pėr masat qė duheshin marrė pėr sigurimin e tyre. Duhej tė krijohej gjithashtu njė postė policie, duhej marrė skuadra e survejimit tė Degės sė Elbasanit dhe do tė emėrohej njė punėtor operativ vetėm pėr sigurimin e tyre. Kjo bėhej me qėllim se mos familjarėt e Mehmetit arratiseshin, apo rrėmbeheshin nga zbulimet e huaja.

    Ku u vendosėn familjarėt e ish-kryeministrit shqiptar?

    Familja e Mehmet Shehut u vendos nė njė godinė nė qendėr tė Belshit, nė katin e parė tė saj. Kishin liruar pėr ta njė apartament, njė dhomė e njė kuzhinė. Madje, duke qenė se u veprua shpejt pėr transferimin e tyre nuk nga Tiranė, sipas urdhrit tė KQ tė PPSH, nuk u arrit tė vendoseshin mjetet e pėrgjimit nė kėtė ndėrtesė, sikurse ishte parashikuar. Nė kėtė apartament do tė jetonin sė bashku Fiqreti, dy djemtė, Skėnderi dhe Bashkimi, gruaja e kėtij tė fundit dhe dy fėmijėt e tyre. Ndėrtesa ishte krejt bosh. Nė tė nuk kishte asnjė orendi dhe tė ardhurit nga Tirana nuk kishin asnjė shtresė e mbulesė, pėrveē veshjeve e sendeve personale. Kishin mundur tė marrin vetėm njė televizor tė vogėl dhe njė magnetofon. Nuk kishin asnjė enė pėr tė gatuar. Katėr krevatė, dyshekė dhe disa batanije i morėm nė spitalin e Belshit dhe ua dhamė atyre qė tė flinin. Edhe pėr tė ngrėnė, duke mos pasur asnjė mundėsi gatimi, shkonin nė restorantin nė qendėr tė Belshit, ky ndiqeshin nga sytė kureshtarė tė banorėve dhe vėzhgimin e rreptė tė survejuesve. Ata nuk kishin as tė holla tė mjaftueshme pėr tė pėrballuar gjendjen e krijuar. Mė kujtohet se Fiqreti kishte me vete vetėm 70 mijė lekė tė vjetra, qė i mbante nė njė ēantė, tė cilėn e merrte gjithnjė me vete ngado qė shkonte. Nuk e harroj se 30 mijė lekė, po tė vjetra, nga kėto i pagoi pėr disa mungesa nė shtėpinė e pritjes, faturė qė ajo e likuidoi menjėherė. Pėr tė pėrballuar jetesėn u interesuam qė Skėnderi dhe Bashkimi tė sistemoheshin nė punė nė SMT, qė ishte afėr qendrės sė Belshit. Fundin e dhjetorit tė vitit 1981 e kalova shumicėn e kohės nė Belsh tė Elbasanit. Nė kėtė kohė Enveri e etiketoi Mehmet Shehun si agjent nė shėrbim tė zbulimeve tė huaja, ndaj dhe filloi puna pėr tė grumbulluar materiale pėr ta vėrtetuar kėtė ēmenduri tė Hoxhės. KQ i PPSH, sektori qė kontrollonte organet e punėve tė brendshme, vetė Ramiz Alia si sekretar i Komitetit Qendror qė e kryente kėtė punė, ishin nė lėvizje dhe aktivitet tė madh nė kėtė drejtim. Madje, nuk mungoi edhe propaganda e shfrenuar pėr tė bindur kuadrot e partisė dhe masėn e popullit se Mehmeti ishte poliagjent. Ēfarė nuk u tha dhe ēfarė nuk u shpif nė kėtė drejtim. Karrieristėt, servilėt, tė paaftėt u aktivizuan tė qėmtonin ndonjė fakt nga jeta e Mehmetit dhe familjes sė tij, duke i interpretuar ato sipas oreksit tė ustait, Enver Hoxhės. Nga kėta u shpikėn edhe gjėra tė qena e tė paqena pėr tė treguar besnikėrinė ndaj “udhėheqėsit”.

    A ju kujtohet ndonjė mbledhje e zhvilluar nė dikasterin tuaj pas vdekjes sė Kryeministrit Shehu?

    Po. Pas vdekjes sė Mehmetit, dy a tri ditė mė pas, u mblodhėn kuadrot e Ministrisė sė Brendshme dhe asaj tė Mbrojtjes, nė sallėn e mbledhjeve tė kėsaj tė fundit dhe aty u dėgjua e inēizuar Mbledhja e Byrosė Politike tė datės 17 dhjetor tė vitit 1981, ku gjykohej Mehmet Shehu. Mbledhjen e kishte hapur Enver Hoxha, i cili kishte ftuar anėtarėt e Byrosė tė flisnin hapur dhe tė gjykonin Mehmet Shehun dhe gabimet e tij, duke i cilėsuar kėto si shkelje tė rėnda tė vijės sė partisė e me pasoja pėr tė po tė mos ishin marrė masat. Pas tij, fjalėn e mori Simon Stefani, ish-sekretar i KQ tė PPSH, i cili i dėnoi gabimet e Mehmetit, qė i cilėsoi tė rėnda, ai u shpresh gjithashtu se nuk ishte dakord me autokritikėn e Mehmetit, qė thoshte se gjoja ishte njė veprim i nxituar dhe nuk kishte tė bėnte me qėllime kundėr vijės sė partisė. Ai propozoi qė atij t“i jepej njė vėrejtje e rėndė. Lenka Ēuko kishte thėnė se Mehmeti nuk ishte i sinqertė me partinė dhe autokritika e tij nuk kishte qenė e sinqertė. Ajo e kritikoi Shehun pėr sjelljen dhe veprimet e tij, duke i cilėsuar ato nė kundėrshtim me vijėn e partisė, se bėnte pazarllėqe me armiqtė, imperializmin, zbut luftėn e klasave etj. Ajo ishte dakord me masėn qė propozonte Simon Stefani. Adil Ēarcani e kritikoi ashpėr veprimin e Mehmetit pėr fejesėn e djalit tė tij me vajzėn e Turdive. E quajti atė si njė veprim me rrezik. E kritikoi Mehmetin edhe pėr tendencė kulti etj. Manush Myftiu e kishte kritikuar Kryeministrin pėr gabimet e tij rreth fejesės sė djalit. Ai e cilėsoi autokritikėn e tij jo tė thellė. E mė pas kishte thėnė se pėr masėn do tė vendoste pasi ta dėgjonte edhe njėherė autokritikėn e Mehmetit. Ramiz Alia kishte diskutuar gjatė dhe kishte thėnė se nuk ishte i rastit gabimi i Mehmetit pėr fejesėn e djalit, madje ai kishte pėrmendur atje edhe disa gabime tė luftės, gjoja tė mosdrejtimit tė mirė, kultit tė individit, unit e tė tjera. Edhe ky kishte qenė dakord me masėn e propozuar. Rita Marko e kishte kritikuar, por dukej qė nuk ishte pėrgatitur, ndaj dhe nuk fliste rrjedhshėm. Kadri Hazbiu kuptohej qė kishte qenė i tensionuar, ai kishte folur jo i qetė, kishte kritikuar Mehmetin pėr fejesėn e djalit dhe mė pas i kishte thėnė se kishte ndryshuar dhe nuk kishte besim te partia. Ai i kishte pėrmendur pretendimet e Mehmetit pėr kontrollin e telefonave apo dhe se fėmijėt nuk ishin nė rregull se frekuentonin tavernat, ku janė tė huajt, se visheshin jo mirė. I kishte thėnė gjithashtu se Mehmeti nuk i kishte pritur mirė kėto vėrejtje. Hekuran Isai nuk kishte qenė nė mbledhje, pasi i kishte vdekur e ėma, por megjithatė ishte lexuar diskutimi i pėrgatitur nga ai. Nė fund e kishte marrė fjalėn Enver Hoxha dhe kishte thėnė se, ngaqė ishte vonė, mbledhjen e mbyllnin. Ai nuk kishte harruar tė thoshte se shokėt e Byrosė kishin pasur tė drejtė pėr autokritikėn e dobėt tė Mehmetit dhe se ky i fundit duhej tė thellohej mirė nė ato qė do tė thoshte. Kėtu mbledhja ishte mbyllur...
  5. Posted 1/2/2010, 14:06

    Maria, ēekja qė shėrbeu 20 vjet nė vilėn e Mehmetit

    Ajo shėrbeu 20 vjet nė shtėpinė e Mehmetit dhe asnjėherė nuk u mor vesh si u gjend aty. Nė gjallje tė kryeministrit komunist shumėkush e dinte thjesht njė tė afėrmen e tij.
    “Mehmeti, shprehet Duru, i vėllai i tij, e respektonte si motrėn e vet. Deri sa vdiq Maria ai nuk rreshti sė kėrkuari njerėzit e saj nė Ēeki. Disa herė kishte folur drejtpėrdrejt me homologun e vet nė Pragė, por kurrė nuk ra nė gjurmėt e njerėzve tė saj”. Duro Shehu kujton se Maria ishte njė grua e mrekullueshme dhe ndjehej si nė shtėpinė e vet me njerėzit e Mehmetit. Kur vdiq, shton ai, e varrosėm nė krahė tė prindėrve te varrezat e Sharrės, madje me mbishkrimin te koka “Marie Cirici Shehu”. Ai mban mend njė rast kur i vėllai Mehmeti ka qortuar rėndė familjarėt e vet pėr Marien. “Maria, shprehet Durua, para se tė ndėrronte jetė e la me testament qė pensionin e saj ta merrte Bashkimi, djali i vogėl i shtėpisė. Nė njė farė mėnyre ne, tė gjithė ishim pajtuar me kėtė gjest. Kur e mori vesh Mehmeti jo vetėm qė e ndaloi, por na qortoi rreptė. Boll na ka shėrbyer nė gjallje, tha ai, pse tė na shėrbejė edhe pas vdekjes...”
  6. Posted 31/1/2010, 18:24

    Vėllai i Mehmet Shehut tregon prapaskenat e pėrplasjeve nė Byro

    “Enveri vrau Mehmetin dhe Nakon se ishin antijugosllavė”
    Para se tė shpreh mendimet e mija pėr vrasjen e Mehmet Shehut, ėshtė e nevojshme tė sqarohendisa momente kyēe: Kur u kthye Mehmet Shehu nga lufta e Spanjės mė 10 gusht 1942, partinė komuniste me nė krye Enver Hoxhėn dhe sejmenėt e Titos i gjeti nė Shqipėri. Mehmet Shehu kur u kthye nga Spanja nuk njihte as Titon, as Enver Hoxhėn. Mehmet Shehu serbėt dhe jugosllavėt i ka urryer qė kur ishte 15-16 vjeē nė bankat e shkollės, pasi ata sollėn nė Shqipėri, Ahmet Zogun.

    Urrejtjen e Mehmet Shehut pėr serbėt dhe jugosllavėt Enver Hoxha e dinte mirė qė nė fillim dhe e mėsoi edhe mė mirė gjatė gjithė punės dhe luftės me M.Shehun.
    M.Shehu e takoi pėr herė tė parė E.Hoxhėn nė Konferencėn e parė tė partisė nė prill tė vitit 1943. Pėr kthimin e M.Shehut nė Shqipėri nga lufta e Spanjės, E.Hoxhėn e njoftoi
    Nako Spirua me pseudonimin Deti, i cili nė atė kohė ishte anėtar i Byrosė Politike, mė i menēuri, mė i zgjuari, mė i shkolluari i Byrosė, i cili e kishte zemrėn tė pastėr e tė madhe si Deti.

    NakoSpirua ishte nga Durrėsi dhe ishte njohur me Sulo Shehun, kushėririn tonė tė parė, bashkėpunėtor i Halim Xhelos e Avni Rustemit, sekretar i Bajram Currit... Nako i tha Enver Hoxhės se nga lufta u kthye Mehmet Shehu. Pėr Mehmet Shehun, i tha Nako, Enver Hoxhės, kanė nevojė Shqipėria dhe lufta nacional-ēlirimtare. Enver Hoxha e dėgjoi, urdhėroi Hysni Kapon tė lidhej me Mehmet Shehun dhe tė dy bashkė vazhduan luftėn nė Vlorė e Mallakastėr.

    Enver Hoxha i vrau tė dy, Nako Spirun dhe Mehmet Shehun, por nė kohė tė ndryshme
    sipas situatės dhe nevojės qė kishte. Nakon e vrau mė 20 nėntor 1947, kurse Mehmetin mė 17-18 dhjetor 1981... Enver hoxha e lidhi Shqipėrinė me fije tė dukshme e tė
    padukshme me Jugosllavinė.
    Jafaktet: Enver Hoxha nuk bėri asgjė pa lejen e Miladin Popoviēit.
    Tė gjitha direktivat vinin nga Beogradi, nga Titua.
    Tė gjithė kuadrot e luftės tonė u vunė nė survejim tė plotė nga Dushan Mugosha dhe Popoviēi. Bile dhe Konferenca e Mukjes, e cila u firmos nga Ymer Dishnica me porosi tė Enver Hoxhės, sapo e mori vesh Dushani, u prish. Enveri i bindur anulon mbledhjen e Mukjes, sepse nė atė mbledhje flitej pėr Kosovėn...
  7. Posted 31/1/2010, 02:00
    Drama e Familjes Shehu image

    Vladimirin e internuan nė Gramsh ku e vranė, pavarėsisht se ėshtė thėnė se vrau veten.

    Fiqreti vdiq nė burg, por sipas tė dhėnave tė sakta e droguan, e helmuan dhe e varrosėn nė Zejmen tė Lezhės.

    Gruan dhe fėmijėt e Bashkimit i internuan nė Belsh tė Elbasanit.

    Mua mė pėrjashtuan nga partia, mė shkarkuan nga detyra e sekretarit tė komitetit tė partisė tė aviacionit dhe mė burgosėn nė Burrel.

    Gruan time e pėrjashtuan nga partia. Vėllanė tjetėr, Arshi Shehun, i cili kishte bėrė aq sakrifica pėr Enver Hoxhėn dhe pėr partizanėt gjatė luftės e pėrjashtuan nga partia dhe e vranė, duke thėnė se edhe ai vrau veten ashtu si Mehmeti dhe Vladimiri dhe nuk lejuan njerėz tė tjerė pėrveē
    fėmijėve tė tij tė merrnin pjesė nė varrim.

    Vėllanė tjetėr, Nexhip Shehun, e pėrjashtuan nga partia dhe e internuan nė Kavajė.

    Vajzėn e Arshi Shehut, Shqiponjėn , tė cilėn e kishte rritur Mehmeti, e internuan nė fshatrat e Korēės.

    Po kėshtu masa me pushim nga puna dhe pėrjashtime nga partia pėsuan tė gjithė tė afėrmit tanė. Por masat nuk pėrfunduan kėtu. Me porosi tė
    Enver Hoxhės u zhduk varri i Mehmet Shehut. Duket se paranojaku
    dhe vampiri Enver Hoxha edhe tė vdekur ia kishte frikėn Mehmet Shehut.

    Eshtrat e Mehmetit u gjetėn me shumė mundim nga djemtė e tij 20 e ca vjet mė vonė matanė Ndroqit, buzė lumit. Po atė ditė qė zhvarrosėn dhe zhdukėn varrin e Mehmetit, zhvarrosėn dhe zhdukėn edhe varret e nėnės dhe tė babait tonė.

    Mė tej masakra vazhdoi me arrestimin e shumė ishkuadrove tė rėndėsishėm tė dyshuar si bashkėpunėtorė tė “armikut” Mehmet Shehu, si Feēor Shehu, ish-ministėr i Brendshėm, Llambi Ziēishti, ishministėr i Shėndetėsisė (sepse ai pati kurajon e tha kur pa Mehmetin tė vrarė: Kjo nuk ėshtė vetėvrasje, ėshtė vrasje), Lambi Premti e sa e sa oficerė e kuadro tė tjerė emrat e tė cilėve janė pėrsėritur shumė shpesh vitet e fundit. Njė pjesė e tyre u pushkatuan, tė tjerėt vuajtėn burgime tė rėnda...

    Terrori vazhdoi edhe nė Mallakastėr ku u arrestuan dhe u burgosėn ishpartizanė qė kishin luftuar me Mehmet Shehun, njerėz fisnikė e tė nderuar...
  8. Posted 31/1/2010, 01:32

    “Nuk mė lanė ta shihja Mehmetin, ku ishte vrarė”

    “Kur prisja qė Kadri Hazbiu tė mė sqaronte sadopak rreth asaj qė kishte ndodhur mbrėmjen e 17 dhjetorit, ai mė tmerroi mė keq. Madje, mė urdhėroi mos tė merrja pjesė as nė varrimin e Mehmetit”. E pabesueshmja pėr Duro Shehun ka ndodhur kur ėshtė gjendur nė zyrėn e tij, vetėm pak ēaste pasi ka marrė vesh lajmin pėr vetėvrasjen e Mehmetit. Nė vijim tė intervistės pėr gazetėn “Panorama” vėllai i ish-kryeministrit, i cili u gjet i vrarė mėngjesin e ftohtė tė 18 dhjetorit ‘81, rrėfen momentet dramatike tė ceremonisė mortore dhe zhgėnjimin nga miqtė e hershėm tė tė vėllait tė cilėt jo vetėm i kthyen krahėt, por qysh tė nesėrmen nxituan ta quajnė tradhtarė e poliagjent...

    Duro Shehu vėllait tė Mehmet Shehut

    Duro Shehu ne nje liber ''Vellai im'' tregon fakte tė rralla, tė dokumentuara dhe histori tė panjohura mė parė. Ky libėr vjen me rastin e 95-vjetorit tė lindjes tė Mehmet Shehut, njėrit prej figurave mė emblematike tė historisė sė Shqipėrisė tė shekullit XX.
    Dhe kjo ėshtė hera e parė qė Duro Shehu flet pėr mediat. Me njė modesti tė habitshme qė e karakterizon, vetėm sa ka ndjekur nė distancė gjithė ēfarė shkruhej apo flitej pėr vėllanė e tij, pėr familjen e tij, pėr tė afėrmit e tij. Nė kėtė rrėfim tė bėrė nė moshėn 80-vjeēare vendosi tė botojė kėtė libėr, tė thotė disa kujtime dhe fakte pėr vėllain e tij tė famshėm, duke u pėrpjekur qė tė hedhė poshtė shpifjet, akuzat apo trillimet kundėr Mehmet Shehut

    ......Sa hymė nė shtėpi, pyeta Fiqretin se si ndodhi, ē’ngjau?
    Ajo nuk foli fare por vuri gishtat e duarve te veshėt si pėr tė thėnė se shtėpia pėrgjohej dhe nuk duhej tė flisnim. Pyes Vladimirin, djalin e madh tė Mehmetit dhe ai mė thotė: “Xhaxhi, nuk dimė gjė. Unė dhe Bardha (gruaja) nuk fjetėm tėrė natėn. Dhomėn e kishim ngjitur me atė tė babit, por nuk dėgjuam asgjė”.
    Pyes Farien, punėtoren qė kishte shėrbyer 30 vjet nė shtėpinė e Mehmetit. Ajo tha: “Shoku kryeministėr ishte shumė mirė, para njė jave i kėrkoi leje shokut Enver tė shkonte pėr gjah nė Elbasan. Vajti nė mėngjes dhe erdhi nė darkė. Mė parė shkonte tė shtunave dhe kthehej tė dielave nė darkė. S’di ē’tė them! Kryeministri u vra. Mė tepėr nuk di ē’tė them...”. E pyetaprapė Farien se kush ishte me shėrbim mbrėmė kėtu. Unė isha nė shtėpi, tha. Me shėrbim ishte njė vajzė e re, ajo qė pe ti para se tė
    shkoje nė Vjenė, por ajo vajza iku natėn, iku natėn, nuk e di ku e ēuan...

    Pyeta Ali Ēenon, truprojėnkryesore tė Mehmetit dhe ai mė tha po ato fjalė qė ka deklaruar edhe nė shtyp: Unė sipas grafikut tė shėrbimit isha nė shtėpinė time. Mė kėrkuan tė vija dhe erdha. Pashė qė nga dhoma e shokut Mehmet doli Kadri Hazbiu me njė ēantė tė zezė nė dorė... Sipas Gani Kodrės, pėrgjegjėsit pėr sigurimin e Mehmet Shehut, Kadri Hazbiu nė gjyq i kishte mohuar thėniet e Ali Ēenos, duke thėnė se atė natė ai kishte qenė nė ditėlindjen e Elit, sekretares sė tij, nė Laprakė. Elie mohoi. Kadriu tha se tek Eli vajti me vonesė... Ku ishte vonuar Kadriu?

    Nė dhomė ku kishin vendosur trupin e Mehmetit ishim ne tė shtėpisė qė bėheshim gjithėsej dhjetė veta qė po rrinim dhe 20 e ca oficerė tė sigurimit qė rrinin nė kėmbė e na pėrgjonin ne. Nuk njihja asnjėrin prej tyre.
    I them pas njė copė here pėrgjegjėsit tė tyre: “A mund ta shoh ku e ka marrė plumbi Mehmetin?
    ” Jo, mė thotė. Nė asnjė mėnyrė. Rri e pėrgjoje. Vetėm kaq.
    Po ta kisha parė plagėn e Mehmetit, si ushtarak qė isha, mund tė kuptoja diēka mė shumė, pavarėsisht se nuk isha ekspert kriminalist.

    Pak pasi kisha pyetur pėrgjegjėsin e oficerėve tė sigurimit pėr tė parė plagėn e Mehmetit, vjen njė oficer tjetėr i sigurimit, mė nxjerr nė dhomėn tjetėr e mė thotė: “Duro, kam urdhėr tė tė them se qė tani duhet tė shkosh nė shtėpinė tėnde”.

    I them se unė kam ardhur me urdhėr tė shokut Kadri Hazbiu.
    Po, mė thotė, por ti je oficer dhe e rati i kryeministrisė.
    Mbi varrin e Mehmetit foli Vladimiri, djali i Mehmetit, ndėrsa nga kryeministria nuk u tha asnjė fjalė, nuk u vendos asnjė lule, asgjė. Nuk u lejuan tė merrnin pjesė nė varrim tė afėrm tė tjerė tė familjes, as miq e shokė qė Mehmeti i kishte patur me shumicė. Ishin marrė masa shumė tė rrepta nė Tiranė, por sidomos nė zonat jugore tė vendit. Nė Tiranė nga shtėpia e Mehmetit e deri nė varreza ishin bėrė gardh njerėzit e sigurimit e tė policisė, tė cilėt nuk lejonin askėnd jo tė kalonte atė gardh tė tyre, por as tė shikonte nga relit.

    Cili ishte veprimi i parė qė bėtė pasi morėt vesh lajmin pėr vetėvrasjen e Mehmetit?

    Krejt padashur kėmbėt mė ēuan nga dritarja. Jashtė kishte filluar njė stuhi e lehtė. Pėrqark pallatit kishin filluar tė patrullonin civilė tė armatosur, gjė qė do tė thoshte se qė nga ky moment ishim nė objektivin e policisė sekrete. Ashtu siē isha nė kėmbė u drejtova pėr nga telefoni. I telefonova Veli Llakės pėr tė ma sqaruar mė mirė lajmin qė mė kishte dhėnė pak ēaste mė parė. “Tė lutem, i thashė, mė ndihmo tė takohem me Kadri Hazbiun”. Nė atė kohė ai bėnte detyrėn e ministrit tė Mbrojtjes. Veliu pasi mė tha se Kadriu ndodhej nė zyrė mė premtoi se do t’ia transmetonte kėrkesėn time. Prita nė ēaste tė tėra nė ankth. Shpresoja shumė se kontakti me tė do tė mė orientonte pėr shumė gjėra. Kishin kaluar gati 40 minuta, kur mė telefonoi Veliu e mė tha se mė priste nė zyrė ministri i Mbrojtjes. U nisa me njė frymė. Rrugės sillja ndėrmend lloj-lloj dilemash e qėndrimesh pėr atė qė kishte ndodhur. Kadri Hazbiu qė do tė takoja kishte qenė njė nga miqtė mė tė afėrt tė Mehmetit dhe familjes sonė. Fakti qė pranoi tė mė takonte, mė lehtėsoi disi pėr gjėmėn qė parandieja. Po ēuditėrisht kėtė radhė do tė takoja njė Kadri tjetėr...

    Si ua shpjegoi Kadri Hazbiu rrethanat nė tė cilat u vra Mehmeti?

    Pėr mua ishte njė takim befasues ai me Kadriun, pasditen e 18 dhjetorit nė zyrėn e tij. Sa hapa derėn dhe u afrova pėr te tavolina e ministrit, pashė tre oficerė qė mė ndiqnin nga afėr dhe mė rrinin fare pranė.
    “Pse erdhe?”, mė pyeti me njė ton tė ftoftė Kadriu.
    “Ēfarė ka ndodhur me Mehmetin?”, i thashė unė.
    “Vrau veten, u vetėvra dhe,... kaq”, shtoi Kadriu.
    “Tashti, ne interesohemi tė dimė...”
    “Pėr atė vajzėn e Turdive, ju e dini...”
    Aty pėr aty gati pavetėdije i thashė se nuk dinim gjė pėrse bėhej fjalė, po Kadriu qė mesa dukej nuk fliste vetėm nė emėr tė tij, kaloi nga momentet e sqarimit pėr atė qė kishte ndodhur, te porositė zyrtare pėr atė qė duhej tė bėnim ne familjarėt pas kėtyre ēasteve.
    “Tani, mė tha, lajmėro vėllezėrit dhe shkoni nė shtėpi, te xhenazja. U thuaj se partia nuk do ta varrosė. Ėshtė vetėvrarė, e kjo do tė thotė tradhti. Pastaj me ato qė ka bėrė pėr atė fejesėn, mund tė dalė se ka qenė armik”.
    Kėmbėngula pėr t’i kėrkuar edhe diēka tjetėr, me bindjen qė tek ai, pavarėsisht kėtyre rrethanave, nuk mund tė ishte fshirė ēdo gjė nga lidhjet shpirtėrore me Mehmetin, por ishte e kotė. Atė ēast Kadriu u ēua nė kėmbė, hoqi syzat dhe m’u drejtua pėrmbledhtazi: “Ėshtė urdhėr. Kėshtu duhet bėrė! Mirupafshim!”.
    Vetėm kaq zgjati takimi me tė. Mė kujtohet porosia qė mė dha qė unė si oficer e komunist mos tė merrja pjesė nė varrimin e Mehmetit, por tė shkoja vetėm pėr ta pėrgjuar trupin e pajetė tė tim vėllai. Dola jashtė dhe mora rrugėn pėr nė shtėpi. Tanimė, kisha zbardhur thelbin e ēėshtjes. Tre oficerėt qė mė rrinin ngjitur nė zyrėn e Kadriut mė ndoqėn nė distancė deri te porta e pallatit. Tė tjerė civilė tė armatosur ishin vendosur nga tė katėr drejtimet e banesės...

    Ēfarė kujtoni nga ēastet kur shkuat pėr tė parė vėllain e vetėvrarė nė shtėpinė e tij?

    Bėra atė qė mė tha Kadriu. Ishte njė urdhėr qė tė linte tė kuptoje se ishte pleqėruar me majėn e kupolės. Deshifrimi i tij mė shkoqur do tė thoshte se ceremoninė mortore do ta bėnim vetėm ne familjarėt. Lajmėrova vėllezėrit dhe aty nga mbrėmja u nisėm pėr te banesa e Mehmetit. E gjithė rruga pėr aty ishte blinduar me policė e roje tė armatosura. Nė afėrsi tė vilės dy autoblinda tė gardės ishin vėnė nė pozicion luftimi. Nė tė gjitha godinat pėrreth, pushkatarė e roje tė armatosura vigjilonin si nė momente luftimi. Kaluam mes tyre dhe u gjendėm nė banesė. Arkivoli me trupin e pajetė tė Mehmetit ishte vendosur nė mesin e dhomės sė madhe. Anash tij nė karrige rrinte e shoqja dhe djemtė. Nė shpinė tė tyre disa njerėz tė panjohur me revole nė brez. Njė pamje e rėndė, shumė e rėndė me njė heshtje torturuese kishte pushtuar tėrė mjedisin. Pėr njė moment tė gjithė mbetėm si tė shtangur...
    Pra, nisėt njė lloj homazhi nė heshtje...
    Teksa ndenjėm pak ēaste kėshtu, gojėkyēur, vendosa tė interesohem pėr rrethanat nė tė cilėn kishte ndodhur hataja.
    Ju drejtova tė parės Fiqretit: “Ēfarė ndodhi?”, e pyeta.
    Ajo e zėnė si nė faj m’u pėrgjigj me njė xhest qė tė linte tė kuptoje se nuk ishte momenti pėr sqarime tė tilla. Vetė vėshtrimi i saj dhe gishtėrinjtė e njėrės dorė te buzėt, tregonin se gjithēka rreth e qark ishte nė pėrgjim.
    U ktheva pastaj nga Ali Ēenua, bodigardi i Mehmetit dhe njė nga njerėzit mė tė besuar tė tij. “Mė thuaj Ali, e pyeta, si ndodhi?”. Ai mė shpjegoi se nė momentin e ngjarjes nuk kishte qenė aty. Tė njėjtėn gjė mė pohoi edhe Ladi, djali i madh i Mehmetit.
    E vetmja qė pranoi tė rrėfejė diēka mė shumė, po pėrsėri nė njė lloj konfuzioni, ishte Farija, punonjėsja e vilės. “Ēdo nga mua, filloi ajo pėrgjigjen e saj. Kryeministri u vra. Para katėr ditėsh ishte pėr gjah nė Elbasan. Ishte si molla.
    “Kush ishte me shėrbim kėtu?”, kėmbėngula unė.
    “Ishte njė vajzė e re, qė sa ka filluar punė”, sqaroi Farija.
    “Ku ėshtė ajo, ēfarė u tha?”, pyeta mė tej.
    “Nuk e di. Nuk ka ardhur. Thonė qė e kanė transferuar...”, rrėfeu si me njė lloj pendese gruaja qė kishte shėrbyer te Mehmeti rreth 20 vjet me radhė.
    Kur e pashė se ēdo interesim ishte i kotė, u kėrkova rojeve qė rrinin pėrqark nėse mund t’i shikoja plagėt nė trupin e Mehmetit. Nė ēast njėri ndėr ta, qė me sa dukej ishte pėrgjegjėsi i tyre, m’u drejtua me turfullimė “Nė asnjė mėnyrė!”. Ishte po ai, i cili insistimit tim pėr shpjegime tė mėtejshme, ju pėrgjigj me njė urdhėr tė prerė: “Ju duhet tė largoheni sa mė parė qė kėtej!” Mėnyra si ma komunikoi kėtė nuk linte vend e arsye pėr diskutime tė tjera. Pėr mua nuk mbeti gjė tjetėr vetėm tė ēohesha e tė ikja. Gjithēka mė tej ishte e kotė...
    Erdhi e nesėrmja, dita e ceremonisė mortore. Mehmet Shehu deri ato ēaste kishte statusin e kryeministrit tė vendit.

    A pati ceremonial zyrtar pėr pėrcjelljen e tij nė banesėn e fundit?

    Ka qenė diēka paradoksale pėrcjellja e Mehmet Shehut nė banesėn e fundit. Njė ngjarje e paprecedent me sa di unė nė historinė e shteteve e tė popujve. Nga tė gjithė familjarėt e Mehmetit, vetėm mua mė kishin njoftuar njė ditė mė parė se jo vetėm nuk do tė kishte njė ceremoni zyrtare, por aty nuk duhej tė shkoja as unė. Kėtė ma pati thėnė Kadri Hazbiu gjatė takimit nė zyrėn e tij nė Ministrinė e Mbrojtjes. T’i bie shkurt, varrimi i Mehmetit u bė si njė ceremoni ilegale...

    Megjithatė thuhet se nė atė ceremoni ka pasur zyrtarė tė Kėshillit tė Ministrave...

    Aparati i qeverisė atė ditė kishte caktuar 10 veta, zyrtarė tė thjeshtė tė administratės, tė cilėt u gjendėn nė atė ceremoni me njė mikrobus dhe gjatė gjithė kohės ndenjėn nė heshtje pa komunikuar me asnjė nga familjarėt. Njė natė mė parė radioja dhe televizioni lajmin e vrasjes sė Mehmetit e transmetuan telegrafisht me njė shprehje: “Kryeministri Mehmet Shehu, pas njė goditje nervore vrau veten”. Dhe asnjė fjalė tjetėr. Pėrveē kėsaj deklarate zyrtare, nė njoftimet mediatike nuk u tha gjė pėr ditė zie e ceremoni mortore, siē bėheshin nė atė periudhė pėr personalitetet zyrtare tė politikės komuniste...

    Si shkoi ceremonia mortore dhe kush foli nga zyrtarėt e pranishėm nė tė?

    Paraprakisht vendosėm pėr ta ēuar nė varrezat e Sharrės, aty ku kishim edhe prindėrit. Ishte njė ditė me tufan tė egėr dhe me bubullima tė shumta. Njė ditė e zymtė dimri qė nė Tiranė ndodh rrallė. Pėrveē 10 zyrtarėve qė ishin caktuar me urdhėr siē e thashė, nė varrim erdhėn edhe njė pjesė e familjarėve. Ishin dy djemtė e Mehmetit, Vladimiri dhe Bashkimi, djali tjetėr Skėnderi ishte nė Suedi pėr studime. Ishte vėllai ynė Nexhipi, ndėrkohė qė vėllai tjetėr Arshiu ishte i sėmurė dhe kishte ēuar aty djalin Kujtim Shehun. Nė ceremoni nuk u lejuan tė merrnin pjesė shumė tė afėrm, miq e shokė tė Mehmetit, tė cilėt i lajmėruan komitetet e partisė tė rajoneve ku ishin pėr tė qėndruar larg saj, gjithnjė me arsyen se nuk kishim tė bėnim me pėrcjelljen e kryeministrit, por tė njė armiku tė fshehur tė partisė...

    Diēka pėr kortezhin e veēantė tė asaj ceremonie...

    Njė kortezh, nėse mund ta quajmė kėshtu me 10-15 veta, me njė mikrobus tė aparatit tė Kryeministrisė, makinėn e funeralit dhe njė mjet tė komunales sė qytetit tė Tiranės. Asgjė tjetėr.
    Cili ishte rrugėkalimi i kėtij kortezhi dhe kush kujdesej pėr mbarėvajtjen e ceremonisė?
    Rrugėkalimi fillonte te shtėpia e Mehmetit, vila qeveritare nė krahė tė Komitetit Qendror, nė drejtim tė “21 Dhjetorit” pėr nė varrezat e Sharrės. Po qė tė pėrshkruaje kėtė atė ditė tė ftohtė dimri, duhej tė kaloje mes njė gardhi policėsh e ushtarakėsh qė ishin vendosur nė tė dy krahėt e rrugės. Madje, njerėz tė armatosur na ndiqnin nga tė gjitha ballkonet e pallateve buzė rrugės. Nė Sharrė, pastaj dendėsia e policisė dhe e njerėzve tė saj ishte edhe mė e madhe.

    Kush e mbajti fjalėn e lamtumirės nė ceremoninė e varrimit tė Mehmetit?

    Fjalėn e lamtumirės e mbajti Vladimiri, djali i madh i Mehmetit. Ai falėnderoi tė pranishmit dhe pėrmendi se familjarėt e tij do tė dinė tė nderojnė emrin dhe veprėn e Mehmet Shehut si ish-partizan, komandant, komunist dhe atdhetar. Vetėm tre katėr minuta zgjati ligjėrimi i tij. Pastaj...Ēuditėrisht nėpunėsit e aparatit tė Kryeministrisė, ata qė kishin ardhur kuptohet me urdhėr, nuk kishin sjellė asnjė tufė me lule.

  9. Posted 28/1/2010, 12:24
    EFEKTET POLITIKE TĖ NJĖ FEJESE

    Enver Hoxha kishte kohė qė kishte filluar t‘i priste krahėt rivalit tė trashėgimtarit tė tij politik Mehmet Shehu. Pėr t‘i dhėnė goditjen pėrfundimtare Shehut, Enver Hoxhės i duhej vetėm njė preteks.
    Nė rast se ky nuk krijohej ai natyrisht qė nuk e kishte tė vėshtirė ta sajonte vetė atė. Nė kohėn e acarimit tė luftės pėr caktimin e trashėgimtarit dhe procesit tė nxjerrjes sė radhės sė kandidatėve tė padėshiruar, ndodhi fejesa e Skėnder Shehut me Silva Turdiun, volejbolliste me ekipin kampion tė “Dinamos”, ekip qė varej nga Ministria e Punėve tė Brendshme.

    Djali i dytė i kryeministrit Mehmet Shehu, Skėnderi nė momentin qė ishte nė prag tė fejesės ishte 32 vjeē. Pėr shkak tė beqarisė sė zgjatur tė birit tė tij, Mehmeti pranoi zgjedhjen qė kishte bėrė biri i tij pėr tė pasur si grua tė ardhshme tė tij vajzėn e profesorit tė Universitetit tė Tiranės Qazim Turdiu, Silvėn.

    Mė 1 shtator 1981 Qazimi kishte ardhur nė shtėpi tė Mehmetit pėr tė biseduar duke shpallur po atė ditė fejesėn , Skėnderit me Silva Turdiun. Ndoshta Mehmet Shehu nuk e ka kuptuar nė ēastet e para tė kėsaj fejese se i dha me duart e veta Enver Hoxhės njė mjet mjaft tė pėrshtatshėm pėr tė mbaruar punė me tė. Tė nesėrmen e datės sė fejesės nė familjen Shehu erdhi edhe Silva Turdiu dhe mė 3 shtator 1981 erdhi vetė udhėheqėsi komunist Enver Hoxha me bashkėshorten e tij Nexhmije. Sipas dėshmisė tė njė prej njerėzve tė shėrbimit tė Mehmet Shehu, dhėnė emisionit televiziv “Fokus” nė vitn 1996, Enver Hoxha gjatė vizitės nė shtėpinė e Mehmet Shehut, pasi ka uruar pėr fejesėn, ka uruar veēmas nusen duke e puthur nė ballė.

    Ndėrsa sipas Bashkim Shehut, Enver Hoxha nė kėtė urim ka thėnė:

    “E njoh babain tėnd, profesor Turdiun, kam shumė respekt pėr profesor Turdiun. M`i bėj tė fala. Jam shumė i gėzuar qė Mehmeti e bėri kėtė fejesė”.

    Nga ana e saj Nexhmije Hoxha i ėshtė drejtuar Silvės me kėto fjalė:

    “Edhe unė e njoh nėnėn tėnde, kemi qenė shoqe shkolle nė kohėn e luftės. I bėj shumė tė fala nga unė”.

    Enver Hoxha e ka paracaktuar qė nė fillim se ēdo tė bėnte mė kėtė fejesė dhe si do ta pėrdorte atė kundėr kundėrshtarit tė momentit tė tij qė quhej Mehmet Shehu dhe qė mbahej si numuri 2 i Shqipėrisė. Atij nuk i ka pėrqyer njė prishje e menjėhershme e fejesės pasi jehona e saj do tė shuhej menjėherė. Ai nuk e ka porositur kot Sulo Gradecin tė monopolizojė fotografitė e bėra gjatė kėsaj vizitė tė tij. Nė lidhje me kėtė ish truproja i Mehmet Shehut, Ali Ēeno ka deklaruar:

    “Pas njė ftohjeje tė gjatė tė marrėdhėnieve nė mes Enverit dhe Mehmetit....., nga fillimi i shtatorit, Enveri sė bashku me Nexhmijen, erdhėn tek familja Shehu pėr t`i uruar fejesėn e djalit tė dytė Skėnderit.... Pasi isha njoftuar mė parė pėr vizitėn qė do tė kryenin Enveri me Nexhmijen, i thashė fotografit tė familjes Shehu, Dashamir Rrapi qė tė bėnte gati aparatin pėr tė bėrė disa poza qė t`i kishte kujtim familja. Enveri me Nexhmijen kur erdhėn nė shtėoinė e Mehmetit...u treguan shumė tė pėrzemėrt me pjesėtarėt e familjes e sidomos me Skėnderin e Silva Turdiun, vajzėn qė ai sapo ishte fejuar. Enveri e pyeti gjerė e gjatė Silvėn dhe i tha se e njihte profesor Qazim Turdiun, qė ishte njeri mjaft i nderuar. Duke parė kėtė situatė tepėr tė pėrzemėrt qė po mbizotėronte aty, unė kėrkova t`i them fotografit tė familjes Dashamir Rrapi qė tė vinte brenda dhe tė bėnte disa fotografi. Po kur ktheva kokėn e pashė qė ai nuk ishte aty. Dola nga dhoma dhe i thashė Dashamirtit tė vinte menjėherė brenda pėr tė bėrė fotografitė. Ndėrkohė ai mė tha se i kishte Sulo Gradeci qė ai nė asnjė mėnyrė tė mos futej brenda pėr tė bėrė fotografi pasi ato do t`i bėnte Sulo. Unė i nevrikosur nga kjo gjė e mora atė brenda. Sulo erdhi menjėherė dhe mė tha ta nxirrja jashtė fotografin sepse ashtu kishte dhėnė urdhėr shoku Enver, se fotografitė do t`i bėnte vetė Sulo.....Fotografitė e asaj vizite qė Enveri me Nexhmijen bėnė me gjithė pjesėtarėt e familjes dhe me Skėnderin e Silvėn, u bėnė vetėm nga Sulo Gradeci. Disa muaj mė vonė pas vrasjes sė Mehmet Shehut e kam nxjerrė ndėrmend atė ngjarje dhe nxirrja konkluzionin se vendimi i Enverit pėr tė mos lejuar fotografin e familjes pėr tė bėrė fotografitė, ishte i paramenduar dhe me qėllim. Them se Enveri me Nexhmijen qė para se tė vinin pėr tė uruar fejesėn e Skėnderit me vajzėn e familjes Turdiu, e kishin planifikuar qė do t`ja pishnin atė fejesė, ashtu siē ia prishėn dhe nuk donin qė tė ngeleshin fotot si dokument qė ata kishin qenė dakort dhe e kishin uruar pėr atė fejesė. Mirėpo ata erdhėn aty pėr ta uruar me qėllim qė t`ja bėnin fakt tė kryer atė fejesė dhe mė pas ta sulmonin Mehmetin ashtu siē e sulmuan duke i pėrmendur biografinė e familjes Turdiu”.

    Mirėpo njė variant tė ndryshėm paraqet pėr tė njejtėn ngjarje, njeriu i afėrt i Enver Hoxhės, Sulo Gradeci nė librin e tij “30 vjet pranė shokut Enver” (Tiranė 1986). Ai mohon tė ketė qenė i pranishėm nė vizitėn qė ka kryer Enver Hoxha nė shtėpinė e Mehmet Shehut, pasi paska qenė nė njė mbledhje pune me Feēor Shehun. Gradeci nė kujtimet e tij ndėr tė tjera thotė:

    “Nė verėn e vitit 1981, kur Partia e shoku Enver ishin tė zėnė me pėrgatitjet pėr kongresin e 8-tė tė Partisė, Mehmet Shehu pati veē tė tjerash, dy ngjarje tė veēanta: u fut nė shtėpinė e re (tė restauruar e tė pajisur me paratė e popullit) dhe fejoi djalin e tij tė mesėm, njė aventurier e agjent edhe ky, qė shkonte jashtė shtetit me preteksin “pėr specializime”, por nė fakt bėnte punėt e babit agjent e tė agjenturave tė huaja. Shoku Enver ndodhej nė Pogradec....dhe u kthye nė Tiranė aty nga fillimi i shtatorit. Gjeti kohė tė shkonte te Mehmet Shehu pėr ta uruar pėr shtėpinė e re. Na lajmėruan edhe ne tė shkonim e tė merrnim masat pėr tė bėrė ndonjė fotografi dhe dėrguam njerin nga shokėt tanė, Dashnor Andonin.....Pasi u ktheva nga mbledhja, shkova nė ambientet e banimit tė shokut Enver e atje shokėt mė thanė se vizita ishte bėrė. Shoku Enver e shoqja Nexhmije e kishin uruar pėr shtėpinė e re, atje kishin sjellė tė fejuarėn e djalit, ia kishin prezantuar shokut Enver e kishin bėrė gjithė ato pėrpjekje qė ta fiksonin kėtė prezantim nė sa mė shumė fotografi e filma.

    Ndėrkohė u kėrkua nga familja e Mehmet Shehut qė filmat tė laheshin e tė stampoheshin sa mė shpejt. Njė nxitim e urgjencė e ēuditshme.

    Po atė ditė mė gjen shoqja Nexhmije e mė thotė:

    -More, pse s‘erdhe ti nė vizitėn qė bėmė te Mehmet Shehu?

    Ia tregova arsyen dhe ajo mė dėgjoi, mblodhi pakėz supet e s‘foli. Pastaj tha:

    -Po dėgjojmė lloj-lloj fjalėsh pėr tė fejuarėn e djalit tė Mehmetit. Thonė se ėshtė nga familje me pėrbėrje tė keqe, qė kanė ca njerėz nė Amerikė, reaksionarė e agjentė tė CIA-s etj. S‘dimė si ėshtė e vėrteta......

    -Tė them tė drejtėn i thashė, -s‘kam dijeni pėr vėrtetėsinė e atyre qė thuhen. Po llafe po dėgjojmė plot.

    Dola dhe me kujdes pyeta disa punonjės tė shėrbimeve tona. Tė gjithė zienin nga fejesa e ēuditshme midis bijės sė njė famijle me pėrbėrje reaksionare dhe djalit tė kryeministrit.

    Tė gjitha sa mėsuam ato ditė ja thashė shoqes Nexhmije, sė cilės nga burime tė tjera i kishin ardhur fjalė e fakte tė tjera. Dukej qartė se ishte bėrė njė lidhje krushqie e keqe, bile e dyshimtė, qė shumė shpejt shoku Enver do ta cilėsonte njė krushqi politiko-ideolgjike.

    ...Nga ana e familjes sė Mehmet Shehut, pati njė nxitim nė sjelljen e filmave nė laborator dhe njė ngut e urgjencė e madhe pėr tė marrė fotografitė qė kishte bėrė shoku Enver gjatė vizitės nė famijen Shehu. Se pse kjo urgjencė, kjo u kuptua. Mehmet Shehu me to synonte tė shuate pakėnaqėsinė e zemėrimin qė kishte ngjallur nė popull, nė komunistė e kuadro, fejesa e djalit tė tij me njė vajzė nga njė familje reaksionarėsh. “Ja-do tė thoshte,-vetė shoku Enver e ka miratuar e pėrshėndetur kėtė fejesė, ēdo gjė ėshtė nė rregull. Pėr ēdo gjė kam miratimin e shokut Enver”.


    Nga gjithė kėto fjalė tė Gradecit bėhet edhe mė e qartė se ai gėnjen kur thotė se nuk ka qenė nė shtėpinė e Mehmet Shehut atėherė. Nė kohėn kur ėshtė shkruar libri, dėshmitarėt “armiq” tė Sulo Gradecit ose kanė vdekur, ose kanė qenė nė burg dhe ai nuk e ka pasur tė vėshtirė formėsimin e gėnjeshtrės sė tij, apo tė bėjė parashikime se kur do tė binte regjimi komunist. Ajo qė del e qartė nė librin e tij ėshtė vendosmėria e tij dhe e Enverit pėr tė mos lejuar fotografime nga njerėzit e Mehmetit nė kėtė ceremoni. Kjo tregon se Enver Hoxha dhe Nexhmija kanė qenė plotėsisht tė vetėdijshėm se kjo fejesė do tė prishej pak kohė mė vonė. Nuk mund tė besohet nga ana tjetėr qė Enveri dhe Nexhmija tė jenė bazuar tek “qarkullimi i fjalėve” nė lidhje mė fejėsėn e “pėrfolur”. Si Enveri ashtu edhe Nexhmija, nė ēdo orė tė ditės kishin informacionin e duhur nga Sigurimi i Shtetit dhe nga policia e tyre sekrete.

    Pas vizitės sė Enver Hoxhės nė shtėpinė e Mehmet Shehut, nė shtėpinė e kėtij tė fundit pėr vizitė nga anėtarėt e Byrosė Politike ka qenė vetėm Ramiz Alia. Pak e ēutitshme kjo po tė kemi parasysh se nė raste tė tilla, “shokėt e Byrosė” rreshtoheshin pėr servilizmat e tyre. Dhe pikėrisht dy njerėzit qė vizituan shtėpinė e kryeministrit dhe e uruan atė pėr fejesėn e djalit tė tij, ishin ata qė do tė kryesonin fushtatėn qė pėrfundoi me eliminimin e tij.

    Mirėpo shikoni se si pėrgjigjet Enver Hoxha po pėr “ēėshtjen e fotografive” nė mbledhjen e Byrosė Politike tė 18 dhjetorit 1981, pas (vetė) vrasjes sė Mehmet Shehut:

    “..Ne nė familjen tonė pėr Qazim Turdiun nuk dinim gjė tjetėr pėrveē asaj qė ai ishte profesor matematike kurse rrethin familjar, qoftė tė tij , qoftė tė shoqes, nuk e njihnim fare. Shkuam tok me Nexhmijen te Mehmeti mė shumė ta uronim pėr shtėpinė e re. Aty gjetėm fėmijėt dhe tė fejuarėn e Skėnderit, i uruam dhe bėmė fotografi. Mehmeti me Fiqereten ishin shumė tė gėzuar dhe kjo ishte e drejta e tyre. Po si nuk u shqetėsuan pak nė ndėrgjegjen e tyre qė po pėrzienin e po futnin nė kėtė valle tė ndyrė edhe shokun Enver? Ata menduan se me kėtė prezantim u vulos kjo punė, u mor aprovimi i shokut Enver. Fotografitė qė u bėnė me mua, shkuan tek Qazim Turdiu, ata shkuan deri nė Athinė me skuadrėn e vajzės dhe qė andej pse tė mos i shkonin edhe Arshi Pipės nė SHBA..”.

    Mirėpo nga ballafaqimi i fjalėve tė Sulo Gradecit me ato tė Enverit del qė kemi tė bėjmė me dekrarime tė ndryshme pėr tė njejtėn gjėė. Sulo thotė qė nuk ia dhamė negativat e filmave familjes Shehu, ndėrsa Enveri thotė se kėto foto i ka marrė edhe “armiku i popullit” Arshi Pipa meqė ia paska dėrguar “mbesa” etij Silva Turdiu. Sipas kėsaj logjike i bie qė i vetmi person qė mund tė ketė punuar pėr “armikun e klasės” tė jetė Sulo Gradeci, pasi vetėm ai i kishte negativat e filmave, ose Enver Hoxha gėnjen.

    Pasi i kishte lėnė mundėsi opinionit tė merrte vesh fejesėn e djalit tė Mehmet Shehut me tė bijėn e njė profesori qė gjithsesi ishte mėsimdhėnės nė qendrėn mė tė madhe arsimore tė Shqipėrisė siē qe Univerisiteti i Tiranės, Enver Hoxha filloi goditjen ndaj rivalit tė Ramiz Alisė, Mehmet Shehu qė kishte qenė bashkėpunėtori i tij pėr mė shumė se 30 vjet. Nė fund tė shtatorit 1981, Mehmet Shehu thėrritet nga Enver Hoxha me urgjencė nė kohėn kur Shehu po merrte pjesė nė konferencėn e partisė tė atij rrethi. Sipas dėshimisė se sipėrpėrmendur tė Ali Ēenos, sapo ka mbėrritur nė Tiranė Hoxha i ėshtė drejtuar Shehut me kėto fjalė:

    “Duhet ta prishėsh fejesėn e djalit sepse a e di ti se ē`farė biografie ka Qazim Turdiu?”.

    Nga ana e tij Shehu ka thėnė:

    “Pse nuk ma the kėtė gjė qė atėhere kur erdhe pėr tė mė uruar fejesėn nė shtėpi. Pėr profesor Turdiun ne kemi thėnė gjithmonė se ėshtė njeri i nderuar dhe e kemi marrė tė gjithė nė shtėpi pėr tė na mėsuar fėmijėt tanė. Kur na doli se ai na qenka i keq. Unė nuk mund tė ndėrhyj tek ndjenjat e fėmijėve tė mij pėr tė prishur kėtė fejesė”.

    Pas kėsaj deklarate Hoxha ėshtė tėrbuar aq shumė sa ka kėrkuar me kėmbėngulje prishjen e kėsaj fejese. Nė bisedėn qė ka zhvilluar mė pas Mehmeti me Enverin, ky i fundit i ka thėnė se pas prishjes sė fejėsės, djali i Mehmetit, Skėnderi mund tė vijonte rregullisht dhe pa probleme studimet pasuniversitare nė Suedi. Qė kėtu duket edhe njė herė pabesia e radhės e Enver Hoxhės.

    Vetėm pak kohė pas prishjes sė fejesės, ēifti Shehu, ka shkuar pėr vizitė nė shtėpinė e ēiftit Hoxha. Sipas Bashkim Shehut, nė kėtė vizitė Fiqiret Shehu ka thėnė: “Nuk dimė si do t`ia shlyejmė partisė kėtė gabim kaq tė rėndė”.

    Nga ana e tij Enver Hoxha duke vazhduar lojėn e tij ka thėnė:

    “Njė fejesė e gabuar ėshtė e pallogaritshme nė krahasim me kontributin tuaj tė paēmueshėm pėr tė mirėn e partisė dhe tė popullit pėr dekada tė tėra”.

    Nė kėtė plan ka bėrė zbukurimin e saj edhe Nexhmija me kėto fjalė:“Njė jetė e tėrė heroike”.

    Nė fakt Enver Hoxha nuk kishte hequr dorė nga synimet e tij pėr tė qėruar hesapet e tij me rivalin e trashėgimtarit tė tij politik. Por nė tetor 1981 ai nuk kishte arsye pėr ta bėrė goditjen pėr dy arsye:

    -Sė pari ishte nė prag tė kongresit tė 8-tė tė PPSH-sė dhe nuk donte tė krijonte njė situatė tė pafavorshme para kėtij kongresi.

    -Sė dyti, duke u sjellė me Mehmetin nė kėtė mėnyrė sikur ēdo gjė kish mbaruar, Enveri i ruhej edhe ndonjė pėrgatitje tė mundshme tė Mehmetit ndaj tij.

    Nė kėtė mėnyrė Enveri kishte planifikuar goditjen e Mehmetit nė njė kohė tė pėrshtatshme dhe tė menjėhershme. Dhe kjo kohė ishte mesi i dhjetorit 1981.

    Ėshtė pėr t‘u kujtuar se nėse do tė pėrdorėshin kriteret e njohura tė luftės sė klasave, as Enver Hoxha nuk duhej tė ishte Sekretar i Parė i PPSH-sė pasi ai ishte kunat i “armikut tė popullit” Bahri Omari, i dėnuar me vdekje nga “gjyqet e popullit” nė prill 1945.

    image
    Fiqirete Shehu, Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Nexhmije Hoxha

  10. Posted 27/1/2010, 10:54

    Silva Turdiu: Nexhmija gėnjen

    Flet ish-e fejuara e djalit te Mehmet Shehut
    image

    Pak ditė pasi Nexhmije Hoxha, ka nisur publikimin e kujtimeve tė librit tė tretė tė saj nė njėrėn prej tė pėrditshmėve shqiptare, vjen pėrgjigja nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės edhe e Silva Turdiut. Ish-e fejuara e djalit tė Mehmet Shehut, dores sė fortė tė regjimit komunist, njėkohėsisht njėra prej personazheve mė tė pėrfolur tė ngjarjeve qė rrodhėn pas vetėvrasjes sė kryeministrit, reagon ashpėr.

    Vajza e vogėl e profesorit tė njohur tė matematikės, velejbollistja e talentuar e ekipit "Dinamo" dhe atij kombėtar, pinjolle e njėrės prej familjeve mė tė njohura dhe tė nderuara tė Tiranės, thyen heshtjen pas shumė kohėsh pėr rrėfyer tė vėrtetat e saja.


    Po boton kujtimet e Nexhmije Hoxhės dhe diskutime tė pabotuara tė Enver Hoxhės nė lidhje me ngjarjet e 81-shit, ku pėrmendet shpesh emri im dhe i familjes sime. Nė kokat e Enverit dhe Nexhmijes, fantazia dhe realiteti janė pėrzjerė e bėrė lėmsh, sa as ata vetė nuk dijnė t'i ndajnė. Kjo ėshtė e kuptueshme, jo vetėm sepse vepronin sipas parimit makiavelian se qėllimi justifikon mjetin, por edhe se kanė qenė tė rrethuar me "yes-men" dhe sikofantė.

    Do tė preferoja qė Nexhmije Hoxha dhe soji e sorollopi i tyre tė mos shkruanin mė pėr mua e familjen time. Nė pamundėsi pėr ta kontrolluar kėtė fakt, nuk mė mbetet gjė tjetėr veēse ta pėrgėnjeshtroj. Do tė kisha heshtur sikur tė flitej vetėm pėr mua, por mė vjen keq tė pėrlyhet reputacioni i tė tjerėve, shumica tė vdekur e qė nuk mund tė pėrgjigjen.
    Kujtimet e Nexhmijes pėrmbajnė, mes tė tjerash, edhe thashetheme tendencioze pėr jetėn private tė familjarėve tė mij, gjashtėdhjetė vjet me parė, qė janė aq ordinere sa nuk meritojnė pėrgjigje. Do tė pėrqėndrohem vetėm nė pohimet me rėndėsi "politike".

    1) Akoma sot, Nexhmija vazhdon tė pėrsėrisė pėrrallėn enveriane te 6-7 kriminelėve tė luftės nė rrethin tim familjar. Nuk ėshtė e vertetė qė familjet Turdiu dhe Pipa kane pasur kriminelė lufte, por intelektualė demokratė, antikomunistė, qė kanė pėrdorur vetėm fjalėn dhe penėn. Pra Nexhmije Hoxha, pėr hir tė sė vėrtetės, ta fshijė me gomė shprehjen "kriminelė lufte" nė fletoret ku pėrmendet familja ime dhe ta zėvendėsojė me "luftėtarė tė fjalės dhe tė penės".

    2) Nuk ėshtė e vertetė qė babai im, prof. Qazim Turdiu, ka qenė me Ballin. E vėrteta e thjeshtė ėshtė se nuk ėshtė marrė kurrė me politikė, sepse nuk i pėlqente politika.

    3) Arshi Pipėn nėna ime e kishte njėkohesisht djalė xhaxhai dhe djalė tezje. Nuk ėshtė e vėrtetė qė prof. Arshi Pipa ka qenė "kreu i reaksionit dhe armik i popullit", por, pėrkundrazi, simbol i rezistencės sė popullit kundėr diktaturės. Vėllezėrit Myzafer dhe Arshi Pipa kanė qenė viktima tė pafajshme tė regjimit komunist. Gjatė luftės ishin antifashistė dhe demokratė tė njohur (Nexhmija le tė pyesė Ramizin). Pas luftės, avokatin 29-vjeēar Myzafer Pipa e vranė nė tortura, sepse besonte nė pavarėsinė e sistemit gjyqėsor nga pushteti politik. Profesorin e filozofisė Arshi Pipa e kalbėn nė burg pėr ndjenja antijugosllave, nė kohėn kur Enver Hoxha ishte vegėl e Titos. Mė 1958, Arshi Pipa ēau kufirin (bashkė me njė nga motrat e tij trimėresha) dhe emigroi ne Shtetet e Bashkuara, ku u afirmua si dijetar i shquar e hero i luftės pėr tė drejtat e njeriut.

    4) Nuk ėshtė e vėrtetė qė babai im, prof. Qazim Turdiu, ka qenė "pėrpunuar" nga Sigurimi. Fjala dashakeqase "pėrpunuar", nė tekstin e diskutimit tė Enverit njė ditė pas vdekjes sė Mehmet Shehut, ėshtė qėllimisht e vakėt dhe implikon gjėra tė shėmtuara. Ndėrsa e vėrteta ėshtė se nė vitin 1972, Qazim Turdiun e thirrėn nė Ministrinė e Punėve te Brendshme ku njė zyrtar i lartė i saj i tha se duhej t'i shkruante tė vėllait nė Amerikė, dr. Ramazan Turdiut, tė ndėrpriste veprimtarinė kundėr regjimit komunist nė Shqipėri. Pėr ndryshe, do tė kishte pasoja familjare shkatrruese. Qazim Turdiu u konsultua me tė vėllezėrit dhe vendosėn t'ia shkruajnė Ramazanit letrėn, qė e firmosi gjyshja, me bindjen se Ramazani do ta kuptonte qė ishin tė shtrėnguar. Kėtė fakt Mehmet Shehu u mundua ta pėrdorė nė debatet me Enverin pėr tė provuar se Qazim Turdiu nuk ishte armik. Enveri iu pergjigj se ka qenė i "pėrpunuar" dhe nuk e ka bėrė me sinqeritet. Prandaj Nexhmije Hoxha, pėr hir tė sė vėrtetės, bėn mirė ta zhgarravisė fjalėn "pėrpunuar" nga fletoret e Enverit dhe ta zėvendėsojė me "kėrcėnuar". Sidoqoftė, ėshtė krejt e dukshme se fletoret e Enverit nuk janė autentike, por tė sanitarizuara, me qėllim qė Enveri tė bėjė njė figurė sa mė tė mirė dhe Mehmeti tė duket si mjeran. Ne realitet, pėrmbajtja dhe toni i pėrplasjes sė Enverit me Mehmetin ka qenė krejt ndryshe.

    5) Nuk ėshtė e vėrtetė qė fejesa ime me Skender Shehun qe e imponuar.

    6) Nuk ėshtė e vėrtetė qė kemi pasur presione nga familja Shehu, apo emisarė tė tyre pėr tė pranuar fejesėn.

    7) Sipas traditės se popullit tonė, ēdo fejesė ka anėn personale qė i takon ēiftit, dhe anėn familjare me tė cilėn merren prindėrit. Eshtė e vėrtetė se Qazim Turdiu hezitonte pėr ta lidhur fejesėn, jo se "nuk donte tė tradhtonte klasėn e tij", sic shkruan anakronikisht Nexhmija, sepse ishte humanist dhe nuk besonte nė ndarjen e popullit nė klasa, por sepse nuk aprovonte anėn brutale tė regjimit, ku Mehmet Shehu ishte njėri nga protagonistėt. Por, nga ana tjetėr edhe besonte se ēdo dash varet nga kėmbėt e veta dhe se i biri nuk ėshtė pėrgjegjės pėr mėkatet e babait.

    8) Nuk ėshtė e vėrtetė qė figura morale e Skėnder Shehut ka qenė ashtu siē e pėrshkruan Nexhmija. Ajo le tė pyesė shokun e ngushtė tė Skėnderit, Ilir Hoxhėn.

    9) Nuk ėshtė vėrtetė qė Enver Hoxha "nuk dinte asgjė" per Qazim Turdiun kur bėri vizitėn pėr urimin e fejesės. Unė isha prezent. Me tha vetė se e njihte mirė Qazim Turdiun dhe shprehu konsideratė te lartė. Pse e ndėrroi fletėn me vonė?

    10) Nė diskutimin ne Byro, Enveri shprehu merak tė madh pėr fotografitė e fejesės me Enverin ne krye, se mos kanė rėnė nė duart e reaksionit ndėrkombėtar, duke sajuar fantazinė se fotografitė do tė kenė shkuar te Turdinjtė, pastaj nė Greqi dhe mė pas nė duart e Arshi Pipės nė Amerikė. E vėrteta ėshtė se as qė u kujtua njeri pėr fotografitė me Enverin (Enverit i pėlqente kamera dhe nuk linte rast pa dalė nė fotografi) dhe do tė kenė ngelur nė aparatin e ndonjėrit prej fotografėve tė Bllokut. Fantazia e "komplotit" tė fotografive ėshtė njė maket nė miniaturė i konstruksioneve fantastike tė komploteve tė paqena nė trurin diabetik enverian. Ato qė Enveri dhe Nexhmija kanė shkruar pėr faktet qė unė i di dhe njerėzit qe unė i njoh, janė pothuajse tė gjitha gėnjeshtra. Po tė pėrdorim metodėn e arsyetimit me induksion, shumica e gjėrave qė kanė thėnė edhe pėr tė tjerėt duhet tė jenė genjeshtra. Megjithatė, nuk ėshtė e vėshtirė "to read between the lines" nė kujtimet e Nexhmijes: Situata nė udheheqjen e Partisė ishte mbytėse. "Shokėt" (tashmė tė plakur dhe tė rrjedhur) urrenin njėri tjetrin, ruanin nėpėr kasaforta dokumente "kompromentuese" pėr shoku-shokun dhe mezi prisnin qė dikush tė gabonte e t'i suleshin si qenė tė uritur. Enveri ndiqte taktikėn "perēaj dhe sundo", Kadriu donte t'i zinte vendin Mehmetit, ndėrsa Ramizi synonte largpamėsisht karrigen e Enverit. "Shoqet" pėrdornin taktikat e plakave ziliqare per t'u futur xixat pleqve: "E di ti Enver se ēfarė biografie ka e fejuara e Skėnderit? Po kolltukėt e rinj tė Fiqretit i vure re? I kanė mė tė mira se tonat. Me qė ra fjala, Turdiu i ka vėnė notė tė keqe Pranverės nė matematikė!"

    Dhe kulmi i absurditetit, aq sa futet nė kategorinė e qesharakes, ėshtė sajesa enveriane se poliagjenti Mehmet Shehu mori urdhėr tė prerė nga shėrbimet e huaja qe te vrasė Enver Hoxhėn pėr tė permbysur regjimin nė Shqipėri. Kėtė nuk e bėri dot, sepse ishte shumė "e vėshtirė" (ndonėse me dhjetė veta mund ta pushtoje tė tėrė Bllokun). Atėherė si variant i dytė pėr tė pėrmbysur regjimin, fejoi djalin! (Eshtė shumė mė e pranueshme qė njė individ inteligjent si Mehmet Shehu, nėn influencėn modernizuese tė djemve tė tij, ta kishte kuptuar mė nė fund kotėsinė vėllavrasėse tė luftės sė klasave dhe ta shikonte kėtė fejesė si njė mjet pėr ta pėrmirėsuar regjimin, dhe jo pėrmbysur atė.)

    Tė kthehemi nė kohėn e tashme:

    Mirė se Enveri ishte i ēmendur dhe ka vdekur, por ty Nexhmije Hoxha, po tė flas si grua dhe si nėnė, si nuk te vjen turp qė nuk shpėtove shoqėn tėnde tė ngushtė tė shkollės e tė luftės dhe femijėt e saj qe u rritėn bashkė me fėmijėt tuaj.

    Silva Turdiu
    04. 04. 2004

Review the complete topic (launches new window)